“Big Bang”-u nė mitet egjiptiane tė Krijimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Big Bang”-u nė mitet egjiptiane tė Krijimit

Mesazh  Anon prej 26.01.13 14:29

Mes miteve egjiptiane tė krijimit, ka ngjallur shumė interes ai i “pėrpunuar” nė Hermopoli. Qyteti quhet sot El-Ashmuneim, qė nė egjiptianshen e lashtė ėshtė Khmun, numri tetė, qė i korrespondon hyjnisė sė Ogdoad, egzistenca e tė cilit i paraprin hyjnisė Ra. Nė lashtėsi, qyteti qe qendra e kultit Thot, zotit tė urtėsisė e mbrojtėsit tė skribėve, qė ėshtė Hermes pėr Grekėt. Nė epokėn greko-romake Thot adhurohej si Hermet Trismegjisti, pra, tre herė i madhi, dhe atij i atribuohej i ashtuquajturi Trup Hermetik, pra njė bashkėsi shkrimesh me interpretim tė errėt dhe me karakter mistik. Miti hermopolit nuk shmanget shumė nga ai heliopolitan, dhe pse nė ca veēanėsi trazuese…

           Kumti i teorisė sė Big Bang na duket mė se i justifikuar, ndonėse nuk e pranojmė njė liri tė tillė pėr tė arnuar nė rrobat e hipotezave tona njė teori shkencore. Gjithsesi, nėse egjiptianėt do tė kishin dashur tė na e hiqnin ēdo dyshim mbi faktin se kishin pėrpunuar njė teori shkencore-religjioze (kujtojmė se nė ato kohėra tė gjitha shkencat ishin tė shenjta) tė ngjashme me Bib Bang-un tonė miti do tė thoshte pak a shumė kėshtu:

           “dhe forcat qė ushtroheshin mbi lėndėn hyjnore zanafillore u shkrinė mes tyre e i dhanė jetė njė shpėrthimi tė papėrshkrueshėm e me njė fuqi tė padėgjuar, prej tė cilit shpirti krijues hyjnor u shburgos e i dha rrugė krijimit tė tė gjitha gjėrave, tė qiejve e tė tokės”.

           Nė Egjipt, ashtu siē po dėshmon edhe vetė arkeologjia me zbulimet e veta, janė varrosur tradita mistiko-religjioze qė tashmė ėshtė moralisht dhe shkencėrisht e padrejtė tė trajtohen si frut i njė populli qė simbas oligarkisė ortodokse arkeologjike, fill i sapodalė nga barbaria prehistorike, qe nė gjendje t’i lartėsonte zotit tė qiellit madhėshtinė e Piramidave, mrekulli tė njerėzimit tė frymėzuar nė mėnyrė hyjnore.

Zanafilla egjiptiane e Menfit thotė: “Ptah, i madhi, ėshtė zemra (truri) dhe gjuha (fjala) e Enneade-s sė zotave, ai krijoi zotat, lindi nė zemėr dhe lindi nė gjuhė diēka nė formėn e Atum.”. Tashti, Atum ėshtė krijuesi, por kuptohet se ai ėshtė i krijuar, falė zemrės (fronit tė mendimit, simbas egjiptianėve) e falė zėrit (gjuhės).
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

369


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi