Globalizimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Globalizimi

Mesazh  Admin prej 28.07.08 22:59

Globalizimi




GLOBALIZIMI DHE PREMTIMI I INSTITUCIONEVE GLOBALE

JOSEPH E. STIGLITZ
Pėrkthyen: Adnan Kika dhe Gėzim Selaci

Burokratėt ndėrkombėtarė – kėta simbole anonime tė rendit botėror ekonomik – janė tė sulmuar kudo.

Takimet e mėparshme jointeresante tė teknokratėve tė panjohur, tė cilėt trajtonin tema tė rėndomta, siē janė huaja koncesionale dhe kuotat tregtare, tani janė bėrė skena tė pėrleshjeve tė ashpra nė rrugė dhe tė demonstratave tė mėdha.

Protestat gjatė takimit tė Organizatės Botėrore tė Tregtisė nė Sitėll (Seattle) nė vitin 1999 qenė tronditėse. Qė atėherė, lėvizja ėshtė forcuar dhe zemėrimi ėshtė pėrhapur.

Nė tė vėrtetė, ēdo takim i rėndėsishėm i Fondit Monetar Ndėrkombėtar, i Bankės Botėrore dhe i Organizatės Botėrore tė Tregtisė tani ėshtė skenė konflikti dhe trazire.

Vdekja e njė protestuesi nė vitin 2001 nė Gjenova ishte vetėm fillimi i shumė viktimave tė mundshme nė luftėn kundėr globalizimit.

Trazirat dhe protestat kundėr politikave dhe veprimeve tė institucioneve tė globalizimit nuk janė tė reja. Pėr dekada me radhė, njerėz nga bota nė zhvillim kanė protestuar atėherė kur programe tė ashpra tė imponuara nė shtetet e tyre, u treguan se janė shumė tė vrazhda, mirėpo nė pėrgjithėsi protestat e tyre nuk viheshin re nė Perėndim.

Risi ėshtė vala e protestave nė shtetet e zhvilluara.

Dikur ishte e zakonshme qė temat si huatė pėr pėrshtatje strukturore (programe qė ishin planifikuar pėr t’iu ndihmuar shteteve tė pėrshtaten dhe tė kalojnė krizat) dhe kuotat pėr import tė bananeve (kufizimet qė disa shtete evropiane ia vėnin importit tė bananeve nga shtetet tjera pėrveē ish-kolonive tė tyre), u interesonin vetėm disave.

Tashmė edhe fėmijėt gjashtėmbėdhjetė vjeēar tė periferive kanė pikėpamje tė zhvilluara pėr marrėveshjet e fshehta, siē janė GATT (Marrėveshja e Pėrgjithshme mbi Tarifa dhe Tregti) dhe NAFTA (Zona e Amerikės Veriore pėr Tregti tė Lirė, marrėveshje e nėnshkruar nė vitin 1992 nga Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja qė lejonte qarkullimin e lirė tė mallrave, shėrbimeve dhe investimeve – por jo tė njerėzve – ndėrmjet kėtyre shteteve).

Kėto protesta kanė shkaktuar brejtje tė ndėrgjegjes te pushtetarėt. Madje edhe politikanėt konservatorė, siē ėshtė presidenti i Francės Zhak Shirak, shfaqėn shqetėsimin e tyre se globalizimi nuk po e pėrmirėson jetėn e atyre qė kanė mė sė shumti nevojė pėr pėrfitimet e premtuara tė tij.

Gati gjithkush e ka tė qartė se diku ėshtė bėrė gabim trashanik.

Thuajse brenda njė nate, globalizimi ėshtė bėrė ēėshtja mė urgjente e kohės sonė, diēka pėr tė cilėn debatohet qė nga sallat e mbledhjeve dhe faqet e opinioneve dhe redaksionale tė gazetave e deri te shkollat anekėnd botės.

Pėrse globalizimi – kjo forcė qė solli aq shumė tė mira — u bė aq kundėrthėnės?

Hapja ndaj tregtisė ndėrkombėtare i ndihmoi shumė shtete tė zhvillohen shumė mė shpejt se sa do tė mund tė zhvilloheshin nė kushte tė tjera.

Tregtia ndėrkombėtare ndihmon zhvillimin ekonomik, kur eksporti i vendit i japin shtysė rritjes ekonomike.

Zhvillimi i shtyrė nga eksporti, ishte baza e politikės industriale qė pasuroi pjesėn mė tė madhe tė Azisė dhe ua pėrmirėsoi dukshėm gjendjen miliona njerėzve atje. Pėr shkak tė globalizimit, shumė njerėz nė botė tani jetojnė mė gjatė se pėrpara, kurse standardi i jetės sė tyre ėshtė shumė mė i lartė.

Njerėz nė Perėndim mund ta konsiderojnė punėn me pagė tė ulėt nė Nike si eksploatim, por pėr shumė njerėz tė botės nė zhvillim, tė punuarit nė njė fabrikė ėshtė njė zgjedhje shumė mė e mirė sesa tė qėndruarit nė fermė dhe kultivimi i orizit.

Globalizimi ka zbutur ndjenjėn e izolimit, qė ka ndier pjesa mė e madhe e botės nė zhvillim, dhe shumė njerėzve atje u ka krijuar mundėsi mė tė madhe pėr dije, madje mė tė madhe se sa tė njeriut mė tė pasur nė cilindo shtet nė shekullin e kaluar. Vetė protestat antiglobaliste janė rezultat i kėsaj lidhjeje.

Lidhjet nė mes aktivistėve nga pjesė tė ndryshme tė botės, veēanėrisht lidhjet e krijuara pėrmes komunikimit nė internet, shkaktuan trysni qė rezultoi me traktatin ndėrkombėtar tė minave tokėsore – pėrkundėr kundėrshtimit tė shumė qeverive tė fuqishme.

I nėnshkruar nga 121 shtete nė vitin 1997, ky traktat zvogėloi mundėsinė qė fėmijėt dhe viktimat e tjera tė pafajshme, tė gjymtohen nga minat.

Po kėshtu, njė trysni publike e koordinuar mirė, detyroi bashkėsinė ndėrkombėtare qė tė shlyente borxhet e disa shteteve mė tė varfra. Edhe nė situata kur globalizimi ka anė negative, megjithatė, ai sjell edhe pėrfitime.

Hapja e tregut xhamajkian tė qumėshtit pėr importet e ShBA-ve nė vitin 1992, mund tė ketė dėmtuar prodhuesit lokalė tė qumėshtit, por kjo po ashtu u mundėsoi fėmijėve tė varfėr tė blinin qumėshtin mė lirė.

Firmat e reja tė jashtme mund tė dėmtojnė ndėrmarrjet e mbrojtura shtetėrore, por ato po ashtu mund tė sjellin futjen nė pėrdorim tė teknologjive tė reja, hyrjen nė tregje tė reja dhe krijimin e industrive tė reja.

Ndihma e jashtme, njė aspekt tjetėr i botės sė globalizuar, me gjithė tė metat e saj, prapėseprapė ka sjellė pėrfitime pėr miliona njerėz, shpesh nė mėnyra tė cilat thuajse nuk janė vėrejtur fare: projekti i financuar nga Banka Botėrore u ofroi punė guerilėve nė Filipine, e ata i dorėzuan armėt; projektet e vaditjes kanė rritur mė shumė se dyfish tė ardhurat e fermerėve qė patėn fatin tė pėrfitonin nga kėto programe; kurse projektet arsimore kanė rritur shkallėn e arsimimit nė zonat rurale dhe nė disa shtete projektet pėr SIDA-n kanė penguar pėrhapjen e kėsaj sėmundjeje vdekjeprurėse.

Ata qė flasin kundėr globalizimit, shpesh nuk i vėnė re dobitė e tij. Por ithtarėt e globalizimit janė edhe mė tė ēekuilibruar.

Pėr ta, globalizimi (qė nė mėnyrė tipike lidhet me pranimin e kapitalizmit ngadhėnjyes tė stilit amerikan) ėshtė progres dhe shtetet nė zhvillim duhet ta pranojnė atė, nėse dėshirojnė tė zhvillohen dhe ta luftojnė varfėrinė. Por shumė shteteve tė botės nė zhvillim, globalizimi nuk u ka sjellė dobitė e premtuara ekonomike.

Hendeku nė rritje ndėrmjet atyre qė kanė dhe atyre qė nuk kanė, ka rezultuar qė gjithnjė e mė shumė njerėz tė Botės sė Tretė tė mbesin nė varfėri tė skajshme, duke jetuar me mė pak se njė dollar nė ditė.

Me gjithė premtimet e pėrsėritura pėr uljen e varfėrisė, tė bėra gjatė dekadės sė fundit tė shekullit njėzet, numri i tanishėm i njerėzve qė jetojnė nė varfėri, nė tė vėrtetė ėshtė rritur pėr gati 100 milionė. Kjo ndodhi nė tė njėjtėn kohė kur tė ardhurat e pėrgjithshme botėrore u rritėn pėr afro 2.5 pėr qind nė vit.

Nė Afrikė, aspiratat e larta, pas pavarėsimit tė vendit nga kolonializmi, kryesisht nuk u pėrmbushėn. Pėrkundrazi, kontinenti po zhytet mė thellė nė mjerim, ndėrkohė qė tė ardhurat shėnojnė rėnie dhe standardi i jetesės vazhdon tė bie.

Rritja e shkallės sė jetėgjatėsisė, e arritur me vėshtirėsi nė disa dekada tė kaluara, ka filluar tė ngecė. Ndėrkohė qė sėmundja e SIDA-s ėshtė arsyeja kryesore e kėsaj, varfėria po ashtu ėshtė bėrė njė vrasėse e popullatave.

Madje edhe shtetet qė kanė braktisur socializmin afrikan dhe kanė arritur tė krijojnė qeveri mjaft tė ndershme, qė kanė baraspeshuar buxhetet e tyre dhe qė e kanė mbajtur tė ulėt inflacionin, thjesht, nuk mund tė tėrheqin investitorė privatė. Pa kėto investime, ato nuk mund tė kenė zhvillim tė qėndrueshėm.

Nėse globalizimi nuk ka pasur sukses nė uljen e varfėrisė, ai nuk ka pasur sukses as nė krijimin e qėndrueshmėrisė. Kriza nė Azi dhe nė Amerikėn Latine ka kėrcėnuar ekonominė dhe qėndrueshmėrinė e tė gjitha shteteve nė zhvillim.

Ekziston frika e se infeksioni financiar do tė pėrhapet nė mbarė botėn, ashtu qė kolapsi i njė valute tė ndonjėrit nga kėto vende, do tė parakuptonte edhe rėnie tė tė tjerave, gjithashtu. Pėr njė kohė, nė vitet 1997 e 1998, u duk se kriza aziatike kėrcėnonte tėrė ekonominė e botės.

Globalizimi dhe shfaqja e ekonomisė sė tregut nuk kanė dhėnė rezultatet e premtuara nė Rusi dhe nė shumicėn e vendeve tė tjera, tė cilat po kalonin nga komunizmi nė ekonomi tregu.

Kėtyre shteteve Perėndimi u kishte thėnė se sistemi i ri ekonomik do t’u sillte prosperitet tė pashembullt. Mirėpo, nė vend tė kėsaj, ai solli varfėri tė pashembullt: pėr shumicėn e njerėzve, ekonomia e tregut, nė shumė aspekte, u tregua mė e keqe se sa qė kishin parashikuar prijėsit e tyre komunistė.

Dallimi ndėrmjet tranzicionit tė Rusisė (ashtu si u planifikua nga institucionet ekonomike ndėrkombėtare) dhe tranzicionit tė Kinės (tė planifikuar nga vetė ajo) nuk do tė mund tė jetė mė i madh: pėrderisa nė vitin 1990 Bruto Prodhimi i Brendshėm (GDP) i Kinės ishte sa 60 pėr qindėshi i atij tė Rusisė, nė fund tė dekadės situata ndryshoi nė favor tė Kinės.

Ndėrsa Rusia qe dėshmitare e njė rritjeje te pashembullt tė varfėrisė, nė Kinė numri i tė varfėrve ra si kurrė mė parė.

Kritikėt e globalizimit me tė drejtė i akuzojnė shtetet perėndimore pėr hipokrizi. Shtetet perėndimore i kanė shtyrė shtetet e varfra tė heqin barrierat e tregtisė, por nuk ato nuk i hoqėn barrierat e veta, duke i ndaluar me kėtė shtetet nė zhvillim tė eksportojnė prodhimet e tyre bujqėsore dhe nė kėtė mėnyrė i privuan nga tė ardhurat shumė tė nevojshme nga eksporti.

Njė nga fajtorėt kryesorė pėr kėtė, natyrisht, ishin Shtetet e Bashkuara, dhe kjo mė shqetėsonte mua.

Kur isha Kryesues i Kėshillit tė Kėshilltarėve Ekonomikė, kam luftuar me mish e shpirt kundėr kėsaj hipokrizie, ashtu siē kanė bėrė paraardhėsit e mi nė kėshill nga tė dy partitė.

Kjo, jo vetėm qė i dėmtoi shtetet nė zhvillim, por amerikanėve u kushtoi miliarda dollarė, si konsumatorė (pėr ēmime mė tė larta qė u deshėn tė paguajnė) dhe si taksapagues (pėr financim tė subvencione tė larta pėr bujqėsinė).

Pėrpjekjet e mia shpesh nuk patė sukses. Ngadhėnjenin interesat e veēanta tregtare dhe financiare, dhe kur kalova nė Bankėn Botėrore, i pashė fare qartė pasojat e kėsaj pėr shtetet nė zhvillim.

Por, edhe kur nuk ėshtė fajtor pėr hipokrizi, Perėndimi zbaton globalizimin, duke siguruar njė ndarje tė pabarabartė tė tė mirave, nė kurriz tė Botės nė zhvillim.

Nuk ishte e drejtė qė shtetet mė tė zhvilluara industriale refuzonin tė hapnin tregjet e tyre pėr mallrat e shteteve nė zhvillim – pėr shembull, duke i kufizuar kuotat e tyre pėr njė mori mallrash qė nga tekstili tek sheqeri – ndėrkohė duke kėmbėngulur qė kėto shtete (nė zhvillim) tė hapin tregjet e tyre pėr mallrat e shteteve mė tė pasura; nuk ka qenė e drejtė qė shtetet mė tė zhvilluara industriale vazhdonin tė subvenciononin bujqėsinė, duke ua vėshtirėsuar garėn shteteve nė zhvillim, ndėrsa kėmbėngulnin qė kėto shtete tė mos subvenciononin prodhimet industriale.

Nėse shihen “kushtet e tregtisė” (ēmimet qė shtetet e zhvilluara dhe ato mė pak tė zhvilluara i marrin pėr prodhimet e tyre) tė marrėveshjes sė fundit tregtare tė vitit 1995 (e teta me radhė), efekti neto ishte ulja e ēmimeve qė disa nga shtetet mė tė varfra nė botė i marrin nė raport me ēmimet qė paguajnė pėr importet e tyre.

Mu pėr kėtė gjendja e disa shteteve mė tė varfra tė botės u pėrkeqėsua mė shumė.

Bankat perėndimore pėrfituan nga humbja e kontrollit tė tregut tė kapitalit nė Amerikėn Latine dhe nė Azi, por kėto rajone pėsuan humbje atėherė kur ndėrroi drejtimi i lėvizjes sė parave spekulative (para qė hyjnė e dalin nga njė shtet, shpesh brenda njė nate, qė zakonisht ėshtė bast nė lidhje me atė se a do t’i ngrihet ose ulet vlera njė valute), qė para kėsaj ishin derdhur nė shuma tė mėdha nė kėto vende.

Dalja e papritur e parave lė prapa valuta tė kolapsuara dhe sisteme bankare tė dobėsuara. Raundi i Uruguait po ashtu pėrforcoi tė drejtat mbi pronėn intelektuale. Kompanitė amerikane dhe perėndimore tė barnave nuk kanė mundur tė parandalojnė kompanitė e barnave nga India e Brazili tė mos “vjedhin” pronėn e tyre intelektuale.

Por kėto kompani tė vendeve nė zhvillim kanė prodhuar barna qė shpėtonin jetėn, ndėrsa banorėt e atyre vendeve mund t’i blinin ato me njė ēmim mė tė ulėt se ēmimet qė ofronin kompanitė perėndimore.

Pra, ekzistojnė dy anė tė vendimeve qė u morėn nė Raundin e Uruguait. Kėshtu, fitimet e kompanive perėndimore tė barnave do tė rriten.

Pėrkrahėsit thanė qė kjo do t’i stimulonte mė shumė ato pėr tė bėrė zbulime; por pėrfitimet nga shitjet nė botėn nė zhvillim ishin tė vogla, pasi qė vetėm njė pakicė pati mundėsi t’i blejė kėto barna.

Admin

1184


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Globalizimi

Mesazh  Admin prej 28.07.08 23:00

Prandaj, stimulimi i pritur, do tė kufizohej. Ana tjetėr ishte se mijėra njerėz, si tė thuash, u dėnuan me vdekje, meqė qeveritė dhe individėt e vendeve nė zhvillim nuk mund tė paguanin mė ēmime aq tė larta. Nė rastin e sida-s, mllefi ndėrkombėtar ishte aq i madh, saqė kompanitė e barnave u detyruan tė tėrhiqen dhe nė fund tė pranojnė t’i ulin ēmimet dhe barnat t’i shesin me ēmimet e fundit tė vitit 2001.

Por problemet kryesore qė e shkaktuan kėtė – meqė regjimi i pronės intelektuale, i vendosur pas Raundit tė Uruguait, nuk ėshtė i baraspeshuar, sepse nė masė tė madhe reflektoi interesat dhe qėndrimet e prodhuesve, e jo tė pėrdoruesve, si nė shtetet e zhvilluara ashtu edhe tė atyre nė zhvillim – mbeten edhe mė tutje.

Jo vetėm nė liberalizimin e tregtisė, por nė secilin aspekt tjetėr tė globalizimit, madje edhe pėrpjekjet qė dukeshin si qėllimmira, shpesh sollėn rezultate tė padėshiruara. Kur dėshtojnė projektet e rekomanduara nga Perėndimi, qoftė nė bujqėsi a nė infrastrukturė, qė janė pėrpiluar sipas udhėzimeve tė kėshilltarėve tė Perėndimit, e qė i financon Banka Botėrore, nėse nuk ekziston ndonjė formė tjetėr e faljes sė borxheve, njerėzit e varfėr nė botėn nė zhvillim prapėseprapė duhet tė bėjnė shlyerjen e tyre.

Nėse dobitė e globalizimit nuk ishin aq tė mėdha sa paralajmėronin ithtarėt e tij, kostoja e paguar pėr globalizim ėshtė edhe mė i lartė, kur merret parasysh qė ambienti ėshtė shkatėrruar, procesi politik ėshtė korruptuar dhe ritmi i vrullshėm nuk u ka dhėnė kohė tė mjaftueshme shteteve pėr adaptim kulturor. Krizat tė cilat nė fillim kanė sjellė papunėsi masive, u pasuan nga probleme afatgjata tė shpėrbėrjes shoqėrore – nga dhuna urbane nė Amerikėn Latine, te konfliktet etnike nė pjesė tė tjera tė botės, pėr shembull nė Indonezi.

Kėto probleme nuk janė aq tė reja, porse reagimi botėror gjithnjė e mė i fuqishėm kundėr politikave qė shtyjnė globalizimin ėshtė njė ndryshim i rėndėsishėm. Pėr dekada me radhė, klithmat e tė varfėrve nė Afrikė dhe nė shtetet nė zhvillim nė pjesėt e tjera tė botės, nuk janė dėgjuar pothuajse fare nė Perėndim. Punėtorėt nė shtetet nė zhvillim e dinin se diēka nuk ishte nė rregull kur vėrenin se krizat financiare po bėheshin gjithnjė e mė tė zakonshme ndėrsa numri i tė varfėrve po rritej.

Por ata nuk kishin mėnyrė pėr tė ndryshuar ligjet ose pėr tė ndikuar institucionet ndėrkombėtare financiare qė i kishin shkruar ato ligje. Ata qė i vlerėsojnė proceset demokratike, e panė se si “kushtėzimi” (kushtet qė huadhėnėsit ndėrkombėtarė i imponuan nė kėmbim pėr ndihmėn e tyre) minon sovranitetin kombėtar.

Por deri nė kohėn kur u paraqitėn protestuesit, pati pak shpresė pėr ndryshim dhe asnjė derė pėr ankim. Disa nga protestuesit ia tepruan kur kėrkuan barriera mė tė larta proteksioniste ndaj shteteve nė zhvillim, gjė qė do tė mund ta pėrkeqėsonin edhe mė gjendjen e rėndė tė tyre.

Por, pavarėsisht nga kėto probleme, ishin sindikalistėt, studentėt, mbrojtėsit e ambientit – pra, qytetarėt e zakonshėm – ata tė cilėt marshonin rrugėve tė Pragės, Sitllit, Uashingtonit dhe Gjenovės qė futėn nevojėn pėr reformė nė agjendėn e botės sė zhvilluar.

Protestuesit e shohin globalizimin nga njė aspekt shumė tė ndryshėm nga ē’e sheh Sekretari i Ministrisė sė Financave tė Shteteve tė Bashkuara, ose ministrat e financave ose tė tregtisė tė shumicės sė shteteve industriale tė zhvilluara. Dallimet nė pikėpamje janė aq tė mėdha, saqė lind dyshimi nėse politikanėt dhe protestuesit janė duke folur apo jo pėr tė njėjtėn dukuri? A shohin ata tė njėjtat fakte? A ėshtė tė parit e pushtetarėve aq i mjegulluar nga interesat e veēanta dhe personale?

Ēfarė ėshtė, pra, dukuria e globalizimit, qė njėkohėsisht ėshtė temė e kritikave dhe e lėvdatave aq tė mėdha? Nė thelb, ky ėshtė njė integrim mė i afėrt i shteteve dhe i popujve tė botės, qė ka shkaktuar zvogėlimin e madh tė kostos sė transportit, tė komunikimit dhe heqjen e barrierave artificiale tė rrjedhės sė mallrave, shėrbimeve, kapitalit, dijes dhe (nė njė masė mė tė vogėl) tė njerėzve pėrtej kufijve.

Globalizimi ėshtė shoqėruar nga krijimi i institucioneve tė reja, tė cilat u janė bashkėngjitur atyre ekzistuese, pėr tė punuar pėrtej kufijve. Nė fushėn e shoqėrisė civile ndėr¬kombėtare, grupe tė reja u janė bashkėngjitur organizatave mė tė , si pėr shembull lėvizja “Jubilee” e cila thėrret pėr reduktim tė borxheve tė shteteve mė tė varfra, i ėshtė bashkėngjitur organizatės sė Kryqit tė Kuq.

Globalizimin e avancojnė korporatat ndėrkombėtare tė cilat lėvizin tej kufijve jo vetėm kapitalin e mallrat, por edhe teknologjinė.

Globalizimi gjithashtu ka pėrtėrirė vėmendjen pėr institucionet ndėrkombėtare ndėrqeveritare tė krijuara shumė kohė mė parė: Kombet e Bashkuara (UN), qė mundohet tė ruajė paqen; Organizata Ndėrkombėtare e Punės (ILO), fillimisht e krijuar nė vitin 1919, e cila promovon agjendėn e vet nė tėrė botėn nėn moton “punė tė ndershme”; dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (WHO), e cila pėrqendrohet nė pėrmirėsimin e gjendjes sė shėndetit nė Botėn nė zhvillim.

Njė pjesė e madhe, ndoshta pjesa dėrmuese, e kėtyre aspekteve tė globalizimit kanė qenė gjithkund tė mirėseardhura. Askush nuk dėshiron tė shohė fėmijėn e tij duke vdekur, ndėrsa dija dhe barnat ekzistojnė diku tjetėr nė botė.

Lėndė tė polemikave janė aspektet ekonomike mė pak tė pėrcaktuara tė globalizimit dhe institucionet ndėrkombėtare qė i shkruan ligjet, tė cilat detyrojnė ose i shtyjnė gjėrat, siē ėshtė liberalizimi i tregjeve tė kapitalit (heqja e ligjeve dhe rregullave nė shumė shtete nė zhvillim qė ka pėr qėllim tė stabilizojnė qarkullimin e parave tė paqėndrueshme brenda dhe jashtė shtetit).

KU ĖSHTĖ GABUAR

Pėr tė kuptuar se ku ėshtė gabuar, ėshtė me rėndėsi tė shikohet nė tri institucionet kryesore qė administrojnė globalizimin: FMN-nė, Bankėn Botėrore dhe OBT-nė. Veē kėtyre, ka njė mori institucionesh tė tjera qė luajnė rol nė sistemin ekonomik ndėrkombėtar – njė numėr i bankave rajonale, simotra tė mėdha dhe tė vogla, tė Bankės Botėrore, dhe njė numėr i madh i organizatave tė OKB-sė, siē janė Programi i Zhvillimit i OKB-sė (UNDP) ose Konferenca e Kombeve tė Bashkuara pėr Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD).

Kėto organizata shpesh kanė pikėpamje qė janė dukshėm mė tė ndryshme se sa ato tė FMN-sė (Fondit Monetar Ndėrkombėtar) dhe tė Bankės Botėrore. ILO-ja (Organizata Ndėr¬kombėtare e Punės), pėr shembull, shqetėsohet qė FMN-ja u kushton shumė pak vėmendje tė drejtave tė punėtorėve, ndėrkohė qė Banka Aziatike e Zhvillimit bėn thirrje pėr njė “pluralizėm konkurrues”, nėpėrmjet tė tė cilit shteteve nė zhvillim do t’u ofroheshin opinione alternative tė strategjive pėrkitazi me zhvillimin, pėrfshirė “Modelin Aziatik” (nė tė cilin qeveritė, ndėrsa mbėshteten nė tregje, marrin njė rol aktiv nė krijimin, formimin dhe udhėzimin e tregjeve, pėrfshirė edhe promovimin e teknologjive tė reja, dhe nė tė cilin firmat do tė merrnin njė pėrgjegjėsi tė konsideru¬eshme pėr mirėqenien shoqėrore tė punėtorėve tė tyre) qė Banka Aziatike e Zhvillimit e sheh qartazi si diēka tė ndryshme nga modeli amerikan i nxitur nga institucionet me seli nė Uashington.

Nė thelb tė problemeve tė FMN-sė dhe tė institucioneve tjera ndėrkombėtare ekonomike qėndron problemi i udhėheqjes: kush vendosė se ēfarė duhet tė bėjnė ato. Ato udhėhiqen jo vetėm nga shtetet mė tė pasura industriale por edhe nga interesat tregtare dhe financiare tė kėtyre shteteve, prandaj politikat kėtyre institucioneve e pasqyrojnė kėto interesa. Zgjedhja e udhėheqėsve tė kėtyre institucioneve simbolizon problemin e institucioneve nė fjalė dhe shumė shpesh ka kontribuuar pėr mosfunksionimin e tyre.

Ndėrkohė qė pothuajse tė gjitha aktivitetet e FMN-sė dhe tė Bankės Botėrore sot bėhen nė botėn nė zhvillim (nė formė tė huadhėnies), nė krye tė kėtyre institucioneve gjenden pėrfaqėsues tė shteteve tė industrializuara. (Sipas zakonit ose marrėveshjes sė heshtur, kryetari i FMN-sė gjithherė ėshtė evropian, ndėrsa ai i Bankės Botėrore, amerikan). Ata zgjedhen prapa dyerve tė mbyllura dhe asnjėherė nuk ėshtė kėrkuar nga udhėheqėsi i ardhshėm tė ketė pėrvojė pune nė botėn nė zhvillim. Kėto institucione nuk janė pėrfaqėsuese tė vendeve qė u shėrbejnė.

Problemet ėshtė gjithashtu se kush flet nė emėr tė shtetit. Nė FMN, shtetet i pėrfaqėsojnė ministrat e financave dhe guvernatorėt e bankave qendrore. Nė OBT ministrat e tregtisė. Secili nga kėta ministra ėshtė i lidhur ngushtė me grupe tė caktuara (zgjedhės) brenda shtetit tė tij. Ministrat e tregtisė pėrfaqėsojnė shqetėsimet e komunitetit tė biznesit, si tė eksportuesve tė cilėt dėshirojnė tė hapin tregje tė reja pėr prodhimet e tyre, ashtu dhe prodhuesve tė mallrave tė cilėt ia kanė frikėn konkurrencės sė importit.

Natyrisht, kėta grupe dėshirojnė tė mbajnė sa mė shumė qė munden barriera tregtare dhe tė pėrfitojnė nga ēfarėdo subvencioni qё arrijnė ta bindin kongresin (ose parlamentin) e tyre. Fakti qė barrierat tregtare rrisin ēmimet pėr konsumatorėt ose qė subvencionet imponojnė barra mbi taksapaguesit atyre u intereson mė pak se fitimi i prodhuesve. Aq mė pak u interesojnė ēėshtjet e ambientit dhe tė punėtorėve. Ministrat e financave dhe guvernatorėt e bankave qendrore janė tė lidhur ngushtė me komunitetin financiar. Ata vijnė nga firmat financiare dhe, pas periudhės sė shėrbimit nė qeveri, atje kthehen.

Robert Rubin, ministėr i financave gjatė kohės dėrrmuese tė periudhės pėr tė cilėn flet ky libėr, ka ardhur nga banka mė e madhe investuese e quajtur Goldman Sach, dhe ėshtė kthyeer te firma Citigroup, qė e kontrollon bankėn mė tė madhe komerciale, Citibank.

Stan Fischer, personi numėr dy nė FMN gjatė kėsaj periudhe, nga FMN-ja shkoi drejtpėrdrejt nė nė Citigroup. Kėta njerėz, natyrisht, botėn e shohin me sy tė komu¬nitetit financiar. Vendimet e cilitdo institucion natyrshėm reflektojnė pikėpamjet dhe interesat e njerėzve qė i marrin kėto vendime. Jo befasisht, ashtu siē do tė shohim nė mėnyrė tė pėrsėritur nė kapitujt vijues, politikat e institucioneve ndėrkombėtare ekonomike janė shpesh tė lidhura ngushtė me interesat tregtare dhe financiare tė institucioneve nė shtetet e zhvilluara industriale.

Pėr fshatarėt nė shtetet nė zhvillim tė cilėt duhet tė punojnė me mund pėr t’ia paguar huatė e vendit tė tyre FMN-sė ose pёr biznesmenėt tė cilėt bartin barrėn e pagesės sė taksave me vlerė tė shtuar qė ua imponon FMN-ja, sistemi i tanishėm i udhėhequr nga FMN-ja ėshtė sistem nė tė cilin ata nuk kanė pėrfaqėsuesit e tyre nė trupėn e cila ua vė ato taksa.

Zhgėnjimi nė sistemin ndėrkombėtar tė globalizimit nėn mbrojtjen e FMN-sė rritet ndėrsa tė varfrit nė Indonezi, Marok ose Papua Guine tė Re humbasin subvencionet pėr karburante dhe ushqime; nė Tajlandė shtohet numri i tė infektuarve me SIDA si rezultat i uljeve tė shpenzimeve pėr shėndetėsi sipas urdhrit tė FMN-sė; kurse familjet nė shumė shtete nė zhvillim me dhembshuri zgjedhin qė tė mos i dėrgojnė vajzat e tyre nė shkollė, sepse pėr arsimimin e fėmijėve tė tyre u duhet tė paguajnė tė ashtuquajturat programe pėr restaurim tė kostos.

Kur nuk kanė kurrfarė mundėsi tė tjera pėr tė shprehur shqetėsimet e tyre dhe pёr tё bėrė trysni pėr ndryshime, njerėzit krijojnė trazira. Natyrisht, rruga, nuk ėshtė vend ku mund tė diskutohen ēėshtjet, tė formulohen politika ose tё arrihen kompromise. Por protestat janė ato qė i kanė shtyrė zyrtarėt qeveritarė dhe ekonomistėt anekėnd botės pėr tė menduar pėr alternativa tė politikave tė dala nga Konsensusi i Uashingtonit si mėnyra e vetme dhe e drejtė pėr zhvillim ekonomik.

Po u bėhet gjithnjė e mė e qartė, jo qytetarėve tė zakonshėm por edhe politikanėve, dhe jo vetėm pėr atyre nė shtetet nė zhvillim por edhe nė shtetet e zhvilluara, se globalizimi, ashtu siē ėshtė praktikuar, nuk e ka jetėsuar atё qё pėrkrahėsit e tij kanė premtuar, atė qė ka mundur ta bėjė dhe ёshtё dashur ta bėjė. Nė disa raste ai madje as qė ka rezultuar me rritje ekonomike, por edhe atėherė kur e ka bėrė kėtė, nuk ka sjellė pėrfitime pėr tė gjithė.

Efektet i vendimet tė politikave tė Konsensusit tė Uashingtonit shpesh u ka sjellė pėrfitime vetėm disave nė kurriz tė shumicės tjetėr – tė pasurve nė nė kurriz tė fukarenjve. Nё shumė raste interesat dhe e biznesit i kanė vėnė nė rend tė dytė shqetėsimeve pėr ambientin, demokracinė, tė drejtat e njeriut dhe drejtėsinė shoqėrore.

Globalizimi nė vetvete as nuk ėshtė i mirė e as i keq. Ai ka fuqinė tė sjellė shumė tė mira, ndėrsa pėr shtetet e Azisė Lindore, tė cilat e kanė pėrqafuar globalizimin me kushtet e tyre dhe me ritmin e tyre, ai solli njė pėrfitim tė madh, pėrkundėr pengesės sė krizės nė vitin 1997. Por nė pjesėn mė tė madhe tė botės nuk janė arritur rezultate tė ngjashme.

Sot – me rėnien e vazhdueshme tė kostos sė transportit dhe komunikimit dhe uljen e barrierave tė krijuara nga vet njeriu pėr mallrat, shėrbimet dhe kapitalin (ndonėse mbeten akoma barriera tė rėnda pėr lėvizjen e lirė tė klasės punėtore) – ne kemi njė proces tė “globalizimit” tė ngjashėm me proceset e mėhershme nė tė cilat u formuan ekonomitė e shtetit. Pėr fat tė keq, nuk kemi njё qeveri tė botės, qė pėr tė gjitha vendimet do t’u pėrgjigjej tė gjithė banorėve tė ēdo shteti, qė ta mbikėqyrte procesin e globalizimit ngjashėm si qeveritė kombėtare qė udhėhoqėn procesin e nacionalizimit.

Nė vend tė kėsaj, kemi njė sistem qė mund tė quhet qeverisje globale pa qeveri globale nė tė cilin udhėheqin disa institucione (Banka Botėrore, FMN-ja dhe OBT-ja) dhe disa aktorė (ministrat e financave dhe tregtisė, tė lidhur ngushtė me interesa tė caktuara financiare dhe tregtare), por nė tė cilėn shumica qė ndikohen prej vendimeve tė tyre pothuajse nuk u dėgjohet fare zėri. Ėshtė koha pėr tė ndryshuar disa rregulla qė drejtojnė rendin ndėrkombėtar ekonomik, pėrsėri tė mendohet rreth asaj se si merren vendimet nė nivel ndėrkombėtar – dhe nė interes tė kujt – dhe mė pak tė theksohet ideologjia, por tė merret parasysh mė shumė ajo qė funksionon mė mirė.

Ėshtė kritike qė zhvillimi i suksesshėm i parė nė Azinė Lindore tė arrihet edhe gjetiu. Nėse paqėndrueshmėria globale vazhdon, ajo do tė ketė kosto shumė tė lartė. Globalizimi mund tė ritrajtohet dhe kur tė ndodhė kjo, nė mėnyrė tė duhur dhe tė udhėhequr mirė, ashtu qė tė gjitha shtetet tё marrin pjesė nė vendimet prej tė cilave ndikohen, atėherė do tė jetė e mundur tė krijohet njė ekonomi globale e re nė tė cilėn zhvillimi ekonomik mė i gjatė dhe mė pak i paqėndrueshёm dhe nė tė cilin frytet e kėtij zhvillimi do tė ndahen nė mėnyrė mė tė barabartė.

Shėnim: Nga libri: Globalizimi dhe pakėnaqėsitė e shkaktuara prej tij (Zenith 2007)

Admin

1184


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Globalizimi - sfida qe na pret

Mesazh  Admin prej 28.07.08 23:07

GLOBALIZIMI - SFIDA QĖ PO NA PRET


Globalizimi ėshtė shndėrruar tashmė nė njė fjalė tė rėndėsishme, e cila prej disa kohėsh po pėrdoret shumė shpesh nė debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar kėtu nga njėra anė si ‚kėrcėnim‘, nga ana tjetėr si ‚shans‘ .

Debati mbi “Globalizimin” filloi nė vitet e `80 -ta, termi shumė shpejtė u fut nė fjalorin standard-jo vetėm nė qarqet akademike, por po ashtu edhe nė mesin e gazetarėve, biznesmenėve, agjentėve tė marketingut etj.

Sot ėshtė bėrė e zakonshme qė tė flitet pėr tregjet globale, komunikimet globale, kėrcėnimet globale, konferencat globale, etj.

Pėrderisa nė vitet e vonshme tė shekullit XX-tė studentėt e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe tė disiplinave tė tjera filluan qė tė ekzaminojnė pyetjet e qeverisjes globale duke i dalluar nga ato ndėrkombėtare, pra ndryshimet globale tė mjedisit, marrėdhėniet gjinore, ekonomia politike globale, etj.

Ėshtė shumė e rėndėsishme tė ceket se jo vetėm bota ka ndryshuar por se edhe njė sistem “i ri” botėror ėshtė shfaqur si rezultat i globalizimit.

Duke e thėnė kėtė ne dėshirojmė tė theksojmė se globalizimi nuk ėshtė njė fenomen krejtėsisht i ri nė historinė botėrore dhe shumė autorė argumentojnė se ky ėshtė vetėm njė emėr i ri.

Ėshtė e vėrtetė se idetė e vėrteta tė globalitetit kanė qarkulluar edhe para viteve 1980.

Qė nga fundi i shek. XIX-tė, Anglo-folėsit kanė pėrdorur rregullisht mbiemrin “Global” qė tė tregojnė “tėrė botėn” mirėpo kuptimin e vėrtetė tė saj globalizimi e ka marrė nė dekadat e fundit.

Njė gjė ėshtė mė se e sigurt se me globalizim nėnkuptojmė procesin e rritjes sė ndėrvarėsisė nė mes tė shoqėrive, kėshtu qė ngjarjet nė njė pjesė tė botės shumė e mė shumė ndikojnė nė njerėzit dhe shoqėritė tjera.

Nuk ka dyshim, qė risitė teknologjike, veēanėrisht nė fushėn e informacionit dhe tė komunikimit, kanė luajtur dhe vazhdojnė tė luajnė ende njė rol qendrorė p.sh. Interneti konsiderohet si njė sinonim i globalizimit “www”(world wide web) pra rrjeti mbarė botėror i cili pėrveē qė ka bėrė njė revolucion tė jashtėzakonshėm ai ka thyer edhe definicionin klasik pėr tregun ku thuhej se me treg nėnkuptojmė “Vendin ku takohet oferta dhe kėrkesa” duke e zėvendėsuar atė me njė definicion tjetėr e i cili ėshtė edhe definicioni aktual pėr tregun “

Ndėrmjetės nė mes tė ofertuesve dhe blerėsve” duke marrė parasysh se ekonomitė kombėtare po hapen mė shumė dita ditės, rritet edhe varshmėria nė mes shteteve sepse ato kėmbejnė mallra/shėrbime njėra me tjetrėn.

”Globalizimi i tregjeve tė financės, dėrgimi brenda sekondės i shumave nė madhėsi tė paimagjinueshme rreth e pėrqark globit nuk do tė kishte qenė i mundur pa kėtė teknologji, po kėshtu organizimi i prodhimit tė integruar nė nivel ndėrkombėtar dhe shumė e shumė tė tjera.

Pas Luftes se Dyte Boterore,deri nė fund te viteve 90, atėherė kur Bota ishte e ndarė nė dy blloqe politike, perendimi kapitalist dhe lindja komuniste, secili bllok kishte siguruar pėr shtetet pjesmarrėse njė sistem sigurimi kombėtarė qe bazohej nė njė siguri kolektive dhe gjatė kėsaj kohe zhvillohej njė luftė e « ftohtė » e cila gjithsesi ėshtė njė shkas i globalizmit.

Por se vendet e perėndimore paten mė shumė sukses nė formėn e udhėheqjes nė relacion me ato tė lindjes mund tė shihet edhe si njė rezultat vetdiskriminues qė pati politika izoluese komuniste nė vendet e lindjes dhe sukseset qė pati politika liberaliste nė vendet e pėrendimit.

Megjithatė edhe shtetet e dikurshme tė „Bllokut tė Lindjes“ siē janė: Rep. Ēeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, etj janė bėrė tanimė anėtare tė familjes sė madhe evropiane (UE) dhe tani janė hapur nė relacion me tregut botėror.

Gjatė njė periudhe tė caktuar nė mund tė kemi edhe shumė shtete tjera qė tanimė vetėm po e pėrgatisin veten pėr tė qenė anėtare tė UE-sė. njė pėrgatitje tė tillė duhet ta bėjė edhe Kosova, diēka ka filluar tė bėhet nė kėtė drejtim por nevojitet shumė mė tepėr.

Kosova krahas sfidės sė realizimit tė pavarėsisė duhet tė punoj paralelisht edhe pėr integrime evropiane dhe globale. Modeli i Sllovenisė do tė duhej tė shėrbente si pėrvojė empirike duke marrė parasysh disa elemente tė pėrbashkėta: nė radhė tė parė tė dyja janė pjesė e Gadishullit kontraverz Ballaknit dhe se tė dyja kėto deri nė vitet e `90-ta ishin pjesė e njė federate tanimė tė shkatėruar.

Por pėr ta arritur statusin e Sllovenisė duhet njė angazhim mė i madh p.sh Sllovenia pėr asocim - stabilizim kishe angazhuar me qindra ekspert kishte thithur fonde tė mėdha, mirėpo nė Kosovė njė numėr aq i madh i ekspertve qė do tė mund tė merreshin me kėtė ēėshtje as qė ekzistojnė e tė mos flasim pėr fondet.

Pra Kosova ose duhet tė importojė ekspert ose duhet tė pregadis kuadro tė reja qė do tė mundėshin qė me seriozitet dhe profesionalizėm ti qasėshin kėsaj punė. Pėrderisa ēėshtja e fondeve ka ndėrlidhjen e saj me statusin e hapur dhe mungesėn e kompetencave tė plota, mendoj qė pėr pregaditjen e kuadrove nuk kemi pengesa.

Poashtu, Kosova ka njė pėrparsi tė madhe nė krahasim me shtetet fqinjė sa i pėrket infrastruktures ligjore sepse nuk ka nevoj ti ndėrroj ligjet apo t`i ndryshoj pėr ti pėrshtatur me ato qė i kėrkojnė standardet evropiane, sepse Kosova ėshtė nė procesin e krijimit tė ligjeve dhe kėtė punė po e bėnė nė kompatabilitet me standardet evropiane.

I gjithė procesi i inuakdrimit nė rrjedha globale ėshtė njė sfidė e madhe e cila po na pret. Vėshtirsitė edhe mė tė mėdha janė aspektin ekonomik sepse transformimi ekonomik ėshtė aq i madh sa qė e ka krijuar edhe politiken e re botėrore. Shtetet nuk konsiderohen mė njėsi tė mbyllura dhe ato nuk mund t`i kontrollojnė ekonomitė e tyre.

Sot Globalizimi u`a mundėson individėve/firmave, tė tregėtojnė nė ēdo cep tė botės ngase teknologjia e sofistikuar dhe format e shitblerjės pėrmes transaksioneve i`a mundėsojnė atė. Investitorėt e ndryshem kanė mundėsi qė aktitvtetin e tyre ta zhvendosin nė cilindo kontinenet , duke mos u dėmtuar nga politikat proteksioniste tė vendeve, ekonomi kombėtare nuk ka ndonjė peshė tė madhe nė globalizim nė krahasim mė influencen e madhe qė e kishte nė shtetet e lindjes, dhe qeveria ėshtė e pafuqishme pėr tė marrė ndonjė preventivė apo politikė proteksioniste apo ēfarė do qė tė jetė ajo sepse firmave dhe individve u mundėsohet tė investojė pėrkatėsisht tė blejnė ku ata mendojnė se janė mė tė favorizuar.

Kjo nuk do tė thotė se roli i qeverive nė globalizim ėshtė eliminuar fare por vėtėm ėshtė ristrukturuar: shteti nė rradhė tė parė duhet t`i krijojė politikat konkuruese, politikat pėr teknologji tė reja si dhe njė qėshtje qė ėshtė shumė mė rėndėsi ėshtė se shteti duhet mė domos tė kontribuoj nė arsisimin dhe trajnimin me njė fjalė pregaditjen e kuadrove tė reja gjegjėsisht ekspertė nė lėmi tė ndryshme qė tė jenė tė gatshėm pėr sfidat e mdha qė i sjell “konkurrenca” nė globalizim.

Me njė fjalė shteti duhet tė krijoj njė mjedis tė pėrshtashėm i cili do tė jetė konkurues nė tregun global. Por se Globalizimi ėshtė njė sfide e madhe qė e pret Kosovėn do ta dėshmojmė nė vazhdim.

Sidoqoftė, ashtu siq kemi shkaqe tė forta pėr ta parė globalizimin si njė frymė e re nė politiken botėrore, shpesh tė bashkuar me pikpamjen se globalizimi ėshtė pėrparimtar, kjo ėshtė pėr tė thėnė se i pėrmirėson jetėn e njerėzve, ka poashtu argumente tė cilat sygjerojnė nė tė kundėrten. Psh.

Si njė nga kundėrshtimet e globalizimit janė edhe efektet e saja pasiqė kjo tingėllon mė teper si teori pėrendimore e cila aplikohet vėtėm pėr njė pjesė tė vogėl tė njerėzimit gjė qė edhe ėshtė dėshmuar shumė herė edhe nė praktikė pasiqė vendet qė cilėsohen mė pak tė zhvilluara nė rradhė tė parė shfrytėzohen nga fuqitė e mdha ekonomike botėrore siē janė SHBA-tė, dhe UE vetėm pėr tė marrė lėndėn e parė apo shumė koorporata tė mdha qė bazėn e kanė nė perendim zhvendosin kapitalin e tyre nėpėr kėto vende pėr shumė arsye p.sh. fuqia punėtore shumė e lire, taksat e ulta apo edhe fare, ndotja e ambientit e pakontrolluar dhe teknologjia e vjeter qė mund tė pėrdoret nėpėr kėto vende pasiqė pėr shkak tė stimulimit tė investitorėve kėto vende nuk nxjerrin ligje pėr mbrojtjen e ambientit, te drejtave tė punėtorve, fėmijėve ,etj.

Ta paramendosh qė sė paku njė minoritet i vogėl i popullatės sė botės mund tė kyēet nė World Wide Web (Rrjetin mbarė botėrorė) ėshtė ēartė njė ekzagjėrim, pasiqė nė realitet nje numėr i konsideruar i njerėzve nė planetė ndoshta nuk kanė bėrė as edhe njė thirrje telefonike nė jetėn e tyre.

Me fjalė tė tjera, kundėrshtarėt e globalizimit e shohin atė tė aplikushėm vėtėm pėr botėn e zhvilluar. Kritikėt poashtu kanė vėrejtur se ka edhe humbės tė konsiderueshėm nė botėn e cila po globalizohet. Kjo ėshtė sepse pėrfaqėsohet suksesi i kapitalizmit liberal nga njė botė e ndarė ekonomikisht.

Pra globalizimi sjellė pasoja tė mėdha vendeve nė zhvillim pasiqė ato janė tėpėr tė interesuara pėr tu bėrė pjesė e botės sė hapur e pėr tė qenė tė tillė jo vėtėm qė duhet tė pranojnė dhe tė veprojnė sipas rregullave tė vendosuar nga tė tjeret, por poashtu kanė pak kapacitet tė menaxhojnė integrimin e tyre nė ekonominė botėrore.

Kėto shtete nuk gėzojnė shumė sovranitet apo pavarsi tė zgjedhjes politike nė ekonominė globale. Edhe lėvizshmėria e kapitalit ndėrkombėtar rezikon ekonominė kombėtare e sidomos tė vendet nė zhvillim tė cilat mund tė humbin nga vlerėsimi dhe zbatimi i politikave publike.

Investimet e huaja direkte i mundėsojnė firmave qė tė rialokojnė kapitalin e tyre me qėllim tė ikjes nga tatimi dhe nė kėtė mėnyrė cenojnė pavarsinė fiskale tė vendit. Pėr ta parė edhe mė sfidues duhet shikuar edhe problemet e mdha tė cilat i sjell globalizimi psh.

Probleme globale tė mjedisit konsiderohen ngrohja e atmosferės sė tokės, vrima e ozonit apo shpyllėzimi i pyjeve tropikale e bėjnė tė qartė globalizimin nė mėnyrėn mė mbresėlėnėse, pasi kėtu bėhet fjalė pa diskutim pėr probleme globale, tė cilat kanė nevojė pėr njė trajtim global por pa i lėnė anash edhe shtetet nė tranzicion, sepse nė aspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atėherė kur ato dėshmojnė tė kenė karakter ndėrkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve, shirat acidik, etj.

Pra edhe vendet nė zhvillim (ku bėnė pjesė edhe Kosova) duhet tė mundohen tė mbijetojnė nė kėto rrethana politiko - ekonomike tė rezikshme dhe tė ndryshueshme. E pėrbashkėta e tė gjitha shteteve ėshtė kėrkimi pėr njė stabilitet mė tė madh edhe pse qeveritė nuk pajtohen nė lidhje me atė se si dhe ku kjo do tė arrihej.

Nėse deri mė tani nuk e kemi kuptuar mirė tėrė kompleksiitetin qė pėrmban kjo qėshtje apo dukuri gjithbotrore duhet qė sė paku tani tė fillojmė tė mendojmė edhe pėr kėtė sepse nėse nuk i qėndroj nė hap trendeve botėrore ato do tė na duket edhe mė largė.

Nėse pretendojmė qė njė ditė do tė jemi pjesė e ”botės sė globalizuar” e nė realitet nuk ka alternativė tjeter, sepse e kundėrta do tė thotė disavantazh, duhet ta kemi parasyshe se ajo ėshtė njė rrugė plot sfida dhe e pa fund. Pra pėrpos qė duhet t`i qėndrojmė syhapur kėtyre dukurive duhet ta kuptojmė se globalizimi nuk do tė thotė, se gjithēka mund tė rregullohet dhe zgjidhet pa problem.

nga Dren Zeka

Admin

1184


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GLOBALIZIMI

Mesazh  maximus prej 03.02.12 9:34

Te nderuar anetar te forumit!

Po bej nj kerkim ne lidhje me GLOBALIZIMIN dhe do te doja nga ju mendime dhe dikutime ne lidhje me kete fenomen te ri te shek 21. Do tju isha shume mirenjohes nqs do te me ndihmonit sadopak me materjale, mendime personale, kritika dhe qendrimet pro ose kunder globalizimit.

Faleminderit per kohen e konsumuar nga ana juaj.
avatar
maximus

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Globalizimi

Mesazh  Gon! prej 03.02.12 14:58

Une do te preferoja te gjesh librin e Zbigniew Brezinski "Zgjedhja" Dominim Global apo Udheheqje Globale.

Hegjemonia mbizoteruese amerikane dhe roli i fuqise se saj...

Eshte nje liber i pasur.

Shendet
Gon!
avatar
Gon!

488


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi