Dashuria pėr jetėn: Aktualiteti i shkrimeve profetike

Shko poshtė

Dashuria pėr jetėn: Aktualiteti i shkrimeve profetike

Mesazh  Jon prej 18.08.09 13:03

Dashuria pėr jetėn: Aktualiteti i shkrimeve profetike

Kur flasim pėr aktualitetin e shkrimeve profetike, para sė gjithash duhet tė shtrojmė disa pyetje: profetėt janė ende aktualė pėr atė qė nuk ėshtė besimtar i krishterė apo hebre? Me fjalė tė tjera: a nuk do tė duhej tė ishin aktualė pėr cilindo qė ėshtė bashkėkohės me ne?

Ose, pėr t’u shtyrė pak mė tutje: nuk do tė duhej tė ribėhen aktualė pikėrisht sepse nuk duken aktualė, sepse jetojmė nė njė epokė pa profetė, por qė ka nevojė pėr profetė? Por me kėtė ēėshtje mund tė merremi vetėm mbasi tė kemi vendosur se ē’ėshtė njė profet sipas kuptimit tė Besėlidhjes sė Vjetėr. Vallė profeti ėshtė dikush qė parashikon, qė zbulon atė e cila ka ca kohė qė ėshtė e pėrcaktuar, domethėnė tė ardhmen? Prurėsi i njė lajmi gjithėherė ogurzi, asnjėherė tė mirė e tė gėzuar? Shkurt, njė bir i Kasandrės? Apo njė orakull i cili, ashtu si ai delfik, na thotė qoftė edhe me fjalė tė dykuptimshme se si duhet tė sillemi?

Jo, profetėt nuk janė deterministė; ata nuk e pėrjashtojnė vullnetin e njeriut pėr tė mbruajtur jetėn e dhe historinė e vet: nuk para-thonė, por thonė, shprehin. Ose, thėnė ndryshe: shpallin tė vėrtetėn, veē jo nė kuptimin me tė cilin ky term pėrdoret zakonisht. E vėrteta qė ata sjellin, ėshtė qė njeriu mund dhe duhet tė zgjedhė mes mundėsive tė ndryshme, tė cilat nė vetvete janė tė paracaktuara. Pra, i paracaktuar nuk ėshtė njeriu: tė paracaktuara janė mundėsitė midis tė cilave duhet tė zgjedhė.

Nė epokėn biblike, nė kohėn kur profetėt kanė folur, mundėsia e zgjedhjes ishte mes adhurimit tė pushtetit shtetėror, tė tokės, tė gjithēkaje qė idhujt pėrfaqėsonin, e shkatėrrimit tė shtetit me shpėrndarjen e banorėve tė tij. Kėto ishin zgjedhjet pėrballė sė cilave gjėndej populli, dhe profetėt kanė vendosur ose kėshtu ose ashtu. Do tė doja ta nėnvizoja: ajo ēka profetėt kanė thėnė nė lidhje me alternativa tė tilla nuk kishte vetėm karakter moral apo religjioz, siē u pėlqen shpeshherė tė besojnė njerėzve sot, por kishte karakter realpolitik nė kuptimin mė tė saktė tė termit.

Profetėt e kuptuan se njė vend i vogėl i Lindjes, qė kishte humbur pėrmbajtjen e vet shpirtėrore, qė e kishte humbur lajmin e vet dhe ishte bėrė krejt si shtetet e tjera, herėt a vonė qe i detyruar tė shembej, siē u ka ndodhur e u ndodh shteteve tė tjera tė vogla; dhe mbetej vetėm njė zgjedhje, ajo e shembjes sė shtetit dhe mospranimi idhujtarisė sė pushtetit shtetėror. Populli mund tė zgjidhte midis dy mundėsive, por profetėt donin t’ua hiqnin iluzionin e ushqyer pėr njė kohė aq tė gjatė, se mund tė zgjidhnin njėrėn gjė apo tjetrėn, minishtetin dhe mbijetesėn e popullit.

Njė shembull i vlefshėm, i cili e ilustron mirė atė qė thashė, pėrbėhet nga qėndrimi i gjykatėsit dhe profetit Samuel, kur hebrejtė qė deshėn tė kishin njė mbret, i thanė: Duam tė jemi si tė gjithė popujt e tjerė; e Samueli ua bėri tė qartė zgjedhjen midis shtypjes sė ushtruar nga njė individ nė formėn e despotizmit oriental dhe lirisė. Dhe populli duhej tė zgjidhte njerėn mundėsi ose tjetrėn. E populli donte tė ishte si tė gjithė popujt e tjerė; populli donte tė kishte njė mbret. E Zoti tha: “Atėherė dėgjoji zėrat e tyre; qortoji haptazi dhe tregoju se si do tė mund tė sillet me ta njė mbret i caktuar pėr t’i qeverisur“.

E me kėtė mbėrrijmė nė funksionin e tretė tė profetėve: tė cilėt janė protestues. Profetėt jo vetėm qė tregojnė alternativėn, por i paralajmėrojnė nė mėnyrė aktive nė lidhje me rrugėn qė do t’i ēojė nė rrėnim, dhe kundėr kėsaj zgjedhjeje protestojnė. Por, mbasi shpallin dhe protestojnė, ua lėnė njerėzve nė dorė. As edhe Zoti nuk ndėrhyn, nuk kryen mrekulli. Pėrgjegjėsia bie mbi njeriun, tė cilit i takon tė bėjė historinė e vet e qė profetėt ndihmojnė vetėm duke u pėrpjekur t’i tregojnė alternativat, duke i tėrhequr vėmendjen rreth vendimeve qė sjellin fatkeqėsi.

Ėshtė njė problem qė sot shtrohet saktėsisht si atėherė. Edhe ne gjėndemi pėrballė zgjedhjeve midis njė shoqėrie humane dhe barbarisė, njė shkatėrrimi tė plotė, ose nė rastin mė tė mirė gjysmė tė plotė, dhe njė ēarmatimi tė njėmendtė bėrthamor. E edhe sot do tė ishte detyrė e profetėve pėr bėrė zgjedhjen e duhur e pėr tė protestuar kundėr alternativės qė sjell katastrofėn.

E cili ishte besimi i profetėve? Ata ishin pohuesit e besimit nė njė Zot tė vetėm, thelbit tė tė cilit i pėrkisnin e vėrteta dhe drejtėsia; Por, nė terėsi, profetėt nuk merreshin me ēėshtje tė besimit, por me ēėshtje qė kishin tė bėnin me mėnyrėn e jetesės: nė radhė tė parė si t’i zbatonin nė kėtė botė parimet e njė Zoti tė vetėm. Megjithatė, pėr profetėt ekzistonte njė ēėshtje vendimtare e besimit: njėsia e Zotit.

Por, ēdo tė thotė nė tė vėrtetė njėsia e Zotit?

Ėshtė fjala pėr njė problem matematik, tė njėshit qė u kundėrvihet shumėve? Jo, do tė thotė se ka njė njėsi, njė Njėsh i fshehur mbas shumėsisė sė gjėrave dhe shumėsisė sė shqisave e shtysave tona: Njėshi si parim i epėrm. Por ky Njėsh fiton konkretėsi nė mendimin e profetėve, vetėm nėse mbajmė parasysh njė tjetėr aspekt themelor, dallimin mes Zotit e idhujve, tė cilėt janė vepėr e njeriut. Edhe Zoti mund tė jetė idhull nėse adhurohet, njėsoj si idhujt, si njė vepėr e njeriut. Zoti i profetėve ėshtė i gjallė, flet pikėrisht si “Zot i gjallė“, ndėrsa idhujt janė sende, janė tė vdekura. Kėshtu thotė njė nga profetėt, kanė sy e nuk shohin, kanė veshė e nuk dėgjojnė.

Profetėt e dinė qė adhurimi i idhujve do tė thotė katandisje e njeriut nė skllavėri, dhe tėrheqin vėmendjen mbi faktin se adhuruesi i idhujve ka pėrballė vetes njė copė dru. E ēan mė dysh, me gjysmėn ndez njė zjarr mbi tė cilin gatuan ushqim tė shijshėm; me gjysmėn tjetėr gdhend njė idhull tjetėr, e mandej kthehet tė adhurojė kėtė copė druri qė ėshtė vepėr e duarve tė veta, si tė qe diēka epėrore ndaj tij. Dhe ėshtė pėrsa kohė qė njeriu transferon tek ajo copė druri tė gjitha fuqitė e veta, i projekton aty; kėsisoj varfėron veten dhe bėn tė pasur dhe tė fuqishėm idhullin.

E sa mė e fuqishme tė jetė shėmbėlltyra, aq mė i skamur bėhet njeriu i cili, pėr tė shmangur varfėrinė e tejskajshme duhet t’i nėnshtrohet idhullit; kėshtu rifiton njė pjesė tė pasurisė sė tij tė brendshme duke u bėrė skllav i imazhit tė drunjtė. Nė gjuhėn filozofike moderne, ky fenomen emėrtohet me termin “tjetėrsim“ qė, nė kuptimin e pėrdorur prej Marksit e Hegelit shpreh saktėsisht atė qė profetėt donin tė thonin me konceptin e idhujtarisė: nėnshtrim ndaj gjėrave, humbje e sė brendshmes, e lirisė, vėnia-nė-marrėdhėnie-me veten nėpėrmjet nėnshtrimit.

Ne jemi tė bindur se nuk kemi idhuj e nuk jemi idhujtarė ngaqė mendojmė se midis nesh nuk gjėnden as Baal e as Astart; por harrojmė me lehtėsi se idhujt tanė kanė- kjo ėshtė e gjitha- emra tė tjerė. Nuk i quajmė Baal e Astart, por pronėsi, pushtet, prodhim material, konsum, nder, lavdi, apo me emra tė tjerė tė cilėt pėrfaqėsojnė gjėrat qė njeriu adhuron nė ditėt e sotme, duke rėnė nėn skllavėrinė e tyre.

Por nga fjalėt e thėna prej profetėve, mė i rėndėsishmi ėshtė me gjasė vizioni i kohėve mesianike: njė vizion unik, i ri, qė ėshtė bėrė burim pjellor ndryshimesh historike. Ėshtė fjala pėr idenė e “shėlbimit“, e shpėtimit tė njeriut nėpėrmjet vetėrealizimit tė plotė. Nė kuptimin profetik, kohėt mesianike janė pezullimi i mallkimit tė hedhur mbi njeriun nė parajsėn tokėsore, njė mallkim qė pėrfshinte atė atė tė konfliktit tė njeriut me veten pėr shkak tė lakmisė, tė dėshirės-pėr-tė patur gjithnjė-e-mė-shumė, e qė kishte tė bėnte edhe me luftėn mes sekseve.

Ne e konsiderojmė sot sipėraninė e seksit mashkullor si diēka qė dihet qysh mė pėrpara, por gjithmonė duhet tė kemi parasysh se nė historinė biblike sundimi mashkullor ėshtė vėnė si formė mallkimi dhe ndėshkimi; me fjalė tė tjera, pėrpara dėbimit, burri nuk kishte sundim mbi gruan. Dhe nuk mungojnė shembujt historikė prej tė cilėve rezulton se nė tė vėrtetė, kjo ishte situata nė epokėn parahistorike.

Mallkimi hyjnor sjell mė nė fund konfliktin mes njeriut dhe natyrės: burri duhej tė fitonte bukėn me djersėn e ballit, dhe puna nuk ishte ngazėllim, po pėrkundrazi ndėshkim, koncept ky qė ende sot ėshtė realitet pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve. Dhe i njėjti mallkim qė e dėnon burrin nėpėrmjet konfliktot me natyrėn, gjen shprehjen edhe nė idenė se gruaja duhet tė lindė me dhimbje. Djersa e burrit e dhimbjet e gruas qė lind, janė dy simbole tė poshtėrimit dhe ndėshkimit njerėzor frut i mallkimit biblik, e siē e thamė, bėhet fjalė pėr shfaqje qė ne i pranojmė sot si tė dhėna natyrale, tė paasgjėsueshme, porse nuk ishte kėshtu pėr autorėt e Biblės.

Nė tė vėrtetė, nė ēfarė konsistonte ideja mesianike e profetėve? Ishte ideja e njė paqeje tė re, tė konceptuar si diēka mė tepėr se mungesa e luftės: njė gjėndje solidariteti e harmonie mes individėve, mes popujve, mes sekseve, mes njeriut e natyrės, e atillė sa, sikundėr e thonė edhe vetė profetėt, njeriu nuk duhet tė stėrvitej mė pėr tė patur frikė.

Nė fakt harrohet me tepėr lehtėsi qė agresiviteti ėshtė pasojė e frikės. Dhe njeriu mėsohet tė ketė vazhdimisht frikė, tė ruhet, tė mos besojė nė mirėsinė e njė tjetri. Profetėt, me fuqinė e konceptit tė tyre tė kohėve mesianike, guxojnė tė pohojnė se agresiviteti mund tė zhduket nėse zhduket frika. Dhe pėr profetėt, kohėt mesianike ishin kohė bollėku por jo teprie: bollėk nė kuptimin se, pėr tė parėn herė tryeza mund tė shtrohej pėr tė gjithė ata qė do tė dėshironin tė uleshin rreth saj, dhe tė gjithė njerėzit kishin tė drejtė ta bėnin njė gjė tė tillė, pra tė merrnin pjesė nė gosti bashkė me tė tjerėt.

Pra, pėr profetėt, kohėt mesianike ishin kohė nė tė cilat njerėzit do tė mund tė jetonin jo vetėm nė paqe, nė harmoni, pa konflikte me natyrėn, pa lakminė e kamjes dhe pa zili, por dhe kohė kur ekzistenca e tyre do tė kishte njė njė pikėmbėrritje, njė qėllim, i cili nuk kuptohej e nuk do kuptuar si pushtim i asaj qė tė nevojitet pėr tė jetuar nė pikėpamje fizike: kjo do tė mbetet njė detyrė e pėrjetshme, qė kėrkon zgjidhje vazhdimisht. Nė tė vėrtetė, bėhet fjalė pėr njė tjetėr qėllim i cili, pėr ta thėnė me gjuhėn e profetėve, ėshtė vetėdija e plotė e Zotit ose, pėr ta thėnė me terma teologjikė, zhvillimi i plotė i forcave psikike tė ekzistencės e tė arsyes sė njeriut, i cili do tė ketė nė vetevete qendrėn e vet dhe do tė jetė i lirė tė vėrė nė jetė aftėsitė e tij.

Nė njėfarė kuptimi, kohėt mesianike janė kundėrpėrgjigje e gjėndjes parajsore, me ndryshimin qė kjo pėrbėnte fillesėn e historisė ose, thėnė ndryshe, parahistorisė. Harmonia parajsore mbretėronte kur njeriu ende nuk e kishte vetėdijen e njė individi tė ndarė prej tė tjerėve; ishte harmoni e mungesės sė zhvillimit njerėzor, e gjėndjes primitive, e bashkėsisė zanafillore, parahistorike.

Kohėt mesianike janė rikthim nė kėtė harmoni, e cila ėshtė e mundur me kushtin qė njeriu tė jetė plotėsisht i realizuar nė vazhdėn e historisė sė tij. Kjo nuk do tė merrte fund me kohėt mesianike, por nė njėfarė kuptimi ato do tė pėrbėnin fillesėn e vėrtetė tė historisė njerėzore nė tė cilėn do mund tė kapėrcehet caku qė e pengon njeriun pėr tė qenė plotėsisht i tillė.

Pak mė sipėr e pėrmenda shkarazi pjellorinė gjigande tė ideve mesianike nė shėrbim tė zhvillimit tė njerėzimit; e mbase asnjė ide nuk ka ndikuar kaq shumė mbi zhvillimin sa ideja mesianike. Pa zbritur nė hollėsira dhe pa hyrė nė kėtė ēėshtje ende sub judice, mund tė pohojmė megjithatė se, si krishterimi ashtu dhe socializmi kanė qenė thellėsisht tė ndikuar nga ideja mesianike, sadoqė kėtė ide e kanė shprehur nė mėnyra tė ndryshme dhe nė mė shumė se njė pikė janė larguar nga ajo qė e pėrshkrova si bėrthamė tė saj; por, pėrpjekjet pėr ta provuar nė mėnyrė tė hollėsishme do tė na ēonin shumė larg.

Ideja mesianike ėshtė ēuar pėrpara, por edhe ėshtė shkatėrruar pareshtur, ėshtė prishur, pėrshembull tek krishterimi, nė caqet e tė cilit gjithsesi nuk ka vdekur krejtėsisht, por ka mbetur gjithnjė i gjallė si njė farė pjellore; e ende sot mund ta dallojmė.

E njėjta gjė vlen edhe pėr socializmin, socializmin humanist tė Marksit, qė qysh herėt u prish krejtėsisht me krijimin e tė ashtuquajturve shtete socialiste; por edhe brėnda tyre fara nuk ėshtė tharė tėrėsisht, e edhe njė herė na ėshtė dhėnė tė kostatojmė se versioni shekullar i idesė mesianike, qė gjėndet nė socializmin marksist por jo dhe nė socializmin demokratik e komunist, ėshtė njė bėrthamė e mbetur gjallė qoftė dhe vetėm tek individė tė veēantė. Patjetėr mund tė pohojmė se historia moderne as qė do mund tė merrej me mend pa ndikimin e idesė mesianike, e qė mund tė kuptohet plotėsisht vetėm nėse e pyesim thellė veten se si e ku ėshtė zbatuar dhe si e ku ėshtė prishur ideja pėr tė cilėn flasim.

Nėn dritėn e kėtyre shqyrtimeve, na lejohet tė pohojmė se sot profetėt janė mė aktualė se kurrė, e jo vetėm pėr arsyet qė pėrmendėm, por edhe sepse mundėsitė e zgjedhjeve pėrballė tė cilave gjėndemi, siē i vura nė dukje deri mė tash, janė pėrgjithėsisht tė njėjta me ato tė kohės sė profetėve. Edhe ne jemi thirrur pėr t‘u qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė, edhe ne duhet tė zgjedhim njerėn prej alternativave.

E nėse duam tė vlerėsojmė aktualitetin e profetėve, nuk duhet tė merremi vetėm me ngjarje bashkėkohore, por duhet t’i lexojmė edhe profetėt: njė lexim me frytshmėri shumė tė madhe dhe emocionues sa s’ka ku shkon mė tepėr, nė se mė lejohet ta them; profetėt kanė shumė mė tepėr pėr tė thėnė mbi botėn e sotme, sesa shumė kronika tė cilat mėtojnė tė jenė “aktuale“ e tė pėrfaqėsojnė tė tashmen – pa mundur ta depėrtojnė dot.

Erich Fromm
Marrė nga “Dashuria pėr jetėn”, pėrktheu Shpėtim Kelmendi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi