Njerėzit qė kanė parashikuar ngjarjet historike mijėra vjet mė parė

Shko poshtė

Njerėzit qė kanė parashikuar ngjarjet historike mijėra vjet mė parė

Mesazh  Siroco prej 18.01.13 21:02

Njerėzit qė kanė parashikuar ngjarjet historike mijėra vjet mė parė



URSULA SOUTHIEL (1488-1561)

Njė pjesė e mirė e jetės sė Ursula Southiel, njohur mė mirė me emrin “Nėna Shipton”, ėshtė e mbuluar nga misteri. Legjenda thotė se ka shumė gjėra tė pazakonshme nė zėnien dhe lindjen e saj. Lindur nė korrik 1488, thuhej se kishte qenė jashtėzakonisht e shėmtuar. Nė shkollė kishte qenė e shkėlqyer, por pamja e shėmtuar dhe talljet dhe fyerjet e shokėve bėnė qė ajo ta braktisė shkollėn.

Pasi u martua me njė marangoz tė quajtur Tobia Shipton, ajo u vendos nė Skipton pranė Jorkut. Shumė shpejt ajo do tė bėhej e famshme me parashikimet e saja qė pėrmbusheshin me njė saktėsi tė ēuditshme.

Parashikimet e realizuara tė Ursula Southiel

1. Ajo parashikoi me saktėsi pushtimin nė 1513 tė Francės nga Mbreti Henri VIII i Anglisė.

2. Ursula parashikoi me saktėsi zjarrin e madh tė Londrės nė 1666 dhe shkatėrrimet e mėdha qė shkaktoi.

3. Nėna Shipton parashikoi me saktėsi rėnien e Kardinalit tė fuqishėm Tomas Volsey, shok i ngushtė i Mbretit Henri VIII. Ajo parashikoi me saktėsi edhe dėshtimin e planeve tė Kardinalit pėr t’u arratisur pėr nė qytetin e Jorkut. Volsi u arrestua gjatė rrugės pėr nė Jork.

4. Ajo profetizoi me saktėsi thyerjen nga britanikėt tė armatės spanjolle.

LOUIS HAMON (1866-1936)

1. Hamon parashikoi me saktėsi se politikani konservator britanik, Artur Xheims Balfur, do tė bėhej kryeministėr i Britanisė. Ai u bė nga 1902 deri 1905.

2. Luis Hamon parashikoi me saktėsi shkatėrrimin e nacionalistit irlandez Ēarls Stjuart Parnel pėr shkak tė njė romance dashurie. Kėshtu ndodhi me ekzaktėsi.

3. Nė 1900, shahu i atėhershėm i Iranit e shpėrbleu Hamonin pėr shkak se ky i fundit i shpėtoi jetėn. Hamon i kishte thėnė tė kishte kujdes se donin ta vrisnin dhe Shahu shpėtoi se mori masat e duhura.

4. Hamon i parashikoi me saktėsi dramaturgut Oskar Uajld se ky i fundit do tė shkatėrrohej shoqėrisht dhe profesionalisht nė qoftė se nuk hiqte dorė nga njė aspekt i papranueshėm i jetės sė tij. Duket se Oskar Uajld nuk e mori parasysh kėtė kėshillė, sepse shtatė vjet mė vonė Uajld u dėnua dhe u burgos pėr homoseksualizėm.

5. Nė qershor 1911, Hamon paralajmėroi autorin anglez Uilliam Stead se do tė vdiste nė qoftė se do tė udhėtonte me ujė brenda vitit qė vinte. Stead nuk ia vuri veshin dhe u mbyt mė 14 prill 1912 sė bashku me Titanikun.

6. Hamon parashikoi me saktėsi se Presidenti Amerikan Grover Cleveland nuk do tė zgjidhej pėr tė tretėn herė siē mendonte vet Presidenti.

7. Nė 1894, Hamon profetizoi me saktėsi se Lord Horacio Kitchener i Britanisė do tė arrinte kulmin e karrierės sė tij nė 1914, por e paralajmėroi qė tė mos i hipte asnjė anijeje kur tė mbushte 66 vjeē. Lord Kitchener u bė Sekretar i Luftės nė 1914, por ai u mbyt nė moshėn 66 vjeē kur, duke injoruar parashikimin e Hamonit, hipi nė njė anije lufte britanike e cila ndeshi nė njė minė gjermane.

8. Nė 1904, ndėrsa ishte nė Rusi me ftesė tė Car Nikollės II, Hamon takoi profetin dhe hipnotizuesin autodidakt, Grigori Rasputin, i cili e kishte inat miqėsinė e Hamonit me Carin. Hamoni parashikoi me saktėsi se Rasputini do tė vritej nga anėtarė tė aristokracisė ruse. Vrasja e Rasputinit ndodhi 11 vjet mė vonė ashtu siē e kishte pėrshkruar Hamon.

9. Louis Hamon parashikoi me saktėsi rėnien e Car Nikollės II, familjes sė tij dhe fisnikėrisė ruse.

ZHAN DIKSON

Zhan Dikson, astrologia e famshme amerikane ka lindur mė 1918 nga prindėr qė kishin emigruar nė Amerikė nga Gjermania. Nė Kaliforni, njė fallxhore cigane i tha Zhanit se ajo dispononte fuqi psikike.

Zhan ėshtė njė katolike e zjarrtė dhe beson se fuqitė e saj psikike janė njė dhuratė nga Zoti. Zhan Dikson ka bėrė shumė parashikime, shumė nga tė cilat janė realizuar (ndonėse shumė tė tjera nuk janė realizuar).


Parashikimet e realizuara tė Zhan Dikson

1. Ajo parashikoi me saktėsi jo vetėm zgjedhjen e Kenedit si President i SHBA, por edhe vrasjen e tij. Thuhet se ajo ėshtė pėrpjekur disa herė pėr tė paralajmėruar Presidentin pėr vrasjen.

2. Zhan Dikson ka parashikuar me saktėsi vrasjen e udhėheqėsit tė tė drejtave civile amerikane Martin Luter King dhe tė udhėheqėsit indian, Mahatma Gandi, si edhe vrasjen e senatorit amerikan Robert Kenedi.

3. Ajo parashikoi me saktėsi datat kur do tė vdisnin Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB Dag Hamarskjold dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Foster Dulles.

HOMER LEA (1876-1912)

Lindur nė Cripple Creek, Kolorado, SHBA, Homer Lea vuajti qysh foshnjė prej njė defekti nė shtyllėn kurrizore qė nė moshėn 12 vjeē e bėri tė ishte njė kurrizo. Megjithėse ishte kurrizo dhe vetėm njė metėr e gjysmė i gjatė, Homer ėndėrronte tė shkonte ushtar. Pėrpjekjet e shqetėsuara tė tė atit pėr t’ia ftohur idenė e karrierės ushtarake dėshtuan.

Ndėrsa studionte nė njė kolegj, Homer mėsoi gjuhėn kineze nga njė kuzhinier kinez qė ai njohu atje. Homer iu vu studimeve tė strategjisė ushtarake pėr tė cilėn kishte prirje tė mėdha. Mė vonė, ndėrsa studionte nė Universitetin Stanford, Homer u pėrfshi nė njė organizatė kineze qė po komplotonte rrėzimin e qeverisė sė atėhershme kineze me mjete ushtarake. Kaq shumė u pėrfshi nė politikėn kineze sa qė ai mė vonė u bashkua me lėvizjen e Dr. Sun Jat Senit, qėllimi i tė cilit ishte tė “ēlironte Kinėn ushtarakisht”.

Homer u bė mik me Sun Jat Senin dhe ky i fundit e zgjodhi atė Shef tė Shtabit. Homer e ndoqi Sun Jat Senin dhe revolucionarėt e tij deri nė Kinė ku aktiviteti i tij ushtarak ēoi nė rrezikun real tė arrestimit dhe ekzekutimit tė tij. I ndjekur nga autoritetet kineze, Homer ia mbathi pėr nė Amerikė nė 1901 ku vazhdoi tė mbėshteste revolucionarėt kinezė dhe nisi tė shkruajė librin e tij tė parė.


Nė librin e tij tė quajtur “Vlera e Injorancės”, ai bėri parashikimet e mėposhtme, tė cilat dolėn qė tė gjitha:

1. SHBA dhe Japonia do tė bėjnė luftė me njėra-tjetrėn.

2. Nė atė luftė, Japonia do tė sulmonte fillimisht Filipinet dhe pastaj do tė bėnte njė sulm tė befasishėm mbi Havai duke i shkaktuar flotave amerikane humbje shumė tė mėdha. Tė gjithė e dinė se ē’dėme kolosale i solli amerikanėve sulmi djallėzor i japonezėve mbi Pėrl Harbėr vite mė vonė.

3. Gjermania do ta humbiste Luftėn i Botėrore.

Homer Lea shkroi mė vonė njė libėr tė dytė profetik tė cilin e quajti “Dita e Saksonit”. Nė kėtė libėr ai parashikoi me saktėsi rėnien e perandorisė britanike.

Nė librin e tij “Vėrshimi i Sllavėve” (qė ai kishte planifikuar ta botonte shumė mė pėrpara se tė vdiste mė 1 nėntor 1912) Homer bėri kėto parashikime:

1. SHBA dhe Anglia do tė pėrballen me rrezikun e fuqisė ushtarake ruse.

2. Rusia do tė pushtojnė Afganistanin dhe do tė shtyhen mė nė jug drejt Indisė dhe Persisė (Iranit). Homer Lea besonte se interesave tė SHBA-sė i shėrbehej mė mirė nėse forca e saj ushtarake do tė ishte e madhe. Fjalėt e tij tė fundit pėrpara se tė vdiste ishin: “Mbroni Amerikėn!”
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi