Eva dhe Adami

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eva dhe Adami

Mesazh  Anon prej 10.01.13 1:49

Ai tregimi i lashtė biblik ėshtė i tejmrekullueshėm: Adami dhe Eva janė tė pėrzėnė nga kopshti i Edenit sepse kanė ngrėnė pemėn e ndaluar – pemėn nga trungu i diturisė. Kjo ėshtė njė nga parabolat mė tė bukura nė botė.

Pėrse pema nga trungu i diturisė ka qenė e ndaluar? Thjesht pėr atė se me diturinė vjen egoja. Posa ta dini se jeni, keni rėnė. Ky ėshtė mėkati burimor.
Kurrkush Adamin dhe Evėn s’i ka larguar nga parajsa. Po atė moment qė janė bėrė tė vetėdijshėm pėr veten, pėr veēantitė e veta, kopshti parajsor ėshtė zhdukur. Pėr sy tė tillė, sy tė mbushur ego, parajsa nuk mund tė ekzistojė.

Nuk ėshtė fare e saktė se ata janė pėrjashtuar nga parajsa – parajsa ėshtė kėtu dhe tash. Aty ėshtė, skaj jush. Ajo parajsė ju pėrcjellė kudo qė ju tė shkoni, por ju nuk mund ta shihni. Po qe se egoja zhduket, Kopshti Parajsor pėrsėri bėhet i dukshėm. Pėrsėri jeni nė tė. Edeni ėshtė i zbuluar. Kurrė as qė keni qenė jashtė tij.


Vrasja e fshehtėsisė

Dhe shkaku i kėsaj; gjėja e parė qė dua tė ju them ėshtė: mos u bėni tepėr kryeneē lidhur me pse-nė.

Pse kėmbėngulim gjithaq? Pse duam t’ia dimė shkakun? Pse dėshirojmė tė depėrtojmė nė secilėn gjė dhe tė arrijmė gjer nė esencėn e saj? Pse? Sepse po ditėt secilėn pse, po gjetėt pėrgjigje pėr ēdo gjė, ju bėheni zotėruesi i ēdo gjėje. Atėherė me gjėrat e njohura mund tė manipuloni. Por, atėherė gjėrat nuk janė misterioze – nuk ka frikė, nderim, nuk ka mahnitje. Ju, pėrmes pėrgjigjes, kinse e keni mėsuar atė – e me kėtė e keni vrarė fshehtėsinė.

Shkaku-Pasoja



Do t’jua them tash njėrin nga ligjet mė tė thella tė jetės. Ndoshta pėr tė fare nuk keni menduar. Keni mundur edhe tė dėgjoni – shkenca tėrėsisht varet prej tij – se shkau dhe pasoja janė themeli i ēdo gjėje. Krijojeni shkakun dhe pasoja ėshtė aty. Jeta ėshtė e lidhur pėrmes shkakut. Hidheni farėn nė tokė dhe ajo mbin. Nėse kjo ėshtė shkaku, fara, druri ka pėr tė qenė pasoja. Zjarri ėshtė aty – qiteni dorėn nė zjarr dhe djegia do tė ndodhė. Shkaku ėshtė aty dhe pasoja e pėrcjell.

Kjo ėshtė njė nga ligjet mė themelore tė jetės: shkaku dhe pasoja janė lidhshmėria mė e fuqishme nė procesin e pėrgjithshėm tė jetės. Shpirtėrorja di pėr njė ligj tjetėr qė ėshtė mė i thellė madje edhe se i pari. Por, ky ligji i dytė do t’ju duket plotėsisht absurd.


E tashi, mė dėgjoni mua! Provojeni kėtė formulė magjije, kėtė mantėr tė cilėn jua jap: krijojeni pasojėn dhe shihni se ē’po ndodh... shkaku pėrnjėherėsh do tė lajmėrohet! Dhe mos pritni shkaqe; edhe ashtu keni pritur tepėr. Zgjidheni lumturinė dhe jini tė lumtrur.

Ekziston njė fjalurtė e lashtė: qaj, dhe ke pėr tė qarė vetė; qesh dhe e tėrė bota ka pėr tė qeshur me ty. Madje edhe drunjtė, gurėt, rėra, retė – nėse mund ta krijoni pasojėn dhe tė jini ekstatik – krejt kėto kanė pėr tė vallėzuar me ju; atėherė e tėrė ekzistenca ka pėr t’u bėrė vallėzim, njė kremtim i madh.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

407


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi