Ėndrra ėshtė gjuha e njeriut universal

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ėndrra ėshtė gjuha e njeriut universal

Mesazh  Jon prej 18.08.09 17:28

Ėndrra ėshtė gjuha e njeriut universal

Tė gjithė ne mendojmė se njohim pėrnjėmend me themel njė gjuhė tė vetme, atė qė e quajmė “gjuhė tė nėnės“, paēka se kemi mėsuar edhe disa gjuhė tė huaja: frėngjisht, anglisht, italisht… Por harrojmė se tė gjithė ne “flasim“ njė tjetėr gjuhė, saktėsisht gjuhėn e ėndrrave, e cila ėshtė aq e veēantė sa s’na e merr mendja. Nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr njė gjuhė universale, tė pranishme nė tė gjitha periudhat e historisė njerėzore dhe nė tė gjitha kulturat.

Gjuhėt onirike tė njė primitivi, tė faraonit nė Bibėl, tė njė banori nė Shtutgart apo Nju Jork, janė pothuajse identike. Dhe kėtė gjuhė ne “e flasim“ ēdo natė. E sadoqė pjesėn mė tė madhe tė ėndrrave e harrojmė dhe na duket se nuk e kemi parė fare, nuk ka natė pa ėndrra.

Cilat janė pra karakteristikat e gjuhės onirike?

Para sė gjithash, bėhet fjalė pikėrisht pėr njė gjuhė natore, pėr njė gjuhė tė gjumit. Ėshtė njėlloj si tė ishim nė gjendje tė flisnim frėngjisht veē natėn, pa arritur tė kuptojmė as edhe njė fjalė tė vetme gjatė ditės. Veē kėsaj, ėshtė njė gjuhė simbolike e cila – kjo mund tė pohohet pa diskutim – shpreh nė formė konkrete gjėra pothuajse tė prekshme, qartėsisht tė dukshme, pėrvoja tė brendshme.

Me fjalė tė tjera, nė ėndėrr e jashtmja paraqet diēka tė brendshme, objektin pėr njė pėrvojė. Ndodh si me poezinė: kur njė shkrimtar pohon se “trėndafili i kuq mė ngroh zemrėn“, sigurisht qė askush nuk mendon se temperatura e tij trupore ėshtė rritur, sepse autori e ka fjalėn vetėm pėr njė ndjenjė, njė pėrvojė qė ai e shpreh nė formėn e njė ndodhie fizike konkrete.

Pėr ta bėrė mė tė qartė kėtė qė dua tė them, ia vlen mbase tė paraqesim si shembull njė ėndėrr tejmase interesante, atė qė vetė e ka parė dhe vetė e ka rrėfyer Zigmund Frojdi. Ėshtė e famshme “ėndrra e bimėtores“, dhe ėshtė shumė e shkurtėr. Themeluesi i psikoanalizės pa nė ėndėrr se kishte njė bimėtore brėnda sė cilės ndodhej njė lule e tharė. Kaq.

Por ekzistojnė disa koinēidenca ndriēuese: lulja ishte ajo qė preferonte bashkėshortja e Frojdit, e cila shpeshherė ankohej se i shoqi nuk i dhuronte kurrė lule. Sė dyti, lulja lidhej nė njėfarė mėnyre me kokainėn, tė cilėn gjatė asaj periudhe Frojdi po e studionte pėr zbatime mjekėsore. Simbol i lules nė bimėtore ėshtė i thjeshtė; por njė simbol qė ka domethėnie tė madhe. Na flet pėr njė nga tiparet themelore tė personalitetit tė Frojdit. Lulja ėshtė njė simbol i dashurisė, i seksualitetit, i erotizmit, i gjallėrisė. Por kėtu bėhet fjalė pėr njė lule tė tharė, qė tashmė mund tė shėrbejė vetėm pėr hulumtim shkencor.

Nė tė vėrtetė, ėndėrrparėsi e sheh vetėm si njė objekt kėrkimi pa e jetuar mė si diēka tė freskėt, tė gjallė. E, nėse kemi parasysh qėndrimin e Frojdit ndaj dashurisė dhe seksualitetit, kuptojmė se themeluesi i psikoanalizės e ka bėrė objekt tė hulumtimit shkencor, por qė nė jetė ai ishte njeri mjaft i ndrojtur dhe ngurrues.

Nė kohėn kur tashmė i kishte kaluar tė dyzetat, ai i shkruan njė miku se kishte mbetur i habitur prej faktit se qe ndjerė i tėrhequr prej njė gruaje tė takuar rastėsisht; dhe ky ėshtė vetėm njė shembull i qėndrimit tė Frojdit nė njė moshė kur pjesa mė e madhe e bashkėmoshatarėve tė tij nuk habiteshin aspak nga njė pėrvojė e tillė.

Pra, lulja e tharė pėrbėn njė simbol tė vogėl kuptimplotė, i cili kėrkon mjaft pak fjalė pėr t’u pėrshkruar, por qė nė tė vėrtetė paraqet njė karakterizim kaq tė saktė tė Frojdit, saqė as edhe faqe tė tėra libri nuk mund tė na ofronin atė qė arrin tė na pėrcjellė kjo ėndėrr e shkurtėr nėpėrmjet gjuhės sė saj simbolike. Njė karakteristikė tjetėr e gjuhės onirike ėshtė se nė ėndėrr ne dimė pėr veten dhe tė tjerėt shumė mė tepėr nga ē’dimė kur jemi zgjuar.

Nė ėndėrr – e do tė rikthehem menjėherė nė temė – nė njėfarė kuptimi jemi irracionalė por edhe mė tė ditur, shumė mė zhbirues se nė gjendje zgjimi. E kėtė e provon edhe njėherė shembulli i Frojdit, i cili kishte njohje shumė tė mangėt mbi kėtė tipar tė personalitetit tė vet, ashtu sikundėr ėshtė e lehtė tė vėrehet nga analiza e tij personale, por nė ėndėrr e ka mėsuar qartė qėndrimin e tij tė pėrēarė, tė ndarė dysh, pėrkundrejt asaj ēka lulja simbolizon.

Kėtu do nėnvizuar njė tjetėr tipar i gjuhės onirike, tė cilit zakonisht nuk i kushtohet vėmendja e duhur kur flitet pėr ėndrrat: Pjesa mė e madhe e individėve (e po them “pjesa mė e madhe“; gjithsesi nuk zotėrojmė statistika nė lidhje me kėtė, arsye kjo qė mė bėn tė tregohem mė i kujdesshėm e tė them “shumė individė“ ose maksimumi pjesa mė e madhe e atyre me tė cilėt kam patur tė bėj nė praktikėn analitike) kanė nė ėndėrr njė kreativitet tė madh, sadoqė nė gjėndje zgjimi e kanė pėrnjėmend tė varfėr.

Nė ėndėrr individėt bėhen pėrpunues tė rrėfimeve, poezive, miteve, e janė po ata individė qė nė gjėndje zgjimi nuk ia dalin mbanė tė prodhojnė gjėra tė kėtilla, sado fort qė tė pėrpiqen. Kam dėgjuar shumė e shumė ėndrra qė mund tė botohen fjalė pėr fjalė ashtu siē janė, tė cilat nuk bien mė poshtė se disa prej tregimeve tė shkurtėra tė Kafkės! E megjithatė, nėse kėtij individi do t‘i thonim nė gjėndje zgjimi: “Mirė, ulu kėtu pra dhe shkruaj njė tregim tė shkurtėr tip Kafka“, ai do ta shihte bashkėbiseduesin a thua se ky ka luajtur mendsh; dhe padyshim do tė qe diēka e pamundur. Nė ėndėrr ai ėshtė poet, artist, ndėrsa nė gjendje zgjimi i humbet tė gjitha kėto aftėsi. Madje, mbase edhe duke e tepruar paksa, artist krijues mund tė pėrkufizohet njė individ i cili ėshtė nė gjėndje tė krijojė pa fjetur, me fjalė tė tjera ai qė ėshtė i aftė tė krijojė gjith‘ duke qenė zgjuar.

Ditėn njeriu ka njė kulturė tė caktuar. Kultura e ditės, po themi, varet nė njė masė tė gjerė nga vendi ku kemi lindur. Njė afrikan qė i pėrket njė fisi gjuetarėsh, ėshtė e qartė se flet pėr gjėra tė ndryshme dhe simbas ca kategorive qė janė tė ndryshme nga tonat: ajo qė themi ka karakter shoqėror. Ndėrsa nė ėndėrr flasim njė gjuhė universale. Gjuha jonė e ditės, ėshtė fjala pėr gjuhėn e nėnės apo pėr njė gjuhė tė huaj, ėshtė gjithmonė e kushtėzuar nga ana shoqėrore, kurse gjuha onirike ėshtė gjuhė universale, gjuha e njerėzimit.

Si shpjegohet? Pra sė gjithash duhet tė pėrsėris diēka qė mund tė duket e ndėrlikuar, por qė nė tė vėrtetė ėshtė shumė e thjeshtė, qė ėshtė ndryshimi mes gjėndjes zgjuar dhe gjumit. Ne jetojmė nė dy gjėndje jetėsore, tė cilat na duken aq tė natyrshme, sa shpeshherė nuk jemi tė vetėdijshėm: njė pjesė tė jetės sonė e kalojmė zgjuar, njė pjesė tjetėr duke fjetur.

Por ē’do tė thotė tė jesh zgjuar?

Kur jemi zgjuar, ndodhemi nė njė gjendje nė tė cilėn duhet tė pėrkujdesemi pėr jetesėn: duhet tė punojmė, tė sigurojmė gjithė ē’na nevojitet pėr rrojtjen, tė mbrohemi nga sulmet, me njė fjalė tė luftojmė, tė rropatemi. Njė gjendje qė ka rrjedhoja tė qarta pėr veprimtarinė dhe mendimin tonė. Pėr veprimtarinė tonė, nė kuptimin qė duhet tė mbahemi nė rresht, tė sillemi ashtu siē pret nga ne shoqėria nė tė cilėn jetojmė, nėse duam tė punojmė e tė prodhojmė. Por shumė mė tė rėndėsishme janė rrjedhojat pėr kategoritė e mendimit tonė dhe ndjenjave tona.

Ditėn nuk mund t’i shohim gjėrat siē duhet t’i shohim qė tė mund t’i pėrpunojmė, qė tė mund tė ndėrhyjmė nė to, qė t’i pėrdorim, qė tė nxjerrim ndonjė pėrfitim. Duhet tė sillemi nė mėnyrė racionale, gjė qė do tė thotė: si tė tjerėt, nė mėnyrė qė tė tjerėt tė na kuptojnė, por dhe nė mėnyrė qė tė tjerėt tė na pranojnė e tė mos mendojnė se kanė tė bėjnė me ndonjė tė ē‘ekulibruar apo tė ēmendur. Arsye pėr tė cilėn, mendojmė dhe ndjejmė atė qė na diktohet nga “mendja e shėndoshė njerėzore“ dhe nga e ashtuquajtura “ndjenja e shėndoshė“.

Mendojmė dhe ndjejmė se i duam prindėrit tanė, mendojmė se kėta dhe autoritete tė tjerė jo vetėm duan, por dhe dinė e bėjnė atė qė ėshtė e drejtė, e kėshtu me radhė. Ndjehemi tė lumtur apo tė ngazėllyer kur ėshtė ēasti pėr tė qenė, dhe tė trishtuar kur situata ėshtė e ndryshme, sadoqė nė tė vėrtetė ngandonjėherė nuk ndjejmė absolutisht asgjė por vetėm mendojmė tė ndjejmė diēka, me qėllim qė ta bėjmė tonėn njė shprehje ngazėllimi apo trishtimi. Dhe nuk mendojmė pėr gjėra qė mund tė duken absurde “sepse nuk mund e nuk duhet tė jetė kėshtu“.

Shembullin mė tė mirė na e ofron pėrralla e Anderseni Rrobat e reja tė perandorit. Perandori ėshtė lakuriq, por tė gjithė njerėzit thonė se ai ka veshur rroba tė mrekullueshme, nė ēastin kur kjo ėshtė pikėrisht ajo ēka presin; dhe vetėm njė fėmijė e vė re se perandori ėshtė pėrnjėmend lakuriq, falė faktit se mendja e saj nuk ėshtė mbruajtur nė tė njejtėn mėnyrė si mendimi i pjesės mė tė madhe tė qenieve njerėzore, se ėshtė nė pėrgjim. Ne veprojmė, mendojmė dhe ndjejmė atė qė ėshtė e pritshme prej nesh kur jemi zgjuar.

Ja tashti njė shembull tjetėr i ėndrrės qė ilustron kėto koncepte. Njė drejtues gėzon pozitė tė lartė nė njė ndėrmarrje; pėrmbi tė ėshtė njė administrator. Nė mėnyrė tė vetėdijshme drejtuesi thotė: shkoj shumė mirė me shefin, mė duket simpatik, nuk has ndonjė vėshtirėsi nė marrėdhėnie me tė.

Por, mė pas, drejtuesi ynė shikon njė ėndėrr: e sheh veten tė robėruar, duart i ka tė lidhura me telin e telefonit qė luhatet. Sheh administratorin tė shtrirė ndanė tij, nė pamje tė parė duke fjetur, dhe ndjen njė zemėrim tė tmerrshėm. I zė syri njė ēekiē, e mbėrthen me duart e lidhura dhe orvatet t‘i thyejė kokėn administratorit. E godet, por nuk ndodh asgjė. Administratori hap sytė dhe i hedh njė vėshtrim ironik. Pra, teksa drejtuesi ynė mendon se ka njė marrėdhėnie tė mirė me eprorin, ėndrra e tij na tregon se nė tė vėrtetė e urren, qė ndjehet i robėruar, i shtypur, i lidhur dhe krejtėsisht i pafuqishėm pėrballė tij. Ky ėshtė realiteti qė ai jeton nė ėndėrr, realitet i cili nė gjendje zgjimi ėshtė i eklipsuar, sė paku nė dukje.

Pra, ēfarė ndodh gjatė ėndrrės? Ndodh qė jemi tė lirė. Mund tė duket e habitshme, me gjasė edhe e pabesueshme. Por nė njė farė kuptimi ėshtė e lejueshme tė pohojmė se vetėm kur flemė jemi tė lirė, me fjalė tė tjera nuk kemi asnjė pėrgjegjėsi rreth luftės pėr ekzistencė, qė nuk jemi tė detyruar tė pushtojmė asgjė, qė nuk jemi tė detyruar tė mbrohemi, qė nuk jemi tė detyruar tė pėrshtatemi, por mendojmė dhe ndjejmė atė qė ne mendojmė dhe ndjejmė.

Nė gjumė, mendimi ynė dhe aftėsia jonė e tė ndjerit prekin maksimumin e subjektivitetit; nė ėndėrr nuk duhet tė bėjmė asgjė, thjesht mund tė jemi; nė ėndėrr nuk kemi qėllime. Mund ta eksperimentojmė jetėn ashtu siē na duket, ashtu siē e shohim pėrnjėmend, dhe jo ashtu siē duhet tė na duket qė tė mund tė mbėrrijmė kėtė apo atė qėllim.

Me fjalė tė tjera, nė gjumė pavetėdija na shfaqet nė paraskenė. Por e pavetėdijshmja nuk ėshtė fare misterioze; thjesht do tė thotė se ajo qė s‘e dimė nė gjėndje zgjimi, na shfaqet nė gjumė sikur e dimė dhe anasjelltas: nė gjėndje zgjimi nuk e dimė atė qė nga ana tjetėr e dimė kur jemi nė gjumė. Me fjalė tė tjera: nė gjėndje zgjimi pavetėdije ėshtė ajo ēka nė gjumė ėshtė vetėdije, ndėrsa nė gjumė ėshtė pavetėdije ajo ēka nė gjėndje zgjimi ėshtė vetėdije. Kėsisoj kemi tė bėjmė me dy nivele tė ndryshėm: njėri vetėdije apo pavetėdije nė gjumė, tjetri vetėdije apo pavetėdije nė gjėndje zgjimi.

Mos vallė kjo do tė thotė se nė gjumė ne jemi tė paarsyeshėm, aq sa u bindemi shtysave? Nganjėherė po, por sigurisht qė jo gjithnjė, e as nė shumicėn e rasteve, sadoqė Frojdi mbėshtet idenė se ėndrra shpreh gjithmonė tė paarsyeshmen qė i kundėrvihet sė arsyeshmes. Por siē u tha, shumė shpesh nė gjumė fitojmė mė tepėr inuitė, kemi njė dije mė tė thellė, e kjo sepse jemi tė pavarur, sepse mund tė shikojmė e tė ndjejmė pa veshore.

Gjer dhe nė gjumė ne ushtrojmė censurė mbi ėndrrat tona, nuk guxojmė ta pranojmė lirinė, por e tjetėrsojmė dhe maskojmė pėrmbajtjen e vėrtetė tė ėndrrave, ashtu sikundėr do tė bėnim nė rastet kur nuk do tė dėshironim qė tė tjerėt tė merrnin vesh kuptimin e njėmendtė tė tyre. Shkurt, ndodh qė tė mos duam tė kuptojmė plotėsisht as dhe nėse ishim nė gjumė. E nėse harrohen shenjat, kjo ndodh sepse pjesa mė e madhe e atyre qė bėjmė nuk i pėrshtaten jetės sė tė qėnit zgjuar, por janė burim turbullimesh dhe acarimesh.

Pra, nė ėndėrr jemi krijues, zotėrojmė aftėsi artistike qė nė gjendje zgjimi nuk e njohim, e as dhe nuk e dyshojmė. Ja pėrshembull ėndrra e njė njeriu i cili ishte dhe ai njė drejtues i suksesshėm (Kjo dhe ėndrra e mėparshme nuk janė tė pacientėve tė mi, por janė marrė nga studimet mbi personalitetin e drejtuesve tė kompanive). Personazhi nė fjalė ndjehej nė qiellin e shtatė sepse kishte sukses; dhe pėrnjėmend kishte arsye pėr t’u ndjerė i lumtur, falė tė ardhurave dhe ndikimit qė kishte: si rregull ndjehemi ashtu siē duhet tė ndjehemi. Pra, njeriu ynė gjėndet nė kulmin e lumturisė, por ja tek shikon njė ėndėrr.

Fillimisht gjėndet nė buzė njė pellgu: ujė i pistė, i errėt, njė atmosferė e zymtė, e pakėndshme. Kur zgjohet, kujtohet se nė tė vėrtetė pellgu nė fjalė ėshtė mjaft i ngjashėm me atė qė ndodhet pranė vendit ku banojnė prindėrit e tij: njė kujtim i pakėndshėm, jo vetėm pėr shkak tė pellgut, por edhe pėr atmosferėn, pėr trishtimin dhe varfėrinė e fėmijėrisė sė tij. Ėndrra vazhdon, njeriu e sheh veten hipur nė njė makinė shumė tė shtrenjtė, duke pėrshkuar njė rrugė shumė moderne qė ngjitet pėrpjetė njė mali; i grah makinės me shpejtėsi tė madhe, pėrjeton njė ndjenjė pushteti dhe suksesi, ėshtė plotėsisht i kėnaqur.

Skena e tretė. Njeriu arrin majėn, dhe papritmas gjėndet nė njė dyqan artikujsh pornografikė. Ėshtė krejtėsisht vetėm, teksa nė makinė ishte bashkė me tė shoqen; Gjithēka pėrreth tij ėshtė e mbuluar me pisllėk e pluhur, dhe ai ndjehet i veēuar, i braktisur. Ėndrra rrėfen atė qė nė njeriu ndjen njėmend pėr jetėn dhe fatin e tij. Pėr ta thėnė me fjalė mė tė thjeshta: kur ishte fėmijė, gjithēka kishte qenė pisllėk e trishtim, ndėrsa tashti ėshtė njeri i realizuar qė mėsyn me shpejtėsinė mė tė madhe drejt majės sė suksesit; por si pėrfundim, me tė kaluar dehja nga suksesi, ja tek bie sėrish nė tė njejtėn pisllėk, nė tė njejtėn varfėri, nė tė njejtin trishtim, nė tė njejtėn braktisje si nė fėmijėri. Gjithēka resht sė qėni, njeriu ka mbėrritur nė pikėn prej nga ėshtė nisur. Parandjenja e tij ėshtė parandjenjė e zbrazėtisė sė ekzistencės sė vet, e shprehur nėpėrmjet njė gjuhe artistike, krijuese.

Na lejohet tė pohojmė se ka shumė njerėz qė janė tė aftė pėr tė krijuar nėse gjatė ditės nuk do tė ishin tė ndrydhur nga shoqėria – nga ajo qė Hajdegeri e quan man, “po“-ja pavetore. – aq shumė sa tė mos kenė guxim tė jenė vetvetja e tė krijojnė diēka. Nė terėsi, njė konstatim i pikėllues rreth shoqėrisė sonė qė nuk e lejon individin tė vėrė nė veprim cilėsitė krijuese qė gjėnden brėnda tij.

Nė ėndėrr, ne i dėrgojmė njė kumt vetes sonė – e tek Talmudi, Berakot 55a, lexojmė: “Njė ėndėrr e painterpretuar i ngjan njė letre tė palexuar“. Nė tė vėrtetė, termi “interpretim“ nuk ėshtė krejtėsisht i saktė. Nuk ėshtė e nevojshme ta interpretojmė njė ėndėrr – nuk ka asgjė pėr tė interpretuar- nė tė njejtėn mėnyrė siē interpretohet kinezshja apo frėngjishtja kur mėsohen. Ajo qė mėsohet ėshtė njė gjuhė qė ka gramatikėn dhe trajtat e veta: njė gjuhė, ajo e ėndrrės, shpreh tė jetuarėn dhe nuk merret me pėrshkrimin e “fakteve“.

Nuk ėshtė i vėshtirė tė nxėnit e: pėr kėtė gjė nuk ka nevojė tė jemi psikoanalistė, mund tė mėsohet qysh nė shkollė, kur mėsohen gjuhėt e huaja. E nėse do tė fillonim ta bėnim, simbas mendimit tim do mund tė kishim dobi tė konsiderueshme, sepse, kur kuptojmė ėndrrat tona, ne dimė mė shumė rreth vetes e tė tjerėve, gjė qė, sikundėr e thashė, mund tė sjellė dobi. Por mund tė sjellė edhe dėme, sepse zakonisht nuk duam tė dimė tepėr rreth vetes e tė tjerėve: me gjasė ėshtė diēka shqetėsuese.

nga ana tjetėr, sa mė tepėr qė tė dimė rreth vetes dhe sa mė pak iluzionet tė kemi rreth tė tjerėve, aq mė tė pasur, mė tė plotė e mė tė kėndshme e bėjmė jetėn. Pa llogaritur faktin se, nėse kuptojmė gjuhėn e ėndrrės, arrijmė tė shkėputemi, sė paku deridiku, nga ajo njėanshmėri intelektuale qė nė ditėt e sotme ėshtė karakteristikė e pjesės mė tė madhe tė individėve; e atėherė nuk mendojmė mė vetėm nė terma konceptuale, por fitojmė aftėsinė pėr tė dalluar emocionet.

Bashkojmė intelektin dhe ndjenjėn, hedhim pas shpine mundėsitė e rreme. Larg prej meje ideja pėr t’i thurrur lavde njė antiintelektualizmi tė rrezikshėm ose, mė keq akoma, njė sentimentalizmi tė ri; thjesht dua tė them se gjuha e ėndrrave mund tė na mėsojė diēka pėr tė cilėn sot kemi nevojė mė shumė se kurrė qė tė jetojmė: nė ėndėrr mund tė bėhemi poetė.

Erich Fromm
Marrė nga “Dashuria pėr jetėn”, pėrktheu Shpėtim Kelmendi
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi