Si ta bej nje djal te me doje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  albana44 prej 22.01.13 20:36

a mund te me ndihmoni un e dua nje djal shumm nuk mund te hjek dor nga aii si ta bej edhe ate te me boj mua ju lutem me ndihmoni disi sepse smundem te jetoj pa te e kam te pa mundurr ju lutem per ndihm
avatar
albana44

si ta beje nje djal te me doj

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  Luce prej 22.01.13 20:38

o zot na cmendet
cfare kerkon konkretisht moj vajze e dashur?
ndonje magji?
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

148


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  albana44 prej 22.01.13 20:41

diqkaa veqq po du me kthy qat personn
avatar
albana44

si ta beje nje djal te me doj

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  Arb prej 22.01.13 20:52

albana44 shkruajti:diqkaa veqq po du me kthy qat personn
Sikur dikush te te ofronte nje qenje njerezore qe te kurdisej, qe sa her ti ta kurdisje , ai/ajo do te thoshte "te dua" dhe nese ti pushoje se kurdisuri ate , ai asnjeher sdo ta thoshte kete fjale...a do te deshiroje ta kishe prane?

avatar
Arb

145


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  albana44 prej 22.01.13 21:04

po po e jap jeten per to
avatar
albana44

si ta beje nje djal te me doj

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  Cimi Elezi prej 22.01.13 21:31

Mos u lodh kot moj vajz...nese ti nuk i ke hyr ne sy atij,ska per te ndodh kurr nje lidhje dashurie.
avatar
Cimi Elezi

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  Marlend prej 22.01.13 21:36

Epo kot thote ajo shprehja ''PO E DO SHUME NJE PERSON LERE TE LIRE''??? Te mbash nje person te lidhur pas teje me magji o dredhi i bie qe nuk eshte dashuri...
avatar
Marlend

toleranca eshte celesi drejt zhvillimit

141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  number3 prej 22.01.13 21:58

marlend shkruajti:Epo kot thote ajo shprehja ''PO E DO SHUME NJE PERSON LERE TE LIRE''??? Te mbash nje person te lidhur pas teje me magji o dredhi i bie qe nuk eshte dashuri...

magjia esht helm per njeriun u jap keshilla largohuni nga ajo se do keni pasoja sepse magjia i perket vtm djallit e askuj tjeter
avatar
number3

njeri thjesht

283


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  Jetmira prej 03.01.14 14:02

Si ta ēmendėsh njė mashkull pas vetes

Me 5 hapa ju mund ta bėni njė mashkull tė cmendet pas jush. Lexoni mė poshtė se cilat janė ato.

1. Jepini mashkullit qė doni tė joshni tė gjithė vėmendjen tuaj. Bėjeni tė kuptojė qė ėshtė mashkull i vetėm qė ekziston mbi tokė. Bėjeni tė ndjehet i fortė, i rėndėsishėm, thuajini se prania e tij ju bėn tė ndiheni tė mbrojtura. Menjėherė do tė rrėzohet nė kėmbėt e juaja.Kur jeni nė shoqėrinė e tė tjerėve mbėshteteni dhe mbrojini me zjarr pikpamjet e tij, edhe pse mund tė mos i mbėshtesni. Kjo do ta bėjė tė ndihet i sigurtė me ju dhe i vlerėsuar kur ėshtė i rrethuar nga njerzit e tjerė,

2. Edhe veshja ka rėndėsi. Me siguri do ta tėrhiqni nėse pamja e juaj ėshtė e njė vajze tė mbarė dhe tė pafajshme, por gjithmonė mė njė detaj joshės nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, si pėr shembull njė bluzė e ngjitur pas trupit, kėmbėt e zbathura, por shumė tė kuruara, njė fije barku qė del jashtė qė herė duket e herė nuk duket. Bėni sikur nuk jeni e vetėdijshme pėr anėn tuaj joshėse.

3. Thireni shpesh nė emėr, mbi tė gjitha nė fillimet e njohjes suaj.Do t'i pėlqejė fakti qė ia mbani mend emrin dhe keni fituar kaq shumė kofidencė me tė. Kėrkojeni sapo tė largohet nga grupi dhe mos hezitoni ta pėrkdhelni ėmbėlsisht. Prekini faqen, putheni nė ballė, por kujdes... ai nuk duhet tė kuptojė nėse kėto janė gjese miqėsie apo tė diēkaje tjetėr... mundohuni ta zgjasni sa mė tepėr kėtė dyshimin e tij.

4.Luani me intonacionin e zėrit. Pėshpėriti fjalė tė ėmbėla mė zė tė ulėt, mė mirė mė zė paksa tė ngjirurr qė pastaj tė vazhdoni njė diskutim serioz, tė cilin do ta ndėrprisni me njė buzėqeshje joshėse, falė sė cilės do tė nxirrni nė pah ėmbėlsinė tuaj, ndoshta edhe duke hedhur kokėn pas.... Mos u habisni. Juve mbase ju duket e pamundur, por kjo do ta bėnte atė tė joshej nga ju.

5. Kur ta kuptoni se ai ka rėnė nė rrjetėn tuaj, qė i keni tėrhequr vėmendjen nuk nuk do gjė tjetėr veēse tė rri pranė jush atėherė... filloni ta evitoni. Kjo do ta bėjė tė ēmendet pas teje vetėm qė tė jetė me ty.

avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  Jetmira prej 03.01.14 14:03

Tri fshehtėsi tė thjeshta qė ai tė ēmendet pas jush

Shumica e femrave dinė fare mirė si ta tėrheqin vėmendjen e meshkujve nė favor tė tyre, natyrisht nėse e dėshirojnė njė gjė tė tillė. Gjuha dhe lėvizjet e trupit, si dhe loja me sy, janė ajo me tė cilėn femrat lėnė pėrshtypje te njė mashkull. Mirėpo, nė rast se mashkulli nuk tregon shenja se ėshtė i interesuar pėr ju, ndoshta ėshtė koha tė filloni ta injoroni. Kjo ėshtė mėnyrė e sigurt qė ai ngadalė tė ēmendet pas jush. Me ndihmėn e tri fshehtėsive tė thjeshta, bėjeni qė ai tė ēmendet pas jush.



1. Shkėputuni prej tij

Nėse ju jeni personi qė filloni gjithēka qė ndodh midis juve, ėshtė koha tė largoheni pakėz dhe tė ndaloni sė bėri njė gjė tė tillė. Pėr shembull, ai ndoshta ėshtė i interesuar tė ju ftojė tė dilni apo diēka tė ngjashme, por jeni ju ajo qė duhet t'ia "hapni" sytė. Nėse pra puna qėndron kėsisoj, atėherė duhet tė ndaloni sė bėri hapin e parė. Le ta ndjejė se po e injoroni. Qėndroni aty ku jeni dhe mos u shfaquni vetėm sa pėr tė ndėrruar ndonjė fjalė me tė, apo pėr ta shijuar njė moment tė vogėl me tė. Kjo te ai do tė zgjojė interesimin se pse po e bėni njė gjė tė tillė. Dhe, sė shpejto do tė ju dėrgojė njė porosi nė telefon, apo njė nė postėn tuaj elektronike. Jini tė durueshme dhe pėrgjigjuni lehtė e butė. Thoni se ishit e zėnė dhe se nuk kishit kohė pėr tė.
2. Ndaloni sė thirruri nė telefon

Kjo ėshtė edhe njė mėnyrė shumė e rėndėsishme pėr ta injoruar, nė mėnyrė qė ai tė vijė tek ti. Duhet ta bėni njė pauzė nė dėrgimin e porosive, apo nė telefonata. Nėse me tė vėrtetė dėshironi qė ai tė vijė tek ju, duhet ta injoroni nė tėrėsi. Nėse ju thėrret, pas dy apo tri fjalėve i thoni se duhet ta ndėrpritni dhe duhet tė shkoni, se e keni njė punė pėr ta bėrė. Kjo ėshtė vetėm mėnyra me tė cilėn do t'ia bėni me dije se po e injoroni dhe se nuk jeni e interesuar pėr tė, e kjo do ta prekė ndėrgjegjen e tij dhae me siguri se do tė vrapojė pas juve.



3. Tregojeni qėndrimin e vėrtetė
Qėndrimi juaj mund tė bėjė qė ai tė ēmendet pas jush. Nėse i tregoni se jeni e dashuruar nė tė dhe se edhe mė tutje e dėshironi nė jetėn tuaj, ai do tė fillojė tė ju shmangė. Disa meshkuj, femrat e tilla i konsiderojnė si "femra tė lehta". Nėse nuk dėshironi qė kjo tė ju ndodhė pikėrisht juve, atėherė qėndrimin e vėrtetė duhet ta tregoni nė momentin e duhur. Pėr shembull, nėse jeni takuar nė vendin e njėjtė dhe ai flet me njė tjetėr vajzė, mos reagoni fare. Ai me siguri se do ta prekė kokėn pse nuk reaguar fare karshi faktit se ai donte qė ju tė bėheni xheloze. Mė pas, ndoshta do tė tentojė edhe diēka tjetėr qė tė ju bėjė xheloze, por ju duhet tė qėndroni e fortė dhe tė mos reagoni. Mos u "shkrini" kur ai tė ju afrohet. Edhe mė me rėndėsi, tentoni qė ai tė mos e kuptojė se me qėllim e keni injoruar.



Kėshillė:

Kėto janė vetėm disa nga kėshillat me ndihmėn e tė cilave do ta injoroni mashkullin, qė krejt nė fund do ta bėjnė atė qė tė dashurohet nė juve. Pra, nėse do ta "ledhatoni" mashkullin dhe i ofroni mė shumė vėmendje, ai me siguri do tė ju konsiderojė si "pre e lehtė". Jini ajo qė jeni dhe provoni qė me ndihmėn e kėtyre kėshillave ta mbani vetėbesimin nė nivelin mė tė lartė tė mundshėm.
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si ta bej nje djal te me doje

Mesazh  Jetmira prej 03.01.14 14:06

Ēfarė e bėn atė tė ēmendet?

Disa meshkuj ēmenden pas gjoksit tė femrave, disa pas kaviljeve. Por ka edhe nga ata qė e konsiderojnė barkun tundues…

Zbulo atėherė si dhe me kė tė pėrdorėsh armėt e tua tė joshjes.
Nėse i pėlqen fytyra dhe sytė e tu.

Ē’do tė thotė – Sytė janė pasqyra e shpirtit. Njė mashkull mund tė joshet nga gjoksi yt, nga kofshėt e tua apo nga vithet. Por kur bėhet fjalė pėr dashuri, sytė dhe fytyra marrin shumė rėndėsi. Me sytė bie nė dashuri.

Ē’mashkull ėshtė – Nė erotizmin e tij shkrihen komponentėt intimė dhe ata sentimentalė. Kėshilla pėr ty. Njė studim tregon se dashuria fillon kur mashkulli dhe femra shihen intensivisht nė sy. Bėj dashuri me sy hapur, kėshtu do ta ēmendėsh fare.

Nėse ai pėlqen qafėn tėnde

Ē’do tė thotė – E lėmuar, e butė, qafa e tėrheq mė shumė sesa kėmbėt. Qafa idealisht lidh zemrėn dhe trurin. Nė botėn e kafshėve, po i tregove qafėn, je i nėnshtruar. Pra, nėse i afron qafėn, mesazhi ėshtė: “Dorėzohem, por mos mė bėj keq.”
Ē’mashkull ėshtė – Mund tė jetė njė dominues qė i pėlqen tė udhėheqė lojėn. Qafa ėshtė simbol dhembshurie, por tė jep edhe mendime sadiste. Qafa ėshtė mbretėria e puthjeve, por edhe e kafshimeve.
Kėshilla pėr ty – Shfrytėzo potencialin sensual tė qafės: qafa e pėrkulur lehtė nė drejtim tė shpinės bėn pjesė nė skenarin e joshjes.

Nėse atij i pėlqen goja jote

Ē’do tė thotė – Goja ėshtė njė simbol seksual. Gjysmė e mbyllur ajo tė kujton puthjet e thella … Sipėrfaqja e gojės ėshtė njė mukozė: e ndjeshme, e butė, e pambrojtur. Njė kontakt me gojėn ėshtė shumė intim.
Ē’mashkull ėshtė – Ėshtė njė tip direkt, i pėlqejnė kėnaqėsitė e jetės. Goja ėshtė simbolikisht e lidhur me ushqimin. Kush do gojė, do komunikimin.
Kėshilla pėr ty – Pėrtej 1000 mėnyrave tė tė puthurit dhe tė pėrdorimit tė gojės gjatė dashurisė, zbulo vlerėn e gjesteve evokuese. Kalo lehtė njė gisht nė konturin e buzėve dhe nė majė tė gjuhės. Kjo ėshtė njė ftesė e hapur pėr dashuri.

Nėse atij i pėlqejnė flokėt tuaja
Ē’do tė thotė – Nė imagjinatėn mashkullore, flokėt janė pjesa mė e dukshme e feminilitetit. Nė fakt, disa meshkuj, s’i pėlqejnė femrat me flokė tė shkurtra.
Ē’mashkull ėshtė – Atij i pėlqen gruaja grua, pra klasike, me flokė tė gjata. Do ėmbėlsinė, joshjen femėrore.
Kėshilla pėr ty – Pėr meshkujt, flokėt pėrfaqėsojnė anėn “kafshėrore” tė femrave. Flokėt e gjata me shtėllunga kanė njė ngarkesė tė fortė seksuale. Dhe nėse i mban flokėt tė lidhura gjatė ditės, nė ēastin qė i lėshon, i bėn atij njė ftesė tė hapur pėr dashuri.

Nėse atij i pėlqejnė duart tuaja
Ē’do tė thotė – Duart janė njė objekt i fortė erotik. Ai i pėrfytyron duart e tua se si lėvizin gjatė dashurisė. Edhe njė dorė e zakonshme femre ngjall emocione te mashkulli, sepse ėshtė simbol mbrojtės, i ngrohtė dhe amėnor.

Ē’mashkull ėshtė – Ai nuk ndalet nė fasadė, gėrmon nė thellėsi, ka shije tė rafinuara. Ai mund tė bllokohet pėrpara njė dore tė lėnė pas dore qoftė ajo edhe e njė gruaje shumė tė bukur.
Kėshilla pėr ty. Pėrdor njė komunikim pa fjalė, me gjeste dhe vėshtrime. Dhe kur i drejtohesh atij, tregoj i pulset. Ėshtė njė mesazh qė do tė thotė: “Shiko, jam e pambrojtur, nuk bėj rezistencė, merrmė.”

Nėse atij i pėlqen gjoksi
Ē’do tė thotė – Gjoksi i jep fėmijės ushqim, ngrohtėsi, siguri: funksioni i trefishtė mbetet nė kujtesėn e fėmijės pėrjetė. Edhe kur rritet, gjoksi mbetet pėr mashkullin njė objekt i rėndėsishėm evokues.
Ē’mashkull ėshtė – Njė mashkull qė tėrhiqet nga gjoksi i madh, transferon tek partnerja kujtimin e njė nėne gjithmonė tė pranishme nė jetėn e tij. Po pėr meshkujt qė pėlqejnė gjoksin e vogėl, ē’mund tė thuhet? Ata janė kaq tė bindur pėr burrėrinė e tyre saqė i duan tek femra edhe disa karakteristika mashkullore.
Kėshilla pėr ty – Kėrkoji tė tė lyejė gjoksin me krem. Pėrveē tė mirave estetike, ky do tė jetė njė masazh qė do ta ēmend ė fare. Sipas disa sondazheve, meshkujve u pėlqen gjoksi qė rri nė njė gotė shampanje.

Nėse atij i pėlqen barku yt
Ē’do tė thotė – Barku jep idenė e mėmėsisė, por pėrfaqėson dhe njė etapė tė kalimit mė poshtė. Pra ėshtė njė pėrzierje pafajėsie dhe provokimi.

Ē’mashkull ėshtė. Tradicionalisht kurioz i potencialit femėror.Ai pėlqen barkun e fryrė, ėshtė indiferent ndaj barkut tė sheshtė.

Kėshilla pėr ty – Sipas “Tantra”, kėrthizės i korrespondon njė nga chakra-t, njė burim energjik qė lėshon nxehtėsi. Pėr ta stimuluar atė, ushtrohu me njė teknikė frymėmarrje. E shtrirė, merr frymė thellė sa tė tė fryhet barku, pastaj nxirre ajrin me forcė jashtė.

Nėse ai pėlqen vithet e tua
Ē’do tė thotė – Paraardhėset tona bėnin dashuri duke i kthyer shpinėn partnerit. Nėse deri pėrpara pak kohėsh gjoksi konsiderohej mė joshės, tani mė joshėse konsiderohen vithet. Ē’mashkull ėshtė. Mund tė ketė njė sjellje maskiliste ndaj marrėdhėnieve intime. Atij i pėlqen gruaja-pre, qė nė dashuri i lė atij komandėn.

Kėshilla pėr ty – Lėre atė tė bėjė dashuri si tė dojė.

Nėse i pėlqejnė kėmbėt e tua
Ē’do tė thotė – Kėmbėt e bėjnė atė tė ėndėrrojė, sepse ēojnė nė zona “tė nxehta”. Ē’mashkull ėshtė. Ai i do gratė, por pa dashur t’i dominojė me ēdo kusht, thonė seksologėt. Kėmbėt e femrave megjithėse janė joshėse, shprehin dhe lėvizje, pavarėsi. Kėshtu, ai pret qė nė dashuri ta marrėsh ti iniciativėn.
Kėshilla pėr ty – Njė sondazh tregon se 71 % e meshkujve pėlqejnė mbajtėset e ēorapeve tė zeza qė nxjerrin nė pah kofshėt.

Nėse atij i pėlqejnė kėmbėt e tua (pjesa e poshtme)
Ē’do tė thotė – Femrat nė pėrgjithėsi i kushtojnė rėndėsi pedikyrit. Dhe bėjnė mirė, sepse kėmbėt mund tė zgjojnė interes erotik. Kėpucėt me taka tė larta dhe me lidhėse tė holla e shtojnė feminilitetin dhe joshjen.

Ē’mashkull ėshtė – Nėse gjatė dashurisė, ai u dedikohet kėmbėve tė tua, ėshtė njė dashnor i kujdesshėm dhe bujar. Ai e njeh fuqinė e joshjes tė ēdo centimetri tė trupit tė gruas qė do.

Kėshilla pėr ty – Taka tė larta dhe tė holla. Sipas njė sondazhi, kėto e ēmendin shumicėn e meshkujve.

avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi