Kam takuar alienėt!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kam takuar alienėt!

Mesazh  Luli prej 23.01.13 0:01

Kam takuar alienėt!



Nje ndjenje qetesie dhe shume drite.

Ky eshte rrefimi i italianes Marina Tonini, teknik grafolog ne Gjykaten e Verones ne Itali, mbi eksperiencen e kontaktit me popujt «ekstraplanetare».

Ka diēka qe te ben per vete deshmia qe jep doktoresha Tonini, sepse jemi mesuar te degjojme histori «abduction» (ose rrembimesh, keshtu quhen takimet me jashtetokesoret, qe sipas deshmive rrembejne njerez per te kryer eksperimente): ishin tregime shpesh rrenqethese me qenie te shkurter, ngjyre gri, me sy te medhenj ne orbita sysh bosh, ose mikroēip te vendosur nen lekure.

Ndersa rrefimi i doktoreshes Tonini, qe banon ne Val d’Adige, ne Rivoli, ne mes te nje pylli, ne nje oborr te ’400-s, i cili ishte nje manastir i murgjerve te bardhe cistercense te San Bernardo nga Chiaravalle, eshte komplet ndryshe. Eshte e sigurte mbi ate qe rrefen, dhe per kete arsye vendosi te tregoje publikisht dhe fytyren e saj.

«Isha ne dhomen time dhe po behesha gati te flija», tregon, «kur papritur degjoj nje zhurme, si gumezhitje, dhe shoh nje drite te bardhe qe ndriēon krevatin tim. Ndjej qe po ngrihem lart, nje ndjesi boshlleku. E gjej veten brendanje anijeje kozmike, nje ambjent esencial pa shume objekte brenda, shume i ndritshem, brenda te cilit ishin tre persona dhe pas tyre disa oblo (dritare rrumbullake, si ne avion ose anije) dhe ekrane.

«Shikoj perreth, por ata me ftojne te shoh jashte nga oblote, por jo duke me folur me ze, por duke me derguar mendimin ne menyre telepatike. Dhe shoh nje planet jeshil, me shume vegjetacion dhe ne mes te tij kupola te medha ngjyre argjendi. Sa hap e mbyll syte pastaj u gjeta serish ne rrezen e drites dhe e gjej veten brenda kesaj kupole ngjyre argjendi. Dhe aty me shoqerojne te njejtat qenie/persona (nese keshtu mund t’i quajme) dhe fillojme te flasim», vazhdon rrefimin Marina Tonini, «me ftojne t’u bej atyre pyetje.

«Pyes se ku ndodhem. Me i gjati prej te treve, gati 2 metra e 20 cm, me pergjigjet se jemi ne nje yll multidimensional, te quajtur Sirio B. Mepas me tregojne kopshtin, gati si nje xhungel shume e madhe, me shume lloje pemesh frutore».

Tregimi i Marina Tonini permban shume detaje: «Atyre u kerkova se si arrinin te menaxhonin nje gje kaq te madhe. M’u pergjigjen se perdorin teknologji shume te avancuara.

Pastaj pyeta se me ēfare merreshin gjate dites: ēdokush prej tyre kultivon talentin e tij, qe e ve ne dispozicion te komunitetit, dhe vlerat e shpirtit», nenvizon doktoresha. «Me folen per ndryshimin qe kishte qyteterimi i tyre nga yni: nuk perdorin monedhen ose parane, jane tendergjegjshem mbi sensin konstruktiv te jetesdhe jetojne ne frekuenca te tjera, e cila edhe ne nivelin fizik u jep atyre karakteristika me pak materiale, me pak te prekshme. Informohem per faktin se disa persona, si une ne planet ne kete moment, duhet te tregojne kete mesazh ndergjegjesimi dhe te nje transformimi te mundshem te qenies njerezore, qe na mundeson dhe ruajtjen e planetit tone, qe tashme eshte shume i kompromentuar».

Nga kjo eksperience kontakti, ndodhur gati dy vjet me pare, Marina Tonini ka filluar nje kerkim personal ne fushen e ufologjise dhe fenomenologjise, duke gjetur material fotografik interesant, te publikuara ne revista te ketij sektori.

«Me nje sjellje racionale pyeta veten shume here nese ky udhetim mund te ishte thjesht nje enderr imja», perfundon rrefimin, «por shume eksperienca kontakti te mevonshme me kane bindur mbi ekzistencen e popujve ekstraplanetare, qe per fatin tone, jane shume me te evoluar se ne, dhe qe kujdesen per ne, tokesoret e varfer dhe te paditur»

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi