Asgjė mė hyjnore se jeta nuk ka!

Shko poshtė

Asgjė mė hyjnore se jeta nuk ka!

Mesazh  Anon prej 14.01.13 12:59

“Po patė njėherė dritėn e synimit tuaj,
tė Vėrtetėn e Amshuar, ajo do t’ju udhėzojė siē
fanar i detit udhėzon lundrėn kah bregu i errėsuar.”

-Krishnamurti

1
Jeto tėrėsisht, jeto bujshėm, dhe ashtu ēdo
ēast yti do tė jetė i artė dhe e tėrė jeta jote do
tė bėhet vargan ēastesh tė arta.
Personi qė jeton kėshtu kurrė edhe nuk
vdes, sepse ka fituar prekjen magjike: Ēfarėdo
qė ai prekė nė ar shndėrrohet.
2
E vetmja pėrgjegjėsi e vėrtetė ėshtė ajo qė
buron nga mundėsitė e tua individuale,
inteligjenca jote, vetėdija jote – dhe vepron nė
harmoni me to.
3
Duke ardhur nė botė ti nuk ke lindur si
pemė, por ke lindur vetėm si farė. Prandaj
duhet tė rritesh gjithnjė deri nė atė pikė ku ke
pėr tė lulėzuar dhe ai lulėzim do tė jetė pėrmbushja jote, kuptimi yt.
Ky lulėzim nuk ka asnjė lidhje me pushtetin, me paranė, me politikėn. Ai ka lidhje vetėm me ty; ai ėshtė pėrparimi yt individual.
Prandaj, bėju kremtja e vetvetes!
4
Gjakimi pėr utopi nė esencė ėshtė gjakimi
pėr harmoni, si te individi, ashtu edhe te
bashkėsia. Harmonia kurrė nuk ka ekzistuar,
gjithmonė ka ekzistuar vetėm kaosi.
Shoqėria pandėrprerė ėshtė e ndarė nė kultura tė ndryshme, religjione tė ndryshme,
kombe tė ndryshme – dhe tė gjitha ato dallime
bazohen mbi mashtrimet.
Por kėto dallime tregojnė se njeriu ėshtė i
ndarė pėrbrenda vetes. Ato janė projeksione tė
konflikteve tė tij tė brendshme personale.
Njeriu nuk ėshtė unik pėrbrenda vetes dhe kjo
ėshtė arsyeja pse nuk mund tė krijojė
bashkėsi unike, njerėzim unik nė botėn e
jashtme.
Shkaku nuk ndodhet jashtė. Jashtėsia
ėshtė vetėm shprehje e brendėsisė sė njeriut.
5
Askush nuk i kushton vėmendje tė
mjaftueshme individit. Dhe kjo ėshtė shkaktari themelor i tė gjitha
problemeve.
Por pėr atė se individi duket aq i imėt,
kurse shoqėria aq e madhe, njerėzit mendojnė
se, po e ndryshuan bashkėsinė, atėherė edhe
individi do tė ndryshohet.
Por kjo ėshtė marrėzi – sepse “shoqėria”
ėshtė vetėm fjalė; nė realitet ekziston vetėm
individi, shoqėria nuk ekziston. Atė qė quajmė
“shoqėri” ėshtė vetėm fjalė pa substancė dhe
aty nuk ka se ēfarė tė ndryshohet. Ti mund ta
ndryshosh vetėm individin, more sado i imėt tė
duket ai. Dhe kėshtu pėrnjėherė do ta kuptosh
shkencėn me tė cilėn ndryshon njeriu – ajo
vepron nė ēdo individ, more kudo qoftė ai.
Po ndjej se do tė vijė dita kur do tė jetojmė
nė shoqėrinė harmonike, dhe ajo do tė jetė mė
e mirė se tė gjitha idetė tė cilat utopia i ka krijuar gjatė mija viteve.
Dhe atėherė realiteti do tė jetė shumė mė i
bukur.
6
Shoqėria ėshtė e rregulluar ashtu qė t’i
pengojė njeriut tė mendojė ndonjėherė mbi
mundėsitė e veta personale. Dhe e tėrė vuajtja
rrjedh prej asaj se njeriu nuk bėhet ai qė vėrtet
ėshtė. Ti vetėm ji ai qė je dhe atėherė nuk do

tė ketė vuajtje, as vrazhdėsi, as parehati lidhur me atė se a janė tė tjerėt mė tė mirė se ti
apo jo.
Nėse do qė bari tė jetė mė i gjelbėr, nuk
ėshtė e nevojshme qė ta shikosh nga ana tjetėr
e rrethojės; bėj qė bari tė jetė mė i gjelbėr nga
ana jote e rrethojės. Kjo vėrtet ėshtė e thjeshtė
tė bėhet.
Njeriu vetėm duhet tė jetė i rrėnjosur nė
mundėsitė e veta personale, more ēfarėdo qofshin ato. Dhe ēdo gjė atėherė do tė jetė mė e
bukur, sado qė kjo tė duket e pabesueshme.
7
Ti kurrė nuk je krejtėsisht i kėnaqur me atė
qė je, as me atė qė ta ofron realiteti, dhe
shkaku i kėsaj je i parehatuar. Kishe pėr tė
qenė mė i kėnaqur me vetveten po ta kuptoje
natyrėn tėnde tė vėrtetė. Kjo ėshtė arsyeja pse
nuk mund t’i zhvillosh tė gjitha mundėsitė e
tua.
Ti po provon tė jesh ai qė tė tjerėt po kėrkojnė prej teje, por kjo nuk mundet me tė
kėnaqė. Duke qenė se kjo ėshtė kėshtu, ėshtė
e logjikshme tė thuash: “Duhet tė ekzistojė
diēka mė shuamė se krejt kjo”. Mandej nisesh
tutje dhe vėshtron botėn rreth vetes.
Por ēfarė sheh? Sheh se njerėzit kryesisht
po shfaqen me maskat nė fytyrė tė cilat
qeshin, duke u dukur bajagi tė lumtura, kurse
tė gjithė nė tė vėrtetė shtirėn se janė dikush
tjetėr. Ti gjithashtu shfaqesh me maskėn
tėnde dhe ata mendojnė se je mė i lumtur se
ata; ti, megjithatė, mendon se ata janė mė tė
lumtur se ti. Bari duket mė i gjelbėr nė anėn
tjetėr tė rrethojės. Tė tjerėt shohin luadhin
tėnd dhe ai iu duket mė i gjelbėr se i tyri. Ai
vėrtet duket mė i gjelbėr, mė i bukur, mė i
mirė. Por kjo ėshtė vetėm iluzion tė cilin e krijon distanca.
Kur ofrohesh mė pranė, ti atėherė vėren se
ajo nuk ėshtė ashtu siē ėshtė dukur. Por
njerėzit qėndrojnė nė distancė nga njėri-tjetri.
Madje edhe miqtė e dashnorėt qėndrojnė nė
distancė; afėrsia sė tepėrmi e madhe do tė
ishte e rrezikshme, se gjėrat do tė shiheshin
ashtu siē janė.
Ti atėherė do tė vije re se gabimisht je i orientuar qė nga lindja dhe se krejt ajo qė deri
tash ke bėrė nė tė vėrtetė ėshtė e mjerė.
Prandaj sheh njerėzit qė kanė plot para dhe
mendon se paratė sigurisht ofrojnė lumturi. I
shikon ata njerėz dhe tė bėhet se vėrtetė janė
tė lumtur. Pastaj lėshohesh nė garėn pėr para.
Dikush tė duket mė i shėndetshėm se ti – dhe
ti atėherė vrapon pas shėndetit. Kurdo qė
dikush tjetėr tė duket se ėshtė mė i suk-sesshėm se ti – ti e imiton. Por ata janė gjithnjė vetėm tė tjerė, por jo ti.
8
Ta jetosh atė do tė thotė tė kesh sens pėr
humor, tė kesh kualitet tė pamatshėm tė
dashurisė, tė kesh gėzim.
Unė jam absolutisht kundėr ēdo qėndrimi
jetėsor negativ; madje edhe zotnderimi mund
tė jetė qėndrim jetėsor negativ. Pėr tė ndėrtuar qėndrim jetėsor pozitiv duhet patjetėr tė
kesh gėzim, sens pėr humor, dashuri dhe
respekt – tė gjitha sė bashku.
Zotnderimi i vetėm i vėrtetė ėshtė nderimi i
jetės, sepse asgjė mė hyjnore se vetė jeta nuk ka.
9
Njeriu ėshtė i lindur me thesar tė madh
shpirtėror, por ai gjithashtu ėshtė i lindur
edhe me trashėgimi tė plotė animale.
Megjithatė, ndonjėherė na shkon pėr dore qė
ta heqim anash trashėgiminė animale dhe tė
krijojmė hapėsirė qė thesari shpirtėror tė vijė
nė vetėdijen tonė dhe atėherė ta ndajmė me tė
tjerėt. Kjo po ashtu ėshtė njė nga kualitetet e
ēdo thesari: Sa mė shumė e ndan, aq mė tepėr
e ke.10
Shumė probleme tonat ekzistojnė shkaku
se kurrė nuk merremi me to, shkaku se kurrė
me sytė tanė nuk i vėshtrojmė ashtu siē vėrtet
janė.
11
Jepjau jetėn gjėrave tė bukura. Mos ua jep
jetėn gjėrave tė shėmtuara. Ti nuk ke shumė
kohė, shumė energji pėr t’i derdhur. Jetė aq e
pakėt, burim aq i pakėt energjie – thjesht
ėshtė marrėzi t’i derdhėsh nė vuajtje, pikėllim,
urrejtje, xhelozi.
Pėrdori pėr dashuri, pėr vepra kreative, pėr
miqėsi, pėr meditim. Bėj diēka me energjinė
tėnde tė tė ngrisė nė nivel mė tė lartė. Dhe sa
mė lart qė ke pėr t’u ngjitur, burimet e tua tė
energjisė do tė jenė mė tė mėdha.
Ēdo gjė ėshtė nė duart e tua.
12
Asnjė njeri nuk ėshtė ujdhesė. Kėtė duhet
mbajtur mend si njė nga tė vėrtetat themelore
tė jetės. Unė e theksoj kėtė sepse ekziston prirja qė kjo e vėrtetė tė harrohet.
Tė gjithė ne jemi pjesė e njė force jetėsore –pjesė e njė ekzistence oqeanike. Thėnė esencialisht, po qe se tė gjithė ne, thellė nė rrėnjėt
tona, jemi NJĖ, mundėsia pėr dashuri do tė
ekzistojė. Po qe se nuk jemi, mundėsia pėr
dashuri nuk do tė ekzistojė.
13
Njeriu akoma posedon shumė instinkte
shtazore, siē ėshtė hidhėrimi, urrejtja,
xhelozia, posesiviteti, dinakėria. Krejt kjo
ėshtė thellėsisht e rrėnjosur nė ndėrdijen e tij
dhe duhet gjithsesi tė jetė e mėnjanuar.
E tėrė puna e alkimisė shpirtėrore merret
me kėtė se si tė shkėputemi me tė kaluarėn
animale.
Nėse nuk shkėputet me tė kaluarėn animale, njeriu do tė mbetet nė dysh i ndarė. E
kaluara animale dhe humanizmi njerėzor nuk
mund tė ekzistojnė sė bashku – shkaku se
humanizmi ėshtė kualitet plotėsisht i kundėrt
me animalitetin. Prandaj, ēfarėdo qė njeriu
bėn kthehet nė hipokrizi.
Kur nė pyetje janė trajtat formale tė sjelljes,
njeriu ndjek idealin e humanitetit – dashurinė,
tė vėrtetėn, lirinė, shpirtmadhėsinė, pėrdėllimin. Por, edhe pėrkundėr kėsaj, ai mbetet vetėm
gėnjeshtar i pabindur, dhe bisha e fshehur nė
tė mund tė shfaqet nė ēdo moment; ēfarėdoincidenti mund ta provokojė. Por, pa marrė
parasysh se a shfaqet bisha apo jo, vetėdija mė
e thellė ėshtė e ndarė.
Vetėdija kėshtu e pėrēarė prodhon ankthin
dhe pyetjen: si individi mund ta krijojė harmoninė me tėrėsinė?
E njėjta pyetje vlen edhe pėr bashkėsinė: si
mund ta ndėrtojmė shoqėrinė harmonike – nė
tė cilėn nuk do tė ketė luftė, nuk do tė ketė
konflikt, nuk do tė ketė klasa, e as ndasi nė
raca, kasta, religjione, kombe?
Nė vend se tė mendojmė mbi revolucionin
dhe transformimin e shoqėrisė, domethėnė tė
strukturave tė saj, do tė duhej mė shumė tė
mendonim mbi meditimin dhe transformimin
e individit.
Kjo ėshtė mėnyra e vetme e mundshme qė,
njė ditė, t’i eliminojmė gjithė ndasitė nė
shoqėri. Por sė pari duhet tė eliminohen ndasitė nė individin – atėherė edhe ndasitė nė
shoqėri do tė zhduken vetvetiu.
14
Nuk ekziston kurrfarė kutie me etiketėn nė
tė cilėn do tė shkruante “E VĖRTETA”, e tė
cilėn ti njė ditė do tė mund ta gjeje, ta shihje
pėrmbajtjen e saj dhe tė thoshe: “Super, e
gjeta tė vėrtetėn!”
1Jo, kuti e tillė vėrtet nuk ekziston.
15
Ėshtė e qartė arsyeja se pėrse njerėzit
flasin mbi tė vėrtetėn, e mbesin tė jetojnė nė
botėn e gėnjeshtrės. Nė zemrat e tyre ekziston
gjakimi i sinqertė pėr tė vėrtetėn; ata turpėrohen para vetvetes shkaku se nuk jetojnė nė tė
vėrtetėn, por vetėm flasin mbi tė. Por ato janė
vetėm fjalė. Tė jetosh nė pėrputhje me tė
vėrtetėn ėshtė sė tepėrmi rrezik dhe ata i frikohen rrezikut.
E njėjta vlen edhe kur liria ėshtė nė pyetje. Ēdo njeri e do tė lirinė – sė paku flet shumė
pėr tė – por askush realisht nuk ėshtė i lirė.
Dhe askush vėrtet nuk dėshiron tė jetė i lirė,
sepse liria bart me vete pėrgjegjėsi; ajo nuk
vjen vetėm. Nga ana tjetėr, tė jesh i varur
ėshtė e thjeshtė; atėherė pėrgjegjėsia nuk
ėshtė tek ti, ajo ėshtė nė personin prej tė cilit
je i varur.
Kėshtu njerėzit krijojnė mėnyrė skizofrenike tė jetės. Ata flasin mbi tė vėrtetėn,
flasin mbi lirinė – kurse jetojnė nė gėnjeshtra,
jetojnė nė robėri... nė trajta tė ndryshme tė
robėrisė, pasi qė cilado trajtė e robėrisė ėshtė
liri nga ndonjė pėrgjegjėsi.
Njeriu i cili me tė vėrtetė dėshiron tė jetė ilirė merr mbi vete pėrgjegjėsi tė madhe. Ai nuk
mund ta hedhė pėrgjegjėsinė e vet nė askėnd
tjetėr. Ēfarėdo qė tė bėjė, sido qė tė jetė, ai
ėshtė pėrgjegjės.
16
Njeriu vėrtet jo i dhunshėm ėshtė ai i cili
nuk vret askėnd dhe nuk e lėndon askėnd,
sepse ai ėshtė kundėr vrasjeve dhe kundėr
lėndimeve. Por, po qe se dikush do tė provojė
ta lėndojė atė, ai edhe atėherė do tė jetė
kundėr lėndimit. Po qe se dikush do tė provojė ta vrasė, ai do tė jetė kundėr vrasjes: ai kėtė
nuk do tė mund ta lejojė.
Ai kurrė nuk do tė shkaktojė kurrfarė
dhune, por po qe se dhuna do tė shkaktohet
kundėr tij, ai atėherė do tė luftojė me dhėmbė
e me thonj. Vetėm ashtu njerėzit jo tė dhunshėm mund tė mbeten tė pavarur; nė tė
kundėrtėn ata do tė jenė robėr, dhe skamnorė,
dhe viktima tė pėrhershme plaēkitėsish.
17
Qė tė jesh i pavarur ofroji vetes krejt atė qė
ėshtė e nevojshme pėr t’u ndjerė i pėrmbushur, krejt atė qė ėshtė e nevojshme qė jeta
jote tė jetė e kuptimshme, qė tė jetė me
domethėnie. Pikėrisht ajo qė do tė jeshautonom dhe do tė zhvillohesh nė harmoni me
natyrėn tėnde, ka pėr tė sjellė pėrmbushjen e
fatit tėnd.
18
Ji nė ndryshim dhe pėrparim tė pėrhershėm. Kurrė mos pusho sė ndryshuari dhe
kurrė mos pusho qė tė jesh i
paparashikueshėm: vetėm atėherė jeta jote
mund tė jetė gėzim.
Nė atė ēast qė bėhesh i parashikueshėm,
do tė jesh makinė.
Makina ėshtė e parashikueshme. Ajo ka
qenė e njėjta dje, e njėjta ėshtė sot dhe e njėjta do tė jetė nesėr. Ajo ėshtė e
pandryshueshme. Epėrsia e vetme njerėzore
mbi makinėn qėndron nė atė se mund tė
ndryshohet nė ēdo moment.
Atė qitė qė do tė pushosh sė ndryshuari, nė
njė mėnyrė subtile do tė jesh i vdekur.
19
Vėrė nė rrezik tė gjitha. Ji kumarxhi!
Rreziko tė gjitha, se ēasti tjetėr nuk ėshtė i
sigurt. Pse atėherė tė brengosesh? Pse tė
mėrzitesh?
Jeto rrezikshėm, jeto dehurish. Jeto pafrikė, jeto pa fajėsi. Jeto pa frikė nga ferri dhe
pa gjakim pėr parajsėn.
Vetėm JETO!
20
Ēdo gabim ėshtė rast pėr tė mėsuar. Vetėm
mos pėrsėrit tė njėjtat gabime gjithnjė nga fillimi – ajo veēse ėshtė kokėtrashėsi. Por bėj sa
mė shumė qė tė mundesh gabime tė reja – mos
iu frikėso kėsaj – kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė
tė mėsosh.
21
Religjioziteti thjesht do tė thotė shtytje pėr
tė pėrparuar, shtytje qė nxit farėn tė shprehet
gjer nė mundėsitė e veta ekstreme; qė tė
shpėrthejė nė mijėra lule dhe ta lirojė aromėn
e cila ka qenė nė tė. Ajo aromė – ėshtė
religjioziteti.
22
Ēdo njeri ėshtė aq fatkeq saqė, njė ēast,
provon tė gjejė ndonjė arsye me tė cilėn do t’ia
arsyetonte vetes se pėrse ėshtė fatkeq.
Shoqėria na ofron strategji tė mirė pėr kėtė:
GjykiminNatyrshėm, ti sė pari e gjykon vetveten lidhur me ēdo gjė. As njeri nuk ėshtė i pėrsosur,
dhe asnjė njeri asnjėherė nuk do tė jetė i pėrsosur – sepse pėrsosmėria nuk ekziston –
gjykimi i tillė ėshtė gjithnjė i mundur. Ti je i
papėrsosur dhe ekzistojnė situata nė tė cilat
tregohet papėrsosmėria jote. Pėr kėtė arsye je
i hidhėruar. I hidhėruar je nė veten dhe i hidhėruar je nė gjithė botėn. Shtron pyetjen: pse
unė nuk jam i pėrsosur? Atėherė njė ide tė bie
ndėr mend - qė papėrsosmėrinė ta gjesh tek tė
gjithė njerėzit.
E atėherė dėshiron ta hapėsh zemrėn tėnde
– kjo ėshtė e natyrshme, sepse gjithnjė derisa
nuk hap zemrėn tėnde, nė jetėn tėnde nuk ka
pėr tė hyrė gėzimi, jeta jote do tė jetė gati se e
vdekur. Por ti nuk mund ta bėsh kėtė menjėherė. Mė parė duhet patjetėr tė heqėsh gjithė
mashtrimet e tua qė nė rrėnjė.
Gjėja e parė nė kėtė rrugė ėshtė qė tė
pushosh sė gjykuari vetveten. Hidhe gjykimin,
fillo ta pranosh vetveten me tė gjitha papėrsosmėritė e tua, me tė gjitha gabimet, me tė gjitha
manitė dhe dobėsitė. Mos kėrko nga vetvetja
qė tė jesh i pėrsosur. Ajo thjesht ėshtė kėrkim
i diēkahi tė pamundur, prandaj ndjehesh i
frustruar.
Ndėrkaq, ti para sė gjithash je qenie njerė-
zore.Vetėm vėshtroji shtazėt, vėshtroji zogjtė;
asnjė prej tyre nuk ėshtė e brengosur, asnjė
nuk ėshtė e mėrzitur, asnjė e frustruar. Vallė,
a ke parė ndonjėherė buall qė tė ketė fėrshėllyer nga zemėrimi? Ai me tė njėjtėn kėnaqėsi tė
pėrsosur do ta hajė barin e njėjtė pėr ēdo ditė.
Ai sikur tė ishte i pėrndritur! Tek ai nuk ka
tendosje, por vetėm harmoni tė pėrsosur me
natyrėn, me vetveten, me ēdo gjė qė ekziston.
Buajt nuk krijojnė parti tė cilat do ta revolucionarizonin botėn, e cila do t’i transformonte buajt nė super-buaj, e cila do t’i bėnte
ata religjiozė, tė moralshėm. Dhe asnjė shtazė
nuk u jep rėndėsi ideve tė njeriut.
Pėrkundrazi, ato do tė duhej tė qeshin me
tė:
“Ēfarė po ndodh me ty? Pėrse nuk mund tė
jesh vetėm ai qė je? Pse duhet tė jesh diēka
tjetėr?”
Prandaj, mė e rėndėsishmja prej tė gjithave
ėshtė – ta pranosh vetveten plotėsisht ashtu
siē je.
24
Mos e gjyko sensualitetin.
Ai ka qenė i gjykuar nga e gjithė botadhe prej atij gjykimi energjia e cila ka
mundur tė lulėzojė nga sensualiteti, ėshtė
kthyer nė perversion, xhelozi, hidhėrim,
urrejtje – nė mėnyrė jetese e cila ėshtė e
thatė, pa lėng.
Sensualiteti ėshtė njė nga gjėrat mė tė
ēmuara tė njerėzimit. Ai ėshtė ndjesia jote. Ai
ėshtė vetėdijshmėria jote. Ai ėshtė vetėdijshmėria jote qė rrjedh nėpėr ty.
25
Qė nga kohėt mė tė lashta prindėrit ruajnė
idenė se fėmijėt janė pronė e tyre dhe se duhet
tė jenė vetėm kopja besnike e tyre. Kopja nuk
ėshtė gjė dhe aq e bukur dhe ekzistenca nuk
beson nė kopjen – ajo i gėzohet vetėm origjinalit.
Ti duhet t’u ndihmosh fėmijėve tė tu tė
rriten tė pavarur. Duhet t’u ndihmosh qė mos
me tė imituar. Kjo ėshtė detyra e vėrtetė e
prindėrve – t’u ndihmojnė fėmijėve tė tyre qė tė
mos rrėshqasin nė imitim. Fėmijėt janė
imitues natyrorė dhe kė ata do tė imitonin
nėse jo prindėrit e tyre, pasi qė kėta janė
njerėzit mė tė afėrm nė rrethin e tyre.
Gjithnjė deri sot prindėrit pėr sė tepėrmi
janė kėnaqur me atė qė fėmijėt po u ngjajnė
atyre me sjellje. Babai ėshtė ndjerė krenar qėdjali aq shumė po i ngjan. Dhe ashtu e ka
shpėrdoruar jetėn e djalit; babait tė tillė djali
nuk i duhet, ai i mjafton vetvetes.
Shkaku i kėtij koncepti tė gabueshėm tė
krenarisė qė fėmijėt po na imitojnė, ne krijojnė
shoqėrinė e imititatorėve.
26
Dėgjueshmėrisė nuk i duhet inteligjenca.
Tė gjitha makinat janė tė dėgjueshme, kurrė
askush nuk ka dėgjuar pėr makinat e
padėgjueshme.
Dėgjueshmėria ėshtė e thjeshtė. Ajo nuk
ndez nė ty ēfarėdo qoftė ndjenje tė pėrgjegjė-
sisė. Ajo nuk kėrkon reaksion, veēse kėrkon qė
ti ta bėsh vetėm atė qė tė ėshtė thėnė.
Pėrgjegjėsia ėshtė groposur me ardhjen e rendit (shoqėror). Nė mėnyrėn e caktuar ti je tepėr
i lirė, sepse nuk mund tė jesh i gjykuar pėr
veprimet e tua.
27
Religjioziteti nuk ėshtė ajo nė ēfarė duhet
tė besosh, por ajo tė cilėn do tė duhej ta
jetosh, ajo qė do tė duhej shijuar... Mosbesimi
nė mendjen tėnde, veēse ėshtė lulėzim i tėrė
qenies sate.28
Mendja nuk mund e tė mos sjell gjykime
morale. Nėse ushtron dhunė mbi mendjen nė
kėtė kuptim, do ta bllokosh inteligjencėn dhe
atėherė mendja nuk do tė mund tė jetė e lirė.
Tė pėrmbajturit nga gjykimi moral nuk
ėshtė diēka qė ėshtė nė domenin e mendjes.
Vetėm njeriu qė arrin andej mendjes mund tė
jetė i lirė nga kjo; nė rastet tjera ajo qė shfaqet
nė mendjen tėnde ajo ėshtė fakt, qėndrim i
vlefshėm, ajo ėshtė shfaqje reale.
Ēfarėdo qėndrimi qė mendja cakton, ēfarė-
do vendimi qė sjellė do tė jetė i ndotur me
kushtėzimet e saj, me parabindjet e saj – kjo
nė tė vėrtetė ėshtė ajo qė e ndėrton gjykimin
moral.
Pėr shembull, e sheh njė hajn. Sheh se
diēka ka vjedhur – ajo ėshtė fakt qė nuk vihet
nė pyetje – dhe krijon gjykimin mbi atė se ai
gjithsesi ėshtė hajn, se hajnia ėshtė diēka e
keqe. Kur e emėrton ndonjė njeri hajn, mendja jote thotė: “Ke tė drejtė, gjykimi yt ėshtė i
vlefshėm”.
Por pėrse hajni pėrgjithėsisht ėshtė i keq?
Dhe ē’ėshtė e keqja? Pse ai ka qenė i shtrėnguar tė vjedhė? Ai moment i hajnisė ėshtė i
veēuar nga tė gjitha momentet tjera; nė bazė tė
njė momenti tė veēuar ti po krijon gjykiminmbi personalitetin e pėrgjithshėm. Po e quan
hajdut edhe pse ai posedon edhe shumė veti
tjera, dhe jo vetėm atė.
Ai mund tė jetė piktor i mirė, mund tė jetė
zdrukthėtar i mirė, kėngėtar i mirė, valltar i
mirė – nė tė vėrtetė, njė mijė e njė kualitete
mund ta stolisin atė njeri. Nė tėrėsinė e vet
njeriu ėshtė i madh, hajnia ėshtė vetėm njė
pjesėz e tij.
Nė bazė tė njė pjese tė ndarė, ti nuk mund
tė krijosh gjykim mbi tėrėsinė e personit. Ti
nuk e njeh atė person nė plotėninė e vet, por ti
gjithashtu nuk e njeh as atė veprim tė veēuar,
nėn ēfarė rrethanash ka ndodhur. Ndoshta nė
rrethana tė tilla vjedhja nuk ėshtė diēka e
keqe. Ndoshta edhe ti nė rrethana tė tilla kishe
pėr tė vjedhur. Shkaku se ēdo veprim ėshtė
produkt i rrethanave relative.
Po e shikove botėn rreth vetes, do tė
shohėsh se njerėzit ndodhen nė rrethana tė
llojllojshme, e gjithashtu edhe idetė e tyre mbi
tė mirėn dhe tė keqen, korrekten dhe jokorrekten.
Pėr tė parėn herė ti do tė jesh nė mundėsinė qė tė kuptosh se mendja jote ėshtė
gjithashtu vetėm pjesėz e rrethanave tė caktuara njerėzore. Ajo nuk reprezenton kurrfarė tė
vėrtete; ajo reprezenton vetėm rrethana tė caktuara. Dhe ēfarėdo tė pashė me mendje tė tillė, ajo
ėshtė vetėm gjykim moral.
29
Ekzistenca ėshtė njė, por manifestohet nė
miliona mėnyra. Esenca qė nė atė mėnyrė
manifestohet ėshtė e njėjta. Njė pe hyjnor
zgjatet nėpėr tė gjitha trajtat e krijimit.
30
Paraja ėshtė fenomen i ēuditshėm.
Nėse nuk ke para, ajo ėshtė gjė e thjeshtė –
nuk ke dhe pikė – aty probleme nuk ekzistojnė. Por nėse ke, atėherė me siguri problemet
ekzistojnė!
Njė nga problemet mė tė mėdha qė krijon
paraja ėshtė ai qė kurrė nuk di se a je i
dėshirueshėm ti apo ėshtė e dėshirueshme
paraja jote. Atėherė e ke vėshtirė ta paramendosh se dikush tė do ty e jo paranė tėnde.
Kurse jeta mund tė jetė aq e thjeshtė.
Ndėrkaq, ajo qė ka shkaktuar kėnaqėsinė e
madhe, si pėr shembull paraja, mundet pėrnjėherė tė kthehet nė vuajtje tė madhe. Por kjo
nuk ėshtė produkt i parasė, veē i mendjes.
Paraja ėshtė e dobishme, tė poseduarit e
parasė nuk duhet tė shkaktojė as ndjesimėkati, as ndjesi fajėsie.
31
Ja, njė mėnyrė sesi mendja e prodhon vuajtjen.
Ti ke para dhe kėnaqesh me to. Dhe kėshtu ndokush tė do, kėtė ti nuk e vė nė pyetje,
sepse ti atėherė atė person do ta vije nė situatė tejet tė pakėndshme; nėse ai thotė se tė do
ty, ti ende nuk do t’i besosh, e po qe se thotė
se e do paranė tėnde, atėherė romanca juaj nė
atė ēast ka pėrfunduar. Kurse thellė nė vete ti
dyshon se ai ėshtė me ty vetėm pėr atė se do
paranė tėnde – e jo ty.
Por nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė; ato para
janė tė tuat, pikėrisht siē ėshtė jotja hunda e
jote, siē janė tė tutė sytė e tu, siē janė tė tuat
flokėt e tua. Dhe ai person tė do nė tėrėsinė
tėnde. Paraja jote ėshtė gjithashtu pjesė jotja.
Mos e ndaj kėtė nga tė tjerat dhe nuk do tė
ketė probleme.
Provo ta jetosh jetėn sa mė thjesht dhe sa
mė me pak probleme – dhe do tė jetė krejt nė
rregull.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi