Nga utopia tek prognozat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nga utopia tek prognozat

Mesazh  Admin prej 27.07.08 15:30

Nga utopia tek prognozat

Letrat pėr parashikimin e fatit

E ardhmja ka koniukturė. Sa mė e pasigurt tė jenė raportet nė jetė, sa mė shumė qė ngrihet ēmimi i naftės dhe kostot pėr ushqime, aq mė shumė rritet dėshira pėr parashikimin e tė ardhmes.

Nė politikė dhe ekonomi flitet pėr prognoza. Prej kohėsh kjy koncept ėshtė futur edhe nė shoqėrinė dhe kulturėn gjermane. Me tendencėn e re pėr bėrjen e prognozave u morrėn nė Berlin nė njė Kongres artistė, filozofė dhe shkencėtarė.

Kjo ėshtė reklama „Parashikimet e tė ardhmes se si do tė zhvillohet ekonomia gjermane?"

Grua: „Gjendja ėshtė krejt e pasigurt. Ne kemi nė prognozat e tanishme mė shumė pasiguri se mė parė."

Astrologji DW-TVBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Astrologji DW-TV

E ardhmja nuk ėshtė mė ajo qė ka qenė dikur

Kanė kaluar kohėt e projekteve tė mėdha botėrore, e utopive dhe vizioneve, qė na premtonin tė ardhme tė sigurt dhe stabile. Ne jetojmė nė kohėn e prognozave. Nė ekonomi, politikė, nė kampionatet futbollistike, kudo dhe kurdoherė bėhen prognoza.

Por disa herė ne nuk jemi nė gjendje qė tė parashikojmė as ditėn e nesėrme. Por kjo nuk ėshtė thelbėsorja, sepse i rėndėsishėm ėshtė efekti qė arrihet me prognozat, shpjegohn Sibylle Peters nga Universiteti i Berlinit. "Njė prognozė kthen drejtimin e lėvizjes sė kohės.

Qė do tė thotė se ajo lejon qė gjėrat e tė ardhmes tė ndikojnė nė tė tanishmen. Pėr shembull, me atė qė ne vėzhgojmė nė lidhje me transforimin e klimės, bėhen parashikime se si do tė ndryshojė klima dhe sipas saj ngrihet politika e sotme. Kėshtu qė faktet e tė ardhmes bėhen nismėtarė tė aksioneve tė tanishme. "

Me fjalė tė tjera prognozat kanė gjithnjė tė drejtė

Ato krijojnė tė vėrtetėn e tyre. Ato vendosin mbi veprimet tona, pavarėsisht nėse baza e tyre faktike ėshtė apo jo e vėrtetė.

Por, 80 pėrqind e prognozave janė tė gabuara. Pretendimet pėr shkencėn e pėrdorur pėr nxjerrjen e tyre, ose baza metodologjike janė vetėm mite, sepse faktorėt qė ndikojnė pėr tė ardhmen janė gjithnjė mė shumė nga parashikimet e fillimit.

Por nėse tė rėndėsishme nuk janė faktet por mėnyra se si ndikojnė prognozat, atėherė ku ndryshojnė ato nga praktikat okulte si astrologjia, leximi i dorės, i fytyrės ose parja e filxhanit? Mbi besimin naiv tek prognozat diskutuan nė Berlin artistė dhe filozofė.

Tė gjithė ata ishin tė jė mendjeje se edhe ata japin njė lloj kontrobuti pėr parashikimin e tė ardhmes dhe nxisin shumėllojshmėrinė e metodave.

Artisti britanik Joshua Sofaer: "Unė interesohem pėr fytyrat e njerėzve. Jo sepse unė besoj shumė se tek fytyrat mund tė shihet e ardhmja.

Por sepse arti na jep mundėsinė qė tė mendojmė pėr konstrukte tė tjera, qė ekzistojnė jashtė shkencave racionale.

Unė kam fotografuar gjashtė fytyra njėrėzish nga Berlini dhe me shprehjet e tyre tė pasigurisė dhe sigurisė, me propocionet e tyre i lashė tė interpretoheshin nga gjashtė eskpertė, njė parapsikolog, njė lexues fytyrash, njė skenarist nga Hollywoodi, e kėshtu me rradhe.

Pastaj unė i shkriva kėto gjashtė fytyrave me kompjuter dhe lashė tė bėhej interpretimi edhe i kėsaj: Kjo ėshtė pėr mua fytyra e tė ardhmes sė Berlinit."

Duhet pranuar sė ėshtė njė konstrukt i guximshėm. Por leximi i fytyrės nė Kinė praktikohet krejt zyrtarisht, kur merren njerėzit nė punė ose nė bisedimet ekonomike.

Megjithatė kinezėt e prognozitojnė tė ardhmen ndryshe: jo duke lėxuar tė vėrtetėn okulte, por nėpėrmjet njė vėshtrimi minutoz tė realitetit, gjatė tė cilit ata analizojnė krejt tė qetė dhe nė detaje mikroskopike njė situatė, dallojnė pikat e dobta dhe analizojnė me saktėsi situatėn pėr tė parashikuar cilėn mundėsi do tė marrė.

Tek kinezėt nuk flitet pėr ezoterik ose pėr ndjeshmėri tė lartė.

Njeriut tė sotėm e ka ves parashikimin e tė ardhmes

Artistėt mund tė ndihmojnė vėnien nė pikėpyetje tė prognozave. Ata kanė liri tjetėr nga ajo e ekonomėve, lirinė e asocijimeve, forcėn e intuicioneve, vendosmėrinė e krijimit tė njė produkti estetik.

Werner Bloch

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi