Hyjnesha Hestia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hyjnesha Hestia

Mesazh  Odin prej 20.01.13 0:11

Hyjnesha Hestia



Hyjnesha Hestia, e quajtur edhe Vesta, eshte edhe sipas emrit te saj, hyjnesha e vatres. Vatra shtepiake eshte vendi i sigurise, i ushqimit si dhe i magjise. Dikur zjarrit te vatres iu dhuruan idole (figura) te vogla femerore, qe Hestia t'i ngrohte dhe ushqente njerezit ne shtepi.

Priftereshat e saja, vestalet, ishin gra te reja, qe nuk i perkisnin asnje burri. Ajo adhurohej dhe festohej mes tjerash ne Rome
ne nje shtepi te rrumbullakte, qe gjendej ne nje korije te shenjte.Por pothuajse nuk kishte tempuj ose statuja.

Hestia eshte edhe hyjnesha e rendit njerezor dhe e shtetit. Ajo eshte pergjegjese per organizimin e jetes njerezore ne nje bashkesi. Tek altare zjarri dhe zjarret e vatrave i pergjerohet per mbrojtje dhe ndihme. Ajo eshte zjarri dhe festohet me cdo zjarr dhe ne cdo vater.

HESTIA (greq. Hestia, lat. Vesta) - e bija e titanit Kron dhe gruas sė tij Rea, hyjneshė e vatrės shtėpiake.
Hestia.png

Ndoshta, mu kjo rrethanė ka qenė shkaku kyēe, pse kjo hyjneshė, nė krahasim me Zotat tjerė, nuk ėshtė pėrmendur aq shumė nė shekullin e 5 p.e.s., ajo zėvendėsohet dhe vendin e saj e zė DIONISI - Zoti vardisje, pjellshmėrisė dhe verės.DIONISI ishte fėmija nga marrėdhėniet jashtėmartesore tė Zeusit dhe SEMELES.Nė mitologjinė Romake, atij i pėrshtatej Zoti BAKHO.

Nė mitet mė tė lashta greke nuk e ndeshim. Homeri, pėr shembull, e vlerėson lartė shenjtėrinė e vatrės shtėpiake, mirėpo, nuk e pėrmend Hesti nė si hyjneshė apo pajtore tė saj. Funksioni i saj, pėr herė tė parė, pėrmendet te Hesiodi, pas tė cilit mė nuk zhduket nga bota e miteve dhe legjendave. Tėrė ajo qė dimė pėr te mund tė pėrmblidhet nė disa f jali.

Posa ka lindur, Kroni, i ati i saj e pėrbin, njėsoj sikurse vėllazėrit e saj dhe motrat, Demetrėn, Herėn, Hadin dhe Poseidonin, sepse kishte frikė se do tė ngriten kundėr tij dhe do ta rrėzojne nga pushteti. Mirėpo, si qenje hyjnore Hestia ka jetuar nė barkun e Kronit deri sa nuk e ēliroi vėllau i saj mė i ri, Zeusi, i cili i qe shmangur fatit tė djemve tė tjerė tė Kronit, pėr arsye se e ėma Rea e ka lindur fshehtazi nė thellėsi tė shpellės Diktaja, nė ujėdhesėn Kreta.

Kur u realizua frika e Kronit dhe Zeusi me tė vertetė e rrėzoi nga pushteti Hestia erdhi me ftesėn e tij nė Olimp. Zotėrat e pėrshėndetėn me gėzim dhe dy prej tyre, Poseidoni dhe Apolloni, menjėherė deshtėn tė martohen me tė.

Ndėrkaq, Hestia vendosi qė pėrherė ta ruajė virgjinitetin. Zeusi, tė cilit iu drejtua pėr ndihme kundėr shkuesve tė saj, u pajtua me vendimin e saj dhe e bėri hyjneshė tė vatrės shtėpiake dhe zjarrit tė saj.

Si hyjneshė e vatrės shtėpiake Hestia u bė mbrojtėse e jetės sė qetė dhe harmonive tė shtėpisė. Meqe vatra shtėpiake ka qenė strehimi i saj mė i fuqishėm, Hestia u bė poashtu edhe hyjneshė e tė pėrndjekurve dhe tė tė dėbuarėve dhe, sipas parafytyrimeve tė grekėve popullata e bashkėsisė dhe e shtetit krijonte njė familje, u bė edhe pajtore e bashkėsise dhe e shtetit.

Simboli i saj ishte zjarri. Ndizej nė ēdo shtėpi dhe nė ēdo kėshill tė bashkėsisė. Me ofrimin e flijimit tė Hestisė fillonte dhe mbaronte secila kremte. Nė emėr tė saj pėrbehej dhe i shprehej nderimi nė secilin tempull ēfarėdo zoti t'i jetė dedikuar.

Tempull tė veēant nuk ka pasur, por vetėm ėlterė. Njerėzit e paraqitnin si flakė, prandaj artistėt rrallė e kanė pikturuar dhe paraqitur. Nga antika relativisht pak janė ruajtur piktura dhe trupore tė saja. As pėr Hestinė Giustiniani (Gjustiniani) nga pallati Torloni nė Romė nuk ėshtė e sigurtė se me tė vėrtetė e paraqet Hestinė. Nė' botėn romake kulti i saj ka pasur karakteristikė pak mė tė ndryshme.

Pasi qė vatra shtėpiake ka qenė vend i tubimit dhe i strehimit tė familjes, Vestėn, sikurse grekėt Hestinė, romakėt e kanė konsideruar poashtu edhe pajtore tė familjes nė kuptim tė gjėrė, edhe tė tėrė Romės dhe tė shtetit romak. Eleteri i saj ka qenė vatra ku e kanė nderuar sė bashku me Larėt dhe Penatėt, ndėrsa piktura, pėrkatėsisht truporja ka qenė tė flakėruarit e zjarrit.

Si hyjni pajtorja e Romės e ka pasur edhe tempullin e veēantė nė Forum, i cili me planin e rrumbullakėt tė vetin pėrkujtonte vatrėn. Nė kėtė tempull ka qenė "vatra shtetėrore" nė tė cilėn zjarrin e kanė mbajtur tė ndezur priftėreshat Vestalet (gjashtė), tė lidhura me betime pėr virgjėrėri tė pėrjetshme.

Nė shenjtnoren e tempullit tė Vestės janė ruajtur simbolet e shuguruara shtetėrore, nė mesin e tyre edhe paladiumi, tė cilin gjoja se e ka sjellė Enea nga Troja e ndezur nė flakė. Trupore tė Vestės nė tė nuk ka pasur. E zėvendėsonte, njėsoj sikurse nė vatrėn familjare, zjarri i amshueshėm. Hyrja e mashkujve nė kėtė tempull ka qenė e ndaluar. Perjashtim i vetėm ka qenė kryeprifti, por as ai nuk e ka shfrytėzuar kėtė tė drejtė.

Kremtja kryesore publike pėr nderė tė Vestės (Vestalia) ėshtė mbajtur nė Romė, mė 9 qershor. Gjatė kėsaj kremtje e kanė nderuar edhe si dhuruese tė bukės. Me rastin e marrjes tė detyrės konzujt i ofronin dhe pastaj edhe perandorėt, flijimin nė tempullin e saj antik nė Lavini, tė cilin kinėse Enea ka urdhėruar tė ndėrtohet qė ta vendosė nė tė zjarrin tė cilin e ka sjellė nga Troja.

Tempullin e Vestės nė Forum, i cili disa herė ėshtė djegur, pėr herė tė fundit e rindėrtoi perandori Septim Severi, (Nė vitin 1930 tempulli ėshtė meremetuar pjesėrisht nė gėrmadhat e zbuluara. I ashtuquajturi tempull i Vestės nė tregun e dikurshėm tė kafshėve pranė urės sė Palatinit nuk e mban kėtė emėr me tė drejtė; kėshtu ėshtė quajtur pėr arsye se me planimetrinė e vet tė rrumbullakėt pėrkujtonte temipullin e Vestės nė Forum. Tempulli ėshtė i shek. para e. s., por nuk dihet se cilit prej zotėrave antikė i ėshtė dedikuar.

Ky tempull, sė bashku me tempullin e afėrt, tė ashtuquajturės Fortunes Virilis, nė fillim i kushtuar Portunit, zotit tė limaneve, ėshtė njėri prej tempujve antikė mė tė ruajtur nė Romė.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi