Ndriēimi i gruas sė Gurdjieff

Shko poshtė

Ndriēimi i gruas sė Gurdjieff

Mesazh  Jon prej 23.08.09 20:32

Ndriēimi i gruas sė Gurdjieff



Osho i dashur, Gurdjieff u akuzua se mbajti gruan e vet gjallė ndėrsa ajo ishte duke vdekur. Dishepujt e tij nuk dinin ē’tė mendonin, nuk e kuptonin. Nė ē’mėnyrė po e ndihmonte ai gruan, qė mė parė nuk mundi ta bėnte?


Osho: Revolucioni i 1917 nė Rusi prishi gjithė planet e punės sė Gurdjieff. Dishepujt e tij u shpėrndanė si zogjtė e korbit. Edhe ai vetė duhej tė ikte nga vendi sepse komunistėt, qė po vinin nė pushtet, ishin materialistė: nuk besonin nė rritje shpirtėrore dhe e shikonin njeriun vetėm si perime. Gurdjieff mori me vete grupin mė tė ngushtė e mė tė zhvilluar shpirtėrisht, ku bėnte pjesė edhe gruaja. Qėndruan nė Kostandinopojė duke pritur mundėsi tė tjera pėr tė lėvizur. Aty i gjeti Bennett e i solli nė Evropė.

Nė fillim Gurdjieff donte tė shkonte nė Angli, por nuk ia doli: politikanėt atje ishin mediokėr, nuk pranon mendje tė tilla pranė tyre, njerėz qė dinė mė shumė se ata vetė, sepse Gurdjieff ishte karizmatik e kishte shumė fuqi. Tė gjithė ndryshonin pasi takonin atė njeri. Anglia nuk deshi, edhe vendet e tjera perėndimore e refuzuan. Rastisi qė kryeministri francez i asaj kohe kishte lexuar disa nga librat e tij dhe i kishin bėrė shumė pėrshtypje. E ftoi dhe i dha njė vend pranė Parisit, ku u vendos komuniteti, i ndarė nė dy pjesė. Njėra ishte pjesa e hershme e nxėnėsve nga Rusia, ndėrsa seksioni tjetėr ishte me ndjekės tė rinj, sidomos nga Amerika. Bela e dyfishtė: tė parėt dinin vetėm rusisht dhe komunikimi ishte i pamundur, megjithėse tė zhvilluar shpirtėrisht, tė paedukuar.

Dishepulli mė i vjetėr ishte vetė gruaja e Gurdjieff, gjė qė shqetėsonte sidomos grupin e perėndimorėve pėr interesin qė kishte ai ndaj saj. Por nuk ishte ky problemi i vėrtetė, ata nuk mund ta kuptonin. Ai kishte punuar me atė, qė ishte edhe bashkėshortja, mė shumė se me tė gjithė tė tjerėt, por ajo po vdiste vetėm pak ditė para se tė ndriēohej. Nėse do t’ia dilte mbanė ta mbante edhe vetėm disa ditė gjallė ajo do tė bėhej kristal, ndryshe askush nuk e dinte pas sa ciklesh tė tjera jetavdekjeje do tė kishte mundėsinė tė pėrparonte si nė atė jetė.

Por Gurdjieff ishte shumė i zoti: nė sistemin e tij, transferimi i energjisė ishte njė nga metodat thelbėsore, madje mund tė shkonte deri nė skajshmėri: njeriu mund tė mbahej gjallė sa kohė gjallonte ai qė e ushqente me energji, madje, po t’i kalonte gjithė energjinė, i sėmuri mund tė rronte shumė gjatė, por personi i shėndoshė vdiste. Gurdjieff nuk donte tė sakifikonte asnjėrin, prandaj pėrdori energji nga i gjithė grupi, pak nga tė gjithė. Dhe kjo nuk ishte aspak problem pėr tė gjithė.

Gruaja ishte nė prag, mund t’ia dilte mbanė. Por grupi perėndimor nuk ia kishte idenė pse i shoqi e favorizonte. Ai nuk e bėnte sepse ishte e shoqja, pasi tė gjithė ishin njėsoj pėr tė, por, pėr njė qenie pranė ndriēimit ia vlente tė sakrifikoje edhe mė shumė se aq, madje jetėn.

Por, megjithėse dishepujt ishin tė trashė e nuk e kuptuan, Gurdjieff ia doli – e shoqja vdiq e ndriēuar.

Kjo mund tė ndodhė nėpėr shkolla e komunitete. Nėse shohim ndonjėrin qė ėshtė rritur aq shumė sa nuk ka problem pėr tė tjerėt tė kontribuojnė vetėm pak energji, duhet ndihmuar pėr t’u ēliruar plotėsisht nga vargonjtė e botės. Ndonjėherė, i vetėm nuk mundesh: nuk ėshtė metodė murgjish, por shkollash misteri. Dhe Gurdjieff i dinte tė gjitha teknikat, eksperiencat, i mori nga shkollat Sufi. Nuk ishte murg, prandaj nuk njihej si besimtar.

Shkollat Sufi i mbanin tepėr sekrete teknika tė tilla, kurse ai ishte i pari nė perėndim qė i nxorri nė dritė. Sufive nuk u erdhi mirė, ndėrsa bota perėndimore u trondit, pasi mendimi i tyre pėr besimin ishte dhe ėshtė komplet ndryshe; “Ky nuk flet pėr besim, por pėr shkencė”. Dhe kishte tė drejtė, ishte shkencė. Por pėr shkaqe persekutimi, shumė shkolla tė misterit kanė punuar nėn rrogoz e fshehurazi. Edhe kur i shoqi bėn pjesė nė ndonjė prej tyre bashkėshortja nuk e di, pasi feja zyrtare do ta pėrndiqte deri nė vdekje. Prandaj mė mirė tė bėhen gjėrat nė fshehtėsi. Gurdjieff kishte ndėrmend t’ua bėnte tė ditura kėto metoda shumė njerėzve, por dėshtoi, jo pėr faj tė vet, por tė vetė turmave. Ata janė shurdhė e qorra, nuk lėvizin dot nė monopate kaq tė reja, pėrkundėr rrugės sė rrahur nga tė tjerėt.

Pėr kėtė punėn e mbajtjes tė sė shoqes gjallė, mediokri i zakonshėm e mendon thjesht si vesin e varėsisė ndaj gruas, sepse ai vetė ėshtė i ngjitur pas gruas, dhe njė i tillė nuk mund tė shpresojė kurrė tė ndriēohet. Kėto janė pikėvėshtrimet e mendjeve mediokre, dhe tė gjithė mediokrit nė botė kėshtu mendojnė.

Pėrktheu Arben Orhani
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ndriēimi i gruas sė Gurdjieff

Mesazh  Flavius prej 02.09.13 22:38

Kam lexuar qe Gurdjieff ka praktikuar tantrizmin dhe ka shkaktuar orgazem te nje femer pa e prekur fare...ka qene njesh fare.
avatar
Flavius

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi