Doktrina Sekrete – Sintezė e shkencės, religjionit e filozofisė

Shko poshtė

Doktrina Sekrete – Sintezė e shkencės, religjionit e filozofisė

Mesazh  Jon prej 18.08.09 17:12

Doktrina Sekrete – Sintezė e shkencės, religjionit e filozofisė



Doktrina Sekrete, kryevepra e H.P. Blavatsky, shpalos mahnitshėm, madje frikshėm pėr mendjen e sotme njerėzore, evolucionin kozmik, planetar e njerėzor, si dhe tė shkencės, fesė e mitologjisė, bazuar nė Stanzat e Dzyanit dhe vėrtetuar nga mėse 1200 burime. Pėr herė tė parė u botua mė 1888, ndarė nė 2 volume kryesore, titulluar Kozmogjeneza e Antropogjeneza.

Ajo ua kushton kėtė punė gjigande

“Tė gjithė teozofistėve tė vėrtetė

nė ēdo vend

tė ēdo race

sepse ata e kanė nistuar

dhe pėr ta ėshtė shkruar”

Autorja, mė saktė shkruesja, ndjen tė nevojshme tė shfajėsohet pėr vonesėn e gjatė deri nė bėrjen publike tė kėsaj vepre. Edhe e stėrmadhe siē ėshtė, libri me dy volumet nuk pėrmbledh pėrfundimisht tė gjithė skemėn panoramike tė ēėshtjeve tė trajtuara. Materiale tė tjera tė pafundme okulte po pėrgatiten nga mjeshtrat e mėdhenj tė Racės Ariane, duke nxjerrė nė dritė rėndėsinė e okultizmit nė administrimin e jetės, siē ėshtė dhe siē duhet tė jetė.

Puna e kėtyre vėllimeve nisi si shtesė pėr librin e mėparshėm tė Blavatsky “Isis Vellozbuluar”, por duke parė mėnyrat e ndryshme, natyrėn e zgjeruar tė shkencave ezoterike dhe metodėn e zhvillmit tė ēėshtjeve, ko vepėr pėrfundoi si njė nga thesaret e paēmueshme pėr tė gjithė brezat pasardhės.

Tė vėrtetat e artikuluara nė Doktrinėn Sekrete nuk pretendohet tė jenė zbulime, autorja as nuk merr rolin e njė zbulueseje mistike dijesh, shumė prej tyre tė publikuara pėr herė tė parė nė historinė e kėsaj bote. Tė gjitha Tė Vėrtetat gjenden tė shpėrndara nėpėr mijėra volumet e dijes sė shkrimeve antike tė religjioneve tė mėdha aziatike e atyre tė hershme evropiane, fshehur nė simbole e shenja, mbuluar me kėtė vello. Gjithė zotėsia qėndron nė mbledhjen e mundimshme tė kėtyre dijeve tė vjetra, duke nxjerrė nė dritė njė vepėr harmonike e tė kuptueshme.

Epėrsia qė ka Blavatsky mbi paraardhėsit e tjerė tė kėtyre fushave ėshtė se ajo nuk ka nevojė pėr referim ndaj pikėpamjeve personale e spekullimeve tė ndryshme, pasi kjo punė ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e atyre qė vetė ka mėsuar nga mjeshtra mė tė mėdhenj. Shumica e pėrfundimeve kėtu janė rezultat i studimeve e vėzhgimeve vetjake tė saj, dhe se thelbi i mėsimeve nuk i pėrket ndonjė feje tė veēantė, Hindu, Zoroastrian, Kaldean, Egjiptian apo Budizmit, Islamit apo krishtėrimit. Doktria Sekrete ėshtė esenca e tė gjithave, pėrfshirė nė origjinė, nga ku lindi, u zhvillua e u materializua ēdo mister e dogmė.

Pėrpara syve tė lexuesve shfaqet dorėshkrimi prehistorik mė i vjetėr i njohur i njerėzimit, tufė gjethesh tė pashkatėrrueshme nga uji, zjarri e koha.

Nė faqen e parė shfaqet njė disk i pastėr i bardhė mes njė sfondi tė zi sterrė. Rishtari sheh simbolin si Kozmosin nė Pėrjetėsi, para rizgjimit tė Energjisė sė Fjetur, burimi i Botės nė nivele fillimore.

Nė faqen e dytė i njėjti disk me njė pikė nė mes, qė pėrfaqėson Vezėn Mondane, fillimi i asaj qė do tė bėhet Universi, Gjithėsia, E Pakufishmja, Kozmosi Periodik, ndėrsa rrethi ėshtė Njėsia Hyjnore, nga ku gjithēka rrjedh e ku gjithēka kthehet. Kėshtu me radhė shfletohen simbolet kozmike para syve tė njeriut e Blavatsky merr pėrsipėr tė bėjė tė qartė e tė kuptueshme tė gjitha rreshtat e vėshtirė pėr njeriun e zakonshėm, shkruar nė gjuhė tė panjohur mes gjuhėve qė filologjia njeh.

Arben Orhani

mnvr.org
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi