Transmutacioni mendor

Shko poshtė

Transmutacioni mendor

Mesazh  Jon prej 05.12.12 23:52

Transmutacioni mendor

“Mendja (ashtu si metalet dhe elementet) mund tė shndėrrohet, nga njė gjendje nė njė tjetėr; nga njė grade nė njė tjetėr; nga njė konditė nė njė tjetėr; nga poli nė pol, nga lėkundja nė lėkundje. Shndėrrimi i Vėrtetė Hermetik, ėshtė njė Art Mendor.” – Kybalioni

Siē e kemi thėnė mė lart, Hermetistėt ishin alkimistėt, astrologėt e psikologėt e parė dhe Hermesi ishte themeluesi i kėtyre shkollave tė mendimit. Nga astrologjia u zhvillua astronomia bashkėkohore, nga alkimia hodhi rrėnjė kimia e ditėve tė sotme dhe nga psikologjia mistike u rrit psikologjia bashkėkohore qė studiohet nė shkolla.

Por nuk duhet hamendėsuar se tė parėt qenė injorantė nė ato fusha, pėr tė cilat sot shkolla pretendon se i ka prona tė vetat tė patjetėrsueshme. Hieroglifėt e gdhendur nė gurėt e Egjiptit tė Lashtė, tregojnė se tė parėt kishin njohuri tė plota gjithėpėrfshirėse mbi astronominė.

Vetė Piramidat janė dėshmitare tė lidhjes sė ngushtė midis projektimit tė tyre dhe studimit tė shkencės sė astronomisė. Ata nuk ishin injorantė as nė Kimi, sepse fragmente tė shkrimeve tė lashta tregojnė se njihnin mė sė miri vetitė kimike tė sendeve; pėr mė tepėr, teoritė e lashta mbi fizikėn po vėrtetohen ngadalė nga zbulimet e shkencės bashkėkohore, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me pėrbėrjen e materies.

Nuk duhet hamendėsuar as pėr injorancėn e tyre mbi tė ashtuquajturat zbulime bashkėkohore nė psikologji, pėrkundrazi; Egjiptianėt ishin veēanėrisht tė talentuar nė shkencėn e Psikologjisė, posaēėrisht nė degė qė shkolla bashkėkohore nuk i merr parasysh, tė cilat sidoqoftė po dalin nė shesh nėn emrin e “shkencave psikike”, duke i vėnė nė pozitė tė pakėndshme psikologėt e sotėm, e duke bėrė qė tė pranojnė me ngurrim se “ndoshta mund tė ketė diēka tė vėrtetė nė to nė fund tė fundit.”

E vėrteta ėshtė se nėn kiminė, astronominė dhe psikologjinė material (nėnkuptohet psikologjia nė fazėn e saj tė studimit tė mekanikės sė trurit), tė parėt zotėronin njė njohuri mbinatyrore tė astronomisė tė quajtur astrologji, njė njohuri mbinatyrore tė kimisė tė quajtur alkimi dhe njė njohuri mbinatyrore tė psikologjisė tė quajtur psikologji mistike. Ata zotėronin si Njohurinė e Brendshme ashtu edhe Njohurinė e Jashtme, ndėrkohė qė shkencėtarėt bashkėkohorė zotėrojnė vetėm tė dytėn. Midis shumė degėve tė fshehta tė diturisė sė zotėruar nga Hermetistėt, ėshtė edhe ajo qė njihet si Transmutacioni Mendor, ēka pėrbėn edhe thelbin e subjektit tė kėtij kapitulli.

“Transmutacion”, ėshtė fjala qė pėrdoret zakonisht pėr tė pėrshkruar artin e lashtė tė shndėrrimit tė metaleve, sidomos tė metaleve bazė, nė ar. Fjala “transmutacion” do tė thotė “shndėrrim i natyrės, forms apo substancės, nė diēka tjetėr; transformim” (marrė nga Webster). Nė pėrputhje me kėtė, “Transmutacion Mendor” nėnkupton artin e ndryshimit dhe shndėrrimit tė gjendjeve mendore, formave dhe konditave, nė tė tjera.

E parė nė kėtė prizėm, Shndėrrimi Mendor ėshtė “Arti i Kimisė Mendore” nėse kjo shprehje ju duket e pėlqyeshme; njė formė praktike e Psikologjisė Mistike. Kjo nėnkupton shumė mė tepėr nga sa duket nė sipėrfaqe. Shndėrrimi, Alkimia apo Kimia nė Rrafshin Mendor ka njė rėndėsi aq tė madhe ndikuese, sa edhe sikur arti tė kufizohej me aq, pėrsėri do tė ishte njė nga degėt mė tė rėndėsishme tė studimit qė njeriu ka njohur ndonjėherė. Por ky ėshtė vetėm fillimi. Le tė shikojmė pėrse!

I pari nga shtatė Parimet Hermetike, ėshtė Parimi i Mentalizmit, aksioma e tė cilit thotė: “GJITHĖSIA ėshtė Mendje; Universi ėshtė Mendor.” Kjo do tė thotė se Realiteti Themeltar i Universit ėshtė Mendje dhe se vetė Universi ėshtė Mendor, ēka do tė thotė se “ekziston nė mendjen e GJITHĖSISĖ.” Kėtė Parim do ta studiojmė edhe nė leksionet vijuese, por le tė shohim efektet e tij tė menjėhershme nėse e pranojmė si tė vėrtetė.

Nėse natyra e Universit ėshtė mendore, atėherė Shndėrrimi Mendor duhet tė jetė arti i NDRYSHIMIT TĖ KONDITAVE TĖ UNIVERSIT pėrgjatė trajtave tė Materies, Forcės dhe Mendjes. Siē e shikoni pra, Shndėrrimi Mendor ėshtė nė tė vėrtetė “Magjia” tė cilėn shkruesit e lashtė e pėrmendnin aq shpesh nė veprat e tyre mistike, duke dhėnė pėr tė aq pak udhėzime praktike. Nėse Gjithēka ėshtė Mendore, atėherė arti qė mundėson shndėrrimin e kushteve mendore, duhet ta kthejė Mjeshtrin nė kontrolluesin e kushteve apo konditave si materiale, ashtu edhe tė atyre tė quajtura rėndom “mendore”.

Nė fakt, askush tjetėr pėrveē Alkimistėve Mendorė tė avancuar nuk ka qenė i aftė tė zotėrojė nivelin e nevojshėm tė forcės pėr tė kontrolluar fenomene fizike me peshė, si kontrolli i elementėve tė Natyrės; prodhimi apo ndalimi i stuhive, prodhimi apo ndalimi i tėrmeteve e fenomene tė tjera Universale fizike. Por fakti qė njerėz tė tillė kanė ekzistuar e vazhdojnė tė ekzistojnė sot e kėsaj dite, pranohet me seriozitet nga tė gjithė okultistėt e avancuar tė tė gjitha shkollave. Mėsuesit mė tė aftė, i sigurojnė Nxėnėsit e tyre se Mjeshtrit ekzistojnė dhe i kanė kėto fuqi, duke qenė se ata vetė kanė pasur pėrvoja qė justifikojnė besimin dhe deklaratat e tyre. Kėta Mjeshtra nuk japing shfaqje publike tė fuqive tė tyre, por pėrpiqen tė veēohen nga turmat nė mėnyrė qė tė shtrojnė sa mė mirė Udhėn e tyre drejt Lartėsimit.

Ne e pėrmendėm ekzistencėn e tyre nė kėtė pikė, thjeshtė pėr tė tėrhequr vėmendjen tuaj nė faktin qė fuqia e tyre ėshtė tėrėsisht mendore, dhe vepron pėrgjatė trajtave tė Shndėrrimit tė lartė Mendor, nėn Parimin Hermetik tė Mentalizmit. “Universi ėshtė Mendor” – Kybalioni.

Ndėrkohė, nxėnėsit dhe Hermetistėt e gradėve mė tė ulėta se Mjeshtrit, si Rishtarėt dhe Mėsuesit, janė plotėsisht tė aftė tė veprojnė pėrgjatė Rrafshit Mendor nė Shndėrrim Mendor. Nė fakt ēdo gjė qė ne quajmė “fenomen psikik”, “ndikim mendor”, “shkencė e mendjes”, “fenomeni i mendimit tė ri” etj., vepron pėrgjatė tė njėjtave trajta tė pėrgjithshme, sepse nuk ka veēse njė parim tė pėrfshirė, pavarėsisht se ēfarė emri i jepet fenomenit.

Nxėnėsi dhe praktikanti i Shndėrrimit Mendor punon nė Rrafshin Mendor, duke shndėrruar kushtet e gjendjet mendore nė pėrputhje me formula tė ndryshme, disa mė shumė e disa mė pak efikase. “Trajtimet”, “pohimet”, “mohimet” e ndryshme tė shkollave tė shkencave mendore, nuk janė veēse formula shpesh jo tė pėrkryera dhe antishkencore tė Artit Hermetik. Pjesa mė e madhe e praktikantėve modernė janė mjaft tė paditur krahasuar me mjeshtrit e lashtė, sepse iu mungon njohuria themeltare mbi tė cilėn ky art bazohet.

Nėpėrmjet Metodave Hermetike mund tė ndryshohen e shndėrrohen jo vetėm gjendjet mendore tė vetvetes. Mund tė shndėrrohen, dhe madje shndėrrohen nė mėnyrė tė pareshtur pėrmes sė njėjtės rrugė, kryesisht pa ndėrgjegje por shpesh edhe nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme nga ata tė cilėt kuptojnė ligjet e parimet, edhe gjendjet mendore tė tė tjerėve nė rastet kur kėta tė fundit nuk janė tė informuar mbi parimet e vetėmbrojtjes.

Pėr mė tepėr, ashtu siē dihet nga nxėnėsit dhe praktikantėt e shkencės bashkėkohore mendore, ēdo konditė material qė varet nga mendja e tjetėrkujt, mund tė ndryshohet e shndėrrohet nė pėrputhje me dėshirėn e fortė, vullnetin dhe “pėrpunimin” e personit qė dėshiron kushte tė ndryshuara tė jetės. Publiku nė ditėt e sotme ėshtė pėrgjithėsisht i informuar mjaftueshėm mbi kėto ēėshtje, kėshtu qė nuk e gjykojmė tė nevojshme tė zgjatemi mė tej.

Qėllimi ynė nė kėtė pikė ishte thjesht tė tregonim Artin dhe Parimin Hermetik i cili fshihet nėn format e ndryshme tė praktikimit, qofshin kėto dashamire apo dashakeqe, meqenėse forca mund tė pėrdoret nė tė dy kahet nė pėrputhje me Parimin Hermetik tė Polaritetit.

Nė kėtė libėr tė vogėl ne do tė pėrshkruajmė parimet elementare tė Shndėrrimit Mendor, nė mėnyrė qė lexuesit tė kenė mundėsinė tė kuptojnė Parimet Themelore, e tė zotėrojnė kėshtu Ēelėsin Universal i cili do tė hapė dyert e shumta tė Parimit tė Polaritetit.

Nė vijim do tė shqyrtojmė tė parin e Shtatė Parimeve Hermetike, Parimin e Mentalizmit, nė tė cilin sqarohet vėrtetėsia qė shpreh se “GJITHĖSIA ėshtė Mendje; Universi ėshtė Mendor”, sipas fjalėve tė Kybalionit. I kėrkojmė nxėnėsve tanė t’i kushtojnė vėmendje tė lartė dhe studim tė kujdesshėm tė kėtij Parimi tė madh, pasi ai ėshtė realisht Parimi Bazė i tė gjithė Filozofisė Hermetike dhe i Artit Hermetik tė Shndėrrimit Mendor.

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi