Miti i Unit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Miti i Unit

Mesazh  Xhemajl prej 12.01.13 20:41

Miti i Unit

Nėse jemi tė ndershėm me vetveten, besoj se problemi mė tėrheqės qė mund tė shtrojmė ėshtė: “Kush jam unė?”.

Ēfarė kemi parasysh dhe ēfarė ndjejmė kur themi fjalėn “Unė”? Nuk besoj se mund tė ketė njė perceptim mė joshės se ky, kaq i pakapshėm dhe i fshehtė. Ajo qė je nė brendėsi tė qėnies tėnde i shpėton vėzhgimit, nė tė njejtėn mėnyrė siē nuk mund ta shohėsh veten drejtpėrdrejt nė sy pa ndihmėn e pasqyrės. Ja pse egziston gjithmonė njė element i thellė misteri nė pyetjen: “Kush jemi ne?”. Kjo pyetje mė ka tėrhequr pėr shumė vite.

Kam pyetur shumė persona: “Ēfarė ke parasysh me fjalėn ‘unė’?”. Kam vėnė re se egziston njė farė marrėveshje rreth kėsaj pėrgjigjeje, mbi tė gjitha mes njerėzve qė u pėrkasin qytetėrimit perėndimor: Simbas pėrkufizimit tim, kemi njė konceptim tė vetvetes si “uni i ndėrfutur brėnda lėkurės”. Ėshtė e ēuditshme mėnyra sesi e pėrdorim fjalėn “unė”. Nė njė bisedė tė zakonshme, ne nuk themi: “Unė jam njė trup”. Nė fakt themi: ”Unė kam njė trup”.

Nuk deklarojmė: “Unė e bėj tė rrahė zemrėn time”, nė tė njejtėn mėnyrė siē themi: “Unė ec, unė mendoj, unė flas”. Ndjejmė se zemra rreh vetė e nuk ka tė bėjė fare me unin. Me fjalė tė tjera, nuk e konsiderojmė unin- vetvete si tė pėrputhshėm me organizmin tonė fizik. Pjesa mė e madhe e perėndimorėve e kupton unin brėnda kokės, diku mes syve e veshėve, teksa e tėrė pjesa tjetėr e jona rri e varur nga kjo pikė referimi. Nė kultura tė tjera nuk ėshtė kėshtu.

Kur njė japonez apo kinez duan tė lokalizojnė qendrėn e vetes, i pari e quan kokoro dhe i dyti e quan shin: zemėr-mendje. Disa persona e vendosin unin e tyre nė strukturėn diellore (formacion anatomik nė formė rrjete), por nė pėrgjithėsi e pėrfytyrojmė mbrapa syve e diku mes veshėve.

A thua se nė brendėsi tė zonės sė epėrme tė kafkės tė ishte njė lloj qendre qė i ngjan shtabit tė pėrgjithshėm tė Aereonautikės nė Denver, ku funksionarėt ulen nė mjedise tė gjera, tė rrethuar nga ekrane, radarė e gjithfarė ekranesh, dhe kontrollojnė lėvizjet e avionėve nė tėrė botėn.

Nė tė njejtėn mėnyrė ne e konceptojmė veten tonė si njė person i vogėl nė brendėsi tė kokės sonė, qė mban kufje dėgjimi pėr tė marrė mesazhet nga veshėt, qė ka njė televizor pėrpara vetes pėr tė marrė mesazhet nga sytė, e qė ėshtė i mbushur nė trup plot me elektroda tė ēdolloj tipi tė cilat dėrgojnė mesazhe nga duart e kėshtu me radhė. Ky person gjendet mbas njė paneli tė mbushur me pulsantė kuadrantė, etj, e nė kėtė mėnyrė, arrin pak a shumė ta kontrollojė trupin.

Gjithsesi nė tėrė mėnyrėn tonė tė tė menduarit ėshtė ideja se jemi njė shpirt, njė lloj esence shpirtėrore e burgosur brėnda trupit. Pėr rrjedhojė ndjejmė nevojėn e tė pėrballurit me realitetin, e tė pėrballurit me ngjarjet. Le tė themi se kemi ardhur nė kėtė botė dhe jemi rritur me ndjesinė e tė qėnit njė ishull vetėdijeje i mbyllur nė njė thes lėkure. Jashtė shohim njė realitet qė na ėshtė thellėsisht i huaj, nė kuptimin se ajo qė ėshtė jashtė “meje” nuk ėshtė unė.

Ky fakt krijon njė ndjesi themelore armiqėsie dhe tėhuajėsimi mes nesh e sė ashtuquajturės botė e jashtme. Pra vijojmė tė flasim pėr pushtimin e natyrės, pushtimin e hapėsirės, dhe e shohim veten tonė si tė rreshtuar nė njė betejė pėr t’iu kundėrvėnė gjithēkaje qė pėrfaqėson atė qė ėshtė e ndryshme prej nesh.

Ėshtė absolutisht absurde tė themi se kemi hyrė nė kėtė botė. Nuk ėshtė kėshtu: nė tė vėrtetė ne kemi dalė! Ēfarė ju thotė mendja se jini? Japim njė shembull: supozoni se bota ėshtė njė pemė. Mos jeni njė gjethe nga degėt e saj, apo njė turmė zogjsh qė kanė ardhur prej diku pėr t’u vendosur mbi njė pemė tė vjetėr e tė tharė? Ēdo gjė qė njohim mbi organizmat e gjallė, nga pikėpamja shkencore, na tregon se ne “rritemi jashtė” kėsaj bote, secili prej nesh e ajo qė mund tė pėrkufizohet njė simptomė e gjendjes sė universit nė terėsinė e saj. Gjithsesi, ky mendim nuk bėn pjesė nė tė kuptuarėt tonė tė zakonshėm.

Pėr shumė shekuj njeriu perendimor ka qenė nėn ndikimin e dy miteve tė mėdha. Kur pėrdor termin ‘mit’ nuk synoj tė them detyrimisht ‘fallso’. Fjala mit pėrfton njė ide tė madhe nė hapėsirėn e sė cilės njeriu mundohet tė zbulojė domethėnien e botės; mund tė jetė njė koncept, ose njė imazh. I pari i kėtyre dy imazheve qė e kanė ndikuar thellėsisht Perėndimin e konceprin e botės si ‘prodhim’, pak a shumė si vazoja e bėrė nga poēari.

E, nė fakt, nė Librin e Gjenezės ėshtė ideja qė nė origjinė njeriu ishte njė figurė prej dheu e prodhuar nga Zoti, i Cili fryu pėrmbi tė duke i dhėnė jetė. Tėrė mendimi i Perėndimit ėshtė thellėsisht i ndikuar nga ideja qė ēdo gjė (ēdo ngjarje, ēdo qėnie njerėzore, ēdo mal, ēdo yll, ēdo lule, ēdo karkalec, ēdo krimb) ėshtė nga natyra njė ‘prodhim’: ėshtė fabrikuar. Kėsisoj ėshtė e natyrshme qė njė fėmijė perėndimor ta pyesė tė ėmėn: “Si kam lindur unė?”. Nė tė kundėrt, kjo do tė ishte njė pyetje anormale pėr njė fėmijė kinez, sepse kinezėt nuk besojnė qė natyra ėshtė njė bashkėsi objektesh tė fabrikuara.

Gjithsesi, mbas tėrė procesit tonė tė mendimit perendimor ėshtė ideja se bota ėshtė ndėrtuar prej gjėrash tė bashkuara nga njė arkitekt qiellor, njė zdrukthėtar, njė artist qė, pikėrisht ngaqė e ka krijuar, e di edhe sesi ėshtė bėrė. Kur isha i vogėl i bėja nėnės sime shumė pyetje, tė cilave e gjora nuk ishte nė gjendje t’u pėrgjigjej.

Atėherė zhytej nė dėshpėrim, e mė thoshte: “I dashuri im, ka gjėra qė nuk na ėshtė dhėnė t’i njohim”. E unė kėmbėngulja: “Por a do ta gjejmė ndonjė ditė pėrgjigjen?”. “Po,” mė sqaronte ajo, “kur tė vdesim e tė shkojmė nė qiell, gjithēka do tė na bėhet e qartė.” Kėshtu, isha i bindur se gjatė mbasditeve me shi, nė parajsė, do tė uleshim pėrreth Fronit tė Mėshirės e do mund ta pyesim Zotin: “Atėherė, na sqaro mė nė fund pėrse e ke krijuar botėn nė kėtė mėnyrė, e si ke mundur ta bėsh kėtė tjetrėn”, dhe Ai do tė sqaronte e do na e bėnte tė kuptueshme gjithēka.

Ēdo pyetje do tė kishte njė pėrgjigje, sepse e kemi mėsuar nga teologjia popullore se, Zoti ėshtė mėndja e madhe e gjithėdijshme. Nėse do ta pyesje Zotin pėr lartėsinė e saktė tė Mount Whitney, deri nė milimetrin e fundit, Ai natyrisht do ta dinte dhe do tė na e thoshte. Do mund t’i drejtoni ēdolloj pyetjeje, sepse Ai ėshtė Enciklopedia Britanike kozmike.

Gjithsesi, ky imazh i veēantė (ose mit) ėshtė bėrė tepėr i rėnduar pėr njeriun perėndimor: ėshtė ndrydhėse pėr ty, tė mendosh se dihet gjithēka pėr ty dhe se je pėrjetėsisht i vėzhguar nga njė gjykatės pafundėsisht i drejtė. Kam njė mike, njė katolike tė konvertuar, shumė tė ndriēuar: nė banjon e shtėpisė sė saj ka njė tub qė lidh ujėlėshuesin me rezervuarin e banjos, e ku ėshtė njė pikturė e vogėl e vėnė nė kornizė qė paraqet njė sy.

Poshtė, me gėrma gotike ėshtė shkruar: “Zoti tė shikon”. Ky sy ėshtė gjithandej dhe sheh, sheh, sheh, duke tė gjykuar, e ti nuk ndjehesh asnjė ēast me tė vėrtetė vetėm. Zotėria plak ėshtė duke ju vėzhguar dhe duke mbajtur shėnime nė librin e tij tė zi: njė koncept i tillė ėshtė bėrė i padurueshėm pėr Perėndimin. Na ėshtė dashur tė ēlirohemi. Kėshtu, nė vend tė tij kemi zhvilluar njė tjetėr mit: atė tė universit pastėrtish mekanik.

Ky mit ėshtė krijuar nė fund tė shek. XVIII dhe ėshtė bėrė gjithnjė e mė nė modė gjatė shekullit XIX dhe nė pjesėn e mirė tė shek. XX, duke pėrfunduar nė ditėt e sotme si diēka e zakonshme. Sot pak persona besojnė me tė vėrtetė nė njė Zot tė stilit tė vjetėr. Thonė se besojnė, por edhe nėse shpresonin me tė vėrtetė se egziston njė Zot, nuk kanė realisht besim nė Tė. Dėshirojnė me ankth qė tė mos egzistojė detyrimi i tė tė besuarit dhe ideja e njė universi tė qeverisur nga zotėria i moēėm dhe i mrekullueshėm nuk u duket mė e duartrokitshme.

Pėrkundrazi ėshtė bėrė modė, e asgjė tjetėr veēse modė, tė besohet se universi ėshtė i pandjeshėm e qė inteligjenca, vlerat, dashuria dhe ndjenjat mė delikate gjenden vetėm brėnda epidermės njerėzore; e qė pėrtej kėsaj egziston vetėm njė farė ndėrveprimi kaotik dhe i marrė mes forcave tė verbėra. Pėrshembull, falė Sigmund Freud-it kemi mėsuar konceptin qė jeta biologjike ėshtė bazuar mbi diēka tė quajtur libido, njė fjalė shumė mashtruese. Njė libido e tillė e verbėr, e pamėshirshme, e paaftė pėr mirėkuptim, ėshtė parė si baza e inkonshit njerėzor.

Mendimtarė tė shek. XIX si Charles Darwin e Thomas H. Huxley ishin tė bindur se nė rrėnjėt e qėnies egzistonte njė energji, e qė kjo energji ishte e verbėr. Energjia, thonin ata, ėshtė thjesht energji, krejtėsisht e absolutisht e marrė, dhe inteligjenca jonė ėshtė incident i pafat.

Pėr njė trill tė vėngėrt tė evolucionit jemi bėrė kėto qėnie tė ndjeshme e racionale (ose mė mirė tė themi, pak a shumė racionale); por e gjithė kjo ėshtė njė gabim i tmerrshėm, sepse gjendemi nė njė univers qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me ne. Nuk merr pjesė nė ndjenjat tona, nuk ėshtė me tė vėrtetė i interesuar pėr ne: jemi vetėm njė fat kozmik…

Duke folur nė pėrgjithėsi, zotėrojmė dy lloj vetėdijesh. Tė parėn po e quaj ‘far drejtues’ dhe tė dytėn ‘dritė mė rrezatim tė gjerė’. Fari ėshtė vėmendja e vetėdijshme, e qysh fėmijė na ėshtė thėnė se pėrbėn formėn mė tė ēmuar tė perceptimit. Kur mėsuesi i thotė klasės: “Kini mėndjen!”, ēdo nxėnės vėshtron kah mėsuesi. Kjo ėshtė vetėdija ‘far’: fiksimi i mėndjes mbi vetėm njė objet tė caktuar.

Pėrqėndrohemi, e edhe pse nuk jemi nė gjendje ta ruajmė vėmendjen gjatė, pėrdorim “farin” tonė: i fokusojmė objektet njėrin mbas tjetrit, njėrin mbas tjetrit… Gjithsesi kemi edhe njė vetėdije “me rrezatim tė gjerė”. Pėrshembull, mund tė grahim njė automobil pėr disa kilometra me njė mik ulur pranė nesh, dhe vetėdija jonė “far” mund tė pėrthithet krejtėsisht nga biseda me mikun. E prapėseprapė vėmendja “me rrezatim tė gjerė” e drejton automobilin, i sheh tėrė sinjalet rrugorė, idiotėt e tjerė qė po u grahin makinave e kėshtu me radhė, dhe ne arrijmė nė vendin e duhur shėndoshė e mirė, pa e menduar fare.

Por kultura jonė na ka mėsuar tė specializohemi nė vetėdijen “far”, e tė identifikohemi vetėm me tė. “Unė jam vetėdija ime far, vėmendja ime e vetėdijshme; pra egoja ime; pra unė.” Sadoqė nė masė tė gjerė e injorojmė, “vetėdija me rrezatim tė gjerė” ėshtė pareshtur nė veprim e ēdo gjendje nervore qė zotėrojme ėshtė instrument i saj.

Mund tė shkoni pėr tė ngrėnė drekė dhe ju qėllon tė uleni pranė zonjė Filan, mandej ktheheni nė shtėpi dhe gruaja juaj ju pyet: “A ishte edhe zonja Filan?”. “Po, isha ulur pranė saj.”. “Ēfarė kishte veshur?”. “Nuk e kam as idenė mė tė vogėl.” Keni parė, por nuk keni vėnė re. Persona qė, falė metodave tė ndryshme, bėhen krejtėsisht tė ndėrgjegjshėm pėr vetėdijen e tyre me rrezatim tė gjerė, mund tė kenė pėrvoja tė ashtuquajtura “mistike”: budizmi e pėrkufizon bodhi, ‘rizgjim’; induistėt e quajnė moksha, ‘ēlirim’.

Nė kėtė eksperiencė zbulohet qė e vėrteta, Vetja e thellė, ajo qė ju jeni me realisht, thelbėsisht e pėrgjithmonė, ėshtė qėnia nė plotninė e saj, gjithė ē’ėshtė, ajo qė vepron: ajo qė jeni ju. Vetėm kjo Vete universale qė pėrbėn realitetin tuaj tė vėrtetė, ka aftėsinė e tė fokusuarit nė kėtu-e-tashti tė shumta e tė ndryshme. William James pohonte: “Fjala “unė” ėshtė nė tė veėrtetė njė term qė shpreh njė koncept pozicioni, si ‘ky’ ose ‘kėtu’.

Tamam siē dielli e yjet kanė shumė rreze, kozmosi i tėrė shpreh vetveten nė ty, nė ju, nė ne, nė tė gjitha variacionet e e mundshme… Por ne harrojmė dhe nuk e dimė se kush jemi. Edukohemi nė njė mėnyrė tė tillė sa nuk e dallojmė dot kėtė lidhje, dhe injorojmė faktin se secili prej nesh ėshtė vepra, loja e luajtur nė njėfarė mėnyre e pėr njėfarė kohe. Kėshtu na kanė mėsuar ta shohim vdekjen sikur ajo tė ishte fundi i njė shfaqjeje qė nuk do tė pėrsėritet mė. Jemi kushtėzuar pėr tė patur frikė nga gjithė ēfarė sjell rrezikun e vdekjes: dhimbja, sėmundja, vuajtja.

Nėse nuk jeni me tė vėrtetė e gjallėrisht tė vetėdijshėm pėr faktin se jeni “vepra”, ka gjasa tė mos e provoni kurrė gėzimin: jeni vetėm njė fashė ankthi e pėrzierė me ndjenjėn e fajit. Kur lindin fėmijėt, sillemi nė mėnyrė tė tmerrshme me ta. Nuk u themi: “Si je? Mirėseerdhe nė rracėn njerėzore. Duhet ta dish i dashur, se jemi duke luajtur njė lojė shumė tė ndėrlikuar: kėto janė rregullat. Dua qė ti tė kuptosh, qė t’i mėsosh kur tė rritesh; mbase arrin deri dhe tė krijosh rregulla mė tė mira, por tashpėrtash duhet tė luash simbas rregullave tona”.

Nė vend qė tė jemi tė drejtpėrdrejtė me fėmijėt tanė, themi: “Kėtu jeni nėn provė, duhet ta kuptoni. Ndoshta kur tė rriteni pak do bėheni mė tė pranueshėm, por tashpėrtash duhet tė shiheni e tė mos iu dėgjohet zėri. Jeni rrumujxhinj: duhet tė edukoheni e tė arsimoheni derisa tė bėheni njerėzorė”.

Kėto lloj qėndrimesh qė na rrėnjosėn qė nė fėmijėri i kemi tė pranishme deri nė moshė tė thyer, sepse ka mundėsi qė bota nė tė cilėn fillohet ėshtė edhe bota nė tė cilėn mbarohet. Njerėzit, duke jetuar, perceptojnė tė mospaturėt e njė sensi pėrkatėsie, sepse gjėja e parė qė kanė dėgjuar nga prindėrit ka qenė: “Shiko, ti ke lindur pėr tė vuajtur. Je nėn provė. Nuk je ende njė qėnie njerėzore”. Dhe mbetet pre e kėsaj ndjesie deri nė pleqėri, duke pėrfytyruar se tėrė universi mbrohet nga njė Zot- At i tmerrshėm qė kėrkon vetėm mė tė mirėn pėr ne, qė na do, por: “Kush e kursen thuprėn, ēon dėm fėmijėn. Atė qė e do, Zoti e ndėshkon”.

Ku do tė bjerė goditja e ardhshme? Ėshtė e qartė se nė kėtė mėnyrė nuk mund tė kemi njė ndjenjė pėrkatėsie. Tė krishterėt thonė se jemi bijtė e Zotit nė mėnyrė tė adoptuar: jo bij tė vėrtetė, por vetėm tė adoptuar, pėr mėshirė, pėr dhimbje. Dhe ja pra ndjesia absolutisht karakteristike e njeriut perėndimor, e ēdo personi lartėsisht tė qytetėruar: tė qenėt i huaj mbi tokė, njė vizllimė ēastėrore vetėdije mes dy errėsirash tė pėrjetshme.

Pėr kėtė arsye gjendemi nė kundėrshtim tė vazhdueshėm me ēdo gjė qė na rrethon: jo vetėm me tė afėrmin tonė, por edhe me tokėn, me ujėrat. Simbol i kėsaj nė qytetėrimin tonė ėshtė buldozeri. Nga vendi ku banoj, nė bordin e njė anije-trageti, shihen disa kodrina shumė tė bukura pėrtej ujėrave. Mbi kėto kodrina po ndėrtojnė njė kompleks banesash, por do jenė shtėpi qė zakonisht gjenden nė zonat periferike e jo nė njė mjedis kaq tė kėndshėm. Njė arkitekt i mirė duhet tė pėrpiqet qė shtėpia t’i pėrshtatet kodrinės e jo tė shkatėrrojė kodrinėn pėr tė vendosur mbi tė njė shtėpi.

Nėse vendosni tė jetoni mbi njė kodrinė, ėshtė e natyrshme qė doni tė jetoni dhe ėshtė e natyrshme qė s’duhet ta shkatėrroni vetėm pėr faktin se doni tė banoni. E prapėseprapė, ėshtė pikėrisht kjo qė ndodh, sidomos nė Kaliforni ku ka shumė kodrina tė vogla. Ēfarė bėjnė? Nivelojnė majėn e kodrinės derisa ta bėjnė krejtėsisht tė rrafshtė.

Mandej ndėrtojnė shtėpi, duke tarracuar territorin deri nė fund. Natyrisht shkatėrrojnė ekologjinė e kodrinave e dhe shtėpitė rrezikojnė tė rrėzohen, por konstruktori thotė: “E mandej?” Kur kjo tė ndodhė, tė gjitha pagesat do tė jenė bėrė. Ėshtė e qartė se konstruktori nuk e ndjen botėn pėrjashtė si tė ishte trupi i vet. Teksa nė tė vėrtetė ėshtė.

Njė arkitekt inteligjent qė e sheh tė jashtmen si shtrirje tė trupit tė vet, duke u ngjitur nė kodrinėn e zgjedhur, do tė thoshte: “Mirėdita. Do tė doja tė ndėrtoja njė shtėpi nė kėtė vend e do tė doja ta dija prej teje, kodrinė, se ēfarė lloj shtėpie do tė tė pėlqente tė tė ndėrtoja sipėr”. Nė tė kundėrt, arkitetkti ka njė ide tė saktė rreth shtėpisė qė do tė ngrejė dhe ia nėnshtron kodrinėn kėtij paragjykimi tė vet. E kėshtu shkatėrron kodrinėn, dhe e heq qafe pėr tė ndėrtuar sipėr saj njė shtėpi.

Njė njeri qė reagon kėshtu ėshtė krejtėsisht jashtė vetes, sepse nuk e kupton se bota pėrjashtė ėshtė trupi i tij. Vetėm kur ta kuptojė, do tė rihyjė nė vete.


Shkruan: Alan Watts,
marrė nga: “Tao i filozofisė”
avatar
Xhemajl

310


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i Unit

Mesazh  Jon Sh prej 12.01.13 23:46

shkrimi ishte shum interesant.

esht e vertet qe njerzit nuk kujdesen per te tjerat por vetem per trupin e tyre. pas trupit te tyre kane rendesi gjerat e aferta me ta. ndersa gjerat e largta nuk kane fare rendesi.

ndoshta sepse ne e kemi me te thjesht ti marrim gjerat nga me e aferta te me e largeta (kjo dihet sepse ne cdo numrim e fillojm nga vetja apo nga dicka tjeter qe na vjen ndermend me pare).

esht e cuditshme sa shume mundohemi per tu kujdesur per personalitetin tone. ndoshta sepse me nje reputacion te demtuar e ardhmja do te jete e keqe.
avatar
Jon Sh

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i Unit

Mesazh  Jetmira prej 20.12.13 8:06

Jon Sh shkruajti:shkrimi ishte shum interesant.

esht e vertet qe njerzit nuk kujdesen per te tjerat por vetem per trupin e tyre. pas trupit te tyre kane rendesi gjerat e aferta me ta. ndersa gjerat e largta nuk kane fare rendesi.

ndoshta sepse ne e kemi me te thjesht ti marrim gjerat nga me e aferta te me e largeta (kjo dihet sepse ne cdo numrim e fillojm nga vetja apo nga dicka tjeter qe na vjen ndermend me pare).

esht e cuditshme sa shume mundohemi per tu kujdesur per personalitetin tone. ndoshta sepse me nje reputacion te demtuar e ardhmja do te jete e keqe.
avatar
Jetmira

632


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i Unit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi