Dashuria pėr jetėn: Kush ėshtė njeriu?

Shko poshtė

Dashuria pėr jetėn: Kush ėshtė njeriu?

Mesazh  Jon prej 18.08.09 17:20

Dashuria pėr jetėn: Kush ėshtė njeriu?

Pyetja: “Kush ėshtė njeriu?“, tė ēon menjėherė nė thelbin e ēdo problematike. Nga ana tjetėr, nėse njeriu do tė ishte send, do mund tė pyesnim ēfarė ėshtė, do mund tė pėrkufizohej siē bėhet zakonisht me njė objekt natyral apo prodhim industrial.

Por njeriu nuk ėshtė send dhe as nuk mund tė pėrkufizohet si i tillė, paēka se shumė shpesh shikohet si i tillė. Pėr tė thuhet se ėshtė punėtor, drejtor, mjek, etj, por duke bėrė kėshtu kufizohemi nė paraqitjen e funksionit tė tij shoqėror; me fjalė tė tjera, njeriu pėrkufizohet simbas pozicionit qė ka nė gjirin e shoqėrisė.

Por njeriu nuk ėshtė send, pėrkundrazi njė qenie e gjallė e pėrfshirė nė njė proces tė pėrjetshėm zhvillimi. E nė ēdo ēast tė ekzistencės sė tij nuk ėshtė ēka do mund tė ishte apo me gjasė ēka do tė bėhet.

Njeriu nuk mund tė pėrkufizohet si njė tryezė apo njė sahat; e nga ana tjetėr nuk ėshtė krejtėsisht i papėrkufizueshėm. Pėr tė mund tė thuhet diēka mė tepėr se fakti qė s’ėshtė send porse njė proces i gjallė. Aspekti themelor, nė shėrbim tė njė pėrkufizimi, ėshtė qė njeriu mund tė shtyhet me mendim pėrtej cakut tė plotėsimit sė nevojave tė veta. Pėr tė mendimi, nė kundėrshtim me atė qė ndodh tek shtaza, nuk ėshtė vetėm mjet pėr tė siguruar gjėrat qė dėshiron, por dhe njė mjet pėr tė zbuluar realitetin e qenies sė vet e tė botės qė e rrethon, pavarėsisht nga preferencat apo neveritė.

Me fjalė tė tjera, njeriu nuk ėshtė i pajisur vetėm me inteligjencė, si shtaza, por edhe me arsye e cila i jep mundėsinė tė njohė tė vėrtetėn. E nėse njeriu lejon tė udhėhiqet nga arsyeja, vepron nė tė mirė tė tij si nė kuptimin material ashtu edhe nė atė shpirtėror.

Megjithatė, pėrvoja na mėson se shumė njerėz, tė verbuar nga lakmia dhe krenia, nuk veprojnė simbas arsyes nė jetėn e tyre private. Mė keq akoma: kombet veprojnė edhe me mė me pak arsye, sepse demagogėt e luajnė lojėn me qytetarėt dhe arrijnė t’i bėjnė tė harrojnė se, nėse ndjekin kėshillat, dėnojnė me shkatėrrim polisi-n dhe dhe tėrė botėn.

Shumė njerėz kanė shkuar nė humbje, sepse nuk kanė qenė tė aftė t’i heqin qafe pasionet e paarsyeshme qė ua kushtėzonin veprimet, e sepse janė treguar tė paaftė tė lejonin qė t’i udhėhiqte arsyeja. E nė kėtė pikė qėndronte edhe detyra e madhe e profetėve tė Beslidhjes sė Vjetėr. Ata nuk parashikonin tė ardhmen, siē mendohet se bėjnė profetėt zakonisht, por shpallnin tė vėrtetėn, e kėsisoj nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt tėrhiqnin vėmendjen mbi pasojat e ardhme tė veprimeve tė tanishme tė popullit.

Duke qenė se njeriu nuk ėshtė njė send qė nė njėfare kuptimi mund tė pėrshkruhet nga jashtė, mund tė pėrkufizohet vetėm duke u nisur nga pėrvoja vetiake e qėnies sė tij. Mbasi qė, pyetja “Kush ėshtė njeriu“ tė ēon menjėherė nė njė tjetėr pyetje: “Kush jam unė?“. E, nėse nuk dua tė bie nė gabimin e tė trajtuarit tė njeriut si send, pėrgjigja mund tė tingėllojė vetėm: jam njė njeri.

Por pjesa mė e madhe e njerėzve tė tjerė nuk e kanė eksperimentuar kėtė identitet: krijojnė njė mijė shėmbėlltyra iluzive rreth vetvetes, rreth cilėsive tė tyre, rreth identitetit tė tyre. E ngandonjėherė ndodh tė pėrgjigjen: “Jam mėsues“, “Jam punėtor“, “Jam mjek“; por ky informacion mbi aktivitetin e njė individi nuk na thotė kurrgjė rreth atij vetė, e nuk pėrbėn kurrfarė pėrgjigjeje pėr pyetjen “Kush ėshtė ai?“, “Kush jam unė?“.

E kėtu ngre krye njė vėshtirėsi tjetėr. Nėn profilin shoqėror, moral, psikologjik, etj, secili ndjek njė synim tė pėrpiktė. Kur, dhe si mund ta di se qėllimi qė tjetri i ka vėnė vetes pėrbėn njė orientim pėrfundimtar, apo nėse tjetri mund tė ndėrrojė rrugė nėn ndikimin e pėrvojave pėrcaktuese? A ka nė njeriun ndonjė pikė tė palėvizshme tė atillė qė, mbasi ta kemi vlerėsuar mirė situatėn, tė mund tė pohojmė se ėshtė ky dhe s’do tė jetė kurrė ndryshe? Me terma statistike, ka gjasa tė jetė e mundur ta pohojmė kėtė nė lidhje me shumė individė; por a mund tė thuhet pėr gjithkėnd, e secili tė mund ta thotė pėr vetveten, ditėn e vdekjes, se do tė mund tė ishte ndryshe nėse do tė kishte rrojtur mė gjatė?

Njeriu mund tė pėrkufizohet edhe nė mėnyrė tjetėr. Ato qė e kushtėzojnė janė dy lloj pasionesh e shtysash, njėri me origjinė biologjike, e pėrgjithėsisht i njėllojtė tek tė gjithė individėt. Ai pėrmban nevojėn e mbijetesės, pra edhe atė tė shuajtjes sė urisė dhe etjes, tė mbrojtjes, tė njė forme tė strukturės shoqėrore e edhe tė seksualitetit, sadoqė kjo nė njė masė shtytėse mjaftė mė tė pakėt. Pasionet e llojit tjetėr nuk kanė rrėnjė biologjike e nuk janė tė njėllojta tek tė gjithė individėt. Rrjedhin nga struktura shoqėrore tė llojeve tė ndryshme, e midis tyre numėrojmė dashurinė, miqėsinė, solidaritetin, zilinė, urrejtjen, xhelozinė, aftėsinė konkurruese, lakminė pėr pronė, etj.

Sa i takon urrejtjes, duhet tė bėjmė dallimin midis urrejtjes kundėrvepruese dhe endogjene, koncepte tė cilat i pėrdor sipas shembullit tė depresionit endogjen pėrkundrejt depresionit kundėrveprues. Urrejtja kundėrvepruese ėshtė kundėrveprim ndaj njė sulmi, apo kėrcėnimi ndaj vetes sonė ose grupit, urrejtje e cila, pėr mė tepėr zhduket me tė reshtur rreziku. Urrejtja endogjene ėshtė tipar karakterial: njė individ i frymėzuar nga njė urrejtje e tillė, ėshtė vazhdimisht nė kėrkim tė mundėsive pėr ta shfryrė.

Ndryshe nga pasionet me origjinė biologjike, ato qė kanė origjinė shoqėrore janė prodhim i strukturave shoqėrore tė ēastit. Nė njė shoqėri ku njė pakicė shfrytėzuese ushtron sundim mbi njė shumicė tė varfėr e frikacake, do tė ketė urrejtje nga tė dy kahjet. Qė tė shfrytėzuarit urrejnė, kjo ėshtė e natyrshme; sa i takon pakicės sunduese, ajo urren nga frika e hakmarrjes sė tė shtypurve, por edhe sepse duhet t’i urrejė masat pėr tė kėndirrur ndjenjėn e tyre tė fajit e pėr tė vėrtetuar ligjshmėrinė e qėndrimit tė tyre shtypės. Urrejtja nuk mund tė zhduket pėrsa kohė mungojnė drejtėsia dhe barazia; nė tė njėjtėn mėnyrė nuk ka tė vėrtetė pėrsa kohė duhet gėnjyer pėr tė justifikuar dhunimin e parimeve tė barazisė e drejtėsisė.

Ka nga ata qė pohojnė se parimet nė fjalė janė ideologji tė zhvilluara nė vazhdėn e historisė e qė nuk u pėrkasin trashėgimisė themelore tė njeriut. Ky ėshtė njė opinion tė cilin nuk mund ta kundėrshtoj deri nė fund brėnda kėsaj bisede, por megjithatė do nėnvizuar se qėniet njerėzore janė tė pajisur brėnda zemrės sė tyre me njė ndjenjė barazie dhe drejtėsie, dhe kjo vihet re nga sedra qė tregojnė kur njė grup kundėrshtar shkel parimet e njėjta.

Ndjeshmėria dhe vetėdija njerėzore nuk spikat kurrė aq qartė sa nė kundėrveprimin qė shumica e njerėzve shfaq gjer dhe ndaj dhunimeve tė vogla tė drejtėsisė e tė barazisė, por vetėkuptohet, me kushtin qė tė mos jenė ata vetė fajtorėt. Ndodh kėshtu qė ndėrgjegja tė fitojė zė veēanėrisht kumbues nė akuzat e hedhura nga njė grup nacional kundėr armiqve tė vet. Nėse njerėzit nuk do tė ishin tė pajisur me njė ndjenjė morale natyrale, si shpjegohet qė ngrejnė krye me dhunė pasionale atėherė kur, gabimisht apo me tė drejtė, vihen nė dijeni rreth veprimeve mizore qė mendohet tė jenė kryer nga armiku?

Njė tjetėr pėrkufizim e shikon te njeriu njė qenie tė gjallė nė tė cilėn prķja instinktive e veprimit do mund tė zvogėlohej nė masė minimale. Padyshim, nė njeriun janė tė pranishme mbeturina shtysash instinktive, si uria e seksualiteti; por vetėm kur mbijetesa e tij dhe e bashkėsisė vihet nė rrezik, individi lejon tė udhėhiqet nė masė tė gjerė nga instinktet. Pjesa mė e madhe e pasioneve qė vėnė nė lėvizje njeriun, si ambicja, xhelozia, hakmarrja, rrjedhin dhe ushqehen nga konstelacione tė pėrpikta shoqėrore. Forca e pasioneve tė tilla shpėrfaqet nga fakti se mund tė jenė deri dhe mė tė fuqishme se instinkti i mbijetesės; qeniet njerėzore janė gati tė japin jetėn pėr urrejtje dhe ambicje, por edhe pėr dashuri e ndershmėri.

Mė i keqi i pasioneve njerėzore, shtysa pėr t’i shėrbyer njė njeriu tjetėr pėr qėllime egoiste, nė emėr tė epėrsisė sė tij, dallohet shumė pak prej njė forme tė stėrholluar tė kanibalizmit. Nė shoqėritė neolitike, lakmia pėr tė shfrytėzuar dikė pėr qėllime vetiake nuk ekzistonte ende; ndėrsa sot, pothuajse pėr tė gjithė njerėzit e gjallė, ideja se ka ekzistuar njė peiudhė historike nė tė cilėn njeriu nuk donte tė shfrytėzonte e as tė shfrytėzohej, duket e ēuditshme, pothuajse e pakuptueshme.

Megjithatė, ishte pikėrisht kėshtu: nė kulturat primitive tė bujqve e gjuetarėve tė gjithė kishin me se tė jetonin, dhe nuk kishte fare kuptim tė grumbulloje ndonjė gjė; pasuria vetiake nuk mund tė investohej ende si kapital e as nuk mund tė jepte pushtet. Ėshtė njė periudhė e zhvillimit njerėzor jehona e sė cilės haset nė formė legjendare tek Besėlidhja e Vjetėr: nė shkretėtirė, bijtė e Izraelit ushqehen me manė, e cila ėshtė e mjaftueshme sepse tė gjithė mund tė hanė deri sa tė ngopen, por nuk mund tė grumbullohet.

Duke mos u konsumuar brėnda ditės sė rėnies, kalbet dhe zhduket, e ēdo parashikim pėr “furnizim“ tė ardhshėm me manė ėshtė i kotė. Nga ana tjetėr, pasuri si drithėrat apo plaēkat nuk zhduken si mana, por mund tė grumbullohen e t’i japin pushtet atyre qė zotėrojnė mė tepėr. Vetėm atėherė kur teprimi ka kapėrcyer njėfarė caku, fiton kuptim ushtrimi i pushtetit mbi individė tė tjerė pėr t’i detyruar qė tė punojnė nė shėrbim tė klasės sunduese, duke u kėnaqur me njė nivel tė ulėt jetese. Mbas fitores sė shtetit patriarkal, skllevėr, punėtorė dhe gra u bėnė objekte kryesore tė shfrytėzimit.

Vetėm nėse njeriu resht sė qėni njė mall konsumi pėr njerėz mė tė fortė se ai, do mund tė marrė fund prehistoria kanibaleske dhe tė fillojė historia e vėrtetė njerėzore: njė transformim i cili kėrkon qė tė bėhemi plotėsisht tė vetėdijshėm se sa kriminale janė doket dhe zakonet kanibaleske. Por vetėdija e plotė do tė mbetet e paefektshme, nėse nuk shoqėrohet me njė pendesė tė njėmendtė.

Pendesa ėshtė mė shumė se keqardhja e thjeshtė, ėshtė njė emocion shumė mė i thellė: njeriu i penduar provon neveri pėr vetveten dhe veprimet e tij. Pendesa e vėrtetė dhe turpi qė lidhet me tė ėshtė e vetmja pėrvojė njerėzore e aftė tė pengojė pėrsėritjen e pareshtur tė tė njėjtave krime. Mungesa e pendesės mund tė na krijojė iluzionin se nuk e kemi kryer kurrė krimin. Por ku ėshtė pendesa e vėrtetė? Vallė, hebrejtė qenė penduar pėr masakrat kundėr fiseve kanane? Po amerikanėt pėr shfarosjen pothuajse tė plotė tė lėkurkuqėve? Tash dymijė vjet plot njeriu jeton nė njė sistem tė atillė, pėr tė cilin fitimtari nuk duhet tė pendohet pėr asgjė, meqenėse pushteti dhe e drejta janė e njėjta gjė.

Krimet e kryera nga ne vetė, nga bashkėkohėsit dhe nga stėrgjyshėrit tanė, konkretisht apo nėpėrmjet bashkėpunimit me heshtjen, do tė duhej tė thirreshin pa shtirje nė ndėrgjegjen e secilit, tė rrėfeheshin nė mėnyrė tė qartė e jo me njė gjuhė qė do tė guxoja ta quaja rituale. Kisha katolike romane ofron mundėsinė e rrėfimit tė mėkateve tė individit, duke i dhėnė kėsisoj njė farė hapėsire zėrit tė ndėrgjegjes; por rrėfimi individual nuk mjafton, sepse nuk i prek krimet e kryera nga njė grup, nga njė klasė, apo nga njė komb, e mbi tė gjitha nga shteti sovran qė nuk i nėnshtrohet nevojave tė ndėrgjegjes.

Pėrsa kohė nuk do tė vendosim pėr njė “rrėfim kombėtar tė mėkatit“, qėniet njerėzore do tė vazhdojnė tė ecin pėrgjatė rrugės sė shkelur, duke treguar ndjeshmėri tė fortė nė lidhje me krimet e armiqve, por verbėri sa u takon krimeve tė kryera nga populli i tyre. E si vallė ėshtė e mundur qė individi tė fillojė t’u bindet seriozisht urdhėresave tė ndėrgjegjes, nėse kombet, tė cilat e shpallin veten pėrfaqėsues tė moralit, nuk tregojnė aspak bindje ndaj ndėrgjegjes? Si rezultat, mund tė ndodhė vetėm qė, tek ēdo individ tė heshtė vetė zėri i ndėrgjegjes, i cili ėshtė i pandashėm si e vėrteta.

Qė arsyeja njerėzore tė bėhet e efektshme, nuk duhet tė mbisundohet nga pasione tė paarsyeshme. Inteligjenca mbetet e tillė edhe kur pėrdoret pėr qėllime tė mbrapshta. Ndėrsa arsyeja, qė do tė thotė njohja e sė vėrtetės ashtu siē ėshtė, e jo ashtu siē do tė donim tė ishte qė ta bėjmė mė tė pėrshtatshme pėr qėllimet tona, vepron vetėm nė masėn me tė cilėn arrijmė tė mposhtim pasionet e paarsyeshme, qė do tė thotė nė masėn me tė cilėn njeriu ėshtė bėrė pėrnjėmend human dhe veprimet e tij nuk pėrcaktohen mė nga interesat e paarsyeshme, pasionale.

Dhe ja tek jemi tek ēėshtja e rėndėsishme e pasioneve tė domosdoshme pėr mbijetesėn e njerėzimit. Agresiviteti dhe destruktiviteti, po, qė mund tė shėrbejnė e tė lejojnė qė njė grup tė shkatėrrojė njė tjetėr, e tė mbijetojė, por krejt ndryshe paraqitet gjėndja pėr atė qė ka si pikėsynim mbarė njerėzimin. Nėse agresiviteti do tė kishte pėrhapje universale, nuk do tė sillte vetėm shkatėrrimin e kėtij apo atij grupi, por fundin e tėrė gjinisė njerėzore.

Nėse njėherė e njė kohė kjo ide ishte e parealizueshme, nėse ishte fantazi e pastėr, sot mbijetesa e njerėzimit ėshtė vėnė nė diskutim sepse njeriu zotėron mjetet e vetėshkatėrrimit, e nė tė vėrtetė, njeriu zbavitet me kėtė ide, sepse dashuria pėr jetėn ka zbritur nė nivelin mė tė ulėt. Sot mund tė thuhet me plot gojėn se parimi i mbijetesės sė mė tė fortit, nevoja e shfrenuar e vendosjes sė shteteve sovrane, mund tė ēojė nė shkatėrrimin universal.

Nė Tetėqindėn, Emersoni pohonte se “gjėrat janė mbi samar dhe po kalėrojnė njeriun“, sot ėshtė e lejueshme tė pohohet se “gjėrat janė idhujt e njeriut, dhe adhurimi i tyre mund ta shkatėrrojė“.

Vazhdimisht dėgjojmė tė thuhet se njeriu ėshtė pakufizueshmėrisht i mbruajtshėm, e me shikim tė parė duket pėrnjėmend kėshtu. Njė panoramė e sjelljes njerėzore nėpėrmjet historisė, na bėn me dije se, nga lartėsitė mė tė mėdha deri nė poshtėrsinė mė tė madhe, nuk ka praktikisht asgjė qė nuk mundet e nuk ka mundur tė kryejė; por pohimi rreth farkėtueshmėrisė sė njeriut duhet marrė me rezerva.

Ēdo mėnyrė sjelljeje qė nuk i shėrben zhvillimit dhe realizimit tė plotė tė njeriut kėrkon njė ēmim; shfrytėzuesi ka frikė nga i shfrytėzuari, vrasėsi ka frikė nga izolimi, si pasojė e mbrapėshtive qė ka kryer, edhe kur nuk ėshtė fjala pėr izolim me burg; shkatėrruesi ka frikė nga ndėrgjegja e tij, konsumatori i trishtuar druan se ėshtė duke jetuar pa patur njė jetė.

Nė pohimin se njeriu ėshtė pakufizueshmėrisht i mbruajtshėm ėshtė e nėnkuptuar ideja se mund tė bėhet fjalė pėr njė qenie tė gjallė fiziologjikisht, por tė gjymtuar nga pikėpamja njerėzore; dhe njė qenie e kėtillė ėshtė fatkeqe, nuk njeh gėzime, ėshtė e mbushur pėrplot me mllef, arsye pėr tė cilėn bėhet shkatėrrues.

Vetėm kur arrin tė ēlirohet nga kėto vargonj, gėzimi i shpaloset para plotėsisht. Me pėrjashtim tė rasteve gjenetikisht patologjike, njeriu lindet i shėndetshėm nga ana psikike; ai deformohet vetėm nga ata qė kanė si pikėsynim zotėrimin e plotė tė tij, qė urrejnė jetėn dhe nuk e durojnė tė qeshurėn e gėzueshme. Dhe, kur fėmija bėhet i gjymtė, ata kanė njė njė pretekstin e duhur pėr sjelljen e tyre armiqėsore qė e shpjegojnė jo si shkak, por si rrjedhojė tė sjelljes sė papranueshme tė fėmijės.

Po pėrse vallė njė individ duhet tė dėshirojė ta shndėrrojė dikė tjetėr nė sakat? Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje do kėrkuar nė ato qė thamė mė sipėr nė lidhje me kanibalizmin, i cili ėshtė nė veprim ende sot. Njė individ i gjymtuar psiqikisht lejon tė shfrytėzohet mė me lehtėsi se njė i fortė. Ky i fundit mund tė kundėrveprojė, ndėrsa i ligėshtuari nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė, dhe i dorėzohet pa bėrė qėndresė ligėsisė sė tė fortėve. Sa mė shumė qė njė grup sundues arrin tė shndėrrojė nė tė sunduar po aq individė tė gjymtuar psiqikisht, aq mė tė lehtė e ka t’i shfrytėzojė, qė do tė thotė t’i pėrdorė si ushqim pėr qėllimet e veta.

Njeriu qė ėshtė i paisur me gjykim, ėshtė nė gjėndje t’i analizojė nė mėnyrė kritike pėrvojat e veta e tė dallojė atė qė i shėrben zhvillimit tė tij dhe atė qė e pengon nė kėtė zhvillim. Ai synon shtrirjen sa mė harmonike qė tė jetė e mundur tė forcave tė veta psikike e fizike, pėr tė mbėrritur nė njė shkallė tė mirėqėnies, e kundėrta e sė cilės ėshtė ligėshtimi ose depresioni siē ėshtė ilustruar nga Spinoza. Kėshtu qė, gėzimi ėshtė njė prodhim i arsyes, ndėrsa ligėshtimi ose depresioni, pasojė e njė mėnyre tė gabuar jetese. Dhe Besėlidhja e Vjetėr qė i qorton ashpėr hebrejtė pėr mėkatin e rėndė tė tė qėnit pa gėzim midis bollėkut, e pohon kėtė parim nė mėnyrėn mė tė qartė.

Vlerat themelore tė shoqėrisė industriale janė nė kundėrshtim me mirėqenien e njeriut. Po cilat janė kėto vlera?

Para sė gjithash, sundimi i natyrės. Mos vallė shoqėria paraindustriale e sundonte edhe ajo natyrėn? Sigurisht, pėrndryshe njeriu do tė kish vdekur qėkur nga uria: megjithatė, mėnyrat e sundimit tė natyrės nė shoqėrinė industriale janė shumė tė ndryshme nga ato tė shoqėrive bujqėsore, e kjo vlen mbi tė gjitha sepse shoqėria industriale e sundon natyrėn nėpėrmjet teknikės. Kjo bazohet nė pėrdorimin e aftėsive mendore me qėllim prodhimin e gjėrave, surrogati mashkullor i prehėrit femėror. Pėr kėtė arsye, nė hyrje tė Besėlidhjes sė Vjetėr lexohet qė Zoti e ka krijuar botėn me fjalėn, ndėrsa nė mitin mė tė lashtė tė krijimit babilonas ėshtė ende nėna e madhe ajo qė lind botėn.

Vlera e dytė themelore e shoqėrisė industriale ėshtė ajo e shfrytėzimit tė njeriut nėpėrmjet detyrimit, shpėrblimit ose, siē ndodh mė shpesh, nėpėrmjet ndėrthurjes sė ndonjėrės me tjetrėn.

Njė tjetėr vlerė themelore ėshtė qė aktiviteti ekonomik duhet tė japė fitime. Nė shoqėrinė industriale synimi i fitimit nuk ėshtė nė radhė tė parė shprehje e lakmisė pėr zotėrim personal, por njė masė e drejtėsisė sė sjelljes ekonomike. Nuk prodhohet pėr konsum, ndonėse pjesa mė e madhe e mallrave duhet tė ketė njėfarė vlere pėrdoruese qė tė mund tė nxirret nė treg, por prodhohet pėr tė shtuar pėrfitimet.

Kjo do tė thotė se rezultati i aktivitetit tim ekonomik, nė analizėn e fundit, duhet tė jetė fitim mė i lartė se investimi pėr prodhimin a blerjen e mallit; dhe ėshtė shumė i pėrhapur keqkuptimi se pėr synime fitimi duhet tė ndiqet karakteristikat psikologjike tė ca individėve tė veēantė, tė cilėt nxiten nga lakmia e pasurimit. Sigurisht, mund tė vihet re edhe kjo, por koncepti i fitimit nė shoqėrinė industriale moderne ėshtė diēka tjetėr: fitimi ėshtė njė tregues i njė sjelljeje ekonomike tė kurorėzuar nga suksesi, pra njė masė aftėsie dhe shkathtėsie.

Vlerė a katėrt, madje dhe klasike e shoqėrisė industriale, ėshtė aftėsia garuese. Nga njėra anė, zhvillimi ka treguar qė, si pasojė e rritjes pėrherė e mė tepėr tė centralizimit dhe pėrmasės sė ndėrmarrjeve individuale (por dhe si pasojė e ēmimeve tė ndryshme tė paligjshme e qė megjithatė vazhdojnė), konkurrenca ia lėshon vėndin bashkėpunimit midis ndėrmarrjeve tė mėdha dhe ėshtė mė e shpeshtė mes dy ndėrmarrjeve tė vogla se sa mes dy kolosėsh industrialė.

Sot, nė sjelljen tonė qė ka tė bėjė me marrėdhėniet ekonomike, mungon lidhja e pėrzemėrt mes shitėsit dhe blerėsit, ndėrsa njė herė e njė kohė ekzistonte njė afėrsi e veēantė mes tregtarit dhe klientit tė tij. i pari interesohej pėr tė dytin, shitja ishte diēka mė tepėr se sa njė ujdķ ekonomike; njeriu i tregtisė ndjente njė farė kėnaqėsie kur u shiste klientėve mallėra tė dobishėm e tė pėrshtatshėm. Sigurisht, kjo ekziston ende sot, por pėrbėn njė pėrjashtim qė pėrgjithėsisht kufizohet nė dyqane tė vogla e tė vjetra, teksa nėpėr dyqanet e shtrenjta, personeli qė shėrben ėshtė indiferent ndaj ēmimeve tė gjėrave qė tregton; dhe ėshtė e kotė tė nėnvizohet se buzėqeshja me tė cilėn tė presin nuk ėshtė e sinqertė dhe paguhet, pikėrisht, me nivelin e lartė tė ēmimeve.

Nė fund, do kujtuar se nė shekullin tonė ėshtė pakėsuar nė mėnyrė tė konsiderueshme aftėsia pėr tė tė ndjerė dhembshuri, e mbase duhet shtuar se ėshtė zhdukur edhe aftėsia pėr tė ndjerė dhimbje. Me kėtė nuk dua tė them se sot njerėzit vuajnė mė pak se njėherė e njė kohė, por qė janė tėhuajsuar aq shumė ndaj njėri-tjetrit, sa nuk janė plotėsisht tė vetėdijshėm pėr dhembjen e tyre.

Njėlloj si ai qė vuan prej dhimbjeve kronike, ata e pranojnė dhimbjen si tė dhėnė dhe e ndjejnė me tė vėrtetė vetėm kur fuqia e saj kapėrcen nivelin e zakonshėm. Por, nuk duhet harruar se dhimbja ėshtė e vetmja pėrvojė qė duket pėrnjėmend e njėjtė pėr tė gjitha qeniet njerėzore, e mbase dhe pėr tė gjitha krijesat e pandjeshmme, prandaj vuajtėsi i cili e njeh universalitetin e dhimbjes i ka tė gjitha tė drejtat pėr tė kėrkuar ngushėllimin dhe solidaritetin njerėzor.

Tė shumtė janė individėt qė nuk e kanė njohur kurrė lumturinė; por nuk ka as edhe njė njeri qė nuk ka vuajtur, sadoqė tė pėrpiqet ta ndrydhė vetėdijen e dhimbjes. Dhembshuria ėshtė pazgjidhshmėrisht e lidhur me dashurinė ndaj njerėzve tė tjerė; aty ku nuk ka dashuri, nuk mund tė ketė dhembshuri. E kundėrta e dhembshurisė ėshtė indiferenca, e cila me tė drejtė mund tė pėrkufizohet si gjėndje patologjike e tipit skizoid. Ajo qė e quajmė dashuri pėr individin, shumė shpesh shpėrfaqet si lidhje nėnshtrimi; ai qė di tė dojė vetėm njė njeri, ai nuk do askėnd.

——————————

Erih From (Frankfurt 1900-Lokarno 1980) ka studiuar nė Universitetet e Haidelbergut e tė Mynihut si dhe nė Institutin e Psikoanalizės nė Berlin. Sė bashku me Adorno, Horkheimer, Marcuse e tė tjerė, ka punuar nė mjediset e tė famshmit Institut für Sozialforschung tė Frankfurtit. Ka jetuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė nga viti 1934; ka dhėnė mėsime nė Bennington College, nė Columbia, Michigan dhe Yale University e edhe nė Universitetin nacional tė Meksikės. Mes veprave tė tij mė tė famshme janė “Arti i tė dashuruarit“, Kriza e psikoanalizės, “Anatomia e destruktivitetit njerėzor“, Tė kesh apo tė jesh, Madhėshtia dhe kufizimet nė mendimin e Frojdit, Mosbindja dhe ese tė tjera, Ikje nga liria.

Magjia, mprehtėsia, energjia, fryma njerėzore e njė mjeshtri tė madh tė fjalės sė “folur“, vijnė nė kėto “biseda nė radio“ tė transmetuara nga Süddeutsche Rundfunk ndėrmjet viteve 1971-1979, qė janė njė pėrmbledhje e vyer dhe koherente e mendimit tė autorit tė Tė kesh apo tė jesh? e tė librave tė tjerė qė mbeten po ashtu gurė kilometrikė tė shekullit tonė.

I titulluar me tė drejtė Dashuria pėr jetėn, ky cikėl i bisedave tė Fromit me drejtuesin e transmetimit, Hans Jürgen Schultz, por sidomos me publikun qė e dėgjonte, vjen sot pėr lexuesit, prek temat e persiatjeve tė Fromit mbi fatin njerėzor: shoqėria e konsumit dhe dallimi midis bollėkut dhe teprisė; origjina e agresivitetit njerėzor; ėndrra, gjuha njerėzore universale; psikologjia pėr jopsikologėt; njė portret i Hitlerit si “nekrofil“ i kundėrvėnė ndaj qėndrimit “biofil“, tė atij qė do jetėn; aktualiteti i shkrimeve profetike tė Besėlidhjes sė Vjetėr. E mbi tė gjitha, njė mrekulli e vogėl e vėrtetė: njė autobiografi intelektuale e Fromit, i cili rrėfen se cilėt kanė qenė mėsuesit e tij tė “artit tė tė jetuarit“.



Erich Fromm
Marrė nga “Dashuria pėr jetėn”, pėrktheu Shpėtim Kelmendi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi