Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:27

LIBRI I PORTOKALLTĖ



Teknikat e meditimit

Nga OSHO

pėrktheu : Hasan Hamėzbalaj

HYRJE

Ky libėr ėshtė pėrmbledhje teknikash tė meditimit tė cilat OSHO i ka preferuar gjatė viteve, sė bashku me thėnie e citate nga librat e ligjėrimeve tė mėngjesit dhe lutjeve tė mbrėmjes.

Disa nga teknikat, si vipassana, Nadabrahman, meditimi me sjellje kanė qenė tė njohura me shekuj pėr meditantėt e traditave tė ndryshme; sakaq teknikat tjera, si meditimi dinamik, Kundalini dhe Gourishankari – janė njėkohėsisht reflektim i urtisė sė traditės dhe i tė arriturave tė psikologjisė bashkėkohore; kėto janė udhėzime unike tė Osho-s pėr nevojat e njeriut bashkėkohor.

Sė bashku, na japim rast tė rrallė t’i investojmė gjithė pėrpjekjet tona qė tė arrijmė “kėtu dhe tash” dhe ta gjejmė vetveten. Sipas vizionit tė Oshos, sikurse sipas vizionit tė tė gjithė Buda-ve nėpėr shekuj, bėhemi meditantė dhe mund ta pėrjetojmė se “kėtu dhe tash”-i i largėt nė tė vėrtetė veēse ėshtė kėtu, dhe tash, vetėm atėherė kur i lėmė tė gjitha pėrpjekjet e kur tė gjitha kėto teknika bėhen tė tepėrta.

Deri atėherė, bashkojuni vallėzimit! Qeshuni dhe kėndoni, vraponi, kėrceni dhe bėrtitni, rrini dhe kundroni, jetoni, duani dhe lutuni qė nga agimi gjer nė terr me kėto meditime tė mrekullueshme.

Dhe mos lejoni qė rutina juaj e pėrditshme tė jetė pretekst qė tė mos hyni nė to e tė mos eksperimentoni. Kapitujt janė tė shpėrndarė nė atė mėnyrė qė ndjekin renditjen e pesė meditimeve kryesore nė kampet e meditimit pėr ēdo muaj nė komunėn e Oshos, nė Puna, Indi, apo kohėn tė cilėn e propozon Osho; por, kėta kapituj janė vetėm propozim, nuk janė kategori tė ngurta.

Gjithsesi, mė mirė ėshtė qė meditimin dinamik (i cili rėndom bėhet nė mėngjes) ta bėni nė mbrėmje se kurrė.

E nėse detyrimet ju lejojnė, mund tė kėndoni e vallėzoni tėrė ditėn.

Kuptojeni meditimin si aventurė, ndėrkaq kėtė libėr si udhėrrėfyes tuajin.

Sipas Swami Anand Veetmoha-s
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:34

GĖZIMI MĖ I MADH NĖ JETĖ

Ē’ ĖSHTĖ MEDITIMI?

Meditimi ėshtė gjendje e jo-mendjes.

Meditimi ėshtė gjendje e vetėdijes sė pastėr, pa kurrfarė pėrmbajtjeje. Vetėdija juaj rėndom ėshtė pėrplot lėmishte, posi pasqyra e mbuluar me pluhur. Mendja ėshtė komunikacion i pandėrprerė: mendimet janė nė lėvizje, dėshirat janė nė lėvizje, ndjenjat janė nė lėvizje, ambiciet janė nė lėvizje – ėshtė ky njė komunikacion i pandėrprerė! Nga dita nė ditė, mendja madje funksionon edhe kur flini, ajo ėndėrron. Ajo edhe mė tej mendon, ende e mbysin brengat e mundimet. Pėrgatitet pėr ditėn tjetėr, nė vazhdim ėshtė pėrgatitja e fshehtė.

Kjo nuk ėshtė gjendje meditimi. Meditimi ėshtė pikėrisht e kundėrta e kėsaj. Kur nuk ka komunikacion dhe kur tė menduarit ka pushuar, mendimet nuk lėvizin, dėshirat nuk zgjohen, krejtėsisht jeni tė qetė – ky qetim ėshtė meditimi.

Sė pari duhet ditur ē’ ėshtė meditimi.
Ēdo gjė tjetėr vjen vetė.

Unė nuk mund tė ju them se duhet tė meditoni, mundem vetėm tė ju sqaroj se ē’ ėshtė meditimi. Po mė kuptuat, do tė jeni nė meditim. Nė meditim s’ka “duhet”. Po nuk mė kuptuat, nuk do tė jeni nė meditim.

E nė atė qetim njihet e vėrteta, assesi ndryshe. Meditimi ėshtė gjendje e jo-mendjes.

Nuk mund ta gjeni meditimin me anė tė mendjes, pasi qė mendja pandėrprerė e pėrsėrit vetveten. Meditimin mund ta gjeni vetėm duke mėnjanuar mendjen, ashtu qė tė jeni tė qetė, indiferentė, tė mos identifikoheni me mendjen; ashtu qė ta shikoni sesi mendja rrjedh, e tė mos mendoni se jeni ju ajo mendje.

Meditimi ėshtė vetėdija pėr atė se unė nuk jam mendja. Kur vetėdija depėrton gjithnjė e mė thellė e mė thellė nė ju, dalėngadalė, vijnė disa ēaste – ēaste qetimi, ēaste tė hapėsirės sė pastėr, ēaste tejdukshmėrie, ēaste kur nė ju asgjė nuk pipėtin dhe kur ēdo gjė ėshtė e qetuar. Nė kėto ēaste qetimi do tė njihni se kush jeni (ju) dhe do tė njihni misterin e kėsaj ekzistence.

Vjen dita, dita e bekimit tė madh, kur meditimi bėhet gjendje juaja e natyrshme.

Mendja ėshtė diēka jo e natyrshme, ajo kurrė nuk bėhet gjendje juaja natyrore. Sakaq, meditimi ėshtė gjendje e natyrshme – tė cilėn e kemi humbur. Kjo ėshtė parajsa e humbur, por parajsa mund tė gjendet pėrsėri. Shikoni nė sytė e fėmijės dhe keni pėr tė parė qetimin e madh, miturinė. Secili fėmijė nė botė vjen me gjendje meditimi, por ai do tė jetė i udhėzuar nėpėr rrugėt e shoqėrisė – do tė jetė i udhėzuar sesi tė mendojė, sesi tė llogarisė, sesi tė gjykojė, sesi tė argumentojė, duhet t’i mėsojė fjalėt, gjuhėn, kuptimet.

Dhe, pak nga pak, ai e humb kontaktin me miturinė e vet. Bėhet i helmuar, i ndotur me shoqėrinė. Bėhet mekanizėm i dobishėm, por pushon sė qeni njeri.

E nevojshme ėshtė vetėm qė tė rifitohet ajo hapėsirė. E keni njohur mė parė, dhe kur tė parėn herė njoftoheni me meditimin, do tė jeni tė befasuar – pasi qė nė ju ka pėr t’u zgjuar ndjenja e mrekullueshme si ta kishit njohur qė mė parė. Dhe, kjo ndjenjė ėshtė e vėrtetė: me tė vėrtetė e njihni qė mė parė. E keni harruar. Diamanti ka humbur nė morinė e plehut. Por, po qe se atė mund ta zbuloni, pėrsėri keni pėr ta gjetur diamantin – juaji ėshtė.

Ai nė tė vėrtetė nuk mund tė humbasė: vetėm mund tė jetė i harruar. Tė lindur jemi si meditantė, mė pastaj e mėsojmė veprimtarinė e mendjes. Por, natyra jonė e vėrtetė mbetet diku thellėsisht e fshehur, si rrymė nėntokėsore. Njė ditė, me pak mihje, keni pėr tė zbuluar se burimi nuk ka shterur, burimi i ujit freskues. Dhe gėzimi mė i madh nė jetė ėshtė ta gjesh burimin.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:36

MEDITIMI NUK ĖSHTĖ KONCENTRIM

Meditimi nuk ėshtė koncentrim. Nė koncentrim ekziston subjekti i cili koncentrohet si edhe objekti nė tė cilin koncentrohet. Kjo ėshtė dualitet. Nė meditim nuk ėshtė askush pėrbrenda dhe asgjė pėrjashta.

E brendshmja rrjedh nė tė jashtmen, e jashtmja rrjedh nė tė brendshmen. Mė nuk ekziston kufizimi, s’ka kufi. E brendshmja ėshtė pėrjashta, e jashtmja ėshtė pėrbrenda, kjo ėshtė vetėdijėshmėria jo-duale.

Koncentrimi ėshtė vetėdijėshmėri duale: prandaj koncentrimi tė lodhė, prandaj ndiheni tė rraskapitur derisa jeni tė koncentruar. Nuk mund tė jeni tė koncentruar njėzet e katėr orė, patjetėr do tė merrnit leje pėr tė pushuar.

Koncentrimi kurrė nuk mund tė jetė gjendje e lartė natyrore. Meditimi nuk ju lodhė, meditimi nuk ju molisė. Tė meditoni mundeni njėzet e katėr orė – nga dita nė ditė, nga viti nė vit. Meditimi mund tė zgjasė pėrjetėsisht.

Koncentrimi ėshtė akt, akt i vullnetshėm. Meditimi ėshtė gjendje e jo-vullnetit, gjendje e jo-aksionit. Ai vetvetiu ėshtė relaksim. Individi thjesht ka hyrė nė qenien e vet individuale, e ajo ėshtė si edhe qenia e Ēdogjėje.

Nė koncentrim mendja funksionon nė bazė tė vendimit: ju diēka bėni. Koncentrimi rezulton nga e kaluara. Nė meditim nuk ka vendim. Ju asgjė posaēėrisht nuk bėni, thjeshtė jeni. Nuk ka nė tė tė kaluar, ėshtė i pandotur me tė kaluarėn. Nuk ka nė tė tė ardhme, i pastėr ėshtė nga ēfarėdo ardhmėrie.

Kjo ėshtė ajo qė Lao Ce e quajti wei-wu-wei, veprim pėrmes joveprimit. Kjo ėshtė ajo qė mėsuesit e Zenit kanė rrėfyer: Tė rrish qetė, tė mos bėsh asgjė, pranvera vjen dhe bari rritet nga vetvetja. Mbajeni nė mend: nga vetvetja – asgjė nuk keni bėrė. Ju nuk e ngrehni barin pėrpjetė; pranvera vjen, dhe bari rritet nga vetvetja.

Kjo gjendje – kur jetės i lejoni qė tė shkojė rrjedhės sė vet, kur nuk dėshironi qė ta udhėhiqi atė, kur nuk dėshironi ta kontrolloni, kur nuk manipuloni me tė e kur nuk i impononi kurrfarė disipline – kjo gjendje e pafrenuar e spontanitetit tė pastėr – kjo ėshtė meditimi.

Meditimi ėshtė nė tė tashmen, tashmėri e pastėr. Meditimi ėshtė drejtpėrdrejtshmėri. Nuk mund tė meditoni, mund tė jeni nė meditim. Nuk mund tė jeni nė koncentrim, ndaj mund tė koncentroheni. Koncentrimi ėshtė njerėzor, e meditimi ėshtė hyjnor.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:37

ZGJEDHJA E MEDITIMIT

Qė nė fillim, gjeni diēka qė ju pėrgjigjet. Meditimi nuk guxon tė jetė angazhim i detyrueshėm. Nėse imponohet, i gjykuar do tė jetė qė nga vetė fillimi. Gjėja e imponuar kurrė nuk do tė ju bėjė tė natyrshėm. Nuk ka nevojė tė krijoni konflikt tė tepėrt. Kėtė duhet ta kuptoni, sepse mendja e posedon aftėsinė natyrore tė meditimit, nėse ia ofroni atė qė i pėrgjigjet.

Nėse orientoheni me trup, ekziston mėnyra me anė tė sė cilės mund tė ngjiteni deri tek Perėndia me ndihmėn e trupit, pasi qė ai po ashtu i takon Perėndisė. Nėse e ndieni se po orientoheni me zemėr, atėherė ajo mėnyrė ėshtė lutja. Po qe se ndieni se po orientoheni pėrmes intelektit, atėherė ajo mėnyrė ėshtė meditimi.

Por meditimet e mia nė njėfarė mėnyre janė ndryshe. Jam pėrpjekur t’i gjej metodat tė cilat do tė mund t’i pėrdornin qė tė tre tipat e pėrmendur. Nė to ka shumė trupėsi, shumė zemėr dhe shumė inteligjencė. E tėrė kjo trini qė ndodhet nė to ėshtė e lidhur sė bashku dhe ndikon ndrysh nė tipa tė ndryshėm.

Trupi, zemra, mendja – tė gjitha meditimet e mia rrjedhin nė tė njėjtėn mėnyrė. Fillojnė nga trupi, e pėrshkojnė zemrėn, depėrtojnė deri tek mendja dhe e mbikalojnė atė.

Gjithmonė pėrkujtojeni: ajo nė tė cilėn kėnaqeni, mund tė hyjė thellė nė ju; vetėm ajo mund tė hyjė thellė nė ju. Kėnaqėsia nė diēka thjesht do tė thotė se ajo po ju pėrgjigjet. Ritmi i kėnaqėsisė harmonizohet me ju: ekziston harmonizimi subtil ndėrmjet jush dhe asaj metode.

Kur njėherė kėnaqeni nė ndonjėrėn metodė, mos u bėni tė pangopshėm; hyni nė tė aq sa mundeni. Mund tė merreni me tė njė herė apo, nėse ėshtė e mundur, dy herė nė ditė. Sa mė tepėr merreni me tė, aq mė tepėr do tė kėnaqeni nė tė. Hidheni atė metodė vetėm nėse ju zhduket gėzimi, se atėherė mė nuk ėshtė efektive. Kėrkojeni metodėn tjetėr.

Asnjėra metodė nuk mund tė ju sjell gjer tek vetė fundi. Gjatė udhėtimit shpesh do tė jeni tė detyruar t’i ndėrroni trenat. Metoda e caktuar ju sjell gjer tek gjendja e caktuar. Pėrmbi atė, mė tej, nuk ėshtė efektive, e keni shterur.

Pėr kėtė duhet t’i mbani nė mend dy gjėra: kur kėnaqeni nė ndonjėrėn metodė, hyni nė tė sa mė thellė qė mundeni, por kurrė mos u bėni tė varur prej saj, pasi qė njė ditė edhe atė duhet ta hidhni. Po u bėtė tepėr tė varur prej saj, kjo ėshtė si droga; nuk mund ta lini.

Mė nuk kėnaqeni nė tė - mė asgjė nuk ju ofron – por ju ėshtė bėrė shprehi. Mundeni edhe tė vazhdoni, por silleni nė qark; nuk mund tė ju dėrgojė mė lart.

Prandaj, kijeni si kriter gėzimin. Nėse gėzimi ėshtė i pranishėm, vazhdoni, vazhdoni, gjer nė ēastin e fundit tė gėzimit. Duhet ta shterni plotėsisht. Nuk guxon tė mbetet asnjė pikė e vetme lėngu. Por atėherė duhet tė jeni tė aftė ta lini.

Zgjidheni ndonjė metodė tjetėr e cila pėrsėri ju sjell gėzim. Njeriu duhet t’i ndėrrojė shpesh. Kjo ndryshon tek njerėzit e ndryshėm, por njė metodė e vetme shumė rrallė ėshtė e mjaftueshme pėr krejt udhėtimin.

Nuk ka nevojė tė bėni shumė meditime njėkohėsisht, se mund tė bėni gjėra qė ju hutojnė, kontradiktore, e kjo atėherė do tė ishte dhembshme.
Zgjidhini dy meditime dhe mbani ato. Nė tė vėrtetė, unė do tė kisha dėshiruar ta zgjidhni njė, kjo do tė ishte mė sė miri.

Mė mirė ėshtė qė mė shpesh ta pėrsėritni njėrėn qė ju pėrgjigjet. Nė atė rast, ajo ka pėr tė depėrtuar gjithnjė e mė thellė e mė thellė. Ju i provoni shumė gjėra – njė ditė njėrėn, ditėn tjetėr tjetrėn. I trilloni edhe tuajat, e kėsisoji mund tė krijoni shumė pėshtjellim. Nė librin mbi Tantrėn ka mbi njėqind e dymbėdhjetė lloje meditimesh. Mund tė ēmendeni. Edhe ashtu veēse jeni ēmendur!

Meditimet s’ janė naivitet. Ndonjėherė mund tė jenė edhe tė rrezikshme. Luani me mekanizmin subtil, tepėr subtil tė mendjes. Herė-herė ndonjė gjė e vogėl, pėr tė cilėn as nuk keni qenė tė vetėdijshėm se po e bėni, mund tė bėhet e rrezikshme.

Prandaj, kurrė mos provoni tė trilloni dhe mos i krijoni “mish-mash” -metodat personale tė meditimit. Zgjidhni dy dhe thjesht provojini pėr disa javė.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:38

KRIJIMI I HAPĖSIRĖS PĖR MEDITIM

Mund tė krijoni hapėsirė tė veēantė – njė tempull tė vogėl apo njė kthinė ku mund tė meditoni pėr ēdo ditė – nuk e pėrdorni atė kthinė pėr kurrfarė qėllimi tjetėr, sepse ēdo qėllim ka vibracionin e vet tė veēantė.

Atė kthinė e pėrdorni vetėm pėr meditim dhe pėr asgjė tjetėr. Atėherė ajo do tė jetė e mbushur dhe ju do tė ju presė pėr ēdo ditė.

Vendi do tė ju ndihmojė; vetėm vendi do tė krijojė vibrim tė veēantė, atmosferė tė veēantė nė tė cilėn do tė mund tė shkoni gjithnjė e mė thellė e mė thellė, gjithnjė e mė lehtė. Pėr kėtė arsye janė krijuar tempujt, kishat e xhamitė – thjesht qė tė fitohet hapėsirė e cila shėrben vetėm pėr lutje dhe meditim.

Mund ta zgjidhni edhe kohėn e pėrhershme pėr meditim e, edhe kjo ka pėr tė ndihmuar shumė, sepse trupi juaj dhe mendja juaj janė mekanizėm. Po qe se ēdo ditė drekoni nė kohė tė caktuar, trupi juaj nė atė orė do ta kėrkojė ushqimin.

Kur them tė meditoni, e di se pėrmes meditimit askush s’arrin; por me meditim arrini deri tek pika nė tė cilėn jo-meditimi bėhet i mundshėm.

Nganjėherė madje edhe mund tė lozni me kėtė. Nėse zakonisht drekoni nė ora njė, dhe sahati tregon se pikėrisht ėshtė ora njė, do tė ndieni uri – bile edhe po qe se sahati nuk ėshtė mirė dhe ora ėshtė njėmbėdhjetė apo dymbėdhjetė. E shikoni sahatin, kurse ai shėnon orėn njė, dhe pėrnjėherė do ta ndieni urinė. Trupi juaj ėshtė mekanizėm.

Mendja juaj po ashtu ėshtė mekanizėm. Meditoni ēdo ditė nė tė njėjtin vend, nė tė njėjtėn kohė, dhe do tė krijoni uri pėr meditimin nė trupin dhe mendjen tuaj. Trupi dhe mendja juaj pėr ēdo ditė, nė kohė tė caktuar, do tė kėrkojnė prej jush qė tė meditoni. Kjo ka pėr tė ndihmuar. Nė ju ėshtė krijuar hapėsira e cila do tė bėhet etje dhe uri.

Kjo ėshtė tepėr mirė nė fillim.

Derisa nuk vini gjer aty qė meditimi tė bėhet i natyrshėm dhe tė mund tė meditoni kudo qoftė, nė cilindo vend dhe nė cilėndo kohė – deri nė atė moment pėrdorini kėto burime mekanike tė trupit e mendjes si ndihmesė.

Kur e fikni dritėn, kur e ndizni nė dhomė shkopin e caktuar aromatik, kur keni petkun e caktuar, kur arrini disponimin e caktuar, butėsinė e caktuar, kur keni llojin e caktuar tė shtrojės, kur zini pozicionin e caktuar tė trupit – keni krijuar atmosferė tė caktuar.

Krejt kjo ndihmon, por nuk ju sjell gjer tek meditimi. Tek ndonjė njeri tjetėr krejt kjo mund tė bėhet edhe pengesė. Njeriu duhet ta gjejė ritualin e vet, i cili ėshtė aty thjesht qė t’ ju ndihmojė qė tė ndiheni mirė dhe tė pritni.

E kur ndiheni mirė dhe kur pritni, ndodh meditimi; Perėndia ju vjen si ėndrra, Perėndia ju vjen si dashuria. Vetėm kėto nuk mundeni as t’i ftoni as t’i merrni me pėrdhunė.

Meditimi ėshtė ēelės pėr hapjen e dyerve tė ekzistencės.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:41

JINI TĖ ĒLIRUAR DHE TĖ NATYRSHĖM

Njeriu mund magjepset me meditimin. Por, tė magjepsurit ėshtė problem: keni qenė tė magjepsur me paranė, tash jeni tė magjepsur me meditimin. Nuk ėshtė problem paraja, magjepsja ėshtė problemi. Keni qenė tė magjepsur me tregtinė, tash jeni tė magjepsur me Perėndinė.

Nuk ėshtė problem tregtia, porse magjepsja. Njeriu duhet tė jetė i ēliruar dhe i natyrshėm, dhe jo i magjepsur me ēfarėdo qoftė: as me mendjen, as me meditimin. Vetėm atėherė, kur nuk jeni tė preokupuar, kur nuk jeni tė magjepsur, kur thjesht rrymoni, ju ndodh ajo mė e rėndėsishmja.

AGU
Hare, lėvizje e katarzė

Meditimet tė gjitha janė mėnyra subtile qė tė deheni – qė tė bėheni pijanecė tė hyjnores.

MEDITIMI ME QESHJE

Ēdo mėngjes kur zgjoheni, para se t’i ēelni sytė, shtrihuni si macja. Shtrijeni ēdo muskul tė trupit tuaj. Pas tre apo katėr minutash, me sytė ende tė mbyllur, filloni tė qeshni. Pesė minuta thjesht qeshni.

Nė fillim kėtė ju e bėni vetė, por sė frikti kjo ka pėr tė shkaktuar qeshje tė sinqertė, spontane. Humbeni veten nė tė qeshur. Mund tė kalojnė disa ditė para se kjo vėrtet tė ndodhė, jemi aq tė pamėsuar me njė gaz tė kėtillė. Por kjo sė shpejti do tė bėhet spontane dhe do ta ndryshojė natyrėn e gjithmbarshme tė ditės suaj.

Pėr ata qė e kanė tė vėshtirė tė qeshin me zemėr apo pėr ata qė ndiejnė se gazi i tyre ėshtė i rrejshėm, Osho e ka propozuar kėtė teknikė tė thjeshtė:

Herėt nė mėngjes, para se tė hani ēfarėdo qoftė, pini gati njė gotė tė madhe me ujė – tė vakėt dhe pakėz tė njelmėt.

E para ēfarė duhet bėrė ėshtė qeshja, pasi qė kjo i jep ton tėrė ditės. Po u zgjuat me qeshjen, sė shpejti do tė filloni tė ndieni sesi jeta ėshtė absurde.

Asgjė nuk ėshtė serioze:

qesharake janė madje edhe pakėnaqėsitė tuaja, qesharake ėshtė dhembja juaj, paj edhe ju vetė jeni qesharakė!

Pini, dhe pini shpejt, pėrndryshe nuk do tė jeni nė gjendje tė pini shumė. Pastaj thjesht pėrkuluni dhe gargarisni ashtu qė uji t’ju rrjedh buzėve. Kjo do tė ishte “tė kthyerit” e ujit – gjė qė do t’jua pastrojė hyrjen. Asgjė tjetėr nuk nevojitet. Ekziston pengesa nė hyrje, e cila kurdo qė dėshironi tė qeshni, e ndalon qeshjen.

Nė jogė ky ėshtė veprim tė cilit gjithsesi duhet t’i pėrmbaheni. Joginėt e quajnė “pastrimi i domosdoshėm”. Ky pastron fuqishėm dhe e bėn hyrjen tepėr tė pastėr – tė gjitha pengesat zhduken. Do tė kėnaqeni nė kėtė dhe do ta ndjeni pastėrtinė gjithė ditėn. Qeshja, lotėt, e madje edhe tė folurit tuaj do tė vjen nga vetė qendra mė e thellė.

Bėjeni kėtė dhjetė ditė dhe do tė qeshni spontanisht e nga zemra.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:42

MEDITIMI I DRITĖS SĖ ARTĖ

Kjo ėshtė metodė e thjeshtė me tė cilėn e transformoni energjinė tuaj dhe e udhėhiqni te lart. Veprimin duhet bėrė sė paku dy herė nė ditė.
Koha mė e mirė ėshtė herėt nė mėngjes, drejtpėrdrejt para se tė ngriheni nga shtrati. Posa qė ta ndjeni se jeni zgjuar, tė freskėt, bėjeni kėtė njėzet minuta.

Bėjeni kėtė menjėherė, nė vend, meqė kur zgjoheni jeni tejet, tejet tė ndjeshėm, pranues. Kur zgjoheni jeni shumė tė freskėt dhe veprimi do tė jetė shumė i thellė.

Pikėrisht kur zgjoheni jeni mė pak tė zėnė me mendime se kurdoqoftė, prandaj ekzistojnė disa zbrazėti pėrmes sė cilave kjo metodė do depėrtojė gjer tek esenca juaj mė e thellė. Pėrpos kėsaj, herėt nė mėngjes kur zgjoheni dhe kur e tėrė toka zgjohet, zgjohet edhe derdhaza e fuqishme e energjisė nė botė – shfrytėzojeni kėtė derdhazė, mos e lėshoni rastin.

Meditimi ėshtė ilaē. Ky ėshtė ilaēi i vetėm.
Prandaj harrojini problemet tuaja dhe thjesht hyni nė meditim.

Nė tė gjitha religjionet e vjetra janė lutur nė mėngjes, para lindjes sė diellit, pasi qė lindja e diellit ėshtė lindje e tė gjitha energjive ekzistuese. Nė atė ēast thjesht mund tė notoni nė atė derdhazė tė lindur energjie, do tė jetė lehtė. Nė mbrėmje do tė jetė mė vėshtirė, energjia dobėsohet pėrsėri, ndaj duhet notuar nė tė kundėrtėn e rrymės. Nė mėngjes notoni me rrymėn.

Thjesht rrini tė shtrirė nė shtratin tuaj, nė shpinė. Mbajini sytė mbyllur. Kur merrni frymė, thjesht parafytyrojeni veten sesi njė dritė e madhe po ju hyn nė kokė dhe nė trup, sikur ndonjė diell tė kishte zbritur tek koka juaj.

Thjesht jeni tė zbrazėt dhe drita e artė derdhet nė kokėn tuaj, dhe depėrton, depėrton thellė, thellė, dhe del pėrmes gishtave tė kėmbės. Derisa e merrni frymėn, pėrcilleni kėtė frymėmarrje me vizuelizim. Drita e artė ka pėr tė ndihmuar. Do tė jua pastrojė tėrė trupin dhe do ė ju mbushė plot kreativitet. Kjo ėshtė energjia mashkullore.

E kur e nxirrni frymėn, mendoni tjetėr gjė: terri hyn pėrmes gishtave tuaj tė kėmbėve, lum i madh i errėt hyn pėrmes gishtave tuaj tė kėmbėve, ngjitet dhe del pėrmes kokės.

Bėjeni kėtė dalėngadalė, frymoni thellėsisht, ashtu qė tė mund tė vizuelizoni.

Kjo ėshtė energjia femėrore. Kjo ka pėr t’ju bėrė tė qesheni, ka pėr t’ ju bėrė mė pranues, do tė ju qetėsojė, do tė ju sjellė prehje. Bėjeni kėtė shumė ngadalė, sepse drejtpėrdrejt pas gjumit mund tė frymoni thellėsisht dhe ngadalė, duke qenė se trupi ėshtė i pushuar, i relaksuar.

Koha tjetėr mė e mirė ėshtė kur shkoni pėr tė fjetur, natėn. Shtrihuni nė shtrat, relaksohuni disa minuta. Kur ta ndieni se po pezulloni midis ėndrrės dhe zhgjėndrrės, pikėrisht nė mes, fillojeni rishtas kėtė veprim.

Bėjeni kėtė njėzet minuta. Po qe se gjatė kėsaj ju zė gjumi, aq mė mirė, pasi qė veprimi mbetet nė ndėrdije dhe atje do ta vazhdojė veprimin e vet.

Po qe se kėtė metodė tė thjeshtė e bėni tre muaj, do tė jeni tė befasuar – transformimi ka filluar!
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:44

PRITJA E LINDJES SĖ DIELLIT

Pesėmbėdhjetė minuta para lindjes sė diellit, kur nė horizont zė tė shfaqet drita e parė, thjesht pritni dhe kundroni siē pritni njeriun e dashur: me afsh, nė pritje tė thellė, pėrplot shpresė dhe trazim – e megjithatė tė qetė.

Thjesht pritni qė dielli tė lindė dhe soditni edhe mė tej. S’ka nevojė t’i zgurdulloni sytė; lirisht dridhėroni lehtėsisht. Kijeni ndjenjėn se njėkohėsisht diēka po lind edhe nė ju.

Kur dielli shfaqet nė horizont, filloni tė ndieni se e keni pikėrisht pranė kėrthizės. Ai shfaqet atje, por edhe kėtu, nė kėrthizė, ngrihet, ngrihet, ngadalė. Dielli del atje, por edhe kėtu del njė dritė e brendshme.

Mjaftojnė vetėm dhjetė minuta, pastaj mbyllini sytė. Kur pėr tė parėn herė e shikoni diellin me sy tė hapur, ai e krijon negativin, prandaj kur i mbyllni sytė, mund tė shihni sesi dielli vezullon pėrbrenda.

Dhe kjo gjithsesi ka pėr tė ju ndryshuar.

FESTIMI I DIELLIT TĖ LINDUR

Ngrihuni nė pesė, para lindjes sė diellit, dhe gjysmė ore vetėm kėndoni, kėndoni (me gojė mbyllur), tė shtrėnguar (frymoni me vėshtirėsi), murmurisni. Ata tinguj nuk duhet tė kenė kurrfarė kuptimi; ata duhet tė jenė ekzistencialė, jo me shumė kuptim.

Duhet tė kėnaqeni nė ta, kjo ėshtė e tėra – ky ėshtė kuptimi. Duhet tė luhateni andej-kėndej. Le tė jetė ky festimi i lindjes sė diellit, ndėrpriteni vetėm kur tė lind dielli.

Nga kjo, e tėrė dita do ta mbajė njė ritėm tė caktuar nė ju. Do tė jeni tė harmonizuar qė herėt nė mėngjes dhe keni pėr tė parė se dita ka tjetėr kualitet; jeni mė tė dashur, mė tė afėrt, mė tė qetė, mė miqėsor – mė pak agresivė, mė pak tė tėrbuar, mė pak ambicioz, mė pak egoistikė.

Ky ėshtė i tėrė arti i meditimit: si tė veprojmė fuqishėm, si t’i heqim qafe mendimet dhe si energjinė e cila rrymon si mendim tė shndėrrohet nė vetėdije.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:46

VRAPIMI, JOGGING-u DHE NOTIMI

Ėshtė e natyrshme dhe e lehtė tė jesh zgjuar kur je nė lėvizje. Kur vetėm rrini qetėsisht, e natyrshme ėshtė qė vetėm tė ju flihet. Kur bini nė shtrat, ėshtė shumė vėshtirė tė mbeteni zgjuar, pasi qė situata e tėrėsishme ju ndihmon tė flini.

Por, kur jeni nė lėvizje, e natyrshme ėshtė qė tė mos mund tė flini, atėherė funksiononi mė gjallėrisht. Problemi i vetėm ėshtė nė atė se lėvizja mund tė bėhet mekanike.

Mėsohuni t’i bashkoni trupin, mendjen dhe shpirtin. Gjejini mėnyrat nė tė cilat mund tė funksiononi harmonikisht.

Kjo shpesh iu ndodh vrapuesve. Edhe pse vrapimi nuk merret si meditim, vrapuesit megjithatė nganjėherė kanė pasur pėrvojė tė fuqishme meditimi.

Dhe kanė qenė tė befasuar, sepse nuk e kanė kėrkuar – cili do tė mendonte se njė vrapues do ta shijojė Perėndinė! Por ka ndodhur. Dhe tash, gjithnjė e mė tepėr e mė tepėr, vrapimi po bėhet njė lloj i ri meditimi.

Mund tė ju ngjajė kjo gjatė vrapimit. Nėse ndonjėherė keni qenė vrapues, nėse jeni kėnaqur duke vrapuar herėt nė mėngjes, kur ajri ėshtė i freskėt dhe e tėrė bota zgjohet, kthehet nga gjumi – keni vrapuar dhe trupi ju ka funksionuar mrekullueshėm, ajri ka qenė i freskėt, bota e re rishtas ka lindur nga errėsira e natės, ēdo gjė pėrreth jush ka kėnduar, jeni ndier aq tė gjallė... vjen momenti kur vrapuesi zhduket dhe mbetet vetėm vrapimi.

Trupi, mendja dhe shpirti fillojnė tė funksionojnė bashkėrisht: pėrnjėherė vjen gjer tek njėfarė orgazme e brendshme.

Vrapuesit ndonjėherė vijnė gjer tek pėrvoja e atij tė katėrtit, turiya, edhe pse do ta huqin – duke menduar se po kėnaqen nė atė ēast vetėm shkaku i vrapimit, shkaku se dita ėshtė e bukur, trupi i shėndoshė, bota e mrekullueshme, dhe se ky ėshtė ndonjė disponim i veēantė.

Nuk do ta vėrejnė – por, megjithatė, po e vėrejtėn, nga perceptimi im e di se vrapuesi mund t’i ofrohet meditimit mė lehtė se kushdo tjetėr.

Jogging-u mund tė ndihmojė shumė; noti mund tė ndihmojė shumė. Tė gjitha kėto gjėra duhet tė shndėrrohen nė meditim.

Hidhni pėrfytyrimet e vjetra pėr meditimin si pėr njėfarė ndeje nėn trung nė pozicion joge. Ajo ėshtė vetėm njė nga mėnyrat dhe mund tė jetė e pėrshtatshme pėr njė sasi njerėzish, por nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr tė gjithė.

Pėr fėmijėn e vogėl ai (pozicion) nuk ėshtė meditim, ai ėshtė mundim. Pėr njeriun e ri, i cili ėshtė i gjallė dhe i lėvizshėm, ky ėshtė frenim, nuk ėshtė meditim.

Filloni tė vraponi nė mėngjes, nė rrugė. Fillojani me gjysmė mile, pastaj kaloni nė njė milė dhe nė fund nė mė sė paku tri mila.

Derisa vraponi pėrdoreni tėrė trupin. Mos vraponi si tė ishit nė kėmishėn e tė marrit. Vraponi si fėmija i vogėl, duke pėrdorur tėrė trupin – duart dhe thembrat – dhe vraponi. Frymoni thellėsisht dhe me bark. Atėherė ndaluni nėn ndonjė trung, pushoni, djersituni dhe lejojini puhisė tė ju freskojė, ndihuni tė qetė. Kjo ka pėr tė ju ndihmuar fuqishėm.

Ngandonjėherė thjesht ndaluni nė tokė pa kėpucė dhe ndjejeni ftohtėsinė, butėsinė, ngrohtėsinė. Ēfarėdo qė toka ėshtė e gatshme tė ju japė nė atė ēast, ndjejeni atė dhe lejojeni tė rrymojė nėpėr ju. Lejojini edhe energjisė suaj tė rrymojė nė tokė. Jini tė lidhur me tokėn.

Nėse jeni tė lidhur me tokėn, tė lidhur jeni me jetėn. Nėse tė lidhur jeni me tokėn, tė lidhur jeni me trupin tuaj. Nėse tė lidhur jeni me tokėn, do tė bėheni tejet tė ndjeshėm dhe tė pėrqendruar – e mu kjo ėshtė e nevojshme.

Kurrė mos u bėni ekspert nė vrapim; rrini amator ashtu qė ta ndieni zgjuarsinė. Po qe se ndonjėherė e ndieni se vrapimi ėshtė bėrė automatik, hiquni, fillojani notimit. Po qe se edhe kjo bėhet automatike, atėherė vallėzoni.

Mė e rėndėsishmja ėshtė ta mbani nė mend se lėvizja ėshtė vetėm gjendje me tė cilėn e stimuloni zgjimin.

Derisa me tė mund ta mbani zgjuarsinė, deri atėherė mirė ėshtė. Nėse pushon sė stimuluari zgjuarsinė, atėherė mė nuk ka kurrfarė dobie, kaloni nė llojin tjetėr tė lėvizjes gjatė sė cilės pėrsėri do tė jeni tė zgjuar. Kurrė mos lejoni qė cilido aktivitet tė bėhet automatik.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:47

“E KAM GJETUR MĖNYRĖN”

Mendja ėshtė shumė serioze, kurse meditimi ėshtė absolutisht joserioz. Kur kėtė e them, ju mund tė jeni tė habitur, pasi qė njerėzit pa ndalim flasin pėr meditimin shumė seriozisht.

Por meditimi nuk ėshtė gjė serioze. Ai ėshtė i ngjashėm me lojėn – joserioze. I sinqertė, por joserioz. Ai nuk ėshtė si puna, ai ėshtė si loja. Loja kurrė nuk ėshtė aktivitet. Madje edhe kur ėshtė aktive, ajo nuk ėshtė aktivitet. Loja ėshtė vetėm kėnaqėsi. Ky aktivitet nuk ēon askund, nuk ėshtė i motivuar. Thėnė mė mirė, ajo ėshtė thjesht energji e pastėr qė rrjedh.

Por, kjo ėshtė gjė e vėshtirė, pasi qė aq shumė jemi tė preokupuar me aktivitete. Prej gjithmonė jemi aq aktivė saqė neve aktiviteti na ėshtė bėrė opsesion thellėsisht i rrėnjosur.

Jemi aktivė madje edhe kur flemė. Aktivė jemi madje edhe derisa mendojmė tė relaksohemi. Madje edhe nga relaksimi krijojmė aktivitet, mundohemi qė tė relaksohemi. Kjo ėshtė pakuptimėsi! Por kjo ėshtė shkaku i shprehive robotike tė mendjes.

Mendja ėshtė gjemb, kurse tė gjitha teknikat janė gjemba me anė tė tė cilėve hiqet gjembi i parė.

Sė kėndejmi, ēfarė tė bėjmė? Vetėm joaktiviteti ju dėrgon deri tek qendra juaj e brendshme, por mendja nuk mund tė kuptojė se si tė jetė joaktive. Atėherė, ēfarė tė bėjmė?

E kam gjetur mėnyrėn. E kjo ėshtė tė jesh aktiv deri nė atė skajshmėri saqė aktiviteti thjesht tė pushojė; tė jesh ashtu ēmendurisht aktiv saqė mendja, e cila gjakon qė tė jetė aktive – tė nxirret nga sistemi juaj. Vetėm atėherė, pas katarzės sė thellė, mund tė kaloni nė joaktivitet dhe ta njihni botėn e cila nuk ėshtė botė pėrpjekjesh.

Kur njėherė e njihni atė botė, nė tė mund tė niseni pa kurrfarė pėrpjekjesh.

Kur njėherė e ndieni atė – si thjesht tė jeni kėtu dhe tash, duke mos bėrė asgjė – mund tė niseni nė tė nė ēfarėdo momenti; mund tė mbeteni nė tė pėrgjithmonė. Pėrfundimisht, pėrjashta mund tė jeni aktivė, por nė vetvete thellėsisht joaktivė.

Metodat katarktike janė zbulim modern. Nė kohėn e Budės ato nuk kanė qenė tė nevojshme, se njerėzit nuk kanė qenė aq tė ndrydhur.

Njerėzit kanė qenė natyralė, kanė jetuar jetė tė thjeshtė – tė pacivilizuar, spontanė. Prandaj Vipassanėn – Vipassana do tė thotė njohje – Buda drejtpėrdrejt ua ka dhėnė njerėzve.

Por sot ju nuk mundeni qė drejtpėrdrejt tė shkoni nė Vipasanė. E mėsuesit tė cilėt vazhdojnė qė Vipasanėn t’ua mėsojnė drejtpėrdrejt nuk janė tė kėtij shekulli; ata kanė mbetur prapa dy mijė vjet. Po, ndonjėherė ata mund t’u ndihmojnė njė apo dy personave nga njėqind, por kjo nuk ėshtė gjithaq e dobishme.

Unė zbatoj metodat katarktike, nė mėnyrė qė mė parė ta mėnjanoj atė qė civilizimi ju ka bėrė, ashtu qė pėrsėri tė bėheni tė thjeshtė. Prej asaj thjeshtėsie, nga mituria fillestare, njohja ju bėhet lehtė e arritshme.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:49

MEDITIMI DINAMIK
( meditim i pėrditshėm mėngjesor nė komunė )

Kur zgjohet nga gjumi, mbarė natyra ngjallet; nata ka kaluar, nuk ka mė errėsirė, dielli lind, ēdo gjė bėhet e vetėdijshme dhe e zgjuar. Ky ėshtė meditim nė tė cilin pandėrprerė duhet tė jeni tė zgjuar, tė vetėdijshėm dhe nė vetvete – nė ēdo gjė qė bėni. Jini dėshmitarė. Mos humbni.

Ėshtė lehtė tė humbni. Derisa frymoni, mund tė harroni. Aq mund tė identifikoheni me frymimin saqė ta harroni dėshmitarin. E atėherė e keni huqur atė tė rėndėsishmen. Frymoni sa mė shpejt dhe sa mė thellė, sa tė mundeni, kyēeni tėrė energjinė tuaj nė tė, por megjithatė jini dėshmitar.

Vrojtoni se ēfarė po ndodh, si tė ishit vetėm vrojtues, sikur e tėrė ngjarja t’i ngjante dikujt tjetėr; sikur e tėrė ngjarja tė ngjante nė trup, kurse vetėdija thjesht ėshtė e pėrqendruar dhe vrojton.

Druprerėsve dhe gurthyesve nuk iu nevojitet meditimi katarktik – ata e bėjnė gjithė ditėn.

Por rrethanat kanė ndryshuar pėr njeriun bashkėkohor.

Dėshmitar duhet tė mbeteni nė tė tria stadet. E kur ēdo gjė ndėrpritet, dhe nė stadin e katėrt bėheni krejtėsisht joveprues, tė ngrirė, atėherė ajo zgjuarsi vjen gjer tek kulmi i vet.

Meditimi dinamik zgjat njė orė dhe i ka pesė stade. Mund ta bėni vetėm, por energjia do tė jetė mė e fuqishme nėse e bėni nė grup. Kjo ėshtė pėrvojė individuale, prandaj duhet t’i harroni tė tjerėt pėrskaj jush dhe tėrė kohėn t’i mbani sytė e mbyllur, mė sė miri t’i lidhni me diēka. Ėshtė mirė tė keni lukth tė zbrazėt, kurse nė vete petk tė gjerė, komod.

Stadi i parė: 10 minuta

Frymoni kaotikisht pėrmes hundės, pandėrprerė duke u koncentruar nė nxjerrjen e frymės. Trupi vetė do tė kujdeset pėr frymėmarrjen. Bėjeni kėtė shpejt dhe fuqishėm sa tė mundeni – e atėherė edhe pak mė fuqishėm, gjithnjė derisa pastėr nuk bėheni frymim. Pėrdorni lėvizjet e natyrshme tė trupit tuaj qė tė ndihmoni ta zhvilloni energjinė tuaj. Ndjejeni sesi po ndizet, dhe mos lėshoni pe gjatė stadit tė parė.

Stadi i dytė: 10 minuta

Eksplodoni! Lirojuni prej ēdo gjėje qė duhet tė hidhet. Ēmenduni krejtėsisht, bėrtitni, piskatni, qani, kėrceni, dridhuni, vallėzoni, kėndoni, qeshni, hidhuni nė tė katėr anėt. Pak aktrim gjithnjė ju ndihmon t’ia filloni. Mos lejoni qė mendja tė ju pengojė nė atė qė zė tė ndodhė. Dorėzojuni tėrėsisht.

Stadi i tretė: 10 minuta

Me duart e ngritura pėrmbi kokė, kėrceni lart-poshtė dhe thojeni mandrėn Hu! Hu! Hu! Sa mė thellėsisht qė tė jetė e mundur. Kurdo qė prekni nė tokė, mbi shputat e kėmbėve tuaja, lejoni qė ky tingull tė godet thellėsisht nė qendrėn seksuale. Jepni ēdo gjė nga vetja, shterruni plotėsisht.

Njėherė ka ndodhur qė dy qen t’i kenė shikuar njerėzit sesi e bėnin meditimin dinamik. Kam dėgjuar sesi njėri qen i tha tjetrit: kur unė kėtė e bėj, zotėria im mė jep hapa kundėr krimbave.

Stadi i katėrt: 15 minuta

Stop! Ndaluni si tė ngrirė nė cilindo pozicion qė tė ndodheni. Mos e rregulloni trupin nė kurrfarė mėnyre. Kolli, lėvizja apo ēfarėdo qoftė tjetėr e ndėrpret rrjedhėn energjetike dhe pėrpjekja do tė jetė e kotė. Jini dėshmitar tė ēdo gjėje qė do tė ju ndodhė.

Stadi i pestė: 15 minuta

Festoni dhe gėzohuni me muzikė e valle, duke ia shprehur falėnderimin tėnd ēdo gjėje. Barteni lumturinė tuaj me vete gjithė ditėn.

Nėse nuk mund tė jeni tė zhurmshėm nė vendin ku e bėni meditimin, praktikojeni kėtė alternativė tė thjeshtė: nė vend se t’i nxirrni tingujt, lejojani katarzės sė stadit tė dytė qė tė ndodhė ekskluzivisht pėrmes lėvizjeve trupore. Nė stadin e tretė tingullin “Hu” mund ta thoni qetėsisht nė vete, sakaq stadi i pestė mund tė bėhet vallėzim ekspresiv.

Dikush ka thėnė se meditimi tė cilin e bėjmė kėtu duket si ēmenduri e pastėr. Edhe ėshtė, sepse kėtė e kemi edhe qėllim. Kjo ėshtė ēmenduri me metodė, me vetėdije e kemi zgjedhur.

Mbajeni nė mend se me qėllim nuk mund tė ēmendeni. Ēmenduria ju pushton. Vetėm atėherė mund tė ēmendeni. Nėse me qėllim ēmendeni, ajo ėshtė diēka krejt tjetėr. Nė atė rast, ju nė esencė e udhėhiqni veten, e ai qė mund ta udhėheqė qoftė edhe ēmendurinė e vet, kurrė nuk ka pėr t’u ēmendur.

Osho flet pėr disa reagime tė cilat mund tė ndodhin nė trup si rezultat i katarzės sė thellė shkaku i meditimit dinamik.

Nėse ndjeni dhembje, kushtojani vėmendjen, por asgjė mos bėni. Vėmendja ėshtė shpatė e madhe – i pret tė gjitha. Thjesht orientojeni vėmendjen nė dhembje.

Pėr shembull, rrini qetėsisht nė pjesėn e fundit tė meditimit, tė palėvizshėm, dhe ndjeni sensacione tė shumta nė trup. Ndjeni sesi kėmbėve po ju dridhėron diēka, duart ju kruhen, ndjeni sesi krimbat ju gėrryejnė nėpėr trup. Keni shikuar shumė herė, e milingona nuk ka pasur. Lėvrija ėshtė pėrbrenda, jo jashtė.

Ēfarė tė bėni? Ndjeni sesi nėpėr kėmbė diē po ju dridhėron? Jini tė vėmendshėm, kthejeni tėrė vėmendjen tuaj nė tė. Po ndieni kruarje? – mos u kruani. Ajo s’ka pėr tė ju ndihmuar. Vetėm kushtojani vėmendjen tuaj. Madje as sytė mos i hapni. Vetėm kushtojani vėmendjen nga brenda, dhe thjesht pritni e vigjiloni.

Pėr disa sekonda kromėza ka pėr tė kaluar. Do tė zhduken tė gjitha – madje edhe dhembja nėse e ndieni, dhembja e fuqishme nė lukth apo kokė. Kjo ndodh shkaku se nė meditim ndryshon i tėrė trupi. Meditimi e ndryshon kimizmin e tij. Ngjarje tė reja zėnė tė ndodhin, dhe trupi ėshtė nė kaos.

Ngandonjėherė pėrfshihet lukthi, pasi qė nė tė keni ndrydhur shumė emocione, tė cilat tash tė gjitha janė tė trazuara. Ngandonjėherė do tė ndjeni sikur do tė villni, mundime. Ngandonjėherė do tė ndjeni dhembje tė fuqishme nė kokė, pasi qė meditimi e ndėrron strukturėn e brendshme tė trurit tuaj. Duke kaluar nėpėr meditim, vėrtet jeni nė kaos. Sė shpejti gjėrat do tė qetėsohen. Por, pėrkohėsisht tė gjitha do tė jenė tė ērregulluara.

Pra, ē’tė bėni? Thjesht shikojeni dhembjen nė kokė, vrojtojeni. Jini vrojtues. Harroni se jeni ai qė vepron, dhe pak nga pak ēdo gjė do tė qetėsohet, ashtu bukur e ashtu kėndshėm saqė do ta keni tė vėshtirė tė besoni gjersa nuk e provoni.

Jo vetėm se dhembja nga koka do tė zhduket – se, po e vrojtuam energjinė qė e ka shkaktuar, ajo do tė zhduket – veēse po ajo e njėjta energji bėhet kėnaqėsi. Kjo ėshtė e njėjta energji. Dhembja apo kėnaqėsia janė dy pėrmasat e sė njėjtės energji.

Po ia dolėt tė jini tė qetė, tė rrini dhe ta orientoni vėmendjen nė pengesat, tė gjitha ato do tė zhduken. E kur tėra pengesat zhdavariten, befas do tė jeni tė vetėdijshėm se ėshtė zhdukur i tėrė trupi.

Osho ka tėrhequr vėmendjen pėr mundėsinė qė qasja e kėtillė ndaj dhembjes, pėrmes dėshmimit, mund tė shndėrrohet nė fanatizėm tjetėr. Po qe se simptomat e pakėndshme trupore – dhembjet apo mundimi – zgjasin mė gjatė se tri apo katėr ditė tė meditimit tė pėrditshėm, nuk ka nevojė tė jeni mazohist – kėrkojeni kėshillėn e mjekut: kjo ka tė bėjė me tė gjitha teknikat meditative tė Oshos.

Argėtim i kėndshėm!
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:49

MEDITIMI MANDALA

Kjo ėshtė edhe njė teknikė e fuqishme, atarktike, e cila krijon qark energjie qė sjell gjer tek qendėrzimi i natyrshėm. Ekzistojnė katėr stade, nga 15 minuta secili.

Stadi i parė: 15 minuta

Vraponi nė vend me sytė hapur, fillojani ngadalė, gradualisht dhe gjithnjė e mė shpejt e mė shpejt. Ngrehni gjunjėt sa tė jetė e mundur mė lart. Frymimi i thellė dhe ritmik do ta vė nė lėvizje energjinė e brendshme. Harrojeni mendjen dhe harrojeni trupin. Vraponi mė tej.

Stadi i dytė: 15 minuta

Uluni me sytė mbyllur dhe me gojėn hapur e tė liruar. Lakojeni trupin nė rreth butėsisht, prej belit, si kallami tė cilin e lėkund era. Ndjejeni sesi era ju pėrkund nga njėra anė nė tjetrėn, pėrpara e pėrmbrapa, rreth e pėrqark. Me kėtė energjia juaj e zgjuar do tė depėrtojė gjer tek qendra e kėrthizės.

Stadi i tretė: 15 minuta

Shtrihuni nė shpinė, hapni sytė dhe rrotullohuni pa e lakua kokėn, nė kahen e akrepave tė orės. Bėni shumė rrathė me sy sikur pėrcillni akrepin e sekondave tė njė ore tė madhe dhe atė sa mė shpejt qė mundeni. Me rėndėsi ėshtė qė goja tė mbetet hapur, kurse nofulla e ēliruar, me frymim tė butė dhe ritmik. Kjo do ta sjellė energjinė tėnde tė pėrqendruar deri tek syri i tretė.

Stadi i katėrt: 15 minuta

Mbyllni sytė dhe jini tė qetė.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:50

NEVOJA PĖR KATARZĖ

Gjashtėdhjetė minuta pėr ēdo ditė thjesht harrojeni botėn. Bota le tė zhduket prej jush dhe ju zhdukuni nga bota. Kthehuni nė kahen e kundėrt, bėjeni rrotullimin prej 180 shkallėve dhe vėshtroni nė vetvete. Nė fillim do t’i shihni vetėm retė. Mos tė ju brengosin ato.

Ato re i kanė krijuar ndrydhjet tuaja. Keni pėr ta hasur zemėrimin, urrejtjen, lakminė, nė tė gjitha llojet e vrimave tė zeza. I keni ndrydhur, prandaj janė aty. Dhe religjionet tuaja tė ashtuquajtura ju kanė mėsuar t’i ndrydhni, prandaj janė aty ngjashėm me plagėt. I keni fshehur.

Pėr kėtė shkak unė i jap rėndėsi tė dorės sė parė katarzės. Po nuk e kaluat katarzėn e madhe, duhet tė kaloni nėpėr shumė vranėsira. Do tė jetė vėshtirė, ndaj ndoshta do tė bėheni tė padurimshėm pėr t’iu kthyer botės.

Nuk mund tė jua krijoj qiellin. Prandaj tė gjitha teknikat e mia tė meditimit janė tė themeluara nė atė mėnyrė qė mė parė ta krijojnė ferrin.

Dhe do tė thoni: “S’ka asgjė; nuk ka lotos, as aromė; kėtu ėshtė vetėm kundėrmimi, plehu.”

E dini kėtė. Kur i mbyllni sytė dhe filloni tė hyni nė vete, nė ēka hasni? Nuk hasni nė ato vise tė bukura pėr tė cilat flasin Buda-t. E hasni ferrin, vuajtjet, tė cilat atje janė tė ndrydhura dhe ju presin. Ėshtė grumbulluar zemėrimi i shumė jetėve. Krejt atje ėshtė njėfarė kaosi, prandaj dėshironi tė mbeteni pėrjashta.

Dėshironi tė shkoni nė kinema, nė klub, tė takoheni me njerėz e tė llomotisni. Dėshironi tė jeni tė preokupuar gjithnjė derisa nuk lodheni e nuk flini. Kėshtu ju jetoni, kjo ėshtė mėnyra e jetės suaj.

Prandaj ėshtė e natyrshme qė, kur tė filloni ta shikoni veten, tė jeni shumė tė habitur. Buda thotė se ekziston bekimi i madh, aroma e fuqishme, se keni pėr ta hasur lulen e lotosit nė lulėzim – dhe se ajo aromė ėshtė e pėrjetshme.

Dhe ngjyra e luleve mbetet e njėjtė, nuk ndryshon. Ata flasin pėr atė parajsė, flasin pėr Mbretėrinė Hyjnore e cila ėshtė nė ju. Por kur hyni nė vetvete, hasni vetėm skėterrė.

Nuk e gjeni tokėn e Budės veēse llogoret e pėrqendrimit tė Adolf Hitlerit. Natyrisht se filloni tė mendoni se krejt ajo ėshtė marrėzi, se ėshtė mė mirė tė mbeteni pėrjashta. Dhe pėrse njeriu tė mihė edhe mė tutje nėpėr plagėt e veta – kjo ėshtė shumė e dhembshme. Gjatė kėsaj, nga varra zė tė kullojė qelbi, dhe ėshtė shėmti.

Por katarza ndihmon. Po u pastruat, po kaluat nėpėr meditimin kaotik, i hidhni pėrjashta tė gjitha ato vranėsira, gjithė atė errėsirė, atėherė vetėdijshmėria bėhet mė e lehtė.

Prandaj unė i preferoj sė pari meditimet kaotike, mė pastaj ato tė qetat. Nė pasivitet mund tė kaloni vetėm atėherė kur krejt ajo qė ėshtė e ngjashme me plehun, hidhet jashtė. Mllefi ėshtė hedhur, lakmia ėshtė hedhur... shtresė mbi shtresė, kėto gjėra janė aty.

Por, kur njėherė t’i keni hedhur, lehtė mund tė futeni brenda. Mė asgjė nuk ju pengon.

Dhe papritmas shndrit drita vezulluese e tokės sė Budės. Dhe befas jeni nė njė botė krejtėsisht tjetėr – nė botėn e Ligjit tė Lotosit, nė botėn e Dhammes, nė botėn e Tao-s.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:51

RRAHJA E JASTĖKUT

Kur jeni tė zemėruar, s’ėshtė e thėnė qė atė zemėrim ta shfryni mbi dikė; thjesht jini tė zemėruar. Le tė jetė ky njė nga meditimet. Mbylleni derėn, uluni vetėm dhe lejoni qė zemėrimi tė ju rrėmbejė sa tė dojė. Po qe se ju vjen ta goditni dikė, goditeni jastėkun.

Bėni krejt ēfarė t’jua kėnda, jastėku kurrė nuk do t’jua zė pėr tė madhe. Po dėshiruat ta mbytni jastėkun, merreni thikėn dhe mbyteni!

Kjo ndihmon, kjo ndihmon fuqishėm. Nuk mund as ta paramendoni sesa mund tė ju ndihmojė jastėku. Thjesht goditeni, kafshojeni, hidheni. Po qe se keni diēka kundėr ndonjė personi tė caktuar, shėnojani emrin e tij nė jastėk apo ngjitjani fotografinė mbi tė.

Do tė ndiheni qesharakė, budallenj, por hidhėrimi edhe ėshtė qesharak; kėsaj s’keni ē’t’i bėni. Prandaj lėreni kėtė ndjenjė dhe kėnaquni nė kėtė si nė ndonjė fenomen energjetik.

Ky edhe ėshtė fenomen energjetik.

Nėse askėnd nuk e lėndoni, nė kėtė nuk ka asgjė tė keqe. Po e provuat kėtė, do tė shihni sesi ndjenja qė dikė ta lėndoni shpejt do tė zhduket.
Bėjeni kėtė pėr ēdo ditė – vetėm njėzet minuat pėr ēdo mėngjes.

Atėherė vrojtojeni tėrė ditėn. Do tė jeni mė tė qetė, meqė energjia e cila shndėrrohet nė zemėrim ėshtė nxjerrė jashtė; energjia e cila shndėrrohet nė helm ėshtė nxjerrė prej trupit.

Bėjeni kėtė mė sė paku dy javė, dhe pas javės sė parė do tė jeni tė befasuar kur tė konstatoni se hidhėrimi, pa marrė parasysh situatėn, nuk shfaqet mė. Provoni.

DIHATNI SI QENI

Ėshtė vėshtirė tė punohet me zemėrimin drejtpėrdrejt, pasi qė ai mund tė jetė i ndrydhur nė thellėsi. Prandaj punoni tėrthorazi.

Vrapimi do tė ndihmojė qė pjesa mė e mirė e hidhėrimit dhe pjesa mė e mirė frikės tė zhdavariten. Kur vraponi gjatė dhe kur frymoni thellė, mendja pushon sė funksionuari dhe dominon trupi.

E shumė do tė ndihmojė edhe njė ushtrim i vogėl. Kurdo qė dikush nuk shkon nėn lukth, nėn bark, disi ėshtė i cekėt, ndaj le tė provojė tė ecėn e tė dihasė si qeni. Le ta nxjerrė dhe le ta varė gjuhėn, le tė sillet rrotull si qeni dhe le tė dihasė.

I tėrė kalimi do tė hapet. Kurdo qė dikush ka ndonjė pengesė, dihatja mund tė jetė shumė e dobishme.

Meditimi fillon me katarzėn dhe mbaron
me festimin.

Po qe se njeriu dihat gjysmė ore, zemėrimi shumė lehtė do t’i rrjedhė. I tėrė trupi do tė kaplohet me kėtė gjendje.

Prandaj kėtė mund ta provoni ndonjėherė nė dhomėn tuaj. Mund ta pėrdorni pasqyrėn, ashtu qė tė lehni dhe tė haheni me tė (hungėroni nė tė). Pėr tri javė do tė ndjeni sesi gjėrat po shkojnė tejet, tejet thellė. Po e liruat hidhėrimin njėherė, tė zhdavaritet, do tė ndjeheni tė lirė.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:53

MĖNGJESI
Kremtim, punė e lojė

(Meditimi ėshtė jetė. Tė mos jesh nė meditim do tė thotė tė mos jetosh )

MUZIKA DHE VALLĖZIMI

Muzika ėshtė meditim – meditim i kristalizuar nė dimensionin e caktuar. Meditimi ėshtė muzikė – muzikė e cila humbet nė padimensionalen. Muzika dhe meditimi nuk janė tė ndara.

Po e deshėt muzikėn, e doni vetėm shkaku se nė ndonjė mėnyrė e ndjeni se rreth saj ndodh meditimi. Ajo ju pushton dhe ju dehė. Diēka e panjohur zė e lėshohet pėrreth jush... Perėndia zė t’ju pėshpėritė.

Ēdo gjė ju troket me ritėm tjetėr, nė harmoni me gjithėsinė. Befas jeni nė orgazėm tė thellė me ēdo gjė. Nė qenien tuaj hyn vallėzimi i butė dhe dyert tė cilat kanė qenė tė mbyllura pėr kohė tė gjatė zėnė tė ēilen.

Njė puhi e re fryn pėrmes jush; ėshtė larguar pluhuri shekullor. Ndjeheni sikur jeni larė, spiritualisht tė larė; sikur keni bėrė dush – tė pastėr, tė freskėt, miturakė.

Muzika ėshtė meditim; meditimi ėshtė muzikė. Kėto janė dy rrugė gjer tek i njėjti fenomen.

VALLĖZIMI SUFI
(kremtim i pėrditshėm mėngjesor nė komunė )

Po qe se njeriu i zemėruar merr pjesė nė vallėzimin Sufi, vallėzimi i tij do tė jetė pėrplot zemėrim. Mund t’i vėshtroni njerėzit dhe tė shihni se vallėzimet e tyre kanė kualitetet tė ndryshme.

Vallėzimi i dikujt ėshtė lloj tėrbimi; zemėrimi depėrton nėpėr vallėzimin e tij, nėpėr lėvizjet e tij. Nė vallėzimin e dikujt ka harmoni, pėrmes tij rrymon dashuria, njėfarė butėsie. Vallėzimi i dikujt tjetėr ka nė vete dhembshuri. Vallėzimi i dikujt sakaq ėshtė pėrplot ekstazė.

Ndėrsa i dikujt tjetėr ėshtė i vrazhdė dhe i pajetė; valltari i tillė bėn vetėm lėvizje tė zbrazėta, kėta janė mekanikė – prapa tyre nuk ėshtė askush. Vėshtrojini. Pse ky ndryshim? Shkaku se ata kanė shtresa tė ndrydhura tė ndryshme.

Kur vallėzoni, do tė vallėzojė edhe zemėrimi juaj, nėse ėshtė aty. Ku mund tė shkojė? Sa mė tepėr tė keni vallėzuar, aq mė tepėr vallėzon edhe ai.

Miliona njerėz nuk kanė pasur dobi prej meditimit, shkaku se i kanė dhėnė kuptim tė gabueshėm.

Sipas tyre, ai duket shumė serioz, i errėt, ka nė tė diēka kishtare; duket se ėshtė vetėm pėr njerėzit qė janė tė vdekur apo gati tė vdekur, tė cilėt janė tė ngrysur, seriozė dhe me fytyra tė tharbėta – pėr njerėzit tė cilėt e kanė humbur harenė, dėshirėn pėr mahi, disponimin pėr lojė e festim.

Nėse jeni plot dashuri, kur zini tė vallėzoni, dashuria juaj do tė fillojė tė derdhet – ajo do tė vallėzojė gjithkund rreth jush, nėpėr tėrė hapėsirėn. Vallėzimi juaj do tė jetė vallėzimi juaj, do tė pėrmbajė gjithė ato qė ju i pėrmbani. Nėse jeni seksualisht tė preokupuar, atėherė seksi do tė shpėrthejė derisa vallėzoni.

Duhet tė kaloni pėrmes katarzės, nuk mund tė shkoni drejtpėrdrejt. Vetėm kur helmi tė ju largohet e tymi tė zhdavaritet, do tė mund tė vini deri tek njohja apo lumturia – pėrmes metodave si vallėzimi Sufi.

Kėto janė kualitetet e meditimit: personi vėrtet meditativ ėshtė i disponuar pėr lojė; jetėn e ka argėtim, lojė. Personi i kėtillė kėnaqet fuqishėm nė jetė, nuk ėshtė serioz, por i relaksuar.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 14:55

MEDITIMI NATARAXH

~ teknikė e cila shpesh zgjidhet si meditim i mbrėmjes nė ditėt e meditimeve mujore nė kampe ~


Nataraxhi ėshtė vallėzim si meditim total. Ka tri stade, tė cilėt gjithsej zgjasin 65 minuta.

Stadi i parė: 40 minuta

Me sytė mbyllur vallėzoni si tė ishit tė magjepsur. Le tė ju pushtojė plotėsisht e pavetėdijshmja. Mos i kontrolloni lėvizjet tuaja dhe mos jini dėshmitar se ēfarė po ndodh. Lėshojuni plotėsisht vallėzimit.

Meditimi ėshtė i nevojshėm vetėm shkaku se nuk e keni zgjedhur qė tė jeni tė lumtur.

Po e zgjodhėt qė tė jeni tė lumtur, nuk ka nevojė pėr kurrfarė meditimi. Meditimi ėshtė shėrues.

Nėse jeni tė sėmurė, ju nevojitet ilaēi. Budės nuk i nevojitet meditimi. Kur njėherė filloni ta zgjidhni lumturinė, kur njėherė keni vendosur se duhet gjithsesi tė jeni tė lumtur, atėherė nuk ju nevojitet kurrfarė meditimi.

Stadi i dytė: 20 minuta

Duke mbajtur sytė mbyllur, shtrihuni papritmas nė dysheme.
Jini tė qetė dhe mos lėvizni.

Stadi i tretė: 5 minuta

Vallėzoni duke festuar e duke u kėnaqur.

Harrojeni valltarin qė ėshtė qendra e egos; bėhuni vallėzim. Ky ėshtė meditimi. Vallėzoni ashtu tė hutuar saqė krejtėsisht tė harroni se “ju” po vallėzoni dhe filloni tė ndjeni se jeni vetė vallėzimi. Ndasia duhet zhdukur; atėherė vallėzimi bėhet meditim.

Atėherė meditimi zė tė ndodhė nga vetvetja.Meditimi ėshtė funksion i atij qė ėshtė i lumtur. Meditimi e pason njeriun e lumtur posi hija.
Kudo qė ai lėviz, ēfarėdo qė tė bėjė – ai ėshtė meditativ.

Po qe se ndasia nuk ėshtė zhdukur, atėherė ky ėshtė njė ushtrim i zakonshėm: ushtrim i mirė, i shėndoshė, por nuk mund tė thuhet se ėshtė spiritual. Ky thjesht ėshtė vetėm vallėzim. Vallėzimi ėshtė i mirė vetvetiu – derisa zgjat, i mirė ėshtė. Pas tij do tė ndjeheni tė freskėt dhe tė rinj. Por ky ende nuk ėshtė meditim. Valltari duhet tė zhduket, ashtu qė tė mbetet vetėm vallėzimi.

Pra, ēfarė duhet bėrė? Jini plotėsisht nė vallėzim, se ndasia mund tė ekzistojė vetėm nėse nuk jeni plotėsisht nė tė. Po qėndruat pėr anėsh dhe e vėshtruat vallėzimin tuaj, ndasia do tė mbetet: jeni edhe valltar edhe vallėzoni. Nė kėtė rast vallėzimi ėshtė akt i zakonshėm, diēka qė ju e bėni; ai nuk ėshtė qenia juaj.

Pra, kyēuni tėrėsisht; shkrihuni. Mos rrini pėr anėsh, mos jini vrojtues. Merrni pjesė! Lejoni qė vallėzimi tė rrjedhė nė mėnyrėn e vet; mos e organizoni me detyrim.

Ēfarė ėshtė dobia nga meditimi? Sa fitoni me tė? Ēfarė ėshtė dobia nga vallėzimi?

... kurrfare! As nuk mund ta hani as ta pini, as tė ndėrtoni prej tij kulm mbi kokė.

Duket plotėsisht i padobishėm.
Ēdo gjė e bukur dhe e vėrtetė ėshtė e padobishme.

Mė mirė pasojeni; lejojeni qė tė ndodhė. Ky nuk ėshtė akt, veēse ngjarje. Jini nė disponim tė hareshėm, sepse nuk bėni asgjė jashtėzakonisht serioze; thjesht luani, luani me energjinė e jetės suaj, luani me bioenergjinė tuaj, duke i lejuar qė tė lėvizė nė mėnyrėn e vet.

Pikėrisht siē era fryn dhe lumi rrjedh – ju rridhni dhe fryni. Ndjejeni kėtė!
Dhe jini entuziastė tė vallėzimit. Gjithmonė kujtojini kėto fjalė “tė disponuar pėr lojė” – tek unė, kėto janė shumė themelore.

Nė kėtė tokė, kreacion tė Perėndisė, ne quhemi lila – lojė e Perėndisė. Perėndia nuk e ka krijuar botėn; kjo ėshtė loja e tij.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:14

KIRTANA

~ kjo kėngė e gėzueshme dhe ky vallėzim gjithmonė ėshtė pjesė e katėr ditėve tė cilat pėr ēdo vit kremtohen nė komunė ~

Mos e merr religjionin seriozisht. Nė tė mund tė kėndoni e vallėzoni; nuk janė tė nevojshme fytyrat e tharbėta. Tepėr gjatė kemi jetuar me fytyrat e tharbėta. Po e shikuat fytyrėn e lashtė tė Perėndisė, ajo ėshtė e pikėlluar. Krijon mėrzi. Neve tash na duhet Perėndia qė gėzon e vallėzon.
Duhet tė vallėzoni nė disponimin ekstatik. Energjia juaj e gjithmbarshme jetėsore duhet tė rrjedhė, tė gėzojė, tė kėndojė. Kremtojeni jetėn!

Si metodė meditative, Kirtana ka tri stade qė zgjasin secili nga 20 minuta.

Stadi i parė:

Me sytė mbyllur vallėzoni, kėndoni dhe luani me duar. Lirojuni plotėsisht.

Stadi i dytė:

Bini nė dysheme. Jini tė qetė dhe tė heshtur.

Stadi i tretė:

Vallėzoni pėrsėri dhe kėndoni duke u liruar plotėsisht. Humbeni veten.

Meditimi nuk ėshtė diēka qė bėhet nė mėngjes, dhe gati. Meditimi ėshtė diēka me tė cilin duhet ta jetoni secilin moment tė jetės suaj.

Derisa ecni, flini, rrini, flitni, dėgjoni – ai duhet tė bėhet njė lloj klime.

Njeriu i relaksuar mbetet nė meditim.

Personi i cili pandėrprerė lirohet nga e kaluara mbetet meditativ. Mos veproni asnjėherė nė bazė tė pėrfundimeve; ato pėrfundime tuajat janė
kondicionimet tuaja, paragjykimet tuaja, dėshirat tuaja, frikėsimet tuaja dhe ēdo gjė tjetėr.

Thjesht, ju jeni nė tė.

Ju e keni nė mendje tė kaluarėn tuaj.

Ju i keni nė mendje gjithė pėrvojat tuaja nga e kaluara.

Mos lejoni qė ajo qė ėshtė e vdekur ta mbizotėrojė atė qė ėshtė e gjallė, mos lejoni qė e kaluara tė ndikojė nė tė tashmen, mos i lejoni vdekjes qė ta mbisundojė jetėn tuaj – ky ėshtė meditim.

Shkurt, nė meditim ju nuk jeni aty.

Ajo qė ėshtė e vdekur nuk e kontrollon atė qė ėshtė e gjallė.

JETONI NĖ KĖTĖ ĒAST

Sa mė thellė qė tė hyni nė meditim, koha aq mė shumė zhdavaritet. E kur meditimi vėrtet lulėzon, koha mė nuk mund tė gjendet. Kjo ndodh njėkohėsisht: kur zhdavaritet mendja, zhdavaritet edhe koha.

Pėr kėtė mistikėt gjatė shekujve kanė treguar se koha dhe mendja nuk janė gjė tjetėr pos dy anė tė sė njėjtės medalje. Mendja nuk mund tė ekzistojė pa kohėn, dhe koha nuk mund tė ekzistojė pa mendjen. Koha ėshtė mėnyra nė tė cilėn mendja ekziston.

Pėr kėtė tė gjithė Buda-t gjithmonė e kanė theksuar: “Jetoni nė kėtė ēast”. “Tė jetosh nė kėtė ēast ėshtė meditim; thjesht tė jesh kėtu dhe tash ėshtė meditim. Ata qė thjesht janė kėtu dhe tash me mua, pikėrisht nė kėtė moment, janė nė meditim. Ky ėshtė meditimi – zėri i qyqes nga larg, aeroplani qė kalon, sorrat dhe zogjtė, e ēdo gjė ėshtė e qetė dhe nuk ka lėvizje nė mendje.

Ju nuk mendoni pėr tė kaluarėn e pėr tė ardhmen. Koha ėshtė ndalur, bota ėshtė ndalur. I tėrė arti i meditimit ėshtė ndalimi i botės. E tė jetosh nė kėtė ēast do tė thotė tė jetosh nė pėrjetėsi. Ta shijosh ēastin pa mendime, pa mendjen, do tė thotė ta shijosh pavdekėsinė.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:16

TEKNIKA TĖ JETĖS SĖ PĖRDITSHME

Nėse nuk e pėrdorni jetėn e pėrditshme si metodė meditimi, meditimi juaj do tė bėhet diēka ngjashėm me arratisjen.

STOP!

Fillojani ta zbatoni njė metodė tepėr tė thjeshtė mė sė paku gjashtė herė nė ditė. Secilėn herė ju nevojitet vetėm njė gjysmė minute, ashtu qė kjo ėshtė tre minuta nė ditė. Ky ėshtė meditimi mė i shkurtėr nė botė! Por, duhet ta bėni befasisht – kėtu ėshtė tėrė esenca e tij.

Derisa ecni rrugės – befas kujtohuni. Ndaluni, ndaluni plotėsisht, pa lėvizje. Thjesht jini tė pranishėm gjysmė minute.

Nė ēfarėdo situate qė mund tė jeni, ndaluni krejtėsisht dhe thjesht jini tė pranishėm nė atė qė po ndodh. Atėherė nisuni pėrsėri. Gjashtė herė nė ditė. Mund ta praktikoni edhe mė shumė herė, por jo mė pak – kjo do tė rezultojė hapjen tuaj. Por, duhet tė bėhet papritmas.

Nėse befas bėheni thjesht tė pranishėm, e tėrė energjia ndėrron. Ndėrpritet rrjedha e pėrhershme qė ėshtė duke lėvizur nė mendje.

E kjo ėshtė aq e papritur saqė mendja nuk mundet aq shpejt tė krijojė kuptim tė ri. Mendja ėshtė marroqe, i duhet kohė.

Kudo qoftė, nė ēastin kur ju kujtohet, thjesht shkėputuni me tėrė qenien tuaj dhe ndaluni. Nuk do tė bėheni vetėm ju tė vetėdijshėm, sė shpejti do ta ndieni se edhe tė tjerėt janė bėrė tė vetėdijshėm pėr energjinė tuaj – se diēka ka ndodhur, diēka nga e panjohura po hyn nė ju.

PUNA SI MEDITIM

Kurdo qė ndieni se nuk jeni mirė tė disponuar dhe nuk jeni tė gatshėm pėr punė, para se t’ia filloni, nxirreni frymėn thellėsisht, pesė minuta. Ndjeni qė sė bashku me frymėnxjerrjen po e nxirrni padisponimin tuaj tė errėt, dhe do tė jeni tė befasuar.

Po qe se punėn tuaj mund ta ktheni nė meditim, kjo ėshtė mė sė miri. Atėherė meditimi kurrė s’ka pėr t’ ardhur nė konflikt me jetėn tuaj. Ēfarėdo qė tė bėni, ajo mund tė bėhet meditative.

Meditimi nuk ėshtė diēka e ndarė, ai ėshtė pjesė e jetės. Ai ėshtė pikėrisht si frymimi: siē merrni dhe nxirrni frymė, ashtu edhe do tė meditoni.

E kjo thjesht ėshtė ndėrrimi i theksit; asgjė mė tepėr nuk duhet tė bėni. Gjėrat qė keni bėrė shkaku i ndonjė rezultati, ta zėmė pėr para... Paraja ėshtė nė rregull, dhe nėse puna ju sjell para, nė rregull ėshtė; njeriut i duhen tė hollat, por kjo nuk ėshtė e tėra.

Nėse gjatė rrugės mund tė korrni kėnaqėsi shumė mė tė mėdha, pse t’i leni ato? Ato janė krejtėsisht pa pagesė.

Ju do ta punoni punėn tuaj, qoftė e deshėt atė apo jo, por me vetė atė se do tė futni dashuri nė tė, do tė arrini shumė mė tepėr, qė pėrndryshe do ta kishit huqur.

Secili qė ėshtė i angazhuar nė punėn krijuese mundet qė qarkun e vet tė pėrhershėm ta bėjė meditim dhe atė kėshtu siē Osho kėtu e pėrshkruan, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė njė piktori.

Arti ėshtė meditim; cilido aktivitet qoftė bėhet meditim, po qe se zhdukeni nė tė, prandaj nuk duhet tė mbeteni vetėm teknik.

Nėse jeni vetėm teknik, atėherė pikturimi kurrė s’ka pėr t’u bėrė meditim. Duhet tė jeni marrėzisht nė tė, ēmendurisht nė tė, plotėsisht tė humbur, duke mos ditur kah po shkoni, ēfarė po bėni, as kush jeni.

Kjo gjendje e paditurisė do tė jetė meditim; lejojeni qė tė ndodhė. Piktura nuk guxon tė jetė e pikturuar, asaj duhet vetėm t’i lejojmė qė tė ndodhė – nuk mendoj qė thjesht tė jini inert, jo, atėherė kurrė s’ka pėr tė ndodhur.

Duhet ta bartni nė vete, duhet tė jeni shumė, shumė aktivė, por nuk guxoni tė punoni. Kjo ėshtė e tėrė shkathtėsia, nė kėtė ėshtė esenca e gjėrave: duhet tė jeni aktivė, e prapė nuk guxoni tė jeni krijues.
Shkoni tek pėlhura.

Disa minuta vetėm meditoni; vetėm uluni qetėsisht para pėlhurės. Kjo duhet tė jetė si shkrimi automatik. Merreni penėn nė dorė, uluni qetėsisht dhe papritmas e ndjeni dridhėrimėn nė dorė, por nuk e keni bėrė ju, e dini se nuk e keni bėrė ju. Thjesht e keni pritur. Vjen dridhėrima dhe dora zė tė lėvizė, diēka fillon tė ndodhė.

Nė kėtė mėnyrė duhet t’ia filloni pikturimit tuaj. Disa minuta meditim; thjesht jini nė dispozicion. More ēfarėdo qė duhet tė ndodhė, do ta lejoni tė ndodhė.

Do ta futni tėrė shkathtėsinė tuaj nė atė qė tė lejoni tė ndodhė.
E merrni brushėn dhe ia filloni. Nė fillim shkoni ngadalė, ashtu qė nuk e bartni veten nė pikturim. Shkoni dalėngadalė. Lejoni qė objekti i pikturimit vetvetiu tė fillojė tė rrymojė nėpėr ju, dhe atėherė humbuni nė tė.

Dhe mos mendoni nė kurrgjė tjetėr. Arti duhet tė jetė shkaku i vetė artit, atėherė ėshtė meditim. Asnjė motivi nuk duhet t’i lejoni qė tė hyjė nė tė. Nuk e kam pėr qėllim qė me kėtė tė them qė tė mos e shitni pikturėn tuaj, e as qė tė mos e ekspozoni; ajo ėshtė krejt nė rregull, por kjo ėshtė nusprodukt. Kjo nuk ėshtė motivi.

Njeriu duhet tė hajė, prandaj e shet pikturėn, por i dhimbset kur e shet; nuk e keni pikturuar qė ta shitni. Ėshtė shitur – kjo ėshtė ēėshtje tjetėr – por ky nuk ėshtė motivi, pėrndryshe do tė mbeteni vetėm teknik.

Duhet tė zhdukeni. Nuk ėshtė e thėnė qė tė mbeteni aty, duhet qė tėrėsisht tė humbisni nė pikturimin tuaj, nė vallėzimin tuaj, nė frymim, nė kėndim. Pa marrė parasysh se ēfarė punoni, duhet qė plotėsisht tė zhdukeni dhe qė mė tė mos kontrolloheni.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:18

MEDITIMI NĖ LARTĖSI

Nuk mund tė gjendet rast mė i mirė pėr meditim sesa kur fluturoni nė lartėsi tė mėdha, ky ėshtė meditimi mė i lehtė. Prandaj meditantėt me shekuj janė ngjitur nė Himalaje pėr tė qenė nė lartėsi sa mė tė mėdha.

Kur gravitacioni ėshtė mė i vogėl dhe toka shumė larg, atėherė edhe shumė forca tėrheqėse tė tokės janė larg. Jeni larg nga shoqėria e prishur tė cilėn njeriu e ka ndėrtuar. Jeni tė rrethuar nga retė, yjet, hėna, dielli dhe nga hapėsira e hapur... prandaj, bėjeni njė gjė: fillojani tė ndiheni njė me atė hapėsirė dhe bėjeni kėtė nė tri faza.

Faza e parė: Disa minuta thjesht paramendojeni se po bėheni mė tė mėdhenj... se po e mbushni tėrė aeroplanin.

Shkencės sot i nevojiten meditanė tė mėdhenj, pėrndryshe toka ėshtė e gjykuar tė shkatėrrohet.

Faza e dytė: Fillojani tė mendoni sesi po bėheni edhe mė tė mėdhenj, mė tė mėdhenj se aeroplani, nė tė vėrtetė aeroplani tash ėshtė nė ju.

Dhe faza e tretė: ndjejeni se jeni zgjeruar nė tėrė qiellin. Tashmė ato re lundruese, hėna dhe yjet lėvizin nė ju: jeni tė mėdhenj, tė pafund.

Ky ndijim do tė bėhet meditimi juaj dhe do tė ndjeheni pėrsosmėrisht tė relaksuar dhe tė shtendosur.

Meditimi nuk ėshtė as udhėtim nė hapėsirė, as udhėtim nė kohė, por zgjim momental.

Kjo ėshtė fshehtėsia:

“DEAUTOMATIZOHUNI”


Po ditėm qė t’i deautomatizojmė aktivitetet tona, e tėrė jeta na bėhet meditim. Atėherė cilado gjė e vogėl: larja nėn tush, tė ngrėnit, biseda me mikun, bėhet meditim. Meditimi ėshtė kualitet, ai mund tė bartet nė tė gjitha. Ky nuk ėshtė ndonjė akt specifik.

Por njerėzit mendojnė ashtu, ata mendojnė se meditimi ėshtė veprim specifik – kur uleni tė kthyer kah lindja, kur pėshpėritni mantrat e caktuara, kur e ndizni temjanin, kur e bėni kėtė apo atė nė kohėn e caktuar, nė vendin e caktuar, me lėvizjen e caktuar.

Meditimi nuk ka kurrfarė lidhjeje me tėra kėto gjėra. Kėto janė tė gjitha metoda qė ta automatizoni, sakaq meditimi i kundėrvihet automatizimit.

Prandaj, po ditėt tė mbaheni tė vetėdijshėm, ēdo aktivitet ėshtė meditim, ēdo lėvizje do tė ndihmojė shumė.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:21

MEDITIMI I PIRJES SĖ DUHANIT SIPAS OSHOS

Ka ardhur tek unė njė njeri. Tridhjetė vjet veēse kishte vuajtur nga pirja e duhanit “cigare pas tjetrės”. Ėshtė sėmurė dhe mjekėt i kanė thėnė: “Kurrė s’keni pėr t’u shėruar nėse nuk e lini duhanin”.

Por ai ka qenė duhanxhi kronik dhe nuk ka mundur tė ēmėsohet. Ėshtė mėrzitur - jo se s’ėshtė mėrzitur – shumė ėshtė brengosur dhe gjatė kėsaj shumė ka vuajtur, por ia ka dalė ta lė duhanin vetėm njė ditė apo dy, e pastaj pėrsėri e ka rrokur instinkti aq i fuqishėm, saqė i ėshtė dorėzuar. Rishtas do tė binte nė shprehinė e vjetėr.

Pėr shkak tė kėtij duhani krejtėsisht e ka humbur vetėbesimin; po e konstatonte se nuk po mund ta bėnte njė gjė fare tė thjeshtė: nuk po mund ta linte duhanin. Ėshtė bėrė i pavlerė nė sytė e vet, i ėshtė dukur vetja si personi mė i pavlerė nė rruzullin tokėsor. S’kishte kurrfarė nderimi ndaj vetvetes. Dhe kishte ardhur tek unė.

Tha: “Ēfarė tė bėj? Si ta lė duhanin?” I kam thėnė: “Askush nuk mund ta lė duhanin. Duhet tė kuptoni. Duhani nuk ėshtė ēėshtje e vendimit tėnd tash. Ka hyrė nė botėn tuaj tė shprehive, ka lėshuar rrėnjė. Tridhjetė vjet ėshtė kohė e gjatė. Ėshtė rrėnjėzuar nė trupin tuaj, nė kiminė tuaj, gjithkah ėshtė pėrdegėzuar. Kjo nuk ėshtė ēėshtje e thjeshtė e vendimit tė arsyes tėnde, arsyeja juaj asgjė nuk mund tė bėjė.

Arsyeja ėshtė e pafuqishme; ajo mund t’i fillojė gjėrat, por nuk mund t’i ndalojė aq lehtė. Posa qė njėherė ia keni filluar, e meqė kaq gjatė e keni praktikuar, jeni bėrė jogin i madh – praktikė tridhjetėvjeēare e pirjes sė duhanit! Kjo ėshtė bėrė autonome; duhet ta deautomatizoni!” Ka thėnė: “Ēfarė mendoni kur thoni ta deautomatizoni?”

E kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ėshtė meditimi – deautomatizim. I thashė: “Bėni diēka, harrojeni lėnien. Nuk ka as nevojė. Keni pirė duhan tridhjetė vjet dhe keni jetuar. Kjo sigurisht ka qenė mundim, por edhe me kėtė jeni mėsuar. Dhe, a ėshtė me rėndėsi nėse vdisni disa orė para se tė vdisnit sikur tė mos kishit pirė duhan?

Ēfarė do tė bėni kėtu? Ēfarė keni bėrė? Pėr ēfarė, pra, ėshtė fjala – dėshironi tė vdisni tė hėnėn, tė martėn apo tė dielėn, tė kėtij apo tė atij viti – a ėshtė kjo me rėndėsi?”
Tha: “Jo, ėshtė e vėrtetė, kjo nuk ka rėndėsi”.

Atėherė i kam thėnė: “Harrojeni kėtė, nuk do ta lini fare duhanin, do ta kuptojmė. Prandaj herėn tjetėr bėni prej tij meditim”. Ka thėnė: “Nga duhani meditim?”

I thashė: “Po”. Po qe se adhuruesit e Zenit mund tė krijojnė meditim nga pirja e ēajit dhe nga kjo mund tė bėkan ritual, pse jo? Pirja e duhanit mund tė jetė po ashtu meditim i mirė.”

Ka qenė i shqetėsuar. Tha: “Ēfarė thoni?” Ėshtė ngjallur. Vazhdoi: “Meditim? Vetėm mė thoni – mezi po pres!”

Ia dhashė meditimin. I kam thėnė: “Bėjeni kėtė. Kur e nxirrni nga xhepi pakon e cigareve, bėjeni kėtė ngadalė. Kėnaquni me kėtė, s’ka nxitim. Jini tė vetėdijshėm, tė zgjuar, tė pranishėm; nxirreni ngadalė, pėrplot vetėdije. Atėherė nxirreni cigaren nga kutia me plot vetėdije, ngadalė – jo nė mėnyrėn e vjetėr tė nxituar, mėnyrė e pavetėdijshme, mėnyrė mekanike.

Atėherė fillojani tė trokitni me cigaren nė kuti – por shumė zgjuarsisht. Dėgjojeni me kujdes atė tingull, siē anėtarėt e Zenit bėjnė kur samovari fillon tė kėndojė dhe ēaji gurgullon... e pastaj aroma. Atėherė merrni erė cigares dhe ndjejeni bukurinė e saj...

Ka thėnė: “Ē’ thoni? Bukurinė!”

“Po, bukurinė. Duhani ėshtė po aq hyjnor sa ēdo gjė tjetėr. Shijojani aromėn, ajo ėshtė aromė hyjnore.”

I ėshtė dorėzuar mbresės pak i befasuar. Tha: “Ēfarė? Po talleni?”
“Jo, nuk po tallem.” Madje edhe kur tallem, nuk tallem; jam shumė serioz.
“Atėherė futeni nė gojė, me plot vetėdije, ndizeni me pot vetėdije.

Kėnaquni nė secilin veprim, nė secilin veprim tė vogėl dhe ndajeni pėr sa tė jetė e mundur nė pjesė edhe mė tė vogla, ashtu mund tė jeni gjithnjė e mė tė vetėdijshėm e mė tė vetėdijshėm.”

“Atėherė ngrehe tymin e parė: Zoti nė trajtėn e tymit. Hindusėt thonė: “Annam Brahma” – “ushqimi ėshtė Perėndi”. Pse nuk do tė ishte edhe tymi? Mbushni thellėsisht mushkėritė – kjo ėshtė pranajama.

Meditimi nuk ėshtė kurrfarė pėrvoje, ai do tė thotė tė bėhesh dėshmitar i vetėdijshėm.

Vetėm vrojtoni, vetėm vigjiloni dhe jini tė pėrqendruar nė atė vrojtim dhe ēdo gjė bėhet e plotė.

Pėrndryshe, asgjė nuk ėshtė e plotė. Dhe atėherė ēdo gjė ėshtė pėrmbushėse: nė tė kundėrtėn asgjė nuk ėshtė pėrmbushėse.

Jua jap yogėn e re pėr kohėn e re! Atėherė ngadalė lėshojeni tymin, lirohuni, thitheni tymin tjetėr – dhe atė shumė ngadalė.

“Nėse kėtė mund ta bėni, do tė jeni tė befasuar; sė shpejti do ta shihni gjithė marrėzinė e kėsaj shprehie. Jo se tjerėt kanė thėnė se kjo ėshtė marroqe, jo se tjerėt kanė thėnė se kjo ėshtė e keqe. Vetė keni pėr ta njohur. Dhe kjo nuk do tė jetė vetėm njohje intelektuale.

Do tė burojė prej tėrė qenies suaj, do tė jetė vizion i tėrėsisė suaj. E atėherė, njė ditė, nėse ndėrpritet, ndėrpritet; nėse vazhdohet, vazhdohet. Nuk duhet tė brengoseni shkaku i kėsaj.

Ka ardhur pas tre muajsh dhe mė ka thėnė: “Por, u ndėrpre!”
“Tash”, i thashė unė, “provojeni kėtė edhe nė gjėrat tjera”.

Meditoni pėr fytyrėn e sė dashurės suaj. Po i deshėt lulet, meditoni pėr trėndafilin, meditoni pėr hėnėn apo pėr ēfarėdo qoftė.
Po e deshėt ushqimin, meditoni pėr ushqimin.

Kėtu ėshtė fshehtėsia; fshehtėsia ėshtė deautomatizimi. Kur shėtisni, shėtisni ngadalė, zgjuarsisht. Kur shikoni, shikoni zgjuarsisht dhe do tė shihni se drunjtė janė mė tė gjelbėr sesa ndonjėherė tjetėr kanė qenė, kurse trėndafilat mė tė kuqėrremtė sesa ndonjėherė tjetėr kanė qenė.

Dėgjoni! Kur dikush flet, pėrgojon: dėgjoni, dėgjoni me vėmendje. Kur ju flitni, flisni vėmendshėm. Tė gjitha aktivitetet tuaja tė zgjuarsisė le tė deautomatizohen.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:25

ĒAJ KREJT I ZAKONSHĖM – KĖNAQUNI ME TĖ

Jetoni nga ēasti nė ēast, provojeni kėtė gjatė tri javėve: pa marrė parasysh se ēfarė bėni, bėjeni atė sa mė plotėsisht, duajeni atė dhe kėnaquni nė tė. Ndoshta kjo duket qesharake. Nėse pini ēaj, ėshtė qesharake qė nė kėtė tė kėnaqeni shumė – paj ai ėshtė vetėm ēaj i zakonshėm!

Por ēaji i zakonshėm mund tė jetė jashtėzakonisht i mirė – pėrjetim i kėndshėm, po u kėnaqėt nė tė. Kėnaquni nė tė me nderim tė thellė. Bėni prej tij ritual: pėrgatiteni ēajin... dėgjojeni gurgullimėn e gjygymit, pastaj qiteni ēajin... shijojeni aromėn e tij; provojeni ēajin dhe ndjehuni tė lumtur.

Tė vdekurit nuk mund tė pinė ēaj; vetėm njerėzit tejet tė gjallė. Nė kėtė ēast jeni tė gjallė! Nė kėtė ēast pini ēaj. Jini falėnderues.

Dhe mos mendoni pėr ardhmėrinė; momenti i ardhshėm do tė kujdeset pėr vetveten. Mos mendoni pėr nesėr: tri javė jetoni nė tashmėri.

Njėra nga fjalėt tė cilėn ithtarėt e zenit e pėrdorin pėr meditim ėshtė wu-shi.

Kjo do tė thotė “asgjė e veēantė” apo “pa zhurmė”

QETĖSISHT RRINI E PRITNI

Ndonjėherė ndodh ajo qė meditimi tė jetė tepėr afėr, por ju jeni tė zėnė me gjėra tjera. Ai zė i qetė, i dobėt ėshtė nė ju, por ju jeni pėrplot zhurmė, obligime, punė, detyrime.

Sakaq meditimi vjen sikur pėshpėrima, ai nuk vjen duke bėrtitur, si parulla, ai vjen shumė qetėsisht. Nuk bėn zhurmė. Madje as hapat nuk i dėgjohen. Prandaj, po qetė tė zėnė, ai pret edhe shkon.

Sė kėndejmi, pėrpiquni qė thjesht tė rrini dhe ta pritni atė sė paku njė orė pėr ēdo ditė. Mos bėni asgjė, vetėm rrini qetėsisht me sytė mbyllur nė pritjen e madhe, me zemrėn qė pret, me zemėr tė hapur. Vetėm duke pritur, qė atė ta pranoni. Po nuk ndodhi asgjė, mos u ndjeni tė frustruar. Qoftė edhe vetėm ndeja gjatė njė ore, edhe pa ndodhur asgjė, relakson. Ajo ju qetėson, ju bėn tė heshtur, mė tepėr tė pėrqendruar dhe tė rrėnjėzuar.

Por gjendja meditative do tė vijė gjithnjė e mė shumė e mė shumė dhe ngadalė, dalėngadalė do tė lind njė mirėkuptim nė mes jush dhe tij; dhe pasi qė ju pritni nė orėn e caktuar, nė vendin e caktuar dhe nė kohėn e caktuar, ai do tė vijė gjithnjė e mė shumė e mė shumė. Kjo nuk ėshtė diēka qė vjen prej sė jashtmi, ai vjen nga bėrthama juaj mė e thellė. Por kur e vetėdijshmja e brendshme e di se e vetėdijshmja e jashtme po e pret, ekziston mundėsia mė e madhe e takimit.

Thjesht uluni nėn dru. Puhia fryn, kurse gjethi nė degė fėshfėrin. Puhia na prek, sillet rreth nesh, kalon. Por mos lejoni qė vetėm tė ju tejkalojė; lejojani qė tė lėvizė nėpėr ju dhe tė kalojė pėrmes jush. Mbyllini sytė dhe gjersa ajo kalon nėpėr lis, dhe gjethi fėshfėrin, ndjeni se edhe ju jeni si pema, tė hapur, dhe puhia frynė nėpėr ju – jo pranė jush, por drejtpėrdrejt nėpėr ju.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:31

NDONJĖHERĖ THJESHT MUND TĖ ZHDAVARITENI

Gjersa rrini nėn pemė, duke mos menduar as pėr tė kaluarėn as pėr tė ardhmen, thjesht duke ekzistuar, ku jeni? Ku ėshtė uni juaj? Nuk mund ta ndjeni, s’ekziston. Egoja kurrė nuk ka ekzistuar nė tė tashmen.

Tė kaluar mė nuk ka, e ardhmja nuk ėshtė ende; as njėra as tjetra nuk ekzistojnė. E kaluara ėshtė zhdavaritur, e ardhmja ende s’ėshtė shfaqur – ekziston vetėm e tashmja. E nė tė tashmen kurrė nuk ka ekzistuar diēka si egoja.

Nė disa manastire tė Tibetit ende pėrdoret njėri nga meditimet mė tė lashta.

Ky meditim bazohet mbi tė vėrtetėn pėr tė cilėn po ju flas. Atje ju mėsojnė se ngandonjėherė thjesht mund tė zhdavariteni; duke ndenjur nė kopsht, thjesht filloni tė ndieni se po zhdukeni. Thjesht shikoni sesi bota duket kur tė jeni zhdukur prej saj, kur mė nuk jeni aty, kur jeni bėrė absolutisht tė tejpashėm. Provoni qoftė vetėm njė sekondė tė vetme tė mos jeni!

Krejt ēfarė mendja mund tė bėjė, nuk mund tė jetė meditim – meditimi ėshtė diēka mbi mendjen. Mendja ėshtė aty plotėsisht e pandihmė;
mendja nuk mund tė depėrtojė nė meditim. Ku mendja pushon, fillon meditimi.

Nė shtėpinė tuaj personale, bėhuni si tė mos ishit. Ky vėrtet ėshtė meditim i bukur. Mund ta filloni shumė herė nė njėzet e katėr orė – do tė mjaftonte njė gjysmė sekonde.

Nė atė gjysmė sekonde thjesht ndaluni; ju s’ekzistoni, kurse bota vazhdon.

Kur tė bėheni plotėsisht tė vetėdijshėm pėr faktin se bota pėrsosmėrisht bukur vazhdon edhe pa ju, atėherė do tė mund ta njihni anėn tjetėr tė qenies suaj, e cila ka qenė e injoruar kohė tė gjatė, shumė jetė. E kjo ėshtė ajo ana e cila ėshtė e aftė tė pranojė. Thjesht hapuni, bėhuni zjarr. Jeta rrjedh tutje edhe pa ju.

MEDITIMI GIJOTINĖ

Njė nga tantrat mė tė bukura tė meditimit: ecni dhe mendoni se kokė mė nuk keni, keni vetėm trupin. Uluni dhe mendoni se koka mė nuk ekziston, ekziston trupi. Pėrkujtohuni konstant se kokė mė nuk keni. Pėrfytyrojeni veten pa kokė. Krijojeni fotografinė e zmadhuar tė vetvetes pa kokė; shikojeni. Lėshojeni pasqyrėn nė banjė ashtu qė kur tė shikoheni tė mos mund ta shihni kokėn tuaj, vetėm trupin.

Disa ditė pėrkujtohuni nė kėtė mėnyrė dhe do tė ndjeni lehtėsi tė madhe, do tė ndjeni qetėsi tė fuqishme, se koka ėshtė problemi. Po ia dolėt ta mendoni veten pa kokė – e kjo mundet, kjo nuk ėshtė vėshtirė – atėherė gjithnjė e mė tepėr e mė tepėr do tė jeni tė qendėrzuar nė zemėr.
Pikėrisht nė kėtė moment mund ta mendoni veten pa kokė. Atėherė nė vend do ta kuptoni se pėr ēfarė po flas.

“UNĖ NUK JAM KY”

Mendja ėshtė pleh! Kjo nuk do tė thotė se ju keni pleh e dikush tjetėr nuk ka. Kjo ėshtė pleh, dhe, edhe po qe se ju pandėrprerė e hidhni, kėtė mund ta bėni nė pafundėsi, por kurrė deri nė fund nuk do tė mund ta hidhni. Ky ėshtė pleh i cili pandėrprerazi ripėrtėrihet nga vetvetja, ky nuk ėshtė i vdekur, por dinamik. Rritet dhe e ka jetėn e vet personale. Pėr kėtė, po e krasitėt, qet gjeth tė ri pėrsėri.

Duke e hedhur, nuk do tė thotė se jeni duke u liruar prej tij. Kjo vetėm sa ka pėr tė ju detyruar tė vetėdijesoheni se ajo mendje pėr tė cilėn keni menduar se jeni ju, me tė cilėn jeni identifikuar deri mė tash, nuk jeni ju.

Duke e nxjerrė nė dritė, do tė bėheni tė vetėdijshėm pėr ndasinė, humnerėn, ndėrmjet jush dhe tij. Plehu mbetet, por ju nuk jeni tė identifikuar me tė, kjo ėshtė e tėra.

Ndaheni, e dini se jeni tė ndarė.

Do tė thotė se duhet ta bėni vetėm njė: mos provoni tė luftoni me plehun e as mos provoni ta ndryshoni. Thjesht vėshtrojeni dhe vetėm pėrkujtojeni kėtė: “UNĖ NUK JAM KY”. Le tė jetė kjo mantėr: “UNĖ NUK JAM KY”.

Kujtojeni kėtė, jini tė zgjuar dhe vėshtroni se ēfarė po ndodh.
Gjithsesi vini gjer tek ndryshimi. Plehu do tė mbetet, por ai nuk ėshtė mė pjesė juaja. Ky pėrkujtim ėshtė distancimi prej tij.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:36

SHKRUANI MENDIMET TUAJA

Njė ditė bėjeni kėtė: Njė eksperiment tė vogėl. Mbyllni dyert dhe uluni nė dhomėn tuaj e filloni t’i shėnoni mendimet tuaja – krejt ēfarė ju bie ndėrmend.

Mos i ndryshoni, pasi qė atė copė letėr askujt s’duhet t’ia tregoni! Thjesht shkruani dhjetė minuta e atėherė shikojini. Ai ėshtė mendim juaji.

E kur t’i shikoni ato mendime, do tė mendoni se ajo ėshtė vepra e njė tė marri. Po ia treguat atė copė kartė mikut tuaj mė intim, ai po ashtu ka pėr tė ju shikuar dhe menduar: “Mos je i ēmendur?”

Meditimi ėshtė mjet pėr lirimin e inteligjencės suaj.Sa mė tepėr bėheni meditativė, bėheni aq mė inteligjentė.

KUNDROJENI QIELLIN

Meditoni pėr qiellin dhe kurdo qė keni kohė thjesht bini nė tokė dhe kundrojeni qiellin. Le tė jetė ky kontemplacioni juaj. Po deshėt tė luteni, lutjuni qiellit. Po deshėt tė meditoni, meditoni pėr qiellin, ndonjėherė me sytė hapur, ndonjėherė me sytė mbyllur. Se qielli ėshtė edhe nė ju; ashtu siē ėshtė i madh pėrjashta, ashtu i madh ėshtė edhe nė ju.
Ne qėndrojmė pikėrisht nė pragun e qiellit tė brendshėm dhe tė jashtėm dhe qė tė dy janė saktėsisht proporcionalė. Ashtu siē qielli i jashtėm ėshtė i paskaj, ashtu ėshtė edhe i brendshmi. Qėndrojmė pikėrisht nė prag dhe mund tė zhdukemi nė tė dyja drejtimet. Kėto janė ato dy mėnyrat me tė cilat mund tė zhdukeni.
Po u zhdukėt nė qiellin e jashtėm, atėherė kjo ėshtė lutje; po u zhdukėt nė tė brendshmin, atėherė ky ėshtė meditim, por nė fund rezulton e njėjta: jeni zhdukur.
E ata dy qiej nuk janė dy. Dy janė vetėm shkaku se jeni ju, ju jeni linja qė i dalloni. Kur ju zhdukeni, zhduket edhe ajo linjė, atėherė ajo qė ėshtė brenda ėshtė jashtė, e ajo qė ėshtė jashtė, ėshtė brenda.

Por, mbajeni nė mend: nėn termin inteligjencė nuk e mendoj
intelektualizmin. Intelektualizmi ėshtė pjesė e marrėzisė.

BĖRJA E GRIMASAVE

Ekzistojnė shumė meditime tė lashta tė cilat shėrbehen me bėrjen e grimasave. Nga kjo edhe ju mund tė bėni meditim – nė Tibet kjo ėshtė njė nga traditat mė tė lashta.

Ndaluni lakuriq para pasqyrės sė madhe, bėni grimasa, bėni lėvizje qesharake – dhe vėshtrojini. Po i bėtė kėto dhe i vėshtruat 15 – 20 minuta, do tė befasoheni.

Do tė filloni tė ndieni se jeni tė ndarė prej kėsaj. Sepse, po tė mos ishit tė ndarė, si do tė mund t’i bėnit gjithė ato gjėra? Se, po tė mos ishit tė ndarė, si do tė mund t’i bėnit ato me duart tuaja. Mund tė luani nė kėtė apo nė atė mėnyrė.

Gjeni mėnyra tė reja tė bėrjes sė grimasave, tė pozitave qesharake tė trupit. Bėni ēfarėdo qė tė ju bie ndėrmend, kjo ka pėr tė ju liruar shumė, kurse vetveten do tė filloni ta shikoni – jo si trup, jo si fytyrė, por si vetėdije. Kjo do tė ju ndihmojė.

Meditimi ėshtė natyra juaj e vėrtetė – ai jeni ju.

Ai ėshtė qenia juaj. Ai nuk ka kurrfarė lidhjeje me veprimet tuaja: nuk mund ta keni, nuk mund tė mos e keni, nuk mund ta posedoni, ai nuk ėshtė ndonjė gjėsend, ai jeni ju, ai ėshtė qenia juaj.

KUNDROJENI QIELLIN

Meditoni pėr qiellin dhe kurdo qė keni kohė thjesht bini nė tokė dhe kundrojeni qiellin. Le tė jetė ky kontemplacioni juaj. Po deshėt tė luteni, lutjuni qiellit. Po deshėt tė meditoni, meditoni pėr qiellin, ndonjėherė me sytė hapur, ndonjėherė me sytė mbyllur. Se qielli ėshtė edhe nė ju; ashtu siē ėshtė i madh pėrjashta, ashtu i madh ėshtė edhe nė ju.

Ne qėndrojmė pikėrisht nė pragun e qiellit tė brendshėm dhe tė jashtėm dhe qė tė dy janė saktėsisht proporcionalė. Ashtu siē qielli i jashtėm ėshtė i paskaj, ashtu ėshtė edhe i brendshmi. Qėndrojmė pikėrisht nė prag dhe mund tė zhdukemi nė tė dyja drejtimet. Kėto janė ato dy mėnyrat me tė cilat mund tė zhdukeni.

Po u zhdukėt nė qiellin e jashtėm, atėherė kjo ėshtė lutje; po u zhdukėt nė tė brendshmin, atėherė ky ėshtė meditim, por nė fund rezulton e njėjta: jeni zhdukur.

E ata dy qiej nuk janė dy. Dy janė vetėm shkaku se jeni ju, ju jeni linja qė i dalloni. Kur ju zhdukeni, zhduket edhe ajo linjė, atėherė ajo qė ėshtė brenda ėshtė jashtė, e ajo qė ėshtė jashtė, ėshtė brenda.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:39

AROMA E LULEVE

Po patėt hundė tė mirė, jini afėr lules, le tė ju mbushė aroma e saj. Atėherė pakėz largojuni prej lules, shumė ngadalė, por edhe mė tutje ruajeni vetėdijshėm aromėn e saj, aromėn e saj tė kėndshme.

Pėr aq sa largoheni, pėr aq aroma e kėndshme bėhet gjithnjė e mė e dobėt, dhe do tė ju nevojitet mė shumė vetėdijshmėri pėr ta ndjerė. Bėhuni hundė. Harrojeni tėrė trupin dhe energjinė tuaj koncentrojeni nė hundė, si tė mos ekzistonte asgjė tjetėr pėrpos hundės. Po e humbėt gjurmėn e aromės, bėni disa hapa pėrpara, zėreni pėrsėri aromėn, atėherė ngadalė lėvizni prapa.

Sė shpejti do tė filloni tė ndjeni aromėn e lules nga largėsi tejet, tejet tė mėdha. Askush tjetėr nuk do tė mund ta ndjejė prej asaj distance aromėn e asaj luleje. Atėherė zini tė lėvizni tejet ngadalė, kėshtu aroma bėhet fare pak e vėrejtur, dhe do tė vijė ēasti kur mė nuk do tė mund ta ndjeni atė.

Tash i merrni erė mungesės sė aromės aty ku vetėm njė ēast mė parė ka qenė aroma. Mė nuk ėshtė aty.

Kjo ėshtė pjesa tjetėr e qenies sė saj – pjesa mungesore, pjesa e fshehtė. Nėse arrini t’i merrni erė mungesės sė aromės, nėse mund ta ndjeni se kjo nuk ėshtė e njėjtė, atėherė objekti ėshtė bėrė mezi i perceptueshėm. Tash kjo i afrohet gjendjes pa mendime tė smadhi-t.

KOMUNIKONI ME TOKĖN

Bėjeni njėherė njė provė tė vogėl: thjesht ndaluni lakuriq diku – nė plazh, pėrskaj lumit, krejt lakuriq nėn diell – dhe filloni tė kėrceni, tė vraponi dhe tė ndjeni sesi energjia ju rrymon nėn kėmbė, pėrmes kėmbėve tuaja nė tokė.

Vraponi dhe ndjejeni se energjia pėrmes kėmbėve po ju shkon nė tokė. Atėherė, pas disa minutash vrapimi, thjesht ndaluni qetėsisht tė rrėnjosur pėr toke dhe ndjejeni lidhshmėrinė e kėmbėve tuaja me tokėn. Befas do tė ndjeheni shumė, shumė tė rrėnjėzuar, tė tokėzuar, tė fuqizuar.

Do tė shihni se toka komunikon, do tė shihni se kėmbėt tuaja komunikojnė. Ka zėnė fill dialogu ndėrmjet tokės dhe jush.

Gjithė kėto meditime tė cilat i bėni kėtu nuk janė gjė tjetėr pėrpos pėrpjekje pėr ta ndėrprerė ėndrrėn tuaj.

THJESHT RELAKSOJENI FRYMIMIN

Kurdo qė gjeni kohė, vetėm pėr disa minuta relaksojeni sistemin e frymimit, asgjė tjetėr – nuk ka nevojė qė ta relaksoni tėrė trupin. Gjersa qėndroni nė tren, aeroplan, apo nė automobil, askush nuk ka pėr ta vėnė re se ju diēka po bėni. Thjesht lirojeni sistemin e frymimit.

Le tė jetė si kur funksionon nė mėnyrė natyrore. Atėherė mbyllni sytė dhe vrojtoni se si po e merrni frymėn, si po e nxirrni frymėn, si po e merrni frymėn.

Mos koncentrohi. Po u koncentruat, krijoni vėshtirėsi, meqė nė atė rast ēdo gjė bėhet pengesė. Po provuat tė koncentroheni gjersa jeni nė automobil, nė atė rast zhurma e autos bėhet pengesė, personi qė mund tė jetė pranė jush bėhet pengesė.

Meditimi nuk ėshtė koncentrim. Ai thjesht ėshtė vetėdijshmėri. Thjesht lirohuni dhe vrojtojeni frymimin.

Nė kėtė vrojtim asgjė nuk ėshtė e shkyēur.

Vetura zhurmon –
- kjo ėshtė krejtėsisht nė rregull, pranojeni kėtė. Komunikacioni rrjedh –
- kjo ėshtė nė rregull, pjesė e jetės. Bashkudhėtari kėrret pranė jush, pranojeni kėtė. Asgjė nuk mohojmė dot.

PASTĖ PAQE KY NJERI

Nė kohėn kur dikush vjen tė ju vizitojė apo tė njoftohet me ju, mblidhuni nė vetvete, jini tė qetė. Derisa njeriu hyn, thellė nė vetvete ndjejeni paqen pėr kėtė njeri. Ndjeni: “Le tė ketė paqe ky njeri”.

Jo vetėm ta thoni kėtė, ndjejeni kėtė. Befasisht keni pėr tė parė ndryshimin nė kėtė njeri, sikur diēka e panjohur tė ketė hyrė nė qenien e tij. Ai do tė jetė krejtėsisht ndryshe. Provoni...

Osho e ka dhėnė kėtė teknikė tenzive pėr ata tė cilėt janė vetėdijesuar pėr modelin ekzistues tė frustrimit e tė zemėrim nė punėt e tyre tė pėrditshme.

Secilėn ditė nga 15 minuta – nė ēfarėdo kohe qė ju pėrgjigjet, zgjidheni kohėn, mbylluni nė dhomė dhe bėhuni tė zemėruar – por mos e shprehni zemėrimin.

Pėrforcojeni atė zemėrim... gati tėrbohuni nga zemėrimi, por mos e shprehni – mos e shprehni me asgjė, madje as me rrahjen e jastėkut. Ndrydheni me ēdo kusht – a po mė kuptoni? Kjo nė tė vėrtetė ėshtė e kundėrta e katarzės.

Po e ndiet se nė bark po ju rritet tendosja, sikur diēka do tė eksplodojė, tėrhiqeni barkun; ngreheni sa mė shumė qė mundeni. Po e ndiet se shpatullat po ju ngrihen, ngrihni edhe mė shumė.

Ngriheni tėrė trupin pėr sa tė jetė e mundur – si kur kemi tė bėjmė me vullkanin i cili vlon pėrbrenda, por nuk shpėrthen. Kjo ėshtė ajo qė duhet mbajtur nė mend – kurrfarė pushimi, kurrfarė ndėrprerjeje. Mos bėrtitni, pėrndryshe barku lirohet. Mos goditni asgjė, pėrndryshe shpatullat do tė lirohen.

Pesėmbėdhjetė minuta nxehuni gjithnjė e mė tepėr, gjithnjė derisa nuk jeni nė njėqind gradė. Pesėmbėdhjetė minuta ngrihuni gjer nė klimaks. Kurdiseni orėn dhe kur ajo cingėron, tendosuni me tėrė fuqinė. E kur ora ndalet, uluni qetėsisht, mbyllini sytė dhe thjesht vrojtoni se ēfarė po ndodh. Lirojeni trupin.

Kjo nxehje e tėrė sistemit do t’i detyrojė modelet tuaja qė tė shkrihen.
Vetėm meditimi mund tė ju dekondicionojė.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:40

MENDONI PĖR TĖ KUNDĖRTĖN

Kjo ėshtė metodė e mirė. Do tė jetė tejet e dobishme. Pėr shembull: po ndiheni shumė tė pakėnaqur, ēfarė tė bėni? Mendoni pėr tė kundėrtėn.
Nėse ndiheni tė pakėnaqur, mendoni pėr kėnaqėsinė. Ē’ ėshtė kėnaqėsia? Vėreni ekuilibrin.

Nėse mendjen e keni tė pezmatuar, vėreni nė tė pėrdėllimin, mendoni pėr mėshirėn dhe energjia ka pėr tė ndryshuar nė vend, se ajo ėshtė e njėjta. E kundėrta ėshtė e njėjta energji. Kur e vendosni mėshirėn, mendja absorbohet. Zemėrimi ėshtė aty, mendoni pėr dhembshurinė.

Bėjeni kėtė: mbajeni nė shtėpi statujėn e Budės, sepse ajo statujė ėshtė shprehje e pėrdėllimit. Kurdo qė ndjeheni tė zemėruar, hyni nė dhomė, shikojeni Budėn, uluni nė pozitėn e Budės dhe ndjejeni mėshirėn. Pėrnjėherėsh do tė ndjeni sesi nė ju ndodh transformimi.

Zemėrimi ndėrron: trazimi ėshtė zhdukur, lajmėrohet dhembshuria. E kjo nuk ėshtė energji tjetėrfare. Kjo ėshtė e njėjta energji – e njėjta energji si zemėrimi - e cila ka ndryshuar kualitetin, duke u ngritur te lart. Provojeni.

“JO DY”

Kjo ėshtė njė nga mantrat mė tė vjetra. Kurdo qė ndiheni tė ndarė, kurdo qė ndjeni se nė ju po lajmėrohet dysia, thjesht thuani nė vete: “JO DY”. Por thuajeni kėtė vetėdijshėm, mos e pėrsėritni mekanikisht. Kurdo qė e ndjeni se po zgjohet dashuria, thuani: “JO DY”.

Pėrndryshe aty pret dhe urrejtja – ato janė njė. Kur tė ndjeni se po lajmėrohet urrejtja, thuani: “JO DY”. Kurdo qė shihni se sė tepėrmi jeni preokupuar me jetėn, thuani: “JO DY”. Ekziston vetėm NJĖ.

Por kjo thėnie duhet tė rezultojė nga tė kuptuarit tuaj. Nė tė duhet tė ketė inteligjencė, qartėsi tė rreptė, dhe pėrnjėherė do ta ndjeni relaksimin nė vetvete.
Nė po atė ēast kur thoni: “JO DY” – nėse kėtė e thoni me ndjesi, duke mos e pėrsėritur mekanikisht – do ta ndjeni pėrndritjen.

PASOJENI PO-nė

Njė muaj ditė pasojeni vetėm PO-nė. Njė muaj ditė mos e ndiqni rrugėn e cila thotė “JO”. Bashkėpunoni me PO-nė – nė kėtė mėnyrė do tė unifikoheni. JO-ja kurrė nuk ndihmon qė tė arrihet uniteti, harmonia. Pėrherė ėshtė PO-ja ajo qė ndihmon, se PO-ja ėshtė pranim, PO-ja ėshtė besim, PO-ja ėshtė lutje. Tė jesh i aftė tė thuash PO, do tė thotė je religjioz.

E dyta, JO-ja nuk guxon tė ndrydhet. Po e ndrydhėt, do tė ju hakmerret. Po e ndrydhėt, do tė bėhet gjithnjė e mė e fuqishme dhe njė ditė ka pėr tė eksploduar e pėr ta rrėnuar PO-nė tuaj. Prandaj, kurrė mos e ndrydhni JO-nė, thjeshtė injorojeni.

Pėrpos kėsaj ekziston dallim i madh nė mes tė ndrydhjes dhe injorimit. E dini se JO-ja ėshtė aty dhe e njihni. Thuani: “Po, e di se je aty, por do ta pasoj PO-nė”.

Mos e ndrydhni, mos luftoni me tė, mos thuani: “Hajt, hup! Nuk dua tė kem kurrfarė pune me ty.” Mos i thuani asgjė me tėrbim, po nuk deshėt ta shtyni, ta hidhni nė bodrumin e errėt tė ndėrdijes suaj. Jo, asgjė mos i bėni, vetėm dijeni se ėshtė aty. Megjithatė, pasojeni PO-nė, pa fjalė, pa akuzim, pa zemėrim. Thjesht pasojeni PO-nė dhe mos merrni kurrfarė qėndrimi ndaj kėsaj.

Injorimi ėshtė mėnyra mė efektive pėr ta asgjėsuar JO-nė. Po luftuat me tė, veēse jeni bėrė viktimė, viktimė tejet subtile; JO-ja veēse ju ka mundur. Kur luftoni me JO-nė, keni thėnė ‘JO’ me vetė JO-nė. Nė atė mėnyrė JO-ja tėrthorazi pėrsėri triumfon. Mos i thuani JO madje as vetė JO-sė – thjesht injorojeni.

Njė muaj pasojeni PO-nė dhe mos luftoni me JO-nė. Do tė befasoheni, meqė JO-ja pak nga pak do tė dobėsohet dhe pamundėsohet, meqė do tė ndjejė uri dhe, njė ditė, do tė konstatoni se mė nuk ekzistuaka. E kur tė mos ekzistojė mė, e tėrė energjia qė investohej nė tė do tė lirohet. Kjo energji e liruar do ta shndėrrojė PO-nė tuaj nė derdhazė tė fuqishme.

MIQĖSOHUNI ME DRURIN

Shkoni tek druri, i flitni, prekeni, pėrqafojeni, ndjejeni, uluni me tė, lejoni qė druri ta ndiejė se jeni njeri i mirė dhe se nuk keni qėllim pėr ta lėnduar.

Pak nga pak lind miqėsia dhe filloni tė ndjeni sesi druri, kur i ofroheni, ndryshon nė ēast. Do tė ndjeni se, posa t’i ofroheni afėr, nė koren e trungut do tė aktivizohet energji e fuqishme.

Kur e prekni trungun, ai ėshtė i lumtur si fėmija, si dikush qė e doni. Kur uleni me drurin, do tė kuptoni shumėēka. E sė shpejti do tė mund ta kuptoni edhe kėtė se, po erdhėt tė pikėlluar tek ai, nė vetė praninė e tij, pikėllimi juaj do tė zhduket.

Vetėm atėherė do tė jeni tė aftė ta kuptoni se reciprokisht jeni tė varur nga njėri-tjetri.

Nuk them se meditimi do t’i zgjidhė problemet jetėsore. Them thjesht se nė gjendje meditimi, problemet zhduken – nuk do tė zgjidhen. Nuk ka nevojė qė problemi tė zgjidhet. Se, realisht, mendja e tendosur ėshtė ajo qė krijon problem.

Ju mund ta lumturoni trungun, kurse trungu mund tė ju lumturojė ju. Jeta e gjithmbarshme ėshtė e lidhur nė mes veti. Kėtė lidhshmėri reciproke unė e quaj Perėndi.

Vetėm meditimi mund ta vrasė mendjen - asgjė tjetėr.

“A JE KĖTU”

Thirreni emri tuaj, nė mėngjes, nė mbrėmje, pas dreke. Kurdo qė jeni tė kotur thirreni emrin tuaj. Por jo vetėm tė thirrni, pėrgjigjuni thirrjes dhe shqiptojeni atė me zė. Mos iu frikėsohi tė tjerėve.

Tepėr u jeni frikėsuar tė tjerėve, veēse ju kanė vrarė me frikė. Mos frikėsohi, madje edhe nė treg duhet ta kujtoni kėtė. Thirreni emrin tuaj: “Teertha, a je kėtu?”

Dhe pėrgjigjuni: “Po, zotėri.”
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:46

PASDITE
ndejė, soditje e dėgjim


Meditimi ėshtė aventurė, aventura mė e madhe tė cilėn mendja njerėzore mund ta ndėrmarrė.

Meditim do tė thotė qė thjesht tė jesh, tė mos bėsh asgjė – kurrfarė aksionesh, kurrfarė mendimesh, kurrfarė emocionesh.

Thjesht jeni dhe kjo ėshtė entuziazėm i kulluar.

MEDITIMI S’ KA QĖLLIM

Meditimi lajmėrohet vetėm atėherė kur kuptoni se instinktet janė mungesore, kur keni kaluar nėpėr tė gjitha repartet e instinkteve dhe keni parė falsitetin e tyre. Keni parė se instinktet nuk tė ēojnė askund, se silleni nė rreth tė mbyllur, se mbeteni tė njėjtė.

Instinktet pa ndalim vazhdojnė tė ju tėrheqin, tė ju shtrėngojnė e tė ju grahin gati deri nė ēmenduri, duke provokuar dėshira tė reja, por asnjėherė asgjė duke mos arritur. Duart mbetet tė zbrazėta si pėrherė. Kur kėtė ta keni parė, kur ta keni shikuar jetėn tuaj dhe tė keni kuptuar se tėra instinktet tuaja kanė dėshtuar...

Kurrė asnjė instinkt nuk ka pasur sukses, kurrė asnjė instinkt askujt nuk ia ka sjellė bekimin. Instinktet vetėm premtojnė; premtimet kurrė nuk pėrmbushen. Njėri instinkt dėshton, sakaq tjetri lajmėrohet dhe pėrsėri ju premton...

Prej nga vjen ai entuziazėm kur asgjė nuk bėni? Vjen prej askundi apo vjen prej gjithkundi.

Ėshtė pa shkak, pasi qė ekzistenca ėshtė ndėrtuar prej lėndės sė quajtur gėzim.

... dhe pėrsėri jeni tė mashtruar. E pasi qė instinkte gjithnjė nga fillimi ju kanė mashtruar, njė ditė befas bėheni tė vetėdijshėm – befas i tejshihni, dhe me vetė kėtė fillon meditimi. Kjo ėshtė pa fillim, pa shkas.

Po medituat shkaku i diēkahit, atėherė koncentroheni, nuk meditoni. Nė atė rast jeni ende nė botė – mendja juaj akoma interesohet pėr gjėra qė kushtojnė lirė, pėr trivialitete. Atėherė jeni profanė.

Edhe po medituat pėr atė qė tė vini gjer tek Perėndia, ju jeni profanė. Mandej edhe po medituat qė ta arrini nirvanėn, ju jeni profanė – pasi qė meditimi nuk ka qėllim.

Meditimi ėshtė botėkuptim se tė gjitha qėllimet janė tė rrejshme. Meditimi ėshtė tė kuptuarit se dėshirat nuk tė ēojnė askund.

TĖ NDENJURIT

Meditimi do tė thotė t’ia kushtosh disa minuta papunėsimit. Nė fillim kjo do tė jetė tejet vėshtirė – gjėja mė e vėshtirė nė botė, nė fillim, mė e lehta nė fund. Ėshtė aq e lehtė, prandaj edhe aq e rėndė.

Nėse dikujt i thuhet qė thjesht tė rri dhe asgjė tė mos bėjė, ai zė tė shqetėsohet; zė tė ndjejė sesi milingonat po i ecin nėpėr kėmbė apo se diēka po i ndodh nė trup.

Bėhet aq i paqetė, meqė gjithmonė ka qenė me diēka i preokupuar. I ngjashėm ėshtė me automobilin kur ndizet, motori zhurmon qoftė edhe kur vetura askund nuk shkon, motori punon andaj nxehet gjithnjė e mė shumė e mė shumė. Keni harruar si ta fikni. E ky ėshtė meditimi.

FRYMIMI – MANTRA MĖ E THELLĖ

Fryma hyn nė ju, lejoni qė nė qenien tuaj tė pasqyrohet sesi ajo po hyn. Fryma del, lejoni qė nė qenien tuaj tė pasqyrohet sesi ajo po del, dhe do tė ndjeni sesi nė ju po bie Qetėsia e plotfuqishme. Po ia dolėt qė ta vrojtoni frymėn qė hyn dhe del, hyn dhe del, kjo ėshtė mantra mė e thellė ndonjėherė e zbuluar.

Frymoni tash dhe kėtu. Nuk mund tė frymoni nesėr as nuk mund tė frymoni dje. Duhet tė frymoni nė kėtė moment, por mund tė mendoni pėr nesėr dhe mund tė mendoni pėr dje.

Kėshtu trupi mbetet nė tė tashmen, sakaq mendja sorollatet midis sė kaluarės dhe sė ardhmes, dhe kėtu ėshtė pėrēarja nė mes tė trupit e mendjes.

Mė sė pari duhet tė vallėzoni, se nė vallėzim bie mburoja juaj.

Mė sė pari duhet tė klithni nga gėzimi dhe tė kėndoni, sepse kėshtu bėheni mė vitalė. Mė sė pari duhet tė pastroheni, ashtu qė krejt ēfarė keni ndrydhur, tė dalė pėrjashta, qė trupin ta keni tė pastruar nga lėndė dhe helme tė dėmshme,

Trupi ėshtė nė tė tashmen, derisa mendja nuk ėshtė kurrė nė tė tashmen, kėshtu qė kėta kurrė nuk takohen. Kurrė nuk e gjejnė njėri-tjetrin. E shkaku i kėsaj pėrēarjeje zėnė fill mėrzia, tendosja, vuajtja.

Tė tendosur jeni, kjo tendosje ėshtė brenga. Mendja duhet tė sillet nė tė tashmen, se kohė tjetėr nuk ekziston.kurse shpirtin nga traumat dhe lėndimet e ndrydhura.

Kur kjo ndodh e kur bėheni tė aftė qė tė qeshni dhe tė doni, atėherė Vipassana.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:47

OSHO FLET PĖR VIPASSANĖN

Duke ndenjur qetė, filloni menjėherė ta vrojtoni frymimin tuaj. Mė sė lehti ta vrojtoni ėshtė kur fryma hyn nė hundė. Pėrpiquni ta ndjeni prekjen e saj nė hyrjen e hundės, aty vrojtojeni. Do ta keni mė lehtė ta vrojtoni prekjen, meqė fryma ėshtė tejet subtile, pėr kėtė nė fillim vrojtojeni vetėm prekjen. Fryma hyn, dhe ju e ndjeni se po hyn: vrojtojeni, pastaj pėrcilleni, shkoni me tė.

Do tė konstatoni se vjen momenti kur ajo ndalet, dhe atė pikėrisht diku afėr kėrthizės – ndalet nė ēastin e shkurtėr, qė vėshtirė vėrehet. Atėherė fryma pėrsėri del, pėrcilleni – pėrsėri e ndjeni prekjen kur del nga hunda. Pasojeni, dilni me tė dhe pėrsėri keni pėr tė ardhur tek pika nė tė cilėn fryma pėr njė ēast tejet tė shkurtėr ndalet. Cikli pėrsėritet.

Frymėmarrja, intervali (pa frymim), frymėnxjerrja, intervali, frymėmarrja, intervali. Ky interval pa frymim ėshtė fenomeni mė misterioz pėrbrenda jush. Kur fryma hyn dhe ndalet, dhe kur nuk ka frymim, kjo ėshtė pika nė tė cilėn mund ta takoni Perėndinė. E mund ta takoni edhe kur del fryma dhe ndalet, e kur nuk ka frymim.

Mbajeni nė mend, frymėn nuk guxoni ju ta ndalni, ajo ndalet nga vetvetja. Po e ndalėt, do ta huqni mė tė rėndėsishmen, sepse do tė filloni tė bėni diē nė vend se tė vrojtoni. Ju nuk duhet tė bėni asgjė. Nuk duhet ta ndėrroni natyrėn e frymimit, nuk duhet as tė merrni frymė as ta nxirrni frymėn.

Kjo nuk ėshtė si pranajama nė yogė nė tė cilėn ju manipuloni me frymimin, kjo s’ėshtė kjo. Aspak mos u pėrzieni nė frymim – lejojeni spontanitetin e saj, rrjedhėn e saj natyrore. Kur fryma del, pėrcilleni, e kur fryma hyn, pėrcilleni.

Sė frikti do tė bėheni tė vetėdijshėm se ekzistojnė dy intervale pa frymim. Nė to ėshtė porta. Dhe ato dy intervale do t’i kuptoni dhe do tė shihni se frymimi vetvetiu nuk ėshtė jetė – ndoshta ushqim pėr jetė, si ushqimet tjera, por jo edhe vetė jeta.

Sepse, kur frymimi ndalon, ju jeni aty, plotėsisht aty – jeni pėrsosmėrisht tė vetėdijshėm, jeni plotėsisht tė vetėdijshėm. Frymimi ėshtė ndėrprerė, frymim mė nuk ka, por ju jeni aty.

E kur njėherė e vazhdoni kėtė vrojtim tė frymimit – atė qė Buda e quan Vipassana apo anapanasati yoga – vazhdoni edhe mė tej ta vrojtoni, ta vrojtoni e ta vrojtoni; pak nga pak do tė shihni se intervali pa frymim bėhet gjithnjė e mė i gjatė. Mė nė fund ngjan qė ai tė zgjasė minuta e minuta. Njė frymė hyn, pastaj intervali... dhe nga disa minuta fryma nuk del.

Ēdo gjė ėshtė ndalur. Bota ėshtė ndalur, koha ėshtė ndalur, mendimi ėshtė ndalur. Se, kur frymimi ndalet, nuk ėshtė e mundur tė mendosh. E kur ai ndalet nga disa minuta, atėherė ėshtė absolutisht e pamundur tė mendosh – pasi qė procesit tė mendimit i duhet pandėrprerė oksigjeni, sakaq procesi juaj mendimtar dhe frymimi juaj janė tė lidhur tepėr ngushtė.

Kur jeni tė zemėruar, frymimi juaj ka tjetėr ritėm; kur jeni seksualisht tė trazuar, keni tjetėr ritėm tė frymimit; kur jeni tė qetė, prapė ėshtė tjetėr ritėm frymimi.

Kur jeni tė lumtur, ėshtė tjetėrfare ritmi i frymimit; kur jeni tė pikėlluar, pėrsėri ėshtė tjetėrfare. Frymimi juaj ndryshon pandėrprerė nė harmoni me prirjet e mendjes suaj. E kundėrta ėshtė po ashtu e vėrtetė – kur frymimi ndryshon, prirjet e mendjes ndryshojnė. E kur frymimi ndalet, mendja ndalet.

E derisa mendja ndalet, e tėrė bota ndalet – se mendja ėshtė botė. E nė atė ndalje pėr tė parėn herė e njihni se ē’ ėshtė frymimi pėrbrenda frymimit; jeta pėrbrenda jetės. Duke iu falėnderuar kėsaj pėrvoje bėheni Perėndi e vetėdijshme – Perėndia nuk ėshtė person, veēse pėrjetimi i vetė jetės.

Meditimi thjesht ėshtė tė jesh i ngazėllyer nė mungueshmėrinė tėnde.
Meditimi ėshtė ngazėllim me qenien tėnde.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:50

VIPASSANA
(meditimi i kredhjes nė vetvete )

Gjejeni vendin e pėrshtatshėm ku mund tė rrini 45 – 60 minuta. Mirė do tė ishte po qe se uleni nė kohėn e njėjtė nė tė njėjtin vend, e ky nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė vend i qetė. Eksperimentoni gjersa nuk e gjeni situatėn nė tė cilėn ndjeheni mė sė miri.

Mund tė rrini njėherė apo dy herė nė ditė, por mos rrini sė paku njė orė pas ngrėnies ose para gjumit. Me rėndėsi ėshtė qė tė uleni me kurriz dhe kokė tė drejtuar. Sytė duhet tė jenė tė mbyllur, sakaq trupi sa tė jetė e mundur mė i qetė. Do tė ishte e mirėseardhur ulėsja e meditimit, karrigia me mbėshtetės tė drejtė apo ēfarėdo aranzhimi me jastėkė. Nuk ka metodė tė veēanta pėr frymim; rėndom, frymimi i natyrshėm ėshtė krejt nė rregull.

Vipassana mbėshtetet nė vetėdijshmėrinė e frymimit, prandaj duhet vrojtuar fillimin dhe pėrfundimin e ēdo frymėmarrjeje dhe frymėnxjerrjeje nė cilindo vend ku mė sė miri i ndjejmė – nė hundė, apo nė zonėn e lukthit, apo nė pleksusin solar.

Vipassana nuk ėshtė koncentrim dhe nuk e kemi pėr qėllim qė plot njė orė ta vrojtojmė frymimin. Kur vijnė mendimet, ndjenjat apo perceptimet, apo kur bėheni tė vetėdijshėm pėr tingullin, aromėn apo puhizėn nga jashtė, thjesht lejoni qė vėmendja tė kthehet kah ato.

Ēfarėdo qė vjen, mund ta vrojtoni si retė qė kalojnė nėpėr qiell – ju as nuk identifikoheni me to as nuk i refuzoni. Kurdo qė mund tė zgjidhni se ēfarė do tė shikoni, kthehuni tek vrojtimi i vetėdijshėm i frymimit.

Mbajeni nė mend, asgjė posaēėrisht nuk duhet tė ndodhė. Nuk ka as sukses as mossukses – as kurrfarė pėrsosmėrie. Nuk duhet asgjė tė parafytyroni apo tė analizoni, kurse njohjet mund tė ju shfaqen pėr shumėēka. Ēėshtjet dhe problemet thjesht mund t’i merrni si mistere nė tė cilat mund tė kėnaqeni.

Pėr kampet medituese nė ashram, tė cilat mbahen pėr ēdo muaj, pėr ēdo ditė ekziston koha e caktuar pėr vipassanėn.

Osho flet pėr vėrshimin e energjisė tė cilin njerėzit shpesh e ndiejnė kur e fillojnė vipassanėn.

Nė vipassanė ngandonjėherė ndodh qė tė ndjeheni tejet sensualė, sepse jeni shumė tė qetė dhe energjinė nuk e derdhni askund. Rėndom derdhni shumė energji, andaj jeni tė rraskapitur. Kur thjesht uleni, duke mos bėrė asgjė, shndėrroheni nė depo tė qetė tė energjisė, e cila bėhet gjithnjė e mė e madhe, mė e madhe, mė e madhe.

Dhe kur vini tek pika, kur energjia derdhet... atėherė ndiheni sensualė. Ndjeni sensitivitet tė ri, sensualitet, madje edhe seksualitet – sikur tė gjitha shqisat tė ishin bėrė mė tė freskėta, mė tė reja, mė tė gjallėrishme, sikur pluhuri tė ketė rėnė prej jush dhe tė jeni larė e shpėlarė. Kjo ndodh.

Pėr kėtė shkak njerėzit – sidomos murgjit budistė tė cilėt e bėjnė vipassanėn me shekuj – nuk hanė shumė. Nuk kanė nevojė pėr ushqim. Hanė racione tejet tė varfra, tė cilat nė rastin mė tė mirė do tė mund t’i quanim (pėr)mėngjes... dhe atė vetėm njėherė nė ditė. Nuk flenė shumė, por janė pėrplot energji.

Dhe nuk ikin as nga puna – punojnė shumė. Prenė dru, punojnė nėpėr kopshte, nė fusha, nė ferma, punojnė tėrė ditėn. Po, me ta diēka ka ndodhur dhe mė nuk e derdhin energjinė.

Pozita e caktuar, kur rrimė ulur, mundėson tė ruhet shumė energjia. Nė pozicionin LOTOS, nė tė cilin rrinė budistėt, takohen tė gjitha ekstremitetet e trupit – shputa me shputė, shuplaka me shuplakė. Kėto janė pika nga tė cilat pėrndryshe rrjedh energjia pėrjashta, pasi qė pėr tė rrjedhur ajo, nevojitet organ trupor me majė.

Prandaj, organi seksual mashkullor ėshtė me majė, sepse duhet tė liroj shumė energji. Ky pothuajse ėshtė ventil sigurues. Kur keni shumė energji nė vete dhe nuk mund tė bėni asgjė tjetėr, e lironi seksualisht.

Nė aktin seksual femra kurrė nuk liron energji.
Ajo mund ta ruajė energjinė nėse di si, madje edhe mund ta rrisė.
Nga koka juaj nuk lirohet kurrfarė energjie. Natyra e ka ndėrtuar tė rrumbullakėt. Pėr kėtė truri kurrė nuk humb aspak energji; ai ėshtė konservė – se ai ėshtė qendra mė e rėndėsishme drejtuese e trupit tuaj. Ai duhet tė jetė i mbrojtur – prandaj ėshtė i mbrojtur me kafkė tė rrumbullakėt.

Energjia nuk mund tė rrjedhė nga asnjė gjė e rrumbullakėt. Pėr kėtė planetėt – Toka, Dielli, Hėna dhe yjet – janė tė rrumbullakėt. Pėrndryshe kishin pėr ta humbur energjinė dhe pėr t’u fikur.

Kur uleni, bėheni tė rrumbullakėt; duart prekin duart. Kėshtu, po qe se njėra dorė e liron energjinė, ajo hyn nė dorėn tjetėr. Kėmba prek kėmbėn... pozita nė tė cilėn uleni ėshtė gati si rrethi. Energjia lėviz pėrbrenda jush. Nuk rrjedh.

Njeriu ėshtė konservė; pak nga pak bėhet depo. Pak nga pak pothuajse do ta ndjeni mbushjen nė bark. Mund tė jeni tė zbrazėt, ndoshta nuk keni ngrėnė, por megjithatė e ndjeni njė pėrmbushje tė caktuar. Dhe atėherė derdhaza e sensualitetit. Por, kjo ėshtė shenjė e mirė, shumė, shumė e mirė. prandaj kėnaquni nė kėtė.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:53

TĖ BĖHESH ASTRONAUT I HAPĖSIRĖS SĖ BRENDSHME

Nė meditim tė thellė shpesh, papritmas, ka pėr tė ju dukur se gravitacioni ėshtė zhdukur.

Se ju tashmė asgjė nuk ju mban poshtė dhe, tash, ėshtė ēėshtje juaja tė vendosni se dėshironi tė fluturoni apo jo. Po, tash krejt varet prej jush dhe, po deshėt, thjesht mund tė fluturoni nė qiell. I tėrė qielli ėshtė juaji. Por, kur i hapni sytė, pėrnjėherė, aty ėshtė trupi, aty ėshtė toka, aty ėshtė graviteti.

Gjersa me sytė mbyllur keni medituar, e keni harruar trupin tuaj, jeni bartur nė dimensionin tjetėr, nė dimensionin e pėrdėllimit.

Kėnaquni nė kėtė, lejojeni, se po ia filluat tė mendoni se kjo na qenka ēmendurake, do ta ndaloni, e kjo ndalesė ka pėr tė ju penguar nė meditim. Kėnaquni nė kėtė siē kėnaqeni kur fluturoni nė ėndėrr. Mbyllni sytė.

Nė meditim shkoni ku t’jua kėnda qejfi, ngjituni sa mė lart kah qielli, dhe, sė frikti, shumė gjėra edhe do tė ju bėhen tė arritshme. Mos u frikoni. Kjo ėshtė aventura mė e madhe, mė e madhe sesa shkuarja nė Hėnė; tė bėhesh astronaut i hapėsirės sė brendshme ėshtė aventura mė e madhe e mundshme.

Osho e propozon kėtė teknikė tė bukur pėr ata qė janė tė shqetėsuar me ndjenjat e jostabilitetit trupor dhe tė fluturimit.

Thjesht uluni nė krevatin tuaj 5 deri nė 10 minuta dhe me sytė mbyllur mendoni... ndjejeni sesi trupi po ju bėhet gjithnjė e mė i madh, mė i madh e mė i madh. Bėjeni tė madh pėr aq sa tė jetė e mundur – aq tė madh saqė gati fillon t’i prekė muret e dhomės.

Do tė filloni tė ndjeni se mė nuk mund t’i lėvizni duart – kjo ėshtė vėshtirė... koka juaj prek tavanin.

Sė pari, dy-tri ditė ndjejeni vetėm kėtė; atėherė filloni tė shtriheni jashtė dhomės. Mbusheni tėrė shtėpinė dhe do tė ndieni se dhoma ėshtė nė ju. Pastaj, shtrihuni jashtė shtėpisė – mbusheni tėrė fqinjėsinė tuaj dhe ndjejeni tėrė fqinjėsinė nė vete. Dhe atėherė mbusheni tėrė qiellin dhe ndjeni se Dielli, Hėna dhe yjet lėvizin nė ju.

Kėshtu vazhdoni dhjetė deri nė njėzet ditė. Pak nga pak, ngadalė, pėrmbusheni tėrė qiellin. Atė ditė qė keni mbushur tėrė qiellin, fillojani procesit tė kundėrt. Pėr dy ditė pėrsėri bėhuni i vogėl. Nė procesin e anasjelltė uluni dhe filloni tė mendoni se po bėheni tepėr tė vegjėl. Vetėm kthehuni nė mėnyrėn tjetėr.

Trupi juaj nuk ėshtė gjithaq i madh siē duket – ėshtė bėrė i lartė tridhjetė centimetra. Jeni tė ngjashėm me lodrėn e vockėl – edhe kėtė duhet ta pėrjetoni. Po qe se mund ta paramendoni madhėsinė, mund ta paramendoni edhe vogėlsinė. Atėherė bėhuni edhe mė tė vegjėl – aq tė vegjėl saqė mund tė ndaleni dhe nė shuplakėn tuaj.

Atėherė edhe mė tė vegjėl... atėherė edhe mė tė vegjėl. Dhe gjatė dymbėdhjetė ditėve e sillni vetveten nė pikėn kur mė nuk mund tė gjendeni. Jeni bėrė aq tė imėt, atomikisht tė imėt, saqė tashmė ėshtė e pamundur ta gjeni vetveten.

Bėhuni tė mėdhenj siē ėshtė e tėrė hapėsira dhe ashtu tė vegjėl siē ėshtė atomi i padukshėm – njėzet ditė njėrėn, pastaj dymbėdhjetė ditė tjetrėn. Do tė ndjeheni aq bukur, aq tė lumtur dhe aq tė qendėrzuar saqė kėtė nuk mund ta imagjinoni.

Meditimi mund tė jua jap njohjet momentale mė tė mrekullueshme, vezullimet mė tė ndritshme, se ky ėshtė gjėja mė e padobishme nė botė. Ju thjesht nuk bėni asgjė, thjesht hyni nė qetėsi. Meditimi ėshtė mė i rėndėsishėm se gjumi, se derisa flini pėr asgjė nuk jeni tė vetėdijshėm. Ēfarėdo qė tė ju ndodhė, ndodh nė mėnyrė tė pavetėdijshme.

Ndoshta jeni nė parajsė, por ju kėtė nuk e dini. Nė meditim hyni me vetėdije, bėheni tė vetėdijshėm pėr rrugėn: sesi nga bota e jashtme e
dobishme tė hyni nė atė tė brendshmen tė padobishme.

E kurnjėherė ta mėsoni rrugėn, nė ēdo ēast do tė mund tė niseni pėrbrenda. Gjersa jeni nė autobus, asgjė nuk duhet tė bėni, thjesht rrini; po udhėtuat me automobil, me tren apo aeroplan, prapė nuk bėni asgjė, ēdo gjė bėjnė tė tjerėt; ju mund t’i mbyllni sytė dhe tė niseni nė tė padobishmen, tė brendshmen.

Dhe pėrnjėherė ēdo gjė bėhet e qetė, dhe pėrnjėherė ēdo gjė ėshtė pa ethėrime, dhe pėrnjėherė jeni nė amėn e jetės sė gjithmbarshme. Por kjo nuk ka vlerė komerciale, kjo nuk mund tė shitet, nuk mund tė thuash: unė kam meditim tė mrekullueshėm. A dėshiron ta blejė dikush? Askush nuk ka pėr ta blerė, ai nuk ėshtė mall. Meditimi ėshtė i padobishėm.

“NJĖ”

Hapi i parė: thjesht lirohuni nė karrige, le tė ndihet i tėrė trupi mirė. Hapi i dytė: mbyllni sytė. Hapi i tretė: lirojeni frymimin. Le tė jetė sa mė i natyrashėm. Me secilėn frymėnxjerrje thoni: “NJĖ”. Derisa fryma del, thuani: “NJĖ”, merrni frymė dhe mos thoni asgjė.

Kėshtu me secilėn frymėnxjerrje thjesht thuani: “NJĖ... NJĖ... NJĖ”. Dhe jo vetėm ta thoni, por po ashtu edhe ta ndjeni se e tėrė ekzistenca ėshtė NJĖ, ajo ėshtė unitet. Mos e thoni kėtė, vetėm ndjejeni – do tė mjaftojė tė thoni “NJĖ”. Bėjeni kėtė njėzet minuta pėr ēdo ditė.

Pėrpiquni qė askush tė mos ju ndėrpresė derisa e bėni kėtė. Mund t’i ēelni sytė dhe ta shikoni orėn, por mos e kurdisni tė cingėrojė. Ēdo gjė qė mund tė ju tronditė nuk ėshtė e mirė, prandaj mos e mbani telefonin nė dhomė ku e bėni kėtė dhe le tė mos ju kėrcasė askush nė derė.

Gjatė atyre njėzet minutave duhet tė jeni krejtėsisht tė relaksuar. Po pati shumė zhurma rreth jush, pėrdorini mbyllėset e veshėve.

Duke thėnė “NJĖ” me secilėn frymėnxjerrje, do tė bėheni aq tė qetė, tė devotshėm e tė pėrqendruar, saqė kėtė as nuk mund ta paramendoni. Bėjeni kėtė ditėn, asnjėherė natėn, pėrndryshe do ta ērregulloni gjumin, se kjo aq do tė ju relaksojė saqė nuk keni pėr ta ndier nevojėn pėr gjumė. Do tė ndjeheni tė freskėt. Koha mė e mirė ėshtė nė mėngjes, apo pas dite, por kurrė natėn.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:54

GAZI I BRENDSHĖM

Kurdo qė tė papunė uleni, lirojeni nofullėn tuaj tė poshtme dhe hapeni ngadalė gojėn. Fillojani tė frymoni me gojė, por jo thellė. Lejoni qė vetėm trupi tė frymojė, frymimi do tė jetė i cekėt dhe do tė bėhet gjithnjė e mė i cekėt e mė i cekėt. E kur tė ndjeni se frymimi ėshtė bėrė tejet i cekėt e se gojėn e keni tė hapur e nofullėn tė liruar, i tėrė trupi juaj do tė ndjehet tejet i ralaksuar.

Nė atė ēast fillojani tė qeshni – jo me fytyrė, por me tėrė qenien tuaj tė brendshme... dhe kėtė mund ta bėni. Ky nuk ėshtė gaz qė shfaqet nė buzė – ky ėshtė gazi ekzistencial qė hapet pikėrisht pėrbrenda.

Provojeni dhe do ta pėrjetoni se ē’ ėshtė ky... se ky nuk mund tė sqarohet. Nuk ka nevojė qė tė qeshni me buzė, por thjesht sikur tė qeshni nga barku; barku qesh.

Vetėm meditimi mund tė ju ndihmojė plotėsisht, pasi qė kėtė nuk ia shpallni dikujt tjetėr, ju e mbani para qenies suaj. Mund tė jeni absolutisht tė lirė.

Nuk mund tė keni frikė se ēfarė tė tjerėt do tė thonė.

E ky ėshtė gaz, jo qeshje; domethėnė se ėshtė tejet, tejet i ėmbėl, delikat, i butė – ngjashėm me trėndafilin e vogėl qė hapet nė bark dhe e shpėrndan aromėn e vet nėpėr trup.

Kur njėherė e njihni se ē’ ėshtė ky gaz, mund tė jeni tė lumtur njėzet e katėr orė. Dhe kurdo qė ta ndjeni se po ju mungon ajo lumturi, thjesht mbyllni sytė dhe zėreni atė gaz rishtas dhe ai ka pėr tė qenė aty. Gjatė ditės ju mund ta kapni aq herė sa dėshironi. Ai ėshtė gjithmonė aty.

Meditimi realisht nuk ėshtė kėrkim i pėrndritjes.
Pėrndritja vjen pa e pas kėrkuar fare.

“OSHO”

Me secilėn frymėmarrje, thjesht nė vete thuani “OSHO”. Jo shumė me zė – vetėm pėshpėriteni, por ashtu qė tė mund ta ndieni nė vete. Kur merrni frymė, vetėm pritni. Kur fryma del, mė ftoni, e kur fryma hyn, lejomėni tė hyj. Mos bėni asgjė – thjesht pritni; puna juaj ėshtė vetėm derisa fryma del.

Kur fryma del, hyni nė gjithėsi. Frymėnxjerrja ėshtė pothuajse si hedhja e kovės nė bunar. Kurse frymėmarrja ėshtė si tėrheqja e kovės nga bunari. Kėtė bėjeni vetėm njėzet minuta. Katėr-pesė minuta derisa hyni nė tė, e pastaj vazhdojeni njėzet minuta. Por, mė sė shumti njėzet e pesė minuta.
Kėtė mund ta bėni nė ēfarėdo kohe. Ditėn apo natėn.

Zazeni ėshtė mospreokupim i thellė, nuk ėshtė madje as meditim, pasi qė derisa meditoni, diēka provoni tė bėni: e pėrkujtoni se jeni Perėndi apo
madje e pėrkujtoni vetveten. Kėto pėrpjekje shkaktojnė rrudhjen e vetėdijes.

ZAZENI

Nė ashram grupi meditativ Zazen rri nga njė orė, sakaq tė rinjve iu kėshillohet qė pesė minutat e parė t’i numėrojnė frymėnxjerrjet, pėr ta arritur mė lehtė relaksimin e “vetėdijes qė nuk zgjedh”.

Mund tė rrini kudo qoftė, por ato qė shikoni, nuk guxon tė jenė shumė shqetėsuese. Pėr shembull, gjėrat nuk guxon tė lėvizin tepėr, sepse nuk mund tė pėrqendroheni. Mund ta shikoni trungun – kjo s’ėshtė problem, se ai nuk lėviz, dhe pamja mbetet e pandryshueshme. Mund ta shikoni edhe qiellin apo thjesht tė uleni nė kthinė dhe ta shikoni murin.

Tjetra, mos shikoni asgjė tė pėrcaktuar – shikojeni vetėm zbrazėtinė, se i keni sytė dhe duhet tė shikoni diēka, por nuk shikoni asgjė tė pėrcaktuar.
Mos u pėrqendroni apo koncentroni nė ēfarėdo qoftė – fotografia le tė jetė difuze. Kjo shkakton relaksim tė fuqishėm.

E treta: frymoni tė liruar. Mos frymoni ju, le tė ndodhė frymimi prej vetvetes. Le tė jetė i natyrshėm, e kjo do tė ju relaksojė edhe mė tepėr.
E katėrta: le tė ju mbetet trupi sa mė i palėvizshėm.

Sė pari gjejeni pozitėn e mirė – mund tė uleni nė jastėk, apo nė dyshek, apo si tė ju pėlqejė, por kur njėherė tė vendoseni, tė mbeteni tė palėvizshėm, se nėse trupi nuk lėviz, mendja automatikisht qetėsohet. Nė trupin qė lėviz, lėviz edhe mendja, se trup-mendje s’janė dy gjėra. Ato janė njė... ato janė e njėjta energji.

Nė fillim kjo do tė ju duket pak vėshtirė, por pas disa ditėsh do tė kėnaqeni fuqishėm nė kėtė. Pak nga pak do tė shihni sesi shtresė pas shtrese mendja zė tė bjerė. Dhe vjen ēasti kur thjesht jeni pa mendjen.
Bodidarma ka ndenjur nėntė vjet dhe nuk ka bėrė asgjė, por vetėm ka shikuar nė mur – thjesht ka ndenjur ashtu nėntė vjet.

Tradita thotė se i janė shkatėrruar kėmbėt. Pėr mua kjo ėshtė simbolike. Kjo do tė thotė se tė gjitha lėvizjet i janė zhdukur, sepse ēdo motiv i ėshtė zhdukur. Nuk ka shkuar askund. Nuk ka pasur dėshira qė tė lėvizė, e as kurrfarė qėllimi – e megjithatė ka mbėrritur mė sė shumti qė ėshtė e mundur. Ai ėshtė njėri nga personat mė tė pazakonshėm tė cilėt kanė ecur kėsaj toke.

Mendja kurrė nuk ėshtė gjetur. Ata qė e kanė kėrkuar,
gjithmonė kanė konstatuar se nuk ekziston.

Dhe me vetė uljen para murit i ka mbėrritur tė gjitha; nuk ka bėrė asgjė, nuk ka pėrdorur kurrfarė teknike tjetėr, kurrfarė metode, asgjė. Kjo ka qenė e vetmja teknikė.

Kur nuk ka se ēfarė tė shikohet, pak nga pak interesi juaj pėr tė shikuar zhduket. Me vetė shikimin nė murin lakuriq nė ju po ashtu lind zbrazėtia dhe lakuriqėsia. Krahas me atė mur, lind muri tjetėr – muri pa mendime.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:56

JINI PRANUES

Ėshtė shumė me rėndėsi pozita e duarve nė formė ene, nė formė pjate tė vogėl. Kjo ju bėn mė pranues, ndihmon qė tė jeni mė pranues.

Kjo ėshtė njė nga pozitat e vjetra, tė lashta – tė gjithė Buda-t e kanė provuar. Kurdo qė jeni tė hapur, apo dėshironi tė jeni tė hapur, kjo pozitė do tė ju ndihmojė.

Rrini qetėsisht dhe pritni. Jini enė, ai qė pranon. Pikėrisht siē pritni te telefoni: e keni ftuar dikė dhe pritni tė ju lajmėrohet. Njėsoj, nė po atė disponim, thjesht pritni dhe gjatė dy-tre minutave do tė ndjeni sesi po ju rrethon njė energji krejtėsisht tjetėrfare, se po ju mbush pėrbrenda... po lėshohet mbi ju siē shiu lėshohet mbi tokėn dhe vazhdon tė depėrtojė gjithnjė e mė thellė e mė thellė, sakaq toka e pi.

Pozitat janė shumė tė rėndėsishme. Janė shumė tė rėndėsishme nėse njerėzit nuk krijojnė fetish prej tyre. Ndihmojnė qė tė vendoset rrjedhė e caktuar nė energjinė tuaj trupore.

Pėr shembull, nė kėtė pozitė ėshtė shumė vėshtirė tė jesh i hidhėruar. Me duart e bėra grusht dhe me dhėmbėt e shtrėnguar ėshtė tepėr lehtė tė jesh i hidhėruar. Kur tėrė trupi ėshtė i liruar, ėshtė mjaft vėshtirė tė jesh i rrėmbyer dhe i zemėruar, e shumė lehtė ėshtė tė jesh i devotshėm.

Mendohet se ata qė meditojė janė tė arratisurit. Tė vetmit ata nuk janė tė arratisur – gjithė tė tjerėt po. Meditim do tė thotė tė pushosh sė dėshiruari, tė pushosh sė menduari, ta braktisėsh mendjen. Meditim do tė thotė tė relaksohesh nė momentin e caktuar, nė tė tashmen.

Meditimi ėshtė gjėja e vetme nė botė qė nuk ėshtė arratisje, edhe pse merret si arratisja mė e madhe. Njerėzit tė cilėt e gjykojnė meditimin, gjithmonė e arsyetojnė gjykimin e vet me atė se ky ėshtė njė arratisje, arratisje nga jeta.

Ata thjesht flasin marrėzira, nuk dinė se ē’ flasin. Meditimi nuk ėshtė arratisje nga jeta: ai ėshtė arratisje nė jetė. Mendja ėshtė arratisje nga jeta, dėshira ėshtė arratisje nga jeta.

SHIKIMI


Meditimi nuk ėshtė gjė tjetėr pėrpos art i ēeljes sė syve, art i pastrimit tė syve, art i mėnjanimit tė pluhurit i cili ėshtė mbledhur nė pasqyrėn e vetėdijes suaj. Kjo ėshtė e natyrshme – pluhuri mblidhet.

Njeriu udhėton e udhėton nėpėr mijėra jetė – pluhuri mblidhet. Tė gjithė ne jemi udhėtarė, shumė pluhur ėshtė mbledhur – aq shumė saqė pasqyra tėrėsisht ėshtė zhdukur. Ekziston vetėm pluhuri mbi pluhur, shtresa e shtresa tė pluhurit, ndaj nuk mund ta shihni pasqyrėn.

Por ajo ėshtė ende aty – nuk mund tė humbasė, se ajo ėshtė natyra juaj e vėrtetė. Po tė mund tė humbiste, nuk do tė mund tė ishte natyra juaj. Nuk do tė thotė se keni pasqyrė; ju jeni pasqyra. Udhėtari ėshtė pasqyrė. Ai nuk mund ta humbasė, mundet vetėm ta harrojė – nė rastin mė tė keq, mundet ta harrojė.

Meditimi ėshtė ēelje e syve, meditimi ėshtė shikim.

Momenti ekzistencial ėshtė pikėrisht tash. Vetėm shikoni dhe ky ėshtė meditim – ai shikim ėshtė meditim. Vetėm tė shikuarit e fakticitetit tė gjėrave tė caktuara, gjendjes sė caktuar, ky ėshtė meditim. Meditimi nuk ka motiv, prandaj nuk ka as qendėr.

E duke qenė se nuk ka motiv e nuk ka qendėr, nuk ka nė tė as “un tė vetin”. Ju nė meditim nuk funksiononi nga qendra, ju veproni nga asgjėja. Pėrgjigja nga asgjėja nė tė vėrtetė ėshtė meditim.

Mendja i evokon ngjarjet e kaluara. Meditimi vepron nė tashmėri, nga tashmėria. Ai ėshtė pėrgjigje e pastėr nė tashmėri, ai nuk ėshtė reaksion. Ai nuk vepron nė bazė tė konkludimeve, ai vepron nė bazė tė njohjes aty pėr aty tė ekzistenciales.

TĖ SHIKUARIT PA FJALĖ

Pėrpiquni qė nė gjėrat e vogla tė mos e pėrdorni mendjen. Shikojeni lulen – thjesht shikojeni. Mos thuani “e bukur” apo “e shėmtuar”. Mos thuani asgjė. Mos futni fjalė, mos verbalizoni. Vetėm shikoni. Mendja do tė ndjehet jo mirė, e trazuar. Mendja do tė dėshirojė tė thotė diēka.

Thjesht i thoni mendjes: “Rri e qetė, lejomė tė shikoj, dua vetėm tė shoh”.
Kjo do tė jetė vėshtirė nė fillim, por fillojani me gjėrat me tė cilat nuk jeni shumė tė lidhur. Do tė jetė vėshtirė ta shikoni bashkėshorten tuaj duke mos pėrdorur fjalėt. Jeni tepėr tė lidhur, tepėr tė lidhur emocionalisht. Nė hidhėrim apo nė dashuri – por sė tepėrmi tė lidhur.

Shikoni gjėrat neutrale: gurin, lulen, pemėn, diellin e sapolindur, zogun nė fluturim, renė qė pezullon nėpėr qiell. Shikojini gjėrat me tė cilat nuk jeni tepėr tė lidhur, prej tė cilave mund tė ndaheni, ndaj tė cilave mund tė qėndroni indiferentė. Fillojani nga gjėrat neutrale, e vetėm atėherė nisuni drejt situatave emocionalisht tė ngjeshura.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 15:59

NGJYRA E QETĖSISĖ

Kurdo qė shihni diēka kaltėr, kaltėrsinė e qiellit, ngjyrėn e kaltėr tė lumit, uluni qetėsisht dhe shikoni nė atė kaltėrsi dhe do tė ndjeni harmoni tepėr tė thellė me tė. Qetėsia e madhe bie mbi ju kurdo qė tė meditoni pėr ngjyrėn e kaltėr.

E kaltra ėshtė njėra nga ngjyrat mė spirituale, se ajo ėshtė ngjyra e qetėsisė, e paqes. Ajo ėshtė ngjyra e prehjes, e pushimit, e relaksimit. Pėr kėtė, sa herė qė jeni vėrtet tė relaksuar, befas keni pėr ta ndier nė vetvete dritė tė kaltėr. E nėse mund ta ndjeni nė vetvete dritėn e kaltėr, automatikisht do ta ndieni relaksimin. Kjo vepron nė dy mėnyrat.

SHIKOJENI KOKĖDHEMBJEN TUAJ

Kur herėn tjetėr ju dhemb koka, provojeni teknikė e vogėl meditative, vetėm si provė – pastaj mund tė kaloni nė sėmundjet dhe simptomat mė tė rėnda.

Kurdo qė t’ju dhemb koka, bėjeni thjesht njė sprovė. Uluni qetėsisht dhe shikojeni kokėdhembjen tuaj, shikojeni atė – jo sikur ta shihni ndonjė armik tuajin, jo!

Po e shikuat si armik tuajin, nuk do tė mund ta vrojtoni drejt. Do t’ju kthehet shikimi – askush nuk e shikon dot drejtpėrdrejt armikun, i shmanget ta shikojė, i ikėn atij shikimi. Shikojeni si mikun tuaj. Atė edhe e keni mik, ėshtė nė shėrbim tuajin.

Ju thotė: “Diēka nuk ėshtė nė rregull, hulumtojeni”. Vetėm uluni qetėsisht dhe shikoni nė atė kokėdhembje, pa qėllim qė ta ndaloni, pa dėshirė qė tė zhduket, pa konflikt, pa luftė dhe pa antagonizėm. Vetėm shikoni nė tė, shikoni nė atė ēfarė ajo ėshtė.

Shikojeni, dhe nėse ekziston ndonjė porosi e fshehtė, kokėdhembja mund t’jua pėrcjell. Ajo e ka ndonjė porosi tė koduar. Dhe, po e shikuat qetėsisht, do tė befasoheni gjithsesi.

Po shikuat qetėsisht, do tė ndodhin tri gjėra. E para: Sa mė gjatė qė do tė shikoni nė tė, aq mė e fuqishme do tė bėhet dhembje. E atėherė do tė jeni paksa tė befasuar: “Si ka pėr tė mė ndihmuar, nėse ajo bėhet mė e fuqishme?” Ajo bėhet mė e fuqishme, shkaku se i keni ikur.

Ka qenė aty, por i keni ikur; veēse e keni luftuar, madje edhe pa aspirina e keni luftuar. Kur e shikoni atė, lufta zhduket. Kokėdhembja do ta fitojė fuqinė e vet tė natyrshme. Tash e dėgjoni me veshėt jo tė mbyllur, pa pambuk nė ta.
E para: kokėdhembja do tė bėhet mė e fuqishme.

Po u bė mė e fuqishme, mund tė jeni tė kėnaqur, sepse vrojtoni siē duhet. Po nuk u bė mė e fuqishme, atėherė akoma nuk po e vrojtoni, akoma po i ikni. Shikojeni atė – bėhet mė e fuqishme. Kjo ėshtė shenja e parė, po, shenja e parė se ėshtė nė fushėn tuaj tė vrojtimit.

E dyta: kokėdhembja do tė bėhet mė e kufizuar, nuk ka pėr t’u zgjeruar nė hapėsirė mė tė madhe. Nė fillim keni menduar: “Po mė dhemb e tėrė koka”. Tash do tė shihni se nuk ėshtė e tėrė koka, por vetėm njė vend i vogėl. Kjo njėherit ėshtė shenjė qė ta shikoni edhe mė thellėsisht. Kjo pėrhapje e dhembjes ėshtė trik – kjo ėshtė mėnyra pėr t’i ikur.

Po qe e kufizuar nė njė vend, do tė jetė mė e fuqishme. Prandaj e krijoni iluzioni se po ju dhemb e tėrė koka. Po u zgjerua dhembja nėpėr tėrė kokėn, atėherė nė asnjėrėn pikė nuk ėshtė shumė e fortė. Me kėso farė trikash pandėrprerė shėrbehemi.

Shikojeni atė dhe do tė bėhet gjithnjė e mė e dobėt e mė e dobėt. Atėherė vjen momenti kur do tė jetė mu si maja e gjilpėrės – shumė e mprehtė, pafundėsisht e mprehtė, shumė e dhembshme.

Ende asnjėherė nuk keni ndjerė aso dhembjeje nė kokė. Por ėshtė e kufizuar nė hapėsirė tejet tė vogėl.

Shikojeni edhe mė tutje atė.

Atėherė ndodh e treta – gjėja mė e rėndėsishme: Po shikuat edhe mė tutje gjersa kokėdhembja ėshtė tejet e mprehtė, e kufizuar dhe e pėrqendruar nė njė pikė, shpesh do tė konstatoni sesi ajo po zhduket.

Dhe, po e shikuat si duhet, kokėdhembja do tė zhduket. E kur zhduket, nė moment keni pėr ta zbuluar se prej nga ka rrjedhur – ēfarė e ka shkaktuar. Kur zhduket pasoja, e gjeni shkakun.

Kjo do tė ndodhė shumė herė. Kokėdhembja ka pėr t’u kthyer pėrsėri. Shikimi juaj nuk ėshtė mė aq i zgjuar, aq i pėrqendruar, aq i kujdesshėm – kokėdhembja ka pėr t’u kthyer.

Por, kurdo qė vėrtet shikoni, kokėdhembja do tė zhduket, e kur zhduket, prapa saj qėndron shkaku. Dhe do tė jeni tė befasuar: mendja juaj ėshtė e gatshme ta zbulojė shkakun.

E mund tė jenė njė mijė e njė shkaqe. Alarmi ėshtė i njėjtė, pasi qė sistemi i alarmit ėshtė i thjeshtė. Nė trupin tonė nuk ka shumė sisteme alarmi. I njėjti sistem ėshtė pėr shkaqe tė ndryshme.

Ndoshta moti jeni hidhėruar e nuk e keni zbrazur mllefin. Pėrnjėherėsh, si ndonjė zbulim, do ta kemi aty. Do tė shihni tėrė mllefin tė cilin e keni bartur, bartur... si qelbin nė vetvete. Tashmė ka shpėrthyer, dhe ky qelb dėshiron tė vėrshojė.

I nevojitet katarza. Pastrohuni! – dhe nė vend do tė zbuloni se kokėdhembja ėshtė ndalur. Dhe nuk ka pasur nevojė pėr aspirinė, nuk ka pasur nevojė pėr kurrfarė shėrimi.

Ju jeni fatkeqėsia juaj, ju jeni pengesa.
Meditim ėshtė kur ai qė mediton nuk ekziston.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:03

DĖGJIMI

Jini pasivė – mos bėni asgjė, vetėm dėgjoni. E tė dėgjosh nuk ėshtė tė bėsh. Nuk duhet asgjė tė bėni pėr tė dėgjuar ēfarėdo qoftė – veshėt tuaj janė pėrherė tė hapur.

Pėr tė parė, duhet t’i hapni sytė – sė paku kėtė duhet ta bėni. Pėr tė dėgjuar, madje as kėtė nuk duhet bėrė – veshėt janė gjithmonė tė hapur. Ju gjithnjė dėgjoni. Thjesht asgjė nuk bėni dhe dėgjoni.

TĖ DĖGJOSH ME DASHAMIRĖSI

Dėgjimi ėshtė lidhje e fortė nė mes trupit dhe shpirtit dhe pėr kėtė ka qenė i pėrdorur si njėra nga metodat mė efektive tė meditimit, sepse lidhė dy pafundėsi: materialen dhe spiritualen.

Po le tė jetė edhe meditim juaji, do tė ju ndihmojė. Kurdo qė uleni, thjesht dėgjoni more ēfarėdo qė tė ndodhė. Aty ėshtė tregu, ka shumė zhurmė dhe bujė, dėgjohet treni dhe aeroplani. Dėgjoni dhe mos refuzoni me mendje – se ėshtė zhurmė. Dėgjoni sikur ta dėgjoni muzikėn, me dashamirėsi.

Dhe befas do tė shihni se kualiteti i zhurmės ka ndryshuar. Mė nuk jua tėrheq vėmendjen, mė nuk ju pengon. Pėrkundrazi, ajo bėhet shumė qetėsuese. Po e dėgjuat si duhet, madje edhe tregu bėhet melodi.
Prandaj nuk ėshtė e rėndėsishme ajo ēfarė dėgjoni. Me rėndėsi ėshtė tė dėgjoni, e jo vetėm tė ndieni.

Madje edhe po dėgjuat diēka qė kurrė nuk keni menduar se ėshtė e denjė tė dėgjohet, dėgjojeni atė me kthjelltėsi, sikur ta dėgjoni ndonjėrėn nga simfonitė e Betovenit. Dhe pėrnjėherė do tė shihni se ka ndryshuar kualiteti i asaj qė dėgjoni. Ėshtė bėrė e bukur. Dhe nė atė ēast do tė zhduket egoja juaj.

SHTYLLA E ENERGJISĖ

Po qėndruat tė qetė, menjėherė ju pėrfshin njėfarė qetėsie. Provojeni kėtė nė qoshen e dhomės suaj. Qėndroni duke heshtur, mos bėni asgjė. Pėrnjėherė nė ju drejtohet energjia. Derisa rrini ulur, ndjeni trazim nė mendje, sepse tė ulurit ėshtė pozita e mendimtarit; kur qėndroni, energjia rrymon si shtyllė dhe ėshtė e shpėrndarė barabarėsisht nėpėr tėrė trupin. Qėndrimi ėshtė i bukur.

Provojeni kėtė, sepse ndokush nga ju do tė konstatojė se ėshtė tejet, tejet bukur. Po ia dolėt tė rrini njė orė, kjo vėrtetė ėshtė ēudibėrėse. Vetėm duke ndenjur, asgjė duke mos bėrė, duke mos lėvizur, do tė ndjeni se nė ju diēka ėshtė mbledhur dhe qetėsuar. Ka ndodhur qendėrzimi, dhe e ndjeni si shtyllė energjie. Trupi zhdavaritet.

NDJEJENI QETĖSINĖ E BARKUT

Le tė bėhet qetėsia meditim juaji. Kurdo qė keni kohė, thjesht shembuni nė qetėsi – e pikėrisht kėtė po e mendoj: shembuni – si tė ishit fėmijė i vogėl nė barkun e nėnės. Uluni nė atė mėnyrė dhe pak nga pak do tė filloni tė ndjeni sesi po dėshironi ta vini kokėn nė dysheme.

Atėherė vendoseni nė dysheme. Merreni pozitėn si nė barkun e nėnės, siē fėmija ėshtė i mbledhur nė tė, dhe menjėherė do tė vini re sesi po ju kaplon qetėsia, po ajo qetėsi qė ka qenė nė barkun e nėnės. Duke ndenjur nė krevatin tuaj, hyni nėn mbulojė, mblidhuni dhe jini krejtėsisht tė qetėsuar, duke mos bėrė asgjė.

Ndonjėherė do tė vijė nga ndonjė mendim, lėrini le tė kalojnė – jini indiferentė, plotėsisht tė painteresuar: nėse vijnė, mirė; nėse nuk vijnė, mirė. Mos luftoni, mos i hidhni. Po luftuat, keni pėr t’u trazuar.

Meditimi ėshtė e drejtė juaja natyrore.

Ai ėshtė aty, ju pret ju qė pakėz tė relaksoheni,
qė tė mund ta kėndojė kėngėn, tė bėhet vallėzim.

Po i hodhėt, bėhen kėmbėngulės, sepse po nuk i deshėt, me ngulm do tė kundėrshtojnė tė shkojnė. Thjesht jini tė painteresuar, lėrini tė jenė nė periferi, si tė ishte rrėmuja qarkulluese atje.

E ajo vėrtet ėshtė rrėmujė qarkullimi, e qarkullimit tė miliona stacioneve nė tru, tė cilat komunikojnė nė mes veti; e kjo ėshtė edhe energji qė lėviz dhe elektricitet i cili kėrcen nga njėri stacion tek tjetri. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pėrpos buēimė e njė mekanizmi tė madh, pėr kėtė lejoni qė tė jetė aty.

Bėhuni plotėsisht tė painteresuar pėr atė, ajo juve nuk ju intereson, ajo nuk ėshtė problem juaji – ajo ndoshta ėshtė problem i dikujt tjetėr, por juaji jo. Ēfarė ju keni me atė? Do tė befasoheni – kanė pėr tė ardhur momentet kur rrėmuja ka pėr t’u zhdukur, ka pėr t’u zhdukur tėrėsisht, dhe do t’i dorėzoheni krejtėsisht vetėvetes.

KURRĖ MOS U BĖNI MAZOHISTĖ

Kurrė mos u bėni mazohista. Mos e mundoni veten pėr asgjė. Njerėzit e kanė munduar shumė vetveten nė emėr tė religjionit, e ky ka emėr aq tė bukur saqė shkaku i tij edhe mė tutje mund ta mundoni veten.

Pėr kėtė mbajeni nė mend – unė ju mėsoj qė tė jeni tė lumtur, jo qė tė mundoheni. Nėse ndonjėherė ndjeni se njė gjė po ju bėhet e vėshtirė, se po bėhet e mundimshme, duhet atė ta ndryshoni.

Duhet shpesh tė ndėrroni. Pak nga pak do tė vini gjer tek pika ku pėr ndryshim mė nuk do tė ketė nevojė. Atėherė ajo gjė plotėsisht do tė ju pėrgjigjur – jo vetėm mendjes suaj, trupit tuaj, por edhe shpirtit tuaj.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:06

MBRĖMJA
Tundje, vallėzim e kėndim


MEDITIMI KUNDALIN

Ky ėshtė meditim shumė i dashur i cili bėhet gjatė lindjes sė diellit, vėllai i meditimit dinamik i cili bėhet gjatė perėndimit tė diellit. Pėrbėhet prej katėr pjesėsh prej tė cilave secila zgjat nga 15 minuta.

Pjesa e parė:

Lirohuni dhe tundeni tėrė trupin, ndjejeni sesi energjia po ju ngjitet nga shputat. Lirojeni ēdo pjesė trupi dhe bėhuni tundje. Sytė gjatė kėsaj mund t’i mbani tė hapur apo tė mbyllur.

Meditim do tė thotė tė jesh vetė me veten, e nga ajo gjendje buron dhe derdhet mėshira.

Pjesa e dytė: 15 minuta

Vallėzoni...si t’ua kėnda qejfi dhe lejojeni trupin qė spontanisht tė lėvizė.

Pjesa e tretė: 15 minuta

Mbyllni sytė dhe qetėsohuni, ulur apo duke qėndruar, dhe pėrcillni ēdo gjė qė ndodh pėrjashta dhe pėrbrenda.

Pjesa e katėrt: 15 minuta

Me sytė mbyllur bini dhe jini tė qetė.

Bėni meditimet e mia, por jo me qėllim. Mos i realizoni me ēdo kusht, mė mirė lėrini tė ndodhin.

Lejoni tė ju bartin, harrohuni nė to, zhdukuni, por jo qėllimeshėm. Mos manipuloni, pasi qė kur manipuloni, jeni tė ndarė, bėheni tė mėdyshur: ai qė manipulon dhe ai me tė cilin manipuloni.

Po e bėtė meditimin kundalin, lejojeni tundėllimin, por mos e organizoni ju vetė. Qėndroni tė heshtur, vrojtojeni sesi po vjen dhe, kur trupi zė lehtas tė ju dridhėrojė, i ndihmoni, por mos e dridhėroni me qėllim. Kėnaquni nė tundjen, ndjeni nė kėtė lumturi, lejojeni, pranojeni, por mos e dėshironi.
Po punuat me zor, ai do tė jetė vetėm ushtrim trupor.

Atėherė dridhėrima do tė ndodhė vetėm nė sipėrfaqe, dhe nuk do tė hyjė nė ju. Nė vetvete do tė mbeteni tė ngurtė, si guri apo shkėmbi. Do tė mbeteni ai qė manipulon, ai qė diēka bėn, sakaq trupi do tė ju pėrcjell me dėgjueshmėri. Porse, nuk ėshtė trupi nė pyetje – nė pyetje jeni ju.
Kur them tunduni, mendoj nė ashpėrsinė tuaj.

Qenia juaj e cila ėshtė e fortė si shkėmbi, duhet tė tundet gjer nė themel, ashtu qė tė bėhet rrjedhėse, fluide, tė shkrihet, tė rrjedhė.

E kur njėherė do tė mėdysheni, nė tė njėjtin moment janė krijuar parajsa dhe ferri. Atėherė ekziston largėsi e madhe nė mes jush dhe sė vėrtetės. Mos manipuloni. Lejojuni gjėrave qė tė ndodhin.

E kur qenia juaj shkėmbore bėhet e rrjedhshme, trupi do ta pasojė. Atėherė mbetet vetėm tundja. Nuk ekziston ai qė tundet, tundja ndodh nga vetvetja.

Meditimi kaotik, kundalini apo Nadabrahman nė tė vėrtetė nuk janė meditime. Ju thjesht akordoheni. Kjo i ngjan asaj... nėse kėtė ndonjėherė e keni parė, sesi muzikojnė muzikantėt klasikė indianė. Gjysmė ore, e ngandonjėherė edhe mė tepėr, ata thjeshtė i akordojnė instrumentet e veta.

I lėvizin sustat e akordimit, i ngrehin apo i lirojnė telat, sakaq lodėrtari e kontrollon instrumentin e vet – pa marrė parasysh se a ėshtė lodra nė gjendje tė pėrsosur apo jo. Ata kėtė e bėjnė sė paku gjysmė ore. Kjo nuk ėshtė muzikė, kjo ėshtė vetėm pėrgatitje.

Kundalini vėrtet nuk ėshtė meditim. Ai ėshtė vetėm pėrgatitje. Pėrgatitni instrumentin tuaj. Kur tė jetė gati, mbeteni nė qetėsi dhe fillon meditimi. Atėherė vėrtet jeni tė pranishėm aty ku jeni.

Jeni zgjuar me kėrcim, vallėzim, frymim apo bėrtimė – tė gjitha kėto janė mjete me ndihmėn e tė cilave do tė bėheni diēka mė tė zgjuar sesa jeni zakonisht. Po u zgjuat njėherė, pason pritja atėherė.

Pritja ėshtė meditim. Pritja me plot vetėdije. Dhe atėherė meditimi vjen, lėshohet mbi ju, ju rrethon, luan dhe vallėzon pėrreth jush, ju pastron dhe ju transformon.

MEDITIMI ME LUHATJE

Stadi i parė: 20 minuta

Uluni me kėmbėt e kryqėzuara dhe me sytė mbyllur. Filloni ngadalė tė luhateni, sė pari nė tė majtė, pastaj nė tė djathtė. Nuk ėshtė e thėnė tė luhatet tėrė trupi, luhatuni deri nė pikėn ku akoma ndjeheni mirė. Kur e arrini pikėn mė tė largėt, bėni “hu” – dhe atė furishėm, me dridhėrima. Bėjeni kėtė nė fundin e ēdo luhatjeje, nė tė dy anėt.

Stadi i dytė: 20 minuta

Thjesht rrini tė palėvizshėm.

Stadi i tretė: 20 minuta

Qėndroni nė kthinėn tuaj plotėsisht tė palėvizshėm.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:08

VALLĖZIMI

Kur lėvizja bėhet ekstatike, ajo ėshtė vallėzim. Kur lėvizja ėshtė aq e plotė, atėherė nuk ka ego, ajo atėherė ėshtė vallėzim.
E do tė duhej ta dinit se vallėzimi ka lindur si njėra nga teknikat e meditimit.

Nė fillim vallėzimi nuk ėshtė bėrė shkaku i vallėzimit, por qė tė arrihet ekstaza, nė tė cilėn valltari humbet, e mbetet vetėm vallėzimi – nuk ka ego, nuk ekziston askush tė manipulojė, trupi spontanisht valėvite.
Nuk nevojitet tjetėr meditim fare. Vetė vallėzimi bėhet meditim, po u zhduk valltari.

Fjala ėshtė vetėm qė njeriu tė humbasė. Si e bėni kėtė apo ku e bėni kėtė, s’ėshtė me rėndėsi. Me rėndėsi ėshtė tė humbisni.
Vjen ēasti kur nuk do jeni mė, e vallėzimi megjithatė vazhdon... si tė ishit tė magjepsur.

Vallėzimi ėshtė ajo mė e bukura qė ka mundur t’i ndodhė njeriut. Por mos mendoni pėr meditimin ndaras. Meditimi, si diēka e ndarė, iu nevojitet njerėzve tė cilėt nuk kanė gjithaq energji individuale thellėsisht krijuese, e tė cilėt energjinė e tyre nuk mund ta orientojnė ashtu qė tė rrėmbehen aq sa tė zhduken.

Por valltari, piktori apo skulptori nuk duhet tė kenė tjetėr meditim. Ata duhet vetėm qė dimensionin e tyre ta bėjnė aq depėrtues saqė tė vijė gjer tek transcendentimi. Edhe pse nuk ka asgjė si vallėzimi...

Prandaj, pėr ēdo ditė, harrojini, sė paku njė orė, tė gjitha teknikat. Thjesht pėrcaktohuni t’i vallėzoni Perėndisė. Pėr kėtė nuk nevojitet kurrfarė shkathtėsie, se ai nuk ėshtė gjyqtar.

Do tė vallėzoni thjesht si fėmija i vogėl... si nė lutje. Atėherė vallėzimi do tė ketė kualitet krejtėsisht tjetėrfare. Pėr tė parėn herė do tė ndjeni se keni bėrė hapa qė kurrė deri mė tani nuk i keni bėrė, se po lėvizni nė pėrmasat tė cilat kurrė nuk i keni pasur tė njohura. Do tė kaloni mbi truallin e pazakonshėm e tė panjohur.

Pak nga pak, ashtu siē do tė harmonizoheni gjithnjė e mė shumė me tė panjohurėn, tė gjitha teknikat do tė zhduken. E kur vallėzimi ėshtė pa teknika, i pastėr dhe i thjeshtė, ai ėshtė i pėrsosur.

Vallėzoni sikur tė jeni thellėsisht tė dashuruar nė Gjithėsinė, sikur tė vallėzoni me tė dashurin tuaj. Le tė jetė Perėndia i dashuri juaj.

Meditimi nuk ka kurrfarė lidhjeje me seriozitetin.

Meditimi ėshtė ngazėllim.
Prandaj unė kėtu insistoj mė shumė pėr vallėzimin e kėndimin.

VALLĖZONI SĖ BASHKU

Krijojeni bashkėsinė e vogėl tė miqve tė cilėt mund tė vallėzojnė sė bashku. Kjo do tė ishte mė mirė, ndihmon mė tepėr. Njeriu ėshtė aq i dobėt saqė vetė e ka tė vėshtirė tė ngrihet pėr ēfarėdo qoftė.

Prandaj edhe janė tė nevojshme shkollat. Sė kėndejmi, po qe se njė ditė nuk jeni tė disponuar pėr diēka, kurse tė tjerėt po, energjia e tyre ju lėviz edhe ju. Njė ditė tjetėr prapė dikush tjetėr nuk ėshtė i disponuar, por jeni ju, energjia juaj vepron.

Po iu la vetvetes, njeriu ėshtė shumė i dobėt dhe i pavullnetshėm. Njė ditė kėtė e bėni, por ditėn tjetėr ndjeheni tė lodhur apo keni ndonjė punė tjetėr. Meditimet tė sjellin tek rezultati vetėm nėse i bėni konstant. Atėherė zėnė vend nė ju.

Kjo ėshtė pikėrisht si ta ēelni bunarin nė tokė: njė ditė mihni nė njėrin vend, ditėn tjetėr nė vendin tjetėr. Kėshtu mund tė mihni tėrė jetėn, e bunari kurrė nuk do tė jetė gati. Duhet tė mihni konstant nė tė njėjtin vend.

Pėr kėtė bėjeni si rregull: secilėn ditė nė tė njėjtėn kohė. E po qe e mundur, edhe nė tė njėjtin vend, edhe mė mirė; dhoma e njėjtė, atmosfera e njėjtė, e keni ndezur tė njėjtėn thupėr aromatike... ashtu qė trupi dhe mendja pak nga pak mėsohen me atė. Posa tė hyni nė dhomė, jeni gati pėr vallėzim. Atmosfera ėshtė e ngjeshur, ėshtė ēasti i duhur.

VALLĖZONI SI PEMA


Thjesht hapini duart dhe ndjejuni si pema nė erė tė fortė. Vallėzoni si pema nė shi e nė erė. Lejoni qė e tėrė energjia juaj tė bėhet energji vallėzimtare, luhatu e kalamendu me erėn, ndjejeni sesi era po kalon pėrmes jush. Harroni se keni trup njerėzor – ju jeni pemė, identifikohuni me pemėn.

Po shkuat nė natyrė, po qe e mundur, ndaluni nė mes trungjesh, bėhuni pemė dhe lejojani erės tė kalojė pėrmes jush. Po e ndiet se jeni njė me pemėn, kjo tė fuqizon e tė ushqen aq sa s’e merrni dot me mend. Njeriu lehtė hyn nė vetėdijshmėrinė e zanafillės.

Drunjtė janė akoma aty, bisedoni me trungjet, pėrqafojini trungjet, dhe befas do tė ndjeni se ēdo gjė po ju kthehet. E po qe se, megjithatė, nuk ėshtė e mundur tė dilni nė natyrė, atėherė ndaluni nė mes tė dhomės, imagjinojeni veten se jeni pemė dhe vallėzoni.

VALLĖZONI ME DUART TUAJA

Thjesht uluni qetėsisht dhe lejojuni gishtėrinjve tuaj qė vetė tė lėvizin. Ndjejeni lėvizjen nga brenda. Mos provoni qė ta ndjeni pėrjashta, pėr kėtė sytė i mbani tė mbyllur. Le tė rrymojė energjia sa mė fuqishėm nė duar.
Duart janė thellėsisht tė lidhura me trurin, dora e djathtė me anėn e majtė tė trurit, dora e majtė me anėn e djathtė tė trurit.

Po qe se gishtėrinjve tuaj mund t’ua lejoni lirinė e plotė tė tė shprehurit, ka pėr t’u liruar shumė e shumė tendosje e akumuluar nė tru. Kjo ėshtė mėnyra mė e lehtė pėr shkarkimin e mekanizmit tė trurit, pėr lirimin e energjive tė tij tė ndrydhura e tė pashfrytėzuara. Duart tuaja janė pėrsosmėrisht tė afta pėr kėtė.

Ndonjėherė do tė konstatoni se dora e majtė ėshtė lart, nganjėherė e djathta. Mos pengoni kurrfarė forme tė caktuar, energjia vetė e merr trajtėn qė i nevojitet. Kur ana e majtė e trurit dėshiron ta lirojė energjinė, duart do tė marrin njė formė.

E kur megjithatė ana e djathtė e trurit ėshtė pėr sė tepėrmi e ngarkuar me energji, lėvizja do tė jetė tjetėr ndryshe.

Mund tė meditoni jashtėzakonisht mirė me ndihmėn e lėvizjes sė duarve. Pėr kėtė thjesht uluni qetėsisht, luani, ua lejoni duarve qė tė bėjnė ēfarė tė donė dhe kjo do tė ju befasojė; kjo ėshtė magjike.

Nuk ėshtė e thėnė qė gjithsesi tė kėrceni e vraponi, as ta bėni meditimin dinamik. Do tė ju mjaftojnė vetėm duart.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:09

ZGJIMI I SHTRESAVE SUBTILE

Po bėtė pandalim lėvizje me trup e po nuk ndenjėt kurrė qetėsisht, gjithsesi diēka keni pėr tė huqur. Kur energjia zė tė lėvizė, njeriu duhet tė qetėsohet plotėsisht, pėrndryshe lėvizja bėhet e vrazhdė.

Lėvizja e trupit ėshtė e mirė, por ajo ėshtė lėvizje e vrazhdė, dhe po mbeti e tėrė energjia nė lėvizjen e vrazhdė, lėvizja subtile nuk ka pėr tė ndodhur.

Duhet tė vihet gjer tek pika nė tė cilėn trupi ėshtė plotėsisht i qetė si statuja, ashtu qė tė gjitha lėvizjet e vrazhda tė ndėrpriten, sakaq energjia tė jetė e gatshme pėr lėvizje – por pėr tė nuk ka dalje nė trup. Ndaj ajo kėrkon shteg tjetėr pėrbrenda, i cili nuk ėshtė trupor. Zė tė qarkullojė nė shtresat subtile.

Por, mė sė pari nevojitet lėvizja. Po nuk lėvizi energjia, mund tė rrini si gur dhe asgjė nuk ka pėr tė ndodhur. E para e tė parave ėshtė qė energjisė t’i ndihmohet pėr tė lėvizur, e dyta – qė, kur ajo veēse ėshtė nė lėvizje, tė ndalet trupi. Kur energjia pulson ashtu fuqishėm dhe ėshtė e gatshme tė niset dikah, do tė niset drejt shtresave subtile, pasi qė shtresat e vrazhda mė nuk janė nė dispozicion.

Prandaj energjinė sė pari bėjeni dinamike, e atėherė trupi le tė qetojė, ashtu qė dinamizmi tė niset mė thellė, gjer tek vetė rrėnjėt, gjer tek esenca e qenies suaj.

Bėjeni sintezėn: njėzet minuta lėvizje trupore, e pastaj ndaluni nė vend. Mund ta kurdisni orėn, qė kur tė cingėrojė, tė ndaleni nė vend. Trupi ėshtė pėrplot energji, por tashmė, kur ajo veē ėshtė tubuar, energjia kėrkon shtigje tė reja. Kjo ėshtė metoda pėr punė kah brenda.

MEDITIMI ME SJELLJE

Tė sjellit sufi ėshtė njėra nga teknikat mė tė vjetra, mė tė fuqishme. Ėshtė aq e thellė saqė madje edhe njė meditim i vetėm me sjellje mund tė ju ndryshojė krejtėsisht. Silluni me sytė hapur, shpejt siē sillen fėmijėt e vegjėl, sikur qenia juaj e brendshme tė jetė bėrė bosht, sakaq i tėrė trupi juaj rrotė qė lėvizė, rrotė e shtambarit qė rrotullohet. Ju jeni boshti rreth tė cilit sillet i tėrė trupi.

E preferueshme ėshtė qė tri orė para sjelljes tė mos merret as haje as pije. Mė sė miri ėshtė qė tė jeni kėmbėzbathur e tė keni mbi vete petk tė gjerė.

Meditimi ndahet nė dy stade, rrotullimi dhe qetimi. Nuk ka kohė tė pėrcaktuar pėr sjellje – ajo mund tė zgjasė me orė, por propozohet qė tė silleni sė paku njė orė, pėr ta ndjerė plotėsisht shtjellėn energjetike.
Silluni nė vend nė kahe tė kundėrt nga lėvizja e akrepave nė orė, dora e djathtė ėshtė e ngritur lart, me shuplakė te lart, sakaq e majta e lėshuar, me shuplakė te poshtė.

Njerėzit tė cilėt ndjehen keq gjatė rrotullimit nė drejtim tė kundėrt me akrepat e orės, mund tė sillen nė drejtimin e lėvizjes sė akrepave tė orės. Trupin kijeni tė liruar, sytė mbajini hapur, por shikimin mos e pėrqendroni, ashtu qė fotografitė tė jenė tė paqarta qė rrjedhin. Mos flitni.
15 minutat e parė silluni ngadalė.

Pastaj 30 minutat tjerė shtojeni shpejtėsinė gradualisht, gjersa tė sjellit nuk ju pushton dhe nuk bėheni shtjellė e energjisė – nė periferi ėshtė stuhia lėvizėse, sakaq nė qendėr dėshmitari i qetė dhe i palėvizshėm.
Kur tė silleni aq shpejt saqė tė mos mund tė rrini drejt, trupi do tė bjerė prej vetvetes. Mos vendosni ju pėr rėnien, e as mos provoni tė pėrgatiteni sesi do tė lėshoheni nė tokė.

Po e patėt trupin tė liruar, keni pėr t’u lėshuar butėsisht, dhe toka ka pėr ta pirė energjinė tuaj.

Kur bini, fillon pjesa e dytė e meditimit. Menjėherė kthehuni nė bark, ashtu qė kėrthiza lakuriqe le tė jetė nė kontakt me tokėm. Nėse dikush ndjen parehati tė fortė gjersa qėndron shtrirė nė bark, le tė kthehet nė shpinė.

Pėrpiquni ta ndjeni sesi trupi po tretet me tokėn, siē fėmija i vogėl puthitet pėr gjirin e sė ėmės. Mbajini sytė tė mbyllur, dhe jini tė palėvizshėm e tė qetė sė paku 15 minuta.

Pas meditimit jini sa mė tė qetė e tė palėvizshėm.

Disa njerėz mund tė ndiejnė neveri ndaj meditimit me sjellje, por kjo ndjenjė do tė duhej tė zhdukej brenda dy-tri ditėve. Meditimin ndėrprite vetėm nėse neveria zgjat me kėmbėngulje.

KĖNDIMI

Tė kėnduarit ėshtė hyjnor, njė nga aktivitetet mė hyjnore. Partner tė vetėm e ka vallėzimin, vetėm ky ėshtė mė sė afėrmi kėndimit. E pse kėndimi e vallėzimi janė aktivitete hyjnore? Shkaku se kėto janė aktivitete nė tė cilat plotėsisht mund tė humbasėsh.

Aq mund tė harroheni nė kėndim, saqė kėngėtari zhduket, mbetet vetėm kėnga; apo valltari zhduke, e mbetet vetėm vallėzimi. Ky ėshtė ēasti i shndėrrimit, transformimi, kur mė nuk ka kėngėtar, mbetet vetėm kėnga. Kur tėrėsisht bėheni kėngė apo vallėzim, kjo ėshtė lutje.

Nuk ėshtė me rėndėsi cilėn kėngė e kėndoni, nuk ėshtė e thėnė qė kjo tė jetė kėngė religjioze, por nėse mund ta kėndoni me tėrė qenien, atėherė ėshtė e shenjtė. Dhe anasjelltas: mund tė kėndoni kėngė religjioze, e nderuar me shekuj, por nėse nė tė nuk jeni plotėsisht, atėherė ėshtė profane.

Me muzikė krijoni aso farė harmonie, saqė madje edhe Perėndia zė tė ju duartrokas. Muzika ėshtė numinoze... pėrnjėherė ju prekė qielli; vėrshoheni nga e Panjohura.

Pėrmbajtja e kėngės nuk ėshtė e rėndėsishme, e rėndėsishme ėshtė vetėm ajo se ēfarė i jepni kėngės – dorėzimi i plotė, intensiteti, prushi.
Mos e pėrsėritni kėngėn e huaj, se ajo nuk ėshtė zemra juaj e as qė kjo ėshtė mėnyra me tė cilėn mund ta derdhni shpirtin tuaj para kėmbėve hyjnore. Le tė buēasė kėnga juaj personale.

Harrojini masat e vargjeve dhe gramatikėn. Zoti nuk ėshtė gramatikan shumė i madh dhe nuk brengoset se cilat fjalė po i pėrdorni. Mė shumė i intereson zemra juaj.

Nė ashram ēdo mbrėmje mblidhen qindra njerėz qė nė holin e Budės tė kremtojnė me kėngė spontane e vallėzim.

E kur e Panjohura ju ofrohet, kur dėgjohen hapat e Saj, diēka pėrpushet nė ju, bėhet e heshtur, e qetė, e rehatshme, e shkujdesur, e pėrqendruar.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:13

MANTRA

Po patėt vesh muzikalė, po patėt zemėr e cila mund ta kuptojė muzikėn – dhe jo vetėm ta kuptojė, por edhe ta ndjejė – atėherė mantra ju ndihmon, meqė atėherė mund tė bėheni njė me ata tinguj tė brendshėm dhe tė lėvizni me ta, gjer tek shtresat gjithnjė e mė subtile e mė subtile. Pastaj vjen ēasti kur tėrė tingujt qetohen dhe mbetet vetėm tingulli universal. Ai ėshtė AUM.

“AUM”

Jepjani vetes detyrė qė sė paku njėzet minuta nė mėngjes dhe njėzet minuta nė mbrėmje tė uleni qetėsisht dhe me sytė gjysmė tė hapur tė shikoni teposhtė. Frymimi duhet tė jetė i ngadaltė, trupi i palėvizshėm. Filloni nė vetvete ta kėndoni AUM-in.

Njėra nga pėrvojat mė tė kėndshme nė jetė ėshtė kur ju rrethon muzika, ju zotėron dhe ju vėrshon, e nė ju zė tė rritet meditimi – kur meditimi dhe muzika takohen, takohen bota dhe Perėndia, materia dhe vetėdija
takohen. Ky ėshtė unio mistica – bashkėsia mistike.

Nuk ka nevojė ta kėndoni me zė: po i patėt buzėt tė mbyllura, do tė depėrtojė mė thellė; mos luani madje as me gjuhė. Kėndojeni AUM-in shpejt – aum, aum, aum, aum; shpejt dhe me zė, por nė vete. Pėrpiquni qė ta ndjeni se po ju vibron nė tėrė trupin nga thembra gjer nė kokė, nga koka gjer nė kėmbė.

Secili AUM bie nė vetėdijen tuaj si gurėt e hedhur nė hurdhė peshqish, pason valėzimi i sipėrfaqes, i cili vazhdon gjer tek vetė skajet e saj. Valėzimi vazhdon tė zgjerohet dhe rrok tėrė trupin.

Derisa kėtė e bėni do tė ketė ēaste – e ato do tė jenė ēastet mė tė bukura – kur nuk do ta pėrsėritni AUM-in, dhe kur ēdo gjė do tė ndėrpritet. Befas do tė bėheni tė vetėdijshėm se nuk po kėnduakeni dhe se ēdo gjė qenka ndalur. Kėnaquni nė kėtė.

Po filluan mendimet tė ju vijnė, kėndoni pėrsėri.

E kur kėtė e bėni nė mbrėmje, le tė jetė kjo sė paku dy orė para fjetjes, se po i bėtė kėto drejtpėrdrejt para shkuarjes nė shtrat, nuk do tė mund tė flini, do tė ndjeheni aq tė freskėt saqė nuk do tė keni nevojė pėr tė fjetur. Do tė ndjeheni si tė ishte mėngjesi, si tė kishit pushuar mirė, e si do tė kishte kuptim tė shkonit pėr tė fjetur.

Mund ta gjeni tempin personal. Pas dy apo tri ditėsh keni pėr tė konstatuar se ēfarė po ju pėrgjigjet. Dikujt i pėrgjigjet tempi shumė i shpejtė – aum,aum,aum, - gati tė ngjitura. Tė tjerėve iu pėrgjigjet tempi shumė i ngadalshėm. Krejt varet prej jush. Vazhdoni ashtu siē mė sė miri ju pėrgjigjet.

EMRI I ISAIT

Po qe se emri i Isait ju prekė, uluni qetėsisht dhe lejoni qė ky tė ju vėrė nė lėvizje. Nganjėherė qetėsisht thoni “Isa” dhe pastaj pritni. Kjo do tė bėhet mantra juaj. Nė kėtė mėnyrė lind mantra e vėrtetė.

Askush nuk mund t’jua jap mantrėn; duhet ta gjeni vetė, duhet ta gjeni atė qė ju tėrheqė, atė qė ju vė nė lėvizje, atė qė fuqimisht ndikon nė shpirtin tuaj. Nėse kjo ėshtė “Isa”, atėherė bukur. Herė pas here, derisa rrini qetėsisht, thjesht pėrsėriteni “Isai” dhe pritni, lejoni qė ky emėr tė hyjė thellė, thellė nė skutėn e qenies suaj – le tė hyjė gjer tek vetė esenca. Lejoni!

Nėse filloni tė vallėzoni, mirė; nėse qani, mirė; po ia filluat tė qeshni, mirė. Ēfarėdo qė tė ndodhė, le tė ndodhė. Lejoni qė tė jetė ashtu, mos u ngatėrroni, mos manipuloni. Pėrcilleni atė dhe do t’i pėrjetoni parandjenjat e para pėr lutjen, meditimin dhe vezullimet e para tė Perėndisė.

Rrezet e para do tė fillojnė ta depėrtojnė natėn e errėt tė shpirtit tuaj. Do tė jetė i mirė ēdo tingull pėr tė cilin ndjeni se ėshtė i rafinuar dhe i bukur, ēdo tingull i cili shkakton trazim dhe gėzim nė zemėr. Nuk ka rėndėsi madje edhe nėse nuk i pėrket asnjė gjuhe.

Thjesht mund tė gjeni tinguj tė pastėr tė cilėt hyjnė madje edhe mė thellė. Se kur pėrdorni fjalėn e caktuar, ajo ka kuptimin e caktuar – ato kuptime tė kufizojnė. Kur pėrdorni tingull tė pastėr, ai nuk ka kufi, ai ėshtė i pafund.

KUMBIMI

Kumbimi mund tė jetė ndihmesė e madhe dhe mund ta bėni kurdoqoftė... sė paku njėherė nė ditė, por edhe mė mirė mund ta bėni dy herė. Kjo ėshtė muzikė e brendshme aq e bukur saqė i sjell paqe tėrė qenies suaj; atėherė pjesėt tuaja kundėrthėnėse harmonizohen dhe pak nga pak nė trupin tuaj lind muzika subtile tė cilėn mund ta dėgjoni.

Pas tre apo katėr muajsh thjesht do tė uleni pėr ta dėgjuar muzikėn subtile, harmoninė e brendshme, njėfarė lloj kumbimi.

Ēdo gjė funksionon pa vėrejtje, si kumbimi i motorit nė automobilin i cili punon pėrsosmėrisht.

Shoferi i mirė e di kur diēka nuk ėshtė nė rregull. Udhėtarėt kėtė ndoshta nuk do ta vėrejnė, por shoferi i mirė ka pėr ta kuptuar nė vend kur kumbimi ndėrron. Atėherė kumbimi mė nuk ėshtė harmonik.

Lajmėrohet njė oshtimė tjetėr fare. Askush tjetėr kėtė s’e vėren, por ai i cili dėshiron ta vozisė veturėn, nė vend bėhet i vetėdijshėm se diēka nuk ėshtė nė rregull. Motori nuk punon siē do tė duhej.

Praktikanti i mirė pak nga pak fillon tė ndjejė kur diēka nuk ėshtė nė rregull. Nėse sė tepėrmi keni ngrėnė, do tė konstatoni se ju mungon ekuilibri i brendshėm dhe pak nga pak duhet tė zgjidhni: ose tė hani tepėr ose tė keni ekuilibėr tė brendshėm. Kurse ekuilibri i brendshėm ėshtė aq i ēmueshėm, aq hyjnor, aq i bekuar, po cili mė do tė hante tepėr?

Dhe pa u pėrpjekur aspak qė tė ushqeheni me dietė, do tė zbuloni sesi tė hani nė mėnyrė tė ekuilibruar. Atėherė kumbimi shkon edhe mė thellė, do tė mund tė vlerėsoni se cili ushqim po jua pengon kumbimin; keni ngrėnė diēka tė rėndė, diēka qė tepėr gjatė ndalet nė sistemin tuaj tė tretjes, ndaj kumbimi nuk ėshtė gjithaq i pėrsosur.

Derisa kumboni, do tė mund tė konstatoni se kur ju zgjohet instinkti seksual, e nėse mashkulli e femra sė bashku kumbojnė, do tė befasoheni se ē’ harmoni lind midis dy personash e se si, pak nga pak, bėhen intuitivė, fillojnė tė ndiejnė kur ai tjetri ėshtė i pikėlluar.

Nuk ka nevojė qė diēka tė thuhet; kur mashkulli ėshtė i lodhur, femra atė intuitivisht e ndjen, sepse qė tė dytė funksionojnė nė tė njėjtat gjatėsi valėsh.

Meditimi ėshtė sensibilitet i plotė.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:16

MEDITIMI NADABRAHMAN
(meditim i pasdites pėr kampet e meditimit mujor )

Nadabrahman ėshtė teknikė e vjetėr tibetane, e cila fillimisht ėshtė bėrė nė orėt e hershme tė mėngjesit. Por, ajo mund tė bėhet nė cilėndo pjesė tė ditės, mund ta bėni vetėm apo nė shoqėri, veēse duhet tė keni bark tė zbrazėt dhe tė mbeteni joaktivė sė paku 15 minuta pas meditimit. Meditimi zgjat njė orė dhe i ka tri stade.

Stadi i parė: 30 minuta

Uleni tė liruar me sytė mbyllur dhe me gojėn mbyllur. Filloni tė kumboni, mjaft me zė sa tė tjerėt tė ju dėgjojnė, e tė krijoni vibracion nėpėr tėrė trupin tuaj. Mund ta parafytyroni veten si gyp tė zbrazėt apo enė tė zbrazėt, e cila ėshtė e mbushur vetėm me vibrimet e kumbimit. Ka pėr tė ardhur momenti kur kumbimi do tė vazhdojė vetvetiu, sakaq ju bėheni dėgjues. Do tė frymoni krejt natyrshėm, dhe mund ta ndryshoni lartėsinė e fuqinė e zėrit, apo butė dhe ngadalė ta lėkundni trupin, si t’ju konvenojė.

Stadi i dytė: 15 minuta

Stadi i dytė ndahet nė dy herė 7 e ½ pjesė e minutės. Nė pjesėn e parė lėvizni duart, me shuplakat te lart. Fillojani nga lartėsia e kėrthizės, lėvizni tė dy duart pėrpara, pastaj tė zgjatura ndajini dhe me secilėn bėjeni nga njė gjysmėrreth tė njėjtė, ashtu qė nė fund tė dy duart tė kthehen nė pozitėn fillestare. Lėvizja e duarve duhet tė jetė aq e lehtė saqė pėr momentin duken po lėvizin sikur fare nuk.

Ndjeni se energjinė po e dėrgoni kah gjithėsia. Pas 7 e ½ e minutės ktheni duart, me shuplakat teposhtė, dhe filloni t’i lėvizni nė kahen e kundėrt. Tash duart do t’i ndani nė secilėn anė tė trupit dhe nė fund do t’i bashkoni tek kėrthiza. Do tė ndjeni se energjinė po e bartni nė vete. Si edhe nė pjesėn e parė, mos i pengoni lėvizjet e lehta, tė prajshme tė pjesėve tjera tė trupit.

Stadi i tretė: 15 minuta

Rrini plotėsisht tė heshtur dhe tė qetė.

NADABRAHMAN-I PĖR ĒIFTET

Osho ka dhėnė variant tė bukur tė kėsaj teknike pėr ēiftet. Partnerėt ulen ballė pėr ballė njėri-tjetrit, janė tė mbuluar me pėlhurė dhe mbahen pėr njėri-tjetrin me duart e lidhura. Mė sė miri ėshtė tė jenė pa kurrfarė rrobash. Dhoma le tė jetė e ndriēuar vetėm me katėr qirinj tė vegjėl dhe le tė kallet thupėrza e caktuar aromatike, e cila pėrdoret vetėm pėr kėtė meditim.

Mbyllni sytė dhe kumboni sė bashku tridhjetė minuta. Pas njė kohe tė shkurtėr do tė ndjeni sesi energjitė tuaja takohen, lidhen dhe bashkohen.

OSHO, ĒFARĖ TĖ BĖJMĖ ME MUSHKONJAT?

Mushkonjat janė meditantė tė lashtė tė cilėt nuk kanė pasur sukses. Pėr kėtė shkak janė kundėr secilit qė ka sukses nė meditim. Janė tepėr xheloze. Pėr kėtė, kurdo qė meditoni, ato janė aty qė tė ju pengojnė, qė t’jua tėrheqin vėmendjen dhe tė ju trazojnė.

Kjo nuk ėshtė gjė e re, kėshtu ka qenė gjithmonė. Kjo pėrmendet nė tė gjitha shkrimet e shenjta tė lashtėsisė. Posaēėrisht pėrmenden nė shkrimet e shenjta xhaine, pasi qė murgjit xhainė jetojnė lakuriqė.

Paramendojeni veten murg xhain lakuriq, Indinė dhe mushkonjat! Mahaviri ka qenė i shtrėnguar tė jap udhėzime specifike mbi qėndrimin i cili duhet tė merret ndaj mushkonjave. U ka thėnė nxėnėsve tė vet qė tė mos bėjnė rezistencė kur i sulmojnė mushkonjat.

Rezistenca ėshtė shkaku themelor i pamundėsisė qė tė pėrqendrohemi nė veten tonė. Nėse kėtė mund ta mundni, nuk ka pengesa tjera, nuk ka pengesa mė tė mėdha. E kur ai thotė kėshtu, atėherė kėshtu edhe ėshtė. Ėshtė tepėr vėshtirė tė jetohet lakuriq nė Indi.

Njėherė kam banuar nė Sarnath, atje ku Buda ka nisur ta rrotullojė rrotėn e dhamma-s, ku Buda e ka mbajtur fjalimin e vet tė parė, fjalimin mė tė rėndėsishėm i cili e ka filluar njė traditė tė re. Kam qėndruar tek njė murg budist.

Kam parė mushkonja edhe mė parė, por asgjė nuk mund tė krahasohet me mushkonjat e Sarnathit. Mushkonjat e Puna-s nuk janė asgjėsend! Jini tė lumtur shkaku i kėsaj! Jini tė lumtur qė nuk jemi nė Sarnath. Mushkonjat vėrtet kanė qenė tmerrėsisht tė mėdha!

Madje edh ditėn kemi qėndruar nėn rrjeta kundėr mushkonjave. Nėn njė rrjetė nė njėrin krevat qėndronte murgu budist; nėn rrjetėn tjetėr kam qėndruar unė – dhe ashtu kemi biseduar.

I thashė: “Kurrė mė s’do tė vij”, se mė ftonte qė ta vizitoja pėrsėri. Thashė: “Kurrė, kurrė mė! Kjo ėshtė vizita e parė dhe e fundit.”
Ai tha: “Kjo ma pėrkujton sesi ne murgjit budistė me shekuj kemi qeshur e jemi mahitur nė llogari tė kėsaj qė Buda kurrė mė nuk ka ardhur nė Sarnath. Ka ardhur vetėm njėherė; e ka mbajtur fjalimin e tij tė parė dhe ka ikur.”

Vendet tjera shpesh i ka vizituar. Duhet tė paktėn tridhje therė tė ketė qenė nė Shravasti; tė paktėn dyzet herė nė Rajgir, e kėshtu me radhė, e kėshtu me radhė. Secilin vend qė e ka vizituar njėherė, e ka vizituar edhe mė tej. Por Sarnathin e ka vizituar vetėm njėherė. Kurrė mė nuk ėshtė kthyer nė kėtė vend.

“E kjo ėshtė”, tha murgu, “shkaku i kėtyre mushkonjave. Ju po ashtu thoni se kurrė mė nuk do tė vini.”

I thashė: “Sė paku nė kėtė gjė do ta pasoj Budėn! Nuk mund ta pasoj nė gjėrat tjera – dua t’i jem dritė vetvetes – por nė kėtė gjė ai le tė jetė drita ime!”

E di se ėshtė vėshtirė, tepėr vėshtirė, por duhet ta mėsoni kėtė gjė. Mos lejoni qė tė ju pengojnė. Kjo nuk do tė thotė qė mushkonjat do t’i lejoni tė ju shfrytėzojnė. Mbrojuni nė ēfarėdo mėnyre tė mundshme – por pa mėrzi, pa nervozizėm. Mbrojuni, ikni prej tyre, pėrzini, largojini nga vetja, por pa zemėrim. Ato e bėjnė punėn e tyre. Kaq duhet pranuar. Ato nuk janė posaēėrisht kundėr jush.

Duhet ta kenė mėngjesin e tyre, drekėn apo darkėn, prandaj jini tė sjellshėm. Keni plotėsisht tė drejtė qė tė mbroheni, por nuk keni arsye tė hidhėroheni. Hidhėrimi i pengon meditimit, e jo mushkonjave. Mund t’i hiqni nga vetja mushkonjat nė mėnyrė shumė meditative, me kujdes, pėrsosmėrisht tė zgjuar, pa zemėrim. Provoni!

Problemi i vėrtetė kurrė nuk vjen nga jashtė, problemi i vėrtetė gjithmonė rezulton nga shqetėsimi i brendshėm. Pėr shembull, qenėt lehin pėrjashta, kurse ju meditoni. Menjėherė shpėrtheni: “Ata qenė tė poshtėr!” Por ata nė kurrfarė mėnyre nuk e pengojnė meditimin tuaj, thjesht e jetojnė jetėn e tyre!

Duhet ta kenė parė policin, apo postierin apo sanijasinin! Qenėt janė shumė kundėr uniformės, janė tejet antiuniformė. Posa tė shohin ndonjė uniformė, lehin. Nuk besojnė nė uniforma dhe duhet t’iu lejojmė qė ta kenė besimin personal. Por nuk pėrpiqen posaēėrisht qė tė ju pengojnė.

Meditimi nuk ėshtė gjė tjetėr pos kthim nė shtėpi, thjesht qė pak tė pushoni nė vetvete. Ky nuk ėshtė kėndim i mantrave, nuk ėshtė madje as lutje; ky thjesht ėshtė kthim nė shtėpi dhe pushim i shkurtėr.

Tė mos shkosh askund, ky ėshtė meditimi, thjesht tė jesh aty ku je; nuk ka “vend” tjetėr – vetėm tė jesh aty ku je, vetėm ta pėrmbushėsh hapėsirėn nė tė cilėn je...

Mushkonjat e bėjnė punėn e tyre. Ju duhet ta mbroni vetveten, duhet ta bėni punėn tuaj, por mos u shqetėsoni. Problemi ėshtė vetėm tek ky shqetėsim. E, po nuk u hidhėrat, po ia dolėt qė tė mos ju luajnė mendsh mushkonjat me trazimin qė jua shkaktojnė, do t’u jeni madje falėnderues: jua kanė dhėnė ēelėsin e fshehtė.

Nėse mushkonjat nuk mund tė ju hutojnė, nuk mund tė ju hutojė asgjė tjetėr. Keni ardhur gjer tek gjendja e vėrtetė, konstante e meditimit.

NATA
Fantazi, lutje e dashuri

I tėrė meditimi nė esencė ėshtė pėrvojė e seksit pa seks.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:19

BĖHUNI BAMBUS I ZBRAZĖT

Meditimi ėshtė mėnyrė qė t’i dilni nė skaj me vetminė tuaj, qė tė takoheni me vetminė tuaj – nė vend qė tė ikni prej saj, zhytuni nė tė dhe shiheni saktėsisht se ē’ ėshtė ajo.

Po hytė nė vetminė tuaj, do tė befasoheni: nė vetė qendrėn e saj nuk ka fare vetmi. Aty banon vetmia, qė ėshtė fenomen krejtėsisht tjetėr fare.
Periferia pėrbėhet nga vetmia frikėsuese, kurse qendra nga njė vetmi e bukur.

E kur njėherė ta njihni vetminė tuaj tė bukur, do tė jeni person krejtėsisht tjetėr fare – kurrė mė nuk keni pėr t’u ndier tė vetmuar. Madje as nė pyje a shkretėtira, ku do tė jeni absolutisht vetėm, nuk do tė ndiheni tė vetmuar – sepse nė vetminė tuaj do ta dini se Perėndia ėshtė me ju, nė vetminė tuaj jeni aq thellėsisht tė rrėnjėzuar nė Perėndinė saqė e keni krejt njėsoj se a ėshtė edhe dikush jashtė apo jo. Jeni aq tė pėrmbushur, aq tė begatė pėrbrenda...

Natėn, pikėrisht nė tė kundėrtėn e mėngjesit, jini plotėsisht tė pavetėdijshėm; aspak mos u shqetėsoni. Nata ka ardhur, dielli ka perėnduar, tashmė ēdo gjė lėviz nė tė pavetėdijshmen. Nisuni kah e pavetėdijshmja.

Tani pėr tani, jeni tė vetmuar madje edhe nė turmė. Por unė them, nėse do ta njihni vetminė tuaj, nuk do tė jeni tė vetmuar madje edhe po qetė plotėsisht vetėm.

Atėherė njeriu zė tė derdhet si burimi. Prej asaj vetmie lind aroma e dashurisė, prej asaj vetmie lind krijimtaria – se prej asaj vetmie Perėndia zė tė rrjedhė. Bėheni bambus i zbrazėt... Perėndia zė tė kėndojė. Kėnga ėshtė gjithmonė e Tij.

MEDITONI PĖR DRITĖN

Sa mė tepėr qė meditoni pėr dritėn, aq mė tė befasuar do tė jeni se diēka nė ju zė tė ēilet, si gonxhja qė ēilet dhe bėhet lule.

Meditimi pėr dritėn ėshtė njė nga meditimet mė tė vjetra. Nė tė gjitha kohėt, nė tė gjitha vendet, nė tė gjitha religjione, kjo ėshtė theksuar nga arsye tė caktuara, se nė momentin kur meditoni pėr dritėn, ajo diēka nė ju, qė ka mbetur gonxhe, zė t’i hapė petalet e veta. Vetė meditimi pėr dritėn e mundėson kėtė hapje.

Prandaj, le tė jetė ky meditim juaji. Kurdo qė keni kohė, mbyllini sytė dhe parafytyrojeni nė vetvete dritėn. Kudo qė shihni dritė, harmonizohuni me tė. Mos e injoroni mė. Jini pėrplot nderim ndaj saj. Ajo dritė mund tė jetė lindja e diellit, mund tė jetė qiriu nė dhomė, por jini tė pėrshpirtshėm ndaj saj dhe ka pėr t’ju ndihmuar shumė.

Ėshtė bekim i madh po u ndiet edhe mė tutje nė harmoni me dritėn.

TRATAKA – TEKNIKĖ E VĖSHTRIMIT

Po e shikuat flakėn – ēdo ditė nga njė orė, disa muaj rresht, syri i tretė juaji fillon tė funksionojė nė mėnyrė tė pėrsosur. Bėheni mė tė zgjuar, mė tė pėrmbushur me dritė.

Fjala trataka vjen prej rrėnjės qė do tė thotė lot, pra duhet ta vėshtroni flakėn gjersa sytė nuk ju qesin lot. Vazhdoni tė vėshtroni, duke mos ju dridhur syri, dhe syri i tretė do tė zė tė vibrojė.

Nė teknikėn e vėshtrimit, realisht nuk ėshtė me rėndėsi objekti ēfarė vėshtroni, me rėndėsi ėshtė vetėm vėshtrimi. Se, kur vėshtroni duke mos ju luajtur syri, bėheni tė pėrqendruar, kurse natyra e mendjes ėshtė qė tė jetė nė lėvizje tė pėrhershme. Po vėshtruat gjithnjė, krejt tė palėvizshėm, mendja do tė bjerė nė hall tė madh.

Natyra e mendjes ėshtė qė tė lėvizė nga njėri objekt tek tjetri, qė tė lėvizė pandėrprerė. Po e vėshtruat errėsirėn, dritėn apo diēka tjetėr, po qe se vėrtet vėshtroni, lėvizja e mendjes ndalet. Se, po lėvizi mendja juaj, shikimin nuk do ta keni aty, nuk do ta shihni objektin e caktuar.

Kur mendja niset rrugės tjetėr, ju keni pėr tė harruar, nuk do tė mund ta kujtoni se ēfarė keni shikuar. Objekti fizikisht do tė jetė aty, por do tė zhdavaritet pėr ju, pasi qė ju nuk jeni aty; e keni pėrfytyruar.

Vėshtrim, gjegjėsisht trataka, do tė thotė qė tė mos i lejosh mendjes sate tė lėvizė. E kur mendjes nuk i lejoni qė tė lėvizė, ajo nė fillim lufton, por nėse vazhdoni tė vėshtroni, mendja pak nga pak pushon sė luftuari.

Nė momente ndalet. Kur mendja ndalet, domethėnė nuk ekziston, pasi qė mendja mund tė ekzistojė vetėm nė lėvizje. Kur nuk ka lėvizje, tė menduarit zhdavaritet, nuk mund tė mendoni, meqė mendim do tė thotė lėvizje – lėvizje nga njė mendim nė tjetrin.

Ky ėshtė proces. Nėse pandalim vėshtroni nė njė gjė, krejtėsisht tė zgjuar e tė vetėdijshėm... se tė shikoni mundeni edhe pėrmes syve tė vdekur, atėherė mund tė vazhdoni tė mendoni – vetėm me sy, me sytė e vdekur, tė cilėt nuk shohin.

Mund tė shikoni vetėm me sytė e vdekur njerėzor, por mendja ka pėr t’ju lėvizur. Nga kjo nuk do tė ketė kurrfarė dobie. Tė vėshtrosh do tė thotė jo vetėm tė pėrqendrohen sytė tuaj, por qė edhe e tėrė mendja tė jetė e pėrqendruar pėrmes syve tuaj.

Prandaj, ēfarėdo qė tė jetė objekti – po e deshėt dritėn, mirė; po e deshėt errėsirėn, mirė.

Nė esencė ėshtė krejt njėsoj se pėr ē’ objekt ėshtė fjala – ēėshtja ėshtė sesi plotėsisht ta ndaloni mendjen me shikimin tuaj, me fokusimin e tij, ashtu qė lėvizja e brendshme, shkėpurdhja, tė ndalet; qė lėkundja e brendshme tė ndalet.

Thjesht shikoni dhe nuk bėni asgjė. Ky shikim ngulmues, pa ju trembur syri, plotėsisht do tė ju ndryshojė. Ka pėr t’u bėrė meditim.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:21

VĖSHTRIMI NĖ PASQYRĖ

Mbyllini dyert e dhomės suaj dhe vėreni pasqyrėn e madhe para vetes. Nė dhomė duhet tė jetė errėsirė. Atėherė vendoseni njė flakė tė vogėl pėr anėsh pasqyrės, ashtu qė tė mos reflektohet nė pasqyrė.

Nė pasqyrė shprehet vetėm fytyra juaj, e jo flaka. Tash konstant shikoni nė sytė tuaj nė pasqyrė. Mos i luani sytė. Ky eksperiment zgjat dyzet minuta. Nė afat prej dy-tri ditėsh do tė jeni nė gjendje qė tė mos i luani sytė.

Po ju erdhėn lotėt, le tė vijnė, por megjithatė mos i lėvizni, por vazhdoni me ngulm qė tė vėshtroni nė sytė tuaj. Vazhdoni t’i vėshtroni sytė, sytė tuaj, dhe pėr dy-tri ditė do tė vetėdijesoheni pėr dukuri tejet tė pazakonshme. Fytyra juaj do tė zė tė marrė trajta tė reja.

Madje mund tė frikėsoheni. Fytyra nė pasqyrė do tė fillojė tė ndryshojė. Ngandonjėherė do tė shfaqet ndonjė fytyrė tejet e ndryshme tė cilėn kurrė nuk e keni njohur si tuajėn.

Por nė tė vėrtetė, gjithė ato fytyra ju takojnė juve. Mendja e ndėrdijshme e fillon eksplozionin e vet. Kėto fytyra, kėto maska, janė tuajat. Ngandonjėherė madje mund tė rrjedhė ndonjė fytyrė qė i takon jetės sė kaluar. Pas njė jave vėshtrimi kėmbėngulės gjatė dyzet minutash, fytyra juaj do tė bėhet rrymim, si filmi.

Shumė fytyra do tė vijnė e do tė shkojnė. Pas tri javėsh, nuk do tė mund tė kujtoheni se cila ėshtė fytyra juaj. Nuk do tė mund ta kujtoni fytyrėn tuaj personale, meqė keni parė aq fytyra qė vijnė e shkojnė.

Po vazhduat, njė ditė pas tri javėsh, ka pėr tė ndodhur gjėja mė e ēuditshme: befas nuk do tė ketė kurrfarė fytyre nė pasqyrė. Pasqyra ėshtė e zbrazėt, vėshtroni nė zbrazėtirė.

Nuk ka ama bash kurrfarė fytyre. Ky ėshtė momenti i vėrtetė: mbyllini sytė dhe takojeni tė pavetėdijshmen.

Do tė jeni lakuriq – krejt lakuriq, ashtu siē edhe jeni. Tė gjitha mashtrimet do tė zhduken.

VĖSHTRONI NĖ QENIEN E BUDĖS

Mbajeni statujėn e vogėl tė Budės nė dhomėn tuaj dhe kurdo qė keni kohė, thjesht shikoni nė tė.

Statuja e Budės nuk ėshtė ndėrtuar qė tė jetė vetėm ndonjė fotografi e tij; ajo ėshtė krijuar qė tė jetė objekt meditimi. Statuja nuk e paraqet Budėn e vėrtetė – ai nuk ėshtė ai. Ai ėshtė metaforė.

Nuk e paraqet trajtėn trupore tė Budės, veēse simbolikisht tregon mėshirėn dhe harmoninė e tij tė brendshme. Nuk ka qenė Buda pikėrisht me aso trajte trupore, me aso fytyre, me aso hunde e sysh; nuk kemi fare tė bėjmė me kėtė.

Statuja nuk ėshtė realiste – ajo ėshtė nadrealiste. Flet diēka mbi atė realitet qė ėshtė matanė sė ashtuquajturit realitet; kjo domethėnė ėshtė yantra. Vetėm duke vėshtruar nė tė mund tė bini nė meditim.

Prandaj janė ndėrtuar me mijėra statuja tė Budės; asnjė njeri tjetėr nuk ka pasur aq shumė statuja sa Buda. Ekzistojnė tempuj nga tė cilėt njė i vetmi mund tė ketė dhjetė mijė statuja tė Budės, vetėm pėr atė qė tė krijohet atmosferė meditative.

Kahdo qė ktheheni, e shihni Budėn, gjithkah pėrreth, trajta e Budės, qenia e Budės; ajo qetėsi, ajo mėshirė, ata sy tė mbyllur, ajo pozitė e qetė, ajo baraspeshė, ajo simetri. Ato statuja tė Budės janė muzikė nė mermer, ato janė fjalime nė gurė.

VĖSHTRIMI I DRITĖS SĖ KALTĖR

Ky meditim i syrit tė tretė pėrbėhet prej dy stadeve, tė cilėt pėrsėriten tri herė – gjithsej 6 x 10 minuta stadi.

Stadi i parė: 10 minuta

Uluni pėrsosmėrisht tė qetė dhe me shikim butėsisht tė fokusuar vėshtrojeni dritėn e kaltėr.

Stadi i dytė: 10 minuta

Mbyllini sytė dhe dalėngadalė dhe me qetėsi luhatuni nga njėra anė nė tjetrėn.

Pėrsėriteni kėtė 3 herė

LEJONI QĖ YJTĖ TĖ HYJNĖ NĖ JU

Jini gjithnjė e mė shumė e mė shumė nė harmoni me yjtė. Kurdo qė ka yje, dhe nata ėshtė e qartė, thjeshtė shtrihuni nė tokė dhe vėshtrojini yjtė. Po e ndiet se ndonjėri yll po ju tėrheq, pėrqendrohuni nė tė.

Derisa pėrqendroheni, paramendojeni veten sikur jeni liqe i vogėl dhe se ai yll po shprehet thellėsisht nė ju. Ashtu e shihni yllin jashtė jush dhe shihni shprehjen e tij nė ju. Ky do tė jetė meditimi juaj i cili ka pėr t’ju sjellė gėzim tė madh.

Po u harmonizuat me yllin njėherė, thjesht kurdo mund t’i mbyllni sytė dhe ta shihni atė yll, yllin tuaj; por mė sė pari duhet ta gjeni.
Nė Lindje ekziston miti se secili e ka yllin e vet.

Ky ėshtė mit i bukur. Sa i pėrket meditimit, mund ta gjeni yllin i cili ju pėrket juve e tė cilit i takoni ju. Do tė vijė gjer tek identifikimi i caktuar nė mes jush dhe atij yllit, pasi qė edhe ne jemi ndėrtuar prej drite si edhe yjtė.

Edhe ne vibrojmė ngjashėm me dritėn si edhe yjtė. Gjithnjė mund ta gjeni yllin me tė cilin mund tė ndjeheni nė harmoni, i cili ėshtė nė gjatėsi tė njėjtė valėsh. Ai ėshtė ylli juaj; meditoni pėr tė. Lejojini qė shkallė-shkallė tė hyjė nė ju. Soditeni, pastaj mbyllini sytė dhe shikojeni nė vete. Sė shpejti keni pėr tė konstatuar se ėshtė nė ju. Atėherė, kurdo qė i mbyllni sytė, do ta gjeni yllin nė vete.

E kur tė filloni ta ndjeni nė vete, ndjejeni pikėrisht afėr kėrthizės; pesė centimetra nėn kėrthizė. Aty depozitojeni; duke e depozituar, befas do tė ndjeni sesi nė ju po lindet njė dritė e madhe, si tė ketė dalė ylli nė realitet; dhe nuk keni pėr ta ndier vetėm ju, edhe tė tjerėt do tė fillojnė ta ndiejnė se njė lloj drite ka filluar ta mbėshtjell trupin tuaj, pasi qė fytyra jote rrezaton me tė. Kėrkojeni vetėm disa net, dhe do tė jeni tė aftė ta gjeni yllin tuaj.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:28

MEDITIMI I HĖNĖS

Kėtė meditim fillojeni tri ditė para Hėnės sė plotė. Dilni para qiellit tė hapur, shikojeni Hėnėn dhe filloni tė luhateni. Thjesht ndihuni sikur tė gjitha ia keni lėnė Hėnės – jini tė magjepsur. Shikojeni Hėnėn, lirohuni dhe i thuani se jeni nė dispozicion, le tė bėjė ēfarė tė dojė. Dhe pastaj lejoni ēdo gjė qė ka pėr tė ndodhur.

Po qe se ju luhatet, luhatuni; po qe se ju vallėzohet apo kėndohet, bėjeni atė. Por krejt kjo duhet tė jetė si tė ishit tė magjepsur – ju asgjė nuk bėni – krejt kjo thjesht ndodh. Ju jeni vetėm instrument tė cilit i bihet.

Bėjeni kėtė tri ditė para Hėnės sė plotė, e sa mė e plotė qė tė bėhet Hėna, ashtu keni pėr tė ndier gjithnjė e mė shumė e mė shumė energji. Do tė ndiheni gjithnjė e mė tė magjepsur. Deri nė natėn e Hėnės sė plotė do tė jeni plotėsisht tė krisur. Vetėm me njė orė vallėzimi dhe ngazėllimi pėr ēdo ditė, do tė ndjeheni tė relaksuar si kurrė mė parė.

SHKONI E FLINI SI TĖ ISHIT GJITHĖSIA

Uluni tė qetė dhe meditoni mbi faktin se jeni tė pakufishėm, se kufijtė e gjithėsisė janė kufijtė tuaj. Ndihuni tė zgjeruar, bėhuni gjithėpėrfshirės nė atė ndjenjė: dielli lind nė ju, yjet lėvizin nė ju, drunjtė rriten dhe botėt lindin e zhduken nė ju.

Ndihuni pakufijshmėrisht tė lumtur nė atė gjendje tė zgjeruar tė vetėdijes. Dhe ky do tė bėhet meditim juaji. Pėr kėtė, kurdo qė keni kohė dhe nuk bėni asgjė, thjesht uluni qetėsisht dhe ndihuni gjithėpėrfshirės. Hidhni kufijtė. Kėrceni jashtė kufijve.

Nė fillim kjo pėr disa ditė me radhė do t’ ju duket marrėzi, se ne sė tepėrmi jemi mėsuar nė kufij. Nė tė vėrtetė, kufij nuk ka. Kufizim ėshtė kufiri i mendjes. Ėshtė kėshtu shkaku se besojmė se ėshtė kėshtu.
Ndjejeni kėtė zgjerim oqeanik sa mė shpesh qė mundeni dhe sė frikti do tė filloni tė harmonizoheni me tė. Pastaj nevojitet vetėm pak, dhe kjo ėshtė aty.

Ēdo mbrėmje kur shkoni pėr tė fjetur, shkoni me kėtė vetėdije tė zgjeruar. Ėndėrroni sikur yjtė po lėvizin nė ju, sikur bota po lind e po zhduket nė ju. Shkoni e flini sikur tė ishit gjithėsia. Nė mėngjes, posa bėheni tė vetėdijshėm se jeni zgjuar, pėrsėri kujtojeni kėtė zgjerim dhe ngrihuni nga krevati si tė ishit gjithėsia. Gjatė ditės po ashtu pėrkujtojeni kėtė sa mė shpesh qė mundeni.

FANTAZIA

Krejt ėshtė jo e vėrtetė

Ndonjėherė kėtė fillojeni nė kinema. Ky ėshtė meditim i mirė. Vetėm provoni tė pėrkujtoheni se ajo (qė luhet) ėshtė e pavėrtetė, se ajo ėshtė e pavėrtetė... pandalimisht pėrkujtohuni se ajo ėshtė e pavėrtetė dhe se pėlhura ėshtė e zbrazėt, dhe do tė befasoheni: kėtė mund ta pėrkujtoni vetėm disa sekonda – pastaj prapė harroni, pėrsėri filmi bėhet realitet.

Kurdo qė e harroni veten, ėndrra bėhet realitet. Kurdo qė e kujtoni veten – unė jam i vėrtetė, tundoheni – pėlhura bėhet e pavėrtetė, dhe krejt ēfarė luhet nė tė bėhet e pavėrtetė.

Meditimi pėrbrenda meditimit

Natėn, fikeni dritėn, uluni nė krevatin tuaj dhe mbyllini sytė. Thjesht paramendojeni veten nė mal... lisa tė mėdhenj tė blertė, pyll i pashkelur. Paramendojeni se atje po qėndroni, pastaj filloni tė lėvizni. Lejoni qė gjėrat tė ndodhin, mos sforconi asgjė.

Mos thuani: “Do tė dėshiroja t’i ofrohem atij lisi” – jo, vetėm lejojani vetvetes qė tė lėvizni. Duke ecur nėpėr pyll pesė deri nė shtatė minuta, do tė vini gjer tek shpella.

Ndjeni ēdo gjė hollėsisht – tokėn poshtė, prekni me dorė masivet e gurta tė shpellės, ndjejeni strukturėn e tyre dhe ftohtėsinė. Nė afėrsi tė shpellės ėshtė ujėvara. Do ta gjeni. Ujėvarė e vogėl... dhe gurgullima e ujit qė bie. Dėgjojeni, dėgjojeni dhe heshtjen e pyllit dhe zogjtė.

Lejojani vetvetes tėrė pėrvojėn. Atėherė uluni nė shpellė dhe filloni tė meditoni. Ky ėshtė meditim pėrbrenda meditimit. A i keni parė kutitė kineze? Njėra kuti pėrbrenda kutisė tjetėr e kėshtu me radhė....

Jini shtazė

Fillojeni njė meditim natėn. Thjesht ndihuni si tė mos ishit krijesė njerėzore. Mund ta zgjidhni cilėndo shtazė tė cilėn e doni. Po e deshėt macen, mirė. Po e deshėt qenin, mirė... apo tigrin; mashkullin apo femrėn, ēfarėdo qė dėshironi.

Thjesht zgjidhni, por pastaj pėrmbajuni kėsaj. Bėhuni ajo shtazė. Ecni me katėr kėmbė nėpėr dhomė dhe jini ajo shtazė. Pesėmbėdhjetė minuta kėnaquni nė kėtė fantazi aq sa mundeni. Lehni po u bėtė qen dhe bėjeni atė qė pritet ta bėjė qeni – dhe vėrtet bėjeni atė! Kėnaquni nė kėtė.

Mos u kontrolloni, se qeni nuk mund tė kontrollohet. Qeni e nėnkupton lirinė absolute, prandaj ēfarėdo qė nė atė moment ndodh, le tė ndodhė. Nė atė moment mos e futni elementin njerėzor tė kontrollit. Jini vėrtet dhe me ngulm qen. Pesėmbėdhjetė minuta enduni nėpėr dhomė... lehni, kėrceni.

Kjo ka pėr tė ndihmuar. Ju nevojitet pak mė tepėr energji animale. Jeni tepėr tė panatyrshėm, tepėr tė civilizuar, dhe kjo po ju sakaton.

Civilizimi i tepėrt vepron si paralizė. Civilizimi ėshtė i mirė nė doza tė vogla, por po qe nė doza tė mėdha, atėherė ėshtė shumė me rrezik. Njeriu gjithmonė duhet qenė nė gjendje tė jetė ndonjė shtazė. Shtazėn tuaj duhet ta lironi.

Po ia dolėt tė mėsoni qė tė bėheni pak mė tė egjėr, tė gjitha problemet tuaja do tė zhduken. Fillojani qė sonte – kėnaquni me kėtė!

Me meditimin nuk mund tė bėni asgjė. Nuk mund ta tėrhiqni pas vetes e tė manipuloni me tė. Me meditimin e manipuluar nuk do tė keni kurrfarė dobie.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:31

JINI SA MĖ NEGATIVĖ

Provojeni kėtė metodė ēdo mbrėmje nga gjashtėdhjetė minuta. Gjatė dyzet minutave, thjesht bėhuni negativė – negativė aq sa tė mundeni. Mbyllini dyert, vendosini jastėkėt nėpėr dhomė.

Shkyēeni telefonin dhe iu thoni tė gjithėve qė pėr njė orė tė mos ju pengojnė. Lėreni nė derė porosinė qė gjatė njė ore le tė ju lėnė plotėsisht tė qetė. Krijoni atmosferė sa mė tė errėt. Lėshojeni ndonjė muzikė tė pikėllueshme dhe mendoni se jeni tė vdekur. Uluni dhe ndihuni negativė. Si mantėr pėrsėritni “JO”.

Pėrfytyrojini pamjet nga e kaluara – kur keni qenė tejet, tejet tė rraskapitur e tė thyer, kur keni dėshiruar tė bėni vetėvrasje, kur e keni humbur vullnetin pėr jetė – dhe kėtė zmadhojeni. Krijoni aso farė situate rreth vetes. Mendja juaj do tė ju pengojė.

Ka pėr tė ju thėnė: “Ēfarė po bėni ashtu? Mbrėmja ėshtė aq e bukur, kurse hėna e plotė!” Mos e dėgjoni mendjen. I thoni se mė vonė mund tė kthehet, por se tash plotėsisht po i pėrkushtoheni negativitetit. Jini negativė.

Qani, vajtoni, klithni, bėrtitni, piskatni, shani – ēfarėdo qė ndjeni – por, mbajeni nė mend njė gjė: mos jini tė lumtur, mos lejoni kurrfarė lumturie. Po u zutė nė tė (lumturi), nė vend mėshojini flakaresh! Kthejuni negativitetit, filloni t’i goditni jastėkėt, luftoni me ta, ēartuni. Jini antipatikė. Dhe keni pėr tė konstatuar se ėshtė tejet, tejet vėshtirė tė jeni negativė gjatė dyzet minutash.

Kjo ėshtė njė nga ligjet themelore tė mendjes – qė atė qė e bėni me vetėdije tė mos mund ta bėni. Megjithatė, bėjeni kėtė – dhe kur kėtė e bėni vetėdijshėm, keni pėr tė ndier ndasi. Edhe po e bėtė kėtė, megjithatė jeni dėshmitarė; nuk jeni tė humbur nė tė. Lind distanca, ndasia, dhe kjo distancė ėshtė tmerrėsisht e bukur.

Por unė nuk them qė ju ta krijoni kėtė distancė. Kjo ėshtė nusprodukt – ju pėr kėtė nuk duhet tė keni dert.

Pas dyzet minutash kėrceni vrullshėm nga negativiteti. Hidhni jastėkėt, ndizeni dritėn, lėshojeni ndonjė muzikė tė kėndshme dhe vallėzoni njėzet minuta. Thjesht thoni: “PO! PO! PO!” – kijeni kėtė mantėr.

E atėherė lahuni mirė nėn dush. Kjo do ta mėnjanojė gjithė negativitetin dhe do t’jua mundėsojė tė ndjeni diēka tė re nė thėnien e “PO”-sė. E pikėrisht nė arritjen pėr tė thėnė “PO” qėndron i tėrė religjioni. Ne jemi mėsuar tė themi “jo” – prandaj e tėrė shoqėria edhe ėshtė bėrė e shėmtuar.

Kjo, pra, ka pėr tė ju pastruar krejtėsisht. Keni energji, por energjia ėshtė e mbėshtjellė me muret e negativitetit, tė cilat nuk e lejojnė tė dalė jashtė. Por, posa qė muret tė mėnjanohen, energjia lirisht ka pėr tė rrjedhur.

Ajo ėshtė aty, e gatshme pėr tė shpėrthyer, por mė sė pari duhet tė hyni nė negativitet. Para se thellėsisht tė hyjė nė “jo”, askush nuk mund tė vijė tek kulmi i “PO”-sė. Sė pari duhet tė mund tė thoni “jo”, e vetėm pastaj mund tė thoni “PO”.

“PO, PO, PO”


Bėni mantėr me “PO”. Ēdo mbrėmje, para se tė shkoni tė flini, pėrsėritni “PO, PO, PO” dhe harmonizohuni me tė; pėrkunduni me tė, le t’ jua pėrfshijė tėrė qenien tuaj nga thembrat gjer nė kokė.

Le tė ju pėrshkojė. Pėrsėritni : “PO, PO, PO”. Le tė jetė kjo lutja juaj dhjetėminutėshe e mbrėmjes, e atėherė shkoni pėr tė fjetur. Dhe pėrsėri herėt nė mėngjes, sė paku tre minuta, rrini nė shtrat dhe, e para qė duhet tė bėni, ėshtė qė tė pėrsėritni “PO” dhe ta ndjeni.

Kurdo qė gjatė ditės zini tė ndjeheni negativisht, ndaluni kudo qoftė nė rrugė. Po mundėt tė thoni me zė “PO, PO” – mirė. Nėse jo, atėherė sė paku heshturazi pėrsėritni “PO, PO”.

TUNDJE E RREPTĖ, E SHKURTĖR

Fikeni dritėn dhe qėndroni nė errėsirė. Atėherė filloni tė tundeni nga koka, tundeni vetėm kokėn. Kėnaquni nė kėtė tundje dhe jini tė vetėdijshėm sesi kjo po ndjehet nga brenda. Pastaj tundeni pjesėn e sipėrme tė trupit – kokėn, duart dhe trupin nė brez e te lart; mos e tundni pjesėn e poshtme.

Kur kėtė ta ndjeni dhe ta shijoni, tundeni pjesėn e poshtme tė trupit. E kur edhe kėtė ta ndjeni, tundeni tėrė trupin. Domethėnė, bėjeni kėtė nė tri pjesė: sė pari: koka, vetėm koka; sė dyti: pjesa nė brez e te lart; dhe sė treti: tėrė trupi.

Fillojani me kokėn, pasi qė nė fillim atė mund ta ndjeni mė sė lehti, sepse vetėdija ėshtė shumė afėr; kėnaquni me kėtė.

Derisa e tundni tėrė trupin, gjejeni pozitėn ku ndjeheni mė harmonikisht, ku ndjeheni tejet, tejet kėndshėm. Pas tre minutash merreni atė pozitė – more sido qė tė ndodheni: me duart e ngritura, me trupin e kėrrusur pėrpara apo anash, apo ēfarėdo pozicioni tjetėr, dhe nė tė shtanguni katėr minuta.

Qėllimi i meditimeve tė mia ėshtė qė tė ju kthejnė nė fėmijėri dmth kur nuk keni qenė qytetar i famshėm, kur keni mundur tė bėni ēfarėdo marrėzish, kur keni qenė miturakė, derisa shoqėria ende nuk ju ka pas prishur, kur nuk keni ditur kurrfarė trikash tė kėsaj bote, kur keni qenė mė tokėsor, domethėnė tė botės.

Do tė dėshiroja qė atje tė ktheheni, qė prej aty pėrsėri t’ia filloni.

Ky ėshtė meditim dhjetėminutėsh: njė minutė tundje koke, dy minuta tundje e pjesės sė sipėrme tė trupit, tre minuta tundje e tėrė trupit dhe katėr minuta thjesht shtangim, ngurosje si tė ishit shndėrruar nė statujė.
Ndjejini qė tė katėr stadet.

Derisa tundeni, ndjejeni sesi energjia po vihet nė lėvizje... pastaj i tėrė trupi bėhet shtjellė energjie, ciklon. Ndjejeni – si tė ishit nė vetė ciklonin. E atėherė pėrnjėherėsh shtanguni si statuja – atėherė keni pėr ta ndjerė qendrėn. Nė kėtė mėnyrė, pėrmes ciklonit arrini deri tek qėllimi.

E kjo ėshtė jeta juaj. Fama apo paraja janė pėrfitime mashtrimtare, jo tė vėrteta.

Mos lejoni qė tė mashtroheni prej tyre.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:36

HIQENI MBUROJĖN TUAJ

Nė mbrėmje, para gjumit, hiqni rrobat, e derisa i hiqni, mendoni se nuk po i hiqni vetėm ato, por se njėkohėsisht po e hiqni edhe mburojėn tuaj. Hiqeni me tė vėrtetė. Hiqeni dhe merrni frymė thellė – pastaj shkoni pėr tė fjetur, si tė ishit pa mburojė, pa asgjė mbi trup dhe me asgjė tė penguar.

“OH”

Para se tė bini, fikeni dritėn, uluni nė krevatin tuaj, mbyllini sytė, dhe thellėsisht nxirreni frymėn, duke lėshuar gjatė kėsaj tingullin “oh”. Derisa e tėrhiqni barkun dhe ajri del, pandėrprerė prodhojeni tingullin “oh”.

Mbajeni nė mend, nuk po them “aum”, thjesht them “oh”. Kjo “oh” automatikisht ka pėr t’u bėrė “aum”, por ju nuk duhet ta prodhoni “aum”-in. Nė atė rast, do tė ishte i rrejshėm. Thjesht krijojeni tingullin “OH”.

Gradualisht keni pėr t’u relaksuar, kurse gjumi juaj do tė ketė njė kualitet tjetėr fare – kualitet krejtėsisht tjetėr fare. E gjumi juaj duhet tė ndryshojė.

Vetėm atėherė mund tė bėheni mė tė zgjuar, mė tė vetėdijshėm. Prandaj po fillojmė me ndryshimin e gjumit tuaj.

Kur gjer nė fund keni nxjerrė frymėn, duke prodhuar gjatė kėsaj tingullin “oh”, dhe kur tė ndjeni se mė nuk keni se ēfarė tė nxirrni, kur fryma krejtėsisht ka dalė, ndaluni pėr njė moment.

Mos merrni e as mos nxirrni frymė. Ndalohuni! Nė kėtė ndalje, nė kėtė interval, ju jeni hyjnor. Nė kėtė interval nuk bėni asgjė, madje as nuk frymoni. Nė kėtė qetim ju jeni nė oqean. Koha zhduket, meqė koha rrjedh me frymimin. Kjo ėshtė sikur e tėrė ekzistenca tė ishte ndalė nė ju.

Nė kėtė ndalje mund tė bėheni tė vetėdijshėm pėr burimin mė tė thellė tė qenies suaj e tė energjisė individuale. Pėr kėtė, ndaluni nė moment.
Pastaj merrni frymė pėrmes hundės. Por mos bėni kurrfarė pėrpjekjeje pėr tė marrė frymė.

Mbajeni nė mend, pėrdoreni tėrė angazhimin tuaj pėr ta nxjerrė frymėn, por mos bėni kurrfarė angazhimi pėr t’ marrė frymė. Thjesht, lejojeni trupin tė marrė frymė. Ju vetėm lirohuni, dhe trupi le tė marrė frymė. Ju mos bėni asgjė.

Jeta frymon nga vetvetja; vetė lėviz rrjedhės sė vet. Jeta ėshtė lumė; ju pa nevojė e shtyni, e sforconi. Keni pėr tė parė se trupi merr frymė. Orvatja juaj nuk ėshtė e nevojshme, egoja juaj nuk ėshtė e nevojshme, ju nuk jeni tė nevojshėm. Thjesht bėhuni vrojtues. Thjesht vėshtroni sesi trupi frymon. Keni pėr ta ndierė qetėsinė e thellė.

Kur trupi plotėsisht tė ketė marrė frymė, prapė pėr njė moment ndaluni. Atėherė vrojtoni pėrsėri. Kėto janė dy momente plotėsisht tė ndryshme. Kur ta keni nxjerrė frymėn krejt e tė jeni ndalė, ajo ndėrprerje ėshtė e ngjashme me vdekjen.

Kur ta keni marrė frymėn krejt e tė jeni ndalė, ky ndalim ėshtė kulmi i jetės. Mbajeni nė mend: frymėmarrja ėshtė ekuivalent i jetės, frymėnxjerrja ekuivalent i vdekjes.

Ndjejeni kėtė! Pėrjetojini qė tė dy momentet. Prandaj ju them qė tė ndaleni dy herė – njėherė, pasi qė ta keni nxjerrė frymėn, dhe herėn e dytė: pasi ta keni marrė frymėn; qė tė mund ta pėrjetoni edhe jetėn edhe vdekjen. Kur njėherė ta dini se “kjo” ėshtė jeta, kurse “kjo” vdekja, do t’i transcendentoni qė tė dyja.

Dėshmitari nuk ėshtė as jetė as vdekje. Dėshmitari kurrė nuk ka lindur dhe kurrė nuk vdes. Vetėm trupi vdes – vetėm mekanizmi. Ju jeni bėrė ai i treti.

Bėjeni kėtė meditim njėzet minuta, e pastaj shtrihuni e flini.

MEDITIMET E JETĖS DHE TĖ VDEKJES

Kėtė meditim pesėmbėdhjetėminutėsh bėjeni natėn, para gjumit. Ky ėshtė meditim i vdekjes. Bini dhe lirojeni trupin. Ndihuni sikur po vdisni dhe sikur nuk po mund ta luani trupin, se jeni tė vdekur. Mendojeni veten sikur po e lėshoni trupin.

Bėjeni kėtė dhjetė, pesėmbėdhjetė minuta dhe pėr njė javė ditė do tė filloni ta ndjeni kėtė. Duke medituar kėshtu, flini. Mos e ndėrpritni meditimin. Lejoni qė ky tė kalojė nė gjumė, e nėse gjumi ju mbisundon, dorėzojuni.

Nė mėngjes, kur e ndjeni se jeni zgjuar – mos i hapni sytė – bėjeni meditimin e jetės. Ndihuni sesi po bėheni gjithnjė e mė tė gjallė, sesi jeta po kthehet, e tėrė trupin e keni pėrplot vitalitet e energji. Filloni tė luani nga vendi dhe tė shtriheni nė krevat me sytė mbyllur.

Thjesht ndjejeni sesi nė ju po qarkullon jeta. Ndjejeni se trupi ka energji tė madhe e cila po rrymon – pikėrisht e kundėrta e meditimit tė vdekjes. Prandaj meditimin e vdekjes e bėni natėn, para fjetjes, kurse meditimin e jetės drejtpėrdrejt pas zgjimit.

Pėr meditimin e jetės mund tė merrni frymė thellėsisht. Ndihuni pėrplot energji... jeta hyn me frymėmarrjen. Ndihuni tejet tė pėrmbushur dhe shumė tė lumtur, tė gjallė. Atėherė pas pesėmbėdhjetė minutash, ngrihuni.

GJEJENI SHISHEN E TAMBLIT TĖ FĖMIJĖVE


Pėr ēdo natė, para se tė bini, gjejeni ndonjė shishe, ndonjė shishe fėmijėsh tė tamblit dhe vėreni nė gojė. Tėrrfatni si fėmija i vogėl dhe filloni ta thithni gjirin e nėnės. Diēka nė thellėsitė tuaja ka pėr t’u kėnaqur.

PĖRBALLJA ME FRIKĖN

Osho na ka dhėnė teknika tė panumėrta qė tė mund tė na ndihmojė ta vrojtojmė frikėn nė ēfarėdo trajte qė tė shfaqet dhe qė, si tė tillė, ta pranojmė.

Hyni nė frikėn tuaj.

Pėr ēdo natė pėrjetojeni frikėn dyzet minuta. Fikeni dritėn nė dhomė, uluni dhe filloni tė frikėsoheni. Paramendojini tė gjitha gjėrat e mundshme tė tmerrshme, shpirtrat e ligj dhe demonėt dhe krejt ato qė mund t’i paramendoni.

Krijojini, parafytyrojani vetes sesi po vallėzojnė pėrreth jush, se po provojnė tė ju rrėmbejnė me tė gjitha forcat e liga. Jini vėrtet tė tronditur me tė menduarit tuaj dhe shkoni nė skajshmėrinė e kėsaj – mendoni se po ju vrasin, se po provojnė tė ju dhunojnė dhe se po ju ngulfasin.

Dhe nuk ju sulmojnė vetėm njė apo dy, porse shumė demonė dhe shpirtra tė kėqij, dhe atė nga tė gjitha anėt. Hyni nė frikė sa mė shumė qė mundeni, pėrjetojeni dhe durojeni, more ēfarėdo qė tė ndodhė.

Ėshtė e pamundur qė vetveten ta ekspozoni plotėsisht para kujtdo qoftė. Pėr kėtė ne nė Lindje nuk kemi zhvilluar asnjėherė diēka tė ngjashme me psikanalizėn: ne e kemi zhvilluar meditimin. Ky ėshtė ekspozim i vetvetes para vetes. Kjo ėshtė mundėsia e vetme qė njeriu tė jetė plotėsisht i sinqertė, se nuk ka frikė.

Dhe e dyta, kurdo qė frika shfaqet, gjatė ditės apo nė ēfarėdo kohe tjetėr, pranojeni. Mos e hidhni. Mos mendoni se frika ėshtė diēka e keqe, diēka tė cilėn duhet ta mposhtni, jo, ajo ėshtė e natyrshme. Duke e pranuar dhe duke e shprehur natėn, gjėrat do tė fillojnė tė ndryshojnė.

Hyni nė zbrazėtinė tuaj

Secilėn natė para fjetjes provoni t’i mbyllni sytė dhe gjatė njėzet minutash hyni nė zbrazėtinė tuaj. Pranojeni, lejojani qė tė jetė aty. Lajmėrohet frika – lejojeni edhe atė qė tė jetė aty. Dridhuni nga frika, por mos e hidhni atė hapėsirė qė aty ėshtė krijuar.

Pėr dy-tri javė do tė jeni tė aftė ta ndjeni bukurinė e asaj hapėsire, do tė jeni tė aftė ta ndjeni bekimin e saj. Po e pėrjetuat njėherė atė bekim, frika ka pėr t’u zhdavaritur vetvetiu. Me frikėn nuk mund tė luftoni. Pėr tri javė, befasisht njė ditė, do tė ndjeni aso farė lumturie, aso farė energji tė re, aso farė gėzimi nė qenien tuaj, sikur nata tė ketė kaluar dhe dielli tė ketė lindur nė horizont.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:39

KTHEHUNI SI NĖ BARKUN E NĖNĖS

Para fjetjes thjesht uluni nė krevatin tuaj – uluni tė liruar – dhe mbyllini sytė. Ndjejeni sesi trupi po lirohet... Po qe se trupi fillon tė kėrruset pėrpara, lejojeni; mund tė ndodhė qė tė kėrruset pėrpara.

Ndoshta i konvenon qė ta zėrė atė pozitė – tė cilin e merr fėmija nė barkun e nėnės. Po u ndiet ashtu, do ta merrni atė pozitė; bėhuni fėmijė i vogėl nė barkun e nėnės.

Atėherė pėrgjojeni frymimin tuaj, asgjė tjetėr. Vetėm pėrgjojeni – frymėmarrjen, frymėnxjerrjen; frymėmarrjen, frymėnxjerrjen. Nuk them qė tė flitni – vetėm ndjejeni sesi po e merrni frymėn dhe sesi po e nxirrni frymėn.

Thjesht ndjejeni dhe nė atė ndjenjė do tė pėrjetoni sesi po lindet njė qetėsi e plotfuqishme dhe njė qartėsi. Kėtė bėjeni vetėm dhjetė deri nė njėzet minuta – mė sė paku dhjetė, mė sė shumti njėzet – atėherė shkoni pėr tė fjetur.

SHPREHJA E TINGUJVE TĖ BRENDSHĖM

Kur meditimi e liron energjinė nė ju, energjia i gjen tė gjitha mėnyrat e mundshme qė tė shprehet. Kjo varet prej asaj se ē’ lloj talenti keni. Nėse jeni piktor dhe meditimi jua liron energjitė, do tė pikturoni shumė mė shumė, do tė pikturoni ēmendurisht, do t’i harroni tė gjitha, do ta harroni tėrė botėn.

Tėrė energjinė tuaj do ta futni nė pikturim. Nėse jeni valltar, meditimi juaj do tė bėjė qė tė bėheni valltar tepėr i frymėzuar. Kjo varet nga shkathtėsitė, talenti, individualiteti, veēoritė. Pėr kėtė askush nuk di se ēfarė ka pėr tė ndodhur.

Ndonjėherė ndodhin ndryshime tė papritura. Personi qė ka qenė tejet i qetė, qė kurrė nuk ka qenė llafazan, menjėherė bėhet llomotitės. Kjo ndoshta ka qenė e ndrydhur, ndoshta kurrė nuk i ėshtė lejuar qė tė flasė. Kur energjia zgjohet dhe rrjedh, personi i tillė mund tė bėhet fjalamanė.

Njeriu duhet tė pėrballet njė ditė me vetminė e vet.

Kur njė herė ballafaqohet me tė, ajo e ndėrron ngjyrėn dhe cilėsinė; shija e saj bėhet krejt tjetėr ndryshe.

Bėhet vetmi e bukur. Atėherė nuk ėshtė izolim, por vetmi. Nė izolim ėshtė fatkeqėsia, vetmia ka nė vete hapėsirėn e gėzimit.

Ēdo natė, para se tė shkoni pėr tė fjetur, uluni dyzet minuta tė kthyer kah muri dhe filloni tė flitni – flitni me zė. Kėnaquni nė kėtė... jini nė tė... Po konstatuat se janė dy zėre, flitni me tė dytė.

Mbajeni njėherė njėrin, pastaj pėrgjigjuni tė dytit, dhe pėrpiquni tė krijoni dialog tė bukur.

Mos provoni tė manipuloni, sepse kėto nuk ia thoni askujt tjetėr. Po u duk ēmendurake, le tė jetė ēmendurake. Mos provoni tė bėni regji apo tė censuroni, se atėherė tėrė ēėshtjen e keni huqur.

Bėjeni kėtė sė paku dhjetė ditė. Thjesht investojeni tėrė energjinė tuaj nė tė.

Nuk mundem qė sė pari t’jua hap dyert e parajsės, e as ju nuk mund tė bėheni tė qetė. Para kėsaj jini krejtėsisht tė krisur!

MEDITIMI ME TĖ FOLUR TĖ PAKUPTUESHĖM (GIBBERISH)

Kjo ėshtė metodė e jashtėzakonshme katarktike, e cila nxitet nga lėvizjet e shprehura tė trupit. Duhet dalluar nga meditimi i butė devavan i kapitullit vijues.

Qoftė vetėm qoftė nė grup, mbyllini sytė dhe filloni tė flitni fjalė tė pakuptimta – flitni me gjuhė tė pakuptueshme. Pesėmbėdhjetė minuta dorėzojuni plotėsisht tė folurit tė pakuptueshėm.

Lejojani vetes qė tė shprehni krejt ēfarė nė ju ka nevojė tė shprehet. Hidhni tė gjitha pėrjashta. Mendja gjithmonė mendon nė trajtė fjalėsh.

Tė folurit e pakuptueshėm ndihmon qė tė thyhet ky verbalizim i pandėrprerė. Mendimet tuaja nuk duhet t’i ndrydhni, por mund t’i hidhni me anė tė tė folurit tė pakuptueshėm.

Kijeni edhe trupin po aq shprehės.

Pastaj shtrihuni mbi bark, qėndroni ashtu pesėmbėdhjetė minuta dhe ndjeni sikur po njėsoheni me Tokėn-nėnė.

Me ēdo frymėnxjerrje ndjeni sikur po njėsoheni me dheun pėrfundi jush.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:41

LUTJA

Nuk ėshtė askush t’i dėgjojė lutjet tuaja. Lutja juaj ėshtė monolog; lutjuni qiellit tė zbrazėt: Mbajeni nė mend – askush nuk ka pėr tė ju shpėrblyer shkaku i lutjeve tuaja. Po e ditėt vėrtet se ē’ ėshtė lutja, atėherė vetė lutja ėshtė shpėrblimi i vetvetes. Askush tjetėr nuk ka pėr tė ju shpėrblyer; shpėrblimi nuk ėshtė nė ardhmėri, e as nė jetėn tjetėr.

Por lutja ėshtė vetvetiu aq e bukur saqė kush do ta ēante kokėn pėr ardhmėrinė dhe kush do ta kishte dert pėr shpėrblimin? Mendimi pėr shpėrblimin, nė tė vėrtetė ėshtė lakmi.

Lutja vetvetiu ėshtė aso kremtimi, ajo sjell aso gėzimi dhe aso ngazėllimi, saqė njeriu lutet shkaku i vetė lutjes. Nuk lutet nga frika, e as nga lakmia. Njeriu lutet sepse kėnaqet nė lutje. Krejt njė pėr tė, madje, se a ka Perėndi apo nuk ka.

Perėndia ėshtė mjet i cili ju ndihmon tė luteni.

Po u mėsuat njėherė tė luteni, harroni ēdo gjė mbi Perėndinė. Vetėm lutja ėshtė e mjaftueshme – mė se e mjaftueshme.

Kur kėnaqeni nė vallėzim, a pyetni, vallė, se a ka Perėndi apo nuk ka. Kur kėnaqeni nė vallėzim, thjesht vallėzoni; s’e keni dert se a po ju shikon dikush nga qielli apo nuk po ju shikon.

S’e keni dert pėr atė se yjtė, Dielli e Hėna do tė ju shpėrblejnė shkaku i vallėzimit tuaj. Vallėzimi ėshtė shpėrblim i mjaftueshėm vetvetiu. Po e dėshiruat kėngėn, kėndoni; s’ka rėndėsi se a po ju dėgjon dikush apo jo?

Kėshtu ėshtė edhe me lutjen. Ajo ėshtė vallėzim e kėngė; ajo ėshtė muzikė dhe dashuri. Kėnaquni nė tė dhe me kėtė ajo pėrfundon. Lutja ėshtė mjeti dhe lutja ėshtė qėllimi. Mjeti dhe qėllimi nuk janė tė ndarė – vetėm kėshtu e dini se ēfarė ėshtė lutja.

Kur them LUTJA mendoj nė hapjen ndaj Perėndisė. Nuk mendoj se duhet diēka tė thoni apo diēka tė kėrkoni, mendoj pėr hapje tė pastėr – nėse Ai dėshiron diēka tė ofrojė, jeni tė gatshėm ta pranoni.

Kjo ėshtė pritja e madhe, por pa dėshira – kjo ėshtė ajo qė ju nevojitet. Pritja ngulmuese, e vullnetshme – sikur diēka ka pėr tė ndodhur ēdo moment.

Tė trazuar jeni duke pritur se ka pėr tė ndodhur diēka e panjohur, por nuk keni kurrfarė dėshire tė posaēme. Nuk mendoni se kjo apo ajo duhet apo nuk duhet tė ndodhė, posa qė diēka kėrkoni, lutja mė nuk ėshtė e pastėr.

Kur asgjė nuk kėrkoni, kur mbeteni tė qetė, por tė hapur, tė gatshėm tė shkoni kudo qoftė, tė gatshėm madje edhe tė vdisni, kur jeni vetėm pranues, pasivė, tė gatshėm tė pritni e tė pranoni, atėherė ndodh lutja.
Lutja nuk ėshtė diēka qė mund tė bėhet, ajo nuk ka kurrfarė lidhjeje me punėn.

Ajo nuk ėshtė as akt as aktivitet – ajo ėshtė gjendje e mendjes.
Po deshėt tė flitni, flitni; por mbajeni nė mend se fjalėt tuaja nuk kanė pėr tė ndikuar nė ekzistencėn.

Ato do tė ndikojnė nė ju, e kjo mund tė jetė mirė, por lutja nuk ka pėr tė ndikuar nė Perėndinė. Ajo mund tė ju ndryshojė juve, por nėse ju nuk ju ndryshon, atėherė ėshtė pa kuptim. Mund tė luteni me vite, por nėse kjo nuk ju ndryshon, ndėrpriteni, hidheni, ajo ėshtė pleh, mos e bartni mė tej.

Lutja nuk do ta ndryshojė Perėndinė. Gjithnjė mendoni se me lutjen do tė ndikoni nė Perėndinė. Se do tė jetė mė i butė, i prirur qė tė marrė anėn tuaj. Nuk ekziston askush qė do tė ju dėgjonte. Ky qiell i pafund nuk mund tė dėgjojė. Ky qiell i pafund mund tė jetė me ju, nėse ju jeni me tė – kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr t’u lutur.

Unė po ashtu ju propozoj qė tė luteni, por lutja thjesht duhet tė jetė fenomen energjetik; jo raport midis Perėndisė dhe atij qė lutet, por fenomen energjetik.

MEDITIMI ME LUTJE (PRAYER)

Kėtė lutje ėshtė mė sė miri ta bėni natėn, nė dhomė tė errėt, dhe menjėherė pas saj tė shkoni pėr tė fjetur; apo mund ta bėni nė mėngjes, por nė kėtė rast pas saj duhet tė pushoni pesėmbėdhjetė minuta. Kjo ėshtė e nevojshme shkaku se pėrndryshe do tė ndjeheshit si pijanecė, si tė ishit tė kotur.

Ky unifikim me energjinė ėshtė lutje. Kjo ju ndryshon. E kur ju ndryshoni, ndryshon e tėrė ekzistenca.

Ngrehni tė dy duart kah qielli, me shuplakat te lart, kokėn drejt dhe thjesht ndjeni sesi ekzistenca po rrjedh nė ju.

Derisa energjia rrjedh nėpėr duart tuaja, do tė ndjeni dridhje tė lehtė – jini si gjethi nė puhi, dridhuni. Lejojeni kėtė, ndihmojini. Atėherė lejoni qė i tėrė trupi juaj tė vibrojė me energjinė. Thjesht lėreni tė ndodhė ēfarėdo qė tė ndodhė.

Pėrsėri ndjeni njė rrymim me tokėn. Toka e qielli, lart e poshtė, jin-i e jang-u, mashkullorja e femėrorja – po pluskoni, po pehateni, po pėrziheni, po zhdukeni tėrėsisht. S’ ekzistoni. Po bėheni njė... po treteni.
Pas dy-tre minutash, apo kurdo qė ndjeni se jeni krejtėsisht tė pėrmbushur, kėrrusuni kah toka dhe putheni.

Thjesht bėhuni mjet i cili i lejon energjisė hyjnore qė tė bashkohet me energjinė e tokės.

Kėto dy stade duhet pėrsėritur sė paku edhe gjashtė herė, ashtu qė ēdo ēakėr tė mund tė debllokohet. Mund ta pėrsėritni edhe mė shumė se gjashtė herė, por po e bėtė mė pak, do tė ndjeheni tė trazuar dhe nuk do tė mund tė flini.

Flini nė tė vėrtetė mu nė atė gjendje lutjeje. Thjesht flini dhe energjia do tė jetė aty. Do tė rridhni me tė barabarėsish nė gjumė. Kjo ka pėr t’ju ndihmuar shumė, pasi qė energjia ka pėr t’ju rrethuar tėrė natėn dhe do ta vazhdojė veprimin e vet.

Nė mėngjes do tė ndjeheni mė tė freskėt se kurrė mė parė, mė vitalė se qė keni qenė ndonjėherė. Njė entuziazėm i ri, njė jetė e re do tė fillojė tė depėrtojė nė ju dhe tėrė ditėn do tė ndjeheni pėrplot energji tė re, nė zemrėn tuaj ėshtė njė vibracion i ri, njė kėngė e re, nė hapin tuaj njė vallėzim i ri.

LATIHAN-I

Thjesht qėndroni tė relaksuar dhe pritni qė Perėndia, qė tėrėsia, tė veprojė nė ju. Atėherė bėni ēfarėdo qė t’jua kėnda qejfi nė disponim tė thellė lutjesor – “Le tė bėhet vullneti yt” – dhe, thjesht, lirohuni.
Kjo ėshtė pikėrisht sikur njerėzit shkruajnė nė mėnyrė automatike. Vetėm mbajnė penėn nė duar dhe presin.

Befas njėfarė energjie ua pėrfshinė dorėn dhe dora fillon tė lėvizė. Njerėzit befasohen – dora e tyre personale po u lėvizė, e ata nuk po e lėvizin. Pritni pikėrisht kėshtu dhe pas tre-katėr minutash, befas do t’i ndjeni disa dridhje nė trup dhe energjinė sesi po zbret nė ju.

Mos u frikėsoni, se kjo ėshtė tepėr frikėsuese. Kėtė ju nuk e bėni. Nė tė vėrtetė, ju jeni vetėm dėshmitarė; kjo ndodh.

Lėvizni me tė. Trupi ka pėr tė filluar tė marrė shumė pozita – do tė lėvizė, do tė vallėzojė, do tė luhatet, do tė dridhet e tundėllohet; shumė gjėra kanė pėr tė ndodhur.

Lejojeni kėtė, dhe jo vetėm ta lejoni, por bashkėpunoni. Atėherė do tė vini saktėsisht gjer tek ajo qė ne e quajmė Sahada yoga.

Latihan-i nuk ėshtė gjė e re. Fjala ėshtė e re. Subud-i nuk ėshtė gjė e re. Ky ėshtė vetėm versioni i ri i Sahada yoga-s. Ju i jepeni krejtėsisht hyjnores, pasi qė mendja ėshtė shumė dinake.

Sė shpejti do ta shihni dallimin, se do tė jini vetėm vrojtues. Do tė jeni tė befasuar, se dora juaj do tė lėvizė, e ju duke mos e lėvizur fare. Pas disa ditėsh dorėzojuni kėsaj, madje edhe po dėshiruat qė tė ndaleni, nuk do tė mundeni; do ta ndjeni se jeni rrėmbyer.

Pėr kėtė duhet tė luteni nė fillim dhe tė tregoni: “Rrėmbema qenien time gjatė njėzet minutave dhe bėj ēfarė tė duash me mua; le tė bėhet vullneti Yt; le tė vijė mbretėria Jote”.

Jini nė kėtė qėndrim dhe vetėm lirohuni. Perėndia do tė zė tė vallėzojė nė ju dhe do tė zėrė shumė pozita. Nevojat trupore do tė plotėsohen, dhe jo vetėm kjo – diē mė shumė se trupi, diē mė e madhe se trupi, disa nevoja tė thella tė vetėdijes do tė plotėsohen.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:44

MEDITIMI GOURISHANKAR

~ Meditim nate pėr kampet e meditimi mujor ~

Kjo teknikė pėrbėhet prej katėr stadesh nga pesėmbėdhjetė minuta secili. Dy stadet e para e pėrgatisin meditantin pėr latihan-in spontan tė stadit tė tretė. Osho tregon se po frymuat si duhet nė stadin e parė, dyoksid karboni, i cili ėshtė krijuar nė gjak, ka pėr tė ju sjellė gjer tek ajo qė tė ndjeheni tė lartė si Gourishankar-i (Mont Everesti).

Stadi i parė: 15 minuta

Uluni sytė mbyllur. Merrni frymė thellėsisht me hundė, mbushini mushkėritė. Mbajeni frymėn sa mė gjatė qė mundeni, pastaj me ngadalė nxirreni pėr goje dhe mbajini mushkėritė tė zbrazėta sa mė gjatė qė tė mundeni. Vazhdojeni kėtė cikėl tė frymimit gjatė stadit tė parė.

Stadi i dytė: 15 minuta

Kthehuni nė frymim normal dhe tė relaksuar shikoni nė flakėn e qiriut apo nė dritėn e kaltėr vezulluese. Kijeni trupin tė qetė.

Stadi i tretė: 15 minuta

Ngrehuni me sytė mbyllur dhe trupin kijeni tė liruar dhe pranues. Do tė ndjeni sesi energjitė subtile do tė jua lėvizin trupin, jashtė kontrollit tuaj normal. Lejojeni qė ky latihan tė ndodhė, mos luani ju: le tė ndodhė lėvizja, me butėsi dhe harmoni.

Stadi i katėrt: 15 minuta

Bini me sytė mbyllur, jini tė qetė dhe tė heshtur.

Tri stadet e para duhet tė pėrcillen me tė rėna ritmike tė daulles, mė sė miri e kombinuar me muzikė pėrcjellėse relaksuese. Tė rėnit e daulles duhet tė jetė shtatė herė mė e shpejtė se numri normal i tė rrahurave tė zemrės dhe, po qe e mundur, do tė ishte mirė tė ketė dhe dritė vezulluese tė sinkronizuar.

MEDITIMI DEVAVANI

Devavani ėshtė zėri hyjnor i cili rrymon dhe flet pėrmes meditantit, i cili bėhet enė e zbrazėt, kanal, mjet. Ky meditim ėshtė latihan gjuhe. Ky aq thellėsisht e liron mendjen e vetėdijshme saqė juve, po e bėtė si punė tė fundit nė mbrėmje, me siguri ka pėr tė ju sjellė gjer tek gjumi i fortė. Ekzistojnė katėr stade, secili nga pesėmbėdhjetė minuta. Tėrė kohėn i mbani sytė mbyllur.

Stadi i parė: 15 minuta

Rrini qetėsisht, mė sė miri me muzikė tė lehtė.

I tėrė meditimi ėshtė pritje, e tėrė lutja ėshtė durueshmėri e pafund.

I tėrė religjioni pėrbėhet prej asaj qė tė mos i lejojė mendjes tė bėjė probleme tė mėtutjeshme. Po i thatė mendjes tė presė, meditimi ndodh. Po ia dolėt qė mendjen ta lini tė presė, do tė jeni nė lutje, se tė presėsh
do tė thotė tė mos mendosh.

Stadi i dytė: 15 minuta

Fillojani tė prodhoni tinguj tė pakuptimshėm, pėr shembull: “La... la... la...” dhe vazhdoni gjersa nuk lajmėrohen tingujt e pazakonshėm tė ngjashėm me fjalėt. Kėta tinguj duhet tė vijnė nga pjesa e pashfrytėzuar e trurit, tė cilėn e keni pėrdorur si fėmijė, para se t’i keni mėsuar fjalėt. Pėrdoreni intonacionin e prajshėm bisedues; mos qani, mos qeshni, mos bėrtitni.

Stadi i tretė: 15 minuta

Ngrehuni dhe vazhdoni tė flisni, duke ia lejuar trupit tuaj qė tė pėrkulet lehtas nė harmoni me tingujt. Po e patėt trupin tė liruar, energjitė subtile do tė krijojnė latihan qė ėshtė jashtė kontrollit tuaj.

Kjo thjesht do tė thotė tė qėndrosh nė breglumė dhe asgjė tė mos bėsh me lumin. E ēfarė edhe do tė kishit mundur tė bėnit me tė? Ēfarėdo qė tė kishit bėrė, veē sa e kishte turbulluar edhe mė shumė. Edhe vetėm hyrja juaj nė lumė do tė kishte sjellė probleme tė reja, prandaj pritni.

Stadi i katėrt: 15 minuta

Bini, jini tė heshtur e tė qetė.

E vetmja gjė qė duhet mbajtur nė mend ėshtė se ata tinguj e ato fjalė nuk duhet tė jenė nga kurrfarė gjuhe pėr ju e njohur. Po ditėt anglisht, gjermanisht apo italisht, atėherė nuk guxon tė jenė italiane, gjermane apo angleze. Ėshtė e lejuar cilado gjuhė tjetėr qė nuk e njihni – tibetane, kineze, japoneze!

Por, po e ditėt japonishten, atėherė ajo nuk ėshtė e lejuar – atėherė italishtja do tė jetė e shkėlqyeshme! Fliteni cilėndo gjuhė qė nuk e njihni. Do ta keni tė vėshtirė vetėm pėr disa sekonda, vetėm ditėn e parė, se – si tė flitet gjuha tė cilėn nuk e njihni?!

Ajo mund tė flitet, e kur njėherė tė filloni tė flitni me tė, do tė lirohen tė gjithė ata tinguj e ato fjalė tė pakuptimta me tė cilėt do ta shkyēni mendjen e vetėdijshme dhe do t’ia lejoni tė pavetėdijshmes qė tė flasė.

Kur flet e pavetėdijshmja, e pavetėdijshmja nuk di asnjė gjuhė. Kjo ėshtė metodė tejet, tejet e vjetėr. Kjo vjen nga Dhjata e Vjetėr. Nė ato kohėra kjo ėshtė quajtur glosolalia.

Disa kisha nė Amerikė akoma e praktikojnė kėtė. Ata kėtė e quajnė “tė folurit nėpėr gjuhė”. Dhe kjo ėshtė metodė e shkėlqyeshme, njėra prej atyre qė mė sė thelli depėrton nė tė pavetėdijshmen.

Mos e bėni kėtė me trazime, le tė jetė kjo energji tejet, tejet qetėsuese, ripėrtėritėse dhe e butė. Kėnaquni, luhatuni e, po qe se ju vallėzohet, vallėzoni. Por mbajeni nė mend, e tėra duhet tė jetė me dashamirėsi dhe me harmoni. Nuk guxon tė bėhet katarktike.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:47

DASHURIA

Meditimi ėshtė zbritja nė zemėr, e kur zbritni nė zemėr lind dashuria. Dashuria gjithmonė vjen pas meditimit, e kundėrta ėshtė po ashtu e vėrtetė. Dashuria dhe meditimi shkojnė sė bashku.

Ato janė e njėjta energji, jo dy. Po medituat, do tė bėheni dashnor i madh; do tė mbusheni me dashuri tė madhe, e cila do tė rrjedhė gjithkund rreth jush, dashuria do tė derdhet prej jush.

Apo, bėhuni dashnor dhe do tė zbuloni atė vetėdije qė quhet meditim, nė tė cilėn zhdavariten mendimet, tė menduarit mė nuk e turbullon qenien tuaj, mė nuk ju rrethon mjegulla e gjumit – ka aguar, jeni zgjuar, jeni bėrė Budė.

Ekzistojnė dy mėnyra tė zbulimit: njėra ėshtė meditimi – vetė e kėrkoni thellėsinė. E dyta ėshtė dashuria – me njeriun tjetėr e hulumtoni thellėsinė.

DASHURITĖ E SHPIFURA DO TĖ ZHDUKEN

Kur jeni nė udhėtimin e brendshėm, energjitė lėvizin kah brenda, po ato tė njėjtat energji qė mė parė kanė lėvizur kah jashtėsia, dhe befas zbuloni se vetė jeni si ishulli. Vėshtirėsitė lindin shkaku i asaj, se nė tė vėrtetė nuk jeni tė interesuar tė jeni nė lidhje me tė tjerėt.

Mė tepėr jeni tė interesuar tė jeni ata qė jeni ju vetė, e secila lidhje me tė tjerėt duket si varėsi, robėri. Por kjo ėshtė fazė kalimtare, mos bėni prej kėsaj qėndrim tė pėrhershėm.

Herėt apo vonė, kur prapė rrėnjėzoheni nė vetvete, do tė jeni pėrplot energji dhe do tė dėshironi qė pėrsėri tė lidheni me tė tjerėt.

Prandaj kur mendja pėr tė parėn herė ju bėhet meditative, dashuria ju duket si robėri. Dhe kjo nė masė tė caktuar ėshtė e saktė, pasi qė mendja e cila nuk ėshtė meditative nuk mund tė dashurojė.

Dashuria e tillė ėshtė e rrejshme, iluzore; ajo mė tepėr ėshtė dalldisje sesa dashuri. Por kėtė nuk mund ta krahasojmė me asgjė gjithnjė derisa kjo vėrtet nuk ndodh. Prandaj, kur fillon meditimi, dashuria false, pak nga pak, shpėrbėhet, zhduket.

Para sė gjithash, mos u demoralizoni. Pastaj, mos tė ju bėhet kjo qėndrim i pėrhershėm; kėto janė dy mundėsi.

Nėse demoralizoheni shkaku se jeta dashurore po ju zhdavaritet, e ju nuk jeni nė tė, do tė jetė kjo pengesė nė udhėtimin tuaj tė brendshėm.

Pranojeni faktin se tash energjia juaj kėrkon rrugė tė re dhe se disa ditė nuk do tė jetė nė dispozicion pėr lėvizje kah jashtėsia pėr aktivitet.
Nėse dikush ėshtė krijues dhe mediton, i tėrė kreativiteti pėrkohėsisht do tė zhduket.

Po qetė piktor, befas nuk do tė jeni mė. Mund tė vazhdoni, por pak nga pak nuk do tė keni as energji as entuziazėm. Po qetė poet, do tė pushojė frymėzimi poetik.

Nėse keni qenė tė dashuruar, ajo energji thjesht ka pėr t’u zhdukur. Nėse patjetėr do ta vazhdoni marrėdhėnien, tė jeni UN-i juaj i vjetėr, ai detyrim i vetvetes do tė jetė tepėr, tepėr i rrezikshėm. Me atė rast bėni diēka kontradiktore: mė njėrėn anė provoni tė hyni brenda, nė tjetrėn provoni tė dilni.

Kjo ėshtė njėsoj sikur vozitni veturėn dhe trusni njėkohėsisht edhe papuēen e gazit edhe frerėt. Kjo mund tė jetė katastrofė, se bėni njėkohėsisht dy gjėra tė kundėrta.

Meditimi ėshtė vetėm kundėr dashurisė sė rrejshme. E rrejshmja do tė zhduket, e kjo ėshtė kushti themelor qė tė lajmėrohet e vėrteta.

E rrejshmja duhet tė shkojė, e rrejshmja duhet tė ju lė plotėsisht, vetėm atėherė jeni tė hapur ndaj sė vėrtetės.

E dyta, qė po ashtu ėshtė rrezik i madh, ėshtė ajo, qė prej saj mund tė krijoni stilin tuaj tė tė jetuarit. Kjo iu ka ndodhur shumė njerėzve. Nėpėr manastire – murgjit e vjetėr, njerėzit religjiozė ortodoksistė, kanė krijuar prej asaj qė tė mos e donė askėnd, stilin e vet jetėsor.

Ata mendojnė se dashuria ėshtė kundėr meditimit, e se meditimi ėshtė kundėr dashurisė, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Meditimi ėshtė kundėr dashurive tė rrejshme, por ėshtė plotėsisht pėr dashurinė e vėrtetė.

Njėherė kur tė jeni stabilizuar nė vete, kur nė atė rrugė mė nuk mund tė shkoni mė tutje, keni arritur gjer tek vetė esenca e qenies suaj, gjer tek vetė fundi, bėheni tė qendėrzuar.

Pėrnjėherė energjia ėshtė e pranishme, por tashmė askund nuk duhet tė shkojė. Udhėtimi kah jashtėsia ėshtė ndėrprerė kur keni filluar tė meditoni, kurse tash edhe udhėtimi i brendshėm ka pėrfunduar. Jeni tė qetė, keni arritur nė shtėpi pėrplot energji, si rezervuari i plotė. Po ēfarė tash?

Kjo energji do tė zėrė tė derdhet. Kjo ėshtė njė lloj krejtėsisht tjetėr i lėvizjes, kualitetin e ka tjetėr fare, se nuk ka motivacion. Mė parė tjerėve u jeni qasur me qėllim, tė motivuar, tashmė kjo nuk ekziston. Thjesht do t’u qaseni, sepse keni shumėēka pėr tė ndarė me ta.

Mė parė u jeni qasur ngjashėm me lypsarin, tash u qaseni si perandor. Jo pėr tė kėrkuar lumturi prej ndokujt – se atė veēse e keni. Tashmė e keni me bollėk.

Reja shibartėse ėshtė aq e stėrmbushur saqė dėshiron tė derdhet. Lulja ėshtė aq e stėrmbushur jetė saqė dėshiron me aromėn e vet t’i dorėzohet erės dhe tė depėrtojė gjer tek pjesėt mė tė largėta tė botės.

Kjo do tė thotė ta ndash vetveten. Ka lindur lloji i ri i marrėdhėnieve. Nuk ėshtė e drejtė kėtė ta quajmė marrėdhėnie, pasi qė kjo mė edhe nuk ėshtė marrėdhėnie, kjo nė tė vėrtetė ėshtė gjendje e qenies. Tashmė nuk dashuroni, veēse jeni dashuri.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:50

Rrezatoni dashuri

Dashuroni. Gjersa rrini vetė nė dhomė, jini pėrplot dashuri. Rrezatoni dashuri. Tėrė dhomėn mbusheni me energjinė tuaj tė dashurisė. Ndjejeni, sesi vibroni me njė frekuencė tė re, valėzoni si tė ishit nė oqeanin e dashurisė. Krijoni vibracione tė energjisė sė dashurisė rreth vetes.

Dhe befas do tė ndjeni se diēka po ndodh – diēka po ndryshon nė aurėn tuaj, diēka po ndryshon rreth trupit tuaj; pėrreth trupit tuaj po grafullon ngrohtėsia... ngrohtėsia e ngjashme me orgazmėn e fuqishme.

Bėheni mė tė gjallėrishėm. Diēka e ngjashme me ėndrrėn zhdavaritet. Diēka e ngjashme me vetėdijen lind. Tejvalėzohuni nėpėr atė oqean. Vallėzoni, kėndoni, le tė jetė dhoma juaj e tejmbushur me dashuri.

Nė fillim kjo duket shumė e ēuditshme. Kur pėr tė parėn herė ia dilni qė ta mbushni tėrė dhomėn tuaj me energji dashurie, me energjinė tuaj, e cila bie nga ju, derdhon e ju kthehet dhe ju bėn aq tė lumtur, do tė filloni tė pyeteni: “Mos vallė unė po e hipnotizoj vetveten? Mos vallė po vetėmashtrohem? Ēfarė po ndodh kėshtu?” pasi qė gjithmonė keni menduar se dashuria vjen prej dikujt tjetėr.

Meditimi ėshtė tepėr, tepėr i rėndė pėr njerėzit
tė cilėt kurrė nuk kanė dashur.

Ka qenė e nevojshme nėna qė tė ju dojė, babai, vėllai, burri, gruaja, fėmija – gjithmonė dikush ka qenė i nevojshėm.

Dashuria e cila varet nga dikush tjetėr ėshtė dashuri e varfėr. Dashuria e cila ėshtė krijuar nė ju, dashuria tė cilėn e krijoni nga qenia juaj, ėshtė energji e vėrtetė. Atėherė lėvizni nėpėr atė oqean i cili ju rrethon dhe do tė ndjeni se tė gjithė qė ju ofrohen njėkohėsisht janė nėn ndikimin e llojeve tė ndryshme tė energjisė.

Njerėzit do tė ju shikojnė me sytė mė tė hapur. Do tė kaloni pėrskaj tyre, dhe ata do ta ndjejnė qė pėrskaj tyre ka kaluar flladi i njė energjie tė panjohur; do tė ndjeheni mė tė freskėt. Po e mbajtėt nė dorė dorėn e dikujt, i tėrė trupi i tij do tė fillojė tė pulsojė. Thjesht rrini nė afėrsinė e dikujt dhe ai pa kurrfarė arsye do tė fillojė tė ndihet tejet i lumtur. Kėtė mund ta vėreni.

Atėherė bėheni tė gatshėm ta ndani veten. Atėherė gjejeni dashnorin, atėherė gjejeni pranueshmėrinė e vėrtetė pėr vete.

Osho e ka dhėnė kėtė meditim pėr ēiftet qė ndiejnė se marrėdhėnien e tyre po mbyten nė baltė – e qė energjitė e tyre duhet tė lirohen e tė shkrihen.

Thjesht, uluni, me fytyrat e kthyera kah njėri tjetri nė natė dhe mbahuni pėr duarsh nė mėnyrė tė kryqėzuar. Dhjetė minuta shikojeni njėri-tjetrin nė sy, e nėse trupi zė tė lėvizė e tė luhatet, lejojeni kėtė. Mund t’i dridhėroni sytė, por vazhdoni ta shikoni njėri-tjetrin nė sy.

Po e filloi trupi luhatjen – e do ta fillojė – ia lejoni. Mos ia lėshoni duart njėri-tjetrit, more ēfarėdo qė tė ndodhė. Kėtė nuk guxoni ta harroni.

Pas dhjetė minutash, tė dytė mbyllini sytė dhe lejojeni atė luhatje edhe dhjetė minuta. Atėherė ngrihuni dhe luhatuni sė bashku, duke u mbajtur pėr duarsh, dhjetė minuta. Kjo ka pėr ta pėrzier fuqishėm energjinė tuaj.
Ju nevojitet edhe pak shkrirje... shkrirje nė njėri-tjetrin.

Dorėzojuni dashurisė

Nė marrėdhėnien dashurore duhet tė jeni tė pushtuar – mos ngulni kėmbė qė tė posedoni. Nė marrėdhėnien e dashurisė duhet tė dorėzoheni; mos shikoni se cili e ka pėrparėsinė, meritat. Prandaj, ndėrpriteni tė menduarit. Dhe kurdo qė e hasni veten duke menduar, rrėmbejeni kokėn dhe mėshojani – vėrtet mėshojani ashtu qė pėrbrenda tė pėrmbyset ēdo gjė.

Po qe se meditimi ndodh, ka pėr tė ndodhur edhe dashuria.
Po nuk ndodhi dashuria, kjo thjesht do tė thotė se akoma
nuk ka ndodhur as meditimi.

Le tė ju bėhet kjo shprehi konstante, dhe pėr disa javė keni pėr tė parė se mėshuarja ndihmon. Pėrnjėherė bėheni mė tė vetėdijshėm.
Nė manastiret e Zenit, mjeshtri shkon pėrreth me shkop dhe kurdo qė e sheh ndonjė nxėnės se po kotet, se po mendon, se ėndrrat po i shihen nė fytyrė, nė vend ka pėr ta goditur fuqishėm nė kokė.

Goditja rrymon ngjashėm me shokun nėpėr boshtin kurrizor, brenda njė pjese tė sekondės mendimi ndalet dhe nė ēast vezullon vetėdija.
Unė nuk mund tė ju pėrcjell me shkop.

Vetvetes jepjani shkopin, njė shkop tė mirė, dhe mos u brengosni madje edhe po qe se njerėzit mendojnė se jeni nga pak tė ēmendur. Ekziston vetėm njė ēmenduri, e ajo ėshtė ēmenduria e mendjes. Tė mendosh sė tepėrmi ėshtė e vetmja ēmenduri. Ēdo gjė tjetėr ėshtė bukur. Mendja ėshtė sėmundje.

Le tė vijė “dashuria” nga vetvetja

Para se tė filloni “tė doni” uluni qetėsisht sė bashku pesėmbėdhjetė minuta duke u mbajtur kryqas pėr duarsh. Rrini nė errėsirė apo nė dritė shumė tė dobėt dhe ndjejeni njėri-tjetrin. Harmonizohuni. Mė sė miri kėtė do ta bėni duke frymuar sė bashku.

Kur ju e nxirrni frymėn, ajo e nxjerr frymėn. Kur ju e merrni frymėn, ajo e merr frymėn. Pėr dy-tre minuta mund ta arrini kėtė. Frymoni si tė ishit njė organizėm – jo dy trupa, por njė. Dhe shikojeni njėri-tjetrin nė sy, jo me shikim agresiv, por tepėr butė. Mos u ngutni, porse kėnaquni njėri nė tjetrin.

Luani reciprokisht me trupat tuaj

Mos “u duani” para se momenti tė vijė nga vetvetja (spontanisht). Sikur tė mos ishit ju qė diēka po bėni, por thjesht sikur befas gjendeni nė marrėdhėnie dashurie. Priteni kėtė moment. Po nuk erdhi, nuk ka nevojė qė ta sforconi.

Nė rregull ėshtė. Shkoni e flini, nuk ėshtė domosdoshmėri “tė duheni”. Priteni atė moment njė ditė, dy apo tri. Njė ditė do tė vijė. E kur tė vijė, dashuria do tė jetė shumė e thellė dhe nuk do tė ketė ēmenduri tė kėtillė ēfarė ka tash.

Do tė jetė ai ndijim oqeanik tejet, tejet i qetė. Por priteni atė moment dhe mos e detyroni forcėrisht qė tė vijė.

Dashuria ėshtė diēka qė duhet tė bėhet si meditimi. Ajo ėshtė diēka qė duhet ta kultivoni e ta ndjeni tejet ngadalė, ashtu qė t’jua pėrshkojė tėrė qenien dhe aq shumė tė ju obserbojė saqė tė zhdukeni. Nuk bėni ju dashuri – ju jeni dashuria. Dashuria shndėrrohet nė dashuri tė madhe rreth jush. Tė dyve ju mbikalon... tė dy humbeni nė tė. Por kėtė duhet ta pritni.

Priteni atė moment dhe sė frikti keni pėr ta njohur se pėr cilin ėshtė fjala. Lejoni qė energjia tė akumulohet dhe qė ēdo gjė tė ndodhė nga vetvetja. Pak nga pak do tė bėheni tė vetėdijshėm kur ai moment vjen. Do tė filloni t’i njihni simptomat e tij dhe parasimptomat, dhe kėshtu nuk do tė ketė vėshtirėsi.

Dashuria ėshtė si Perėndia – nuk mund tė manipuloni me tė. Ajo vjen kur t’i vihet. Edhe po nuk erdhi, nuk duhet tė brengoseni shkaku i kėsaj.

Mos provoni qė ta mashtroni vetveten

Dėshmimi ėshtė burimi themelor.

Por do ta keni tė vėshtirė tė jeni dėshmitarė nė aktin seksual, po s’u pėrpoqėt qė tė jeni dėshmitarė edhe nė veprimet tjera tė jetės suaj. Prandaj kėtė ushtrojeni tėrė ditėn, pėrndryshe do ta mashtroni vetveten. Po nuk ia dolėt tė bėheni dėshmitarė derisa ecni rrugės, mos provoni ta mashtroni vetveten – nuk mund tė jeni dėshmitarė as kur bėni dashuri.

Duke qenė se ecja rrugės ėshtė proces shumė i thjeshtė, e ju megjithatė nuk mund tė bėheni dėshmitarė, nuk jeni tė vetėdijshėm pėr atė ecje – e si mund tė jeni tė vetėdijshėm gjersa bėni dashuri? Ky ėshtė proces aq i thellė saqė do tė pushoni tė jeni tė vetėdijshėm.

Bėheni tė pavetėdijshėm derisa ecni rrugės. Provoni: as disa sekonda nuk do tė jeni tė aftė tė jeni nė vetvete. Provoni; derisa ecni rrugės, thjesht provoni: do ta kujtoj se po eci, po eci, po eci. Pas disa sekondash keni harruar; diēka tjetėr papritmas ju ka rėnė ndėr mend. Jeni nisur nė drejtimi tjetėr, keni harruar krejtėsisht.

Dhe befas ju kujtohet: paskam harruar. Prandaj, po nuk ia dolėt qė njė akt aq tė parėndėsishėm, ēfarė ėshtė tė ecurit, tė mund ta bėni me vetėdije, do ta keni vėshtirė qė nga dashuria tė bėni meditim tė vetėdijshėm.

Prandaj fillojani me gjėra tė vogla, me aktivitete tė thjeshta. Provoni derisa hani. Provoni derisa ecni. Provoni derisa bisedoni, dėgjoni.

Provoni derisa bėni ēfarėdo qoftė. Le tė ju bėhet kjo pėrkujtues konstant i brendshėm; le ta dijė i tėrė trupi juaj dhe mendja se pėrfundimisht po bėheni tė zgjuar, tė vetėdijshėm. Vetėm kėshtu njė ditė do tė bėheni dėshmitarė. E po ndodhi kjo, ju ka ndodhur ekstaza – vezullimi i parė i hyjnores ka zbritur nė ju.

Osho i ka pėrshkruar shumė teknika tantrike tė meditimit dhe tė dėshmimit gjatė aktit seksual nė pesė kapitujt e “Libri mbi fshehtėsitė”.

Meditimi nuk ka kuptim pėr ndonjė Budė, pėr atė qė e ka arritur tėrėsinė e qenies sė vet.

Meditimi ėshtė ilaē; ky duhet tė hidhet. Gjithnjė derisa nuk jeni bėrė tė aftė qė ta hidhni meditimin tuaj, nuk jeni tė shėndoshė. Prandaj mbajeni nė mend: meditimi nuk ėshtė diēka qė duhet tė vazhdohet nė pakufi.

Do tė vijė dita kur meditimi e ka bėrė tė veten dhe mė nuk
nevojitet. Atėherė mund ta harroni.

Meditimi ėshtė mėnyra e vetme qė ta rritni vetveten, mėnyra e vetme qė tė transcendentoheni.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i portokalltė - teknika e meditimit

Mesazh  Jon prej 03.08.08 16:55

RRUGA E VETME

Ēdo lypje ėshtė e kotė. Tė lypurit ėshtė nusprodukt i mendjes. Tė gjendesh nė gjendjen e tė moslypurit ėshtė ēast i madh i transformimit.

NUK KA SHKURTORE

Pėr meditimin duhet ta mbani mend njė gjė: ky ėshtė udhėtim i gjatė dhe nuk ka shkurtore. Secili qė thotė se ka shkurtore, ju mashtron.

Ky ėshtė udhėtim i gjatė, se ndryshimi ėshtė tejet i thellė dhe arrihet pas shumė jetėsh – shumė jetėsh, shprehish tė pėrditshme, mendimesh e dėshirash. E aty ėshtė edhe struktura e mendjes, tė cilėn duhet ta hidhni pėrmes meditimit. Dorėn nė zemėr, kjo gati ėshtė e pamundur – por ndodh.

Pėrgjegjėsia mė e madhe nė botė ėshtė tė fillosh tė meditosh. Kjo nuk ėshtė lehtė. Dhe nuk mund tė jetė momentale. Prandaj mos pritni shumė qė nga fillimi, se kurrė nuk do tė jeni kah fundi. Gjithnjė do tė jeni tė lumtur, se gjėrat do tė zhvillohen tepėr ngadalė.

Meditimi nuk ėshtė lule sezonale, e cila rritet pėr gjashtė javė. Ky ėshtė trung tejet, tejet i trashė. I nevojitet mjaft kohė pėr t’i lėshuar rrėnjėt e tij.

Tė gjitha meditimet qė bėjmė ne kėtu janė vetėm pėrgatitje pėr atė ēast. Kėto nuk janė meditime tė vėrteta, por vetėm pėrgatitje qė, njė ditė, thjesht tė mund tė rrini, duke mos bėrė asgjė, asgjė duke mos dėshiruar.

Kur meditimi lulėzon, thjesht nuk ekziston askush qė do ta merrte parasysh, askush qė do ta njihte, askush i cili do tė thoshte: “Po, ndodhi”. Nė momentin kur thoni: “Po, ndodhi” – meditim mė nuk ka.

Kur ėshtė meditim i vėrtetė, qetėsia ėshtė gjithėpėrfshirėse; nė qetėsinė e pėrsosur pulson lumturia; dominon harmoni e pakufizuar. Por nuk ekziston askush qė do ta vėrente kėtė.

Kur pėrpjekjet tuaja pushojnė, pėrnjėherė meditimi ėshtė aty – bekimi i tij, lumturia e tij dhe fama e tij.

Aty ėshtė si ndonjė prani – prani vezulluese – e cila ju rrethon ju dhe tė gjithė rreth jush. E pėrmbush mbarė tokėn dhe mbarė qiellin. Ky meditim
nuk mund tė krijohet me pėrpjekjen njerėzore; pėrpjekja njerėzore ėshtė tepėr e kufizuar.

Ky ėshtė lumturi aq e pakufishme, nuk mund tė manipuloni me tė. Ai mund tė ndodhė vetėm kur plotėsisht tė jeni dorėzuar. Kur ju nuk jeni aty,
vetėm atėherė mund tė ndodhė. Ndodh kur jeni pa ego, pa dėshira, kur nuk shkoni asgjėkund; kur thjesht jeni kėtu dhe tash, kur nuk bėni asgjė posaēėrisht, kur thjesht jeni.

Vjen si valė, sakaq valėt janė gjithnjė e mė tė fuqishme.

Vjen si stuhia dhe ju bart nė realitetin krejtėsisht tė ri.

Pėr mua muzika dhe meditimi janė dy aspektet e tė njėjtit fenomen. Pa meditim, muzika ėshtė zhurmė e rėndomtė – harmonike ndoshta,
por zhurmė; pa meditim, muzika ėshtė vetėm argėtim.

Pa muzikė, meditimit i mungon diēka;

pa muzikė, meditimi ėshtė nga pak i mėrzitshėm, jo i gjallė.

Pa muzikė, meditimi bėhet gjithnjė e mė tepėr e mė tepėr negativ, e synon atė qė tė jetė i orientuar kah vdekja.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi