Josip Broz - Tito

Shko poshtė

Josip Broz - Tito

Mesazh  Admin prej 02.05.08 0:37

Kush ishte nė tė vėrtetė Josip Broz - Tito?



Edhe 27 vjet pas vdekjes sė tij, Tito ende mbetet enigmė pėr studiuesit. Biografia e njeriut qė e ka sunduar Jugosllavinė pėr tri dekada e gjysmė, poliglotit, shpatarit, pianistit...dhe njėrės prej figurave me tė rėndėsishme tė kohės sė tij, edhe sot konsiderohet mister i vėrtetė pėr biografėt e Josip Brozit.

Shkrimtari Momēilo Jokiq, njeriu i cili qė tri dekada e gjysmė merret me personalitetin e Titos, nė njė bisedė pėr gazetėn Blic, i ka kujtuar disa detaje qė i ka zbuluar gjatė studimit tė tij.

“Josip Brozi i vėrtetė ishte kroat qė ka vdekur nė Vjenė nė vitin 1913, ndėrsa identitetin e tij e ka marrė spiuni e agjenti i shumėfishtė, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito.

Ai ėshtė pjellė e dashurisė sė flaktė nė mes tė konteshės polake dhe drejtuesit tė pronės sė saj, Franc Ambrozit, dhe pėr ta shpėtuar nderin e saj aristokrat, fėmijėn jashtėmartesor e ka rritur njė familje e financuar nga babai i tij”, ka deklaruar Jokiq.

I biri i industrialistit

Varianti i dytė i prejardhjes sė Tito-s, flet se ai ka qenė fėmijė jashtėmartesor i nėnės Maria dhe njėfarė jevgu polak, njė industrialisti tė famshėm nga Vjena, tek i cili Maria ka punuar herė pas here.

Pohimin pėr prejardhjen hebreje dhe jo kroate tė Titos, e ka lansuar mjeku i tij personal, prof. dr Aleksandar Matunoviq, nė librin e tij "Jovanka Broz – bashkėsunduesja e Titos", qė ėshtė botuar pak kohė mė parė nė Beograd.

Qė prejardhja e mareshalit ėshtė e dyshimtė, krahas serbėve e kanė potencuar edhe fqinjėt e tyre kroatėt. Bashkėkombėsit e Tito-s, jozyrtarisht dyshojnė nė saktėsinė e tė dhėnave zyrtare tė biografisė sė tij.

Shumė vepra qė merren me kėtė tematikė janė shkruar, ndėrsa nė internet mund tė gjinden njė mori dėshmish qė tregojnė se “i biri mė i madh jugosllav”, nė tė vėrtetė ka qenė agjent i shumėfishtė me njė rrjet bashkėpunėtoresh nėpėr botė.

Thuhet se nė vitin 1934 ai ka qenė spiun i shėrbimit sekret britanik, pastaj i shėrbimit NKVD rus, ABVER-it gjerman, ndėrsa atij i mėveshėt edhe roli i oficerit tė shėrbimit sekret tė Austro-Hungarisė.

Nė shkollėn ushtarake austro-hungareze nė Peēuj, ku thuhet tė jetė shkolluar bashkė me Kėrlezhen, Tito e kishte marrė identitetin e Josip Brozit kroat, gjė qė i kishte mundėsuar atij tė lėvizte lirshėm nėpėr tė gjitha territoret sllave.

Identitetin e kishte ndėrruar pėr shkak tė nevojės, sepse siē thuhet, ai ishte arrestuar afėr Novi Sadit, pėr shkak tė njė pėrdhunimi qė kishte kryer, kėshtu qė pėr t’iu shmangur burgut e kishte pranuar ndėrrimin e identitetit dhe aktivitetet tė tjera qė i janė kėrkuar.

“Pasi qė Josip Brozi i vėrtetė ka lindur nė Vjenė, ndėrsa Ambrozi, respektivisht Tito, nė Poloni, kjo do tė thotė se Kumrovaci ėshtė segment i trilluar i biografisė sė Titos”, ka thėnė Jokiq.

Edhe vetė Tito sikur i ėshtė shmangur shkuarjes nė Kumrovac, vendin zyrtar tė lindjes sė tij. Pėr herė tė parė e kishte vizituar shumė vjet pas pėrfundimit tė Luftės II Botėrore. Ndėrkaq tė varri i gjoja prindėrve tė tij ai nuk ka shkuar asnjėherė.

Titon nuk e njohu as vėllai i tij

Dyshimi rreth prejardhjes sė tij nga Kumrovaci ėshtė zbuluar nga tė afėrmit e tij (gjenerali Gjuriq), tė cilėt kanė pohuar se nė vitet e 50-ta nga Budapesti ishte sjellė vėllai biologjik i Josip Brozit, pėrndryshe punėtor hekurudhe nė Hungari, qė tė takoheshin sėrish pas shumė e shumė vjetėsh.

Ai takim ishte fiasko i llojit tė vet, pasi qė vėllai i tij ka thėnė se ai njeri nuk mund tė jetė Josip Brozi, sepse Brozi nuk e kishte gishtin tregues nė njėrėn dorė. Gjatė luftės gjermanėt kishin lėshuar fletė-arrestin pėr Josip Brozin nė Zagreb, ku nė fotografi shihej dora e tij pa gisht tregues.

Shumėkush ėshtė pyetur se si njė pėrpunues metalesh nga Zagoria mund tė luante nė piano, dhe pa gisht tregues tė bėhej shpatar...

Gazetari i "Vecernji novosti", Pera Simiq, pėrndryshe njohės i shquar i personalitetit tė Titos, po ashtu pajtohet me teoritė pėr ndryshimin e identitetit tė tij, mirėpo thotė se ato nuk janė parėsore.

“Kanė ekzistuar momentet kur Titoja ka mundur tė zbulohej. Tė gjitha kėto momente janė pushuar me gjak dhe pėr kėtė gjė askush nuk dinte.

Nėn rrethana tė dyshimta, ai ka arrestuar dhe likuiduar secilin qė ka paraqitur rrezik pėr tė. Nė njė protestė me bomba qė kishte ngjarė nė vitin 1928 bėhej fjalė pėr njė person, mirėpo a ka ekzistuar dikush tjetėr mė herėt, do tė mbetet mister”, thotė Simiq.

Njė shembull tė ngjashėm merr edhe Momēilo Jokiq. Ai pohon se disa oficerė tė Vermahtit qė ishin burgosur nė fund tė Luftės II Botėrore janė pushkatuar vetėm pse e kanė njohur Titon nga shkolla nė Peēuj si dhe mėkatet e tij.

Duke u lavdėruar me kėtė fakt, oficerėt kishin kėrkuar qė tė kontaktohej Titoja, duke shpresuar nė njė tretman tė mirė, mirėpo pasi ishte kontaktuar, mareshali prerazi kishte kėrkuar qė ata tė “pushkatoheshin”.

Dėshmitarėt e vrarė

“Sipas principit tė njėjtė janė eliminuar tė gjithė dėshmitarėt e identitetit tė tij tė vėrtetė. Disa prej tyre janė likuiduar, tė tjerėt janė dėrguar nė Goli Otok dhe mė pas i ka pritur fati i njėjtė”, thotė Jokiq.

Nė njėrėn nga agjencitė mė tė famshme inteligjente, CIA, ekzistojnė materiale tė panumėrta pėr Titon, ndėrsa kėrkesat pėr tė pasur qasje nė to vijnė nga tė gjitha anėt.

Njė mister tė vėrtetė paraqet edhe valixhja e zezė me tė cilėn ka vdekur mareshali dhe nga e cila nuk ėshtė ndarė kurrė. Nė atė valixhe, pos tė tjerash, dyshohet se kanė qenė edhe dokumentet qė dėshmonin prejardhjen e tij.

Fakti se gjurmėt mė simptomatike qė do tė duhej tė zgjidhnin misterin pėr identitetin e Brozit janė ndėrruar, po ashtu flasin nė tė mirė tė dyshimeve.

Nė komunėn Tuheli, ku janė regjistruar tė gjithė paraardhėsit e tij, pas vdekjes janė bėrė ndryshime aq tė mėdha sa qė dokumenti nuk mund tė quhet mė valid.

Arsyet pėr kėto ndryshime qė i kanė dhėnė falsifikatorėt janė aq banale sa qė mund tė pėrkufizohen me marrėzi.

“Gjoja nė dokument shkruante se ai ka lindur mė 7 maj dhe pėr kėtė arsye ishte pėrmirėsuar kjo datė nė 25 maj qė tė pėrshtatej si datė e mirė pėr festimin e ditėlindjes sė Titos?! Me kėtė udhė janė pėrmirėsuar edhe disa fakte tė tjera”, thotė Pera Simiq.

Sipas tė dhėnave zyrtare, Josip Broz ka lindur mė 7 maj 1892 nė Kumrovac tė Kroacisė. Babai i tij ishte njė fshatar i varfėr, Franjo Broz, ndėrsa e ėma Maria nga Sllovenia.

Ai vdiq mė 4 maj 1980, ndėrsa ēdo vit, nė kėtė datė nė Shtėpinė e luleve nė Beograd, ku ėshtė varrosur, mblidhen adhuruesit e tij nga trojet e ish-Jugosllavisė pėr t’i shėnuar pėrvjetorėt e vdekjes sė tij.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Josip Broz - Tito

Mesazh  yasmin prej 05.02.11 18:09

Eshte shume e perhapur hipoteza se Tito ka pasur nje sozi te tij. Duket si e besueshme kjo hipoteze, duke u nisur nga disa fakte te cilat nuk perputhen ne lidhje me personalitetin dhe arsimimin e tij.

Me te drejte lindin pikepyetje, se si eshte e mundur qe nje njeri si Tito i cili nuk kishte qene i arsmimuar, te dinte t'i binte pianos me mjeshteri?!
Duke qene se Tito i vertete ka pasur gishtin tregues te prere...

Ne nje liber biografik mbi aspekte personale te gjithe diktatoreve, per Titon thuhet se ishte shume joshes, dhe paraqitjen e tij e perdorte per te joshur femrat e pasura me te cilat pasi flinte me to, iu vidhte kuleten.
Menyra qe perdorte Tito per te qene aq i prezantuar ne shoqerine e larte ishte e tille; ai bente prova shume para pasqyres duke u sjellur para saj njesoj sikur te ishte duke folur me njerez te shoqerise se larte dhe mundohej shume ta mbante te fshehur faktin qe i mungonte njeri gisht.... Ne baze te ketyre provave te shpeshta para pasqyres , ai arrinte te sillej si nje zoteri i shoqerise se larte, ku asnje nuk ishte i afte ta dallonte se Tito ne realitet ishte shume i varfer...

Joshtjet kundrejt femrave te pasura dhe me pas grabitja e kuletes se tyre, ishin aq te shpeshta sa Tito-s ne disa raste i kushtonte rende kjo loje, duke qene se femrat e pasura me te marrur vesh hajduterine qe u bente Tito, me pas urdheronin njerez qe ta rrihnin barabarisht Titon.

Pasi arriti te behej udheheqesi i Jugosllavise, tjeter fakt i cuditshem ne jeten e tij personale ishte se, pasi ai u martua jo vetem e keqtrajtonte te shoqen, por ishte shume paranojak karshi saj dhe te gjitheve, saqe kur i servirej ushqimi mbi tavoline, me pare ia jepte te shoqes qe ta provonte sepse donte te ishte i sigurte, qe nuk ishte i hedhur helm ne ushqim per ta mbytur nga ana e se shoqes...
avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Josip Broz - Tito

Mesazh  Jon prej 19.08.13 18:11

Tito nuk ka qenė me origjinė jugosllave?

Josip Broz Tito nuk ka qenė me origjinė jugosllave, thuhet nė dokumentin pėr analizėn fonetike tė gjuhės qė e ka folur, i cili kohė mė paėr ėshtė pulbikura nė sajtin CIA -s.

Nė dokumentin nga i cli u hoq shenja sekret, konstatohet se Tito ka folur serbokroatisht e cila “gjoja” ėshtė gjuha amtare, por me theks tė huaj.

Nė analizėn e gjerė tė gjuhėve eventuale tė cilat mund tė kenė qenė amtare mė parė se sa serbokroatishtja, pėrmendet rusishtja e polonishtja.

"Zanorja ‘i’ theksohet pas disa bashkėtingėlloreve tė buta e tė forta nė gjuhėn serbokroate. Nė anėn tjetėr ata qė gjuhė amtare e kanė rusishten ose polonishten me siguri se tė dy fjalėt do t’i shqiptonin me ‘n’ tė butė. Dhe mu kėshtu Tito e flet gjuhėn serbokroate dhe kjo e folur pėrshkruhet si theks i huaj", theksohet nė analizėn qė e transmeton "Politika" e Beogradit.

Autorėt e dokumentit thonė se do tė ishte logjike tė supozohet se Tito kundėrthėnės ishte rus ose polak , po theksojnė se identiteti i tij vetėm mund tė supozohet dhe se me siguri nuk ka “origjinė jugosllave”. Ata konstatojnė se kjo mos pėrkatėsi mund ta sqarojė mos animin e tij nė zgjidhjen e konflikteve etnike nė ish –Jugosllavi.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Josip Broz - Tito

Mesazh  Zattoo prej 24.04.14 0:35

Pėr Titon, Stalinin, UDB-nė dhe Shqiptarėt



Ka kohė qė nė vendet e dala nga ish-Jugosllavia ėshtė hapur debati publikė se kush ishte Josip Brozi i vėrtet. Tashmė janė publikuar shumė libra dhe programe dokumentare. disa nga tė cilat janė tė paanshme dhe tė bazuara nė fakte historike, e tė cilat personalitetin e tij e prekin nga shumė aspekte. Sigurisht se vlerėsimet e autorėve varen nga ajo se kush e vlerėson (si bie fjala ish partizanėt dhe komunistėt, pra titistėt, zakonisht e vlerėsojnė pozitivisht) dhe cilit komb i takojnė. Gjersa nė Kosovė ky debat ende ėshtė “gjysmė publikė”.

Pos disa tentimeve tė disa ish-punėtorėve tė UDB tė paraqiten si nacionalistė, kemi edhe aty-kėtu disa ish-titistė tė cilėt varėsisht nga ajo se cilės parti tani ju kanė bashkangjitur, edhe japin komente. Mė groteskėt janė disa pinjollė tė titistėve tė cilėt janė futur nėpėr partitė e “krahut tė luftės” dhe flasin fjalė miradije pėr Titon dhe bashkėpunėtorėt e tij shqiptarė.

Gjersa, nė portalet e ndryshme apo rrjetet sociale, natyrisht ka me shumė komente dhe debate qė zhvillohen. Bie fjala, para disa kohe, nė njėrėn nga portalet kosovare lexova njė koment anonim (e qė u bė shkas pėr kėtė shkrim) ku komentuesi shpjegonte “kohen e Titos”, duke pėrdorur argumente, qė zakonisht titistėt i pėrdorin kur e shpjegojnė karakterin e Josip Brozit, nė stilin: gjatė kohės sė Titos kombi shqiptar i pati tė gjitha tė drejtat; kishim flamurin tone kombėtar; ishim njėsi federative; vizitonin krejt botėn; Titon e respektoi tėrė bota; ishte njė burrėshtetas i nivelit botėror i cili e pasuroi popullin qė e udhėhiqte, nuk e vodhi si kėta tė tanishmit etj.

“Shoku Tito” nuk i urrente shqiptarėt/Ama shoku Tito edhe nuk vuante nga dashuria pėr shqiptarėt! Ishe njė makiavelist “par excellence”, i cili pėr ta arritur qėllimin e tij (ashtu sikurse diktatoret tjerė) fare nuk brengosej se mbi sa “kufoma duhet shkelur”. Nė realitet, ai, pėr shkak tė pedigres sė tij, nuk kishte ndjenja racizmi ndaj tė tjerėve. E them kėtė duke u nisur nga fakti se: njeriu nuk lind racist por krijohet, varėsisht nga rrethanat personale familjare dhe atyre shoqėrore politike nė tė cilat rritet dhe zhvillohet. Apo thėnė ndryshe racizmi ėshtė produkt kulturor qė varet nga modeli kulturor nė tė cilat individi krijohet si karakter.

Kėtė mendim e kanė shumė sociologė tė njohur (pėr mos t’i numėruar) tė cilėt merren me kėtė ēėshtje. D.m.th., varėsisht nga ajo se fėmijėt nė ēfarė tradite dhe botėkuptime rriten: ēfarė ninulle ju kėndojnė nėnat e tyre, ēfarė pėrralla ju tregojnė gjyshėrit, nė ēfarė sistemi shkollorė edukohen dhe ēfarė lexojnė dhe dėgjojnė nė media. Pra thėnė shkurt ne ēfarė sistemi tė vlerave shoqėrore krijohen ata.

Andaj, kur tė flasim pėr Josip Brozin gjithmonė duhet tė kemi parasysh se ai lindi nė fshatin Komrovec (Zagorjen kroate) nga njė ēift i pėrzier (baba kroat dhe nėnė sllovene), dhe se, pėr shkak tė varfėrisė (lindi nė njė familje e cila pati katėrmbėdhjetė fėmijė), ai fėmijėrinė e kaloi te gjyshi i tij nė Slloveni. Dhe kur kthehet nė vendlindje (nė moshėn nėntė vjeēare) e kishte harruar bile edhe kroatishten, andaj edhe ngeli nė klasėn e parė.
Gjithashtu, duhet patur parasysh se nė kohėn kur Josip Brozi u krijua (fundi i 1800 dhe fillimi i 1900, e ashtuquajture “Belle Epoque”), nė Mbretėrinė Austro-Hungareze shqiptarėt nuk paraqiteshin negativisht (sikur bie fjala nė Mbretėrinė Serbe) bile mund tė thuhet se pėrkundrazi, shqiptarėt paraqiteshin me simpati.

Andaj, duke i pasur parasysh kėto argumente mund tė thuhet se Josip Brozi nuk kishte ndonjė aversion tė caktuar ndaj shqiptarėve, pėr kundėr tė themi moshatarėve tė tij serb (edhe ata komunistė), tė rritur dhe krijuar nė Mbretėrinė Serbe, si p.sh, udhėheqėsi i ēetnikėve Dragoslav (Drazha) Mihajloviqi (i cili karrierėn e tij ushtarake, nė dy luftėrat Ballkanike dhe Luftėn e Parė Botėrore, e zhvilloi duke masakruar shqiptarė); apo shkrimtari dhe diplomati Ivo Andriq; akademiku Vasa Ēubriloviq; komunisti Aleksandėr Rankoviq, i cili pėr njė kohė tė gjatė ishte bashkėpunėtori mė i ngushtė i Titos etj. Sepse ata u krijuan nė njė sistem tjetėr tė vlerave shoqėrore, ku ideologė i patėn shqiptarofobėt si Ilija Garashanin, Milan Piroqanacin, Vladan Gjorgjeviqin, Stojan Protiqin, Jovan Cvijiqin apo klerikėt e shumtė sllavo-ortodoksė.

Avanturistė “bon vivant”/Karakteristikė tjetėr e Josip Brozit, tė cilin e shfaqi herėt nė jetėn e tij, ishte deshira pėr jetė luksi dhe avantura. Kishte deshirė tė dukej bukur. Prandaj, nė fėmijėrinė e tij e kishte ėndėrr tė bėhej rrobaqepės, por nuk gjeti mjeshtėr qė do ta pranonte si shegert. Punoi edhe si kamarier, sepse ata i dukeshin “sharmantė” me papilon, por nuk qėndroi gjatė nė atė punė.

Ėshtė interesantė edhe njė detal, kur me 1938 shkon nė Stamboll pėr tė shtypur njė broshurė komuniste, me ato para qė ia kishte dhėnė partia, ai bleu njė unazė me diamante?! Pati njė mori avanturash dashurie me femra tė ndryshme gjithandej kah u soll. Nga tė cilat me e njohura ishte partizanja serbe Davorjanka Paunoviq, U kurorėzua katėr here, sė pari me rusen Pelagija Belusova, pastaj austriaken Johana Kening, sllovenen Herta Has dhe s’fundi me serben Jovanka Budisavjeviq. Jetėn lukse sidomos e jetoi pasi qė u bė “perandor” i padiskutueshėm i Jugosllavisė dhe filloi t’i marri ndihmat nga perėndimorėt.

Stalinist dhe agjent i NKVD-sė/Ėshtė interesantė se si titistėt tentojnė ta paraqesin Titon si “demokratė”. Bile, disa shkojnė aq larg sa edhe e pėrshkruajnė ate si “jo komunistė”. E shfrytėzojnė sidomos ndarjen me Stalinin (1948), e cila “de facto” ishte si rezultat i ambicieve dhe “konflikt egosh”, duke e paraqitur si “konflikt parimesh”. Injorojnė faktin se Josip Brozi e shėrbeu me besnikėri mentorin e tij, Josip Visarionoviqin (Stalinin) derisa nuk u forcua dhe nuk filloi t’i shpreh haptazi ambiciet pėr tė dominuar Ballkanin. Fillimisht, duke tentuar ta fusė Shqipėrinė, Bullgarinė nėn sundimin e tij, e pastaj edhe Greqinė pse jo edhe vendet tjera. Nė kėtė frymė, pas luftės kėndohej kėnga “Drug Tito, Zasluzio da je Balkan njegov cio, I Evropu neko dio” (Shoku Tito, e ka merituar Ballkanin tė jetė i tij i tėri, dhe ndonjė pjesė tė Europės).

Po ashtu, injorojnė tėrėsisht faktin se Tito nė krye tė PKJ (Partisė Komuniste tė Jugosllavisė) erdhi pikėrisht si i pėrzgjedhuri i Kominternės (lexo: Stalinit) – si stalinisti mė i devotshėm jugosllav qė ishte; se nė atė post erdhi duke i futur nė grackė dhe eliminuar fizikishtė (pastrime staliniste) shumė udhėheqės tė PKJ (tė viteve 1930-ta) si Josip Ēizhinskin (alias Milan Gorkiqin), Petko Miletiqin apo Sima Markoviqin etj; se ishte agjent i Kominternit dhe NKVD (KGB sė Stalinit), ku veproi pėr shumė vite me nofkėn Valter; se nė mbledhjen kur u krijua OZNA (UDB), me 13 maj 1944, nė Dėrvar, prezentė ishin dy oficerėt e lartė tė NKVD, Burtakov dhe Timofejev; se nė atė mbledhje Tito (ashtu siē vendosin perandorėt) caktoi Rankoviqin kryeshef operativė ndėrsa Slobodan Peneziqin (Kėrcunin) kryeshef per Serbi, gjersa (Ivan) Stevo Karajēiqin pėr Kroaci dhe Ivan Maqekun pėr Slloveni etj, e vet (u mor vesh) ishte “shefi i shefave” (capo dei capi), nėn urdhėrat e tė cilit, ata do t’i organizojnė dhe udhėheqin krimet si nė Tivarė, Srem, Kosovė ashtu edhe nė Blajburg, Goli Otok e gjetiu.

Madje, edhe mė vonė kur bėhet Kryetar i pėrjetshėm i Jugosllavisė mė shumė ju besonte, dhe vendimet i merrte nė bazė tė kėshillave dhe informatave qė i merrte nga “ftyrat e mshehura” tė cilėt mirreshin me informim-kontrainformim (udhėheqėsit e KOS dhe UDB, si Ivan Mishkoviqi i cili udhėheqi edhe hetimet ndaj gruas sė tij, Jovanka’s) e jo nė bazė tė mendimeve tė bashkėpunėtorėve tė tij (komunistė) institucionalė. Pėr mė tepėr, titistėt e paraqesin Titon si “pro perėndimor” pėrkundėr fakteve se Tito ishte pikėrisht komunisti i parė i Lindjes, i cili deshti tė fillojė luftėn kundėr Perėndimit (pėr Triesten dhe Korushken). Madje, pėr ironi, nė maj tė 1945, Stalini ishte ai i cili mezi e ndali atė pėr tė mos e filluar atė luftė kundėr ushtrisė anglo-amerikane.

Gjithashtu, injorojnė faktin se ushtria Jugosllave, me 1946, ishte ushtria e parė komuniste (dhe e vetmja) nė Europė qė i rrėzoi dy avionėt amerikanė; sikurse faktin se partizanėt grekė arritėn tė rezistonin deri me 1948, vetem duke ju falenderuar perkrahjes materiale nga Tito etj.

Tito i kishte shqiptarėt “mjet kusurimi”/Shumė kontradiktorė janė titistėt kur i shpjegojnė meritat e Kushtetutės sė 1974. Shihet ashiqare njė konkurencė mes tyre se kush po i merr meritat mė tė mėdha. Jo rrallė herė dėgjojmė (lexojmė) se “filan udhėheqėsi komunistė shqiptar ka kėrkuar nga Tito qė Kosova tė bėhet Republikė”, duke aluduar se avancimi i Kosovės ishte si rezultat i insistimit tė tyre.

Dhe refuzojnė argumentat se: avancimi i statusit tė Kosovės ishte mė shumė si rezultat i luftės pėr pushtet dhe rrezikimit tė pozitės sė Titos nga Rankoviqi dhe klanit tij, sesa nga kėrkesat (qė mbase mund edhe tė ishin?!) e udhėhqėsve komunistė kosovarė! Injorojnė faktin se derisa Rankoviqi me klanin e tij, e shėrbyen Titon, si “shpėrblim” ai ua la atyre Kosovėn dhe disa territore tjera, dhe atėher kur Rankoviqi tentoi t’ia marri fronin Titos, ai reagoi duke e larguar ate (si bashkėpunėtorin mė tė ngushtė qė e kishte) dhe decentralizuar Jugosllavinė.

Pėr mė tepėr, janė groteske tentimet e “fansave tė Titos” kur tentojnė qė, pėr tė gjitha tė kėqijat qė i ndodhėn shqiptarėve nė Jugosllavinė e Titos, t’i akuzojnė udhėheqėsit komunistė serbė dhe ta shfajėsojnė tėrėsisht Titon. Qoftė pėr masakrat qė u bėnė nė emėr tė “luftės kundėr reaksionarėve”, me ēka me dhjetėra mijėra shqiptarė tė pafajshėm u vranė, qoftė edhe pėr aksionin e mbledhjeve tė armėve apo shpėrnguljen e shiptarėve nė Turqi etj.

Thuajse nuk ishte Tito, ai vet, qė u mor vesh me kryeministrin turk, Adnan Menderes (tė realizuar nga ministrat Popoviq-Koperly), pėr “shpėrnguljen e turqve dhe muslimanėve nga Jugosllvia”, pėr ēka nė periudhėn 1953 – 65 u shpėrngulėn mbi 450 mijė shqiptarė. Injorojnė faktin se “Jugoslavia ishte e Titos” qė d.m.th., se asgjė s’ka mundur tė ndodhė pa dijeninė apo miratimin e tij. Ashtu siē pati deklaruar Milovan Gjillas, (i cili pėr kohė tė gjatė ishte njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė tij): tė gjitha veprimet madhore politike (qofshin vrasjet apo burgosjet masive) nė shoqėrinė jugosllave, ishin ndėrmarrė nėn urdhrin e Titos, i cili ishte institucioni i vetėm shtetėror i cili mund tė vendoste pėr gjėra tė tilla”.

Nga Driton Tali
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Josip Broz - Tito

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi