Emocionet dhe gjuha e trupit

Shko poshtė

Emocionet dhe gjuha e trupit

Mesazh  Luli prej 10.12.12 13:32

Emocionet dhe gjuha e trupit



Na pėlqen tė mendojmė se mund t'i lexojmė njerėzit sikur tė ishin libra, duke ju mbėshtetur kryesisht shprehjeve tė fytyrės, tė cilat paraqesin shpeshherė nė mėnyrė tė pavullnetshme, ndjenjat e brendshme. Vetullat ngrihen lart kur personi vendoset nė gjendje alarmi apo sytė rrudhosen anash gjatė njė buzėqeshjeje tė madhe.

Tė gjithė i kuptojmė kėto shenja tė vogla kuptimplota, por kur bėhet fjalė pėr emocione shumė mė tė fuqishme arrijmė tė lexojmė shumė mė pak nga ē'mendojmė nėpėrmjet fytyrės sė njė personi.

Nė fakt, edhe pse besojmė se ėshtė fytyra ajo qė e tregon historinė e brendshme tė tė tjerėve, nė tė vėrtetė kėtė histori e lexojmė nga diku tjetėr: gjuha e trupit dhe shenjat sociale.

Ky ėshtė njė kėndvėshtrim tėrėsisht i ri, njė zbulim i cili shkon kundėr intuitės dhe qė ka dalė si rezultat i studimit tė publikuar kėtė vitin nė revistėn "Science".

Shkencėtarėt dhe studiuesit e Universitetit Princeton, Universitetit tė New York-ut dhe atij Hebre nė Jeruzalem i paraqitėn pjesėmarrėsve vullnetarė nė kėtė studim, disa fotografi ku shfaqeshin njerėz tė ndryshėm, tė cilėt ishin duke pėrjetuar emocione ekstreme, si pozitive ashtu edhe negative.

Tek fotografitė e paraqitura si pjesė e studimit, shfaqeshin edhe lojtarė profesionalė tenisi, tė cilėt sapo kishin fituar apo humbur pikė nė njė lojė madhore, si dhe njerėz qė shponin trupin apo pėrjetonin kėnaqėsi ekstreme.

Nė disa prej imazheve, shkencėtarėt i tregonin pjesėmarrėsve vetėm fytyra, nė tė tjera vetėm trupa dhe nė disa raste imazhin e plotė tė fytyrės dhe trupit. Mund tė mendoni se duket qartė nga fytyra e njė personi nėse ėshtė duke vuajtur sepse po shpon njė pjesė tė trupit apo ėshtė tejmase i kėnaqur sepse sapo ka fituar kupėn e Wimbledonit. Mesa duket nuk ndodh kėshtu.

"Zbulimi mė mbresėlėnės ėshtė qė pjesėmarrėsit nuk kishin asnjė ide nėse emocioni qė paraqitej nė foto ishte pozitiv apo negativ nė momentin kur gjykonin mbi fytyra tė ndryshme", thotė shkencėtari kryesor i studimit Hillel Aviezer i Universitetit Hebre, pasi ishte publikuar nė revistė. "Nė tė kundėrt, kur ata shihnin trupa pa fytyrė, apo trupa bashkė me fytyrat, arrinin me lehtėsi tė diferenconin emocionet pozitive nga ato negative".

Zbulimi ėshtė veēanėrisht mbresėlėnės pėr shkak se gjatė intervistave paraprake, edhe vetė pjesėmarrėsit nė studim ishin tė bindur se arrinin t'i identifikonin emocionet e njerėzve nėpėrmjet fytyrės sė tyre...

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi