“Sokrat i vuajtur” apo “Derr i lumtur” ?!

Shko poshtė

“Sokrat i vuajtur” apo “Derr i lumtur” ?!

Mesazh  Anon prej 04.01.13 12:32

“SOKRAT I VUAJTUR” APO “DERR I LUMTUR”?!

Sokrati u lind nė Athinė nė vitin 470 p.e.s dhe nė historinė e filozofisė sė lashtė greke konsiderohet si njėri ndėr figurat mė interesante dhe mė atraktive tė saj. Mendimtar rebelues i cili pėrmes kritikės sė hapur nė vazhdimėsi i vente nė dyshim (nė lojė) vlerat shoqėrore tė kohės: politikėn, tė drejtėn e shtetit, autoritetin, fenė etj.

Kur me kėto qėndrime u bė i famshėm dhe me ndikim tek masat e gjėra popullore, elita dominuese, nga frika pėr mundėsinė e rrezikimit tė pozitės sė vetė sunduese, pushteti i Athinės e akuzoi kinse ai me mėsimet e veta dhe qėndrime intelektuale publike po e prishte (indoktrinonte) rininė. Andaj edhe e dėnoi me vdekje. Nė kohėn sa ishte i dėnuar me vdekje nė burg, tė pakėnaqur me kėtė dėnim tė padrejtė, nxėnėsit e tij besnik ia organizojnė arratisjen. Por, ai, me kėtė rast, assesi nuk pranoi tė ikte nga burgu.

“Nėse tashti do arratisesha, atėherė, para atyre qė mė dėnuan padrejtė do tė paraqitesha si mohues i gjithė asaj qė mė parė i kisha mėsuar tė tjerėt” Edhe para kėsaj sfide tė madhe vendimtare jetėsore - nė mes tė vdekjes sė lavdishme dhe ikjes poshtėruese nga burgu si shpėtim - ai me krenari zgjodhi rrugėn e pėsimit dinjitoze pėrmes dėnimit. Piu kupėn me helm dhe vdiq nė moshėn 70 vjeēare.

I. Edhe pse, qė nga vdekja e Sokratit e deri mė sot, kanė kaluar afėr 2500 vite, mėsimet filozofike, e posaēėrisht tragjedia e tij parimore sakrifikuese, gjithnjė ndėr brezash kanė mbet si sinonim i intelektualizmit tė mirėfilltė parimor pėrherė rebelues. Si model i tipit tė atyre njerėzve qė pėr nga dija dhe virtytshmėria e lartė morale, kanė qenė shume e shumė mė pėrpara se bashkėkohėsit e vetė tė shumtė injorantėsh hipokritė dhe tė dalldisurish materialist, tė cilėt me ēdo kusht synonin poste dhe privilegje pushtetesh.

Janė pra ATA, tė cilėt, edhe pėrpos kanosjes sė rrezikut pėrmes nėnēmimit, pėrbuzjes, shantazhit, kėrcėnimit, mjerimit ekzistencial...fuqishėm kanė besuar nė rrugėn e zgjedhur drejt arritjes sė qėllimit. Rrugė kjo e cila kryekėput mbėshtetet mbi tė drejtėn dhe arsyen e shėndosh si realitet. Edhe pse me kėto qėndrime zakonisht nė fund kanė qenė tė detyruar ta pinė helmin nga kupa e realitetit tė hidhur tė kohės sė vet, ata mė parė kanė pranuar tė jetojnė dinjitoz dhe krenarė – e si “Sokrat i vuajtur”, se sa injorantė, servil, mediokėr e tė pasur - e si “derr i lumtur”.

Kurrė me diēka tjetėr materiale nuk mund tė ndėrrohet ai ēast sublim emocionus si shembull metaforik i “Sokratit tė vuajtur”, kur vetėm me 50 cent nė xhep, ulesh ta pish njė “makiato” nė ndonjė lokal tė qytetit dhe posa nė fund e fton kamerierin ta paguash faturėn, ai me respekt tė njofton se pagesėn e ka bėrė njė i panjohur atje qė rrinte pėrballė. Kėshtu ndodh shpesh dhe ata janė populli qė me kėtė akt tė shpėrblimit modest, tė vlerėsojnė nga zemra dhe tė ēmojnė pa kurrfarė interesi.

“Njė intelektual i mirėfilltė, gjithnjė duhet tė jetė kritikues ndaj pushtetit, edhe kur ai ėshtė i drejtė” - thoshte njė kokė e menēur alla “Sokrat i vuajtur”. Por, para se tė vendosėsh tė nisesh andej, duhet pranuar se kjo punė e bėrjes sė opozitarit tė pėrhershėm individual, nuk ėshtė edhe aq e lehtė. Ėshtė rrugė sakrificash pėrplot gjemba, presionesh, poshtėrimesh ...izolimit tė shpeshtė tė vetvetes nė vetmi. Ajo kėrkon durim, sepse rezultati gjithnjė vjen nė fund. Vonohet por vjen, kėsaj here me fuqinė e lavdisė sė pėrhershme tė njė kohe tė re qė po lind nė tė cilėn, ēuditėrisht, pėrsėri ti nuk do tė jesh aty. Nuk do tė jesh, sepse je rebel. Rebel i papėrmirėsueshėm nė rrugėn tėnde tė dritės si proces.

II. Sokrati ynė antik bazėn e filozofisė sė vetė e mbėshteste nė konstatimin se - "Unė di aq sa s'di asgjė". Pėrkundrazi, njė "i menēur" i yni sot beson se di ēdo gjė dhe pėr kėtė ėshtė nė gjendje qė me orė tė tėra t'ju bindi pėr njohurinė e vetė qė ka nga tė gjitha lėmenjtė e jetės: shkencė, politikė, sport, kulturė...Vaj halli, nėse rastėsisht nė kėto tentime tė kėtij "tė menēuri" provoni t'i kundėrviheni. Menjėherė do tė pasoj reagimi i ashpėr, besa-besa edhe ofendimi i rėndė publik.

Sigurisht se asgjė nuk ka pėr tu befasuar nė kėtė drejtim. Tė tillė njerėz ka ēdo kund dhe ka pasur nė ēdo kohė. Por, brengosėse ėshtė se ky i “menēuri” ynė universal qė mendon se “di ēdo gjė” ėshtė nė PUSHTET - aty lartė ku vendoset fati dhe perspektiva e gjithė neve si qytetarė tė kėsaj shoqėrie. Aq sa brengosėse dhe shqetėsuese ėshtė ky fakt i pėrshkruar si mė lartė, edhe mė tragjike ėshtė ana tjetėr e realitetit tė saj si shkas: pėr kėta njerėz injorantėsh nė pushte fajet i kemi vetė!!

Sikur ne sot si popull tė kishim votuar nė mes tė atij tė "menēuri" tonė finok dhe fodull me autoritet tė rrejshėm nė pushtet, i cili na bind se di ēdo gjė (nga njėra anė) dhe atij tė urti sokratian (jokonformist) qė mendonte se di aq sa s'di asgjė (nga ana tjetėr), sigurisht se do tė fitonte ky i pari. Sepse, ai ėshtė mė i afėrt, mė i kuptueshėm, mė praktik dhe mė i kapshėm pėr ne... sepse ai kaherė ėshtė bėrė pjesė e realitetit tonė...

Adnan Abrashi
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Sokrat i vuajtur” apo “Derr i lumtur” ?!

Mesazh  Tikon prej 04.01.13 13:46


Sokrati,babai i etikės dhe filozofisė morale






Sokrati ishte njė filozof i lashtė grek. Ndihmesa e tij mė e rėndėsishme nė mendimin evropian ėshtė mėnyra e hulumtimit, e njohur si pėrzgjedhje, qė e zbatoi nė shqyrtimin kritik tė koncepteve themelore morale. Pėr kėtė arsye Sokrati njihet si babai i etikės apo filozofisė morale si dhe filozofisė nė pėrgjithėsi.

Sokrati nuk la pas asnjė shkrim. Burimi kryesor i tė dhėnave mbi Sokratin ėshtė nxėnėsi i tij Platoni, e mė pas Ksenofoni. Dėshmi tjetėr mbi Sokratin gjendet nė komedinė "Retė" tė Aristofanit.

Pėrgjithsisht mendohet se Sokrati nuk shkroi asgjė, pėr shkak tė mendimit tė tij, se filozofia nuk mund tė ēohet pėrpara nga njė shkrim, gjersa ai pėrēon njohuri por jo dituri. Sokrati me personalitetin e tij tė vecantė dhe stilin e tij krejtėsisht tė ri do tė pėrbėjė njė stacion shumė tė rėndėsishėm nė historinė e Filozofisė. Mendimi Sokratian ėshtė njė nga nga fazat kryesore tė filozofisė botėrore.

Me filozofinė e Sokratit hapet njė cikėl i ri dhe mbyllet njė tjetėr. Pėr kėtė asye filozofia greke ndahet nė Presokratiane dhe Postsokratiane. Filozofia Presokratiane pėrbėn njė fazė ndėrmjetėse qė lejon kalimin nga mendimi mitik nė atė racional, atė qė quajmė filozofi.

Sokrati u pėrgjigj me pėrpikshmėri tė madhe kėrkesave tė drejtimit njerėzor tė cilin kishte marrė shkenca greke, duke zhvendosur qėndrėn e interesimit tė saj, nga njohuria e natyrės tek njeriu dhe aktivitetet brendėsore tė tij , ndėrsa njėkohėsisht humbte karakterin teorik tė saj, duke marrė kryesisht rėndėsi praktike. Me Sokratin kemi njė fillim tė ri tė Filozofisė. Pra kemi tė bėjmė mė filozofin e parė, me kuptimin e sotėm tė fjalės, me kuptimin e kėrkuesit.

U lind nė Athinė (469 – 399 para erės sonė), nė njė kohė ku kombi grek pasi kishte kaluar nėpėrmes betejave tė mėdha tė brendshme dhe tė jashtme, kishte humbur besimin tek traditat dhe kėrkonte pėrgjigjje mbi pyetjet e jetės sė pėrditshme, ndėrsa dekadenca e qytetėrimit tė lashtė grek kishte filluar tė dukej.

Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si njė nevojė ndėrgjegjėsimi etik, nė momentin ku besimi fetar dhe zakonet e vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit tė padyshueshėm tė sistemit kishte tashmė kaluar. Sokrati u mor me elementin i cili kishte rėndėsi vendimtare pėr qytetėrimin e periudhės sė tij: etikėn, politikėn, dhė rėndėsinė e madhe tė dijes dhe shkencės.

Ishte kundėr Sofistėve qė kishin vendosur njeriun dhe ambicjet e tij personale nė qėndrėn e aktivitetit tė tyre. Sokrati kėrkonte Njė tė Vėrtetė tė vetme, drejtėsinė dhe tė vėrtetėn nė vetvete, pėrtej opinioneve personale qė cdonjeri mund tė mbėshtesė.

Kėshtu, pavarėsisht se merrej me tė njėjtat probleme me Sofistėt, ndėrsa sofistėt binin nė njė skepticizėm qė i udhėheq nė njė aktivitet jorezultativ dhe akoma ofronin argumente pėr paligjshmėrinė dhe anarkinė. Sokrati me njė kriter tė pastėr dhe tė shėndoshė gjen pėrsėri idetė e etikės dhe tė besimit tek Arsyeja.

Dėshmitė qė kemi na japin njė imazh tė saktė tė personalitetit tė tij. Sokrati shfaqet si njė njeri i thjeshtė i popullit, i biri i statujbėrėsit Sofroniskut dhe mamisė Fenareti. Fillimisht u mor mė gdhėndjen e skulpturave, duke ushtruar profesionin e tė atit. Sokrati nuk ishtė shumė i shkolluar, nuk i pėrkiste asnjė shkolle filozofie, dhe as ishte mbėshtetės i ndonjėrės.

Nuk kishte asnjė lloj lidhjeje me Shkollat e Mistereve tė njohura tė asaj periudhe. Sokrati ishte me tė vėrtetė njė filozof i jetės sė pėrditshme. Fliste nė Pazar, duke mbledhur pėrreth tij ajkėn e tė rinjėve qė e respektonin si mėsues i virtytit. Konsideronte si misionin e tij ti pėrkushtohej tėrėsisht kėrkimit tė sė Vėrtetės dhe tė edukojė vetveten e tij dhe bashkėqytetėrėt e tij drejt vetėnjohjes dhe vetėkontrollit..

‘’Njih Veteveten’’ e tij u bė emblema e mėsimdhėnies sė tij. Ashtu sikur na e paraqet Platoni tek ‘’Apologjia ‘’ e tij, se pėr Sokratin asnjė funksion tjetėr nuk ishte mė superior se sa ai qė i ishte dhėnė nga Perėnditė, pėr kėtė, u pėrpoq ta ekzekutonte mė besnikėrinė mė tė madhe.

Vlera e madhe e Filozofisė sė Sokratit gjėndet tek sfera etike e jetės. Denjėsia e individit, pėr Sokratin , gjėndet tek dija e tij. Dija (Shkenca) ėshtė themeli i tė gjitha virtyteve dhe vetėnjohja ėshtė mėnyra e njohjes sė tė gjithave. Virtyti, pėr Sokratin, ėshtė dije, dhe mė saktė ėshtė dituria e tė mirės.

Gabimi ėshtė mungesa e dijes. Me metodėn e tij dialektike vėrtetoi se jeta etike, pėrpjekja e pandaluar e njeriut pėr pėrmirsimin e tij etik, dhe se pjesmarrja e tij tek gjithcka e mirė dhe e bukur ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė arritur dikush Fatmirėsinė (evdemonia – demon/fat i mirė) e vazhdueshme. Sokrati pėrputhi Fatmirėsinė si njė pasojė e nevjshme e virtytit.

Njeriu mund tė arrijė dijen qė udhėheq tek Fatmirėsia, vetėm me Filozofinė, domethėnė me testimin e vazhdueshėm tė vetvetes, tė tė tjerėve, ashtu si edhe tė kushteve tė jetės njerėzore. Nuk theksonte asnjė virtyt tjetėr si atė tė Vetėpėrmbajtjes, duke e shprehur me vetė jetėn e tij. Me tė drejtė konsiderohet si themeluesi i Shkencės Etike.

Metoda e mėsimdhėnies sė Sokratit bazohej tek dialogu, shkėmbimi i reflektimeve me qėllim pėr tė gjetur rrugėn drejt Arsyes, drejt sė Vėrtetės. Sokrati ishte i gatshėm tė fillonte dialogun me cdonjeri qė dėshironte tė bisedonte me tė. Paraqitej si dikush qė dėshironte tė mėsonte dhe me pyetjet e duhura merrte opinionin e bashkėbiseduesit tė tij dhe nė kėtė mėnyrė arrinte tė zbulonte pikat e dobta tė tij.

Pėrfundimisht udhėhiqte bashkėbiseduesin e tij tė ndėrgjegjėsohej mbi paditurinė e tij, hap ky qė ėshtė fillimi i cdo dijeje, ‘’njė gjė di qė sdi asgjė’’. Pėr Sokratin diferenca midis njeriut tė ditur dhe atij injorant , ndodhet se i dituri njeh mangėsinė e dijes sė tij dhe dėshiron tė mėsojė, ndėrsa ai injorant kujton se di dhe konsideron vetveten tė aftė tė japė opinionin e tij pėr gjithcka.

Nė vazhdim udhėhiqte bashkėbiseduesin e tij, hap pas hapi, nėpėrmes njė sistemi zingjir pyetjesh-pėrgjigjjesh, qė tė mund tė zbulojė atė qė ndodhet brėnda tij nė njė gjėndje latente. Dialogu kishte si qėllim tė heqė mantelet e paditurisė, por ky ‘’pastrim mendor’’ nuk ishte i mundur pa njė qėndrim modestie shpirtėrore, pėr tė braktisur dikush bindjet e tij tė rreme pėrpara saktėsisė tė sė vėrtetės. Kėtė art tė ‘’lindjes’’ sė shpirtrave, Sokrati e quante obstetrikė, pasi nėpėrmes kėsaj dijeje, pėrgaditet esenca qė njeriu fsheh brėnda tij. Pėrgaditja me tė cilėn fillonte obstetrikėn, ishte ironia.

Sokrati besonte se ekzistojnė situata ku dija, vetėm, nuk shtė e mjaftueshme pėr tė na udhėhequr nė vendimet e drejta. Nė kėto situate Sokrati degjonte ‘’demonin’’ qė ndodhej brėnda tij, njė zė kėshillues, qė shumicėn e rasteve e frenonte.

Pavarėsisht se ai edukoi historianė, filozofė, politikanė, dhe konsideronte se pjesmarrja e tij nė kėto sektorė ishte shumė larg ambicjeve tė tija shpirtėrore, dhe njė gjė e tillė do ti merrte shumė kohė nga vepra e tij. Kėshtu ai bėhet njė udhėheqės i njė aristokracie tė shpirtit, dicka qė i krijonte pėrplasje me demokratėt qė ishin nė atė kohė nė pushtet.

Rivaliteti personal nė kombinim mė shtrembėrimin e mėsimdhėnies sė tij e udhėhoqėn nė gjyq. Ligjshmėria e tij e rreptė e bėri qė tė pėrcmojė dhe tė vazhdojė jetėn e tij duke kaluar nga njė vendim gjyqėsor i padrejtė. Mėsimdhėnia e tij thonte se ėshtė mė mirė tė tė bėhen padrejtėsi se sa tė bėsh padrejtsi ti vetė. Pavarėsisht se kishte mundėsinė pėr tu arratisur , zgjodhi vdekjen, duke pirė helmin.

Kėshtu akrediton, si me jetėn ashtu edhe me vdekjen e tij, mėsimdhėnien e tij etike, se pėrmbajtja e vėrtetė e jetės konsiston nė veprimin pozitiv, domethėnė nė kryerjen e pandalueshme tė veprimeve te drejta. U dėnua me vdekje por megjithatė kjo gjė ndihmoi jashtė mase nė lavdinė e tij tė madhe. Madhėshtia e Sokratit ndodhet se dhe jeta dhe mėsimdhėnia e tij ishin e njėjta gjė.

Pavarėsisht se Sokrati nuk themeloi ndonjė shkollė, filozofia e tij u zhvillua nga nxėnėsit e tij drejt drejtimeve tė ndryshme, dhe doktrina e tij etike ishte rrėnja qė ushqeu shume sisteme filozofike tė rėndėsishme tė historisė sė Filozofisė. Sokrati la shenjėn e tij jo vetėm nė filozofinė greke por edhe nė tė gjithė Filozofinė Perėndimore, pasi ishte ai qė vuri bazėn e Etikės dhe Dialektikės.

Tė mos harrojmė se si Platoni, njėri nga nxėnėsit mė tė rėndėsishėm tė Sokratit, u influencua shumė nga mėsuesi i tij, tė cilin e kishte si model dhe e bėri tė pavdekshėm nėpėrmes veprave tė tij, duke e vėnė tė fliste pėr njė botė tė tėrė diturie.
avatar
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi