Dashuria pėr jetėn: Dėshtimi i religjionit

Shko poshtė

Dashuria pėr jetėn: Dėshtimi i religjionit

Mesazh  Admin prej 19.12.12 23:22

Dashuria pėr jetėn: Dėshtimi i religjionit


Pyetjes nėse besojnė nė Zot, pjesa mė e madhe e njerėzve i pėrgjigjen nė mėnyrė pohuese; frekuentimi i kishave vijon tė jetė gjithnjė mjaft i madh, ndėrsa deklarimi i ateizmit diēka e rrallė. Nga ana tjetėr, nuk mund tė mohohet se religjioni ėshtė pėrfshirė nga kriza e strukturės shoqėrore patriarkale-autoritare. Mungojnė teologėt tė cilėt e pranojnė haptazi qė religjioni, siē e dimė, ndodhet nė gjėndje agonie, i pėrfshirė nė njė proces qė po zgjat tash dy shekuj, por qė kohėve tė fundit ka ardhur duke u pėrshpejtuar.

Duke qenė se religjioni ka patur njė funksion tė dyfishtė, po tė dyfishtė e ka edhe dėshtimin. Nė tė vėrtetė, religjionit qė njohim ne, i cili bazohet thelbėsisht mbi traditėn hebreo-kristiane, i pėrket si funksioni i shpjegimit tė natyrės, ashtu dhe ai i njė terėsie parimesh morale, pra i njė etike. Kėto dy funksione nuk kanė kurrgjė tė pėrbashkėt: shpjegimi i natyrės ėshtė diēka kryekreje e ndryshme nga parimet morale dhe nga vlera e tyre.

Megjithatė, nė zanafillė ato nuk ishin tė ndara, dhe kjo pėr njė varg arsyesh. Pikėsėpari, ideja e krijimit tė botės nga njė Zot i identifikuar me inteligjencėn e epėrme, dijen dhe fuqinė, pėrbėnte njėherė e njė kohė njė hamendje pėrnjėmend tė madhėrishme, plotėsisht racionale; e ndonėse dhe darvinisti mė i bindur e pėrfytyron sot zhvillimin e botės e tė njeriut si rrjedhojė tė seleksionit natyral apo tė mutacionit, mbetet fakti se ideja e Zotit si krijues ėshtė lehtėsisht mė e kuptueshme dhe mė e pranueshme se ajo simbas sė cilės njeriu, me pamjen qė ka sot, mund tė ketė qenė fryt i njė zhvillimi tė pavarur qė ka zgjatur miliona vite, i mbetur nė njė farė kuptimi nė dorė tė rastėsisė ose i paracaktuar nga parime qė u nėnshtroheshin ligjeve tė seleksionit.

Shpjegimi qė Darvini na ofron nė lidhje me natyrėn shfaqet terėsisht logjik dhe i pranueshėm, por kjo nuk e pėrjashton mundėsinė qė ai tė mbetet i huaj pėr ndėrgjegjen tonė.

Nė tė vėrtetė, edhe nė epokat mė primitive, njeriu e ka ndjerė gjithmonė nevojėn tė krijojė njė shėmbėlltyrė tė botės dhe tė zanafillės sė saj. Pėr shembull, ėshtė shumė i lashtė koncepti i zanafillės simbas sė cilės personazhi vritet, dhe nga gjaku i tij i hapėrdarė linden njerėz, ose mė mirė mė guximtarėt midis tyre. Sepse frikamanėt dhe gratė nuk ngjizen nga gjaku, por nga mishi i kėmbėve tė qėnies nė fjalė.

Nė fund tė fundit ky ėshtė versioni i lashtė i teorisė sė Konrad Lorencit, simbas tė cilit instinkti i vrasjes, etja pėr gjak, ėshtė e bashkėlindur me njeriun; por duhet vėnė nė dukje se ata qė besojnė nė njė mit tė kėtillė, e kanė mohuar dashamirėsisht etjen e grave pėr gjak, qoftė dhe duke i hedhur nė tė njėjtin kazan me frikamanėt.

Edhe nė ditėt tona gjėrat nuk kanė ndryshuar kushediseēfarė; nėn paragjykimet e shoqėrisė patriarkale, gratė kanė vetėdije tė mangėt, janė mė mėndjemėdha, mė pak guximtare dhe mė pak realiste se burrat. Vetė Frojdi thoshte se gratė janė mė pak tė vetėdijshme se burrat, sadoqė ėshtė e vėshtirė ta konceptosh se si mund tė ketė akoma mė pak vetėdije se kaq.

Janė ide qė bėhen palė me pohimet propagandistike mbi inferioritetin e armikut, gjalluese edhe aty ku njė grup sundon mbi njė tjetėr, e prandaj duhet vepruar nė mėnyrė tė atillė qė vetėdija e tyre tė mbetet pėrherė e kėndirrur e tė mos mund tė shfaqen shenja rebelimi.

Desha tė bėja veē njė ndėrhyrje tė shkurtėr, njė shėnim nė fund tė faqes pėr njė nga funksionet e religjionit, atė tė shpjegimit tė natyrės. Nė kėtė pikėpamje, gjithēka pati shkuar mė sė miri deri tek Darvini. Por, mė pas, u zbulua se zanafilla e botės, origjina e njeriut, mund tė shpjegohej nė mėnyrė racionale dhe shkencore pa u mbėshtetur te ideja e njė krijuesi, me fjalė tė tjera simbas ligjeve tė evolucionit.

Por, sikundėr e thashė, njė njeri profan arrin ta konceptojė kėtė mė me vėshtirėsi se sa idenė e Zotit, edhe pse pėr shkencėn zanafilla e botės nuk duhet tė jetė mė njė enigmė. Nėn dritėn e teorisė sė evolucionit “Zoti“ katandiset nė njė hipotezė pune, dhe rrėfenja e krijimit tė botės e tė njeriut shndėrrohet nė njė mit, nė njė pėrrallė, nė njė simbol qė sigurisht shpreh diēka, por jo njė tė vėrtetė shkencore.

Qėkur njerėzit nuk pranuan tė josheshin mė nga mėtimi i religjionit pėr tė shpjeguar natyrėn, religjioni vetė ėshtė si tė ketė humbur njerėn kėmbė: i ka mbetur veē funksioni si pohues i postulateve morale. “Duaje tė afėrmin tėnd“, “duaje tė huajin“, siē thuhet nė Besėlidhjen e Vjetėr. “Duaje armikun tėnd“, siē urdhėrohet nė Besėlidhjen e Re; “jepi tė varfėrit kėmishėn tėnde tė fundit“- po, por nėse kėshilla tė tilla merren seriozisht, si do tė mundesh vallė tė jesh njeri i suksesshėm nė shoqėrinė moderne? Bėn figurė teveqeli dhe nė vend qė tė ngjitesh lart, merr tatėpjetėn.

Etika e Biblės predikohet, por nuk vihet nė zbatim. E kėsisoj, ndodh tė lėvizėsh nė njė binar tė dyfishtė: altruizmi lėvdohet, e njėherėsh me tė edhe dashuria pėr tė ngjashmit tanė, por nxitja drejt suksesit e pengon zbatimin e virtyteve tė tilla.

Prapėseprapė, nė kėtė pikė duhet tė shtoj se, simbas gjykimit tim, mund tė jesh fare mirė njė i krishterė apo njė hebre pėrkushtuar, e rrjedhimisht njė njeri i aftė pėr tė dhėnė dashuri, pa u kthyer nė urinė e caqeve tė shoqėrisė sonė; gjithēka varet nga niveli i aftėsive qė njerėzit mund tė kenė, nga guximi qytetar i nevojshėm pėr tė qėndruar besnikė ndaj sė vėrtetės dhe dashurisė, nė vend qė ta flijojnė unin e tyre pas karrierės.

Sidoqoftė ėshtė fakt qė morali i krishterimit apo i hebraizmit ėshtė i papajtueshėm me atė tė suksesit, tė mungesės sė skrupujve, tė egoizmit, tė refuzimit pėr tė dhėnė, pėr tė ndarė me tė tjerėt. Por nuk ėshtė e nevojshme tė zgjatem nė kėtė: secili e kupton vetė, me t’u shtruar kjo ēėshtje. Pa llogaritur faktin se binari i dyfishtė ėshtė pėrshkruar dhe kritikuar tashmė me bollėk.

Shkurt, “etika“ e zbatuar nė kapitalizmin modern ia ka kėputur edhe kėmbėn tjetėr religjionit, i cili nuk mund tė paraqitet mė si pėrfaqėsues vlerash, nė ēastin kur s‘ėshtė i besueshėm mė as nė kėtė funksion. Kėshtu, ndodh qė Zoti tė japė dorėheqjen, jo vetėm si krijues i botės, por edhe si pėrhapės vlerash tė tilla si dashuria pėr tė afėrmin dhe kapėrcimi i lakmisė pėr pronėsi. Por mund tė thuhet se njeriu nuk mundet ose nuk dėshiron tė mbetet krejtėsisht pa religjion.

Njeriu nuk jeton veē me bukė: duhet tė ketė njė vizion, njė besim tė aftė pėr tė zgjuar interesin, pėr ta lartėsuar pėrmbi ekzistencėn kryekrejet shtazore. Njė rikthim nė paganizmin e lashtė, pėr tė besuar nė idhujt, nuk do tė qe gjė e frytshme nė ēastin e tanishėm. Nga ana tjetėr, them se mund tė pohoj qė nė shekullin tonė ėshtė duke marrė formė njė tjetėr religjion, tė cilin do tė doja ta pėrkufizoja si “religjioni i teknikės“.

Ai paraqitet nėn njė pamje tė dyfishtė, nga njėra anė ai i vėndit tė Bengodit, si premtim i njė kėnaqėsie tė pakufizuar, pa pengesat e fatit dhe tė nevojave. Tė cilat prodhohen pareshtur, pa patur fund, dhe njeriu pret gojėhapur si njė fėmijė gjiri i pėrjetshėm, qė tė mund tė ushqehet nė njė masė pėrherė e mė tė bollshme. Parajsa ėshtė ardhmėria e kėnaqėsisė absolute, e bollėkut tė rremė, ajo qė i bėn njerėzit pasivė dhe dembelė. Objektivi i teknikės ėshtė asgjėsimi i mundit.

Tipari tjetėr i kėtij religjioni tė teknikės ėshtė ėshtė mė i ndėrlikuar. Qė nga Rilindja e kėndej, mendimi i njeriut ėshtė drejtuar kah depėrtimi dhe kuptimi i tė fshehtave tė natyrės, tė cilat ishin, sė paku pjesėrisht, tė fshehtat e krijuesit tė natyrės. Dhe pėr katėrqind vjet rresht njeriu ėshtė pėrpjekur tė zbulojė tė fshehtat e natyrės, pėr t’u vėnė nė zotėrim tė tyre. Qėllimi fshehtė ishte ai i tė mosqėnit i kufizuar nė vėzhgimin dhe soditjen e natyrės e tė botės, por nė pėrvetėsimin e tyre.

Nėpėrmjet njė formulimi ekstremist (por ėshtė e vėshtirė tė gjėndet ai i sakti), mė duhet tė them: njeriu dėshironte tė bėhej vetė Zot. Ajo qė kish qenė e mundur pėr Zotin, duhej tė bėhej e mundur edhe pėr atė. E mund tė them se shfaqja e entusiazmit qė ka pėrshėndetur zbritjen e parė tė njė astronauti nė hėnė, ishte njė ngjarje me natyrė paganisht religjioze, njė hap i parė nė rrugėn qė duhej ta ēonte njeriun nė tė bėrit Zot dhe nė kapėrcimin e caqeve tė veta.

Edhe nėpėr faqet e shtypit tė krishterė, me atė rast mund tė lexoje pohimin se kjo ishte ngjarja mė e madhe qė prej krijimit tė botės. Pėr cilindo tė krishterė, ėshtė vėrtetuar diēka mė e rėndėsishme se mishėrimi i Zotit; por nė atė ēast ėshtė harruar, ėshtė besuar pėrnjėmend qė njeriu i kishte kapėrcyer ligjet e kufizimit tė vet, qė ishte ēliruar nga pesha tokėsore dhe kishte hyrė nė udhėn e pafundėsisė.

Gjithė sa thashė mund tė duket e tepruar; por qėllimi im ėshtė tė tėrheq vėmendjen mbi prirjet ende jo tėrėsisht tė spikatura. Vallė, entusiazmi histerik i zbritjes nė hėnė pėrbėn thjesht njė durtrokitje pėr suksesin e shkencės? Nuk besoj. Ka zbulime shkencore shumė mė tė rėndėsishme, por tė cilat nuk ngjallin kurrfarė entusiazmi, dhe kjo do tė thotė se nė rastin e posaēėm ka ndodhur diēka e re, qė ėshtė shpėrfaqur njė formė e re idhujtarie, qė teknika ėshtė bėrė sėrish Zot, ose qė njeriu beson se ėshtė bėrė vetė Zot; astronautėt janė kryepriftėrinjtė e kėtij religjioni, objekti i adhurimit tė tij.

Por nuk duam ta pranojmė: a jemi tė krishterė? A jemi hebrej, apo sė paku paganė? Dhe ja atėherė tek fshihet, tek arsyetohet realiteti. Por matanė kėsaj loje kukafshehtas, simbas mendjes sime ėshtė duke marrė pėrnjėmend formė njė religjion i ri, nė tė cilin teknika bėhet nėna e madhe e aftė pėr tė mėkuar dhe kėnaqur tė gjithė bijtė e saj.

Situatė e pėshtjelluar, e di mirė; por tė pėshtjelluara janė edhe shtysat qė vėnė nė lėvizje kėtė religjion, i cili sidoqoftė nuk shpall parime morale, me pėrjashtim tė njė parimi: duhet bėrė gjithė ē’ėshtė teknikisht e mundur. Mundėsia teknike ngrihet lart si urdhėr moral, si burim i vetė etikės.

Dostojevkij ka pohuar se, me vdekjen e Zotit, gjithēka ėshtė e lejueshme, prejse simbas tij morali qė ka ekzistuar deri atėherė bazohej nė njohjen e Zotit. Por nėse njeriu nuk beson mė nė Zot, nėse ky moral resht sė qėni njė realitet qė i jep tonin mendimit dhe veprimit, vallė atėherė a nuk bėhet njeriu krejtėsisht amoral, a nuk e humbet aftėsinė pėr t’u orientuar simbas parimeve etike? Kjo ėshtė njė pyetje qė duhet marrė shumė seriozisht. Dhe, nėse duam tė bėhemi pesimistė, mund ta themi hapur se gjėrat janė pėrnjėmend kėshtu dhe se morali ynė po fundoset. Ekzistojnė dallime tė mėdha mes sė djeshmes e tė sotmes.

Pėr shembull, mė 1914 respektoheshin ende dy norma vlerash ndėrkombėtare: nė luftė nuk vriteshin civilėt dhe nuk torturoheshin robėrit. Sot, pėrkundrazi, ēdo konflikt shkakton masakrimin e civilėve sepse nuk pranohen mė kufizime nė pėrdorimin e dhunės, e tekefundit teknika nuk mund tė lejojė dallime tė tilla.

Ajo vret nė mėnyrė anonime, nėpėrmjet shtypjes sė njė butoni; dhe, meqė viktimat mbeten tė padukshėm, nuk nxitesh nga kurrfarė dhembshurie pėr kėtė pjesėmarrje. Si tė mos mjaftonte kjo, sot ekziston edhe tortura. Tė gjithė e mohojnė, por ėshtė botėrisht e ditur se kjo gjė ndodh. Tortura ėshtė njė mjet i pėrhapur pėr tė siguruar informacione, dhe ėshtė i pabesueshėm numri i vėndeve qė e praktikojnė.

Ndoshta nuk ėshtė e lejuar tė pohohet se mizoria ėshtė nė rritje; nga ana tjetėr ėshtė e pamohueshme qė shpirti humanist ėshtė nė zbritje e bashkė me tė edhe frenat morale, gjė qė ka shkaktuar ndryshime tė mėdha nė tėrė botėn.

Por nė tė njejtėn kohė, po dalin nė pah parime tė reja morale sidomos tek brezat e rinj, nėn formėn e lėvizjes pėr paqėn, pėr jetėn, kundėr shkatėrrimit dhe luftės. Dhe nuk bėhet fjalė pėr fjali tė zbrazėta, po pėr faktin qė shumė tė rinj (e jo vetėm tė rinj) arrijnė shquajnė vlera dhe pikėsynime tė tjera mė tė larta.

Miliona qenie njerėzore kanė fituar mė tepėr ndjeshmėri ndaj shkatėrrimit tė jetėve, shkaktuar nė mėnyra tė ndryshme, ndaj luftrave ēnjerėzore qė nuk i shėrbejnė as dhe vetėmbrojtjes. E, po pėrvijohet edhe njė moral i ri i dashurisė, qė i kundėrvihet konsumizmit, i cili aty-kėtu merr mbase dhe forma karikaturiale, por qė mbetet gjithsesi njė protestė e fuqishme kundėr formave dhe formulave tashmė tė zbrazėta. Edhe vetėflijimi pėr arsye politike paraqet shembuj tė njė morali tė ri, ashtu sikundėr luftrat e shumta pėr liri dhe kėrkesat pėr vetvendosje.

Pra, janė vėnė nė lėvizje zhvillime guximdhėnėse, gjė pėr tė cilėn them se Dostojevskij e ka gabim kur i lidh parimet morale me besimin tek Zoti. Budizmi pėrbėn njė shembull tė shkėlqyer nė lidhje me faktin se nė disa kultura ekzistojnė parime morale qė nuk kanė njė bazė autoritare-patriarkale, e qė zhvillohen mbi atė qė mund ta pėrkufizojmė bazė njerėzore.

Me fjalė tė tjera, njeriu nuk mund tė jetojė, por pėrhumbet dhe bie pré e palumturisė, nė rast se nuk pėrfill njė parim i cili mund t‘i prijė nė ekzistencė atij vetė dhe tė ngjashmėve tė tij. Dhe ky parim nuk mund t’i diktohet prej sė jashtmi: njeriu duhet ta nxjerrė nga vetvetja.

Nuk ėshtė ky vendi ku mund tė ndalemi mbi shumė aspekte tė problemit; siē e kam pėrmendur nė fillim, desha vetėm tė nėnvizoja qė qėnia njerėzore ndjen nevojėn e rrėnjosur thellėsisht nė tė, pėr tė vepruar simbas moralit.

Pėr tė, amoralitet do tė thotė humbje e harmonisė, e ekuilibrit; dhe ėshtė gjė amorale qė, nėn pretekstin e moralit, t’i predikohet se duhet tė vrasė, se duhet tė bindet, se duhet tė shohė veē interesat e veta, se dhembshuria ėshtė vetėm pengesė, e kėshtu me radhė. Nėse kėto zėra bėhen tepėr tė zhurmshme, mund tė ndodhė qė zėri i brendshėm i ndėrgjegjes njerėzore tė mbetet i kėndirrur, e atėherė ndokush mund tė bindet pėrnjėmend se, me vdekjen e Zotit, gjithēka ėshtė e lejueshme.

Erich Fromm
Marrė nga “Dashuria pėr jetėn”, pėrktheu Shpėtim Kelmendi

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi