Gjumi dhe enderrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjumi dhe enderrat

Mesazh  Admin prej 27.07.08 17:46

GJUMI DHE ENDERRAT

Perse flejme?

Perse enderrojme?

-Jane dy pyetjet qe gjithmone i kane interesuar njerezit ti zbulojne.

Hulumtimet e fiziologjise se gjumit filluan nga viti 1914-1918,kur nje shkencetar duke ngacmuar qelizat nervore te shtazeve arriti te shkaktoje ne menyre artificiale gjumin.

Zbulimi i pare me me rendesi per kuptimin e gjumit ishte qe nuk ekziston ne tru "qendra per gjume",siq besohej deri ateher,por vetem "qendra per zgjim dhe vemendje",dhe se aktiviteti i zvogeluar i saj,shkakton gjumin.

Zbulimet e mevonshme treguan se gjumi nuk eshte fenomen pasiv.

Gjumi si fenomen me rendesi per jeten e njeriut,definihet si gjendje e pavetedijshme,nga e cila njeriu mund te zgjohet me ndihmen e ngacmimeve adekuate sensorike apo ngacmimeve tjera.

Gjate gjumit paraqiten dy menyra te ndyshme:

1.Gjum i ngadalshem - i ngadalshem sepse valet e trurit jane shume te ngadalshme,shpesh emertohet edhe ndryshe si psh:gjumi i thelle,gjumi i qete,gjumi pa enderrime ose gjumi normal.Ne gjumin e ngadalshem frymemarrja eshte e rralle,ngadalesohet puna e zemres dhe bie shtypja e gjakut.

2.Gjum i shpejte - eshte pasoje e orientimit abnormal te sinjaleve ne tru,ndersa vet aktiviteti i trurit mund edhe te mos jete shume i zvogeluar.Ne kete faze shtypja e gjakut rritet.frymemarrja behet me e shpejte.Ky gjume karakterizohet me enderrim aktiv.Truri pothuajse eshte i shkeputur nga bota e jashtme dhe thellohet ne boten e vet te enderrave.

Enderrat deshmojne per aktivitetin psikik gjate gjumit.PSh: ka mjaft raste kur ne gjume eshte bere pune aktive krijuese:shencetaret kane zbuluar gjera me rendesi,poetet kane thurre vargje etj.

Pikerisht ne gjume vijene,here pas here aso zgjedhjesh,cfare nuk ka qene e mundur te zgjidhen ne gjendje te zgjuar.Njeriut i nevojiten 7-8 ore gjume.Mirpo disave u mjafton te flejne kater deri gjashte ore,e disa tjereve nente deri dhjete ore.

Thuhet se me pake flejne njerezit energjike,aktiv,ndersa me shume flejne njerezit emocional,qe anojne kah dyshimet.Kohezgjatja e angazhimit te trurit te njeriut ne enderr eshte vete 17 sekonda.Edhe pse koha eshte kaq e shkurter njeriu mund te komentoje nje enderr afer nje ore apo me shume.

Dhe ne funde duhet te mendojme se ne,cdo dite kur flejme,kalojme prej jetes ne vdekje dhe prej vdekjes ne jete kur zgjohemi,mirepo kesaj ceshtje nuk i kushtojme rendesi te duhur,nga hutia e jetes materiale dhe nga naiviteti yne,sepse eshte e qarte se njeriu gj! ate jetes u nenshtrohet se paku dy ligjeve: Ligjit te jetes praktike(ne gjendje te zgjuar) dhe ligjit te gjumit(kur fle).

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi