John Lennon dhe alienet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: John Lennon dhe alienet

Mesazh  Zattoo prej 07.04.14 11:36

Nata kur jashtėtokėsorėt thirrėn John Lennon-in



Ne po darkonim nė njė restaurant nė qendėr tė Nju Jork-ut, Yoko ishte me ne, pra kjo ishte pas ndarjes sė tyre tė madhe dhe ripajtimit tė tyre. Yoko ishte shtatzėnė me fėmijėn e tyre, Sean, dhe John ishte i eksituar – ai do ta donte kėtė foshnje ditė e natė: ta ushqente, t’i ndėrronte pelenat, t’i mėsonte tė fliste, t’i mėsonte dashurinė pėr muzikė.

Do t’i bėnte tė gjitha kėto. Dhe donte tė shihte se si rritej adoleshent, nga rėniet nga biēikleta dhe ankthet e ditėve shkollore, nga leximi deri te dashuria e parė dhe te gjimnazi. Ato nuk do t’i bėnte kurrė. John nisi sė foluri pėr disqe fluturuese.

Tha se besonte qė jeta ekzistonte nė planetė tė tjerė, qė na kishin vizituar, qė ndoshta na vėzhgonin mu tani. Ai mė ēoi nė njė tavolinė mė tė qetė, mė tė errėt, ndezi njė cigare dhe drejtoi majėn e saj tė skuqur nga fytyra ime.

“Ti beson nė kėto gjėra, apo jo? - mė pyeti. - Por kėtė nuk do ta besosh.

“Para gjashtė muajve flija gjumė nė shtratin tim, me Yokon, nė shtėpi, nė ndėrtesėn Dakota. Dhe befas nuk isha mė nė gjumė. Sepse kishte pėrreth derės kėtė dritė qė flakėronte. Ndriēonte nėpėr plasat dhe vrimėn e ēelėsit, sikur tė kishte diku atje jashtė me prozhektorė, ose sikur tė kishte marrė flakė banesa.

“Kėtė e mendova – grabitės tė futur ose zjarr. Kėrceva nga shtrati, dhe Yoko nuk ishte zgjuar fare, ishte e shtrirė si gur, dhe unė e tėrhoqa derėn pėr ta hapur. Atje jashtė ishin ata katėr veta.

- Tifozė? - e pyeta.

- Paj, ata nuk donin autografin tim. Ishin, si ta them, tė vegjėl. Si tartabiqe. Sy tė mėdhenj insekti dhe gojė tė vogla insekti, dhe ata m'u afruan si buburreca.

- Ai u ndal dhe mė nguli sytė.

“Kėtė ia tregova dy njerėzve tė tjerė, a mė kupton? Njėra ishte Yoko, dhe ajo mė beson. Thotė se nuk kupton, por di qė unė nuk i gėnjej. Ia tregova njė tjetre, dhe ajo nuk mė besoi.

“Shpėrtheu nė tė qeshur dhe pastaj tha se me siguri isha i dehur. Paj, kam qenė i dehur, domėthėnė tapė fare, shumė shpesh, dhe kurrė s’kam parė me drogė diēka qė ishte aq e ēuditshme sa ky m__ i tartabiqeve, more.

“Nė atė natė isha esėll. Nuk ėndėrroja dhe nuk kisha pirė droga. Kishte kėto krijesa, si njerėz edhe jo si njerėz, nė banesėn time”.

- Ē’tė kanė bėrė? Lennon shau pėrsėri. - Ku di ti se mė kanė bėrė diēka, more? - Sepse duhet tė kenė ardhur pėr ndonjė arsye.

- Ke tė drejtė. Ata kanė bėrė diēka. Por nuk di ē’ishte. U pėrpoqa t’i nxirrja nga banesa, por kur bėri njė hap drejt tyre, ata sikur mė shtynin prapa. Domethėnė, nuk mė prekėn. Ishte sikur tė mė urdhėronin vetėm me vullnetin e tyre. Mė shtynė me forcėn e vullnetit dhe telepati.

- E pastaj?

- Nuk e di. Diēka ndodhi. Mos mė pyet ē’ishte. Ose harrova, e bllokova nga mendja, ose ata nuk mė lėnė tė kujtohem. Por pas njėfarė kohe nuk ishin mė, dhe unė isha i shtrirė mbi shtratin, pranė Yokos, vetėm qė unė gjendesha mbi batanijet.

“Dhe ajo u zgjua dhe mė shikoi dhe pyeti ē’kisha. Nė fillim nuk ia tregova dot. Por kisha atė send nė duart e mia. Ata ma dhanė.

- Ē’ishte? - Lennon rrėmoi nė xhepin e xhinseve tė tij. - Prej asaj e kam mbajtur gjithmonė me vetė dhe doja t’ia bėja dikujt kėtė pyetje. Ja ku e ke. Ndoshta ti e di. -

E mora sendin metalik si veze dhe e ktheva nė dritėn e zbehtė. Dukej i fortė dhe i lėmuar, dhe nuk dallova dot asnjė shenjė. - Kurrė s’kam parė njė gjė tė tillė.

- Mbaje, - mė tha John. - Kjo ėshtė tepėr e ēuditshme pėr mua. Po qe se kjo ėshtė bileta ime pėr njė planet tjetėr, nuk dua tė shkoj.

Tani, kur mbaj vezen e ftohtė metalike nė grushtin tim, kam pėrshtypje tė fortė se John dinte mė shumė pėr kėtė send nga ē’mė tregoi. Ndoshta nuk shoqėrohej me udhėzimet e pėrdorimit, por besoj se John dinte pėr se shėrbente.

Dhe pa marrė parasysh qėllimin – komunikim? shėrim? njė biletė intergalaktike e klasės sė parė? - e llahtariste. Do tė doja ta kisha paralajmėruar… se sado tė frikshėm tė duken jashtėtokėsorėt, janė njerėzit nga tė cilėt duhet tė trembesh.

Uri Geller
avatar
Zattoo

698


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi