Shkencat njerzore,fushat konverguese te koncepteve dhe ligjeshmerive shkencore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shkencat njerzore,fushat konverguese te koncepteve dhe ligjeshmerive shkencore

Mesazh  shqiptari etnik prej 04.02.13 19:17


Shkencat njerzore,fushat konverguese tė koncepteve dhe ligjėshmėrive shkencore




Nė shkencė, njė teori shkencore (njihet dhe me emrin teori empirike) pėrbėn njė koleksion konceptesh, duke pėrfshirė dhe abstraktimin e dukurive tė vėzhgueshme duke i shprehur ato me parametra tė matshėm, sė bashku me rregullat (qė quhen ligje shkencore) tė cilėt shprehin marėdhėniet midis vėzhgimeve tė kėtyre koncepteve. Njė teori shkencore ndėrtohet pėr tė qenė mbėshtetėse pėr tė dhenat empirike qė ekzistojnė pėr vėzhgimet pėrkatėse. Ajo paraqitet si parimi apo tėresia e parimeve qė shpjegojnė njė klasė tė caktuar dukurish.

Njė teori shkencore ėshtė njė lloj teorie deduktive, nė faktin qė pėrmbajtja e saj (p.sh. tė dhėnat empirike) mund tė shprehen me anėn e njė sistemi formal logjik, rregullat elementare tė tė cilit pranohen si aksioma (p.sh. ligjet shkencore). Nė njė teori deduktive, cdo fjali e cila ėshtė rrjedhojė logjike e njė apo me tepėr aksiomave pėrbėrėse, ėshtė gjithashtu njė fjali e kėsaj teorie.

Nė shkencat njerėzore, gjehen teori fusha e tė cilave permban ne plan tė parė ide', perkrah tė dhėnave empirike. Teori tė tilla Janė pjesė e teorive filozofike, nė kontrast me teoritė shkencorė. Njė teori filozofike nuk ėshtė e domosdoshme tė jetė e provueshme shkencėrisht nėpėrmjet eksperimentit.


Si ta kuptojmė termin Teori Shkencore

Nė jetėn e pėrditshme, kur flasim pėr njė teori, nėnkuptojmė njė ide apo njė mendim. Nė shumicėn e rasteve nuk flitet pėr tė dhena tė mbledhura dhe tė renditura per ta mbėshtetur, aq me pak per prova rigoroze per ta provuar, apo per eksperimente. Nė shkencė, fjala teori perfshin njė teresi shpjegimesh per njė dukuri apo shumė dukuri tė cilat janė tė testueshme, tė falsifikueshme dhe qė pėrmbajnė njė sasi tė konsiderueshme me evidenca.

"Teoritė e sukseshme nderthurin dhe lidhin informacione tė mbledhura nga ekperienca tė meparshme qė nė dukje kane qene tė izoluara." Keto janė fjalet e Adolf Gruenbaum, profesor filozofie nė Universitetin e Pitsburgut. Psh: gjetjet fosile, evidenca nga ADN si dhe nga biogjeografia janė tė lidhura me njera tjetrėn nga teoria e evolucionit.



Pema e Njutonit qė frymezoi shkencėtarin pėr teorinė e tij tė gravitetit

Teoria ndryshon nga hipoteza nė shtrirjen dhe hapėsiren e saj tė studimit. Une mund tė kem njė hipotezė qė nėse hedh njė monedhė nga njė ndėrtesė e lartė, ajo do tė bjere nė tokė. Por ndėrkohė, teoria e gravitetit ėshtė shumė me tepėr sesa studimi i objekteve qė lėshohen dhe bien. Teoria e gravitetit shpjegon edhe lėvizjen e planeteve apo trajektoren e sateliteve. njė hipotezė mund tė konsiderohet si njė teori nė miniaturė, ėshtė e testueshme dhe e falsifikueshme po ashtu si teoria, por nė njė shkallė me tė vogėl.

Hipotezat dhe teoritė janė pjesė tė metodės shkencore tė studimit - procesi i ngritjes se pyetjeve dhe pergjigjes se tyre me anė tė eksperimentit. Kjo metodė ekziston per tė qene tė sigurtė qė shkenca te jetė sa me e sakte tė jetė e mundur nė shpjegimet e saj per botėn dhe qė argumentet e saj tė bazohen nė evidenca qė mund te vėzhgohen. njė nga perberesit kryesore tė teorise ėshtė qė eksperimentet duhet tė jenė tė pėrsėritshėm. Nė kėetė mėnyrė, shkencėtare tė tjere apo cdokush qė do tė doje, tė jetė nė gjendje tė konfirmojė apo tė hedhė poshtė pėrfundimet e reklamuara; tė dhenat qė merren duhet tė jenė rezultat i vėzhgimeve dhe eksperimenteve; eksperimentet duhet tė jene tė dokumentuar dhe tė hapur ndaj cdokujt.

Teoritė formohen pasi tė jenė vėrtetuar me metodiken shkencore shumė hipoteza. Hipotezat provohen, mblidhen tė dhena dhe rezultatet dokumentohen, shperndahen, dhe mbi kete baze ri-provohen. Me pas formohet teoria qė shpjegon tė dhenat e mbledhura si dhe qė parashikon rezultatet e eksperimenteve tė ardhshme. Zakonisht, studiues tė fushave tė ndryshme perdorin metoda tė ndryshme - ato qė cilesohen si me tė pershtatshmet per studimet perkatese.

Nje element i teorive qė perhere ka shkaktuar polemika si tek shkencėtaret ashtu edhe tek jo-shkencėtaret, ėshtė elementi qė teoria nuk ėshtė dicka e provuar dhe ėshtė dicka qė mund tė rishikohet. Eksperimentet qė kryen per njė teori tė caktuar, ose mund ta konfirmojne ose mund ta hedhin poshtė (falsifikojne). Nė ketė menyre u rishikuan ligjet e gravitetit tė Njutonit, pas 200 vjetėsh, atehere kur Albert Ainshtajn gjeti gabime nė tė dhe ndertoi teorinė e relativitetit.

Nė pėrgjithesi, njė ligj pranohet tė jetė i tillė pa pėrjashtime, sic ėshtė rasti i ligjit tė dytė tė termodinamikės, qė thotė se sisteme tė izoluara qė nuk janė nė ekuilibėr energjitik, kalojnė nga njė gjendje e rregullt nė njė gjendje mė pak tė rregullt (ose e thene ndryshe, ulet sasia e energjisė qė mund tė kryeje punė). Shumė pak teori mund tė shnderrohen nė ligje. Majkell Uaisberg, bashkėprofesor filozofie nė Universitetin e Pensilvanisė, ka thėnė qė nė tė ardhmen do tė kemi edhe me pak teori qė do tė shnderrohen nė ligje, pikerisht prej faktit qė teoritė dhe ligjet janė subjekt shumė i shpėshtė rishikimi.

Gjithashtu, nė qarqet shkencore, nuk shihen me sy tė mirė ata qė pretendojnė se teoritė janė tė pavlefshme sepse janė vetėm teori, sic ndodh shumė shpesh nė rastin e teorisė sė evolucionit.

"Tė thuash per dicka nė shkencė qė ėshtė njė teori, ėshtė njė nder". Me kėto fjale Uaisberg shpreh vlerėn dhe respektin e fituar nga njė teori pas testeve tė shumta qė i ėshtė dashur tė kalojė per tė arritur deri atje sa tė quhet njė teori shkencore.

Teoria nė kuptimin e modelit



Modeli gjeocentrik i hapesires me Token ne qender, formuluar nga Ptolemeu

Teoritė ndertohen pėr tė shpjeguar, parashikuar dhe kuptuar nė detaje fenomene tė ndryshme (p.sh. objekte, ngjarje, sjellen e kafshėve). Njė teori shkencore mund tė mendohet si njė model i realitetit, pėrkufizimet e saj si aksioma tė njė sistemi aksiomatik. Objektivi i tėrė kėsaj ėshtė krijimi i njė sistemi formal pėr tė cilin realiteti ėshtė modeli i vetėm. Bota ėshtė njė interpretim (ose njė model) i teorive tė tilla shkencore, deri nė limitin ku shkencat janė tė vėrteta.

Pėrshkrimi dhe parashikimet

Duke cituar filozofin shkencor Karl Popper, Stiven Houking ka shkruar kėto fjalė nė librin e tij Njė histori e shpejtė e kohės: "Njė teori ėshtė teori e mirė nėse pėrmbush dy kushte: Duhet tė shpjegojė saktė njė klasė tė gjerė vezhgimesh mbi bazėn e njė modeli me shumė pak elemente arbitrare, dhe tjetra ėshtė qė duhet tė japė parashikime tė pėrcaktuara pėr rezultatet e vėzhgimeve nė tė ardhmen."

Gjithashtu ai shkruan se, "Cdo teori fizike ėshtė gjithmonė provizionale, nė kuptimin qė ėshtė pėrherė vetėm njė hipotezė; nuk mund tė provohet. Nuk ka rėndėsi sa herė pėrputhen rezultatet e disa eksperimenteve me teorinė sepse nuk mund tė jemi tė sigurt qė herėn tjetėr rezultati nuk do tė kundėrshtojė teorinė.

Nga ana tjetėr, eshtė e mundur tė disprovohet njė teori duke gjetur qoftė edhe njė vėzhgim tė vetėm i cili nuk pėrputhet me parashikimet e teorisė." Faktori "e pavėrtetueshme por e falsifikueshme" ėshtė njė konseguencė e domosdoshme e pėrdorimit tė logjikės induktive.

Hamendjet nė formulimin e teorive

Kjo pikėpamje ėshtė ajo qė mbėshtet Isak Azimov. Nė veprėn e tij Duke kuptuar fizikėn Azimovi flet pėr teoritė si "argumenta" prej tė cilėve nxirret njė "skemė" apo njė model. Argumentat, ose teoritė, pėrherė fillojnė me disa premisa - "elemente arbitrare" sipas emėrtimit mė lart nga Houking - tė cilat nė kėtė rast janė quajtur "hamendje". Sipas Azimovit, njė hamendje ėshtė...

...dicka qė pranohet pa prova apo vėrtetim, nuk ėshtė e drejtė tė flitet pėr njė hamendje nėse ėshtė apo jo e vėrtetė, sepse nuk ka mėnyrė tė provohet vėrtetėsia apo falsiteti i saj (po tė ishte e mundur kjo gjė, atėhere s'do tė ishte njė hamendje). Eshtė mirė qė hamendjet tė shihen ose si tė dobishme, ose si tė padobishme, nė varėsi tė faktit nėse deduktimet e nxjerra prej tyre kanė qenė nė pėrputhje me realitetin. ... Nga ana tjetėr, duket si e qartė qė hamendjet janė dobėsia e cdo argumenti, pasi duhen pranuar nė besim nė filozofinė e shkencės e cila e ka krenari racionalitetin e saj. Meqė duhet tė fillojmė diku, na duhen disa hamendje, por tė paktėn le tė mbajmė sa mė pak hamendje tė jetė e mundur.

Shembull: Teoria speciale e relativitetit
Teoria speciale e relativitetit

Si njė shembull tė pėrdorimit tė hamendjeve nė formimin e njė teorie, mund t'i referohemi mėnyrės se si Ajnshtajni veproi me Teorinė speciale tė Relativitetit. Ai mori nė shqyrtim dy fenomene qe ishin vėzhguar - "shtimi i shpejtėsive" ėshtė i vėrtetė (Transformimet e Galileit), dhe drita nuk dukej se i bindej "shtimit tė shpejtėsive" (eksperimenti Michelson-Morley). Ai hamendėsoi qė tė dy keto pohime janė tė vėrtetė dhe formuloi teorinė e tij, me bazė kėto hamendje, duke modifikuar transformimet e Galileit pėr t'i lėnė vend faktit qė drita nuk i bindej shtimit tė shpejtėsisė. Si rrjedhim, modeli i krijuar prej tij, ėshtė i bazuar nė hamendjen se drita pėrherė ka njė shpejtėsi konstante.

Karakteristikat dhe kriteret

Karakteristika kryesore e njė teorie ėshtė qė ben parashikime tė cilat duhet tė jene tė falsifikueshme ose tė provueshme. njė teori-kandidat qė nuk ben parashikime tė cilat mund tė vėzhgohen, ėshtė njė teori e kote. Gjithashtu, edhe parashikimet qė janė tė pasakte apo tė paplote per t'u testuar, janė parashikime tė pavlera. Nė tė dy keto raste, fjala "teori" ėshtė jashte kontekstit.

Qe njė teresi njohurish tė mund tė quhet teori, duhet tė kete njė baze minimale empirike. Keto mund tė permblidhen:

ėshtė konsistente me teorine paraardhese deri nė piken qė teoria paraardhese ka qene e verifikuar eksperimentalisht, ndonėse do tė tregoje qė teoria paraardhese ka qene e gabuar apo e paplote duke rritur saktesine dhe duke demonstruar nė detaj pse-tė.

Duhet tė mbėshtetet nga drejtime tė ndryshme evidencash dhe jo vetem nė njė drejtim tė caktuar, duke siguruar sa me shumė qė kemi tė bejme me njė pergjithesim sa me tė drejtė, per tė mos thene komplet tė saktė.
avatar
shqiptari etnik

Nuk ka Zeus, as nuk ka zot,
Ferr, Lugat t'imagjinuar,
Po ka popull tė paditur
Popull q'ende s'ėshtė zgjuar.

Lasgush Poradeci

54


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi