Lexoni ardhmėrinė nga pėllėmba e dorės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lexoni ardhmėrinė nga pėllėmba e dorės

Mesazh  Luli prej 18.10.11 0:07

Lexojeni ardhmėrinė nga pėllėmba e dorės


Nėse jeni tė interesuar pėr hiromani, ja njė udhėrrėfyes tė vogėl pėr leximin e vijave tė pėllėmbės sė dorės. Dora e majtė na flet rreth aftėsive trashėguese dhe nga ajo mund tė “lexohet” ēfarė do tė na sjellė e ardhmja. Dora e djathtė tregon atė qė deri mė tani kemi arritur nė jetė.



Linja e jetės: Ajo fillon mes gishtit tė madh dhe tė atij tregues dhe vazhdon pėrmes kodrės sė Venerės drejt nyjės sė dorės. Nėse ėshtė e gjatė, e thellė dhe e butė: keni shėndet tė mirė dhe ju pret pleqėri e gjatė. Ndėrprerjet dhe degėzimet tregojnė sėmundje apo fatkeqėsi.

Linja e kokės: E gjatė dhe e thellė: mendjemprehtė. E shkurtėr dhe e thellė: mendje e njėanshme. Drejtimi qė vazhdon pėr nga lart: i mėrzitshėm dhe objektiv. Fillimi i pėrbashkėt me linjėn e jetės: mirėkuptim dhe kėnaqėsi me personin e gjinisė sė kundėrt. Linjat e vogla pėrmes linjės sė kokės: ekspozim ndaj kokėdhembjeve.

Linja e zemrės: Nga gishti i vogėl nė drejtim tė gishtit tregues. E gjatė, e thellė, e butė: ndjenja tė vėrteta dhe vetmi. Fundi i linjės sė zemrės mes gishtit tregues dhe atij tė mesėm: i butė dhe sakrifikues. Fundi nė gishtin tregues: e etur pėr pushtet. Fundi pas gishtit tregues: gjithė jetėn i pėrkushton njė profesioni tė vetėm. Sa mė tė afėrta tė jenė linja e zemrės me atė tė kokės, koka dominon mbi ndjenjat.

Linja e fatit:
Nga nyja e dorės deri tek gishti i mesėm. Tė theksuara thellė: Ardhmėria e shkruar cakton rrugėn e jetės. Linja e fatit fillon nė mesin e pėllėmbės: sukses i vonuar. Ndėrprerjet: e ardhme e kobshme. Linjat zigzag:fatkeqėsi, largim nga rruga e drejtė.

Linja e artit: Nga linja e fatit deri tek gishti i vogėl. Nėse aty afėr mund t vėrehet edhe njė linjė tjetėr (linja e tė hollave), mund tė jetojė nga talenti.

Linja e Merkurit: Nė tė djathtė afėr linjės sė artit, nėn gishtin e vogėl. Njė linjė, e gjatė dhe e fortė: aftėsi nė biznes. Mė shumė linja tė holla: interesim nė shkencė. Linja e merkurit e bashkuar me linjėn e tė hollave dhe artit: pasuri pėrmes shkencės dhe biznesit.

Linja e shėndetit: Harku nėn linjėn e Merkurit. Mungon te shumica. Nėse ėshtė e pranishme, tregon nė probleme shėndetėsore. Shpesh tregon nė dhimbjen e organeve tė brendshme.

Linja e fatit: Nėse tė katėr linjat rreth nyjės janė tė qarta, do tė thotė fat. Nėse janė tė ndėrprera, fat, por i arritur me mundim.

Linjat erotike: Linja tė vogla nė kodrėn e Venerės. Vetėm njė kodėr e theksuar e Venerės tregon nė ndjeshmėri dhe vitalitet. Linjat e forta, tė gjata dhe paralele: ndjenja tė forta nė dashuri. Linja tė shkurta, tė dobėta: mė pak ndjenja. Linja nė formė rrjetė: I ekspozuar ndaj grindjeve dhe me lidhje tė shkurta.

Linjat e suksesit: Linja tė vogla nga linja e kokės deri tek gishti tregues: linja tė vėrteta: Ambiciet dėrgojnė deri tek suksesi. Linja tė kryqėzuara: pengesa nė rrugė deri tek suksesi.

Rrethi i Venerės: Harku nė mesin e gishtit tė mesėm dhe tė vogėl. Rrethi i mbyllur: Dėshpėrim nė dashuri. Rrethi gjysmė i hapur: Dėshpėrimi do tė mposhtet. Mė shumė rrathė: ndjeshmėri e madhe qė ju vėshtirėson jetėn.

Linja e kontaktit: Linjat pėrfundi gishtit tė vogėl. Nėse shkojnė mė lartė: lidhja tė lumtura. Poshtė: lidhje tė palumtura. Linja tė ndėrprera: lidhje plot me grindje.

Gishti i Marsit: Nėse pjesa e sipėrme ėshtė e madhe: njeri me vullnet. Nėse pjesa e poshtme ėshtė mė e madhe: mė shumė logjikė se mirėkuptim.

Gishti i Jupiterit: Sa mė i theksuar qė tė jetė gishti tregues, aq mė e madhe ėshtė dėshira pėr pushtet. Nėse relativisht ėshtė i shkurtėr: Prirje pėr nėnshtrim dhe dorėzim.

Gishti i Saturnit: Theksimi i tij tregon kujdes ndaj vendbanimit.

Gishti i Apolonit apo i diellit: Gishti i vogėl tregon emocionet: Nėse ėshtė i gjatė, i ekspozuar ndaj shtirjes dhe po ashtu me njė temperament artistik.

Gishti i Merkurit: Tregon talente tė shumta. I shoqėrueshėm ėshtė ai qė gishti i vogėl i arrin deri tek pjesa e gishtit tė madh.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi