Eposi i kreshnikėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eposi i kreshnikėve

Mesazh  Neo prej 16.12.12 22:02

Eposi i kreshnikėve



Ndėr krijimet muzikore mė interesante tė bazuara mbi modalo-diatonikėn veriore janė kėngėt e kreshnikėve. Nė vetvete ato pėrfaqėsojnė njė cikėl kėngėsh legjendare tė shoqėruara me lahutė, me nė qendėr dy vėllezėrit Mujin dhe Halilin. Sipas prof. Supanit, eposi nuk ekziston pa muzikė.

Pershkrimi i personazheve eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i kane mustaqet nga nje pash, e hedhin topuzin me aq force sa ngrihet pluhur nente pash lart etj. Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por kryesore jane Muji e Halili.

Cikli i kreshnikėvė apo eposi, siē thirret rėndom, konstatohet tė kėndohet nė Malėsinė e Madhe, Rranzat, Postribė, Shllaku e Dukagjini, Nikaj Mėrtur, Krasniqja e Gashi, Bytyēi, Berishė, Has si dhe nė Kosovė nė rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejė, Gjakovė, Prizren, Rahovec, Deēan, Istog e Suharekė etj.

Deri diku aty nga mesi i shek. XX, eposi ėshtė kėnduar vetėm nė odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe nė festa tė ndryshme, pa stimuj materialė pėr rapsodėt.

Koha e formimit tė tij lokalizohet pėrpara dyndjes sllave nė Ballkan, pra ėshtė parasllav dhe vetėkuptohet paraturk. Sipas Lambertzit, elementet pėrrallore tė moēme me burim shqiptaro-ilir, figurat e besimit popullor shqiptar, qė janė te gjalla nė kėto epe tė shkurtra, dhe armėt e vjetra janė dėshmi kujtimesh tė njė date fort tė lashtė.

Ēėshtja e pėrkatėsisė sė burimit tė eposit (nė ėshtė shqiptar apo serb) ėshtė ende tezė diskutimesh, megjithėse primati shqiptar nė mė tė shumtėn e pikave tė nxehta tė debatit ėshtė i padiskutueshėm[22].

Gjithashtu, shumė studiues kanė vėnė re edhe ngjashmėritė e eposit tonė me poemat homerike.

Ndėr ta pėrmendim Lambertzin, Shmausin, Min Skafte Jensenin, etj. Shumė studiues tė eposit tė kreshnikėve, vlerėn e tij e krahasojnė me eposin homerik, sagat e Skandinavisė, kalevalėn, nilinat ruse etj. Sipas prof. Uēit: eposi i kreshnikėve pėrfaqėson njė kompleks poetik dhe etnokulturor.

Ndėr eposet e veēanta tė ciklit pėrmendim: Martesa e Mujit, Fuqia e Mujit, Orėt e Mujit, Vaji i Ajkunės, Martesa e Halilit, Muji e tri zanat e malit, Halili pret Pajo Harambashin, Orėt e Bjeshkės etj.

Cikli i kreshnikeve ose kenget epike per aget e Jutbines . Ky cikel eshte me i gjeri qe kemi ne legjenden shqipe. Paraqitet mjaft i plote dhe me nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet ne veri. Ne kete cikel tregohen bemat e Gjeto Basho Mujit, heroi kryesor, te vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta veprojne ne Jutbine, krahine e papercaktuar mire.



Fuqia e Mujit
Lum e lum per t’lumin Zot,
Nu’jem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ish’kane Muja djale i ri,
M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;
Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue;
Per gjith dite nder gurra t’u u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane
‘I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue
Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty ki’n qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
M’asht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E t’dy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete-
Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-
Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete
Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete
S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane
M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane:
-Shpesh po m’ngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin m’a kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ish’kane
E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap n’toke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
E ka marre Muji gji me pi
O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
N’cep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana c’ka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
E batis dyrnjan ana-m’ane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa t’vogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tu’u zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
-Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty i’n kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:
I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma t’fortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun n’toke gjinden po i qete
Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
Prej zotnis – burri kur asht da
Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa
*Tha – I a ka nise Muji tuj punue
*Tha – I a ka nise Muji tuj luftue!
E n’sa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del

Kenga fuqia e Mujit eshte prologu i ciklit te Mujit e Halilit. Ne te shikojme figuren hiperbolike te ketij kreshniku, i cili eshte i pajisur me fuqi te mbinatyrshme.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eposi i kreshnikėve

Mesazh  Jetmira prej 13.07.13 16:29

Eposi shqiptar i veriut - cikli i kreshnikėve

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikėve, erdhi nė vėmendjen e studiuesve para njė shekulli. Ai u shfaq pikėrisht nė pėrmbyllje tė epokės sė Rilindjes Kombėtare, qė me tė drejtė ėshtė quajtur shekulli i “kultit tė epopesė”.

Letėrsia shqiptare lindi e u zhvillua pėr njė kohė tė gjatė si letėrsi heronjsh. Ata qė nuk e dinin se ekzistonte nė formėn tradicionale gojore eposi i kreshnikėve u pėrpoqėn tė krijojnė vetė “epope imagjinare” dhe t’i paraqitnin si trashėgime orale. Mė pas pati pėrpjekje pėr rikrijimin e njė epopeje integrale, sipas modeleve tė poemave antike.

Nė eposin shqiptar, si nė ēdo epos tjetėr, koha vjen e shkon sipas njė kalendari tė ndryshėm nga kalendari njerėzor, qė tė kujton mendėsinė e “Epit tė Gilgameshit”, ku njė ditė nė kohėn e hyjniive ėshtė sa njėmijė vjet nė kohėn e njerėzve. Heronjtė mitologjikė tė eposit shqiptar mbeten tė vdekur nė mejdan pėr njėqind vjet dhe kur zgjohen thonė: “paskam marrė nji sy gjumė”. Kur Muji mendohet, “sheh barin kah rritet”. Nė epos ka vetėm tė shkuar tė largėt dhe tė papėrcaktuar. Koha nė pėrfytyrimin mitologjik nuk i bindet orės njerėzore.

Hershmėrinė e thellė tė eposit shqiptar e dėshmojnė dy tipare tė rėndėsishme tė figurave mitologjike tė ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njėra anė, dhe ktonik, nga ana tjetėr. Kjo ėshtė njė anė tjetėr e ēėshtjes sė autoktonisė - gjegjėsisht aloktonisė - sė popullit qė i ka krijuar. Nė eposin helenik hyjnitė janė matriarkale e patriarkale. Ato bashkėjetojnė e ndeshen, fitojnė e mposhten, kėrkojnė parėsinė dhe e mbrojnė atė.

Cikli i Artridėve pėrmbyllet me dilemėn tragjike tė Orestit, qė duhet tė thyejė njė traditė e tė themelojė njė tė re: tė mbrojė tė drejtėn e atėsisė kundėr asaj tė mėmėsisė. Heronjtė e eposit shqiptar janė bij tė Ajkunės. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtė" qė kėshillon flijimin e nuses nė urė tė kujton patriarkun, nė epos nuk ka patriark.

Pėr herė tė parė nė epos babai shfaqet me figurėn e Mujit, nė raport me Omerin (ose "shtatė Omerat"). Nė njėrėn prej kėngėve Omeri duhet tė lirojė "babė e axhė" nga burgu i krajlit. Kėngėn rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky ėshtė rasti i vetėm kur shfaqet njė hije patriarku. Figurė qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanė babė, ata janė bij tė njė nėne qė urdhėron shtėpinė dhe e marrin fuqinė prej zanave. Pas Omerit nuk ka mė kreshnikė. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashėgohet.

Muji dhe ZanatTipari matriarkal i figurave mitologjike tė epikės legjendare theksohet nga fryma e pėrgjithshme e rapsodisė sė njohur tė Gjergj Elez Alisė. Zakonisht ėshtė thėnė se nė kėtė kėngė maten fuqitė tokėsore me ato detare ("njė bajloz i zi ka dalė prej detit"). Janė gjurmuar e gjetur gjurmė tė kulturės bizantine, si kėrkimi i haraēit nga bajlozi "tim pėr tim", ashtu siē ishin ligjet e administratės sė perandorisė.

Nė fakt, burimi themelor i rapsodisė sė Gjergj Elez Alisė ėshtė mbarimi i epokės sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė vepFigurė qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanė babė, ata janė bij tė njė nėne qė urdhėron shtėpinė dhe e marrin fuqinė prej zanave.

Pas Omerit nuk ka mė kreshnikė. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashėgohet.

Muji dhe ZanatTipari matriarkal i figurave mitologjike tė epikės legjendare theksohet nga fryma e pėrgjithshme e rapsodisė sė njohur tė Gjergj Elez Alisė. Zakonisht ėshtė thėnė se nė kėtė kėngė maten fuqitė tokėsore me ato detare ("njė bajloz i zi ka dalė prej detit"). Janė gjurmuar e gjetur gjurmė tė kulturės bizantine, si kėrkimi i haraēit nga bajlozi "tim pėr tim", ashtu siē ishin ligjet e administratės sė perandorisė.

Nė fakt, burimi themelor i rapsodisė sė Gjergj Elez Alisė ėshtė mbarimi i epokės sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė vepėr, pėr njė fushatė apo pėr haraē. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė shpėtuar njė epokė nga morali i trashėguar prej qėmoti se njeriu mund tė flijohej i gjallė - siē ndodh me nusen e murosur nė baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, qė kėrkon natė pėr natė "ka 'i dash t'pjekun", natė pėr natė "ka 'i vashė tė re".

Mundja e bajlozit shėnon fundin e asaj konvente qė e pėrligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston pėrgjithn Alisė ėshtė mbarimi i epokės sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė vepėr, pėr njė fushatė apo pėr haraē. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė shpėtuar njė epokė nga morali i trashėguar prej qėmoti se njeriu mund tė flijohej i gjallė - siē ndodh me nusen e murosur nė baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, qė kėrkon natė pėr natė "ka 'i dash t'pjekun", natė pėr natė "ka 'i vashė tė re". Mundja e bajlozit shėnon fundin e asaj konvente qė e pėrligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston pėrgjithnjė gruan nga flijimi.

Karakteri ktonik (tokėsor) i hyjnive tė eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik tė popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitė kanė njė hierarki shumėshkallėshe (nėntokėsore, gjysmėtokėsore - Persefoni e kalon gjysmėn e vitit nėn tokė dhe gjysmėn mbi tokė- ktonike dhe uranike - qiellore), nė eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike tė botės shqiptare janė tokėsore. Nė folklorin rrėfimtar, duke pėrfshirė epin dhe pėrrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "tė bukurėn e dheut" (tė kėsaj toke) nė traditėn etnofolklorike tė vendit dalin e bėhen bashkė figura tė tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato tė lumet", shita.

Tipari ktonik i figurave mitologjike tė eposit shqiptar pėrkon me atė stad tė mendimit, kur nė letėrsinė antike helene "perėnditė zbritėn nga Olimpi", por, megjithatė, mbetėn figura tė rėndėsishme tė ndėrgjegjes sė besimit. Kjo ėshtė mė e vonėt se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, mė e hershme se ajo kohė kur perėnditė greke u bėnė pėr t'u pėrqeshur nė komeditė e Aristofanit.

"Dy kalendarėt" e kohės (jashtėkohėsisė) nė epos dhe nė historinė e jetės njerėzore lidhen me dallimet ndėrmjet pėrfytyrimit mitologjik pėr kohėn nė mendėsinė e lashtė dhe nė mendėsinė moderne. Njė prej fakteve folklorikė interesantė pėr kėtė ėshtė pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas, qė shihet si tipar universal i eposit. Nė eposin shqiptar, pėr tė treguar largėsi, zakonisht thuhet “nantė konaqe larg” ose "nantė vjet udhė".

Kjo ngjan me idiomėn letrare tė eposit tė shumerėve, ku largėsia tregohet jo me njėsi tė hapėsirės, por me njėsi tė kohės: "Mė zuri shqiponja me kthetra tė hekurta,/ Dhe katėr orė nė lartėsi mė ngriti". Ose: "Shkuan mė tej, dy herė nga njėzet orė,/ Derisa nga larg dalluan njė cep toke". Pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas ka lidhje me atė shkallė tė zhvillimit mendor tė botės njerėzore, kur ende procesi i lėvizjes prej sė shkuarės nė tė ardhmen pėrfytyrohej si njėdimensional. Nė kėtė pėrmasė njėsoheshin deri nė padallim koha dhe hapėsira.

Kėto mendėsi tė njė stadi tė lashtė antik pėrbėjnė argumente artistikė sorė pėr debatin mbi burimin kohor tė eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikėve pėrmban njė ndėrthurje tiparesh tė eposeve antikė dhe atyre europianė tė periudhės mesjetare. Por ka mė shumė tipare tė eposeve antikė se tė atyre mesjetarė. Ekzistojnė njė varg argumentesh folklorikė nė favor tė njė pėrcaktimi kronologjik relativ tė burimit tė eposit nė periudhėn e kalimit prej ilirėve tek shqiptarėt, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhės sė fundme tė romanizimit nė pėrballjen me dyndjet sllave.

Nė shkencėn sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve tė eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv tė shqiptarėve, dikur nga shekulli i 18-tė e kėndej. Disa nga dijetarėt vendės janė bashkuar nė mendimin se eposi shqiptar ėshtė "i periudhės bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohėn e krijimit tė "Digenis Akritas" tek grekėt. Kėto pikėpamje, herė hapur e herė tėrthorazi, herė me qėllime tė caktuara e herė nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtėzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose tė atij bizantin, e vonojnė mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.

Tė dhėnat e zhvillimit tė pėrgjithshėm kulturor tė shqiptarėve tregojnė se eposi verior ėshtė krijuar nė njė periudhė zhvillimi divergjent. Kjo ėshtė periudha e ndarjes mė tė madhe etno-krahinore tė viseve shqiptare (Gegėri e Toskėri) - fakti ėshtė se nuk gjenden gjurmė tė eposit nė jug tė Shkumbinit. Kjo ėshtė periudha e ndarjes sė polifonisė nė jug prej homofonisė nė veri. Kjo ėshtė periudha e rotacizmit nė jug dhe e nazalitetit nė veri. Kjo ėshtė periudha e ruajtjes sė a-sė nė gegėrishte dhe e kthimit tė saj nė "ė" nė toskėrishte.

Nga pikėpamja kulturore eposi ka lindur nė kohėn kur u vėrtetuan ndryshimet mė tė rėndėsishme dydegėshe tė kulturės shqiptare - gege dhe toske. Kjo nuk do tė thotė se eposi ėshtė njė traditė e mbyllur folklorike nė veri. Ka shumė tė dhėna qė provojnė se cikli verior nuk ėshtė aq verior, sa tė mbetet i vetėveēuar. Motive themelore tė tij gjenden tė zhvilluara nė folklorin e viseve jugore nė formėn e rrėfimeve, pėrrallave apo legjendave.

Nga pikėpamja historike, eposi nuk mund tė lindė nė ēdo kohė dhe nga ēdo ngjarje. Vetė eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartėsve tė tij me popullsinė e ardhur nė Ballkan, mban vulėn e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e pėrjashton krijimin qysh nė kontaktet e para me popullsinė e ardhur, duke paralajmėruar audiencėn se tė tjera gjėra ndodhnin “kur kem’ pas’ besė me krajli”. Nga njė kėrkim nė njė mėnyrė pak tendencioze mund tė hetohen edhe tė dhėna qė shfaqen si dėshmi tė njė rreziku qė vjen nga deti dhe qė nė nėnshtrat mund tė lidhet edhe me jehonėn e njė kohe tė pushtimeve romake.

Kėto fakte e arsyetime lejojnė tė mbrohet mendimi se nė epos, pavarėsisht nga karakteri i tij shumėshtresor, megjithatė, ekziston njė “kohė e parė”. Ajo pėrkon me shek. 7-8-tė, kur ndodhin proceset mė tė rėndėsishme divergjente tė brendshme nė kulturėn etnike, kur vėrtetohen shndėrrime cilėsore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (nė vend tė tė folmeve tė ngushta tė fiseve).

Ky proces divergjence ishte pėrparimtar, sepse, duke ndarė koinenė kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencėn brenda tyre, njėsoj si kishte ndodhur nė antikitet me katėr dialektet e greqishtes.

Pikėrisht nė kėtė periudhė vendėsit pėrballen me dyndjet sllave nė Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv tė tyre.

Edhe tė dhėnat rreth nocionit tė njė hapėsire mitologjike nė epos janė favorizuese pėr kushtėzimin e burimit tė tij me periudhėn e kėtyre shndėrrimeve tė mėdha. Nėse studiuesi do tė vihej nė kėrkim tė njė “habitat-i” prehistorik tė botės sė personazheve dhe ngjarjeve tė eposit, tė njė "atdheu shpirtėror", tė njė "patria poesis", kjo do tė gjendej nė kultin e dheut tė tė parėve, nė mitin e vendlindjes, nė shenjtėrimin e bjeshkės, nė hyjnizimin e dheut, nė atė kuptim qė gjermanėt e pėrdorin kėtė fjalė kur thonė "land".

Ndonėse tė kufizuara, nė epos ka tė dhėna tė tilla me karanė epos ka tė dhėna tė tilla me karakter etnoveēues, qė gjenden tė trashėguara nė botėn shpirtėrore shqiptare. Kėto fillojnė me dallimin “tė vetėt - tė tjerėt”, qė ėshtė nga shenjat mė tė hershme tė ndėrgjegjes sė bashkėsisė. Ka tė ngjarė qė nė opozicionin “kreshnikė - shkje” ėshtė po ai opozicion qė gjendej tek grekėt e vjetėr nė formėn “helenė - barbarė”.

Ndonėse mė shumė mund tė flitet pėr njė nocion landi, vendlindjeje, pėr njė Itakė shqiptare, sikurse ėshtė Moreja tek arbėreshėt (nė kėngėt historike, se pėr njė hapėsirė tė pėrcaktuar qartė, prapė vetėdija e njė atdheu qė i bėn bartėsit e eposit tė ndihen mes tyre "tė vetėt" del aty-kėtu. Eshtė me vend tė kujtohet se edhe nė eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhės, por ai nuk gjen prehje pa mbėrritur "atdheun e ngushtė", Itakėn.

Dėshmitė e pranisė sė kulturave tė vjetra antike nė lėndėn shqiptare, sidomos tė kulturės greko-romake, janė edhe dėshmi hershmėrie dhe fqinjėsie prej antikitetit. Lamberci argumenton se nė eposin verior ka "mbi 40 tema tė ngjashme" me ato tė kėngėve akritike. Zgjedhja e Mujit ("a don forcė a don gja") ėshtė si zgjedhja e Heraklitit. Nė njė kėngė tė njohur shqiptare Omeri i vogėl duhet tė lirojė "babė e axhė" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogėl) tek kėngėt akritike. Kėto gjurmė janė inkurajuese pėr tė shkuar drejt pėrfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur “cikli verior”, duke e parė nė lidhjet e tij artistike me gjithė folklorin e vendit, nuk ėshtė dhe aq verior dhe i kufizuar sa ėshtė paraqitur nėpėrmjet termit.

Kėtu edhe gjeografia historike pak hyn nė punė.

Veēohet pėr nga rėndėsia shtresėzimi i eposit mbi bazėn e tipeve tė personazheve. Mė nė hollėsi duan vėmendje personazhet mitologjikė, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej fėmijėrisė sė njerėzimit. Heronjtė kryesorė tė eposit (Muji) pėrfaqėsojnė kultin e fuqisė, sikurse Akili nė veprat homerike; kurse kalimi nė stadin e kultit tė diturisė - dinakėrisė (kulti i Odiseut) nuk ėshtė aq i vėrtetuar.

Eposi shqiptar ka nė qendėr heroin e luftės, ndėrsa heroi i paqes, "heroi i dytė" - Halili - mė shumė anon nga kulti i bukurisė. Nė eposin helen Odiseu duhej tė mposhtte joshjet e aventurės dhe tė arratisė, duke qenė larg atdheut, prandaj duhej t'i zgjidhte situatat menēurisht, kurse nė eposin shqiptar Halili ėshtė nė atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojė zemrat "devojkave" me hijeshinė burrėrore
avatar
Jetmira

530


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi