Mitologjia etruske

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologjia etruske

Mesazh  Admin prej 19.12.12 23:18

Mitologjia etruske

Etruskėt mendohet tė kenė migruar nga Azia e Vogėl nė Italinė Qendrore rreth shekullit VIII para Krishtit. Shteti i tyre pėrbėhej nga njė lidhje qytetesh dhe pėrfshinte hapėsira si Etruria, Lacio, Kampania.

Etruskėt themeluan Romėn. Rreth vitit 500 p. Krishtit, Lacio shpalli pavarėsinė, ndjekur nga Roma dhe qytete tė tjera. Etruskėt e humbėn pavarėsinė e tyre nė shekullin IV para Krishtit dhe u pėrfshinė brėnda Republikės Romake nė vitin 265 para Krishtit.

Megjithatė ndikimi i tyre u pėrcoll nė kulturėn romake nėpėrmjet ligjeve, arkitekturės, ritualeve, etj.

-A-

Aita

Zot etrusk i botės sė pėrtejme. Ėshtė identik me zotin grek Had dhe zotin romak Pluton.

Alpan

Perėndeshė etruske e dashurisė dhe e botės sė pėrtejme. Paraqitet krejtėsisht e zhveshur.

Ani

Zot etrusk i qiellit qė jeton nė parajsėn mė tė lartė (nė veri). Paraqitet shumė i ngjashėm me zotin romak Xhano.

Apl

Zot etrusk i rrufeve dhe i bubullimave. Aplu paraqitet zakonisht me njė kurorė dafinash mbi kokė. Nė njerėn dorė mban njė shkop, kurse nė tjetrėn njė degė dafine. Ėshtė i ngjashėm me zotin grek Apollon.

Artume

Perėndeshė etruske e natės dhe e vdekjes por edhe mishėrim i zhvillimit tė natyrės. Mund ta krahasojmė me perėndeshėn greke Artemida.

Atunis

Versioni etrusk i zotit grek Adonis. Gjendet shpesh nė shoqėrinė e perėndeshės sė dashurisė Turan.

-E-

Evan

Perėndeshė etruske qė mishėron pavdekshmėrinė e njeriut.

-F-

Februus

Zot etrusk i botės sė pėrtejme e njė nga zotat e purifikimit. Muaji Shkurt, qė pėr tė ishte i shenjtė, ka marrė edhe emrin prej tij.

Feronia

Perėndeshė etruske e zjarrit dhe e pjellorisė.

Fufluns

Njė nga zotat etruskė tė bimėsisė, tė gjallėrisė dhe haresė, bir i perėndeshės sė tokės Semia. Ka shumė ngjashmėri me Dionisin dhe Bakun, zotat pėrkatėsisht grekė dhe romakė tė verės.

-H-

Horta

Perėndeshė etruske e bujqėsisė.

-K-

Kautha

Zot etrusk i diellit, i njohur edhe me emrin Kath. Zakonisht paraqitet duke dalė prej oqeanit.

Karun

Perėndia varkėtar tek etruskėt, pra i barazvlershėm me Karontin e grekėve. Megjithatė pėr nga pamja ta kujton fare pak varkėtarin e grekėve. Nė tė vėrtetė Etruskėt e pėrfytyronin Karunin me lėkurė tė kaltėreme, hundė kėrrute dhe veshė si tė kalit. I armatosur me njė topuz, ai ishte i pranishėm nė vdekjen e njerėzve, tė cilėn, simbas rastit, edhe e nxiste.

Karun

Demon etrusk i vdekjes qė mundon shpirtėrat e tė vdekurve nė botėn e pėrtejme. Ėshtė edhe roje i hyrjes nė botėn e tė vdekurve. Ėshtė i ngjashėm me grekun Karon. Karuni paraqitet me hundė tė pėrkulur, veshė me majė dhe pėrgjithėsisht i paisur me flatra. Arma e tij ėshtė ēekiēi, me tė cilin u shkakton vdekjen viktimave tė veta.

Kulsu

Demon femėror etrusk, roje nė hyrjen e botės sė pėrtejme.Armėt e tij janė njė vravashkė dhe njė palė gėrshėrė.

-L-

Laran

Zot etrusk i luftės. Paraqitet si njė djalė i ri lakuriq qė ka vetėm njė pėrkrenare nė kokė dhe njė heshtė nė dorė.

Lasa

Nė mitin etrusk janė hyjni femėrore dhe roje tė varreve. Gjenden shpesh nėn shoqėrinė e Turan-it, perendeshės sė dashurisė. Kėto hyjnesha herė paraqiten me flatra e herė pa flatra. Cilėsitė e tyre mishėrohen nėpėrmjet pasqyrave dhe kurorave tė luleve.

Losna

Hyjneshė etruske e hėnės.

-M-

Mania

Sė bashku me Mantus ėshtė rojtari i botės sė pėrtejme.

Mantus

Njėri nga zotat etruskė tė botės sė pėrtejme, emri i tė cilit lidhet me qytetin e Mantuas.

Menrva

Versioni etrusk i hyjneshės greke Athina dhe i pėrfytyruar nė mėnyrė tė ngjashme (me pėrkrenare, shtizė dhe shqyt). Krejt si Athinaja, Menrva ėshtė lindur nga koka e njė zoti, qė nė kėtė rast ėshtė Tinia. Bėn pjesė nė njė trini me Tinia-n e Uni-n. Ėshtė pararendėse e hyjneshės romake Minerva.

-N-

Nethuns

Zot etrusk i ujit, nė fillim puseve por mandej edhe i detit. Paraqet shumė ngjashmėri me zotin grek Poseidon dhe pararendės i atij romak, Neptunit. Cilėsitė e tij manifestohen nėpėrmjet cfurkut tridhėmbėsh, spirancės, kalit tė detit dhe delfinit.

-S-

Selvans

Zot etrusėk, pararendės i zotit romak Silvanus.

Sethlans

Emri etrusk i i zotit tė zjarrit, i barazvlershėm me Hefestin grek dhe Vullkanin romak. Cilėsia e tij ishte rrufeja.

-T-

Tages

Hyjni etrusk qė zotėron dijen. Shfaqej prej njė brazde kur ara ishte e sapolėruar dhe u mėsonte etruskėve, tė mbledhur sė bashku, artin e hyjnitetit dhe atė tė falltarėve. Tages paraqitet si djalosh i ri me dy gjarpėrinj nė vend tė kėmbėve. Ky art i veēantė i hyjnitetit etrusk, mė vonė u pėrdor edhe nga romakėt, ėshtė pėrshkruar nė Librat Tagetikė (quajtur ndryshe edhe Haruspiēinė ose Akerontikė) (Ovidi XV, 558).

Tarkon

Njė hero etrusk, i cili bashkė me vėllain e tij Tirrenus themeloi lidhjen etruske tė qyteteve. Kjo lidhje pėrfshinte dymbėdhjetė qytete: Arretium, Kaere, Klusium, Faesulae ose Kortona, Perusia, Populonia, Ruselae, Tarkuinii, Vetulonia, Volterrrae, Volsini e Vulēi. Tarkoni do t’i jepte emrin e vet qytetit Tarkonium, mandej Tarkuinii (Tarkuinia). Ai gjithashtu mbėshteti Enean nė konfliktin e tij me Turno-n. (Virgjili X, 153, 290; XI, 727,746).

Thalna

Hyjneshė etruske e pjelljes. Gjendet shpeshherė nėn shoqėrinė e zotit Tinia, qė mendohet tė jetė bashkėshorti i saj.

Thesan

Hyjneshė etruske e agimit dhe mbikėqyrėsja e pjelljes. Paraqet disa ngjashmėri me hyjneshėn romake Aurora.

Tinia

Zoti i plotfuqishėm i qiellit tė etruskėve qė jeton nė pjesėn veriore tė qiellit. Mbron kufinjtė e shenjtė, vigjėlon mbi to dhe siguron paprekshmėrinė e tyre. Sė bashku me gruan e tij Thalna dhe hyjneshėn Menrva formon njė trini zotash. Cilėsitė e tij janė njė vandak rrufeshė nė formė shigjetash, njė heshtė dhe njė skeptėr. Jupiterin, romakėt e shihnin tė barazvlefshėm me tė. Nė tė vėrtetė Tinia-Jupiter u ndėrfut nė qytetin e Romės gjatė periudhės sė monarkisė etruske (650-510 para Krishtit).

Tukulka

Gjind i ferrit etrusk. Kishte lėkurė tė kaltėreme, krahė si tė lakuriqit, sqep tė pėrkulur nė vend tė hundės, veshė gomari dhe njė krifė prej gjarpėrinjsh.

Tukulka

Demon femėror etrusk i botės sė pėrtejme. Ėshtė njė krijesė e tmerrshme me flatra qė ka gjarpėrinj nė vend tė flokėve dhe sqep si tė njė zogu.

Turan

Hyjneshė etruske e dashurisė, e shėndetit dhe e pjellorisė dhe pėr mė tepėr dalėzotėse e qytetit tė Volēi-t. Turan paraqitet pėrgjithėsisht si njė vajzė e re me flatra nė shpinė. Pėllumbi dhe mjellma e zezė janė kafshėt e saj simbolike. Shoqėrohet nga Lasa. E barazvlefshme me tė ėshtė Venera e romakėve.

Turms

Zot etrusk i identifikuar me Hermesin grek dhe Mėrkurin romak. Adhurohej sidomos nė Areco.

Turms

Zot etrusk qė u prin tė vdekurve nė botėn e pėrtejme. Ėshtė lajmėtar i zotave e, ashtu si dhe i barazvlefshmi i vet Hermesi grek, vesh kėpucė me flatra dhe mban njė shkop prej kacneci-lajmėtar.

-U-

Uni

Hyjnesha e plotfuqishme e panteonit etrusk. Ėshtė perėndesha e kozmosit dhe hyjnesha e qytetit tė Peruxhias. Sė bashku me bashkėshortin e saj Tinia dhe hyjneshėn Menerva formon njė trini. Biri i saj ėshtė heroi Herkle (qė duket qartė qė ėshtė Herkuli, Herkulesi, Herakli). Uni ėshtė identike si hyjnesha greke Hera dhe hyjnesha romake Junone.

-V-

Vanth

Demon femėror etrusk i vdekjes. Jeton nė botėn e pėrtejme. Sytė i ka pėrmbi flatra e nėpėrmjet tyre sheh gjithēka dhe ėshtė e gjithnjėpranishme. Ėshtė lajmėtare e vdekjes dhe gjendet e pranishme kur ndokush ėshtė duke dhėnė shpirt. Cilėsitė e saj janė njė gjarpėr, njė vravashkė dhe njė ēelės.

Veive

Zot etrusk i hakmarrjes. Paraqitet si njė djalė i ri qė ka njė kurorė dafinash dhe mban nė dorė njė vandak shigjetash. Pranė vetes ka njė dhi.

Voltumna

Kryesorja e hyjnive etruske, e adhuruar nė Volsinii (Bolsena), kulti i sė cilės qe futur nė Romė nga Tit Tacio, po qė u njoh zyrtarisht nė vitin 264 para Krishtit, mbas shkatėrrimit tė qytetit Volsinii prej romakėve. Nė Romė qe adhuruar me emrin Vertumnus, por cilėsitė e saj nuk i dihen. Voltumna, e njohur edhe si Veltha, ėshtė njė nga hyjneshat e ferrit tė etruskėve, por qė mė vonė u lartėsua nė hierarkinė e njė perėndeshe supreme. Ėshtė edhe hyjnesha mbrojtėse e lidhjes sė dymbėdhjetė qyteteve etruske.

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi