Doktrina Sekrete - Pėrmbytja

Shko poshtė

Doktrina Sekrete - Pėrmbytja

Mesazh  Jon prej 23.08.09 22:01

Doktrina Sekrete - Pėrmbytja

Ndodhia siē tregohet nė “Mahabharata” jep idenė kryesore, por ende ka nevojė pėr shpjegimet me anė tė kuptimit sekret qė pėrmban Bhagavad Gita. Ėshtė prologu i dramės sė njerėzimit tonė (Raca e Pestė).

Ndėrsa Vaivasvata meditonte devotshėm ndanė lumit, njė peshk kėrkon ndihmėn e tij nga njė tjetėr peshk mė imadh. Ai e shpėton dhe e vendos nė njė vazo, ku, gjatė rritjes, i kumton lajmin e pėrmbytjes sė afėrme. Ėshtė i mirėnjohuri “Matsya Avatar”, Avatari i parė i Vishnu, Dagoni i Kaldeanit Xisuthrus, e shumė gjėrat tė tjera veē kėtyre.

Historia njihet mirė pėr ta pėrsėritur: Vishnu urdhėron ndėrtimin e njė anijeje, ku thuhet se Manu do tė vendoset bashkė me shtatė Rishis, tė cilėt nuk pėrmenden nė tekste tė tjera dhe simbolizojnė shtatė racat, shtatė principet e tė tjera gjėra. Megjithatė, ka njė mister tė dyfishtė qė pėrfshihet nė kėtė alegori tė shumėfishtė.

Kemi thėnė se Pėrmbytja e Madhe ka disa kuptime, njė ndėr tė cilat i referohet edhe Rėnia, ngjarjeve shpirtėrore dhe fizike, kozmike e tokėsore: si lart edhe poshtė. Varka, ose arka, si simbol i principit gjenerues femėror, simbolizuar si Hėna nė qiell e Mitra nė Tokė: tė dyja mjete e mbartėse tė farės sė jetės e qenies, qė dielli, ose vishnu, principi mashkullor, i jep jetė dhe frytėzon.

Pėrmbytja e Parė Kozmike i referohet krijimit fillestar, ose formimit tė Qiellit e Tokave: ku Kaosi dhe Thellėsira janė “Pėrmbytja”. Por pėrmbytja tokėsore dhe historia e saj ka kuptim tė dyfishtė.

Njė rast ėshtė shembulli i misterit, kur njerėzimi shpėtohet nga shkatėrrimi absolut, prej gruas sė vdekshme, qė mbarti farėn njerėzore nė fund tė Racės sė Tretė. Nė rastin tjetėr ėshtė ndodhia e vėrtetė e historike e pėrmbytjes sė Atlantidės.

Nė tė dyja rastet “Streha”, ose Manu qė shpėtoi farėn quhet Vaivasvata Manu. Ky ėshtė ndryshimi mes versionit Puranik dhe tė tjerėve, ndėrsa nė Sathapatha Brahmana, Vaivasvata lind njė vajzė dhe trashėgon prej saj racėn e Manu, qė i referohet Manushyasve tė parė njerėzorė, qė u duhej tė krijonin femrėn nėpėrmjet vullnetit (Kriyasakti), para se tė lindeshin natyralisht prej hermafroditėve si sekse tė ndara, e qė konsideroheshin si bijat e krijuesve tė tyre.

Tė dhėnat Puranike e bėjnė atė (Ida ose Ila) gruan e Budha (Dije), versioni i vonė i sė cilave i referohet ngjarjeve tė pėrmbytjes sė Atlantidės, kur Vaivasvata, I Urti i madh nė tokė, shpėtoi Racėn e Pestė nga shkatėrrimi bashkė me tė mbijetuarit e sė Katėrtės. Kjo tregohet qartė nė Bhagavad Gita, ku Krishna thotė: “Shtatė Rishit e mėdhenj, katėr Manut paraprirės (katėr racat paraardhėse), pjesė e thelbit tim, lindėn prej mendjes sime: nga ta rrodhėn (lindėn) racat njerėzore dhe bota.” Vdekja e Krishnės, i cili i pėrket Racės sė Pestė, shėnon edhe fillimin e Kali Yuga, epokės sonė. Prandaj Vaivasvata Manu, bir i Surya (Diellit) dhe shpėtimtari i racės sonė, lidhet me Farėn e Jetės, fizikisht e shpirtėrisht.

Por, tani, kur flasim pėr gjithėsa, po merremi vetėm me dy tė parat. “Pėrmbytja” ėshtė padyshim traditė universale. Periudhat e akullta kanė qenė tė panumėrta, e kėshtu edhe pėrmbytjet, pėr shumė arsye. Stockwell and Croll numėrojnė rreth 6 epoka akullnajore e pėrmbytje pasuese: me hershmja e tyre 850000 dhe e fundit rreth 100000 vjet mė parė.

Por kush ishte Pėrmbytja jonė?

Sigurisht e para, ajo qė edhe sot ruhet nė traditat e gjithė popujve qė prej lashtėsisė sė hershme; ajo qė fshiu pėrfundimisht majat e gadishullit tė Atlantis, fillimisht me Ruta e Daitya e pastaj me ishujt e fundit tė vegjėl pėrmendur nga Platoni. Kjo shihet nga pajtimi i disa hollėsive nė tė gjitha lgjendat. Ishte e fundit e natyrės sė vet. Pėrmbytja e vogėl, gjurmėt e sė cilės Baron Bunsen gjeti nė Azinė Qendrore, dhe qė e daton rreth 10000 vjet para Krishtit, nuk ka lidhje as me Pėrmbytjen gjysmėuniversale, atė tė Noas, kjo e fundit merret vetėm si mit i pastėr qė u referohet traditave tė vjetra, as edhe fundosjes sė ishujve tė fundit Atlantidas, apo tė paktėn qoftė edhe lidhje morale.

Raca jonė, e Pesta, duke dėgjuar pėr shumė pėrmbytje, i ngatėrron, e tani di veē njė. Mund tė krahasojmė traditat e Peruanėve: “Inkasit, shtatė gjithsej, ripopulluan tokėn pas pėrmbytjes”. Pėrsėri Xisuthrus, Noa Kaldean, shpėtohet e ēohet gjallė nė qiell – si Enok – me shtatė zotat, Kabirimėt, ose shtatė Titanėt hyjnorė; kinezi Yao ka shtatė figura qė udhėtojnė me tė, tė cilat i gjallėron kur zbret nė tokė, e i pėrdor pėr “farė njerėzore”. Osiris, kur hyn nė arkė, ose varkėn diellore, merr shtatė Rrezet me vete…etj, etj.

Sanchoniathon bėn Aletae apo Titanėt (Kabirim) bashkėkohės me Agruerus, zotin e madh Fenikas; e kėshtu Titanėt, qė janė shtatė, tregohen tė lidhur me pėrmbytjen dhe shtatė Rishis shpėtuar nga Vaivasvata Manu.

Ata janė bijtė e Kronit (Koha) dhe Rhea (Toka); dhe siē Agruerus, Saturn e Sydyk janė i njėjti personazh, siē janė edhe shatėt Kabirit bijtė e Sydyk ose Kronos-Saturn, Kabiris dhe Titanė janė identikė.

Por gjithė kėto alegori janė pak a shumė jehona tė shtrembėruara tė traditės Hindu pėr atė Kataklizmėn e madhe, qė rrėzoi racėn e Katėrt njerėzore, megjithėse gjigandė, e cila parapriu atė Ariane.

Prapėseprapė, siē u tha, si gjithė legjendat, edhe ajo e “Pėrmbytjes” ka mė shumė se njė kuptim. Nė Teogoni i referohen si shndėrrim parakozmik, korrelativave shpirtėrore – sado absurd mund t’i duket termi veshit shkencor e Kozmogonisė pasuese: PĖRMBYTJA E UJĖRAVE (materies) nė KAOS, ngritur e frutėsuar nga ata Shpirtra-Rreze qė u fundosėn nė tė e humbėn thellė, dallimi misterioz – mister parakozmik, Prologu i dramės sė Qenies.

Anu, Bel, e Noah paraprinė Adam Kadmon, Adam tė Kuqin e Noan; siē Brahma, vishnu e Siva paraprinė Vaivasvatan e tė tjerė.

E gjithė kjo tregon se pėrmbytja gjysmėuniversale e njohur nga gjeologjia (epoka e parė akullnajore) duhe tė ketė ndodhur pikėrish nė kohėn qė cakton edhe Doktrina Sekrete: rreth 200000 vjet pas fillimit tė Racė sonė tė Pestė, pra 850000 vjet mė parė.

Si rrjedhim, si ērregullimet e fundit i atribuohen nga gjeologėt e astronomėt “njė jashtėqendėrsie ekstreme tė orbitės tokėsore”, dhe si Doktrina Sekrete po tė njėjtit shkak, por bashkė me njė tjetėr faktor, ndėrrimin e akseve tokėsore – provė gjendur nė librin e Enoch, nėse gjuha e maskuar e Puranave nuk kuptohet – gjithė kjo mėton tė tregojė se tė lashtėt diēka dinin pėr “zbulimet moderne” tė shkencės. Enoch, kur flet pėr “animin e madh tė Tokės”, qė “ėshtė nė vėshtirėsi” ėshtė mjaft domethėnės e i qartė.

Marrė nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky
Pėrktheu Arben Orhani

mnvr.org
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi