Shqiponja nė Mitologjinė Shqiptare

Shko poshtė

Shqiponja nė Mitologjinė Shqiptare

Mesazh  Neo prej 16.12.12 22:17

Shqiponja nė Mitologjinė Shqiptare



Njė nga shpendėt mitikė mė tė nderuar nga shqiptarėt, e rrethuar prej gjithfarė besimesh e tabush.

Thuajse tė gjithė shqiptarėt vrasjen e saj e konsideronin mėkat tė madh. Por edhe nė rastet kur vrisnin ndonjė, trupin e saj e hapnin nė pozė fluturimi mbi ndonjė dru nė kopėsht a nė arė, sepse besonin se kėsisoj pemėt apo arat do tė kishin prodhime tė mbara .

Shqiponja ėshtė simbol diellor; pėrfaqėson tė gjithė zotat e qiellit; diellin nė zenith; parimin shpirtėror; ngjitjen; frymėzimin; clirimin nga skllavėria; fitoren; krenarinė; soditjen; apoteozėn; pushtetin mbretėror; autoritetin; fuqinė; lartėsinė; element i ajrit.

Mendimi se ėshtė e aftė tė fluturojė gjer te dielli, ta shikojė atė drejt dhe tė identifikohet me tė, e bėn shqiponjėn simbol tė parimit shpirtėror tė njeriut, i cili ėshtė nė gjėndjė tė ngjitet fluturimthi drejt qiellit.

Shqiponjat dykrenare janė tipare tė zotave tė dyfishtė dhe pėrfaqėsojnė gjithdijen a njė fuqi tė dyfishtė. Pėrleshja midis shqiponjės dhe demit, apo midis shqiponjės dhe luanit, pėrleshje nga e cila shqiponja del gjithmonė fitimtare, pėrfaqėson triumfin e shpirtit apo tė intelektit mbi mishin.

Pėrleshja midis shqiponjės dhe gjarpėrit apo shėmbėlltyra e njė shqiponje me njė gjarpėr ndėr kthetra, pėrshkruan fitoren shpirtėrore, ku shqiponja ėshtė simbol i fuqive qiellore, kurse gjarpri i fuqive ktonike a nėntokėsore; shqiponja ėshtė gjithashtu dritė e pamanifestuar, kurse gjarpri terr i pamanifestuar; bashkė ata bėjnė plotėsinė, njėsinė kozmike dhe bashkimin e shprtit dhe materies. Shqiponja nė krye tė njė shtyllė ėshtė emblemė e zotit tė diellit, si sol invictus ngadhnjyes mbi terrin.


Marrė nga Fjalori i Mitologjisė dhe Demonologjisė Shqiptare.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi