Truri Emocional

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Truri Emocional

Mesazh  Anon prej 09.01.13 13:11

Truri Emocional

Cituar nga pėrkthyesi:
Qytetar tė Athinės, unė ju pėrshėndes dhe ju ēmoj shumė, por mė tepėr do t’i pėrulem Zotit sesa juve,
dhe sa tė ketė frymė e forcė nė mua, s’do tė ndalem sė kėrkuari tė vėrtetėn, e t’ju kėshilloj, e t’ju mėsoj, dhe kur me dikė perj jush tė takohem, do tė flas sipas shprehisė sime:
“Miku im i nderuar, je qytetar i Athinės, shtetit mė tė respektuar pėr nga forca dhe urtia, e a nuk turpėrohesh qė pėrkujdesesh se si tė grumbullosh mė shumė para, famė, respekt, e pėr menēuri, vėrtetėsi e shpirt, pėr t’u bėrė mė tė mirė, pėr kėto nuk pėrkujdesesh dhe nuk ēanė kokė fare?
Dhe ju mėsoj se virtyti nuk krijohet me para, por virtyti krijon paranė.”
Sokrati


Njeriu me zemėr sheh drejt; e padukshme ėshtė esencialja.
Anton De Sent Ekziperi, Princi i vogėl


Njėra prej trashigimive evolutive emocionale ėshtė edhe frika e cila na shtyne ta mbrojmė familjen nga rreziku; impulsi i njėjtė ka shtyrė Bobi Krebtrin ta marr revolen dhe nėpėr shtėpi ta kėrkon hajnin pėr tė cilin ka menduar se aty fshihej. Frika e ka shtyer
Bobin tė qėllojė para se sakt ta dallojė se nė ēka po shtien, madje edhe para se ta njoh zėrin e vajzės sė tij.

Llojet e kėtilla tė reagimit automatik janė tė gravuara nė sistemin tonė nervor, supozojnė biologėt evolutiv, para se tė filloj ndarja midis jetės dhe vdekjes.
Por kėto kanė qenė shumė tė rėndėsishme para detyrave themelore tė evolucionit: mundėsisė pėr tė krijuar pasardhės tė cilėt do t’i trashigojnė pikėrisht kėto predispozita gjenetike – ironi pikėlluese e cila ka ēuar deri tek tragjedia nė shtėpinė e Krebitri-ve.

Por derisa emocionet tona kanė qenė udhėheqėse tė urta gjatė gjithė procesit evolutiv, rrethanat e reja tė cilat i ka vendos civilizimi janė zhvilluar me njė shpejtėsi aq tė madhe saqė pėrparimi i ngadalshėm evolutiv nuk ka mundur t’i pėrcjellė. Nė tė vėrtetė, ligjet dhe parimet e para tė etikės – kanuni i Hamurabijevit, Dhjetė urdhėrat nė dhiatėn e vjetėr, Edikti i Mbretit Ashok – mund tė lexohen si pėrpjekje pėr t’u qetėsuar, nėnshtruar, dhe zbutur jeta emocionale.

Siē e ka pėrshkruar Frojdi(Freud) nė Civilization and ItsDicontents, shoqėrisė iu ėshtė duhur t’i nxisė ligjet e brendshme pėr tė qenė nė gjendje t’i mposht valėt e emocionave tė pakontrolluara tė cilat pėr sė tepėrmi vlonin ga brenda.

Pėrkundėr kėtyre kufizimeve shoqėrore, epshet rishtazi e tejkalojnė arsyen. Kjo prurje e natyrės njerėzore rrjedh nga akritektura bazike e jetės mendore. Sa i pėrket planit biologjik tė veprimit themelor emocionet me tė cilat jemi tė lindur, ai ka lindur 50.000
vitet e fundit, jo 500 vitet e fundit, e mesiguri jo 5 vitet e fundit.

Tė ngadalshme, kujdesshėm fuqitė evolutive tė cilat i kanė formėzuar emocionet tona, janė krijuar me miliona vjet; 10.000 vitet e fundit – pėrkundėr asaj se jemi dėshmitar tė pėrparmit tė vrullshėm tė civilizimit njerėzor dhe eksplodimit tė popullatės prej pesė milionshe deri nė pesė miliardshe – mezi ka lėnė gjurmė nė skicat tona jetėsore biologjike tė jetės emocionale.

Pėr ma mirė apo ma keq, vlerėsimi ynė nė ēdo takim personal dhe pėrgjegjėsia jonė nė tė, nuk ėshtė e formėzuar vetėm me gjykim racional apo me historinė personale, por gjithashtu edhe me historinė moti tė shkuar. Ajo nganjėherė na le pasardhės tragjik siē ėshtė prezenca pikėlluese nė shtėpinė Krebtrivitve. Shkurtazi, shumė shpesh ballafaqohemi me dilemat posmoderne tė cilat pėrmbajnė listėn emocionale tė hartuara sipas kėrkesave tė Pleistocen-it. Kjo kategori ėshtė thelbi i studimit tim.

“Jupiteri e ka shpėrblyer shumė ma tepėr epshin sesa arsyen – mund ta llogaritni koston si 1 me 24. Ai i ka vendos dy mizor tė tėrbuar, lakminė dhe zemėrimin, pėrballė forcės sė vetmuar tė Arsyes. Plotėsisht ėshtė e qartė deri nė cilėn masė Arsya mund ta
kontrolloj forcėn e bėrbashkėt tė kėtij dytėshori. Tė vetmėn gjė qė Arsya di ta bėjė ėshtė qė vetveten heshtazi ta qetėsojė, duke i pėrsėritur shembujt e virtyteve, derisa keto dy tjerat i thonė qė ta var veten, janė mė tė zėshėm dhe mė atakues derisa Mbreti i tyre mos tė lodhet, abstenon dhe dorėzohet.” [i]

SI RRITET TRURI

Pėr ta njohur ma mire ndikimin e frytshėm tė emocioneve ndaj trurit mendor – dhe pėr ta kuptuar pėr ēka ndjenjat dhe arsya aqq lehtė konfliktohen – le ta studiojmė mėnyrėn nė tė cilėn truri ka evoluar. Truri i njeriut, me njė kilogram e gjysmė, apo edhe ma shumė, me qeliza dhe langun nervor, rreth tre herė ėshtė mė i madhė se truri i kusherinjėve tonė mė tė afėrt nė evolucion, tė primateve jo-humane.

Gjatė miliona vjetėve tė evolucionit, truri ėshtė rritur prej pjesėve mė tė vogėla kah ato mė tė mėdha, me shumė qendra tė cilat janė zhvilluar si vazhdimsi e pjesėve tė vogėla, shumė mė tė vjetra.(Rritja e trurit tė embrionit njerėzor nė mėnyrė tė egėr e pėrcjellė kėtė trajektore evolutive.)Pjesa mė primitive e trupit, tė cilėn e kanė tė gjitha speciet me sistem shumė mė tė
ulėt nervor, e ky ėshtė trungu cerebral i cili e rrethon majėn e palcės kurrizore.

Kjo rrėnjė cerebrale i rregullon funksionet bazike tė jetės siē ėshtė frymėmarrja dhe metabolizmi i organeve tjera, dhe njėkohėsisht kontrollon reaksionet e lėvizjet e rėndomėta. Pėr kėtė tru primitiv nuk mund tė thuhet se ėshtė nė gjendje tė mendojė dhe tė mėsojė; pėr tė mund tė thuhet se ėshtė tubė e paracaktuar e regullatorit tė programuar i cili trupit i mundėson
funksionim tė drejtė dhe reagim adekuat i cili e bėnė tė mundur ekzistimin. Ky tru ka qenė mė i fortė nė epokėn e pakurrizorėve: imagjinone gjarpėrin i cili shushuritė para se tė sulmoj.

Nga rrėnja mė primitive, e trungut cerebral, janė zhvilluar qendrat emocionale. Me miliona vjetė mė vonė gjatė evolucionit, nga kėto zona ėshtė krijuar truri mendor apo “neokorteks-i” llampė e madhe me gėrsheta tė tkurrura tė indeve tė cilat i pėrbėjnė thelat
e sipėrme. Fakti se truri mendor ėshtė formuar nga ai emocional, flet shumė pėr lidhshmėrinė e mendimeve me ndjenjat; truri emocional ėshtė formuar shumė mė heret sesa ai recional.

Rrėnja me e vjetėr e jetės sonė emocionale gjendet nė shqisat e tė nuhaturit apo, mė saktėsisht, nė pjesėn olfaktive, qelizat tė cilat i pranojnė dhe i analizojnė aromat. Ēdo trup i gjallė, pavarsisht a ėshtė i ushqyeshėm, i helmueshėm, partner seksual, sulmues apo edhe egėrrsirė, ka “nėnshkrimin” e caktuar molekular i cili mund tė bartet me erė. Nė epokat prmitive falė epėrsisė sė shqisave tė tė nuhaturit ėshtė mundėsuar mbijetesa.

Nga pjesa olfaktive qendrat e vjetra tė emocionave kanė filluar tė evoluojnė dhe me kohė kanė mbėrri qė tė rriten sa pėr tė qenė nė gjendje ta rrethojnė majen e trungut cerebral. Nė fazėn fillestare qendrat olfaktive kanė qenė tė pėrbėra prej thelave shumė tė
holla neuroneve tė tubuara pėr t’i analizuar aromat.

Njė thelė e qelizės e ka pranuar njė aromė dhe e ka rradhitur nė kategorinė e caktuar: ngrėnėse apo helmuese, seksualisht tė
pranuar, armiqėsore apo ushqyese. Tjetra thelė e qelizave i ka dėrguar porositė kthyese tėrė sistemit nervor, duke e informuar trupin se ēfarė tė bėjė: tė kafshoj, pėshty, afrohet, ikė, ndjekė.(10)

Me ardhjen e sisorėve tė parė, janė krijuar edhe shtresat e para themelore tė trurit emocional. Kėto, duke e rrethuar trungun cerebral, njė pėrshkrim i vrazhdė kanė pasur pamjen e gjevrekut me mbarim tė kafshuar ku trungu cerebral ėshtė ngjitur pėr to. Pasi qė kjo pjesė e ka rrethuar dhe e ka kufizuar trungun cerebral, ka marr emrin “sistem limbistik”, prej fjalės latine “limbus”, qė do tė thotė “unazė”(rreth). Kjo sipėrfaqe e re emocionale iu ėshtė pėrshtatur repertuarit cerebral.(11) Ky ėshtė ai sistem limbistik i cili na mbanė nė kthetrat e veta kur ne zemėrohemi, apo kur na preokupon lakmia, apo edhe kur dashurohemi sė tepėrmi apo edhe trembemi nga tmerri.

Derisa ka evoluar, sistemi limbistik i ka pėrsosur dy armė tė fuqishme: mėsimin dhe kujtesėn. Kėto pėrparėsi revolucionare ia kanė mundėsuar shtazės qė tė bėhet shumė mė e menēur nė zgjedhjet e saja pėr ekzistencė, dhe t’i mpreh reaksionet duke iu adaptuar kėrkesave tė ndryshimeve pėrpara sesa atyre tė pandryshueshme dhe automatike. Nėse nga ushqimi helmohej, herėn tjetėr kėsaj kishte mundėsi t’i shmangej.

Vendimi ēka tė hahet dhe ēka tė refuzohet nė tė shumtėn kanė qenė tė pėrcaktuara me aromė; lidhja midis “llampės” olfaktive dhe sistemit limbistik tash merrė detyrėn ta bėjė diferencimin e aromave dhe t’i dallojė, duke i krahasuar aromat e tashme me ato tė mėparshme, dhe nė kėtė mėnyrė t’i ndaj tė mirat nga tė kėqijat. Ky ėshtė veprim “rinencefalonit”, i cili ka kuptimin veprimi i “trurit hundorė”, veprimit midis sistemit libistik dhe bazės sė neokorteksit – trurit mendor.

Para njėqind milion vjetėsh truri i sisorėve me tė shpejtė ėshtė rritur. Tė tubuar nė majėn e hollė tė korteksit dythelor – zona e cila planifikon, kupton atė tė cilėn e ndijen, orienton lėvizjet – iu janė shtuar edhe disa thela qelizash tė reja cerebrale tė cilat e kanė formėzuar neokorteksin. Si kontrast i korteksit tė lashtė dythelor, neokorteksi ka ofruar njė zonė intelektuale tė jashtėzakonshme.

Neokorteksi i homo sapiens-it, shumė mė i madh sesa tek speciet tjera, i ka shtuar tė gjitha me tė cilat njeriu veēohet. Neokorteksi ėshtė selia e tė menduarit; ai pėrmbanė tė gjitha qendrat tė cilat mbledhin dhe ndajnė atė tė cilėn shqisat e ndiejnė. Ai ndjenjave i shton mendimin – na lejonė tė mendojmė pėr idetė, artin, simbole, imagjinatė.

Gjatė evolucionit neokorteksi e ka mundėsuar pėrsosjen e arsyes e cila, padyshim, ka krijuar pėrparėsira tė veēanta organizmit pėr t’i mbijetuar tė gjitha rrethanat e pandryshuara dhe t’i dorėzojė, tė sigurta, pasardhėsve tė cilėt do t’i pėrcjellin gjenet me
identitetin e lidhjeve nervore. Vetė mbijetesa ėshtė bėrė e mundur duke iu falenderuar aftėsisė sė neokorteksit pėr tė udhėhequr, planifikuar nė shtigje tė gjata, si dhe me dinakritė tjera. Pėrpos kėtyre, triumfet nė art, civilizim dhe kulturė, tė gjitha janė fryte tė
neokorteksit.

Kjo shtojcė e re e kamundėsuar formimin e nuansave tė reja nė jetėn emocionale. Pėr shembull, dashurinė. Strukturat limbistike krijojnė ndjenjėn e kėnaqėsisė dhe dėshirėn seksuale – emocione tė cilat e sulmojnė epshin seksual. Por me futjen e neokorteksit dhe lidhjet e tija nė sistemin limbistik, krijohet lidhja nėnė-fėmijė si themel i bashkėsisė familijare, si dhe kujdesi i gjatė ndaj fėmijės qė e ka mundėsuar zhvillimin e njeriut. (speciet qė nuk kanė neokorteks, siē janė zvarranikėt, iu mungon marrėdhėnja
prindėrore; pasardhėsit e posalindur vetė duhen tė fshihen pėr tė mos qenė tė ngrėnė.)

Tek njerėzit, lidhėshmėria mbrojtėse mes prindit dhe fėmijės mundėson qė pjekuria tė vazhdojė deri nė fėmijėrinė e vonshme gjatė tė cilės truri vazhdon tė zhvillohet. Nėse ė pėrcjellim shkallėn filogjenetike nga zvarranikėt, pėrmes majmunit, deri tek
njeriu, do ta vėrejmė se masa e ngurtė e neokorteksit rritet; rritja mundėson ngritjen e barabartė tė lidhjeve reciproke tė sistemit cerebral. Sa ma i madh qė ėshtė numri i lidhjeve tė kėtilla, rritet edhe distanca e reaksioneve tė mundshme.

Neokorteksi mundėson harmonizimin dhe struktuimin subtil tė jetės sonė emocionale, siē ėshtė mundėsia tė kemi vetėdije pėr ndjenjat personale. Sistemi limbiko-neokortik ėshtė mė i koplikuar tek primatat sesa tek speciet tjera, shumė mė i komplikuar tek njeriu i cili i shpjegon aftėsitė tona pėr t’i shfaqur njė numėr tė madh tė reaksioneve emocionale dhe me shumė ma shumė nuansa. Derisa majmuni apo lepuri kanė numėr tė kufizuar tė reksioneve tipike ndaj frikės, neokorteksi i rritur i njeriut mundėson njė repertuar shumė mė tė llojllojshėm – duke ndėrlidhur edhe thirrjen e ndihmės sė shpejtė. Sa mė i koplikuar qė bėhet sistemi shoqėror, nuansat e kėtilla bėhen mė tė nevojshme, dhe nuk ka shoqėri mė tė koplikuar sesa kjo e jona.(12)

Por kėto qendra tė mėdha apo tė larta nuk udhėheqin me tėrėsinė e jetės emoconale; pėr gjendjet e rėndėsishme emocionale, pėsaqėrisht ato tė jashtėzakonshme, mund tė thuhet se janė mė afėr sistemit limbistik. Pėr shkak se qendrat cerebrale shumė
ma shumė e shpojnė sipėrfaqen e sferės limbistike apo e zgjerojnė, truri emocional e luan rolin kryesor nė arkitekturėn nervore. Si dhe rrėnja nga e cila ėshtė rritur truri i ri, zonat emocionale mes vete janė tė ndėrlidhura dhe ēojnė kah masa e rrathve tė ndėrlidhura nga pjesėt e neokorteksit. Kjo i jep qendrave emocionale fuqi tė jashtėzakonshme tė ndikojnė nė funksionimin e pjesėve tjera tė trurit, duke e inkuadruar edhe qendrėn e mendimit.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

472


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi