Gjithėsia nė Gjithēka

Shko poshtė

Gjithėsia nė Gjithēka

Mesazh  Jon prej 05.12.12 23:29

Gjithėsia nė Gjithēka

“Nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn Gjithēka pėrfshihet brenda GJITHĖSISĖ, ashtu edhe GJITHĖSIA pėrfshihet brenda Gjithēkaje. Ai i cili e ka kuptuar kėtė tė vėrtetė nė thelb, ka pėrfituar dituri tė vyer.” – Kybalioni

Sa e sa herė e kanė dėgjuar njerėzit tė pėrsėritin shprehje sipas sė cilave Hyji i tyre (i njohur me emra tė ndryshėm) ishte “Gjithēka nė ēdo gjė”, e sa pak kanė dyshuar ata mbi tė vėrtetėn e brendshme okulte tė trupėzuar nė kėto fjalė tė shqiptuara nė mėnyrė tė shkujdesur?

Kjo shprehje e pėrdorur rėndom ėshtė trashėguar nga Parimi i lashtė Hermetik i cituar mė lart. Kybalioni thotė : “Ai i cili ka kuptuar kėtė tė vėrtetė nė thelb, ka pėrfituar dituri tė vyer”. Pėr kėtė arsye, le ta shqyrtojmė kėtė tė vėrtetė pėrqafimi i sė cilės mbartka njė domethėnie kaq tė madhe. Nė fjalėt e sinqerta tė kėsaj Thėnieje Hermetike, fshihet njė nga tė vėrtetat mė tė rėndėsishme filozofike, shkencore dhe fetare.

Ne ju pėrcollėm Mėsimin Hermetik mbi Natyrėn Mendore tė Universit, faktin qė “Universi ėshtė Mendor, i pėrfshirė nė Mendjen e GJITHĖSISĖ”. Kybalioni nė fragmentin e cituar mė sipėr thotė: “Gjithēka pėrfshihet brenda GJITHĖSISĖ”.

Por mos anashkaloni pjesėn tjetėr tė pohimit e cila thotė: “GJITHĖSIA pėrfshihet Brenda Gjithēkaje”. Kjo deklaratė nė dukje kontradiktore ėshtė e pajtueshme nėn Ligjin e Paradoksit. Pėr mė tepėr, ajo pėrbėn njė shprehje tė saktė tė marrėdhėnieve qė ekzistojnė midis GJITHĖSISĖ dhe Universit tė saj Mendor. Se nė ē’mėnyrė “Gjithēka ndodhet brenda GJITHĖSISĖ” e kemi shqyrtuar mė parė; tani le tė sqarojmė aspektin tjetėr tė ēėshtjes.

Doktrina Hermetike na mėson se GJITHĖSIA ėshtė gjithmonė e pranishme, e pandarė, e pėrbrendshme dhe e qenėsishme nė Univers, nė ēdo pjesė, grimcė, njėsi apo kombinim brenda Universit. Mėsuesit e ilustrojnė shpesh kėtė pohim duke iu adresuar Parimit tė Pėrkimit.

Mėsuesi e udhėzon nxėnėsin tė formojė njė Imazh Mendor tė diēkaje, qoftė person, ide ose diēka qė ka formė mendore, ku shembulli i preferuar do tė ishte njė autor a dramaturg qė krijon njė ide mbi personazhet e tij, ose njė piktor apo skulptor qė krijon imazhin e idealit tė cilin dėshiron tė shprehė nėpėrmjet artit tė tij.

Nė secilin nga rastet, nxėnėsi do tė zbulojė se megjithėse imazhi ekziston vetėm brenda mendjes sė tij, pėrsėri ai, nxėnėsi, autori, dramaturgu, piktori apo skulptori, nė njė farė mėnyre ėshtė imanent, i qenėsishėm, i pranishėm nė mėnyrė tė pandashme nė imazhin mendor. Me fjalė tė tjera, i gjithė virtyti, jeta dhe shpirti i realitetit tė imazhit mendor, pėrftohet nga “mendja imanente” e mendimtarit. Ndaluni mbi kėtė ide pėr disa ēaste derisa ta keni kuptuar.

Pėr tė marrė njė shembull bashkėkohor, le tė themi se personazhe si Otello, Jago, Hamleti, Liri apo Rikardi i III-tė, ekzistonin vetėm nė mendjen e Shekspirit nė kohėn e ngjizjes apo tė krijimit tė tyre. E megjithatė, Shekspiri ekzistonte njėkohėsisht brenda secilit prej kėtyre personazheve, duke u dhėnė atyre gjallėri, shpirt dhe veprim. I kujt ėshtė shpirti brenda personazheve tė njohur si Mikober, Oliver Tuist apo Uriah Hip? Ėshtė vallė i Dikensit, apo secili nga kėta personazhe zotėron njė shpirt tė veēantė tė pavarur nga krijuesi i tyre? A kanė shpirt dhe realitet tė tyrin Afėrdita de’ Mediēi, Madona Sistine dhe Apollo i Belvederes, apo janė thjeshtė pėrfaqėsues tė forces shpirtėrore e mendore tė krijuesve tė tyre?

Ligji i Paradoksit sqaron se tė para nė kėndvėshtrimin e duhur, tė dyja kėto pohime qėndrojnė. Mikoberi ėshtė njėkohėsisht Mikoberi por dhe Dikensi. Por ndėrsa pėr Mikoberin mund tė themi se ėshtė Dikensi, prapėseprapė Dikensi nuk ėshtė identik me Mikoberin. Njeriu, ashtu si Mikoberi, mund tė thėrrasė: “Shpirti i Krijuesit tim ėshtė i qenėsishėm brenda meje, e megjithatė unė nuk jam AI!”.

Sa shumė dallojnė nga kjo shprehje, gjysmė tė vėrtetat e trumbetuara zhurmshėm nga disa gjysmė tė menēur, tė cilėt me britma tė ējerra drejtuar qiellit thėrrasin: “Unė jam Zoti!”. Imagjinoni Mikoberin e gjorė apo tinėzarin Uriah Hip ndėrsa thėrret: “Unė jam Dikensi!”, apo qoftė edhe ndonjė nga tarallakėt e rėndomtė nė ndonjė dramė Shekspiriane qė deklaron bujshėm: “Unė jam Shekspiri!”. GJITHĖSIA ndodhet brenda krimbit tė tokės, e megjithatė krimbi i tokės ėshtė larg nga tė qenit GJITHĖSIA.

Sidoqoftė mrekullia mbetet; krimbi i tokės si njė krijesė e rėndomtė, ėshtė krijuar dhe ekziston vetėm nė Mendjen e GJITHĖSISĖ, e nė tė njėjtėn kohė GJITHĖSIA ėshtė imanente brenda krimbit, ashtu si edhe nė vetė grimcat tė cilat pėrbėjnė kėtė krimb toke. “Gjithēka ndodhet brenda GJITHĖSISĖ dhe GJITHĖSIA ndodhet brenda Gjithēkaje”; a ka vallė mister mė tė mrekullueshėm se ky?

Natyrisht qė nxėnėsit e kanė tė qartė se shembujt e mėsipėrm, doemos nuk janė tė pėrkryer e plotėsisht tė pėrshtatshėm, pėr arsyen e thjeshtė se ata pėrfaqėsojnė krijimin e imazheve mendore nė mendje tė fundme, ndėrkohė qė Universi ėshtė krijim i njė Mendjeje tė Pafundme; dallimi qėndron nė diferencėn midis dy poleve. Gjithsesi kjo diferencė ėshtė thjeshtė nė gradė ku mbetet nė fuqi i njėjti Parim, ai i Pėrkimit, i cili manifestohet nė secilin nga polet; “Si lart, ashtu edhe poshtė; si poshtė ashtu edhe lart”.

Njeriu lartėsohet nė shkallėn shpirtėrore tė jetės, nė pėrpjesėtim tė drejtė me gradėn e botėkuptimit qė zotėron mbi ekzistencėn e Shpirtit qė qėndron nė thelb tė qenies sė tij. Kjo ėshtė edhe domethėnia e zhvillimit shpirtėror; njohja, pėrqafimi dhe shfaqja e Shpirtit Brenda nesh. Pėrpiquni ta mbani mend pėrkufizimin e mėsipėrm qė i pėrket zhvillimit shpirtėror. Pėrmban Esencėn e Fesė sė Vėrtetė.

Ka rrafshe e gradė tė shumta Ekzistence nė Univers, nėnrrafshe tė panumėrta tė Jetės. Gjithēka varet nga avancimi i qenieve pėrgjatė shkallės nė fundin e sė cilės qėndrojnė format mė bruto materiale, e kryet e sė cilės vetėm njė hap i ndan nga Shpirti i GJITHĖSISĖ. Gjithēka lėviz pėrpara dhe lart pėrgjatė kėsaj shkalle tė jetės. Gjithēka ndodhet nė njė Udhė, nė fundin e sė cilės ndodhet GJITHĖSIA. I gjithė progresi ėshtė njė Kthim nė Shtėpi. Ēdo gjė ecėn me kah Lart dhe Pėrpara, pavarėsisht nga paraqitjet nė dukje kontradiktore. I tillė ėshtė Mesazhi i tė Pėrndriturve.

Mėsimet Hermetike qė kanė tė bėjnė me procesin e Krijimit Mendor tė Universit, thonė se nė fillim tė Ciklit Krijues, GJITHĖSIA, nga aspekti i saj i “tė Qenit” ushtron Vullnetin mbi aspektin e saj tė “tė Bėrit”, e nė kėtė mėnyrė nis procesi i krijimit. Thuhet se procesi konsiston nė uljen e Lėkundjes derisa arrihet njė nivel shumė i ulėt i energjisė lėkundėse, pikė kjo nė tė cilėn manifestohet forma mė e thjeshtė e Materies.

Ky proces quhet stadi i Involucionit (Pėrfshirjes), nė tė cilėn GJITHĖSIA “pėrfshihet” apo “plekset” nė krijimin e saj. Hermetistėt besojnė se ky proces Pėrkon me procesin mendor tė njė artisti, shkrimtari apo shpikėsi, i cili ėshtė aq i pleksur nė krijimin e tij mendor, saqė pothuajse harron ekzistencėn e vetjake nė kohėn reale dhe “jeton brenda krijimit tė tij”. Ndoshta mund tė japim njė ide mė tė mirė tė asaj qė dėshirojmė tė pėrēojmė, nėse fjalėn “pleksur” e zėvendėsojmė me fjalėn “zhytur”.

Ky stad Involucionar i Krijimit quhet rėndom edhe “Vėrshimi” i Energjisė Hyjnore, nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn stadi Evolucionar quhet “Tėrheqja”. Poli mė i skajshėm i procesit Krijues konsiderohet si pika mė e largėt nga GJITHĖSIA, ndėrkohė qė fillimi i stadit Evolucionar trajtohet si pikėnisja e kthimit pas tė lavjerrėsit tė Ritmit; njė koncept ky i “rikthimit nė shtėpi” i cili gjendet nė tė gjitha Doktrinat Hermetike.

Mėsimet sqarojnė se gjatė “Vėrshimit”, lėkundjet bėhen gjithmonė e mė tė ulėta derisa mė nė fund shtytja merr fund dhe nis ngadalė kthimi pas. Por ekziston njė dallim; ndėrkohė qė gjatė “Vėrshimit” forca krijuese shfaqet kompakte dhe sillet si njė e vetme, nė fillim tė stadit Evolucionar apo “Tėrheqės”, shfaqet Ligji i Individualizimit, qė ėshtė prirja pėr t’u ndarė nė Njėsi Force. Kėshtu nė pėrfundim, ajo ēka la GJITHĖSINĖ si njė energji pa individualizėm, kthehet te burimi i saj nė formėn e Njėsive tė zhvilluara e tė panumėrta tė Jetės, tė cilat janė lartėsuar nė shkallė nėpėrmjet Evolucionit Fizik, Mendor she Shpirtėror.

Hermetistėt e lashtė pėrdornin fjalėn “Meditim” pėr tė pėrshkruar procesin e krijimit mendor tė Universit nė Mendjen e GJITHĖSISĖ, duke pėrdorur jo rrallė nė vend tė saj edhe fjalėn “Pėrsiatje”. Ideja qė nėnkuptohet, me sa duket ka tė bėjė me Vėmendjen Hyjnore, ku fjala “Vėmendje” (“Attention” nė tekstin origjinal) i gjen rrėnjėt e saj nė gjuhėn Latine dhe do tė thotė “zgjatje/shtrirje”. Kėshtu, veprimi i tė treguarit Vėmendje nė kėtė rast nėnkupton “shtrirje/zgjerim/ pėrhapje” tė energjisė mendore.

Pėr sa i pėrket procesit tė Evolucionit, Doktrina Hermetike thotė se GJITHĖSIA pasi ka medituar mbi procesin e Krijimit, duke hedhur nė kėtė mėnyrė themelet materiale tė Universit e duke bėrė qė ky i fundit tė ekzistojė nėpėrmjet mendimit, nis tė zgjohet gradualisht nga Meditimi duke bėrė qė tė manifestohet procesi i Evolucionit nė rrafshin material, mendor e shpirtėror, sipas radhės sė njėpasnjėshme.

Nė kėtė mėnyrė fillon lėvizja me kah lart, nė drejtim tė Shpirtit. Materia nis tė bėhet mė pak bruto, Njėsitė lulėzojnė nė qenie, nisin tė shfaqen ndėrthurjet, Jeta manifestohet nė forma gjithmonė e mė tė larta dhe Mendja del gjithmonė e mė shumė nė pah; lėkundjet sa vijnė e rriten. Shkurtimisht, i gjithė procesi i Evolucionit, nė tė gjitha fazat e tij, nis dhe zhvillohet nė pėrputhje me Ligjet e procesit tė “Tėrheqjes”.

E gjitha kjo kėrkon epoka tė tėra kohe Njerėzore, ku secila epokė pėrbėhet prej miliona e miliona vitesh tė panumėrta, por megjithatė, tė Pėrndriturit na mėsojnė se i tėrė krijimi, pėrfshirė Involucionin dhe Evolucionin e njė Universi, pėr GJITHĖSINĖ nuk ėshtė veēse njė pulitje qepallash. Nė fund tė cikleve tė panumėrta tė epokave kohore, GJITHĖSIA e shuan Vėmendjen, Pėrsiatjen dhe Meditimin e saj mbi Universin, duke qenė se Vepra e Madhe ka pėrfunduar; Gjithēka tėrhiqet brenda GJITHĖSISĖ prej nga edhe lindi. Por Mister mbi Misteret, Fryma e shpirtrave nuk asgjėsohet por zgjerohet pafundėsisht; Krijesa dhe Krijuesi shkrihen nė njė. I tillė ėshtė kumtimi i tė Pėrndriturve.

Shembulli i mėsipėrm i “meditimit” dhe “zgjimit nga meditimi” qė pason, natyrisht nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėrpjekje e Mėsuesve pėr tė ilustruar procesin e Pafund nėpėrmjet njė shembulli tė fundėm. Gjithsesi “Si poshtė, ashtu edhe lart”. Dallimi qėndron vetėm nė gradė. Nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn GJITHĖSIA zgjon vetveten nga meditimi mbi Universin, ashtu edhe Njeriu (pėrgjatė kohės) ndalet sė manifestuari nė Rrafshin Material dhe e tėrheq veten gjithmonė e mė shumė drejt Shpirtit tė Pėrbrendshėm, i cili ėshtė pikėrisht “Ego Hyjnore”.

Ekziston edhe njė ēėshtje e fundit mbi tė cilėn dėshirojmė tė ndalemi nė kėtė kapitull, e cila pothuajse futet nė fushėn spekulative tė Metafizikės, megjithėse qėllimi ynė ėshtė pikėrisht tė dėshmojmė kotėsinė e kėtyre spekulimeve. Po aludojmė pėr pyetjen e cila lind pashmangshmėrisht nė mendjen e cilitdo mendimtari qė ka kuturisur tė kėrkojė tė Vėrtetėn. Kjo pyetje ėshtė: “PĖRSE krijon GJITHĖSIA Universe?”. Pyetja mund tė shtrohet nė forma tė ndryshme, por formulimi i mėsipėrm pėrbėn thelbin e vėrtetė.

Njerėzit janė rrekur gjatė t’i pėrgjigjen kėsaj pyetje, por ende nuk ekziston ndonjė pėrgjigje e denjė pėr t’u quajtur e tillė. Disa kanė hamendėsuar se GJITHĖSIA synon tė pėrfitojė diēka nė kėtė mes, por kjo ėshtė absurde pasi GJITHĖSIA ka gjithēka e nuk ka asgjė qė ajo tė mund tė pėrfitojė. Tė tjerė e kanė kėrkuar pėrgjigjen nė idenė qė GJITHĖSIA “kėrkonte diēka sė cilės t’i dhuronte dashuri”, e tė tjerė akoma nė idetė qė ajo krijonte pėr kėnaqėsi, pėr dėfrim, ngaqė “ndihej e vetmuar” apo pėr tė manifestuar forcėn e saj; tė gjitha kėto janė shpjegime dhe koncepte foshnjore tė cilat i pėrkasin periudhės sė mendimit tė papjekur.

Disa tė tjerė janė pėrpjekur ta shpjegojnė misterin duke propozuar se GJITHĖSIA ndihet “e shtrėnguar” tė krijojė pėr shkak tė vetė “natyrės sė brendshme” tė saj, apo “instinktit krijues” qė zotėron. Kjo ide ėshtė mė e pėrparuar se tė tjerat, por pika e dobėt e saj qėndron nė konceptin e GJITHĖSISĖ qė ndihet “e shtrėnguar” apo “e detyruar” nga ēfarėdolloj gjėje, qoftė kjo e brendshme apo e jashtme. Nėse “natyra e brendshme” apo “instinkti krijues” e shtrėngojnė atė tė bėjė diēka, atėherė “natyra e brendshme” apo “instinkt krijues” do tė ishin Absoluti dhe jo GJITHĖSIA, kėshtu rrjedhimisht kjo pjesė e kėtij propozimi bie.

Gjithsesi, mbetet fakti qė GJITHĖSIA krijon dhe manifeston, e nė pamje tė parė duket sikur gjen njėfarė kėnaqėsie duke vepruar nė kėtė mėnyrė. Ėshtė e vėshtirė tė shmanget konkluzioni se nė njė farė niveli tė pafundmė, GJITHĖSIA duhet tė ketė diēka qė ngjason me “natyrėn e brendshme” apo “instinktin krijues” njerėzor, pėrkatėsisht me Dėshirė e Vullnet tė pafundmė. Ajo nuk do tė vepronte nėse nuk do tė kishte Vullnetin pėr tė Vepruar, nuk do tė kishte Vullnetin pėr tė Vepruar nėse nuk do tė ndjente Dėshirėn pėr tė Vepruar, dhe nuk do tė ndjente Dėshirėn pėr tė Vepruar nėse nuk do pėrftonte njėfarė Kėnaqėsie nga e gjitha kjo.

Kėshtu gjithēka do t’I pėrkiste njė “Natyre tė Brendshme” e do tė ekzistonte nė formė postulati nė pėrputhje me Ligjin e Pėrkimit. E megjithatė, ne preferojmė tė mendojmė pėr GJITHĖSINĖ qė ajo vepron krejtėsisht E LIRĖ nga ēdo ndikim, si i brendshėm ashtu edhe i jashtėm. Ky ėshtė problemi qė qėndron nė rrėnjėt e vėshtirėsisė, dhe vėshtirėsia qė qėndron nė rrėnjėt e problemit.

Pėr t’u treguar rreptėsisht tė saktė, nuk mund tė thuhet se ekziston ndonjė “Arsye”, e ēfarėdo lloji qoftė ajo, e cila shtyn GJITHĖSINĖ tė veprojė, pasi “arsyeja” do tė nėnkuptonte “shkak”, e GJITHĖSIA qėndron mbi Shkakun dhe Pasojėn, pėrveē rastit kur ajo Vullnetin e saj pėr t’u kthyer nė Shkak, kohė kjo nė tė cilėn vihet nė lėvizje Parimi. Pra siē e shihni, ēėshtja ėshtė po aq e Pamendueshme, sa ē’ėshtė edhe GJITHĖSIA e Panjohshme. Nuk kemi rrugė tjetėr veēse tė themi qė “GJITHĖSIA VEPRON, SEPSE VEPRON”, nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn themi qė GJITHĖSIA thjesht “EKZISTON”.

Nė fund tė fundit, GJITHĖSIA nė vetvete pėrbėn tė gjitha Arsyet, tė gjitha Ligjet, tė gjitha Veprimet, e mund tė thuhet me tė drejtė se GJITHĖSIA ėshtė Arsyeja e Vetvetes, Ligji i Vetvetes, Veprimi i Vetvetes; e mė tutje akoma, GJITHĖSIA, Arsyeja e Saj, Veprimi i Saj dhe Ligji i Saj janė NJĖ, tė gjithė emra pėr tė njėjtėn gjė. Opinioni i atyre qė po shkruajnė kėto mėsime pėr ju, ėshtė se pėrgjigjja ndodhet e kyēur BRENDA VETĖ GJITHĖSISĖ, sė bashku me tė Fshehtėn e Ekzistencės sė saj.

Pėr mendimin tonė, Ligji i Pėrkimit mund tė arrijė deri nė aspektin e GJITHĖSISĖ tė cilin e njohim si “Aspekti i tė Bėrit”. Pas kėtij Aspekti qėndron “Aspekti i tė QENIT”, nė tė cilin tė gjithė Ligjet shkrihen nė LIGJ, tė gjithė Parimet shkrihen nė PARIM, dhe GJITHĖSIA, PARIMI dhe QENĖSIA janė IDENTIKĖ, TĖ NJĖJTA DHE NJĖ E VETME. Rrjedhimisht spekulimi Metafizik nė kėtė pikė ėshtė pa dobi. U ndalėm mbi kėtė ēėshtje thjesht pėr tė treguar se ne e njohim si pyetjen, ashtu edhe absurditetin e pėrgjigjeve tė rėndomta metafizike e teologjike.

Nė pėrfundim, mendojmė se do tė shfaqte interes pėr nxėnėsit tanė tė mėsonin se megjithėse disa Mėsues Hermetikė tė lashtė apo bashkėkohorė kanė anuar nė drejtim tė zbatimit tė Parimit tė Pėrkimit pėr pyetjen, duke mbėrritur nė rezultatin e “Natyrės sė Brendshme”, pėrsėri legjenda thotė se kur Hermesit, tė Madhit, iu drejtua kjo pyetje nga nxėnėsit e tij tė pėrparuar, ai u pėrgjigj duke PUTHITUR BUZĖT FORT ME NJĖRA-TJETRĖN e duke mos nxjerrė asnjė fjalė, duke dėshmuar kėshtu se NUK KISHTE PĖRGJIGJE.

Ndoshta qėllimi i Hermesit mund tė ketė qenė zbatimi i aksiomės sė filozofisė sė tij: “Buzėt e Urtėsisė janė tė kyēura, pėrveēse pėr veshėt e Arsyes”, pėr tė treguar se as nxėnėsit e tij mė tė pėrparuar nuk zotėronin forcė Arsyetuese tė mjaftueshme pėr tė qenė tė denjė pėr kėtė Mėsim. Sidoqoftė, edhe nėse Hermesi e zotėronte Sekretin ai nuk e bėri tė ditur, e pėr aq sa i pėrket botės, BUZĖT E HERMESIT JANĖ TĖ MBYLLURA mbi kėtė ēėshtje. E aty ku Hermesi i Madh ngurroi tė fliste, cili i vdekshėm do tė guxonte tė jepte mėsim?

Mos harroni se cilado qoftė pėrgjigjja e kėtij problemi, nėse vėrtetė ekziston njė e tillė, mbetet i vėrtetė fakti qė “Nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn Gjithēka pėrfshihet brenda GJITHĖSISĖ, ashtu edhe GJITHĖSIA pėrfshihet brenda Gjithēkaje”. Doktrina nė kėtė pike ėshtė e prerė. Tani mund t’i shtojmė edhe fjalėt pėrmbyllėse citatit : “Ai i cili e ka kuptuar kėtė tė vėrtetė nė thelb, ka pėrfituar dituri tė vyer”.

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi