Doktrina Sekrete - Natyra uniforme

Shko poshtė

Doktrina Sekrete - Natyra uniforme

Mesazh  Jon prej 18.08.09 17:30

Doktrina Sekrete - Natyra uniforme



Doktrina okulte ėshtė, mendojmė ne, mė shumė logjike sesa teoritė e tjera tė shumėnjohura. Mėton se ka njė ligj ciklik tė padryshueshėm nė natyrė (pa qėllim personal e kompozim special), qė vepron nė njė plan uniform, i cili mbizotėron gjatė gjithė periudhės manvantarike, duke trajtuar njeriun ashtu siē sillet edhe me krimbin e tokės, tė dy, megjithėse jo tė vetėdijshėm pėr qenien, e prapėseprapė nėn tė njėjtin ligj evolutiv, tė pėrparojnė sipas rregullave Karmike. Tė dy e nisėn rrugėn nga e njėjta qendėr neutrale e Jetės, ku tė dy do tė rikthehen nė fund tė ciklit.

Nuk mohohet se nė Raundin paraardhės njeriu ishte njė krijesė gjigande e ngjashme me majmunin; e kur themi “njeri” mbase duhet tė themi kallėpi i pagdhendur qė po zhvillohej vetėm pėr njeriun e kėtij Raundi (i mesit, apo pika e ndryshimit ku mezi mbėrritėm). As nuk ishte njeriu, ai qė ėshtė tani, pėrgjatė dy tė parave e gjysmė Rrėnjė-rracave. Atė pikė e arriti vetėm 18000000 vjet mė parė, gjatė Raundit tė dytė, siē pretendojmė ne.

Deri atėherė ishte, sipas mėsimve Okulte e traditės, “Njė zot mbi tokė i zhytur nė materie”, apo i degjeneruar. Kjo mund tė pranohet ose jo, gjersa Doktrina Sekrete nuk imponon veten si dogmė e sigurtė; dhe kėshtu, edhe nėse regjistrimet prehistorike pranohen ose refuzohen, nuk ka lidhje me ēėshtjen e njeriut aktual dhe natyrės sė tij tė brendshme, Rėnia e sipėrpėrmendur nuk la prapa mėkat fillimor nė Njerėzim.

Pėrveē kėsaj, kemi mėsuar se shndėrrimet pėrmes sė cilave njeriu ka kaluar nė harkun zbritės – qė ėshtė qendėrikės (centrifugal) pėr shpirtin e qendėrsynues (centripetal) pėr materien – e pėr ata qė pėrgatitet tė pėrshkojė, qė tani e tutje, nė shtegun ngjitės, i cili do tė kėmbejė drejtimin e dy forcave (materia do tė bėhet qendėrikėse e shpirti qendėrsynues), se gjithė kėto shndėrrime janė nė prag edhe pėr majmunin antropoid gjithashtu, nė gjithė kategoritė, qė kanė mbėrritur nyjen pranė njeriut nė kėtė Raund (tė gjithė kėta do tė bėhen njerėz nė Raundin e Pestė, siē ishin njerėzit e tanishėm majmunė nė forma majmunore nė tė Raundin e Tretė).

Vėreni, pra, nė banorėt modernė tė pyjeve tė mėdhenj tė Sumatras shembujt e degraduar e tė rrėgjuar, “kopjet e shėmtuara”, siē Huxley thotė, tė vetes sonė, ashtu siē ishim ne (shumica e njerėzimit) nė nėnracat e hershme tė Rrėnjėrracės sė Katėrt, gjatė kohės qė ashtuquhet “Rėnia nė breznajė”.

Majmuni qė njohim ne nuk ėshtė prodhim i evolucionit natyror, por njė aksident, kryqėzim mes njė qenieje apo forme kafshėrore dhe njeriut. Siē tregohet nė volumin paraardhės (Antropogjeneza), ėshtė kafsha e pagojė qė nisi e para kontaktin seksual, meqėnėse ishte e para qė u shfaq si mashkull dhe femėr. Edhe Natyra, nuk kishte ndėrmend qė njeriu tė ndiqte shembullin e kafshės, siē shihet edhe nga pjellja relativisht pa dhimbje e specieve tė kafshėve, dhe vuajtjet e tmerrshme e rreziku i lindjes te gruaja.

Majmuni, siē tregohet nė fakt edhe te ISIS Vellozbuluar, ėshtė “njė shndėrrim i specieve tė lidhura mė shumė me familjen njerėzore, njė degė hibride shartuar me llojin e tyre para pėrsosjes sė njeriut”. Majmunėt vijnė miliona vjet pas njeriut qė flet e janė bashkėkohėsit e fundit tė Racės sonė tė Pestė.

Prandaj, ėshtė e rėndėsishme tė mbahet mend se Egot e majmunėve janė entitete tė detyruara nga Karma e tyre tė mishėrohen nė forma kafshėrore, tė cilat janė rrjedhojė e kafshėrisė sė Racės sė fundit tė Tretė e fillimeve tė Racė sė Katėrt njerėzore. Janė entitete, tė cilat tashmė kanė kapur “stacionin njerėzor” para kėtij Raundi. Rrjedhimisht, ata pėrbėjnė njė pėrjashtim nga rregulli i pėrgjithshėm.

Traditat e panumėrta pėr Satirat nuk janė thjesht fabula, por pėrfaqėsojnė njė racė tė zhdukur njerėzish-kafshė. “Eva-t” kafshė ishin kryenėnat e tyre, ndėrsa “Adamėt” njerėzorė kryebaballarėt e tyre; prej kėtu alegoria Kabalistike e Lilith ose Lilatu, gruas sė parė tė Adamit, qė Talmudėt pėrshkruajnė si grua tėrheqėse flokėgjatė (kafshė femėr sot e panjohur, prapseprapė kafshė femėr, qė quhet nė alegoritė Kabalistike e Talmudike pasqyrimi femėror i Samael, Samael-Lilith, apo njeriu-kafshė i bashkuar, njė qenie e quajtur Hayo Bischat, Bisha ose Bisha e Keqe (Zohar).

Prej kėtij bashkimi jonatural rrjedhin majmunėt, tė cilėt janė vėrtet “njerėz pa gojė”, e do tė bėhen kafshė qė flasin (ose njerėz tė nivelit tė ulėt) nė Raundin e Pestė. Ndėrsa mjeshtrat e njė shkolle shpresojnė qė disa prej Egove tė majmunėve tė njė inteligjenve paksa mė tė lartė tė rishfaqen nė mbyllje tė Rrėnjėrracės sė Gjashtė, kurse forma e tyre i pėrket dorės sė dytė, pasi forma nuk do tė thotė asgjė. Speciet e florės, faunės e kafshės mė tė lartė nė krye (njeriut) ndryshojnė nė varėsi tė ambientit e kushteve klimatike, jo vetėm nė secilin Raund, por edhe ēdo Rrėnjėrracė gjithashtu, edhe pas ēdo kataklizme gjeologjike qė u jep fund apo nis njė kthesė nė kėto epoka.

Nė Rrėnjėrracėn e Gjashtė, fosilet e Orangotangut, Gorillės e Shimpanzesė do tė jenė ato tė gjitarėve katėrduarsh tė zhdukur; dhe forma tė reja (megjithėse tė pakta nė kohėrat qė i afrohen mbylljes sė Manvantaras) do tė zhvillohen nga tiparet “e braktisura” tė racave njerėzore ndėrkohė qė ata rikthehen sėrisht nė jetėn astrale prej baltės fizike.

Nuk ishte askush para njeriut dhe do tė shfarosen para se tė shfaqet Raca e Shtatė. Karma do t’u prijė monadėve tė njerėzve tė pazhvilluar tė racės sonė e do t’i strehojė nė format e evoluara njerėzore pasuese tė babuinit fizikisht tė rigjeneruar. Kjo, sigurisht, do tė nisė miliona vjet nga tani. Por pamja e kėsaj pėrparėsie ciklike e gjithēkaje qė jeton e merr frymė tani nė tokė, e ēdo specieje nė aktin e vet, ėshtė e vėrtetė e nuk ka nevojė pėr “krijim special” apo formim tė mbinatyrshėm tė njeriut, kafshės e bimės ex nihilo.

Kėshtu e shpjegon Shkenca Okulte mungesėn e ndonjė hallke lidhėse mes majmunit e njeriut, duke treguar se i pari rrjedh nga i dyti.

Marrė nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky
Pėrktheu Arben Orhani

mnvr.org
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi