Misteri “Los Roques”, si ai i Bermudas. Ēfarė fshihet nė tė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri “Los Roques”, si ai i Bermudas. Ēfarė fshihet nė tė?

Mesazh  Jon prej 23.08.09 20:53

Misteri “Los Roques”, si ai i Bermudas. Ēfarė fshihet nė tė?



Nga gjurmet e nje radari ushtarak venezuelian, eshte arritur te identifikohet nje pike”, ne te cilen, aeroplani i zhdukur ne Los Roques “humbi papritur kuoten e lartesise”.

Kete gje konfirmon ambasada italiane ne Caracas. “Eshte nje zone, ne te cilen thellesite shkojne deri ne 2000 metra, e konsideruar si shume e madhe nga instrumentat e disponueshem momentalisht”.

“Autoritetet venezueliane dhe ato italiane jane duke bashkepunuar per vazhdimin e kerkimeve pertej 8 diteve te parashikuara, duke perqendruar burimet ne nje zone te percaktuar, si dhe duke perdorur mjetet qe perdoren pergjithesisht”, ka theksuar ambasada italiane.

Misteri Los Roques, nje tjeter tragjedi

Ne 1997 dhe 2008 u zhduken 2 aeroplane te tjere

Eshte e kote te thuhet se zhdukja e aeroplanit me 4 italiane ne bord, ne rrethinat e Los Roques, te rikujton menjehere historine e ngjashme te ndodhur ne 2008, kur nje avion turistesh, ku udhetonin 8 italiane, u zhduk papritur.

Edhe ne ate rast, skenari ishte nga i njejti arkipelag venezuelian, teksa data korrespondonte me aksidentin e fundit: 4 janar. Ne sfondin e kesaj historie, ende te pazgjidhur, eshte spektri i narkotrafikut.

Disa vite pas zhdukjes se tij, fati i avionit te vogel (Let 410 me 2 motorre i kompanise Transaven) dhe i 14 pasagjereve te tij, nga te cilet 8 italiane, mbetet ende nje ceshtje e pazgjidhur.

Disa dite me pare, e perjavshmja “Oggi” ka risjelle transkriptimet e drites jeshile te marre nga kulla e kontrollit, duke nenvizuar se personat ne bord ishin 18 dhe jo 14.
Kjo mbeshtet hipotezat se 4 pasagjeret “shtese” mund te kene qene narkotrafikante, te cilet mund te kene rrembyer avionin per perdorim te mevonshem per transportin e kokaines.

Deri me sot, i vetmi trup i gjetur, eshte ai i pilotit te dyte, 37-vjeēarit Osmel Alfredo Avila Otamendi. Nga aeroplani dhe pasagjeret e tjere, mes te cileve 3 venezueliane dhe 1 zvicerian, nuk eshte gjetur asgje gjurme.

Ne rrugen e mallkuar, nje tjeter rast ne 1997

Ne te njejten rruge te mallkuar, ne te cilen fluturonte aeroplani i Vittorio Missoni-t, eshte verifikuar nje tjeter rast ne 1997.
Ishte 2 mars, kur nje “Cessna 402”, qe kishte ne bord dy bashkeshorte veneciane, Mario Parolo dhe Teresa de Bellis, u nisen nga Caracas drejt Los Roques, por nuk mberriten kurre ne destinacion.
Mbi dy italianet, qe udhetonin se bashku me 3 pasagjere te tjere, nuk u mor vesh asgje.

Precedente edhe ne 2004 e 2006

Gjithsej jane 4 incidentet e aeroplaneve, qe perfshijne italiane, ne rrugen e gjate te mallkuar te Los Roques: vec 1997 dhe 2008, dalin ne pah edhe dy episode te ngjashme ne 2004 dhe 2006.

Ne rastin e pare u zhduk nje “Beechcraft Bonanza”, i drejtuar nga Antonio Buzzi. Ne bord edhe dy vajzat e tij, Barbara e Betty, dhe i biri Franco Rosetta.
Ne 2006 u zhduk nje “Cessna”: ne bord Franco Rotunno Diaz, Vincenzo Efrain Rotunno Oteiza dhe Gabriel Venturi Ariza.

Mbetjet e avionit venecian u gjeten muaj me vone, por asnje i mbijetuar.
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi