Djalli, Dreqi ose Shejtani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Djalli, Dreqi ose Shejtani

Mesazh  Neo prej 15.08.10 22:53

Kush eshte Djalli, Dreqi ose Shejtani?
(Pikepamje islamike - Neo)

Nisur nga kuptimi i saj leksikor, fjala "shejtan" emėrton qenien qė ėshtė pėrzėnė nga vendndodhja hyjnore, qė ėshtė larguar prej mėshirės hyjnore, qė tė gjitha mundėsitė qė ka pasur nė dorė, i ka kthyer kundėr vetes, qė ka humbur tek ka qenė fitues.

Nisur nga gjendja ku ndodhet, Shejtani ėshtė viktimė e njė rrethi vicioz pasi ėshtė larguar nė mėnyrė tė pakthyeshme nga dėgjimi dhe kuptimi i sė vėrtetės.

Nė fillim Shejtani ėshtė vetėgoditur me anė tė krenarisė dhe arrogancės. Duke e patur fjalėn pėr njeriun, ai ka thėnė: "Unė jam mė i dobishėm se ai!" Ky mendimi i parė djallėzor, kjo dialektikė ka pėrbėrė turin e parė tė rrethit tė mbyllur ku e ka futur veten ai duke i prerė lidhjet e duke i mbyllur rrugėdaljet.

Me kėtė ai ka hedhur hapin e parė nė vorbullėn vrasėse dhe i ka pėrlyer me baltėn e justifikimit tė gjitha mundėsitė e pendesės. Nė kėtė thėnie ka, si fillim, njė vetėpėlqim e, pastaj, njė arrogancė qė ka kapėrcyer brigjet e ėshtė derdhur jashtė.

Kur Shejtani bėri mėkat, edhe Hz. Ademi pati gabuar duke e zgjatur dorėn drejt asaj peme tė ndaluar. Por, me ta kuptuar se si qėndronte ēėshtja, pati rėnė nė gjunjė e pati thėnė: "Zoti ynė! Ne i bėm dėm vetes sonė. Po s'na fale, do tė jemi ndėr ata qė kanė humbur me tė tėra!" (Kur'ani, Araf: 23). Me tė hyrė nė mes falja, rrugėdalja qe hapur dhe profeti Adem pati shpėtuar.

Kurse Shejtani i doli nė mbrojtje vetvetes, egos sė tij, me justifikime djallėzore. Pėrballė qortimeve, ai nuk deshte tė pohonte tė metėn e vet dhe, duke thėnė "Unė jam mė i dobishėm se ai", u shkatėrrua. Dhe mė pas vendosi tė bėhej armiku kryesor i njerėzimit. Shihni vendosmėrinė e tij nė kėtė udhė: "Betohem nė madhėshtinė tėnde se tė gjithė njerėzit do t'i nxjerr nga udha!" (Kur'ani, Sad: 82).

Dhe nė njė vend tjetėr: "Do t'u dal majtas e djathtas, para e prapa e do tė shohėsh se si nuk do tė tė falenderojnė. Ashtu do tė jetojnė ata, gjithmonė mosmirėnjohės. Do tė hanė tė mirat e tua dhe do tė adhurojnė tjetėrkėnd. Do tė notojnė nė tė mira, por ty nuk do tė tė njohin!" (Kur'ani, Araf: 17).

Edhe nė shumė vende tė tjera Kur'ani tregon pėr grindjen e Shejtanit, pėr armiqėsinė ndaj njeriut dhe pėr revoltėn ndaj Zotit. Revolta e tij dha si rezultat dėbimin e tij nga ana e Zotit. Sapo qė Shejtani tha "Unė jam mė i dobishėm se ai","Zbrisni poshtė tė gjithė!", duke e lėnė atė tė vetėm.

Pretendimet e mėdha, nga njėra anė, dhe armiqėsia e pėrbetuar kundėr njerėzimit, nga ana tjetėr, e largoi krejtėsisht atė prej atmosferės konstruktive, zbutėse e lartėsuese tė Mėshirės. Mė pas iu dorėzua plotėsisht logjikės djallėzore dhe tha: "Betohem nė madhėshtinė tėnde se tė gjithė njerėzit do t'i nxjerr nga udha!" dhe zgjodhi pėr udhė atė tė gėnjeshtarit e tė mashtruesit.

Sa mė shumė qė gėnjeu, aq mė shumė u largua e sa mė shumė u largua, aq mė shumė iu shtua zemėrimi e urrejtja e kėshtu, fitoi njė natyrė tė dytė tė pėrbėrė nga intriga dhe mosmirėnjohja. Nė ēdo largim, tėrbohej edhe mė shumė e, duke e ndjerė mė shumė pėrzėnien, s'bėnte tjetėr veēse rrinte duke shprehur neverinė, urrejtjen dhe arrogancėn e vet.

Ngrihej tė polemizonte me Allahun, bėnte dialektikė e, kėshtu, largimi prej mėshirės sė Allahut e shtynte atė nė revoltė, e cila e largonte, pastaj, edhe mė. Dhe Shejtani, si viktima e rrethit vicioz ku qe mbyllur vetė, iu nėnshtrua dėnimit, vetėndėshkimit: zemra iu vulos. Kjo kishte kėtė kuptim: brenda nuk i mbeti gjė tjetėr veē mendimit tė keq, kurse tė gjitha fakultetet e mira, tė gjitha burimet dritėsore iu shuan e morėn fund. Zoti e urdhėroi:

Pėr ta kuptuar kėtė, domethėnė se si njeriu qė bie nė njė pozitė tė tillė, i humb tė gjitha vlerat e tij, po jap kėtė shembull. Njeriu ėshtė njė qenie shumė e pėrplotėsuar. Nė se i vlerėson dhe i vė nė punė dinamikat qė i janė dhuruar, mund tė kthehet e tė bėhet njė engjėll. E tani mendoni njė njeri shumė tė dhembshur e jashtėzakonisht tė pėrsosur nė namazin e tij, nė agjėrim, nė lutje, nė haxh, nė zeqat e nė marrėdhėniet me njerėzit.

Nė njė moment tė caktuar, kėtė njeri e kanė prekur nė nderin e vet, janė marrė me dinjitetin e tij, ndjeshmėria i ėshtė dėmtuar rėndė dhe, si njeri, kurrė nuk ėshtė marrė nė konsideratė. Ndėrkaq, ka arritur nė njė gjendje tė tillė sikur mbi sistemin e tij nervor janė ngarkuar male e, mė nė fund, njeriu nuk ka mundur tė durojė e ka plasur.

Atėherė nė kokėn e tij nuk ka mbetur gjė mė: as butėsi, as durim, as mirėkuptim, as falje. E nė se do ta trajtėsonit kėtė gjendje tė njeriut me atmosferėn tė pėrbėrė tėrėsisht prej neverisė dhe urrejtjes, s'do tė shihnit tek ai gjė tjetėr veē shkėndiave qė shpėrthejnė si prej xhehennemit. E, nė atė ēast, nė se do tė donit t'i jepnit ndonjė kėshillė, nuk do tė mund tė arrinit t'i jepnit tė kuptonte asgjė.

Ēdokush, nė jetėn e tij personale, ka parė e ka jetuar gjėra tė ngjashme me kėtė. Ja, pra, Shejtani ėshtė njė qenie qė nė ēdo sekondė tė jetės pėrjeton nė vetvete tė tillė urrejtje e neveri. Gjatė gjithė jetės e sa tė jetė gjallė, nuk do tė mendojė gjė tjetėr veē tė keqes. Eshtė nė njė gjendje tensioni tė lartė, por, natyrisht, jo njė tension i dobishėm, por djallėzor.

Nė kėtė gjendje ai mendon veēse pėr keq, sepse edhe nuk mundet tė gjejė rast pėr tė menduar mirė, pasi brenda ėshtė mbushur plot e pėrplot me tė kėqia. Prandaj ndodh qė, edhe nė se nė njė aspekt, e njeh Allahun, ai, ashtu si edhe besimtari i cili, megjithėse e njeh Allahun, gjatė zemėrimit e humb bonsensin dhe durimin, nuk mundet ta kujtojė Atė dhe nuk mundet tė shprehė besim. Sepse gjėrat e kėqia qė ka brenda, i bėhen pengesė.

Ka edhe shumė njerėz qė, ashtu si Shejtani, viktimė e njė rrethi vicioz, kanė rėnė viktimė e tė njėjtave gjėra. Edhe ata janė bėrė viktimė e tė tillave ndjenja dhe pasione tė kėqia dhe i janė nėnshtruar idhullit ego. Nė lidhje me kėtė dukuri, mund tė thuhet se askush nuk ėshtė i siguruar. E vetmja siguri e neve besimtarėve, ėshtė besimi dhe mbėshtetja jonė tek Zoti.

Djalli dhe funksioni i tij

Para se ta kundėrshtonte Zotin, djalli merrte pjesė sė bashku me engjėjt dhe bėnte punėn qė bėnin edhe ata. (Kehf, 18:50) Ndėrkaq, meqė nuk ishte si engjėjt e krijuar prej drite, nuk ndodhej nėn garanci. Siē ėshtė thėnė edhe mė parė, engjėjt nuk kundėrshtojnė, nuk ngrenė krye, por bėjnė atė qė u urdhėrohet. (Tahrim, 66:6)

Natyra vėrtetė e djallit, entiteti i vėrtetė i tij doli nė shesh pasi iu propozua t'i pėrulej njeriut tė parė, Ademit, pėr ē'shkak embrioni i mendjemadhėsisė dhe fara e revoltės tė pranishme nė qenien e tij, por tė pashfaqura gjer atėherė, plasėn dhe u zhvilluan me vrull.

Djalli tha duke iu drejtuar Zotit me mendjemadhėsi: "Unė jam epror ndaj tij sepse atė e krijove nga balta, kurse mua prej zjarri!" (Sa'd, 38:76) Sipas deklaratės sė ajetit kur'anor dhe, ashtu siē thotė edhe imam Shibliu, gjersa ngriti krye, djalli quhej Iblis, pastaj u quajt shejtan, djall, dhe iu dha mundėsia tė rronte gjer nė kiamet. Pas kėsaj, djalli iu betua Zotit kėshtu: "Do t'u futem njerėzve nga e djathta e nga e majta, nga para e nga prapa dhe do t'i prapėsoj!" (A'raf, 7:17)

Kėtu duam ta sqarojmė me pėrparėsi kėtė specifikė: Nė luftė, para se tė merret vendim pėr ta sulmuar armikun ose pėr t'u mbrojtur prej tij, nuk studiohen njė e nga njė tė gjithė individėt-ushtarė tė armikut, por pėrbėrja dhe fuqia ushtarake e reparteve dhe nėnreparteve, armatimi dhe rezervat luftarake, aftėsitė e manovrimit, epėrsia nė armatim, pozicioni ose pozicionet qė ka zėnė, etj.

Studimi dhe njohja e ngjyrės sė flokėve dhe syve tė oficerėve dhe ushtarėve, tipi i veshjeve dhe veēori tė tjera personale s'vlejnė pėr kurrgjė. Kėshtu qėndron puna edhe me xhindet.

Lidhur me kėtė ēėshtje, e rėndėsishme dhe themelore pėr ne ėshtė tė pėrcaktojmė rrugėt nga mund tė na afrohet djalli, mėnyrat dhe dredhitė e tij pėr tė na goditur nė besimin tonė qė ėshtė garancia e jetės sonė tė amshuar, dhe tė gjejmė rrugėzgjidhjet e duhura.

Cila ėshtė urtėsia e krijimit tė djallit dhe e lejimit tė tij pėr t'i prapėsuar njerėzit?


a) Po tė mos krijohej djalli, krijimi i njeriut s'do tė kishte asnjė kuptim. E para, Allahu ka shumė krijesa si engjėjt qė kurrė nuk bėjnė mėkat dhe qė nuk ndikohen pėr tė keq nga djalli. Ashtu siē ka krijuar ndryshe nga njeriu, bimėt dhe kafshėt, Allahu ka dėshiruar tė krijojė njerėzit si pasyra qė i pasqyrojnė artet hyjnore ndryshe nga engjėjt.

Ndėrkaq u ka kundėrvėnė njerėzve djallin dhe shpirtrat e kėqinj si elementė provokimi dhe nxitjeje dhe pretekst zhvillimi me qėllim pėr tė zhvilluar dhe nxjerrė nė shesh mundėsitė dhe aftėsitė qė pėrmbahen nė natyrėn dhe entitetin e njerėzve, qenien esenciale tė tyre. Djalli qė e reflekton jashtė mendjemadhėsinė dhe shtysėn e rebelimit, vepron nė mėnyrė tė vetėdijshme. Djalli ėshtė si njė maratonist kundėrshtar qė e ndjek njeriun nga pas.

Pėr tė arritur nė finish, pėr tė dalė fitues, pėr t'u shkėputur nga ky kundėrshtar i pėrjetshėm qė s'i ndahet, njeriut i duhet ta lėrė pas, tė jetė gjithmonė nė krye dhe shumė para tij. Po qe se njeriu nuk do tė kishte njė kundėrshtar dhe armik qė do tė mund tė bėhej pėr tė element provokimi dhe nxitjeje, njeriu kurrė nuk do ta bėnte kėtė garė serioze dhe t'i zhvillonte mundėsitė dhe aftėsivė e veta; mė saktė, njeriu nuk do tė gjente dot terrenin pėr t'i zhvilluar mundėsiė dhe aftėsitė tė cilat, mė nė fund, do tė atrofizoheshin sė bashku me njeriun.

Njeriu e ka arritur nivelin mė tė lartė njerėzor dhe pozitėn e njeriut tė pėrsosur me anė tė luftės kundėr kėtij armiku tė pėrjetshėm. Nė tė njėjtėn kohė, kur i ka munguar forca, dėshira dhe vullneti i duhur, njeriu e ka humbur kėtė garė duke rėnė nėn nivelin mė tė ulėt tė qenieve!

b) E keqja nuk qėndron te krijimi i djallit, por te ndjekja e tij dhe kryerja e tė keqes. Ashtu siē ndodh qė nė njė krim, si shkak i vėrtetė i krimit tregohen jo thika apo arma e zjarrit tė pėrdorura nė atė krim, por duart qė i pėrdorėn, pra, njeriu, nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe djalli ėshtė njė vegėl e pėrgjakur e pėrdorur nė aktet e kėqija apo kriminale tė kryera nga njeriu dhe fajtori i vėrtetė, dora e pėrgjakur qė e pėrdori atė vegėl.

Sigurisht, nuk ėshtė djalli shkaku i vėrtetė i pėrfundimeve tė kėqija tė arritura nga kryerja e disa akteve tė kėqija prej egos te njeriu dhe vullnetit tė hyrė nėn urdhrin e egos. Djalli dhe tė kėqijat janė nga njė shkak banal mė vete; shkaktari i vėrtetė ėshtė vullneti i njeriut. Njerėzit bėjnė tė kėqija jo se ėshtė djalli, por me anė tė vullneteve tė veta.

c) Njeriu ėshtė i prirur ta vlerėsojė ēdo gjė nė kuadrin e vet tė ngushtė dhe sipas rezultateve tė vogla qė ka nė dorė, kurse akti krijues i Zotit sheh kah rezultatet dhe dobitė e pėrgjithshme. Pėr shembull, po ta fusim dorėn nė zjarr, do tė na digjet; megjithė kėtė, a mund tė themi qė zjarri ėshtė krejt i dėmshėm? Zjarri ka njė sėrė vetish dhe cilėsish.

Jemi ne qė e bėjmė atė tė keq e tė dėmshėm apo tė mirė e tė dobishėm. Dhe, po t'i shohim rezultatet e pėrgjithshme tė pėrdorimit tė zjarrit, do tė arrijmė nė pėrfundimin se ai ėshtė shumė i dobishėm e i nevojshėm. E tillė ėshtė energjia elektrike. I tillė ėshtė shiu. I tillė ėshtė edhe djalli.

Duke u bėrė pjesė e dėshirave dhe vullnetit tė njeriut tė keq, djalli e shtyn atė pėr nė xhehennem, skėterrė. Kurse duke e nxitur vullnetin e njeriut tė mirė pėr t'u larguar prej tij, si vrapuesi qė pėrpiqet t'i shkėputet nė vrapim kundėrshtarit qė e ndjek nga pas, djalli bėhet shkaktar pėr lartėsimin moralo-shpirtėror tė njeriut tė mirė, pėr fitoren parajsore tė tij. Ky ėshtė funksioni i djallit.

d) A mund tė themi pėr zjarrin, rrymėn elektrike apo shiun, "mė mirė tė mos ishin" duke i konsideruar tė kėqinj vetėm duke parė disa rezultate negative tė pjesshme e jo rezultatet e tyre tė pėrgjithshme? Jo! Nė tė njėjtėn mėnyrė, s'mund tė themi se "pse u krijua djalli".

Ashtu siē ndodh qė, bie fjala, pėr njė gisht tė gangrenuar nuk e vrasim trupin e shėndoshė, por vetėm gishtin e vdekur e presim, po ashtu, nuk duhet tė kundėrshtojmė ekzistencėn e djallit qė na sjell dobi tė mėdha, pėr shkak tė njė sėrė gjėrash tė kėqija.

Meqė nė shėrbimin ushtarak apo nė luftė ka vrasje dhe vdekje, a mund tė themi qė tė mos shkojmė ushtar ose nė luftė? Si kjo, dėmet qė mund t'i shkaktojė besimit djalli duke ia zbukuruar tė keqen njeriut, janė apo s'janė njė me njė mijė nė raport me dobitė qė i sjell besimit profeti. "Si mund tė ndodhė" – do tė thoni. Nuk mund tė thuhet se "a nuk shkojnė nė xhehennem mijra njerėz nėn mashtrimin e djallit?"

Sepse cilėsia te besimtari ėshtė edhe mė e rėndėsishme se sasia te mohuesi, edhe mė me epėrsi. Kush ka mė shumė rėndėsi, jeta e njė njeriu, apo jeta e njė mijė insekteve? Ndėrsa nga njė mijė fara hurmaje, vetėm 11 arrijnė tė mbijnė dhe bėhen pemė, a ėshtė mė mirė tė kesh njė mijė fara, apo 11 pemė hurmaje?

Ē'ėshtė shenja e djallit?

Shenja e djallit ėshtė njė pikė e rėndėsishme nė zemrėn e njeriut, veēanėrisht besimtarit, ku djalli drejton topin, pushkėn, shigjetėn, ajo pikė e zemrės tė cilėn e merr nė shenjė djalli. Nė zemrėn e njeriut, veēanėrisht, tė besimtarit, ėshtė pika ku vijnė e mblidhen frymėzimet engjėllore, si dhe pika e djallit. Krejt si polet minus (-) dhe plus (+) tė njė baterie elektrike!

Ē'do tė thotė qė djalli i afrohet njeriut nė drejtime tė ndryshme pėr ta goditur?

Afrimi i djallit te njeriu nga anė tė ndryshme ka kuptimin e paralajmėrimit nė dimensione tė ndryshme tė njeriut ndaj tė kėqijave sipas situatave tė ndryshme ku ndodhet ai. Njeriu, i cili paraqet njė kuptim dhe pėrmbajtje shumėdimensionale, duke i zhvilluar dimensionet e veta, pavarėsisht dhe nė kundėrshtim me pėrmbajtjen lėndėsore tė tij, mund tė bėhet i denjė pėr xhennetin, parajsėn.

Nė antagonizėm me kėtė, djalli pėrqėndrohet pėr t'i vėnė nė punė dhe zhvilluar te njeriu cilėsitė lėndėsore jo vetėm pėr ta penguar lartėsimin e njeriut, por edhe pėr ta shmangur dhe kthyer pas.

Pa dyshim, po qe se secila prej disa mundėsive me tė cilat ėshtė pajisur njeriu pėr tė siguruar disa dobi dhe urtėsi, siē janė epshi, ndjenja e dhunės, agresiviteti, zemėrimi, furia, arsyeja, ambicja dhe kryeneēėsia, nuk zbuten ose nuk bėhen tė rregullueshme e tė kontrollueshme me anė tė besimit, mund tė vihen nė punė kundėr mekanizmit tė ndėrgjegjes dhe kėtė vėnie nė punė e bėn djalli.

Pėr shembull, pėr sa kohė qė njeriu tė mbetet nėn mekanizmin e egoizmit frymor (vetiak, sensual), do tė thotė se ndėrgjegjja, domethėnė mekanizma engjėllore, ėshtė dhe vazhdon tė jetė e shtypur sė bashku me tė gjitha vlerat dhe atributet e saj tė shquara.

Kurse, kur zhvillohet dhe del nė pah mekanizma engjėllore dhe engjėlloriteti, egoizmi frymor me tė gjithė mekanizmėn e vet hyn nėn urdhrin e ndėrgjegjes. Megjithėse djalli e gjen esencėn e njeriut, pėrdor kundėr tij vetėm mekanizmėn e egoizmit frymor.

Djalli nuk afrohet ose nuk mundet tė afrohet te mekanizma e ndėrgjegjes ose, siē mund tė shprehemi ndryshe, te pikat e shquara dhe jetike tė ndėrgjegjes sepse atje ka vullnet, vitalitet hyjnor dhe vetėdije. Po tė dijė njeriu ta pėrdorė vullnetin, djalli s'i afrohet dot; me flatrat e vetėdijes e tė vitalitetit hyjnor, ngjitet dhe qėndron nė qiejt e kulturės shpirtėrore pa ngecur nė pengesat djallėzore.

Prandaj, njeriu i kėtij brezi qė e ka zemrėn tė mbushur me Zotin, ia mbyll gjithmonė dyert djallit dhe duhet t'ia mbyllė. Atėherė, tė gjitha zhurmat, bubullimat dhe furtunat qė shkakton djalli, mbeten jashtė njeriut, kufizohen duke qarkulluar vetėm nė fushėn e vetė djallit!

Fushat djallėzore dhe engjėllore ndodhen, nė entitetin e njeriut, aq afėr njėra-tjetrės, saqė mund tė ndikohen gjithmonė nga njėra-tjetra. Pėr shembull, efektet radioaktive tė njė shpėrthimi nė anėn djallėzore e fusin nėn ndikimin e tyre edhe anėn engjėllore.

Siē e prekėm edhe mė lart, djalli pėrdor epshin dhe e shtyn me forcė njeriun nė sensualitet; ia pushton mendjen dhe ia rrokullis nė dhelpėri; po kėshtu, ia provokon ambicjen, zemėrimin, mendjemadhėsinė dhe pangopėsinė pėr kėtė botė. Ai kėrkon t'ua turbullojė botėt ndjesore dhe shpirtėrore njerėzve qė i fut nė rrjetė dhe t'i largojė nga vetvetja!

Por djalli nuk na sulmon vetėm duke na bėrė qė tė ndjejmė tė kėqijat e tij dhe tė bėjmė edhe vetė tė kėqija. Ashtu siē na erdhi nga e majta, na vjen edhe nga e djathta, nga para e nga pas. Vetė Kur'ani tregon pėr armiqėsinė e egėr tė djallit kundėr Allahut dhe pėr pohimet e tij tė paturpshme pėr mėnyrėn se si ka pėr t'ua marrė mendjen njerėzve pėr t'i shmangur nga rruga e drejtė. (A'raf, 7:17)

Djalli i del njeriut para dhe ia thyen shpresat pėr tė ardhmen, e bėn qė ta mohojė ringjalljen. Ai e bėn njeriun tė mendojė se "feja islame e mbaroi detyrėn e saj dhe s'ka pėr t'u ringjallur mė kurrė"! Ai hedh zi mbi zemra duke e treguar tė ardhmen tė errėt e kaotike.

Djalli i del njeriut nga pas dhe ia pret lidhjet me tė shkuarėn, me dritėn profetike duke e bėrė tė mendojė se "kohėt ndryshuan, kurse ato gjėra mbetėn pas". Ai i bėn njeriun ta shajė tė shkuarėn e vet dhe t'i mohojė rrėnjėt e veta, ta mohojė prejardhjen e vet.

Nė kėtė mėnyrė, duke na i mbyllur tė gjitha dritaret dhe kalimet pėr nė tė shkuarėn e pėr nė tė ardhmen dhe pasi na i kėput tė gjitha lidhjet me tė djeshmen e tė nesėrmen, na ofron neve njė mėnyrė tė menduari me pėrmbajtje plot helm dhe njė filozofi jete me stoli tė rreme: "E kaluara dhe e ardhmja janė pėrrallė, s'ke pėr tė ardhur mė nė kėtė botė, prandaj mos u merr me atė qė iku se s'kthehet mė, por shih ta shijosh jetėn e jo ta shkatėrrosh kot..."

Djalli i vjen njeriut nga e majta dhe e tėrheq nė rrjedha tė njohura e tė hapura tė mėkatit. Veprimtaritė e kolonės sė pestė janė veprimtari qė i bėjnė ndihmėsit e djallit, tė cilėt i rekruton ai duke u ardhur nga e majta. Tė gjitha rrugėt e haramit (akteve dhe veprimtarive joligjitime, tė ndaluara, tė pabekuara e tė dėnueshme), tė pėrhapura gjerėsisht nė ditėt e sotme, janė rezultat dhe pėrfundim i goditjes ssė njeriut nga djalli nga ana e majtė. Por nuk duam tė bėjmė kėtu njė pėrshkrim tė shėmtuar duke i pėrmendur kėto njė e nga njė.

Njė formė dhe mėnyrė tjetėr e afrimit dhe e goditjes sė djallit ėshtė paraqitja e tij me figurėn e tė drejtės dhe tė vėrtetės duke ia treguar njeriut gjėrat e kėqija si tė mira dhe kjo ėshtė gjėja mė e rrezikshme pėr besimtarin.

Duke i shkuar nga e djathta besimtarit qė ua ka mbyllur derėn mėkateve e qė ėshtė dhėnė me gjithė shpirt pas adhurimit, djalli e bėn atė t'i pėlqejė vetja, t'ia dedikojė sukseset vetes, kurse tė metat, tė kėqijat dhe humbjet, tė tjerėve.

Kėshtu, djalli arrin ta bėjė atė tė shijojė humbjet mė tė hidhura sikur tė ishin suksese. Sigurisht, po qe se me ato qė bėjmė dhe tregojmė, synojmė tė na lavdėrojnė dhe ngrenė nė qiell tė tjerėt, do tė thotė se djalli na godet nga e djathta. Njė njeri i tillė, pastaj, nuk ka vlerė as kur bėn Qaben tavaf, as kur lufton nė radhėt e para!

Omer bin Abdylazizi i shkruan dikujt njė letėr monument shprehjeje. Pastaj, duke e dalluar se ka pėrdorur ca shprehje formale, tė zbukuruara e tėrheqėse, nga tė cilat e kupton se i ėshtė pėrkėdhelur egoja, e gris. Po qe se nė ego na vjen njė entuziazėm e njė gėzim si rrjedhojė e punėve, detyrave dhe shėrbimeve qė kemi bėrė e bėjmė, duhet tė mendojmė se nė kėtė mes mund tė jetė pėrzier djalli dhe, me kėtė mendim, t'i drejtohemi Zotit duke e pėrtėrirė fjalėn e dhėnė.

Ajo qė na duhet neve, ėshtė tė mos tregojmė konsideratė pėr gjėrat qė i pėlqejnė egos sonė. Gjėrat qė bėjmė, t'i bėjmė sepse i ka urdhėruar Zoti, kurse kėnaqėsitė qė i ka tė nevojshme akti, t'i lėmė pėr nė jetėn tjetėr.

Ēdo njeri ėshtė i detyruar t'i mendojė favoret e Zotit pėr tė dhe, nė ēfarėdo posti qė tė ndodhet, tė falėnderojė pėr faktin qė Zoti e ka bėrė tė merituar tė favoreve tė Tij. Ai do tė ēojė nė vend pėrgjegjėsinė ndaj Zotit dhe detyrėn pėr ta falenderuar Atė, kurse Zoti, si rrjedhojė imediate tė mėshirės sė Tij tė gjerė, do t'u japė njė thellėsi tė veēantė favoreve sipas qėllimit dhe sinqeritetit tė njeriut.

Veē kėtyre, nė kuptim tė pėrgjithshėm, mund tė mendoni edhe kėtė: djalli vjen nga e djathta dhe i tregon ēėshtjet e mėdha, si tė vogla, kurse tė voglat, si tė mėdha. Nė ēdo komė mund tė hasni njė njeri tė tillė: ėshtė musliman, haxhi dhe njė nga ndjekėsit e rregullt tė xhamisė. Allahu mos e ndaftė nga adhurimi! Mirėpo nė shtėpi ka fėmijė qė s'falin namaz.

Ndėrkaq, nuk i plas zemra pėr kėtė, por pėr gjėra tė vogla, pėr tė cilat grindet vazhdimisht nė xhami! Rrugėt janė plot me tė rinj tė mjerė, mes tė cilėve janė edhe djali, vajza apo nipi i tij, mirėpo ec e shih se, nė vend qė t'i mendojė kėto e tė dėshpėrohet, nė vend qė tė kėrkojė zgjidhje pėr kėto, ngrihet dhe grindet pėr tė meta ose mangėsi tė vogla.

Njerėz si ky nuk i lėnė t'u shpėtojnė pa ia bėrė tė vdekurit tė shtatat, tė dyzetat, gjashtė muajt dhe motmotin dhe ju zėnė me top po s'i bėtė edhe ju kėto dhe ceremoni si kėto.

Nė shtėpitė e tyre, nė vendin mė tė zgjedhur ėshtė njė Kur'an qė askush nga pjesėtarėt e asaj familjeje s'e di se ē'thotė!

Ja, pra, situata si kėto janė "kroshé nga e djathta", mė tė rėnda se goditjet e djallit nga e djathta!

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi