"Gjeniu" krijohet me anėn e shqisės sė gjashtė

Shko poshtė

"Gjeniu" krijohet me anėn e shqisės sė gjashtė

Mesazh  Neo prej 01.06.09 15:35

"Gjeniu" krijohet me anėn e shqisės sė gjashtė

Vėrtetėsia e ekzistimit tė shqisės sė gjashtė ėshtė konstatuar njėfarė sigurie tė konsiderueshme. Shqisa e gjashtė ėshtė imagjinata kreative.

Shkathtėsia e imagjinatės kreative ėshtė diēka qė shumica e njerėzve kurrė nuk e shfrytėzojnė gjatė gjithė jetės, dhe edhe nėse e shfrytėzojnė, kėtė e bėjnė rastėsisht.

Vetėm njė numėr relativisht i njerėzve e shfrytėzon aftėsinė e imagjinatės kreative me paramendim dhe me qėllim tė caktuar qysh mė parė. Ata, tė cilėt kėtė aftėsi e shfrytėzojnė vullnetshėm si dhe me kuptueshmėri tė funksioneve tė tij, janė gjeni.

Aftėsia e imagjinatės kreative e paraqet njė lidhje tė drejtėpėrdrejtė mes mendjes sė fundme tė njeriut dhe inteligjencės sė pafundme.

Tė gjitha tė ashtuquajturat shpalime e zbulime, pėr tė cilat flitet nė lėmin e religjionit, dhe tė gjitha zbulimet e principeve tė reja ose atyre bazė nė fushėn e inovatorisė, lindin me ndėrmjetėsimin e aftėsisė sė imagjinatės kreative.

Prej nga vijnė "parandjenjat?"

Kur idetė ose konceptet shkrepin nė vetėdijen e ndokujt, nė formėn qė nė mėnyrė popullore quhet "parandjenjė", ato vijnė prej njė ose mė shumė burimeve vijuese:

1. nga inteligjenca e pafundme,

2. nga mendja e nėndijshme e njeriut, nė tė cilėn janė tė deponuara tė gjitha mbresat shqisore dhe impulset mendore tė cilat kanė arritur ndonjėherė deri te truri me cilėndo prej pesė shqisave,

3. nga vetėdija e ndonjė personi tjetėr i cili posa e liroi atė mendim, pamjen e asaj ideje ose tė konceptit me anė tė mendimit tė vetėdijshėm,

4. prej depos sė nėndijshme tė ndonjė personi tjetėr.
S'ka burime tė tjera tė njohura qė tregojnė se prej nga mund tė pranohen "parandjenjat" ose idetė e "frymėzuara".

Kur stimulohet aktiviteti truror, efekti i tij ėshtė i tillė qė personi ngritet lart mbi horizontin e mendimeve tė pėrditshme, ku i mundėsohet ta vėshtrojė largėsinė, vėllimin dhe cilėsinė e mendimeve, tė cilat atij personi nuk i qėndrojnė nė dispozicion nė rrafshin mė tė ulėt.

Kur individi, me ndėrmjetėsimin e ēfarėdo forme tė stimulimit mendor, ngritet nė rrafshin mė tė lartė tė mendimeve, ai e merr po atė pozitė qė e ka dikush i cili me aeroplan ėshtė ngritur nė lartėsitė prej nga mund tė shohė edhe tej vijės sė horizontit qė e kufizon pamjen e tij nė tokė.

Madje, deri sa gjendet nė rrafshin mė tė lartė tė mendimeve, individin nuk e pengon e as kufizon asnjė prej stimuluesve tė cilėt e pėrcaktojnė largėsinė e pamjes sė tij deri sa ballafaqohet me problemet e sigurimit tė tri nevojave tė domosdoshme kryesore - ushqimit, veshmbathjes dhe kulmit mbi kokė.

Ai gjendet nė botėn e mendimeve, nė tė cilėn mendimet e zakonta e tė pėrditshme janė tė mėnjanuara, pikėrisht sikur qė malet e kodrat dhe pengesat tjera tė shikimit tonė fizik zhduken kur fluturojmė me aeroplan.

Deri sa gjendemi nė kėtė rrafsh tė lartė tė mendimeve, aftėsia kreative e mendjes sonė kėnaqet me lirinė e veprimit. Rruga ėshtė e hapur pėr funksionimin e shqisės sė gjashtė. Kjo i tėrheq idetė, tė cilat pėrndryshe nuk do tė mundnin tė arrinin tek ne as nė ēfarėdo rrethanash tė tjera. Shqisa e gjashtė ėshtė aftėsia e cila e tregon dallimin mes gjeniut dhe individit tė zakontė.

Nga Napoleon Hill
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi