A do tė ndodhė pėrmbysja e botės?!

Shko poshtė

A do tė ndodhė pėrmbysja e botės?!

Mesazh  Odin prej 15.12.12 17:13

A do tė ndodhė pėrmbysja e botės?!

Mjegulla ka pushtuar Tiranėn! Disa flasin nėn zė pėr indiciet e para tė pėrmbysjes sė Botės. Duket sikur pėrtej mjegullės presin qindra dete tė rrėkėllehen pa kursyer asgjė, as qarjen e bebes sė sapolindur… Sikur qindra vatra vullkanesh, presin heshturazi momentin final, ku tė shpėrndajnė furishėm llavėn e tyre nga krateri qė prźt me pseododėshirė, tė ndjej nxehtėsinė, zjarrin, urrejtjen… Sikur qindra vetėtima do tė ndriēojnė tokėn njerėzore, pėrfshirė prej shekujsh me radhė nė gjumė letargjikėsh, ti zgjoj nga gjumi i thellė, pėr ti vėnė nė gjumė sėrish.

Edhe 6 ditė ndajnė nga mėnxyra ose mosmėnxyra. Aq ditė sa ju desh vetė asaj fuqi hyjnore tė krijonte Botėn… aq ditė sa ka java… aq sa janė rrathėt e purgatorit a ferrit. E njerėzit janė ndarė nė kampe, si gjithmonė tė ndarė… sipas mendimeve, gjinive, racės, shtresave, edhe kėtė herė nuk mund tė ndodhte ndryshe.

Disa pohojnė frikėn e madhe tė pėrmbysjes, frikėn e mosrealizimit tė ėndrrave e dėshirave, frikėn e tė shikuarit tė vdekjes me sy, frikėn nga e panjohura… Frikė, qė buron jo nga tė qenurit frikacak por tė tė dashuruarit tė jetės. Mund tė duket pėr tė qeshur, por disa nga vajzat gjimnaziste kanė preferuar tė konsumojnė dhe momentin e heqjes sė himenit tė tyre, nė ditėt e fundit tė “Pėrmbysjes sė Botės”, pėr tė mos ikur virgjėresha nga kjo botė…

Megjithatė kjo ėshtė e drejta e gjithsecilit, por mė duket, sikur kohėt e fundit tė pėrligjur nga fakti i pėrmbysjes sė Botės, po bėjmė shumė gjėra qė si kishim menduar. Mendojmė se duhet ti realizojmė pėr tė provuar shijen qė gjithsecila prej tyre mbart, ose ngadhėnjimin thuajse pėrrallor e kurrsesi real . Kėto janė veēse rezultate tė impaktit qė ka krijuar ky diskutim pėrmbysės. E duke u shoqėruar nga kaq shumė dilema, jemi shndėrruar nė njerėz dilematik.

Mos qoftė e thėnė, qė kjo, tė na kthehet nė njė boomerang, dhe qė kur tė kuptojmė se asgjė nuk ka ndodhur nga pikėpamja fizike, (qė bota ėshtė po aty ku ishte dje, qė njerėzit janė po ata ) tė mos zhgėnjehemi, pėr zgjedhjet tona apriori…

Disa pohojnė qė edhe nėse ndodh nuk kemi frikė nga vdekja, por mjaftojnė tė mos e shohim atė… E nė fakt kanė tė drejtė duke qėnė se ne pėr “Vdekjen” fillimisht kemi dėgjuar kur kemi qėnė tė vegjėl, nė tregime me princėr e princesha, mė pas kemi parė filma, kemi lexuar libra, na ka treguar gjyshja, derisa e kemi prekur, duke humbur njerėz tė dashur. Pa pėrfshirė kėtu vdekje tė vogla e tė mėdha idealesh e ndjenjash qė ndodhin shpesh brenda nesh e qė pėrsėri, ne mbahemi nė kėmbė.

Megjithėse ka shumė teori pro pėrmbysjes sė botės, nuk dua tė besoj, as nė qytetėrimin Maja e as Nostradamusin e kohėve moderne, Edgar Kejsin qė paskėsh gjetur nga gjendja trans e tij shumė fenomene e ngjarja botėrore, madje edhe ditėn e vdekjes sė tij.

Njė tjetėr variant i shkaqeve tė fatkeqėsisė mbarėplanetare pėrmendet nė serinė e librave tė autores angleze R. Montgomeri, bashkėkohėse jona. Sipas pohimit tė saj, ajo filloj tė merrte sakaq ca “mesazhe ideale” nga disa “forca supreme”, nė librat e saj me titull “Tani dhe nė tė ardhmen”, “Dhuntia e profecisė”, “Ardhėsit mes nesh” dhe “Tė huajt mes nesh” kėto “mendimograma” janė quajtur “Mesazhe tė Epokės sė Re” tė cilat i kanė ardhur anglezes nga e ardhmja.

Supertymnaja qė lėshojnė librat e shndėrruar nė bestseller, bėn qė skeptikėt tė mendojnė qė kėto nuk janė aspak profeci, por produkte tė fantazisė, njė lexim pasionant i gjėrave fantastike. Ecim drejt tunelit tė jetės ēdo ditė. Takojmė qindra njerėz, disa prej tė cilėve kthehen nė bashkudhėtarėt tanė, duke bėrė njė copėz rruge bashkė, me disa tė tjerė vetėm pėrshėndetemi. Ka raste qė tė dyja palėt refuzojnė udhėtimin e pėrbashkėt, e mendojnė se ėshtė mė mirė kėshtu, pėrndryshe udhėtimi do shkonte keq, e ata do tė quheshim bashkudhėtar tė kėqij.

Sė largu shikoj vetėm disa drita tė zbehta qė mė ftojnė pėr ndalesė, pėr tė bėrė njė rezyme jetėsore… Aty ku ekziston njė lloj purgatori i modeluar, i purifikimit shpirtėror.

A nuk ėshtė kjo njė pėrmbysje bote?! A nuk ėshtė kjo njė tringėllimė alarmi pėr ta respektuar e dashur mė shumė njėri-tjetrin, pėr tė qenė mė human, pėr tu larguar nga vesi materialist qė na ka pushtuar ēdo deje, pėr ta pranuar tjetrin pavarėsisht nga raca, gjinia e kombėsia, pėr tė mos lejuar mė vrasje mizore grash, pėr tė shpėrndarė psikiatėr nė tė gjithė vendin pėr kontrolle sėmundjesh mendore, pėr tė izoluar burra dhunues, pėr tė mos pasur mė mediave raste gjakmarrjeje, pėr ti dhėnė vulėn e sakrificės jetės. Pėr tu bėrė mė zemėrmėdhenj e mė mėndjehapur, pėr tė shpėtuar pėrmbysjen e botės shpirtėrore…

Miqtė e mi, e dini cili ėshtė sekreti? Sekreti ėshtė brenda jush e askund tjetėr. Mund tė jetė edhe recesiv, po ama ėshtė aty, nė brendėsinė tuaj, duke pritur. Mjaft, qė mos ju lėrė fuqia. Qė tė kacafyteni! Aty, ku nuk do tė ekzistojnė frika dhe frikacakėt.

Aty, ku gjithēka ėshtė nė paqe dhe nė njė ekuilibėr tė plotė me natyrėn. Ndoshta ēdokujt prej nesh i ka lindur mė shumė se njė herė tė vetme kjo ndjesi nė brendėsi tė qenies, tė gėlojė inat, mėri dhe urrejtje pėr njerėzit, fenomenet, frazat klishe, e detajet qė bėjnė diferencėn. Por pėrsėri si qenie tė ēuditshme qė jemi, edhe sikur nė majėn mė tė lartė tė njė gremine qofshim, pėrsėri i themi vetes qė e nesėrmja do tė jetė ndryshe… Ėshtė e njėjta gjė.

Tė duash tė nesėrmen, do tė thotė tė vlerėsosh tė sotmen. Jetojeni pra tė sotmen, duke shpresuar tek ajo qė keni dhe jeni, pa i shpenzuar tik-taket e orės mė pseodopėrmbysje, pėr tu bėrė ai/ajo, qė keni ėndėrruar gjithnjė nė jetė. Pėr tė bėrė tė mundur qė ėndrrat tuaja tė shumta, mos tė mbulohen nga pluhuri i kohės nė sirtar. Qė ato tė dalin, tė thurin varsen e plotėsimit dhe tė shndėrrijnė pėrjetėsisht duke mbajtur emrin tuaj……..

Elisa Gjerani
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A do tė ndodhė pėrmbysja e botės?!

Mesazh  mereli prej 15.12.12 17:34

wow shum e bukur...me pelqeu...esht tamam kjo qe duhet te bejn njerezit te mendojn pak se cpo bejn me jeten e tyre dhe te ndryshojn dicka..njesoj si kenga e michael jackson "man in the mirror" ""if u wanna make the world a better place take a look at yourself and make that change "".. <3
avatar
mereli

Jetoje jeten pa frike...sepse eshte shume e shkurter...

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi