Vidasi nė Mitologjinė shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vidasi nė Mitologjinė shqiptare

Mesazh  Neo prej 16.12.12 22:50

Vidasi nė Mitologjinė shqiptare

Vidasusi, nė besimin e ilirėve ishte perėndi qė mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Nė monumente ai paraqitet i shoqėruar nga gruaja e tij, Thana.

Nė Topusk-Kroaci, pranė njė burimi uji mineral janė gjetur katėr altarė kushtuar kėtij ēifti. Nė tė njėjten krahinė janė gjetur gjithashtu mbeturinat e njė faltoreje kushtuar Silvanit si dhe shumė altarė tė tjerė me emrin e kėsaj hyjne romake.

Duke u bazuar nė kėtė fakt, mitografėt kanė arritur nė njė pėrfundim tė drejtė se Vidasusi nė besimin ilir kishte atribute tė ngjajshme me ato tė hyjnisė romake Silvan-mbrojtėsin e burimeve, tė pyjeve dhe tė fushave, kurse Thanėn e kanė identifikuar me hyjneshėn romake Diana.

Vidasusi dhe Diana adhuroheshin shumė nga pjesa mė e madhe e popullsisė ilire, sidomos nga ata qė merreshin me blegtori, si Dalmatėt.

Vidasusi ka qenė hyjni supreme e ilirėve nė panteonin ilir prandaj zinte njė vend shumė tė rėndėsishėm.

Por kulti i Vidasusit-Silvanit ilir gjeti adhurues edhe nė shtresat e ulėta popullore tė Romės dhe tė Italisė. Ai u pėhap edhe nė provinca tė largėta tė perandorisė. Kjo dėshmon pėr ndikimin e kultit tė pasur ilir nė vetė panteonin romak.

Thana dhe Vidasi

Njė ēift hyjnor ilir qė ėshtė rafiguruar nė disa monumente tė bėra nga ilirėt. Katėr altarė votivė me mbishkrime i janė kushtuar kėtij ēifti e janė gjetur nė Topusko. Emrat e kėtyre hyjnive janė, me sa duket, emra ilirė.

Thana ėshtė hyjneshė me atribute tė Artemisit apo Dianės.

Vidasi ka atributet e hyut tė kėtij binomi kultik janė edhe vepra tė vėrteta tė artit ilir; ato kanė veshje ilire dhe njė stil karakteristik vendas.

M.Zeqo, "Panteoni ilir", 1995
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi