Paradoksi Hyjnor

Shko poshtė

Paradoksi Hyjnor

Mesazh  Jon prej 05.12.12 23:40

Paradoksi Hyjnor

“Gjysmė tė menēurit, duke e njohur mosvėrtetėsinė relative tė Universit, imagjinojnė se mund tė mposhtin Ligjet e tij; kėta tė marrė nuk janė veē mendjemėdhenj e fodullė tė cilėt thyhen pas shkėmbinjve e copėtohen prej elementėve, pikėrisht pėr shkak tė marrėzisė sė tyre. I menēuri i vėrtetė, pėrmes njohjes sė natyrės sė Universit, pėrdor Ligjin kundėr ligjit; tė lartin kundėr tė ulėtit; pėrmes Artit tė Alkimisė ai shndėrron atė ēka ėshtė e padėshirueshme nė diēka me vlerė, duke dalė kėshtu ngadhėnjimtar. Mjeshtėria nuk qėndron nė ėndėrrime anormale, vegime apo ide imagjinare, por nė pėrdorimin e forcave tė larta kundėr atyre tė ulėta, qėndron nė largimin prej vuajtjeve tė rrafsheve tė ulėta duke u lėkundur nė ato tė lartat. Transmutacioni, e jo mohimi arrogant, ėshtė arma e vėrtetė e Mjeshtrit.” – Kybalioni

Ky ėshtė Paradoksi i Universit qė buron nga Parimi i Polaritetit i cili shfaqet kur GJITHĖSIA nis tė krijojė. Vėrini veshin sepse ai bėn dallimin midis diturisė gjysmake e diturisė sė plotė. Ndėrkohė qė pėr GJITHĖSINĖ E PAFUNDME, Universi, Ligjet e tij, Forcat e tij, Jeta dhe Fenomenet e tij janė gjėra tė cilat shihen nė njė gjendje Meditimi apo nė Ėndėrr, pėr gjithēka tjetėr tė Fundme, Universi ėshtė Real dhe duhet trajtuar si i tillė; nė pėrputhje me kėtė duhet tė bazohet mėnyra e tė jetuarit, mėnyra e tė menduarit e tė vepruarit, pavarėsisht nga zotėrimi i tė Vėrtetės sė Lartė.

Gjithsekush nė pėrputhje me Rrafshin dhe Ligjet e tij. Nėse me tė vėrtetė GJITHĖSIA do ta imagjinonte Universin si Realitet, atėherė mjerė Universi sepse nuk do tė kishte shpėtim dhe largim nga rrafshet e ulėta pėr nė ato tė larta; Universi do tė ishte i palėvizshėm dhe nuk do tė qe mė i mundur pėrparimi.

E nėse Njeriu pėr shkak tė diturisė gjysmake, vepron, jeton dhe mendon duke e konsideruar Universin thjeshtė njė ėndėrr (tė ngjashme me ėndrrat e tij tė fundme) atėherė vėrtetė ashtu bėhet Universi pėr tė; si njė somnambul ai pengohet vazhdimisht duke ardhur pėrqark nė rrathė, pa shkuar askund, e ne fund detyrohet tė zgjohet nga rrėzimi i nxirė dhe i gjakosur, pikėrisht mbi Ligjet e Natyrės tė cilat ka shpėrfillur.

Mbajeni mendjen gjithmonė tek Ylli por shikimin mbi hapat qė hidhni, pėrndryshe mund tė rrėzoheni nė baltė teksa i mbani sytė nga qielli. Mos harroni Paradoksin Hyjnor sipas sė cilit megjithėse Universi NUK EKZISTON, prapėseprapė AI EKZISTON. Mbani mend pėrherė Dy Polet e sė Vėrtetės, Absolutin dhe Relativin. Ruhuni nga gjysmė tė Vėrtetat.

Ai qė Hermetistėt njohin me emrin “Ligji i Paradoksit”, nė tė vėrtetė ėshtė thjeshtė njė aspekt i Parimit tė Polaritetit. Shkrimet Hermetike janė tė mbushura me adresime ndaj daljes nė pah tė kėtij Paradoksi gjatė trajtimit tė problemeve tė Jetės dhe Ekzistencės. Mėsuesit i paralajmėrojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme nxėnėsit e tyre pėr gabimin qė bėhet duke lėnė jashtė “pjesėn tjetėr” tė ēdo pyetjeje.

Paralajmėrimet e tyre janė tė drejtuara veēanėrisht nė ēėshtjet mbi Absoluten e Relativen tė cilat pėshtjellojnė tė gjithė studentėt e filozofisė, e qė bėjnė shumė njerėz tė mendojnė e veprojnė nė kundėrshtim me ēka njihet gjerėsisht si “botėkuptimi i pėrgjithshėm”. Ne i porositim tė gjithė nxėnėsit tė sigurohen mirė qė tė kenė kuptuar nė mėnyrė tė drejtė Paradoksin Hyjnor tė Absolutes dhe Relatives, pėrndryshe do tė ngecen nė baltakun e Gjysmė tė Vėrtetės. Veēanėrisht me kėtė synim ėshtė shkruar edhe ky kapitull. Lexojeni me vėmendje!

Mendimi i parė qė i vjen ndėrmend njeriut kur njėmendėson tė vėrtetėn se Universi nuk ėshtė veēse njė Krijim Mendor i GJITHĖSISĖ, ėshtė qė Universi dhe gjithēka ai pėrmban ėshtė thjeshtė njė iluzion, diēka jo reale, ide kjo ndaj sė cilės instinktet e tij revoltohen. Por kjo, ashtu si tė gjitha tė vėrtetat e tjera tė mėdha duhet tė merret nė konsideratė si nga pikėpamja Absolute, ashtu edhe nga pikėpamja Relative.

Nga pikėpamja Absolute, natyrisht Universi ka natyrėn e njė iluzioni, ėndrre apo fantazmagorie nėse krahasohet me GJITHĖSINĖ nė vetvete. Kėtė e pranojmė edhe nė pikėpamjet tona tė pėrditshme ndėrsa i adresohemi botės si njė “shfaqje teatrale kalimtare” qė shkon e vjen, lind e vdes; realisht, faktori i paqėndrueshmėrisė e ndryshimit, fundėsisė e mosvėrtetėsisė, lidhet gjithmonė me idenė e njė Universi tė krijuar, ndėrkohė qė kontraston me idenė mbi GJITHĖSINĖ, pavarėsisht nga ajo qė ne besojmė pėr natyrėn e secilės.

Filozofė, metafizikė, shkencėtarė e teologė janė tė gjithė nė ujdi mbi kėtė pikė, e kjo ide gjendet nė tė gjitha format e mendimit filozofik dhe koncepteve fetare, si edhe nė teoritė pėrkatėse tė shkollave tė metafizikės e teologjisė.

Kėshtu pra, megjithėse prezantimi i ēėshtjes mund tė duket befasues, Doktrina Hermetike nuk predikon mosvėrtetėsinė e Universit mė shumė se zėrat me tė cilėt jeni familjarizuar tashmė. Gjithēka qė ka njė fillim e njė fund, nė njė farė mėnyre duhet tė jetė joreale dhe e pavėrtetė, e Universi i nėnshtrohet kėtij rregulli nė tė gjitha shkollat e mendimit.

Nga pikėpamja Absolute, nuk ka asgjė Reale pėrveē GJITHĖSISĖ, pavarėsisht nga emri qė i japim nė mendime apo diskutime tė ndryshme kėtij subjekti. Qoftė i krijuar nga Materia, qoftė Krijim Mendor i GJITHĖSISĖ, Universi mbetet jo substancial, i paqėndrueshėm, diēka e pėrbėrė nga koha, hapėsira dhe ndryshimi. Ju kėrkojmė ta shqyrtoni kėtė fakt nė thellėsi pėrpara se tė jepni gjykim mbi konceptin Hermetik tė natyrės Mendore tė Universit. Bluani nė mendje tė gjitha konceptet e tjera dhe gjykoni nėse nuk ėshtė ky i vėrteti.

Pikėpamja Absolute nuk tregon veēse njėrėn anė tė medaljes; mbetet ana tjetėr, ajo Relative. E Vėrteta Absolute ėshtė pėrkufizuar si “Gjėrat ashtu siē i njeh mendja e Perėndisė”, ndėrkohė qė e Vėrteta Relative ėshtė pėrkufizuar si “Gjėrat ashtu siē i kupton logjika mė e lartė Njerėzore”.

Kėshtu pra, ndėrkohė qė pėr GJITHĖSINĖ Universi ėshtė joreal, iluzion, thjeshtė njė ėndėrr apo pasojė meditimi, prapėseprapė pėr mendjet e fundme qė pėrbėjnė njė pjesė tė Universit e tė cilat e perceptojnė atė nėpėrmjet aftėsive tė vdekshme, Universi ėshtė pa dyshim mjaft real dhe si i tillė duhet trajtuar. Me pranimin e pikėpamjes Absolute nuk duhet tė bėjmė gabimin e tė mos marrit parasysh apo tė tė mohuarit tė fakteve e fenomeneve tė Universit, nė formėn nė tė cilėn u prezantohen shqisave tona tė vdekshme; mos harroni, ne nuk jemi GJITHĖSIA.

Si ilustrim, mund tė sjellim shembullin se tė gjithė ne, pranojmė faktin qė Materia “ekziston” pėr shqisat tona; do tė ishte gabim i rėndė tė mos e pranonim. Megjithatė, edhe mendjet tona tė fundme arrijnė tė kuptojnė shpjegimin shkencor sipas sė cilit, nga pikėpamja shkencore nuk ekziston diēka si Materia; se ajo ēka quajmė Materie ėshtė thjesht njė grupim atomesh, tė cilėt nė vetvete janė thjesht grupime njėsish force tė quajtura elektrone ose “jone”, qė lėkunden nė lėvizje rrethore konstante.

Nėse qėllojmė njė gur me kėmbė ndjejmė goditjen; duket mėse i vėrtetė pavarėsisht se ne e dimė qė ėshtė thjesht ēka sqaruam pak mė lart. Por mos harroni se kėmba jonė e cila ndjen goditjen falė trurit, ėshtė gjithashtu Materie, e pėrbėrė nga tė njėjtat grimca atomike, e po kėshtu edhe truri ynė. E po tė mos ishte pėr arsyen qė zotėron Mendja jonė, as nuk do tė dinim ē’ėshtė kėmba apo guri.

Po kėshtu, mjaft real duket edhe ideali i artistit apo skulptorit, tė cilin ai pėrpiqet ta riprodhojė nė kanavacė apo gur. Po njėsoj edhe personazhet nė mendjen e shkrimtarit apo dramaturgut, te cilėt ai kėrkon t’i shprehė. E nėse kėto duken kaq tė vėrteta pėr mendjet tona tė fundme, cila ėshtė vallė shkalla e Realitetit e Imazheve Mendore tė krijuara nė Mendjen e tė Pafundmes?

Oh miq, pėr tė vdekshmit ky Univers Mendor ėshtė mjaft real pa asnjė pikė dyshimi; ėshtė I vetmi qė mund tė njohim ndonjėherė, sido qė ngrihemi nga rrafshi nė rrafsh, gjithmonė e mė lart brenda tij. Pėr ta njohur Universin ndryshe nga pėrvoja jonė, do tė na duhej tė ishim vetė GJITHĖSIA. Ėshtė e vėrtetė se sa mė lart ngjitemi nė shkallė, aq mė pranė “mendjes Atėrore” qasemi, e aq mė e qartė bėhet natyra prej iluzioni e gjėrave tė fundme, por ky vegim nuk do tė tretet plotėsisht deri nė momentin qė GJITHĖSIA mė nė fund tė na tėrheqė pėrsėri brenda vetvetes.

Kėshtu pra, nuk duhet t’i dorėzohemi paraqitjes sė gėnjeshtėrt. Pėrkundrazi, le tė njohim natyrėn e vėrtetė tė Universit, tė mundohemi tė kuptojmė ligjet e tij mendore, tė pėrpiqemi t’i pėrdorim nė tė mirėn e pėrparimit tonė gjatė jetės, teksa udhėtojmė nga njė rrafsh ekzistencial nė njė tjetėr. Ligjet e Universit janė “Ligje tė Hekurta” pėr shkak tė natyrės sė tyre mendore. Atyre u nėnshtrohet gjithēka pėrveē GJITHĖSISĖ. Ēka gjendet NĖ MENDJEN E PAFUNDME TĖ GJITHĖSISĖ ėshtė REALE, e tejkalohet vetėm nga Realiteti qė gjendet nė thelb tė natyrės sė GJITHĖSISĖ.

Pra mos u ndjeni tė pasigurt e tė frikėsuar; tė gjithė ne RUHEMI NĖ MĖNYRĖ TĖ PATUNDUR NĖ MENDJEN E PAFUNDME TĖ GJITHĖSISĖ; nuk ka asgjė qė mund tė na dėmtojė apo nga e cila duhet tė kemi frikė. Nuk ka asnjė Forcė tjetėr jashtė GJITHĖSISĖ qė mund tė na prekė. Mund tė pushojmė tė qetė e tė sigurt. Nė ēastin kur ky nocion pėrqafohet plotėsisht, zbulohet njė botė e tėrė ngushėllimi e sigurie. E atėherė “tė qetė e paqėsorė do tė flemė, tė pėrkundur nė Djepin e Thellėsisė”, teksa prehemi tė sigurt nė gjirin e Oqeanit tė Mendjes sė Pafundme, i cili ėshtė vetė GJITHĖSIA. Vendi ku “ne jetojmė, veprojmė dhe ekzistojmė” gjendet brenda GJITHĖSISĖ.

Materia mbetet Materie pėr ne ndėrkohė qė rrojmė nė rrafshin Material, megjithėse e dimė se ajo nuk ėshtė veēse njė grupim “elek- tronesh” ose grimcash Force, tė cilat lėkunden me shpejtėsi e rrotullohen pėrqark njėra-tjetrės duke formuar atome; atomet nė radhė tė tyre lėkunden e rrotullohen duke formuar molekula, e kėto tė fundit formojnė Materie nė masė mė tė madhe.

Materia mbetet Materie edhe kur e shtyjmė mė tej hulumtimin tonė, duke mėsuar nga Doktrina Hermetike se “Forca”, njėsi tė sė cilės janė grimcat atomike, nuk ėshtė veēse njė manifestim i Mendjes sė GJITHĖSISĖ, e si gjithēka tjetėr nė Univers, ėshtė tėrėsisht Mendore nė natyrėn e saj.

Pėr sa kohė qė jetojmė nė Rrafshin Material, na duhet tė pranojmė fenomenin e tij; mund ta kontrollojmė Materien (ashtu siē bėjnė tė gjithė Mjeshtrit e gradėve tė ndryshme), por kėtė e kryejmė duke zbatuar forca mbizotėruese. Kryejmė marrėzi nėse orvatemi tė mohojmė ekzistencėn e Materies nė pikėpamjen relative. Mund tė mohojmė dominimin e saj mbi ne, dhe me tė drejtė kjo, por nuk duhet tė shpėrfillim aspektin e saj relativ, tė paktėn jo pėr aq kohė sa rrojmė nė rrafshin e saj.

Ligjet e Natyrės nuk bėhen as mė pak efikase apo konstante kur njėmendėsojmė se edhe ato janė thjeshtė krijime mendore. Ato mbeten gjithmonė nė fuqi nė rrafshet shumėllojshme. Mund tė mposhtim ligjet e ulėta duke zbatuar ligje mbizotėruese, po kjo ėshtė gjithēka mundemi tė bėjmė. Nuk mund t’i shmangemi Ligjit apo tė ngrihemi krejtėsisht mbi tė. Asgjė tjetėr pėrpos GJITHĖSISĖ, nuk mund t’I shpėtojė Ligjit, e kjo pėr arsye se GJITHĖSIA ėshtė nė vetvete LIGJI nė tė cilin i kanė rrėnjėt tė gjitha ligjet.

Mjeshtrit mė tė pėrparuar mund tė fitojnė fuqi tė cilat njerėzit kanė imagjinuar se vetėm perėnditė mund t’i zotėrojnė, por prapėseprapė nė hierarkinė e madhe tė jetės ka shkallė tė pafundme tė ekzistencės, qeniet dhe fuqitė e tė cilave i tejkalojnė nė masė tė papėrfytyrueshme nga tė vdekshmit, edhe Mjeshtrit mė tė lartė njerėzorė; gjithsesi, si Mjeshtrit e pėrparuar ashtu edhe Qeniet e larta, janė tė detyruara t’i nėnshtrohen Ligjit e tė jenė Kurrgjė nė sytė e GJITHĖSISĖ. Kėshtu, kur edhe vetė kėto Qenie tė larta, fuqitė e tė cilave kapėrcejnė ato fuqi tė cilat njerėzit mendojnė se vetėm perėnditė i kanė, i nėnshtrohen detyrimisht Ligjit, atėherė imagjinoni mendjemadhėsinė e shfaqur nga raca e klasa jonė, nga njeriu i vdekshėm, kur guxon tė konsiderojė Ligjet e Natyrės si tė “pavėrteta”, imagjinare dhe iluzione, vetėm e vetėm se arrin tė konceptojė qė Ligjet nė natyrėn e tyre janė Mendore dhe Krijim Mendor i GJITHĖSISĖ. Nuk ka shmangie apo vėnie nė diskutim tė Ligjeve sunduese tė GJITHĖSISĖ.

Pėr sa kohė do tė jetė Universi, do tė qėndrojnė edhe ato, sepse Universi ekziston pikėrisht falė kėtyre Ligjeve, tė cilat pėrbėjnė edhe skeletin qė e mban nė kėmbė.

Parimi Hermetik i Mentalizmit, ndėrsa sqaron natyrėn e vėrtetė tė Universit kohor bazuar mbi parimin sipas tė cilit gjithēka ėshtė Men-ore, nuk ndryshon konceptet shkencore mbi Universin, Jetėn apo Evolucionin. Nė fakt shkenca thjeshtė konfirmon Doktrinėn Hermetike. Kėto tė fundit na mėsojnė se natyra e Universit ėshtė “Mendore”, ndėrkohė qė shkenca bashkėkohore na ka mėsuar se ėshtė “Materiale”; apo rishtazi nė analizė pėrfundimtare, “Energji”.

Doktrina Hermetike nuk gabon kur pranon parimin themelor tė Herbert Spencerit si postulat mbi ekzistencėn e njė “Energjie tė Pafundme e tė Pėrjetshme, prej tė cilės buron gjithēka”. Nė tė vėrtetė, Hermetikėt gjejnė nė filozofinė e Spencerit pėrshkrimin e “jashtėm” mė tė mire qė ėshtė bėrė dhe shpallur mbi funksionimin e Ligjeve Natyrore, si edhe besojnė se Spenceri ka qenė rimishėrimi i njė filozofi tė lashtė qė rronte nė Egjipt mijėra vjet mė parė, i cili mė pas u mishėrua si Herakliti, filozofi grek i cili jetoi nė vitet 500 para erės sonė.

Hermetikėt i vlerėsojnė deklaratat e tij mbi “Energjinė e Pafundme e tė Pėrjetshme” si plotėsisht nė pėrputhje me vijėn e Doktrinės Hermetike, gjithmonė duke shtuar nga doktrina e tyre se “Energjia” pėr tė cilėn ai bėn fjalė, ėshtė Energjia e Mendjes sė GJITHĖSISĖ. Tė pajisur me Ēelėsin Universal tė Filozofisė Hermetike, studentėt e Spencerit do tė jenė tė aftė tė ēelin shumė dyer tė koncepteve tė thella filozofike tė filozofit tė madh anglez, puna e tė cilit reflekton rezultatet e pėrgatitjes sė mishėrimit tė tij paraardhės. Mėsimet e tij mbi Evolucionin e Ritmin janė pothuajse nė harmoni tė pėrsosur me Mėsimet Hermetike mbi Parimin e Ritmit.

Kėshtu pra nxėnėsit tė Hermetikės nuk i nevojitet tė lėrė mėnjanė asnjė nga pikėpamjet shkencore qė ushqen nė lidhje me Universin. Gjithēka kėrkohet prej tij, ėshtė tė rrokė parimin themelor qė thotė se “GJITHĖSIA ėshtė Mendje; Universi ėshtė Mendor, i pėrfshirė nė Mendjen e GJITHĖSISĖ”. Ai do tė zbulojė se gjashtė nga Shtatė Parimet do tė “pajtohen” me njohurinė e tij shkencore, do t’i shėrbejnė tė hedhė dritė nė qoshe tė errėta dhe tė zgjidhė pyetje tė turbullta.

Kjo nuk duhet tė na habisė nėse njohim ndikimin e mendimit Hermetik mbi filozofėt e hershėm grekė, mbi themelet e mendimeve tė tė cilėve prehen masivisht teoritė e shkencės bashkėkohore. Pranimi i Parimit tė Parė Hermetik (Mentalizmit), ėshtė pika e vetme e rėndėsishme e ndarjes midis Shkencės Bashkėkohore dhe nxėnėsve Hermetikė, e Shkenca, nė pėrpjekjet e saj pėr njė rrugėdalje nga Labirinti i errėt nė tė cilin ėshtė endur nė kėrkim tė Realitetit, tashmė po lėviz gradualisht drejt pikėpamjes Hermetike.

Qėllimi i kėtij mėsimi ėshtė tė ngulitė nė mendjet e nxėnėsve faktin qė sidoqoftė, nė ēdo rast e pa asnjė pėrjashtim, pėr Njeriun, Universi, ligjet dhe dukuritė e tij janė po aq Reale sa ē’janė edhe nė hipotezat mbi Materializmin apo teoritė mbi Energjinė. Nė cilėndo teori, Universi nė aspektin e tij sipėrfaqėsor ėshtė vazhdimisht i ndryshueshėm e kalimtar, e rrjedhimisht i zhveshur nga substancialiteti e realiteti. Por (mos harroni polin tjetėr tė tė vėrtetės) pėrsėri nėn tė njėjtat teori, ne jemi tė shtrėnguar tė VEPROJMĖ DHE JETOJMĖ sikur kėto gjėra kalimtare tė ishin reale dhe substanciale.

Ky ėshtė edhe dallimi I pėrhershėm midis teorive tė ndryshme; nė pikėpamjet e vjetra Fuqia Mendore nuk merret parasysh si Forcė e Natyrės, ndėrkohė qė nė Mentalizėm ajo ėshtė Forca Kryesore e Natyrės. Dhe ėshtė ky dallim i vetėm i cili ndryshon rrėnjėsisht Jetėn e atyre tė cilėt e kuptojnė Parimin sė bashku me ligjet e praktikat qė rrjedhin prej tij.

Kėshtu pra, tė gjithė ju nxėnės, pėrqafoni epėrsinė e Mentalizmit dhe mėsoni tė njihni, pėrdorni e zbatoni ligjet qė rrjedhin prej tij. Por siē citon edhe Kybalioni, mos iu dorėzoni tundimeve qė pushtojnė gjysmė tė menēurit, e qė bėhen shkak qė kėta tė fundit tė hipnotizohen nga mosvėrtetėsia nė pamje tė parė e gjėrave, tė rrojnė duke u endur nė njė botė ėndrrash, tė lėnė pas dore jetėn e punėn praktike, e pėrfundimisht “tė thyhen pėrplasur pas shkėmbinjve e tė copėtohen nga elementėt pėr shkak tė marrėzisė sė tyre”.

Ndiqni shembullin e tė menēurit ashtu siē citohet edhe nė Kybalion, “pėrdorni Ligjin kundėr Ligjeve; tė lartin kundėr tė ulėtit; e pėrmes Artit tė Alkimisė shndėrroni atė ēka ėshtė e padėshirueshme nė diēka me vlerė, duke dalė kėshtu ngadhėnjimtarė”. Le tė ndjekim kėshillat e Kybalionit pėr tė evituar gjysmė menēurinė (qė nuk ėshtė veēse marrėzi), e cila lė pas dore tė vėrtetėn qė thotė se “Mjeshtėria nuk qėndron nė ėndėrrime anormale, vegime dhe ide imagjinare, por nė pėrdorimin e forcave tė larta kundėr atyre tė ulėta; qėndron nė largimin prej vuajtjeve tė rrafsheve tė ulėta duke u lėkundur nė ato tė lartat”. Mos harroni kurrė se “Transmutacioni, e jo mohimi arrogant, ėshtė arma e vėrtetė e Mjeshtrit”. Citatet e mėsipėrme janė marrė nga Kybalioni dhe janė mėse tė denja pėr t’iu besuar kujtesės sė nxėnėsit.

Ne nuk rrojmė nė njė botė ėndrrash, por nė njė Univers i cili ndėrkohė qė ėshtė relativ, mbetet gjithsesi real nė raport me jetėn e veprimtarinė tonė.

Qėllimi ynė nė Univers nuk ėshtė tė mohojmė ekzistencėn e tij, por tė JETOJMĖ vazhdimisht duke shfrytėzuar Ligjet pėr t’u lartėsuar, tė bėjmė mė tė mirėn e mundshme nė rrethanat e pėrditshme, tė jetojmė aq gjatė sa ėshtė e mundur pėr tė pėrqafuar idetė e idealet tona mė tė larta.

Kuptimi i vėrtetė i Jetės nuk njihet nga njeriu nė kėtė rrafsh, por mjeshtrit mė tė lartė dhe intuita jonė personale, na mėsojnė se nuk bėjmė gabim nėse jetojmė duke bėrė mė tė mirėn qė kemi nė vetvete, pėr aq gjatė sa kjo ėshtė e mundur, duke ndjekur prirjen Universale e duke udhėtuar nė tė njėjtin drejtim me tė, pavarėsisht nga dėshmi tė dukshme pėr tė kundėrtėn. Jemi tė gjithė nė Udhė; njė udhė me vendpushime tė shpeshta, por qė tė shpie gjithmonė e mė lart.

Lexoni Kumtimin e Kybalionit; ndiqni shembullin e “tė menēurve” duke shmangur gabimet e “gjysmė tė menēurve” tė cilėt groposen nėn marrėzinė e tyre.

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi