Kush eshte djalli - shejtani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kush eshte djalli - shejtani

Mesazh  Neo prej 15.08.10 22:42

Kush ėshtė djalli – shejtani
(Pikepamje islamike - Neo)

Gjithnjė sillet vėrdallė nėpėr kokat tona kush ėshtė djalli – shejtani? Akoma pa i gjetur pėrgjigje kėsaj pyetje... djalli ėshtė sekret pėr ne, i pa dukshėm, ai na sheh neve, e ne nuk e shohim atė.

Ai ēuēuritė nė veshėt tanė, na krijon njė vesvese – hipokondri pa e ditur ne se ku ėshtė ai.... ēka vepron etj. Andaj, edhe mė tutje ngelė pyetja: Kush ėshtė djalli?

Allahu i plotfuqishėm nga mėshira e Tij ndaj neve na mėsoi se kush ėshtė djalli – shejtani, cila ėshtė ngjarja e armiqėsisė ndaj njeriut dhe si u lind dhe zhvillua ajo armiqėsi. Ai na mėsoi si tė ballafaqohemi dhe tė ngadhėnjejmė ndaj tij dhe ndaj ēdo force tjetėr qė ėshtė e fshehtė apo e dukshme nė univers.

Allahu i Madhėrishėm na ka urdhėruar qė tė kėrkojmė ndihmė dhe mbrojtje prej Tij, sepse Allahu xh.sh. ėshtė Mbizotėrues mbi tė gjitha krijesat e Tij, besimtar dhe jobesimtar, nga ata qė i nėnshtrohen Allahut apo ata qė bėjnė mėkate, ata qė kanė tė alternativėn e zgjedhjes apo janė pa alternativė zgjedhjeje. Tė gjitha krijesat janė tė nėnshtruara ndaj Allahut xh.sh., andaj nuk ka ndonjė krijesė nė univers qė mund tė dalė nga mbikėqyrja e Allahut xh.sh apo dėshira e Tij. Allahu xh.sh. nė Kur’anin famėlartė thotė:

“Ai ėshtė mbizotėrues ndaj robėrve tė Tij. Ai hollėsisht di punėt e Tij dhe tė robėrve tė Vet.” El En’am:18

Nuk ka krijesė nė univers qė mund tė dalė jashtė dėshirės sė Allahut nė veprim, por krijesat qė posedojnė alternativėn e zgjedhjes nė veprim apo mos veprim, kanė mundėsi qė tė dalin jashtė dėshirės ligjėsuese apo metodologjisė nė ēėshtjen vepro apo mos vepro.

Mirėpo edhe kėto qė dalin nga ky sistem, sėrish dalin me alternativėn e zgjedhjes qė ua ka dhėnė Allahu xh.sh., sepse po tė donte Ai, do ti krijonte tė gjitha krijesat tė adhurojnė dhe veprojnė me imponim, pa tė drejtė zgjedhjeje dhe do ti kishte nėnshtrua ndaj ligjeve tė tij pa dėshirėn e tyre, mirėpo Allahu xh.sh. deshi qė krijesat e Tij tė jenė ashtu si janė. Nė kontekst tė kėsaj gjejmė fjalėt e vėrteta tė Allahut xh.sh. tė shprehura nė Kur’an ku thuhet:

“A mos do ta mbysėsh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bėhen besimtarė?! Sikur tė duam Ne, do tė zbritnim njė argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e nė qafat e tyre do t’i rrinin pėrulur atij.” (Esh-shura:3-4)

Ky ajet kur’anor ėshtė kėshillė pėr tė dėrguarin e Allahut s.a.v.s. i cili ishte i dėshpėruar dhe i shqetėsuar nė veten e tij pėr shkak se disa njerėz refuzonin besimin, sepse i dėrguari i Allahut s.a.v.s. e dinte mirė pėr ndėshkimin qė do ti presė ata ditėn e ringjalljes- kiametit. Andaj, meqė ai ishte mėshirė pėr tė gjitha botėt, ishte thellė i interesuar qė ti shpėtojė tė gjithė nga ndėshkimi dhe dėnimi qė i pretė pabesimtarėt ditėn e gjykimit.

Allahu xh.sh. e informon tė dėrguarin e Tij se ata njerėz nėse janė larguar nga dėshira e Allahut nė ēėshtjet legjislative, qė Allahu xh.sh ua dėshiroj besimin dhe ndjekjen e metodologjisė islame, ata nuk kanė mundėsi tė dalin jashtė dėshirės sė Allahut nė ēėshtjet e veprimit, sepse po tė dėshironte Allahu xh.sh. tė gjithėve do t’ua impononte nėnshtrimin, mirėpo dėshira e Allahut ishte qė ata tė kenė tė drejtėn e alternativės – zgjedhjes, qė tė besojnė apo mos besojnė, ti nėnshtrohen apo tė bėjnė mėkat.

Andaj ua dha tė drejtėn e zgjedhjes qė tė veprojnė apo mos veprojnė. Kjo e drejtė e zgjedhjes buron nga dėshira e Allahut, sepse po tė mos ishte ajo dėshirė ata nuk do tė kishin mundėsi tė zgjedhin nė veprim. Pra e tėrė kjo nėnkupton se nuk ka krijesė nė univers qė mund tė dalė jashtė dėshirės sė Allahut xh.sh.

Cilėsia e djallit

Para se tė themi diēka rreth kėsaj nė fillim patjetėr na duhet tė bėjmė dallimin mes cilėsisė djall dhe vet djallit. Nocioni djall – shejtan, si cilėsi universale nėnkupton ēdo gjė qė e largon njeriun nga nėnshtrimi ndaj Allahut xh.sh. dhe nga e vėrteta. Ēdo gjė qė e nxitė nė rebelim –mėkat dhe tenton qė njeriun te hedhė nė tė keqe, secili prej tyre ėshtė djalli.

Duhet ditur se ekzistojnė djaj- shejtanė nga xhinėt dhe nga njerėzit, e qė tė dy kėto i bashkon cilėsia e njėjtė ashtu si i bashkon qėllimi i njėjtė qė ėshtė zgjerimi i rebelimit – mėkatit dhe ērregullimeve nė rruzullin tokėsorė. Djajtė nga xhinėt janė mėkatarėt nga xhinėt qė nuk kanė pranuar tė vėrtetėn – islamin dhe ftojnė nė kufr, e edhe djajtė nga njerėzit kryejnė tė njėjtin rol.

Pra, shprehja shejtan nė kėtė rast ėshtė cilėsi pėr njė rol tė caktuar, e nuk ėshtė personifikim i ndonjė personi apo emri, andaj ēdokush qė fton nė mosbesim dhe idhujtari e rebelim – mėkat, ai ėshtė djall.

Iblisi ėshtė djall nga Xhinėt i cili gėzonte autoritet tė lartė saqė thuhet se jetonte me melekėt. Iblisi ėshtė krijesė prej krijesave tė Allahut xh.sh. por ndryshon nga melekėt (engjėjt) sepse bli ka lirinė e zgjedhjes nė veprim apo mos veprim.

Ai nuk ka mundėsi tė rebelohet nė ēėshtjet e Allahut edhe pse posedon tė drejtėn e zgjedhjes, porse ka mundėsi tė rebelohet nė ato ēėshtje qė ka tė drejtė zgjedhje. Pra ai ka mundėsi tė mos nėnshtrohet urdhrave tė Allahut, dhe pėr kėtė arsye doli nga mėshira e Allahut dhe u mallkua.

Njerėzit kanė biseduar gjerė e gjatė pėr mėkatin e Iblisit. Disa thonė, si mund ta ketė dėnuar Allahu xh.sh Iblisin pėr shkak se ai refuzoi ti bėjė sexhde dikujt tjetėr pėrveē Allahut ?! Allahu e urdhėroi qė ai ti pėrulet, ti bėjė sexhde Ademit, e ai refuzoi ti bėjė sexhde dikj tjetėr jashtė Allahut xh.sh.

Ata qė e shpikėn dhe propagandojnė kėtė shprehje dhe ide janė ateistėt dhe aleatėt e tyre. Ne u pėrgjigjemi atyre duke u thėnė, Ata nuk e kanė tė qartė kuptimin e vėrtetė tė ibadetit – adhurimit. Ibadeti ėshtė nėnshtrimi i krijesės urdhrave tė Krijuesit tė tij.

Andaj, kur Allahu xh.sh. na urdhėron neve tė falim namazin pesė herė nė ditė, kjo nėnkupton nėnshtrueshmėri, adhurim dhe iradet ndaj Allahut xh.sh.. Ngjashėm ėshtė edhe ēėshtja e zeqatat, agjėrimit haxhit si dhe ēdo urdhėr i Allahut xh.sh. qė ka urdhėruar tė veprohet ėshtė adhurim dhe nėnshtrueshmėri.

Ne nuk i polemizojmė Allahut xh.sh. porse i nėnshtrohemi urdhrit tė Tij, ne nuk themi pse tė falim pesė kohėa namaz e tė mos i falim katėr apo tri, ose pse tė falim katėr rekat e jo mė shumė ose mė pak etj, porse ne i nėnshtrohemi urdhrit tė Tij edhe atėherė kur nuk dimė urtėsinė (hikmetin) apo shkakun e atij veprimi, sepse motivi nė adhurime ėshtė se ai buron nga Allahu xh.sh. .


Pra ne kemi pėr obligim tė verifikojmė dhe tė bindemi se urdhri ėshtė nga Allahu xh.sh., e kur tė verifikojmė dhe tė bindemi, atėherė menjėherė kalojmė nė zbatim pa koment, sepse motivi pėr zbatim ėshtė urdhri nga Allahu xh.sh..

Roli i mendjes sė njeriut ėshtė tė vėrtetojė dhe tė bindet se ky univers ka krijues qė e ka krijuar, dhe se i njėjti Krijues ėshtė qė na krijoi edhe neve. Ai ka krijuar sistemin me njė precizitet tė lartė, dhe kėtė univers tė mbushur pėrplot me mrekulli qė dėshmon se tėrė kjo nuk mund tė krijohet pa njė Krijues Madhėshtor.

Nėse arrijmė deri te kjo konkluzė, atėherė kėtu ėshtė fillimi i besimit.... mirėpo mendjet tona janė tė kufizuara, saqė nėse kanė arritur deri te kjo linjė, nuk kanė mundėsi tė tejkalojnė kėtė pikė. Mendja e njeriut pash. Nuk mund ta dijė se kush ėshtė ky Krijues madhėshtor, si e ka emrin, ēka dėshiron nga ne dhe pse na ka krijuar.

Pėr kėtė arsye pėr ti dhėnė pėrgjigje kėtyre enigmave vjen nė shprehje roli i tė dėrguarve pėr ti plotėsuar gjėrat. Allahu dėrgoi tė dėrguar me shpallje dhe tė pėrforcuar me mrekulli nga qielli qė rrėnojnė ligjet e fizikės- universit. Kėta tė dėrguar i informojnė njerėzit se Allahu xh.sh. ėshtė Ai i cili krijoi universin, Ai ėshtė i cili krijoi kėtė univers nė shėrbim tė njeriut bile edhe fuqitė e mėdha siē ėshtė dielli psh, detrat, yjet etj. Tė gjitha kėto janė tė krijuara nė shėrbim tė njeriut.

Dielli lindė pėr ēdo mėngjes dhe nuk ka mundėsi tė gabojė apo bėjė mėkat, ose tė thotė, sot nuk dua tė lindė, detet avullojnė ujin qė Allah e zbret nga qielli pėrmes shiut, e edhe ato nuk kanė bėrė ndonjė mėkat ndonjė ditė qė tė thonė; Uji ėshtė i imi, sot nuk e avulloj, nuk e zbrazė, pra deti nuk ka mundėsi tė pengojė qė tė avullohet uji.

Atėherė roli i tė dėrguarve ishte tė na informojnė se Allahu e ka Krijuar tėrė kėtė ekzistencė nė shėrbimin e njeriut, e Ai kėrkon nga ne qė vetėm ta adhurojmė dhe tė veprojmė sipas asaj qė na urdhėron Ai. Pejgamberėt deri te ne kanė bartur metodologjinė e adhurimit ndaj Allahut xh.sh. e Allahu ata i pėrforcoi me mrekulli qė ishin mbi fuqinė dhe mundėsinė e njeriut.

Qėllimi i kėtyre mrekullive qė ne tė bindemi se ata vėrtetė janė tė dėrguarit e Allahut xh.sh. dhe t’ua presė rrugėn gėnjeshtarėve apo djajve qė pretendojnė se edhe ata janė tė dėrguar dhe bartin shpallje me vete.

Pra, nėse kemi arritur tė kuptojmė se ēka dėshiron Allahu xh.sh. nga ne, atėherė ne kemi pėr obligim tė nėnshtrohemi dhe tė adhurojmė. Pra kemi pėr obligim dėgjueshmėri dhe nėnshtrim pa polenizim, sepse motivi i nėnshtrimit dhe adhurimit ėshtė thjesht se urdhri vjen nga Allahu xh.sh.. Ai me diturin e Tij tė pa kufizuar dinė atė qė ne nuk e dimė, pastaj Ai me urtėsinė e tij e din ku ėshtė e mira dhe interesi i jonė, sepse ne me mangėsinė tonė ndoshta bėjmė keq duke menduar se po bėjmė mirė.

Allahu xh.sh. me tė gjitha cilėsitė e Tij ėshtė absolut. Nėse njeriu dėshiron tė polemizoj, ėshtė krejt e natyrshme tė polemizoj me rivalin e tij, me atė qė ėshtė i barabartė me te nė dituri, psh mjeku kur duhet tė polemizoj polemizon me njė mjek si ai, inxhinieri polemizon inxhinierin. Mjeku nuk bėnė polemikė nė lėmin e medicinės me zdrukthėtarin etj.

Pra nėse duhet patjetėr polemizuar dhe dėshirojmė qė polemika tė jetė e frytshme, duhet qė patjetėr polemika tė bėhet mes dy subjekteve tė barabartė nė dituri. Atėherė cili nga ne ėshtė i barabartė me diturinė e Allahut xh.sh qė tė polemizoj me te pėr ēėshtjet qė na ka urdhėruar ose tė polemizojmė nė ndonjė dije prej dijeve tė shumta. Pra pėr kėtė lexo ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh. thotė:

“Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės.” (el-Ahzab:36)

Po ashtu ajetin tjetėr ku Allahu xh.sh. thotė:

“I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij, dhe thanė: “Iu pėrgjigjėm thirrjes dhe respektuam urdhėrin. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė.” (el-Bekare : 285)

M.M. Sha’ravi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi