Dėshmitė, kur shpirti del nga trupi

Shko poshtė

Dėshmitė, kur shpirti del nga trupi

Mesazh  Jon prej 18.08.09 13:42


DESHMITE, kur shpirti del nga trupi

Ernest Heminguei: "Shpirti im ose diēka, qė dilte drejt e nga trupi im, ashtu siē do tė tėrhiqnit njė shami nga xhepi, fluturoi rreth e qark, pastaj u kthye dhe hyri pėrsėri nė trup dhe unė nuk isha mė i vdekur"


Ėshtė fakt i pranuar shkencor se dy trupa nuk mund tė zėnė tė njėjtin vend nė tė njėjtėn kohė. Por njė pyetje misterioze ka shqetėsuar pėr shekuj e shekuj me radhė filozofėt dhe kėrkuesit: A mundet qė njė trup tė jetė nė dy vende tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė?

Shumė studime tė kohėve tė fundit tė eksperiencave jashtė trupit pretendojnė se ėshtė shumė e mundur qė "vetja" e njė njeriu tė dalė nga trupi i tij dhe tė shkojė nė njė vend tjetėr, ndėrkohė qė trupi i tij qėndron nė pozicionin e parė. Disa prej dėshmive personale lidhur me eksperienca tė tilla ose me "projeksionin yjor", siē quhet sot nga mistikėt, mund tė jenė thjesht rezultat i deluzioneve dhe imagjinatės.

Dėshmitė kryesore kanė ardhur nga persona qė i janė nėnshtruar operacioneve kirurgjikale. Zakonisht, eksperiencat e tyre shpjegohen me efektin e narkozės qė dihet se prodhon luhatje tė vrullshme nė sjelljen e trurit tek pacientėt.

Por janė pėrpiluar edhe raporte tė tjera mjaft tė besueshme mbi pacientė tė deklaruar klinikisht tė vdekur dhe tė ngjallur pas disa minutash. Pasi kanė ardhur nė vete, ata kanė treguar se janė shkėputur nga trupi i tyre dhe kanė udhėtuar nė njė dimension tė panjohur. Nė shumė kultura primitive ekziston besimi se shpirti mund tė dalė nga trupi dhe tė shkojė nė vende tė tjera.

Mėsime fetare indiane tė lashta kėshillojnė se si mund tė arrihen fuqi mbinatyrore nėpėrmjet meditimit, duke pėrfshirė aftėsinė pėr tė lėnė trupin fizik dhe pėr tė fluturuar nė qiell. Madje, besime tė kohės thonė se nė asnjė mėnyrė nuk duhet zgjuar njė somnabul (njeri qė ecėn duke qenė nė gjumė), sepse kjo mund tė pengojė shpirtin e tij qė tė rihyjė nė trupin e tij.

Pėrtej fuqisė sė arsyes

Dėshmi tė drejtpėrdrejta, parė me sy, se si njė person ndodhet fizikisht ose shpirtėrisht nė dy vende nė tė njėjtėn kohė nuk ka. Sidoqoftė ėshtė i mirėnjohur rasti i priftit katolik Sh. Antoni Padua.

Shėn Antoni jetoi nga 1195 deri 1231 dhe udhėtoi si predikues nė Italinė Veriore dhe Francėn Jugore dhe Qendrore. Ai ishte njė vizitor i nderuar pėr shumė kisha dhe mjaft i kėrkuar pėr predikimet e tij.

Sipas tė dhėnave kishtare mesjetare, ai bėnte dy predikime nė dy vende tė ndryshme njėkohėsisht. Kėshtu, ndėrsa po predikonte nė kishėn e Limoges nė Francė nė 1226 dhe ndėrsa njerėzit po e ndiqnin predikimin e tij me shumė vėmendje, Shėn Antoni, papritur, ndėrpreu predikimin e tij, hodhi robėn e tij mbi kokė dhe u gjunjėzua pėr disa minuta nė heshtje.

Njerėzit nė kishė prisnin nė heshtje derisa mė nė fund predikuesi u ngrit nė kėmbė dhe vazhdoi predikimin. Mė vonė atė ditė njerėzit mėsuan se ēfarė kishte ndodhur...

Pėrgatiti: Blerina Toslluku
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi