Shkrimi mė i vjetėr i padeshifruar nė botė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shkrimi mė i vjetėr i padeshifruar nė botė

Mesazh  Luli prej 08.01.13 0:23

Shkrimi mė i vjetėr i padeshifruar nė botė



Shkrimet proto-elamite datojnė 3200-2900 vjet para Krishtit dhe mendohet se i pėrkasin popullisisė qė ka jetuar nė Iranin Jug-perėndimor

Njė grup arkeologėsh britanikė janė nė fazat e fundit tė deshifrimit tė shkrimit mė tė vjetėr nė botė. Lajmi jepet nga Jacob Dahl, i cili ėshtė drejtues i projektit dhe i ‘Ancient World Research Cluster’.

Shkrimet e gjuhės proto-elamite konsiderohen njė sfidė e vėrtetė nga arkeologėt dhe pėrbėjnė dėshminė mė tė vjetėr nė kohė tė njė gjuhe tė shkruar qė daton nė vitet 3200-2900 para Krishtit.

Proto-elamishtja, e cila mendohet se ėshtė njė gjuhė e folur 5 mijė vjet mė parė nė Jug-perėndim tė Iranit, ka ekzistuar pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore, 150 deri nė 200 vjet, nga vitet 3100 deri nė 2900 para Krishtit dhe mė pas ėshtė zhdukur, duke lėnė pas shumė enigma tė pazgjidhura, lidhur edhe me popullin qė e ka pėrdorur dhe karakteristikat e tyre. Sot janė ruajtur disa mijėra shenja nga shkrimi antik, tė cilat janė arkivuar nė muzeun e Oksfordit dhe atė tė Luvrit.

Por misteri i tyre duket se mė nė fund ėshtė duke u qartėsuar, falė sistemit tė sofistikuar RTI (Reflectance Transformation Imaging), i cili nėnkupton njė fotografim tė detajuar (me anė tė 76 aparateve fotografikė) tė secilės shenjė, nė mėnyrė qė tė arrihet deshifrimi i tyre. Janė dashur 10 vjet pėr tė studiuar 1200 shenjat e trashėguara nga qytetėrimi proto-elamit dhe tani mė nė fund studiuesit janė pranė mbledhje sė fryteve tė punės sė tyre.

Pavarėsisht se ende nuk ekziston njė deshifrim i plotė i sistemit tė shenjave, studiuesit britanikė pohojnė se nga kėqyrja 10-vjeēare e tyre kanė dalė nė pėrfundimin se nuk bėhet fjalė pėr shkrime poetike, por pėr njė lloj arkive shtetėrore tė popullsisė qė ka banuar nė kėtė pjesė tė Iranit nė lashtėsi, qė pėrmban regjistrimin e pronės, sasinė e tė mbjellave dhe numrin e popullsisė.

Sipas studiuesve, shoqėria e lashtė e Lindjes sė Mesme sundohej nga njė familje, poshtė tė cilėve nė hierarki vinte njė shtresė e mesme, qė ishte mė e shumtė nė numėr, dhe mė pas vinte shtresa e tė varfėrve, punėtorėve qė trajtoheshin si kafshė.

Megjithatė, mbeten ende gjėra pėr t’u deshifruar nga shkrimi antik i cili pėr shumė kohė ka qenė i mbuluar nga misteri, karakteristikė e tė cilit, ēka e bėn edhe mė tė vėshtirė deshifrimin, ėshtė mungesa e figurave njerėzore, ose pikturave tė ndryshme shoqėruese, qė ėshtė tipike pėr gjuhėt e lashta.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi