Simbolika dhe kuptimi i Unazave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolika dhe kuptimi i Unazave

Mesazh  Jon prej 18.08.09 17:20

Simbolika dhe kuptimi i unazave nė pesė gishtat

Ēfarė unaze zgjidhni? Dhe pasi e zgjidhni, nė ē’gisht e vendosni? Ēfarė mendoni se ėshtė kuptimi i kėtyre zgjedhjeve?

Kjo ėshtė njė pėrpjekje e vogėl pėr t’ju bėrė me dije mbi kėtė subjekt. Unazat dhe gurėt janė nė vetvete simbole me kuptime dhe fuqi tė caktuara. Mė poshtė radhiten kuptimet dhe simbolika e vendosjes sė unazave nė gishta tė caktuar, nė dorėn e majtė apo tė djathtė.

Vendosja e unazės nė ndonjė gisht shihet si njė lloj filtri. Mund tė themi se ēdo gisht ka cilėsi, tė cilat unaza i cilėson, pėrmirėson ose dobėson cilėsitė natyrale tė tij. Prandaj, kur vendosim unaza nė gishta tė caktuar, kuptojmė si i filtrojmė cilėsitė mirėqenies sonė, vetėshprehjes, emocioneve dhe mendimeve tona.

Dora e majtė dhe e djathtė

Pėr majtashėt, mė poshtė nėnkuptohet e kundėrta. Kur konsiderojmė ku do t’i vendosim unazat, sė pari zgjedhim nė cilėn dorė, tė majtėn apo tė djathtėn. E majta ėshtė pritėse, e djathta dhėnėse, e majta yin, e djathta yang. Kur vendosim unazė nė dorėn e majtė marrim energji, ndėrsa me tė djathtėn japim. Balanca e kėtyre marrėdhėnieve ėshtė e rėndėsishme pėr mirėqėnien tonė. Duart mund tė perceptohen si balanca mes marrjes sė energjive nė brendėsi pėr tė ecur para dhe krijimn e strukturės sė jetės nė botėn e jashtme. Njė shembull interesant ėshtė se nė pjesė tė ndryshme tė botės unaza e martesės vendoset nė gishtin e dorės sė djathtė, ndėrsa nė vende tė tjera nė tė majtėn. Pra, disa njerėz theksojnė aspketin marrės ose dhėnės tė lidhjes, martesės ose familjes, ndėrsa tė tjerė theksojnė aspektin mė aktiv, dinamik, ku marrėdhėnia funksionon nė botėn e jashtme.

Cilėsitė e gishtave

Secili prej gishtave pėrfaqėson cilėsi tė caktuara, tė cilat nė vetvete janė pėrgjithėsisht pozitive, por nėse ekzagjerohen ose zmadhohen kthehen nė negative, ndonjėherė tė rrezikshme. Kėshtu, ambicia dhe vetėbesimi i Jupiterit mund tė ēojė nė arrogancė dhe zili. Mendjemprehtėsia dhe intuiviteti i Mėrkurit, megjithė cilėsitė komunikuese, mund tė shkojė nė ekstremin tjetėr. Ēdo gisht ka cilėsit e tij pozitive dhe negative, pėr tė cilat duhet kujdesur. Efektet mund tė jenė tė pallogaritshme, por me kalimin e kohės, kėto pasoja mund tė thellohen.

Pesė gishtat



Jupiteri (gishti tregues)

Vetėbesim, ambicie, drejtim, aftėsi ekzekutuese, ndonjėherė drejtim shpirtėror ose fetar.

Nė gishtin e Jupiterit fokusohemi nė aspektet e jashtme tė jetės, marrėdhėniet me tė tjerėt dhe balancimin e fuqive qė zhvendosen atje. Ēdo theksim atje do tė tentojė tė shfaqė cilėsitė e drejtuesit, ambicies dhe vetėbesimit. Personaliteti jupiterian ėshtė i fortė dhe shpesh e gjen veten nė poste drejtuese. Ky ėshtė gjithashtu gishti ku gjendet energji pėr motivim financiar.

Saturni (gishti i mesit)

Rrota e Balancės, ndejnja e tė drejtės dhe tė gabuarės, ligji, kėrkimi i sė vėrtetės, vetėanaliza, sekreti.

Saturni quhet Rrota e Balancės. Kėtu gjenden cilėsitė e lidhura me ligjin njerėzor, drejtėsinė e marrėdhėniet tona me to. Theksimi i rolit tė Saturnit do tė thotė nėnvizimi i ēfarė ėshtė e drejtė dhe e gabuar, ēfarė ėshtė e pėrshtatshmė nė situata tė caktuara.

Cilėsi tė tjera tė Saturnit janė tendenca drejt vetėanalizės. Mėshimi i tepėrt ēon nė trishtim dhe rėndesė. Tė gjithė, nė fakt, kanė mė shumė se duhet cilėsi tė Saturnit.

Apoloni (gishti i unazės)

Apoloni quhet gishti i unazės pėr arsye se cilėsitė e tij janė ato mė tė theksuarat dhe mė pėrfituesi prej vendosjes sė njė unaze pėr tė mbėshtetur ato cilėsi. Apoloni pėrfaqėson, pėrveē tė tjerash, krijimtari: nė kuptimin artistik, punėt me dorė dhe nė tė gjitha aspektet e jetės. Ai ėshtė kultivimi i dashurisė dhe bukurisė nė tė gjitha mėnyrat, sidomos nė natyrė, duke pėrfaqėsuar zbavitėsin nė ne, energjinė e shprehjes, bukurisė dhe dhembshurisė.

Mėrkuri (gishti i vogėl)

Mėrkuri ėshtė energjia e komunikimit. Mendoni pėr mėrkurin tuaj si antenė transmetuese marrėse-dhėnese, jo vetėm gojarisht por nė tė gjitha mėnyrat: intuitivisht, ndjeshmėrisht etj.

Aftėsitė e forta tė Mėrkurit janė ato qė sot quhen inteligjencė e shkėlqyer. I ekzagjeruar, Mėrkuri kthehet kundėr vetes mė shpejt se kundėr tė tjerėvė. Kujdes ēfarė unazash tė vendosni nė kėto vende me funksione tė rėndėsishme. Imagjinoni njė diamant vezullues nė dorėn e njė mafiozi.

Gishti i madh

I vetmi qė nuk emėrtohet si perėndi, por thjesht i madhi. Megjithatė ėshtė shumė i rėndėsishėm, pasi pėrfaqėson cilėsinė e vullnetit personal dhe universal. Tė gjithė kemi nevojė pėr kėtė cilėsi, por vetė natyra e ka theksuar pozicionin e tij nė anatominė tonė, sa nuk ėshtė normale pėr dikė tė nėnvizojė natyrėn e vullnetit, pėrveēse nė baza tė pėrgjithshme. Kujdes nga vendosja e unazave nė kėtė gisht dhe kini mendjen ndaj ndryshimeve qė ndodhin nė jetėn tuaj gjatė kohės qė unaza qėndron atje.



revista MNVR
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Simbolika dhe kuptimi i Unazave

Mesazh  Anon prej 04.01.13 12:29

Cili ėshtė mesazhi i mbajtjes sė unazės pėr secilin gisht

Mbajtja e unazės shpesh komunikon njė lloj mesazhi ndaj vetes dhe ndaj mbarė botės. Mbajtja e unazave nė ndonjė gisht tė caktuar, zakonisht ėshtė e lidhur me dėshirėn pėr ta rritur fuqinė me tė cilėn ėshtė i lidhur ai gisht. Meqė truri i majtė ėshtė pėrgjegjės pėr aspektin logjik dhe e kontrollon dorėn e djathtė, ėshtė gjė e logjikshme tė mendohet qė mbajtja e unazės nė dorėn e djathtė paraqet njė veprim logjik dhe tė qėllimshėm si dhe dėshirėn pėr ta kontrolluar jetėn dhe veprimet e dikujt tjetėr.

Meqė truri i djathtė e kontrollon dorėn e majtė dhe kreativitetin, unazat nė dorėn e majtė paraqesin besim, kreativitet dhe qėndrim. Megjithė ekzistencėn e unazave tradicionale si ato tė fejesės, martesės njė ndėr llojet mė tė veēanta tė unazave duke u nisur nga vetė domethėnia qė ato kanė janė unazat e zotimit. Kėto unaza, qė shėrbejnė pėr tė na pėrkujtuar premtimin e dhėnė janė unazat qė mund tė mbahen nė mėnyrė qė personi i caktuar t’i pėrmbahet fuqishėm zotimit tė dhėnė pėr njė qėllim ose ēėshtje personale.

Njerėzit mund tė fillojnė t’i mbajnė kėto unaza nė raste kur dėshirojnė ta lėnė pėrgjithmonė abuzimin me pije alkoolike ose lėndė narkotike, pirjen e duhanit ose ndikimet dhe dukuritė e tjera negative. Unazat e zotimit tė kėtij lloji mund tė fitojnė nė peshė kur personi vendos tė gdhendė njė mbishkrim, nė tė cilin pėrmblidhet betimi ose zotimi i tij.

Historia

Jeta jonė ėshtė pėrplot me premtime. Ē’ėshtė e vėrteta, disa nga premtimet tona nėnkuptohen dhe nuk thuhen. Ne e ndėrtojmė jetėn tonė pėrreth tyre. Ekziston edhe njė lloj i posaēėm i premtimeve, tė cilat duhet tė zgjasin pėr njė kohė tė gjatė, madje derisa tė jemi gjallė. Ėshtė njė gjė shumė e natyrshme qė njerėzimi ka zhvilluar njė traditė tė shkėmbimit tė dhuratave, tė cilat do tė shėrbejnė si pėrkujtues tė premtimeve tė rėndėsishme.

Duket sikur njė gjė e pėrkryer qė unazat e premtimit, tė cilat nėnkuptohet qė janė tė vlefshme u pėrzgjodhėn si dhuratat mė tė ēmuara tė zotimit nė mes tė njerėzve. Nuk ka arsye tė dyshojmė qė pėrdorimi i unazave si dhurata ėshtė po aq i vjetėr sa edhe tradita e mbajtjes sė tyre.

Unaza e gishtit me vulė personale shpesh konsiderohet si zbulim i egjiptianėve, kurse posedimi i njė unaze tė tillė tregonte autoritet dhe pushtet. Megjithatė, nė kohėn e grekėve antikė, vetė origjina e unazės sė gishtit ishte e lidhur me idenė e zotimit dhe pėrqendrimit tė vazhdueshėm nė njė gjė tė vetme.

Nė Romėn Antike, unazat e fejesės pėrbėheshin nga dy unaza, nė formė tė dy disqeve ovale, me emra tė gdhendur tė ēiftit tė fejuar. Nė fillim, kėto unaza bėheshin nga hekuri i lirė. Nė Angli, gjatė shekujve 15-tė, 16-tė dhe 17-tė unazat e dashurisė arritėn kulmin e popullaritetit. Ato shpesh pėrdoreshin si simbole tė dashurisė, besnikėrisė dhe martesės nė njė tė ardhme tė afėrt.

Kodi i unazave sipas gishtave

Gishti i madh

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e madh

Fuqia e vullnetit

Gishti i madh paraqet logjikėn dhe fuqinė e vullnetit, kujdeset pėr personalitetin tonė dhe i kontrollon veprimet tona. Ky gisht ėshtė simbol i fuqisė si dhe i mendimeve tė pavarura dhe lirisė.

Gishti tregues

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin tregues

Autoritet dhe ambicie

Ky gisht paraqet nevojėn tonė pėr ta rritur egon tonė dhe pėr tė krijuar autoritet dhe fuqi. Ky gisht po ashtu lidhet me aftėsi drejtuese dhe ambicie. Mbretėrit mbanin unaza nė gishtin tregues, sepse njerėzit mendonin qė ky gisht ishte shumė i fuqishėm.

Gishti i mesėm

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e mesėm

Identitet dhe materializėm

Ky ėshtė gishti mė i gjatė dhe pėr kėtė shkak shpesh ėshtė i lidhur me qėllimin tonė nė jetė. Njerėzit qė mbajnė unazė nė kėtė gisht, zakonisht kanė dėshirė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes.

Gishti i unazės

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e unazės

Emocione, kreativitet dhe guxim

Mbajtja e unazės nė gishtin e unazės paraqet lidhjen me zemrėn, pasi mendohet se ky gisht ėshtė i lidhur me arterien e cila kalon nė zemėr. Pėr kėtė arsye, ky gisht shpesh lidhet me ndjenjat tona tė dashurisė dhe pėrkushtimit. Nėse unazėn e ka blerė vetė personi qė e mban unazėn, atėherė ajo paraqet egoizėm, mendjemadhėsi dhe besim nė talentin personal.

Gishti i vogėl

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e vogėl

Siguri nė biznes dhe lidhje

Unazat nė gishtin e vogėl paraqesin siguri nė biznes dhe lidhje personale. Ky gisht ėshtė simbol i fuqisė dhe pėrkushtimit ndaj tė tjerėve. Meqė ėshtė i kundėrt me gishtin e pavarur, ky gisht shpesh ėshtė i lidhur me qėndrimet tona ndaj njerėzve tė tjerė, me jetėn tonė private dhe botėn materiale. Gishti i vogėl del pėrballė botės dhe kujdeset pėr ne, ashtu siē kujdesen pėr ne edhe miqtė tanė tė vėrtetė. Mbajtja e shumė unazave, zakonisht ėshtė shenjė qė personi i caktuar dėshiron ta tėrheqė vėmendjen e njerėzve tė tjerė.

Llojet e unazave

Pėrveē informatave lidhur me kuptimin e mbajtjes sė unazave nė gishta tė ndryshėm, ėshtė me rėndėsi tė kuptoni qė mbajtja e unazave mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė tradicionale dhe jashtėzakonisht kreative. Nė vijim mund tė lexoni pėr llojet mė tė shpeshta tė unazave.

Unazat e para-fejesės

Shumė ēifte tė dashuruara ndjejnė qė ekziston njė fazė nė lidhjen e tyre kur ende nuk janė gati pėr fejesė, por nė anėn tjetėr, ndjenja e pėrkushtimit tė ndėrsjellė nė mes tyre ėshtė tashmė mjaft e fuqishme.

Unazat e sinqeritetit

Ky ėshtė njė variacion mė i ri i unazave tė zotimit, tė cilat shpesh njihen edhe si unaza tė pastėrtisė morale. Nė fillim, kėto unaza ishin shumė tė lira, por kohėt e fundit, kėto unaza kanė evoluar nė stilin e tyre dhe tani shpesh bėhen nga ari, titani ose platini. Kėto unaza i mbajnė tinejxherėt e gjinisė mashkullore dhe femėrore.

Unazat e zotimit

Simbolizojnė lidhje ekskluzivisht monogamie, kur dy tė dashuruar nuk janė tė interesuar tė martohen ose tė fejohen menjėherė, por nė anėn tjetėr, dėshirojnė ta konfirmojnė dashurinė e madhe dhe pėrkushtimin qė kanė pėr njėri-tjetrin. Ata i shkėmbejnė kėto unaza ose njėri nga partnerėt fillon ta mbajė kėtė unazė nė mėnyrė alternative. Kėto unaza i ngjajnė shpesh unazave tė martesės, pasi janė tė bėra nga ari dhe zakonisht kanė diamante tė posaēme.

Unazat e miqėsisė

Dhe pse nėnkuptohet qė rėndėsia emocionale e unazave tė miqėsisė nuk ėshtė aq e madhe nė krahasim me unazat e lidhjeve romantike, unazat e miqėsisė megjithatė kanė njė traditė mjaft tė gjatė. Unazat e miqėsisė nuk kėrkojnė ndonjė luks tė posaēėm dhe kėto unaza mund t’i mbajnė si meshkujt ashtu edhe femrat.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi