Krijimi i qenieve hyjnore nė shkrimet ezoterike

Shko poshtė

Krijimi i qenieve hyjnore nė shkrimet ezoterike

Mesazh  Jon prej 23.08.09 21:00

Krijimi i qenieve hyjnore nė shkrimet ezoterike



…Nė Vishnu Purana – qė ėshtė padyshim mė e hershmja e gjithė shkrimeve tė atij emėrtimi – gjejmė, si te tė tjerat, Brahmėn si zotin mashkull, pėr arsye tė krijimit, “katėr bashkėsi tė pėrbėra nga tre cilėsi”. Thuhet: “Kėshtu, Maitreya, Jyotsna (lindja), Ratri (nata), Ahan (dita), dhe Sandhya (perėndimi) janė katėr trupat e Brahmės”… Siē e shpjegon Parasara, kur Brahma do tė krijojė botėn nga fillimi dhe tė ndėrtojė pinjollėt pėrmes vullnetit tė vet, nė kushtet katėrshtresore (ose katėr rendet e qenieve) tė quajtura zota (Dhyan Chohans), Djajtė (p.sh. Devat mė materialė), Paraardhės (Pitris) dhe njeriun, “ai pėrmblidhet mendėrisht si Yoga (Yuyuje).”

Ēuditėrisht, ai nis krijimin me Djajtė, tė cilėt marrin kėshtu pėrparėsi mbi ėngjėjt apo zotat. Kjo nuk ėshtė mospėrputhje apo mungesė konseguence, por ka, si pjesa tjetėr, njė kuptim tė thellė ezoterik, shumė tė qartė pėr dikė tė pandikuar nga teologjia paragjykuese kristiane.

Ai qė mban ndėr mend se principi i MAHAT, apo Intelekti, “Mendja Universale”, qė filozofia ezoterike e shpjegon si “Gjithėdijeninė e manifestuar” – “produkti i parė” i Pradhana (materia fillestare) siē thotė Vishnu Purana, por aspekti i parė Kozmik i Parabrahm apo SAT-it ezoterik, Shpirtit Universal, siē mėson Okultizmi – ėshtė nė rrėnjė tė Vetėdijes, do tė kuptojė arsyen pse.

Tė ashtuquajturit “Demonė” – tė cilėt janė (ezoterikisht) Principi aktiv i Vetėshpallur (intelektualisht) – janė polet pozitive tė krijimit, si me thėnė; pra, tė parėkrijuarit. Kjo ėshtė shkurtimisht tregimi alegorik nė Purana. “duke pėrqendruar mendjen nė vetvete dhe cilėsinė e errėsirės qė pėrshkon trupin e supozuar tė Brahmas, Asura-t, emetuar prej kofshėve tė tij, u prodhuan tė parėt; paskėtaj, duke braktisur trupin e tij, shndėrrohet nė NATĖ.”

Dy pika tė rėndėsishme pėrfshihen kėtu: fillimisht nė Rig-Veda, “Asurat shfaqen si qenie hyjnore shpirtėrore; etimologjia e tyre rrjedh nga asu (frymė), “Fryma e Zotit”, dhe nėnkuptojnė tė njėjtėn gjė si Shpirti Suprem apo Ahura Zoroastriane. Mė vonė, pėr arsye teologjike e dogmatike, tregohen si rrjedhoja tė shalėve tė Brahmas dhe se emrat e tyre filluan tė pėrftohen nė mohuese, dhe sura, zot (hyjnitė diellore), apo jo-zot, e filluan tė quheshin armiq tė zotave.

Ēdo teogoni antike, pa pėrjashtim, nga ajo Ariane e Egjiptiane deri te Hesiodi, vendos nė rend Evolutiv Kozmogonik Natėn para Ditės; edhe Gjeneza, ku “terri ėshtė mbi ēehren e abisit” pėrpara “ditės sė parė.” Arsyeja ėshtė se ēdo Kozmogoni – pėrveē Doktrinės Sekrete – fillon me tė ahtuquajturin “Krijimi Dytėsor”: Universin e manifestuar, Gjeneza e tė cilit duhet tė hapė me njė ndryshim tė theksuar mes tė pėrjetshmes Dritė tė Krijimit Fillimor, misteri i tė cilit ngelet gjithmonė “i Errėt” pėr konceptin e fundmė kurioz e intelektin e profanit, dhe Evolucionit Dytėsor tė natyrės sė dukshme tė manifestuar.

Nė Veda gjendet gjithė filozofia e asaj ndarjeje pa u shpjeguar kurrė saktėsisht nga Orientalistėt tanė, pasi kurrė nuk ėshtė kuptuar pre tyre.

Duke vazhduar tė krijojė, Brahma merr formė tjetėr, atė tė Ditės, e krijon prej frymės sė vet zotat, qė pajisen me cilėsi mirėsie (pasivitet). Nė trupin tjetėr tė tij, cilėsia e pasivitetit tė madh triumfon, qė ėshtė po ashtu (negative) mirėsi, dhe nga kjo anė rrjedhin Pitris, paraardhėsit e njeriut, sepse, siē shpjegon teksti, “Brahma e mendon veten (gjatė procesit) si baba i botės.” Kjo ėshtė Kriya-sakti (fuqia misterioze e Yoga). Kur ky trup i Brahmas bie shndėrrohet nė lindje, rrezet e mėngjezit, lindja e Njerėzimit. Kėtu Brahma qėndron ezoterikisht si Pitris, ėshtė bashkarisht Pitar “baba”.

Kuptimi i vėrtetė ezoterik i kėsaj alegorie ėshtė si mė poshtė. Brahma simbolizon vetė bashkėsinė krijuese te Botės dhe Njeriut – universin me gjithė prodhimet e panumėrta tė gjėrave tė lėvizshme e (nė dukje) tė palėvizshme. Ėshtė bashkarisht Prajapatis, Zoti i Qenies; ndėrsa katėr trupat pėrfaqėsojnė katėr klasat e fuqive krijuese tė Dhyan Chohans. Gjithė filozofia e tė ashtuquajturit “Krijim” tė sė mirės e sė keqes nė kėtė botė e nė gjithė ciklin Manvatarik qė rezulton prej kėsaj, varet nė kuptimin korrekt tė kėtyre Katėr Trupave tė Brahmas.

Lexuesi mund tė kapė kuptimin e vėrtetė, atė ezoterik nė ēka mė poshtė, megjithėse edhe njė pikė tjetėr e rėndėsishme duhet shpjeguar. Teologjia e Krishterė, duke marrė tė mirėqenė Satanin me Ėngjėjt e Rėnė si tė krijuarit e parė, si mė tė zgjuarin e mė tė bukurin e Arkėngjėjve, e tha fjalėn kyēe.

Prandaj gjithė shkrimet pagane u vunė nėn dritėn e kėtij kuptimi, u quajtėn tė gjitha djallėzore, duke pretenduar se e vėrteta e fakti i pėrkasin e fillojnė vetėm me Krishtėrimin. Edhe Orientalistėt e Mitologjistėt, ca prej tyre jokristianė por “tė pafe”, apo njerėz tė shkencės, vėshtruan padashje nga vetja dhe, me forcėn e dukshme tė asosiacionit tė ideve me zakonet, hynė nė brazdėn teologjike.

Me konsiderata tė pastra Brahmanike, bazuar nė lakmi pėr fuqi e ambicie, lejuan turmat tė ngeleshin nė padije tė tė vėrtetave tė mėdha; dhe tė njėjtat shkaqe ēuan rishtarėt mes Kristianėve tė hershėm tė heshtnin, ndėrsa ata qė nuk kishin ditur kurrė tė vėrtetėn pėr rendin e shtrembėruar tė gjėrave gjykuan hierarkinė e “Ėngjėjve” sipas formės ekzoterike.

Kėshtu, Asurat u bėnė zotat rebelė inferiorė qė luftonin ata mė tė lartėt nė besime popullore, dhe arkėngjėlli mė i lartė, nė fakt Agathodaemon, Logosi mė i vjetėr dashamirės, u bė me teologjinė “Kundėrshtari” ose Satanai. Por, a garantohet kjo nga interpretimi korrekt i ndonjė Shkrimi tė vjetėr? Pėrgjigja ėshtė, sigurisht jo.

Si Shkrimet Mazdeane tė Zend-Avesta, Vendidad e tė tjera ndreqin e shfaqin tė mėvonshmin mashtrues dinak tė zotave nė Panteonin Hindu, e rivendosin pėrmes AHURA Asura-t nė vendin legjitim nė teogoni, dhe zbulimet e fundit tė pllakave Kaldeane pėrligjin emrin e mirė tė tė Prejardhurve tė parė hyjnorė. Kjo provohet shumė lehtė.

Ėngjėllologjia e Krishterė rrjedh direkt e vetėm prej asaj tė Farisejve, tė cilėt sollėn dogmat e tyre nga Babilonia. Sadukėt, rojtarėt e vėrtetė tė Ligjeve tė Moisiut, nuk dinin, apo tė refuzonin, ndonjė ėngjėll, madje kundėrshtuan edhe pavdekėsinė e Shpirtit njerėzor (atij joobjektiv). Nė Bibėl, tė vetmit “Ėngjėj” pėr tė cilėt flitet janė “Bij tė Zotit”, tė pėrmendur nė Gjenezė (konsideruar tani si Nefilim, Ėngjėjt e Rėnė), dhe disa ėngjėj nė forma njerėzore, “Lajmėtarėt” e Zotit Hebre, pozicioni i tė cilėve kėrkon njė analizė tjetėr.

Shohim qartė nė njė fragment tė pashkėputur, se “ėngjėjt rebelė” u krijuan nė pjesėn e poshtme tė qiellit, se ata i pėrkisnin e i pėrkasin njė plani material evolucioni, e, meqėnėse nuk ėshtė plani i shqisave tona, ngelet pėrgjithėsisht i padukshėm e konsiderohet subjektiv. A mund tė ishin gabim Gnostikėt, qė pohuan se bota jonė e dukshme, sidomos Toka, u krijua nga ėngjėj tė poshtėm, Elohimėt inferiorė, njėri prej tė cilėve ishte edhe Zoti i Izraelit?

Kėta Gnostikė ishin mė pranė tė dhėnave tė Doktrinės Sekrete Arkaike nė kohė, prandaj duhen marrė si mė tė vėrtetė se ca tė Krishterė tė painiciuar, tė cilėt morėn pėrsipėr, qindra vjet mė vonė, tė rimodelonin e korrigjonin ēka ishte thėnė deri atėherė. Le tė shohim ēfarė thotė vetė pllaka:

Ishin shtatė prej tyre (zotat e kėqinj)…(pastaj vjen pėrshkrimi i tyre, i katėrti si “gjarpėr,” simboli pallik i Racės sė Katėrt nė Evolucioni njerėzor). I shtati prej tyre, lajmėtari i Zotit Anu, mbreti i tyre.

Anu i pėrket trinitisė Kaldeane e ėshtė identik me Sin, “Hėna”, nė njė aspekt. Dhe Hėna nė Kabalan Hebreje ėshtė Argha (Arka) e farės sė gjithė jetės materiale, qė lidhet edhe mė shumė, kabalikisht, me Jehovanė, i cili ėshtė dyseksor si Anu. Ata pėrfaqėsohen e shfaqen sė bashku nė Ezotericizėm nga njė aspekt i dyfishtė: mashkull ose shpirtėror, femėror ose material, apo Shpirt e Materie, dy principet e kundėrta. Prandaj “Lajmėtarėt e Anu” (Sin, Hėna) shfaqen nė vargjet 28-41, si pėrfundimisht tė mposhtur nga i njėjti Sin me ndihmėn e Bel (Diellit) e Ishtar (Venus). Kjo shihet si kontradiktė nga Asirologėt, por ėshtė thjesht vetėm metafizikė nė mėsimet ezoterike.

Ka mė shumė se njė interpretim, madje shtatė ēelėsa drejt miserit tė Rėnies. Pėr mė tepėr, ka dy “Rėnie” nė Teologji: rebelimi i Arkėngjėjve e “Rėnia” e tyre, dhe “Rėnia” e Adamit e Evės. Prandaj si Hierarkitė e larta e tė poshtme ngarkohen me krim tė supozuar. Fjala “i supozuar” ėshtė e term i gjetur e i vėrtetė, pasi nė tė dyja rastet bazohet nė keqkuptim.

Tė dyja konsiderohen nė Okultizėm si pasoja Karmike e i pėrkasin ligjit tė Evolucionit: intelektual e shpirtėror nė njėrėn anė, fizik e mendor nė tjetrėn. “Rėnia” ėshtė alegori universale. Vendos nė njėrėn shkallė tė Evolucionit “rebelimin” (ndarjen e intelektit apo ndėrgjegjjes nė plane tė ndryshme, duke kėrkuar bashkim me materien), ndėrsa nė anėn tjetėr mė tė ulėt vendos rebelimin e materies kundėr Shpirtit, apo tė veprimit kundėr plogėshtisė shpirtėrore.

Dhe kėtu qėndron fillesa e njė gabimi me efekte kaq katrastofike nė mendėsinė e shoqėrive moderne pėr mė shumė se 1800 vjet. Nė alegorinė origjinale ėshtė materia (ėngjėjt mė materialė) qė shihen si pushtues tė Shpirtit, apo Arkėngjėj qė “ranė” nė kėtė realitet. “Ata tė shpatės flakėritėse (pasioneve kafshėrore) hodhėn fluturimthi Shpirtin e Errėsirės.” Ky i fundit luftoi pėr supermaci tė ndėrgjegjes e tė spiritualitetit hyjnor nė Tokė e dėshtoi, duk e i’u dorėzuar fuqisė sė materies.

Ndėrsa nė dogmėn teologjike shohim tė kundėrtėn: ėshtė Mikaili “si vetė Zoti” (pėrfaqėsuesi i Jehovasė), i cili kryeson morinė qiellore – siē ėshtė Luēiferi, trillim i Milton, pėr morinė skėterrore. Ėshtė e vėrtetė se natyra e Mikalilit varet nga Krijuesi e Mjeshtri i vet. Kush ėshtė ky i fundit, mund tė gjendet duke studiuar kujdesshėm alegorinė e “Luftės nė Qiell” me ēelėsin astronomik.

Siē tregohet nga Bentley, “Lufta e Titanėve kundėr zotave” te Hesiodi, gjithashtu edhe lufta e Asurave (ose Tarakamaya) kundėr devave nė legjendat Puranike, janė krejt identike pėrveē emrave. Aspekti yjor shfaq (Bentley merr vitin 945 p.e.s si datėn mė tė afėrt tė kėsaj ndėrthurjeje) se “gjithė planetėt, pėrveē Saturnit, ishin nė tė njėjtėn anė tė qiellit si Dielli e Hėna,” pra kundėrsharė tė tij. E megjithatė ėshtė Saturni, apo Hėna-zot Hebre, qė shfaqet sundues, nga Hesiodi e Moisiu bashkė (asnjėrin prej tyre nuk e kuptuan drejt). Prandaj kuptimi i vėrtetė u shtrembėrua…

Marrė nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky
Pėrktheu Arben Orhani

mnvr.org
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi