Ērregullimet somatoforme dhe tė shkėputjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ērregullimet somatoforme dhe tė shkėputjes

Mesazh  Big Bang prej 28.07.08 18:12

Ērregullimet somatoforme dhe tė shkėputjes

Ērregullimet somatoforme dhe tė shkėputjes pėrbėjnė mėnyra me anė tė tė cilave individėt reagojnė ndaj stresit dhe ankthit tė skajshėm. Ērregullimet somatoforme pėrqendrohen te dhimbja,ndėrsa ērregullimet e shkėputjes pėrqendrohen te kujtesa.

Ērregullimet Somatoforme. Ērregullimet somatoforme karakterizohen nė pėrgjithėsi nga simptoma fizike, pėr tė cilat nuk ka shkaqe fizike tė dukshme. DSM-III-R identifikon pesė tipa kryesorė tė ērregullimeve somatoforme: ērregullimin dismorfik tė trupit, ērregullimin e shndėrrimit, hipokondriazėn,ērregullimin e somatizimit dhe ērregullimin e dhimbjes somatoforme.

Simptoma kryesore e ērregullimit dismorfik tė trupit ėshtė shqetėsimi pėr njė defekt imagjinar nė pamjen e jashtme fizike tė njė personi tė shėndetshėm fizikisht. Ankesat e zakonshme lidhen me qime tė tepėrta nė fytyrė, njolla nė lėkurė, trajtėn e tipareve tė ndryshme tė fytyrės, dhe rrallė tė pjesėve tė tjera tė trupit (duarve, kėmbėve, gjinjve). Ērregullimi fillon shpesh gjatė adoleshencės ose pjekurisė sė hershme dhe rėndom zgjat pėr disa vjet. Ndonėse marrėdhėniet shoqėrore prishen, individi zakonisht nuk bėhet i paaftė pėr shkak tė kėtij ērregullimi.

Personi me ērregullimin e shndėrrimit shfaq shqetėsime tė dukshme gjatė funksionimit fizik, gjė qė tė krijon pėrshtypjen e njė ērregullimi fizik, pavarėsisht se ekzaminimi mjekėsor nuk zbulon ndonjė bazė fizike pėr kėtė problem. Simptomat mund tė jenė ato tė paralizės, humbjes sė ndjeshmėrisė, verbimit, ose tė mosndjerjes sė dhimbjes. Njerėzit me kėto simptoma janė ēuditėrisht tė pashqetėsuar prej tyre dhe nuk pranojnė qė t’i kurojnė ato. Ata nuk shtiren dhe simptomat nuk janė imagjinare; por kėta njerėz ndodhen nėn kontrollin e proceseve psikologjike, pėr tė cilat ata mund tė jenė tė pavetėdijshėm. Ērregullimi relativisht i rrallė i shndėrrimit zakonisht shfaqet gjatė adoleshencės ose pjekurisė sė hershme dhe nė pėrgjithėsi nuk zgjat pėr shumė kohė.

Personi me hipokondriazė ėshtė i shqetėsuar nga frika se mos ka ndonjė sėmundje serioze ose vdekjeprurėse. Ekzaminimet mjekėsore nuk zbulojnė ndonjė problem fizik qė do tė mund t’i shpjegonte ankesat. Personi mund tė jetė i preokupuar pėr procese trupore normale si ritmi i zemrės ose frymėmarrja, ose mund tė pėrqendrohet te plagė tė parėndėsishme ose tė ndonjė kollė e rastėsishme. Shpesh personi beson se ka njė sėmundje fatale si p.sh., kancer ose SIDA.

Hipokondriaza ndeshet mė shpesh gjatė pjekurisė sė hershme dhe ėshtė njėlloj e pėrhapur si te burrat, ashtu edhe te gratė. Ērregullimi i somatizmit ndeshet kur njė person (mė shpesh njė grua) ka ankesa tė shumta shėndetėsore, pėr tė cilat nuk ka asnjė shkak fizik tė dukshėm. Ajo mund tė ketė dhimbje koke, dhimbje tė shpinės, alergji, zakone menstruale tė dhimbshme ose tė parregullta, spazma gastrointestinale, tė vjella, diarre ose marrje mėndėsh. Ēdo vit qė kalon, te pacienti zhvillohen simptoma tė reja, qė duhen trajtuar. Ērregullimi i somatizmit ėshtė i lidhur ngushtė me atė tė hipokondriazės. Dallimi kryesor midis tyre ėshtė se personi me hipokondriazė ėshtė shumė mė i shqetėsuar nga frika pėr sėmundjen sesa nga simptomat e vetė sėmundjes dhe se mosha e fillimit tė ērregullimit tė somatizmit shpesh ėshtė mė tepėr ajo e adoleshencės sesa e pjekurisė sė hershme.

Simptoma kryesore e ērregullimit tė dhimbjes somatoforme dikur e quajtur ērregullimi i dhimbjes psikogjene) ėshtė ankesa pėr njė dhimbje tė madhe, pėr tė cilėn nuk ka asnjė shkak tė njohur organik. Nė disa raste, ekziston njė lidhje midis njė ngjarjeje stresuese dhe shfaqjes sė dhimbjes, por nė raste tė tjera nuk ekziston asnjė provė pėr ndonjė stres mjedisor. Ndonėse ērregullimi i dhimbjes somatoforme mund tė shfaqet nė ēdo kohė, ai ndeshet mė shpesh nė moshėn e pjekurisė sė hershme, dhe haset dy herė mė shumė te gratė sesa te burrat. Nė shumė raste, personi bėhet i paaftė dhe nuk mund tė punojė mė, ose tė funksionojė normalisht.

Duket se ērregullimet somatoforme e ndihmojnė njė person qė tė shmangė ankthin sepse dhimbjet dhe simptomat e tjera i shėrbejnė atij pėr t’u shfajėsuar kur dėshton nė kryerjen e detyrave. Duhet shėnuar se kėto janė tė ndryshme nga faktorėt psikologjikė qė ndikojnė te njė gjendje fizike. Ato janė probleme tė vėrteta mjekėsore (si ulcerat, dhimbjet e kokės nga migrena, tensioni i lartė i gjakut), qė shkaktohen ose rėndohen nga stresi psikologjik.

Ērregullimet e shkėputjes. Ērregullimet e shkėputjes kanė tė bėjnė me njė shqetėsim qė lidhet me kujtesėn, ndėrgjegjen ose identitetin e njė individi. Nė mėnyrė tipike, ato janė mėnyra pėr t’u shkėputur nga ankthi i tepėrt nėpėrmjet humbjes sė kujtesės ose identitetit. DSM-III-R identifikon katėr tipa tė ērregullimeve tė shkėputjes. Nė rastin kur problemi ėshtė kryesisht ai i njė humbjeje tė identitetit, duhet qė te individi ose tė zhvillohet njė identitet i ri (ērregullimi i personalitetit tė shumėfishtė), ose tė ndryshojė realiteti (ērregullimi i tjetėrsimit). Nė rast se kemi tė bėjmė kryesisht me njė humbje tė kujtesės, individi nuk mund tė kujtojė ngjarje tė rėndėsishme personale (amnezia psikogjenike ose largimi psikogjenik).
Ērregullimi i personalitetit tė shumėfishtė ėshtė njė ērregullim i rrallė nė tė cilin, tek njė individ, janė tė pranishėm disa personalitete. Njė mėnyrė pėr t’iu larguar ankthit shkatėrrues ėshtė nėpėrmjet ndarjes sė personalitetit nė dy ose mė shumė alternativa, tė cilat mund tė pėrballojnė me mė tepėr sukses situatėn. P.sh., njė personalitet mund tė ishte agresiv, ndėrsa njė tjetėr mund tė ishte i ndrojtur dhe qė tė dy janė tė pavetėdijshėm pėr ekzistencėn e njėri-tjetrit. Nga trajtimi i njė gruaje tė quajtur Sibel (Sybil) doli se ajo kishte 16 personalitete tė ndryshme. Rasti i famshėm mė i fundit ėshtė ai i Uilliem Milligenit (William Milligan), i akuzuar pėr pėrdhunim bashkėstudentėsh nė kompleksin universitar tė Universitetit tė Shtetit tė Ohajos nga fundi i viteve ’70 ,i cili shfaqte tė paktėn 24 personalitete tė ndryshme.

Ērregullimi i tjetėrsimit ndodh kur njė person shkėputet prej personalitetit tė tij duke besuar se ai nuk ekziston ose se mjedisi nuk ėshtė ai. Perceptimi i vetvetes ndryshon dhe pėr rrjedhojė individi mund tė gjendet i shkėputur prej saj. Personi me ērregullim tė tjetėrsimit shpesh ndjehet sikur ėshtė nė ėndėrr. Ērregullimi shpesh fillon nė adoleshencė ose nė pjekurinė e hershme, edhe mund tė zgjasė pėr njė kohė tė pacaktuar gjatė jetės sė personit.
Individėt me amnezi psikogjenike e humbasin ndjenjėn e identitetit, duke harruar nė fakt se kush janė, ku jetojnė, ose ēfarė pune bėjnė. Kemi tė bėjmė me njė lloj amnezie pėrzgjedhėse, sepse ata nuk e harrojnė kurrė gjuhėn ose si t’i kryejnė detyrat e jetės sė pėrditshme.

Shkėputja e vetvetes nga angazhimet personale ėshtė ndoshta njė mjet pėr t’iu larguar ankthit dėrrmues. Shpesh, para zhvillimit tė ērregullimit ka ndodhur njė ngjarje traumatike. Personi e humb kujtesėn dhe kėshtu nuk ėshtė pėrgjegjės pėr detyrimet e tij. Ky ērregullim ndeshet mė shpesh nė adoleshentėt dhe tė rriturit mė tė rinj. Shfaqja e tij ėshtė e menjėhershme, dhe ērregullimi ėshtė zakonisht i pėrkohshėm, me njė pėrfundim gjithashtu tė menjėhershėm dhe shėrim tė plotė.

Nganjėherė, tek individi me ērregullimin e shkėputjes zhvillohet largimi (fugue) psikogjenik, dhe, krahas humbjes sė kujtesės, ai largohet nga skena e jetės sė tij duke shkuar nė njė vend tė ri gjeografik dhe duke filluar njė jetė tė re, si tė ishte dikush tjetėr, duke harruar tė gjitha emocionet e pakėndshme tė lidhura me jetėn e kaluar. Shpesh largimi ėshtė mė pak serioz se ky, dhe nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė periudhė e shkurtėr udhėtimi, pas sė cilės individi shėrohet dhe kthehet nė shtėpi. Ky ērregullim i rrallė ndodh shpesh gjatė ndonjė katastrofe natyrore ose njė lufte. Ērregullimet e shkėputjes duket se janė mėnyra pėr tė pėrballuar ankthin ose stresin e tepėrt.

Nga Terry F.Pettijohn
avatar
Big Bang

211


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi