Fan Stilian Noli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fan Stilian Noli

Mesazh  Anon prej 04.01.13 19:15

FAN STILIAN NOLI

BIOGRAFIA:

Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur me gjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Pėr fat tė keq si shumė artistė tė mėdhenj shqiptarė, ai lindi dhe vdiq larg atdheut. Por midis kėtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetėm pėr Shqipėrinė, shpirti i tij krijoi gjėra madhėshtore qė e lartėsuan dinjitetin e shqiptarit, kurse nė veprimtarinė energjike tė pėrditshme iu pėrkushtua pavarėsisė e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe sidomos demokratizimit tė jetės shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės, si dhe disa fshatra tė tjera afėr tij ishin pėr Nolin nga mėnyra e jetesės, zakonet e temperamenti, si njė copėz e shkėputur nga Shqipėria. Aty shpirti i tij thithi tė pastėr botėn shqiptare, kulturėn e gjerė popullore, mori informacionin e parė pėr historinė e Shqipėrisė e jetėn e kryetrimit Skėnderbe. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18 vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.

Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėrsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri.
Kjo gjė i kishte ngjallur atij dėshirėn pėr ta zgjeruar kulturėn e vet, dėshirė qė mbeti e zjarrtė nė shpirtin e tij deri sa vdiq. Kėshtu ky djalosh i ri , me interesa tė gjera, shėndetlig, por i guximshėm e me njė intuitė tė zhvilluar, i hyri rrugės sė studimeve, qė pėr tė ishte mjaft e vėshtirė, sepse i mungonin mjetet financiare.

Pikėrisht prej kėsaj mungese ai shpejt i ndėrpreu ato, tė cilat do tė mund t`i vazhdonte shumė mė vonė, nė njė moshė tė madhe. (Vetėm mė 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua pėr arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori).

Pėr tė siguruar jetesėn hyri nė njė shoqėri tramvajesh e me pas si sufler nė njė teatėr. Herė-herė luante edhe ndonjė rol tė vogėl , por puna nė teatėr nuk i vleu mė tepėr, sepse e nxiti tė shkruante dramėn "Zgjimi", nė greqisht, (e cila u ndalua tė shfaqej sepse aludonte pėr lėvizjen shqiptare pėr liri), dhe me vonė dramėn nė shqip "Izraelitė e filistinė". Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues.

Gjatė kėsaj kohe ai u njoh me patriotė tė shquar tė kolonisė shqiptare tė Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr drejtimin qė do tė merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhėn atė me lėvizjen patriotike shqiptare edhe ai po nė kėtė kohė pėrktheu nė greqisht veprėn e Sami Frashėrit "Shqipėria ē`ka qenė, ē`ėshtė e ē`do tė bėhet".

Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė "Besa-besė", qė mė pas u shkri nė federatėn "Vatra"si dhe gazetėn "Dielli". Nė Amerikė ai u detyrua tė bėjė njė punė tė rėndė qė tė siguronte jetesėn.

Nga gjithė veprimtaritė e kėsaj periudhe tė jetės politike tė Nolit, mė e rėndėsishmja ėshtė shkėputja e kishės ortodokse shqiptare dhe lufta kundėr propagandės shoviniste greke. Pėr kėtė qėllimin mė 1908 ai u dorėzua prift dhe duke vazhduar traditėn e nisur nga Kristoforidhi pėrktheu shumė libra tė ndryshėm tė kishės nė gjuhėn shqipe.

Kur u shpall Pavarėsia, Noli pėrshėndeti qeverinė e Ismail Qemalit, ndėrkohė qė kishte bėrė edhe njė udhėtim nėpėr Evropė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare. Periudha mė e rėndėsishme e aktivitetit tė tij nė tė gjitha fushat ėshtė dekada 1920-1930. Mė 1920 ai, sė bashku me patriotė tė tjerė, u pėrpoq dhe arriti tė sigurojė pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Mė 1921 ai botoi edhe veprėn e rėndėsishme "Historia e Skėnderbeut".

Gjatė viteve `20-24, nė krye tė opozitės demokratike, Noli zhvilloi njė luftė tė ashpėr nė Parlament dhe jashtė tij kundėr gjithė forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zėrin pėr vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformės agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rrustemit nė Vlorė shėnoi fillimin e Revolucionit Demokratik nė Shqipėri.

Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisė sė re, qė doli prej tij, qė ishte qeveria me pėrparimtare nė Ballkan. Ajo shpalli njė program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojė. Revolucioni Demokratik nė Shqipėri u gjend menjėherė i rrethuar nga qėndrimi armiqėsor i Fuqive tė Mėdha, monarkive dhe qeverive evropiane tė shteteve ballkanike.

Nolit iu desh tė bėnte njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė qeveria shqiptare tė njihej. Por ndėrkohė gjithė forcat reaksionare tė vendit, tė kryesuara nga A. Zogu dhe tė ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarė bjellogardistė arritėn ta rrėzojnė qeverinė demokratike, e cila duke mos pasur kohė tė realizojė reformat e shpallura, sidomos reformėn agrare, mbeti e shkėputur nga populli. Noli u detyrua tė mėrgojė jashtė vendit nė Austri dhe u dėnua me vdekje nė mungesė. Gjithė demokratėt revolucionarė nė mėrgim themeluan nė Vjenė Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Nė organin "Liria Kombėtare

Tė kėtij Komiteti qė dilte nė Gjenevė, Noli botoi shumė artikuj qė demaskonin Zogun dhe armiqtė e Shqipėrisė, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitė e tij mė tė mira. Noli u end nėpėr Evropė plot tetė vjet, duke mos pushuar sė punuari pėr Shqipėrinė, me shpresė se do tė vinte njė ditė qė ai tė kthehej pėrsėri. Por mė 1932, kur Zogu arriti tė forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresėn dhe u largua pėr nė Amerikė pėr tė mos e parė mė kurrė atdheun. Mė mirė se gjithēka, gjendjen e rėndė shpirtėrore tė tij nė kėtė kohė e shpreh poezia "Moisiu nė mal".

Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.
Pse kaēė gjatė, Zot, m`arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Pėrveē veprimtarisė shumė tė rėndėsishme politike, poetike e publicistike, gjatė kėtij dhjetėvjeēari Noli pėrktheu tragjeditė e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Nė gjithė kėtė veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjėlia ishte shtresa e vetme qė ai vlerėsonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa qė ai urreu pėr vdekje, klasa pėr tė cilėn ai s`pati kurrė ndonjė iluzion. Megjithatė si politikan e udhėheqės shteti ai humbi nė ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrė tė pėrdorej dhuna.

Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj. dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar.

Ky vigan i demokracisė e i kulturės shqiptare, te i cili vepron me tė njėjtėn forcė intuita e artistit shkencėtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh qė shkriu gjithēka pėr Shqipėrinė, pėr fat tė keq vdiq larg saj mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.

Publicistika

Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publicistikėn dhe oratorinė. Ato shprehin qartė pikėpamjet e tij thellėsisht demokratike dhe janė si njė kronikė e jetės politike e shoqėrore shqiptare. Karakteristikat kryesore tė tyre janė mendimi i qartė dhe i mprehtė, qėndrimi i drejtė dhe i prerė dhe reagimi i menjėhershėm ndaj ngjarjeve mė tė rėndėsishme kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Noli mbajti fjalime tė zjarrta para shqiptarėve nė SHBA, nė Kėshillin Kombėtar tė Tiranės (1920-30), nė Korēė e Vlorė, nė Lidhjen Kombeve etj. Nė kėto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme tė rėndėsishme siē janė ruajtja e pavarėsisė dhe e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit tė shqiptarit dhe Shqipėrisė, demaskimi i klasės feudale dhe i monarkisė sė A. Zogut, demokratizimi i jetės sė vendit, vlerėsimi i figurave tė shquara tė historisė e kulturės shqiptare e botėrore etj.

Forma e polemikės, kultura me tė cilėn janė trajtuar problemet politike e shoqėrore bėjnė qė kėto shkrime tė zėnė njė vend krejt tė veēantė nė publicistikėn shqiptare.

Titujt e veprave


“Album” - vėllim vjershash 1948,
“Historia e Skėnderbeut” - 1921,
“Autobiografia” - 1960,
“Israilitė e Filistinė”- dramė,
“Betoveni dhe Revulucioni Francez”.
“Anės sė lumenjve”, “Himni i Flamurit”, “Fry moj erė”, - poezi, etj.

Krijimtaria poetike

Krijimtaria poetike e Nolit ėshtė ndėr gjėrat mė tė fuqishme, mė tė thella e mė tronditėse tė letėrsisė shqiptare. Vargjet e tij pėrshkohen nga njė filozofi e thellė humaniste dhe janė demaskuese tė njė bote tė vjetėr, tė mykur ku mbretėrojnė intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytėzimi, po njėkohėsisht prej tyre shpėrthejnė idealet e pėrparuara demokratike, optimizmi se gjithēka qė i ka kaluar koha do tė pėrmbyset.

Krijimtaria poetike e Nolit u pėrmblodh pėr herė tė parė nga shkrimtari dhe kritiku ynė i shquar Mitrush Kuteli, mė 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" nė Amerikė, nė pėrmbledhjen "Albumi". Mė vonė Noli botoi edhe disa poezi tė tjera si "Sulltani dhe kabineti" etj.

Poezia e parė e Nolit ėshtė "Tomsoni dhe kuēedra„ (1914), ku Noli shpėrthen me forcė kundėr tradhtisė sė feudalėve me Esat pashė Toptanin nė krye. Pas saj Noli botoi poemėn "Jepni pėr nėnėn", e cila u bė mjaft popullore. Aty u bėhet thirrje nė formė prekėse tė gjithė shqiptarėve, kudo qė tė ndodhen, tė ndihmojnė pa hezitim Shqipėrinė, tė cilėn elementėt anti kombėtare e kanė ēuar nė greminė.

Cilėt bij tė tradhėtuan
Dhe tė dogjėn dhe tė shuan
Dhe tė lan` o shkab` e ngratė
Pa fole, pa zogj, pa shpatė,
Kėta qena, o shok, mbytni,
Mbushni gjylet qė t`i shtypni

Qė nė kėto dy poezi bien nė sy dy karakteristika tė krijimtarisė sė Nolit: frymėzimi nga ngjarjet aktuale dhe qėndrimi i rreptė e i prerė antifeudal. Pas revolucionit tė qershorit Noli botoi njėra pas tjetrės poezitė e tij mė tė fuqishme si: "Syrgjyn vdekur", "Shpellė e Dragobisė", "Himni i flamurit” etj.

Dy tė parat janė elegji pėr L. Gurakuqin dhe B. Currin, bashkėluftėtarėt e Nolit gjatė Revolucionit, tė cilėt u vranė tė dy mė 1925 brenda njė muaji, nga Zogu. Nė kėto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga kėta demokratė e patriotė tė shquar dhe mishėron nė art tiparet e tyre. Nė elegjinė kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njėkohėsisht e vajton me hidhėrim tė thellė, e mbron dhe e lartėson nėpėrmjet antitezash tė fuqishme figurėn e pastėr tė tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorėn gjakatare dhe synimet e A. Zogut:

Nėno, moj, mbaj zi pėr vėllanė,
me tre plumba na i ranė,
na e vranė e na e shanė,
na i thanė tradhėtor.

………………………………..
Nėno moj, ē`ėshtė pėrpjekur.
Gojėmjalt`e zemėrhekur,
Syrgjyn gjallė e syrgjyn-vdekur
Ky Vigan- Liberator.

Te "Shpella e Dragobisė„ poeti sjell njė paralelizėm tjetėr tė heroit deri nė pėrmasa epike me figura qė i afrohen krijimtarisė popullore. Vėrtet ajo ėshtė shkruar nė formėn e njė elegjie, por e gjithė poezia shpreh duf, revoltė e kushtrim pėr luftė;

Thon` u shtri e thonė u vra,
por t`i s`vdiqe or Baba,
as te Shkėmb` i Dragobisė
as te zemr`, e djalėrisė!.

Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen nė kėto poezi si shprehės tė aspiratave tė vegjėlisė.
Me ngjyrė epike e emocion tė fuqishėm ėshtė shkruar edhe poezia "Himni i flamurit", e cila i kushtohet flamurit kombėtar qė simbolizon qėndresėn e paepur tė popullit tonė gjatė 2000 vjetėve pėr tė ruajtur kombėsinė, vazhdueshmėrinė e tij.

O flamur gjak, o flamur shkabė
O vend e vatėr, o nėn` e babė,
lagur me lot, djegur me flakė,
flamur i kuq, flamur i zi.

Poeti pasi rendit gjithė luftėrat e mėdha e tė gjalla tė popullit pėr liri, nėn kėtė flamur, thekson njė atribut tė ri tė tij, qė e ka pėrfituar nė lėvizjen pėr demokraci : flamur i madh pėr vegjėli.

Poezi me motive biblike siē janė "Moisiu nė mal", "Marshi i Barabajt", "Krishti nė kamxhik", "Marshi i Krishtit" dhe "Marsh i kryqėzimit", "Shėn Pjetri mbi mangall" etj. shprehin aspekte tė ndryshme tė jetės politike gjatė viteve 1920-1924.
Pavarėsisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s`kanė as frymė as karakter fetar. Tė gjitha sė bashku, krijojnė njė autobiografi nė vargje tė Nolit gjatė dhe pas Revolucionit tė Qershorit.

Kėshtu p.sh., nė poezinė "Krishti me kamxhik", Noli aludon pėr rolin dhe programin e vet tė viteve 1921-1924. Nė kėtė konceptim qėndrojnė edhe poezitė "Marshi i Krishtit" e "Marshi i kryqėzimit". Krishti simbolizon figurėn i cili, si ai, do tė jetė mbrojtės i masave tė varfra nga shfrytėzimi dhe tirania. Nė kėto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmės sė paditur pėr heroin ēlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa heroin nuk mund tė arrijnė fitoren e ėndėrruar, Nė kėto poezi, sidomos te "Krishti me kamxhik", gjithashtu shprehet edhe ideja tjetėr e rėndėsishme e Nolit se toleranca duhet pėrdorur me kujdes. Larot dhe tradhtarėt feudalė duhen shtypur me dhunė, ndryshe ata rrezikojnė fitoren e arritur.

Momente tė jetės sė vėshtirė tė Nolit nė emigracion trajtohen nė mėnyre alegorike edhe nė poezinė "Moisiu nė mal". Kėtu nėpėrmjet simbolit tė Moisiut, kryeprofetit tė dhiatės sė vjetėr qė simbolizon udhėheqėsin, autori flet pėr pėrpjekjet e veta, idealet dhe luftėn e tij pėr ēlirimin e popullit shqiptar. Poeti ndihet i dėshpėruar pėr disfatėn e tij, por nuk ėshtė pesimist pėr tė ardhmen e popullit tė tij.

Njė nga poezitė mė tė fuqishme tė kėtij cikli ėshtė "Marshi i Barabajt", ku poeti me krahasime e epitete jashtėzakonisht tė goditura demaskon figurėn e Zogut-Baraba.

Tradhėtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na ēthurre, na ēkule, na ēduke ēdo fč.
Varfėri, poshtėrsi, robėri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!

Figura e Zogut dhe gjithė tiparet anadollake tė qeverisė sė tij, Noli i ka demaskuar edhe nė poezinė e fuqishme "Kėnga e Salep-Sulltanit".
Kurse tek poezia "Shėn Pjetri mbi mangall", Noli ironizon deri nė sarkazėm gjithė renegatėt e revolucionit:

S`ka e s`ka si heroizma
Edhe si idealizma,
po ku dimėr del behari
s`ka si zjarr.

Nga poezitė mė tė mira tė Nolit janė "Anės Lumenjve", "Rend or marathoromak". Tė dyja poezitė krijojnė njė imazh tė qartė tė gjendjes katastrofike tė Shqipėrisė nėn pushtetin e Zogut dhe njėkohėsisht shpreh padurimin e poetit pėr tė parė shenjėn e parė tė kryengritjes shqiptare prej katundarėve e punėtorėve, tė vetmit tek tė cilėt i ka varur shpresat ai. Pas kėsaj vjen besimi nė fitore, drithėrima e poetit qė ndjen nga larg se sė shpejti do arrijė nėpėrmjet "Marathonomakut" lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytėzuesin e pushtetin feudal tė Zogut. Ky ėshtė dallimi i Marathonomakut tė Nolit nga Marathonomaku i Greqisė sė Lashtė i cili lajmėroi fitoren ndaj ushtrisė sė huaj.

Tė dyja kėto poezi tė fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetėm krijimtarinė e Nolit , por poezinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Vargje si:

Ku e lamė e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjerė-mileti
Anės detit i palarė
Anės dritės i paparė
Pranė sofrės i pangrėnė
Pranė dijes i panxėnė
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur

Janė ngjethėse edhe sot dhe mbeten gjithnjė aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja pėr kryengritjen nė kėtė poezi dallohet nga gjithė krijimtaria tjetėr poetike e Nolit dhe e ka mbėshtetjen nė vetė zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėri, tė cilat kishin tronditur prej kohėsh jetėn shoqėrore e politike evropiane. Noli ka shkruar edhe tri lirika intime, ku mė tepėr trajtohet problemi i kuptimit filozofik tė dashurisė si forcė jetėdhėnėse.

Poezia noliane ėshtė njė poezi novatore, sepse pasqyron idealet mė pėrparimtare tė shoqėrisė shqiptare tė viteve 20-30, idealet mė demokratike, me njė forcė artistike tė jashtėzakonshme e me njė formė origjinale. Shprehja poetike e tij pėrbėhet nga njė mendim sintezė liroko-epik, plot duf e sulm me ritme kumbuese tė protestės.

Ritmi i marshit i jep kėsaj poezie gjallėri tė vazhdueshme e tone optimiste. Nė vargjet e Nolit realizmi ėshtė gėrshetuar me frymėn romantike tė ėndrrės e tė shpresės, po aq ngushtė sa ėshtė gėrshetuar edhe ideja e kryengritjes, e luftės pėr liri shoqėrore me tolerancėn shoqėrore e lirinė e individit Noli ndoqi modelet poetike klasike, por pati njė ndikim tė ndjeshėm nga poezia popullore. Nė poezinė e tij figuracioni popullor i shkrirė nė zjarrin e frymėzimit dhe me frazeologjinė e zgjedhur e tė pasur tė gjuhės sė folur ka sjellė vargje me njė forcė tė jashtėzakonshme shprehėse. Duke pėrdorur me mjeshtėri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art personalitete reale historike tė jetės shqiptare.

Krahas veprave tė shquara ideoartistike, poezia e Nolit dallohet si model i masės dhe pėrpjesėtimit, gjė qė ndihet edhe nė prozėn e tij tė rrjedhshme, koncize, me njė kompozicion tė saktė. Noli pėrdori fondin e pasur tė gjuhės shqipe, duke aktivizuar edhe fjalė tė vjetra e duke krijuar tė reja, si dhe duke futur nė funksion edhe fjalė tė huaja, ndaj themi se ėshtė ndėr pasuruesit mė tė shquar tė gjuhės sonė.

*******************************

Personalitet i shquar jo vetėm i letėrsisė, po i gjithė kulturės shqiptare, Noli dha ndihmesė tė madh nė shumė fusha. Ai ėshtė poet i shquar, historian e biograf, publicist, orator, kritik e dramaturg si dhe pėrkthyes i rrallė, qė me veprat e tij i dha njė ngjyrė tė re letėrsisė shqiptare. Krahas kėsaj ai ėshtė njeriu i veprimit.

Si patriot i madh ai bėri ē`ishte e mundur nė fushėn e diplomacisė pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė dhe pranimin e saj nė Lidhjen e Kombeve.

Si demokrat i shquar ai udhėhoqi Revolucionin Demokratik tė Qershorit, i cili edhe pse dėshtoi ngjalli besimin se sistemi feudal i prapambetur do tė shembej shumė shpejt. E gjithė veprimtaria e tij ishte njė bazė e fuqishme pėr zhvillimet e mėvonshme shoqėrore, politike, kulturore artistike nė Shqipėri. Veprat e tij kanė hyrė nė fondin me tė cilin kontribuon populli ynė nė kulturėn botėrore.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

436


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pershendetje!

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 05.01.13 18:40

DO E KISHA PER NDER NEQOFTESE EDHE NJEHERE DO TE ME THERRISNIN NOLIAN ,pasi mendoj sa shemtuar tingellon fjala Zogist.
Ouuuu sa mund te flasesh me superlativa per KETE KOLOS FATI TE SHQIPERISE !!! S'te del koha....,sepse shkruan e shkruan e ne fund thua te bej nje veper te plote.Por ende s'jam pjekur aq sa te bej nje veper per Nolin prandaj po e mbyll me bekimin per t'u bere nje nolian i denje.
avatar
Dimitrov Xhunga

170


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi