Shtatė parimet Hermetike

Shko poshtė

Shtatė parimet Hermetike

Mesazh  Jon prej 05.12.12 23:56

Shtatė parimet Hermetike

“Shtatė janė Parimet e sė Vėrtetės; ai i cili i njeh dhe i kupton, zotėron Ēelėsin Magjik qė hap nė ēast tė gjitha Dyert e Tempullit ende pa i prekur.” – Kybalioni

Shtatė parimet Hermetike mbi tė cilat bazohet e gjithė Filozofia Hermetike janė:

I. PARIMI I MENTALIZMIT

II. PARIMI I PĖRKIMIT

III. PARIMI I LĖKUNDJES

IV. PARIMI I POLARITETIT

V. PARIMI I RITMIT

VI. PARIMI I SHKAKUT DHE PASOJĖS

VII. PARIMI I GJINISĖ

Tė Shtatė Parimet do tė diskutohen dhe shpjegohen pėrgjatė kohės qė pėrparojmė nė kėto mėsime. Sidoqoftė, nė kėtė pikė mund tė japim njė shpjegim tė shkurtėr pėr secilin prej tyre.

I. PARIMI I MENTALIZMIT

“GJITHĖSIA ėshtė MENDJE; Universi ėshtė Mendor.” – Kybalioni

Ky Parim trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se “Gjithēka ėshtė Mendje”. Ai sqaron se GJITHĖSIA (qė ėshtė Realiteti Substancial nėn tė gjitha manifestimet dhe shfaqjet tė cilat i njohim me termat “Universi Material”, “Fenomeni i Jetės”, “Materie”, “Energji”, shkurtimisht gjithēka qė ėshtė e dukshme pėr shqisat tona materiale) ėshtė SHPIRT, i cili nė vetvete ėshtė I PANJOHSHĖM dhe I PAPĖR CAKTUESHĖM, por qė mund tė konsiderohet dhe mendohet si njė MENDJE E GJALLĖ, E PAFUNDME DHE UNIVERSALE. Ai gjithashtu shpjegon se e gjithė bota apo universi me dukuritė e tij, ėshtė thjesht njė Krijim Mendor i GJITHĖSISĖ, i cili u nėnshtrohet Ligjeve tė Gjėrave tė Krijuara, dhe se ky Univers nė tėrėsi apo nė pjesėt apo njėsitė e tij, ekziston nė Mendjen e GJITHĖSISĖ, brenda sė cilės ne “jetojmė, lėvizim, dhe ekzistojmė”.

Ky parim, duke treguar Natyrėn Mendore tė Universit, shpjegon lehtėsisht tė gjitha fenomenet e ndryshme mendore dhe psikike qė zėnė njė pjesė kaq tė madhe tė vėmendjes publike, dhe tė cilat, pa njė shpjegim tė tillė, mbeten tė pakuptueshme dhe sfidojnė ēdo trajtimin shkencor. Kuptimi i drejtė i Parimit tė madh hermetik tė Mentalizmit, i mundėson individit tė rrokė menjėherė ligjet e Universit Mendor, dhe t’i zbatojė ato nė funksion tė mirėqenies dhe pėrparimit vetjak.

Nxėnėsi Hermetik ėshtė i aftė t’i zbatojė Ligjet e mėdha Mendore nė mėnyrė inteligjente, nė vend qė t’i pėrdorė ato kuturu. Me Ēelėsin Universal nė duart e tij, nxėnėsi ėshtė i aftė tė hapė dyert e shumta tė tempullit mendor e psikik tė diturisė, dhe tė hyjė aty lirisht e me zgjuarsi. Ky parim shpjegon natyrėn e vėrtetė tė “Energjisė”, “Forcės” dhe “Materies”; pėrse dhe nė ē’mėnyrė janė tė varura kėto tė fundit nga Mjeshtėria e Mendjes. Njė nga Mjeshtrit e vjetėr Hermetikė shumė kohė mė parė shkroi: “Ai i cili shtie nė dorė tė vėrtetėn e Natyrės Mendore tė Universit, ka pėrparuar larg nė Udhėn drejt mjeshtėrisė.”

Dhe kėto fjalė janė po aq tė vėrteta sot, sa nė kohėn kur u shkruan pėr herė tė parė. Pa kėtė Ēelės Universal, Mjeshtėria ėshtė e pamundur dhe nxėnėsi troket mė kot nė dyert e shumta tė Tempullit.

II. PARIMI I PĖRKIMIT

“Si lart, ashtu edhe poshtė; si poshtė ashtu edhe lart.” – Kybalioni

Ky Parim trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se ka gjithmonė njė Pėrkim midis ligjeve dhe fenomeneve tė rrafsheve tė ndryshme tė Ekzistencės dhe Jetės. Aksioma e vjetėr Hermetike shfaqet me kėto fjalė: “Si lart, ashtu edhe poshtė; si poshtė ashtu edhe lart.” Rrokja e kėtij parimi, fal mjetet pėr zgjidhjen e shumė paradokseve tė errėta dhe mistereve tė fshehta tė Natyrės. Ekzistojnė rrafshe pėrtej perceptimit tonė pėr tė cilat jemi tė aftė tė mėsojmė shumė, vetėm pasi u aplikojmė Parimin e Pėrkimit. Nė tė kundėrt ato do tė mbeteshin tė panjohura pėr ne.

Ky Parim, gjen zbatim dhe manifestim universal nė rrafshet e ndryshme tė universit material, mendor e shpirtėror; ky Parim ėshtė njė Ligj Universal. Hermetistėt e lashtė e konsideronin kėtė Parim si njė nga instrumentet mendore mė tė rėndėsishme, nėpėrmjet tė cilit njeriu ishte i aftė tė mėnjanonte pengesat qė fshihnin e mbulonin tė Panjohurėn.

Falė kėtij Parimi, u bė e mundur tė ngrihej Velloja e Isisit aq sa pėr tė hedhur njė shikim tė rrufeshėm mbi fytyrėn e perėndeshės. Ashtu siē njohja e Principeve te Gjeometrisė i mundėson njeriut tė matė diej tė largėt dhe lėvizjet e tyre teksa rri ulur nė observatorin e tij, ashtu edhe Parimi i Pėrkimit i mundėson Njeriut tė arsyetojė me menēuri nga e Njohura tek e Panjohura. Duke studiuar monadėn, ai kupton Krye Engjėllin.

III. PARIMI I LĖKUNDJES

“Asgjė nuk prehet ēdo gjė lėviz; gjithēka lėkundet.” – Kybalioni

Ky Parim trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se “gjithēka ėshtė nė lėvizje”; “gjithēka lėkundet”, “asgjė nuk prehet”; fakte tė vėrtetuara nga shkenca bashkėkohore tė cilat konfirmohen pas ēdo zbulimi tė ri shkencor.

E megjithatė, ky Parim Hermetik ėshtė shpallur mijėra vite mė parė nga Mjeshtrit e Egjiptit tė Lashtė. Ky parim shpjegon se dallimet midis manifestimeve tė ndryshme tė Materies, Energjisė, Mendjes e madje edhe Shpirtit, janė tėrėsisht pasojė e shpeshtėsisė sė ndryshme tė Lėkundjes (Vibrimit).

Duke nisur qė nga GJITHĖSIA qė ėshtė Shpirt i Pastėr, e duke pėrfunduar te forma mė bruto e Materies, gjithēka lėkundet; sa mė e lartė lėkundja, aq mė i lartė pozicioni nė shkallė. Lėkundja e Shpirtit ėshtė aq pafundėsisht e shpeshtė dhe e shpejtė, saqė ėshtė praktikisht nė prehje; ashtu siē duket e palėvizshme njė rrotė e cila vėrtitet me shpejtėsi. Ndėrkohė nė skajin tjetėr tė shkallės, ekzistojnė forma materie bruto me lėkundje aq tė ulėta saqė duken edhe ato nė prehje. E midis kėtyre dy poleve shtrihen miliona e miliona gradė tė ndryshme lėkundjeje.

Qė nga grimca e elektroni, atomi e molekula, deri te botėt e universet, gjithēka lėviz duke u lėkundur. Kjo ėshtė njėsoj e vėrtetė edhe pėr rrafshet e energjisė dhe forcės (qė nuk janė gjė tjetėr veēse gradė tė ndryshme lėkundjeje), pėr rrafshet mendore (gjendjet e tė cilėve varen nga lėkundjet), e madje edhe pėr rrafshet shpirtėrore. Pėrqafimi nė mėnyrė tė drejtė i kėtij Parimi sė bashku me formulat e duhura, i mundėson nxėnėsit Hermetik tė kontrollojė lėkundjet mendore si vetjake, ashtu edhe ato tė tė tjerėve. Mjeshtrit gjithashtu e aplikojnė kėtė Parim pėr tė mposhtur fenomene tė Natyrės nė mėnyra tė ndryshme.

“Ai i cili kupton drejtė Parimin e Lėkundjes, ka shtėnė nė dorė skeptrin e Pushtetit”, thotė njė nga shkruesit e vjetėr.

IV. PARIMI I POLARITETIT

“Gjithēka ėshtė e dyzuar; gjithēka ka pole; gjithēka ka ēiftin e saj tė sė kundėrtave; ngjashmėria dhe dallimi janė e njėjta gjė; tė kundėrtat janė identike nė natyrėn e tyre, por tė ndryshme nė gradė; skajet takohen; tė gjitha tė vėrtetat nuk janė veēse gjysmė tė vėrteta; tė gjithė paradokset mund tė pajtohen.” – Kybalioni

Ky Parim trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se “gjithēka ėshtė e dyzuar”, “gjithēka ka dy pole”, “gjithēka ka ēiftin e saj tė sė kundėrtave”; tė gjitha kėto, aksioma tė vjetra Hermetike. Ai shpjegon paradokset e vjetra qė kanė munduar njerėz tė shumtė e qė janė formuluar si vijon: “Teza e antiteza kanė natyrė identike, por ndryshojnė nė gradė”; “tė kundėrtat janė e njėjta gjė, tė ndryshme vetėm nė gradė”; “njė ēift kundėrshtish mund tė pajtohet”; “skajet takohen”; “gjithēka ėshtė dhe s’ėshtė nė tė njėjtėn kohė”; “tė gjitha tė vėrtetat nuk janė veēse gjysmė tė vėrteta”; “ēdo e vėrtetė ėshtė gjysmė e rreme”; “ka dy anė tė gjithēkaje” etj., etj.

Parimi sqaron se gjejmė dy pole apo aspekte tė kundėrta nė gjithēka, dhe se kėto “tė kundėrta”, nė tė vėrtetė nuk janė veēse dy skaje tė sė njėjtės gjė, me shumė gradė tė ndryshme qė qėndrojnė midis. Pėr ilustrim: Nxehtėsia dhe Ftohtėsia, megjithėse “tė kundėrta”, nė tė vėrtetė janė e njėjta gjė; dallimi ndėrmjet tyre qėndron thjesht nė diferencėn e gradėve tė sė njėjtės gjė. Shikoni termometrin tuaj dhe kėrkoni nėse mund tė gjeni ku mbaron “nxehtėsia” e ku fillon “ftohtėsia”. Nuk ekziston diēka e tipit “nxehtėsi absolute” apo “ftohtėsi absolute”.

Dy termat “nxehtėsi” e “ftohtėsi” thjeshtė tregojnė diferencė gradėsh tė sė njėjtės gjė, dhe kjo “gjė e njėjtė” e cila shfaqet si “nxehtėsi” e “ngrohtėsi”, nuk ėshtė tjetėr veēse njė formė, lloj dhe frekuencė Lėkundjeje. Kėshtu “nxehtėsia” e “ftohtėsia” janė thjeshtė “dy pole” tė asaj qė ne quajmė “ngrohtėsi”, dhe fenomenet qė e shoqėrojnė janė shfaqje tė Parimit tė Polaritetit. I njėjti Parim manifestohet nė rastin e “Dritės dhe Errėsirės”, qė janė e njėjta gjė, por me diferencėn nė gradė qė qėndron midis dy poleve tė fenomenit.

Ku pėrfundon “errėsira” e ku nis “drita”? Ku qėndron dallimi midis “Madhėsisė e Vogėlsisė”? Midis “Fortėsisė e Butėsisė”? Midis “sė Bardhės e sė Zezės”? Midis “Mprehtėsisė e Topitjes”? Midis “Zhurmės e Qetėsisė”? Midis “Lartėsisė e Ultėsisė”? Midis “Pozitives e Negatives”?

Parimi i Polaritetit i sqaron mė sė miri kėto paradokse, e asnjė Parim tjetėr nuk mund ta zėvendėsojė. I njėjti Parim vepron ne Rrafshin Mendor. Le tė marrim njė shembull radikal dhe tė skajshėm si “Dashuria dhe Urrejtja”, dy gjendje mendore nė dukje krejtėsisht tė ndryshme. E megjithatė, ekzistojnė gradė tė Dashurisė e gradė tė urrejtjes, dhe diku nė mes, njė pikė nė tė cilėn pėrdorim shprehje si

“pėlqim” apo “mospėlqim”, hijet e tė cilave shkrihen aq gradualisht sa ndonjėherė nuk e kuptojmė nėse ndjejmė “pėlqim”, “mospėlqim” apo “asnjėrėn”. E nėse mendoheni njė ēast do tė vini re se tė gjitha nuk janė veēse shkallė apo gradė tė sė njėjtės gjė. Pėr mė tepėr (e konsideruar nga Hermetistėt me rėndėsi tė madhe), ėshtė e mun dur tė ndryshohen lėkundjet e urrejtjes nė lėkundje Dashurie, si nė mendjet tona, ashtu edhe nė mendjet e tė tjerėve.

Shumė prej jush qė po lexoni kėto fjalė, keni pasur pėrvoja vetjake me kalimin e shpejtė e tė pavullnetshėm nga Dashuria nė Urrejtje dhe anasjelltas, qoftė personale apo tė mėsuara prej tė tjerėve. Ju do tė bėheni kėshtu tė aftė tė kuptoni se si mund tė realizohet kjo duke pėrdorur Vullnetin nėpėrmjet shfrytėzimit tė formulave Hermetike. “E Mira dhe e Keqja” nuk janė veēse pole tė sė njėjtės gjė, dhe Hermetistėt e kuptojnė artin e shndėrrimit tė sė Keqes nė tė Mirė, duke shfrytėzuar zbatimin e Parimit tė Polaritetit.

E thėnė shkurt, “Arti i Polarizimit” bėhet njė nga fazat e “Alkimisė Mendore”, e njohur dhe e praktikuar si nga Mjeshtrit e lashtė Hermetikė, ashtu dhe nga ata tė sotėm. Njohja e kėtij Parimi i mundėson dikujt tė ndryshojė Polaritetin e tij dhe atė tė tė tjerėve, nėse i kushtohet koha dhe studimi i domosdoshėm njohjes me themel tė kėtij arti.

V. PARIMI I RITMIT

“Gjithēka rrjedh nė mėnyrė qarkulluese; gjithēka ka baticėn e zbaticėn e saj; ēdo gjė ngrihet e bie; luhatja e lavjerrėsit shfaqet nė gjithēka; luhatja nė tė majtė ėshtė e barabartė me lėkundjen nė tė djathtė; ritmi balancon.” – Kybalioni

Ky Parim trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se nė gjithēka, shfaqet njė lėvizje prej dhe drejt saj; njė fluks nė dalje e nė hyrje; njė pėrkundje para e pas; njė luhatje si ajo e lavjerrėsit; njė baticė e njė zbaticė ndėrmjet dy poleve nė pėrputhje me Parimin e Polaritetit tė pėrshkruar pak mė parė. Ekziston gjithmonė njė veprim e njė kundėrveprim, njė pėrparim e njė tėrheqje, njė lartėsim e njė fundosje.

Kjo vlen pėr tė gjithė elementėt e Universit, diej, botė, qenie njerėzore, kafshė, mendje, energji dhe materie. Ky ligj manifestohet nė krijimin e shkatėrrimin e botėve, nė lulėzimin e rėnien e kombeve, nė ciklin jetėsor tė tė gjitha gjėrave, e nė fund, edhe ne gjendjet mendore tė Njeriut (ku sipas Hermetistėve qėndron edhe rėndėsia kryesore e tė kuptuarit tė kėtij Parimi). Hermetistėt e kanė kuptuar mirė Parimin dhe zbatimin e tij universal, duke zbuluar gjithashtu disa mėnyra pėr t’iu shmangur efektit tė tij mbi ta, nėpėrmjet pėrdorimit tė formulave e metodave tė duhura.

Ata zbatojnė Ligjin Mendor tė Asnjanėsimit. Ata nuk mund tė shfuqizojnė Parimin apo ta ndalin veprimin e tij, por kanė mėsuar si t’i shmangen ndikimeve tė tij nė njėfarė mase, nė vartėsi tė nivelit tė njohjes sė Parimit. Ata kanė mėsuar si ta PĖRDORIN atė, nė vend qė tė jenė tė PĖRDORUR prej tij. Pikėrisht nė kėtė e nė metoda tė ngjashme konsiston Arti i Hermetistėve.

Mjeshtri i Hermetikės polarizon vetveten nė pikėn ku dėshiron tė prehet, e mė pas asnjanėson luhatjen Ritmike tė lavjerrėsit i cili do tė prirej ta zhvendoste drejt polit tjetėr. Tė gjithė individėt qė kanė arritur tė fitojnė njėfarė vetėkontrolli, e bėjnė kėtė pak a shumė nė mėnyrė tė pavetėdijshme, por Mjeshtri e bėn nė mėnyrė tė vetėdijshme duke pėrdorur Vullne tin e tij, e duke arritur njė gradė tė tillė Drejtpeshimi e Qėndruesh mėrie Mendore, e cila ėshtė pothuajse e pabesueshme nga masat, tė cilat luhaten para e pas si njė lavjerrės. Ky Parim se bashku atė tė Polaritetit , janė studiuar nga afėr nga Hermetistėt dhe metodat e kundėrveprimit, asnjanėsimit dhe PERDORIMIT tė tyre, pėrbejnė njė pjesė tė rėndėsishme te Alkimisė Mendore Hermetike.

VI. PARIMI I SHKAKUT DHE PASOJĖS

“Ēdo Shkak ka Pasojėn e tij; ēdo Pasojė ka Shkakun e saj; gjithē ka ndodh nė pėrputhje me ligjin; Rastėsi nuk ėshtė veēse emri qė I japim njė Ligjėsie tė panjohur; ekzistojnė shumė rrafshe shkakė sie, por asgjė nuk i shpėton Ligjit.” – Kybalioni

Ky Parim trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se ekziston njė Shkak pėr ēdo Pasojė, e njė Pasojė pėr ēdo Shkak. Ai sqaron se “gjithēka ndodh nė pėrputhje me Ligjin”; se asgjė nuk ndodh “thjeshtė sepse ndodh”; se nuk ekziston diēka si Rastėsia; se megjithėse ka rrafshe tė ndry shme Shkaku e Pasoje, ku rrafshet e epėrme dominojnė tė poshtmet, pėrsėri asgjė asnjėherė nuk i shpėton plotėsisht Ligjit.

Hermetistėt e kuptojnė artin e metodat e lartėsimit mbi rrafshin e rėndomtė tė Shkakut e Pasojės deri nė njė farė mase, e duke u ngritur mendėrisht nė njė rrafsh mė tė lartė, ata kthehen nė Shkaktarė nė vend qė tė peso jnė Pasoja. Masat e gjera merren pėrpara nga rryma, tė bindura ndaj ambientit rrethues, ku vullnetet e dėshirat e atyre mė tė fortė se ta, trashėgimia, sugjestioni e shkaqe tė tjera tė jashtme i lėvizin si ushtarė mbi fushėn e shahut tė Jetės.

Por Mjeshtrit duke u ngritur nė rrafshin e sipėrm, dominojnė gjendjet e tyre shpirtėrore, karakterin, cilėsitė e forcat, si edhe ambientin qė i rrethon, duke u kthyer nė Lojtarė nė vend tė jenė ushtarė. Ata ndihmojnė TĖ LUHET LOJA E JETĖS, nė vend qė tė jenė thjeshtė pjesė e lojės, tė lėvizur nga mjedisi rrethues apo nga vullneti i tė tjerėve. Ata e PĖRDORIN Parimin nė vend qė tė jenė mjet i tij. Mjeshtrit i binden Shkakėsisė sė rrafsheve mė tė larta, por ndihmojnė tė Sundohet rrafshi i tyre. Nė kėtė pohim pėrmblid het njė thesar njohurie Hermetike. Le ta kuptojė ai qė mundet.

VII. PARIMI I GJINISĖ

“Gjinia ekziston nė ēdo gjė; gjithēka ka Parimet e saj Mashkullore e Femėrore, Gjinia manifestohet nė tė gjitha rrafshet.” – Kybalioni

Ky Parim trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se GJINIA shfaqet nė gjithēka; Parimet Mashkullore e Femėrore veprojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Kjo nuk vlen vetėm pėr Rrafshin Fizik, por edhe pėr rrafshet Mendore e Shpirtėrore. Nė Rrafshin Fizik, Parimi manifestohet nė formėn e SEKSIT, ndėrkohė qė nė rrafshe mė tė larta merr forma mė tė larta; nė ēdo rast gjithmonė i vlefshėm. Pa kėtė Parim, krijimi, qoftė fizik, qoftė mendor apo shpirtėror ėshtė i pamundur.

Pėrqafimi i ligjeve tė tij, hedh dritė mbi shumė ēėshtje qė kanė trazuar mendjet e njerėzve. Parimi i Gjinisė vepron gjithmonė nė drejtim tė gjenerimit, rigjenerimit dhe krijimit. Gjithēka e ēdokush, mbart brenda tij ose saj dy Elementet e Parimit, ose vetė Parimin. Gjithēka Mashkullore ka Elementin Femėror dhe anasjelltas, gjithēka Femėrore mbart nė vetvete Parimin Mashkullor. Nėse dėshironi tė kuptoni filozofinė e Krijimi, Gjenerimit apo Rigjenerimit Mendor e Shpirtėror, duhet tė studioni dhe tė kuptoni kėtė Parim Hermetik. Ai pėrmban zgjidhjen e shumė mistereve tė Jetės.

Ju paralajmėrojmė se ky Parim nuk ka asnjė lidhje me mėsimet, praktikat dhe teoritė e shumta tė rėndomta, tė dėmshme dhe degraduese epshore, tė cilat pėrhapen nėn tituj tė trilluar, e qė nuk janė gjė tjetėr veēse njė prostitucion i Parimit tė madh natyral tė Gjinisė. Ringjalljet e tilla tė rėndomta tė formave tė lashta famėkeqe tė Falicizmit, priren tė shkatėrrojnė mendjen, trupin dhe shpirtin.

Filozofia Hermetike i ka rėnė gjithmonė kambanės alarmit kundėr kėtyre mėsimeve degraduese tė cilat priren drejt epshit, shthurjes e zvetėnimit tė parimeve tė Natyrės. Nėse janė mėsime tė tilla ato mėsime qė kėrkoni, duhet tė drejtoheni tjetėrkund. Hermeticizmi nuk pėrmban asgjė pėr ju nė kėtė drejtim. Pėr tė pastrin, gjithēka ėshtė e dėlirė; pėr tė ndyrin, gjithēka ėshtė e fėlliqur.

Pėrktheu: Adrian Kosturi

avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi