Anekdota popullore dhe satira autoriale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Anekdota popullore dhe satira autoriale

Mesazh  Anon prej 06.01.13 2:36

Anekdota popullore dhe satira autoriale - MEHMET BISLIMI

Humori ėshtė pjesė e kulturės sė njė shoqėrie tė civilizuar,
ajo shoqėri qė nuk e njeh, nuk e kultivon dhe nuk e pranon
humorin ėshtė larg civilizimit.

- Kėtė libėr me pėrkushtim tė gjithė shokėve tė idealit!

- Autori

NUSJA DHE VJEHRRA
Moj nuse,- i thotė e vjehrra sė resė, - tė ta them ashtu troē, ti
aspak nuk je si shoqet e tua, ato janė ngritur qė nė orėn pesė
tė mėngjesit dhe i kanė bėrė tė gjitha punėt, e ti ngrihesh
nė orėn dhjetė!
- Besa as ti, nuk je hiē si shoqet e tua! – ia ktheu e reja.
- Pse? - e pyeti vjehrra me rrėmbim.
- Po a nuk e sheh, moj vjehėrr, se tė gjitha shoqet e tua ka
kohė qė kanė shkuar nė botėn tjetėr, e ti ende ma bėn ligjin
kėtu, pra as ti nuk je si shoqet e tua tė bekuara!

MĖ MIRĖ
Njė Agushi kishte dalė sė bashku me tė shoqen dhe me
fėmijėt e vet pėr tė shėtitur buzė liqenit. Duke shėtitur dhe
duke lozur me fėmijėt e tij, rrėshqet nė njė gurė, pėr fatin e
tij tė keq e thyen dorėn nė dy vende! Mė vonė, pasi qė doli
nga spitali, po i thotė njė shokut tė vet:
- Kam fat qė kam rėnė me dorė, sikur tė kisha rėnė me
kokė do ta ndaja mė dysh!
- Jo, jo, e ke gabim, -ia priti shoku, - unė besoj shumė se
sikur tė kishe rėnė me kokė gjė nuk do tė pėsoje!

PO MĖ DHEMB NĖ NEGROC
Nė fshatin Negroc (komuna e Drenasit) kishte qenė njė
dasmė e madhe. Ata, sipas zakonit, kishin thirrur miq e
dashamirė tė shumtė, ndėr ta edhe njė bijė e tyre, e cila
tanimė ishte nė moshė bukur tė thyer.
Atė plakėn nuk e lanė tė marrė pjesė nė dasmė tė bijtė
dhe i shoqi saj! Arsyeja, ngase ishte e lodhur dhe nuk do tė
mund ta pėrballonte rrugėn e gjatė deri nė Negroc.
Plaka, nė shenjė hidhėrimi qė s‘e kishin lejuar tė shkojė
nė dasmė, u „sėmur!“ dhe shkoi e u shtri nė shtrat!...
Tė rejat e saj, shkuan e po e shikojnė plakėn e duke e
marrė me tė mirė po i thonė:
- Nėnė, po pyet baba ku po tė dhemb?
- Shkoni e thoni ati plakut tė keq, po thotė nėna, po mė
dhemb nė Negroc!

EH, SIKUR TĖ ISHTE E MUNDUR
Burrė e grua, tanimė nė moshė, ishin ulur pranė e pranė
dhe po e shikonin televizorin qė po jepte lajmet pėr njė
konl ikt tė pėrgjakshėm ndėrmjet ushtarėve amerikan dhe
atyre tė Irakut!
Nė kėtė situatė tė rėndė plaka po e pyet tė shoqin:
- Pashė besėn, more njeri, ēka deshi ky Bushi qė i hipi
Irakut sipėr?
- Besa ky Bushi sikur tė mund t’i zbriste, nuk do t’i hipte
mė!- po i thotė plaku plakės. Dhe jo vetėm Bushi, - po
vazhdon plaku me shpoti, - por shumėkush nė kėtė jetė i ka
hipur gabimisht sipri, si puna ime me ty, moj plakė, e nuk
po mund t’i zdrypė ma!?
- Plaka e kuptoi shpotinė dhe ia ktheu plakut tėrė inat:
eu, m’i marrėsh tė ligat m’i marrsh!

BRENDA NĖ ARKIVOL
Diku nga anėt e Deēanit, dy veta shkojnė pėr tė marrė pjesė
nė njė ceremoni varrimi.
Tė vdekurin e kishin vėnė nė arkivol dhe kishte ardhur
koha qė ta pėrcillnin te varrezat. Kur kortezhi mortor ishte
gati tė nisej, ata tė dy ngatėrrohen mes vete! Secili mbronte
qėndrimin e vet: njėri thoshte se “duhet ecur prapa arkivoli”
e tjetri thoshte se “duhet ecur para tij”. Nė fund vendosėn
ta pyesin hoxhėn, pasi qė ishte krijuar shamatė aty:
- Lum hoxha, tė na sqarosh, a ėshtė mė mirė tė ecim para
arkivolit, apo prapa tij?!
Hoxha, duke i njohur tė dy qė nuk ishin tamam nė terezi,
po iu thotė:
- Qė besa e Zotit, mė mirė do tė ishte sikur ju tė dy tė
ishit brenda nė arkivol, por ja qė Zoti kėtė tjetrin e ka marrė
gabimisht! E ju, n’dashi ecni prapa, n’dashi para arkivolit se
nuk iu prehet dėm i madh!

BABĖN E KAM MIRĖ
Dimėr i madh, borė, acar, me njė j alė pėrveē pėr ndonjė
rast vdekjeje, siē thotė populli, se nuk lėvizte dot njeri nga
shtėpia. Nė atė kohė njė mesoburrė, kishte shkuar bukur
larg te njė mik i veti, pėr ta ngushėlluar atė me rastin e njė
vdekjeje qė i kishte ndodhur para shumė ditėve.
E pritėn mirė dhe po ia fėrkojnė duart me borė e ujė tė
ftohtė, ngase iu kishin mėrdhirė fare duke i rėnė gishtėrinjtė
pėr thonjsh.
Pasi qė u qetėsua pak, miqtė po e pyesin se si e ka familjen,
babanė etj.
- Besa, - po u thotė ai, -babėn e kam mirė fort, po unė nuk
jam tamam mirė se kur u nisa ai me tha: “Rri, biro, se nėse
del nė kėtė kiamet thonė hallku paska luajtur mėndėsh!“, e
unė nuk e dėgjova...

E HĖNGĖR ZALLIN
Banorėt e njė fshati kishin vendosur ta shtrojnė rrugėn e
tyre me zhavorr, pėr t’u lidhur me rrugėn e asfaltuar. Ata
ia besuan punimet njė fqinjit tė tyre, duke ia dhėnė atij tė
gjitha mjetet pėr menaxhim, siē po i thonė tani!
Si duket, ky fqinji i tyre “ca nga lekėt” i kishte tretur
nė xhepat e vet, kurse pjesėn tjetėr i kishte shfrytėzuar pėr
rregullimin e rrugės. Nė mungesė lekėsh mė pastaj, rrugėn
nuk e kishte kryer tėrėsisht! U hap j ala si era, njerėzit i lluan
e po i thonė se i hėngėr lekėt e rrugės etj.
Ky dikur u lodh e po iu thotė atyre:
- Ikni mor burra se nuk u bė kiameti, Ministria e
Komunikacionit ka hėngėr asfaltin e krejt rrugės Mitrovicė
– Pejė, tė gjatė rreth 100 kilometra, e nuk po thotė kush
gjė, e ju mė luajtėt mendsh pėr njė gjysmė kilometėr rrugė
zalli, e shyqyr zall kemi sa tė doni!

KA VDEKUR PĖR QEJF
A po vjen pėr ngushėllime nė fshatin Loxhė?, - po i thotė
njėri fqinjit tė vet.
- Pse kush paska vdekur, more burrė?- e pyeti tjetri.
- Mė thanė se paska vdekur njė plak!
- Kush e ka vrarė? A e kanė vrarė me pushkė, me “kallash”
a me granata, a mos e kishte shkelur ndonjė makinė, a ēka
tė mirėn i paska ngjarė plakut tė gjorė qė paska vdekur?
- Jo, ore, jo, kishte vdekur me krye nė jastėk, pa tė keqe
tė askujt.
- Jo, besa, mė vjen keq, por nuk mund tė vij!
- Pse, more burrė, nuk vjen pėr ngushėllime, a vetėm qė
ishte plak, ė?
- Jo pėr atė, jo, por plaku paska vdekur pėr pikė tė qeji t,
me krye nė jastėk!...

NUK KENI DALLIM
Murat Dautin, burrė i mirė, i ndershėm dhe i zgjuar, para
shumė kohėsh e kishte zėnė puna nė njė qytezė tė vogėl dhe
pa dashje po bisedonte me njė grua jo fort tė rehatshme,
e cila Muratin po e pyeste pėr disa ēėshtje tė ngatėrruara.
Aty pari kalojnė disa “partiakė”, tė cilėt po i thonė
Muratit:
- A po vjen nė Kastriot se kemi njė mbledhje, por edhe
disa gjėra tė tjera pėr t’i biseduar, e mbasi qė ti je i kėtyre
anėve edhe na ndihmon ca mė shumė...
- Jo, nuk mund tė vij! – ua kthej Murati.
- Po, e kemi tė ēartė, ti nuk vjen me ne, ngase mė me qejf
rri me atė! - ia kthyen ata Muratit me ironi.
- Jo besa, e keni gabim!- ua ktheu ai, unė mendoj se
dallimi mes jush dha kėsaj i snikes ėshtė fare i vogėl, prandaj
pėr mua ėshtė njėsoj, si tė rri me kėtė i sniken, si me ju...

PO DIGJET DIĒKA
Nė odė tė Zekė Qubrelit ia kishin mėsyrė nja 7-8 burra tė
Mehajve tė Prekazit, tė cilėt me Zekėn ishin edhe miq tė
vjetėr.
Pas darke krisi muhabeti, natė dimri, ēaj e duhan deri
nė mėngjes, duke “prerė e duke vrarė” armiq pa ia nda!...
Dikur u sosėn cigaret e gatshme dhe duhani nė kuti,
prandaj Zeka ua nxori pėrpara njė kile duhan tė grirė. Kėta
iu hodhėn dhe nga mėngjesi e sosėn edhe ata. Pas pak kohe,
njėri prej mysai rėve po thotė:
- More burra, po mė duket se po vjen njė erė, si nė tė
djegur!
- Mos u shqetėsoni burra, mos u shqetėsoni, se nuk ka
ēka digjet tjetėr gjė ma pėrveē duhanit tim qė u djeg e u bė
shpuzė pėr tre sahat! - ua ktheu Zeka me qesendi.

DITĖN TI
Njė Syla i h erandės kishte rrumbullakuar gati tė dyzetat dhe
ende nuk ishte martuar. E kishin lodhur miq e shokė duke e
pyetur: “Pėrse Sylė nuk po martohesh?” Ai ngushtohej dhe
nuk donte qė t’ua tregonte tė vėrtetėn, por ngase njė ditė
nuk pati nga t’ia mbajė mė, se e kishin lodhur me tė njėjtėn
pyetje, vendosi e u tha:
- Burra unė isha martuar moti, por mė besoni, po kam
frikė se mos nuk po ia dal mbanė!, prandaj mė lini rehat. Njė
Rrahimi, fqinji i tij, duke dashur qė ta trimėronte, po i thotė:
- Martohu he burrė se ditėn kujdesesh ti pėr nusen e
natėn kujdesemi ne, kėshtu e mbajmė komshillėkun, nuk
kanė thėnė kot tė vjetrit: “Fqinji i mirė ėshtė pėr ditė tė
vėshtira!”...

IA PASKA HĖNGĖR
Njė burrė i martuar, tanimė baba i tre fėmijėve, por qė ia
mbante goxha lart pėr nga rendet e burrėrisė, njė ditė po u
thotė disa shokėve tė vet:
- Burra, unė nė shtėpinė time kollitem vetė! Gruaja ime
nuk guxon tė pėrzihet askund. Vetė i pėrgatis fėmijėt pėr
shkollė, vetė ziej gjellėn, vetė laj e hekuros rrobat, vetė bėj
pazarin nė qytet, pra, siē ju thashė, nė shtėpinė time gjeli
jam vetė...
- Ia paske hėngėr kokrrat tėt shoqeje, si po duket - po i
thotė njėri ndėr shokėt.
- Varet kush kujt ia ka hėngėr, – ia priti tjetri, qė po e
dėgjonte kėtė zotėrinė, -se siē po e dėgjoj unė, ky i paska
hėngėr kokrrat e veta!

N’JAT PUNĖ BĖN EDHE AXHA
Nė Tiranė, nė kohėn e tranzicionit, por edhe nė pėrgjithėsi
nė Shqipėri, si kudo nė botė nė kėto faza, njerėzit humbasin
arsyen, ca nga frika e ca nga dezorientimi, kėshtu qė lindin
hajna, keqpėrdorues, kriminelė e shumė shtresa tė tjera, qė
nuk zgjedhin mjete pėr tė gllabėruar pasuri, -tregonte plaku
i urtė Ramadan Sula, njė miku im nga Tirana.
Njė ditė, - thoshte ai, -doja tė shkoja nė spital pėr tė parė
njė mikun tim. Hipa nė autobus dhe pas pak me afrohet
njė ēun e ngadalė ma fut dorėn nė xhep. Pėr fat unė lekėt
i kisha nė xhepin tjetėr. E zura pėr dore dhe po e shikoj, ta
rrah nuk kisha fuqi, pastaj ku ta dija unė se sa veta mund tė
ishin mbrapa tij, ē’tė bėja... mė nė fund i thashė:
- Ik or ēun, se edhe axha n’jat punė bėn!...

ISHTE 10 VJEĒ
Njė goxha djalė, ca me vonesė, por mė nė fund kishte vendosur tė martohej. Me kėtė rast ai kishte ftuar shumė shokė
e miq se do tė bėnte njė dasmė tė madhe.
- Ē’tė bėjmė, -po e pyet Bardhi njė shokun e vet nėpėrmjet
telefonit, - do tė shkojmė nė dasmė, apo jo?
- Ti, bėj si tė duash, miku im, por unė jo! - iu pėrgjigj
tjetri.
- Pse lum miku?!
- I kam bėrė llogaritė: bileta 400 euro, peshqeshet 300
euro, shpenzimet e tjera... jo besa, nuk e qet. Pėrse, vėlla,
nuk u martua ai mė herėt, atėherė kur jemi martuar edhe
ne, kur ishte mė lirė hesapi i dasmės?
- Po thjesht, nuk ka qenė e mundur tė martohet kur jemi
martuar ne, sepse ai atėherė ishte vetėm 10 vjeē!- ia ktheu
Bardhi atij.

PREJ DASHNISĖ
Njė Fazli Maxhupi qe po i thoshin, se ē’ishte grindur me
t’ėmėn dhe nė rrėmujė e sipėr e kishte rrokur pėr fyti! Nėnė-
zezės iu kishte ndarė fryma nė dysh, dhe sytė i kishin dalė sa
grushti. Atė ēast, pėr fatin e saj, futet babai i tij brenda dhe
tek e sheh plakėn e vet nė atė gjendje, po i bėrtet tė birit:
- Ē’po i bėnė ashtu nėnės tėnde? Ai, i zėnė ngushtė, po
i thotė:
- Asgjė, asgjė, vetėm po e dua pak nėnėn!
- Besa, mor bir, na paska dalė njė “dashni” e re, se ne nė
vakt tonin nėnat i donim mė ndryshe, e jo duke i kapur
pėr fyti!...

SHTĖPIA NĖ LETĖR
Mixha Ndrecė kishte ndėr mend ta ndėrtonte njė shtėpi. Po
i thotė mjeshtrit: “A s’ma bėn njė plan, sa tė mos kalojė 1o
mijė euro?” Mjeshtri i lloi llogarinė: mat e ēmat e nuk po i
pėrputhet materiali i duhur me shumėn e parave. Dikur po
i thotė mixhės Ndrecė:
- Po e lėshojmė pak mė tė madhe, tė shkojnė ca para mė
shumė, por s’ke ē’i bėn.
- Jo, jo, - po i thotė Ndreca, -asnjė cent mė shumė!
- Mirė pra, -po i thotė mjeshtri, -po ti baca Ndresė, a
i ke ato para tė gatshme pėr ta blerė materialin e shtėpisė?
- Jo! -ia ktheu Ndreca.
- Po materialin ndėrtimor a e ke tė gatshėm?- po e pyet
prapė mjeshtri.
- Jo besa, as materialin nuk e kam! – u pėrgjigj Ndreca.
- E, pra, kėshtu vetėm nė letėr, ta lėshoj unė shtėpinė sa
tė duash e si tė duash, axha Ndrecė!...

SIKUR TĖ ISHIM VETĖM DY
Na ishin dy shokė tė cilėt zakonisht i gjeje bashkė. Ata shpesh
shėtisnin nė shėtitoren e Gėrmisė dhe bisedonin pėr gjėra tė
ndryshme politike, ekonomike, kulturore etj.
Njė ditė duke shėtitur i kishte zėnė shiu, dhe i kishte
lagur deri nė palcė. Dikur njėri po thotė:
- A nuk e sheh se nga i gjithė populli ynė vetėm unė e ti
jemi duke shėtitur nė kėtė kiamet, a nuk jemi vetėm ne tė
dy ca tė marrė?!
- Jo, e ke gabim, ka mė shumė, sikur tė ishim vetėm ne
tė dy, me kohė do tė ishte rregulluar ēėshtja jonė kombėtare
e shumė ēėshtje tjera, e besa edhe moti!...

VEĒ ME PI NUK MUNDEM MĖ
Ishin mbledhur disa shokė - thjeshtė pėr aheng. Kishin
ngrėnė e kishin pirė bukur mirė dhe nga vera e kuqe ishin
bėrė goxha qejl i. Kur erdhi koha pėr t’u ndarė, secili iku nė
drejtimin e vet, prandaj edhe Rexhep Lata mori makinėn
dhe u nis nė drejtim tė shtėpisė sė vet. Nė njė kėnd tė rrugės
e ndalojnė policėt e komunikacionit dhe po ia kėrkonin dokumentet e makinės. – Po ua jap dokumentet e ēka tė doni,
veē me pi mė nuk mundem mė- ua ktheu Rexha atyre!...

LUFTĖ ISHTE, POR
Nė kohėn e luftės nė Kosovė shumica e popullatės hiqte
tė zitė e ullirit si pėr strehim, ashtu edhe pėr ushqime, nė
veēanti popullata e Drenicės.
Kisha tri ditė pa ngrėnė, -tregonte njė Bekimi, -isha bėrė
tėrė baltė duke u fshehur ferrave. Shpirti i ėmbėl, thoshin.
Ē’ėshtė e vėrteta shpirti im mė dukej mė i ėmbėl nga tė
gjithė tė tjerėt! Pas tri ditėsh takova vėllanė tim. Sa u gėzova,
dhe po i them:
- A ke gjė me vete pėr tė ngrėnė se vdiqa ferrave pa bukė?
Ai e futi dorėn nė xhep me kujdes tė madh! “Eh, thashė me
vete - ēka do tė mė japė ky?” Kur i nxori njė grusht kokrra
tė misrit, madje tė papjekura, duke shikuar anash me kujdes,
po mė thotė:
- Merri!
Megjithėse isha i uritur si qeni, ia ktheva:
- Mua mė thonė, bacės, Bekė Paluka, jam i pari i i sit e
nuk ēokas si gjeli kokrrat e misrit!...

MIRĖ SE TĖ PRURI ZOTI
Njė gjakovar nė tregun e perimeve rastėsisht e takon njė
bashkėfshatar, tė cilin nuk e kishte edhe fort pėr qejf. Ishte
gati mbrėmje dhe “fshatari” nuk po i ndahej “qytetarit” tė
Gjakovės! Kur shkuan afėr shtėpisė, gjakovari po i thotė:
- Natėn e mirė se unė eca mor bacė! - u fut brenda dhe
ia dha krahun derės.
- Qe besa edhe unė mbas teje, po hape derėn! -po i thotė
fshatari atij. Ai shtyje derėn nga brenda, ky shtyje nga jashtė,
derisa u lodhėn! Dikur gjakovari, pasi qė s’po mund tė
qėndronte mė, e hapi derėn e po i thotė fshatarit:
- O mirė se tė pruri Zoti, he burrė!
- Jo qe besa hyna me zor, se sa pėr zotin mė le tėrė natėn
jasht!

VETĖM DIMRIT
Njė shtėpi me zė nė Junik kishte shumė meshkuj, tė cilėt
nuk ishin edhe aq punėtorė. Gjatė netėve tė gjata tė dimrit
ata bėnin plane, tė cilat verės nuk i realizonin asnjėherė. Njė
natė tė tillė dimri iu shkon njė mik i tyre nė konak. Ata ia
krisen bisedės, gati tėrė natėn, se nė pranverėn qė po vjen
do tė ndėrtojnė njė mulli pėr tė mos shkuar mė pėr tė bluar
mullinjve tė huaj.
- Mbase edhe ky miku vjen e bluan te ne! - po thotė
njėri nga meshkujt, duke aluduar nė mikun e tyre, tė cilin
e kishin nė konak.
- Po, mor, me gjithė qejf, por sa do tė zgjasė derisa ta
ndėrtoni?- po i pyet miku.
- Shumė-shumė pėr dy javė, -ia priti i zoti i shtėpisė, -a
s’i sheh gjithė kėta meshkuj qė i kam!
Kur erdhi pranvera ai miku i tyre kishte ngarkuar dy kuaj
me drithė dhe kishte shkuar pėr tė bluar te miku nė Junik!
Del i zoti i shtėpisė dhe po i thotė:
- Eja brenda!
- Jo, -po ia kthen ky, -kėsaj radhe kam ardhur pėr tė bluar
nė mullirin tuaj tė ri!
- Ne nuk kemi mulli!
- Unė kur isha dimrit nė konak te ju mė patėt thėnė sė
pas dy jave mund tė vij e tė bluaj te ju, ngase ju pėr dy javė
do ta ndėrtonit mullirin e ri!...
- Ec brenda e hamė drekė, miku im, se ne vetėm dimrit
brenda nė odė pranė stufės e duke pirė ēaj tė ngrohtė
ndėrtojmė mullinj!

TATUAZHI
Ishte vapė e madhe, tė pėrvėlonte fare. Takohen dy tė njohur, njėri me kėmishėn e mbėrthyer gjer nė grykė e deri tek
zogu i dorės!?
- Pse, mor shoq, nuk zbėrthen kėmishėn, a nuk e sheh
se plase nga gjithė kjo vapė?- e pyeti ai.
- Besa nuk bėnė ta zbėrthej fare se!
- Pse mor shoq, ē’hall ke?- e pyeti ai prapė.
- Unė, dhe disa shokė tė mi jemi nė hall tė madh, dhe
nuk mund tė zbėrthehemi. Nė atė kohėn tonė, nga dashuria
pėr sistemin jugosllav, kishim bėrė tatuazhe nė kraharor, nė
llėrė, nė gjoks e ku jo, duke shkruar: Tito, LKJ, JNA etj.,
ec e zbuloji tani!... Prandaj jemi tė dėnuar qė tė digjemi pėr
ēdo verė nė shenjė dashurie pėr atė sistemin titist...

DHJETĖ MJEKĖ PĖRMBI
Burrė e grua, nė moshė tė thyer, po e ndiqnin njė emision
televiziv me tematikė shkencor, diēka qė po bėnte j alė pėr
botėn shtazore, ku po paraqiste mbi dhjetė mjekė qė po e
kontrollonin deri nė imtėsi gjendjen shėndetėsore tė njė
majmuni.
- Ēka po i bėjnė atij majmuni gjithė ata mjekė, o ti njeri?-
po e pyet plaka, dhe njėkohėsisht po shton se: po tė ishte
njeri, qe besa, nuk do ta preknin me dorė!...
- Njerėzit nuk i kėqyrin, lum plaka ime, se njerėz ka sa
tė duash nė kėtė dynaj, kurse majmunė ka pak, mos shiko
ti kėtu te ne qė janė bėrė me bollėk! – ia ktheu plaku.

Njė Lani, burrė i mirė e punėtor sa tė duash, por qė ishte
nėna e vakisė, siē thonė, dhe pa dėshirėn e tij me njerėz tė
ndryshėm, por edhe me punėt e veta, shpeshherė i dilnin
telashe...
Ata qė e njihni, tė shumtėn e rasteve i hapnin rrugė, ngase
tanimė ai ishte lodhur e plakur. Mirėpo Lani nuk rrinte si
plak. Ai njė ditė kishte hipur nė maje tė pullazit, gjoja pėr
tė rregulluar diēka nė ēati, ndėrkaq tė dy djemtė e tij, si dy
ujqėr, po rrinin brenda! Ē’e do, fatziu nga maja e pullazit bie
nė tokė dhe dėrrmohet i tėri. Shkon njė mik, pas ca kohe,
pėr ta vizituar dhe po e pyet:
- Lan miku, pse vėlla nuk po rri rehat, se mjaft ke hequr
nė kėtė dynja! A mos po tė ngucė kush, lum miku, nė qoftė
se po tė ngucė kush, trego?
- Jo, jo, miku im, Lani po e ngucė veten. Pra Lani po
ngucė Lanin!

VOTONI PĖR MUA
Ėshtė bėrė krejt e zakonshme qė nė fushatat zgjedhore bartė-
sit e fushatės, nė nivel subjektesh politike, premtojnė e bėjnė
ēmos, nė mėnyrė qė tė i tojnė votat e duhura. Njė fshatar,
qė po e njihte njė deputet zone nė rrethin e Burimit, teksa
po e dėgjonte duke premtuar se do t’i shtrojė rrugėt, do t’i
mbyllė gropat, do ta bėjė kėtė, do ta bėj atė..., po i thotė:
- Qe besa ty qė po tė njoh, nuk ta dhashė votėn mė kurrė!
Po ti qė dy mandate na gėnjen njėjtė e nuk i ke mbyllur
gropat as nė lagjen tėnde e lėre mė t’i mbyllėsh gropat e
rrugėve tė gjithė komunės sonė!

S’KA MĖ BACĖ
Njė shtėpi e madhe nė Drenicė kishte pasur meshkuj shumė
e tė zotėt, por tė papunė tė cilėt jetonin vetėm nga bujqėsia.
Megjithatė punėt i kishin mirė, ngase e kishin pasur njė
mashkull nė Zvicėr, i cili ishte mė i riu nga tė tjerėt, por
kur futej ai nė odė, nuk ndihej kush pėr sė gjalli, vetėm ai
l iste, e besa i lluan e po thonė: “Qetėsi se po l et baca!”...
Mirėpo, se si ndodhi nuk u mor vesh, dhe ky „baca“ e
humbi Zvicrėn! Tani baca kujtonte se do ta respektojnė si
pėrpara, dhe vazhdoi tė l iste e tė “hapareshej” nėpėr oda.
Dikur njėri nga meshkujt e shtėpisė po i thotė:
- Dėgjo, bacė, tė kemi dėgjuar e respektuar sa ke qenė nė
Zvicėr, tash mjaft e mos fol ma, mbylle atė tė shkretė goje
se, qe besa, ta mbyllim ne me dajak e tė bėjmė tokė tė zezė,
s’ka mė Zvicėr, s’ka mė bacė!

PO PUSHOJMĖ
Mezi prisja pėr tė shkuar nė Kosovė e pėr t’i parė njerėzit e
mi, -tregonte njė shok imi, i cili nuk kishte qenė pėr disa
vjet nė vendlindje.
Nė saje tė luftės ēlirimtare tė bijve tanė, shkova dhe u
kėnaqa. Po shihja plot burra e djem si lisat, tėrė ditėn vetėm
rrinin e nuk preknin gjė me dorė!- tregonte ai. Plotė tregu,
kafenetė, pėrplot vetura e mjete tė tjera... U gėzova pa masė,
por nuk po kuptoja nga jetonin, tė gjithė ata tė papunė!?
Nė njė ndejė, po iu them:
- A e dini ju se ne atje nė Gjermani, punojmė para dhe
pas dite pėr tė jetuar ca mė mirė?!
- Kėtu nė Kosovė, -ma ktheu njėri nga tė pranishmit,
-para dite shumica e shqiptarėve bėjnė gjumė, ndėrkaq pas
dite zgjohen ngadalė e pushojnė, ndėrkaq natėn e kalojnė
zgjuar!...
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anektoda popullore dhe satira autoriale

Mesazh  elektronika prej 06.01.13 10:04

Humor te tille sme kane pare syte asnjehere. Sot i lexova dhe kam nje jave qe po qesh............... Bile me dolen edhe ne ender...................
Dhe ............. ke gjetur faqen e duhur per ti publikuar....................................

...........................Nuk e di ne cfare gjendje duhet te jesh qe te qeshesh me te tilla idiotesi.
Ashtu sikunder thua. ben mire ti tregosh ne faqet e shokeve te tu te idealit dhe jo ne *EXPLORERUNIVERS*
avatar
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



95


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Anekdota popullore dhe satira autoriale

Mesazh  Anon prej 06.01.13 12:25

I nderum ky eshte BOTIMI me i ri dhe thjesht po ja bej nje MARKETING autorit ne fjale e per shoket e idealit eshte parathenja e tij! Falemnderit per mirkuptim.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi