Gjithėsia

Shko poshtė

Gjithėsia

Mesazh  Jon prej 05.12.12 23:51

Gjithėsia

“Nėn Universin e Kohės, Hapėsirės dhe Ndryshimit, fshihet gjithmonė Realiteti Substancial, e Vėrteta Themeltare.” – Kybalioni

Substanca nėnkupton “atė ēka qėndron nėn tė gjitha manifestimet e jashtme; thelbin, realitetin thelbėsor, gjėnė nė vetvete” etj. “Substancial” nėnkupton “atė ēka ekziston nė tė vėrtetė, tė qenėt element thelbėsor, tė qenėt real” etj. “Realitet” do tė thotė: “tė qenėt real, i vėrtetė, i qėndrueshėm, i mirėqenė, i palėvizshėm, i pėrhershėm, I pranishėm” etj.

Nėn dhe pas tė gjitha shfaqjeve e dukjeve tė jashtme, ka gjithmonė njė Realitet Substancial. I tillė ėshtė Ligji. Njeriu qė studion Universin, pjesė e tė cilit ėshtė edhe ai vetė, nuk sheh gjė tjetėr veē ndryshimeve tė vazhdueshme nė materie, forcė dhe gjendje mendore. Ai vėren se nė tė vėrtetė, asgjė nuk EKZISTON e pandryshuar, por gjithēka KRIJOHET dhe NDRYSHON.

Asgjė nuk qėndron e palėvizur, gjithēka lind, rritet, vdes. Nė tė njėjtin ēast nė tė cilin diēka arrin kulmin e saj atėherė fillon edhe e tatėpjeta; ligji i ritmit vepron nė mėnyrė tė pareshtur; nuk ka realitet, cilėsi tė qėndrueshme, paluajtshmėri apo substancialitet nė asgjė; nuk ka asgjė tė pėrhershme pėrveē Ndryshimit.

Njeriu vėren se gjithēka evoluon nga tė tjera gjėra dhe zbėrthehet nė tė tjera akoma; njė veprim e kundėrveprim i pareshtur; njė rrjedhė qė qarkullon brenda e jashtė; ndėrtim dhe rrėzim; krijim e shkatėrrim; lindje, rritje e vdekje. Nuk ka asgjė tė qėndrueshme pėrveē Ndryshimit. E nėse ky njeri ėshtė mendimtar, ai kupton se tė gjitha kėto gjėra nėn ndryshim tė pareshtur, nuk janė veēse shfaqje e manifestime tė njė Force e cila qėndron nėn gjithēka; tė njė Realiteti Substancial.

Tė gjithė mendimtarėt, nė tė gjitha trevat e nė tė gjitha kohėrat, kanė pranuar domosdoshmėrinė pėr njė postulat mbi ekzistencėn e kėtij Realiteti Substancial. Ēdo filozofi e denjė pėr t’u quajtur e tillė ėshtė bazuar mbi kėtė ide. Njerėzit i kanė dhėnė Realitetit Substancial shumė emra. Disa e kanė quajtur Hyjni (me emra tė shumtė), tė tjerė “Energjia e Pafundme dhe e Pėrjetshme”, tė tjerė akoma janė munduar ta quajnė “Materie”, por tė gjithė e kanė pranuar ekzistencėn e tij. Ėshtė i vetėkuptueshėm e nuk ka nevojė pėr argumentim.

Nė kėto mėsime ne kemi ecur nė hapat e disa prej mendimtarėve mė tė mėdhenj tė botės, Mjeshtra Hermetikė si tė lashtė ashtu edhe bashkėkohorė, dhe e kemi quajtur kėtė Forcė Themelore, kėtė Realitet Substancial, me emrin Hermetik “GJITHĖSIA”, fjalė kjo tė cilėn e gjykojmė si mė gjithėpėrfshirėsen nga tė gjithė emrat e shumtė me tė cilėt Njeriu ka quajtur Atė ēka qėndron pėrtej emrave, fjalėve e pėrkufizimeve.

Ne pranojmė e mėsojmė pikėpamjen e mendimtarėve tė mėdhenj Hermetikė tė ēdo kohe dhe atė tė atyre shpirtrave tė ndriēuar tė cilėt kanė mbėrritur nė rrafshe mė tė larta ekzistence, tė cilėt pohojnė se natyra e brendshme e GJITHĖSISĖ ėshtė E PANJOHĖSHME. Kėshtu duhet tė jetė, pasi asgjė pėrveē vetė GJITHĖSISĖ nuk mund tė kuptojė natyrėn dhe ekzistencėn e saj.

Hermetistėt besojnė dhe mėsojnė se GJITHĖSIA “nė vetvete” ėshtė dhe duhet tė jetė gjithmonė E PANJOHĖSHME. Ata i konsiderojnė tė gjitha teoritė, hamendėsimet dhe spekulimet e teologėve dhe metafizikėve mbi natyrėn e brendshme tė GJITHĖSISĖ, si pėrpjekje fėminore tė mendjeve tė vdekshme pėr tė rrokur sekretin e Pafundėsisė.

Pėrpjekje tė tilla kanė dėshtuar e do tė dėshtojnė gjithmonė, pikėrisht pėr shkak tė natyrės sė qėllimit qė kanė. Dikush qė ndjek pyetje tė tilla, udhėton vazhdimisht pėrqark nė labirintin e mendimit, derisa humb tė gjithė logjikėn e shėndoshė, veprimet e sjelljen e arsyeshme, duke u bėrė pėrfundimisht i papėrshtatshėm pėr jetėn. Ai i ngjan ketrit i cili vrapon furishėm brenda rrotės sė lėvizshme tė kafazit tė tij, duke udhėtuar pareshtur pa mbėrritur askund; nė fund sėrish i burgosur, duke qėndruar pikėrisht aty ku filloi.

Akoma mė mendjemėdhenj janė ata tė cilėt orvaten t’i veshin GJITHĖSISĖ personalitetin, cilėsitė, tiparet, karakteristikat dhe vetitė e vetvetes, duke e veshur GJITHĖSINĖ me emocione njerėzore, ndjenja dhe veēori deri tek cilėsitė mė tė ulėta njerėzore si xhelozia, ndjeshmėria ndaj lėvdatave e lajkave, nevoja pėr blatime e adhurim, tė gjitha kėto mbeturina nga kohėt kur raca njerėzore jetonte fėmijėrinė e saj. Ide tė tilla nuk janė tė denja pėr burra e gra tė rritur dhe po flaken tutje me shpejtėsi.

(Nė kėtė pikė, do tė ishte e pėrshtatshme tė saktėsohej se ne bėjmė njė dallim ndėrmjet Besimit dhe Teologjisė; ndėrmjet Filozofisė dhe Metafizikės. Besim pėr ne, do tė thotė tė kuptuarit nė mėnyrė intuitive i ekzistencės sė GJITHĖSISĖ dhe marrėdhėnia e dikujt me tė; ndėrsa Teologjia nėnkupton orvatjet njerėzore pėr t’i veshur GJITHĖSISĖ personalitet, cilėsi e karakteristika; pikėpamje mbi ēėshtjet, vullnetin, dėshirat, planet dhe projektet e saj; dhe pretendimin e zyrės sė “ndėrmjetėsit” midis GJITHĖSISĖ dhe njerėzve.

Filozofi pėr ne, do tė thotė tė kėrkuarit dituri mbi gjėra tė njohshme e tė mendueshme; ndėrsa Metafizika nėnkupton orvatjen pėr ta mbartur kėtė kėrkim mbi dhe pėrtej kufijve, nė lėme tė panjohshme e tė pamendueshme, dhe me tė njėjtat prirje si ato tė Teologjisė.

Rrjedhimisht, ne i gjejmė si rrėnjėt e Besimit ashtu edhe tė Filozofisė, tė hedhura nė Realitet, ndėrkohė qė Teologjia e Metafizika i ngjajnė xunkthit tė kėputur me rrėnjė nė baltėn thithėse tė injorancės, tė paafta tė ofrojnė mbėshtetje tė sigurt as pėr mendjen e as pėr shpirtin e Njeriut. Nuk kėmbėngulim qė nxėnėsit tanė tė pranojnė kėto pėrkufizime. Ne I pėrmendėm thjeshtė pėr tė qartėsuar pikėpamjen tonė. Nė ēdo rast, nė kėto mėsime do tė dėgjoni fare pak mbi Teologjinė e Metafizikėn.)

“AJO ēka ėshtė e Vėrteta Themeltare, Realiteti Substancial, nė tė vėrtetė qėndron pėrtej emėrtimeve, por tė Urtėt e quajnė GJITHĖSIA.” – Kybalioni

“GJITHĖSIA ėshtė E PANJOHĖSHME nė Thelbin e saj.” – Kybalioni

“Megjithatė, kumtimi i Arsyes duhet pritur derė ēelur dhe duhet trajtuar me nderim.” – Kybalion

Arsyeja njerėzore, zėrin e sė cilės duhet tė pranojmė pėr sa kohė arrijmė tė arsyetojmė, na kumton sa vijon mbi GJITHĖSINĖ, gjithmonė pa u orvatur t’i heqė asaj vellon e TĖ PANJOHĖSHMES:

1. GJITHĖSIA duhet tė jetė GJITHĒKA qė EKZISTON REALISHT. Asgjė nuk mund tė ekzistojė jashtė GJITHĖSISĖ, pėrndryshe GJITHĖSIA nuk do tė ishte GJITHĖSIA.

2. GJITHĖSIA duhet tė jetė E PAFUNDME, sepse nuk ka asgjė tjetėr qė mund ta pėrcaktojė, rrethojė, kufizojė apo mbyllė nė caqe. GJITHĖSIA ėshtė E PAFUNDME nė kohė ose E PĖRJETĖSHME; duhet tė ketė ekzistuar vazhdimisht, pasi nuk mund tė ketė pasur kurrė diēka tjetėr qė ta ketė krijuar, sepse asgjė nuk mund tė evoluojė nga hiēi, e nėse nuk do tė “kishte qenė” qoftė edhe pėr njė ēast, nuk do tė “ishte” tani. Duhet tė ekzistojė vazhdimisht pasi nuk ka asgjė tjetėr qė mund ta shkatėrrojė, e nuk mundet “tė mos jetė” qoftė edhe pėr njė ēast tė vetėm, pasi diēka nuk mund tė kthehet kurrė nė hiē.

GJITHĖSIA duhet tė jetė e Pafundme nė Hapėsirė; duhet tė jetė Gjithkund pasi nuk ekziston vend tjetėr jashtė GJITHĖSISĖ; nuk mund tė jetė pėrveēse e vazhdueshme nė Hapėsirė, pa kėputje, ndalesa, ndarje apo ndėrprerje, pasi nuk ka asgjė qė ta kėputė, ndalojė, ndajė apo ndėrpresė vazhdimėsinė e saj, e asgjė tjetėr pėr “tė mbushur zbrazėtitė”. Duhet tė jetė e Pafundme nė Forcė ose Absolute, pasi nuk ka asgjė qė mund ta kufizojė, frenojė, pėrmbajė, izolojė, shqetėsojė apo kushtėzojė; GJITHĖSIA nuk i nėnshtrohet asnjė Force tjetėr pasi nuk ka asnjė Forcė tjetėr.

3. GJITHĖSIA duhet tė jetė E PANDĖRRUESHME apo e patjetėrsueshme nė natyrėn e saj tė vėrtetė, pasi nuk ekziston asgjė qė mund ta ndryshojė; asgjė nga e cila mund tė jetė shndėrruar apo asgjė nė tė cilėn ajo mund tė shndėrrohet. Asaj nuk mund t’i shtohet, e nga ajo nuk mund tė zbritet asgjė; nuk mund rritet apo tė pakėsohet, e as tė bėhet mė e madhe a mė e vogėl nė ēfarėdo pikėpamje qoftė. Duhet tė ketė ekzistuar e duhet tė ekzistojė gjithmonė pikėrisht siē ėshtė tani, GJITHĖSI. Nuk ka pasur, nuk ka, e nuk dot tė ketė kurrė asgjė tjetėr nė tė cilėn ajo do tė mund tė shndėrrohej.

Meqenėse GJITHĖSIA ėshtė e Pafundme, Absolute, e Pėrjetshme dhe e Pandryshueshme, rrjedhimisht gjithēka e fundme, e ndryshueshme, kalimtare dhe e kushtėzuar nuk mund tė jetė GJITHĖSIA. Dhe pėrderisa nuk ka Asgjė jashtė GJITHĖSISĖ nė Realitet, atėherė tė gjitha kėto gjėra tė fundme duhet tė jenė Asgjė nė Realitet.

Ju kėrkojmė tė mos turbulloheni apo trembeni; nuk po pėrpiqemi t’ju udhėheqim drejt Doktrinės sė Krishterė nėn maskėn e Filozofisė Hermetike. Ekziston njė Pajtueshmėri mbi kėto ēėshtje tė cilat duken nė kundėrvėnie. Bėni durim, do tė mbėrrijmė atje kur tė jetė koha.

Pėrreth nesh shikojmė atė qė quhet “Materie”, e cila pėrbėn bazėn fizike materiale tė tė gjitha formave. A ėshtė GJITHĖSIA thjesht Materie? Aspak! Materia nuk mund tė manifestojė Jetė apo Mendje, e pėrderisa si Jeta ashtu edhe Mendja manifestohen nė Univers, Materia nuk mund tė manifestojė Jetė apo Mendje, e pėrderisa si Jeta ashtu edhe Mendja manifestohen nė Univers, GJITHĖSIA nuk mund tė jetė Materie, pasi asgjė nuk mund tė ngrihet mė lart nga ku buron, asgjė nuk shfaqet brenda pasojės pa qenė edhe pjesė e shkakut, asgjė nuk kthehet nė njė pėrfundim pa qenė edhe pjesė e asaj qė paraprin.

GJITHĖSIA nuk mund tė jetė Materie, pasi asgjė nuk mund tė ngrihet mė lart nga ku buron, asgjė nuk shfaqet brenda pasojės pa qenė edhe pjesė e shkakut, asgjė nuk kthehet nė njė pėrfundim pa qenė edhe pjesė e asaj qė paraprin. Shkenca Bashkėkohore na mėson se nė tė vėrtetė Materia nuk ekziston; se ajo qė quajmė Materie ėshtė thjeshtė “energji apo forcė e ndėrprerė”, pra energji apo forcė me lėkundje tė ngadaltė. Ashtu siē ka thėnė edhe njė shkrimtar bashkėkohor “Materia u tret nė Mister”. Edhe Shkenca Materiale e ka braktisur teorinė e Materies dhe tani mbėshtetet nė bazat e “Energjisė”.

Atėherė a ėshtė vallė GJITHĖSIA thjesht Energji ose Forcė? Jo Energji e Forcė nė kuptimin qė i japin materialistėt fjalės, pasi energjia e forca e tyre janė gjėra tė verbra, mekanike, pa Jetė e Mendje. Jeta e Mendja nuk mund tė evoluojnė kurrsesi nga Energjia e Forca e verbėr, pėr arsyen qė dhamė njė ēast mė parė: “Asgjė nuk mund tė ngrihet mė lart nga ku buron; asgjė nuk shtjellohet pa qenė e pleksur; asgjė nuk kthehet nė njė pėrfundim pa qenė edhe pjesė e asaj qė paraprin”.

Kėshtu GJITHĖSIA nuk mund tė jetė thjesht Energji apo Forcė, pasi nėse do tė ishte, ekzistenca nuk do tė njihte gjėra si Jeta dhe Mendja, e ne kėtė e kuptojmė mė sė miri pasi jemi tė Gjallė e duke pėrdorur Mendjen pėr tė shtruar kėto pyetje, po aq sa ata tė cilėt pretendojnė se Energjia apo Forca janė Gjithēka.

Ēfarė ekziston pra nė Univers e qė qėndron mė lart se Materia e Energjia? JETA DHE MENDJA! Jeta dhe Energjia nė tė gjitha gradėt e tyre tė ndryshme tė shpalosjes! “Atėherė kėrkoni tė na thoni se GJITHĖSIA ėshtė JETĖ dhe MENDJE?”, – do tė pyesnit ju. Po dhe Jo ėshtė pėrgjigjja jonė. Nėse nėnkuptoni Jetė dhe Mendje nė mėnyrėn nė tė cilėn i njohim ne, tė vdekshmit e gjorė vocėrrakė, pėrgjigjja ėshtė Jo! GJITHĖSIA nuk ėshtė ajo. “Atėherė pėr ēfarė Jete e Mendje bėni fjalė?”, – pyesni ju.

Pėrgjigjja ėshtė “MENDJE QĖ JETON, shumė pėrtej kuptimit qė tė vdekshmit i japin kėtyre fjalėve, pasi Jeta e Mendja qėndrojnė mbi forcat mekanike apo materien; MENDJE E GJALLĖ E PAFUNDME nėse do tė krahasohej me Jetėn e Mendjen e fundme.” Me kėtė duam tė themi atė ēka nėnkuptojnė shpirtrat e pėrndritur, kur shqiptojnė me nderim fjalėn : “SHPIRT!”

“GJITHĖSIA” ėshtė Mendje e Gjallė e Pafundme; tė Pėrndriturit e quajnė SHPIRT!

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi