Rreth Zotit - Jiddu Krishnamurti

Shko poshtė

Rreth Zotit - Jiddu Krishnamurti

Mesazh  Jon prej 05.12.12 23:26

Jiddu Krishnamurti rreth Zotit

Ēfarė ėshtė Zoti?

J. Krishnamurti: Si mendoni ta zbuloni? Do pranoni orientimet e dikujt tjetėr? Apo do pėrpiqeni ta zbuloni vetė se ē‘ėshtė Zoti? Tė bėsh pyetje ėshtė e lehtė, por tė krijosh pėrvojėn e sė vėrtetės kėrkon inteligjencė tė madhe, njė sasi tė madhe hulumtimesh dhe kėrkimesh

Pyetja e parė ėshtė: a do tė pranoni atė qė njė tjetėr thotė rreth Zotit? Nuk ka rėndėsi se kush ėshtė ky, Krishna, Buda, apo Krishti, se do mund tė ishin tė gabuar tė gjithė, ashtu siē do mund tė gabonte edhe mjeshtri juaj gurū. Sigurisht, pėr tė gjetur tė vėrtetėn, mendja jonė duhet tė jetė e lirė nė  hulumtimet e veta, gja qė do tė thotė se  nuk mundet thjesht tė pranojė apo tė besojė. Do mund t’iu ofroja nji pėrshkrim tė sė vėrtetės, por nuk do tė ishtė kurrė e njejtė me pėrvojėn tuaj vetiake tė sė vėrtetės. Tė gjithė tekstet e shenjta japin  njė pėrshkrim tė Zotit, por ato pėrshkrime nuk janė Zot. Fjala “Zot” nuk ėshtė Zot, a s’ėshtė kėshtu vallė?

Pėr tė gjetur atė qė ėshtė e vėrtetė, nuk duhet kurrė tė pranojmė, nuk duhet tė lejojmė kurrė tė ndikohemi nga ajo qė mund tė na thonė librat, mjeshtrat e kushdo tjetėr. Nėse lejojmė tė ndikohemi prej tyre, do tė gjejmė vetėm atė qė ata do dėshironin tė gjenim. Duhet ta dimė se mendja jonė mund tė krijojė imazhe mbi atė qė dėshiron vetė; mund ta pėrfytyrojė Zotin me mjekėr, me njė sy tė vetėm; mund ta shohė ngjyrė blu apo ngjyrė manushaqe. Duhet pra tė jemi tė vetėdijshėm se kemi dėshira personale e tė mos mashtrohemi nga projeksionet e nevojave dhe dėshirave tona.

Nėse dėshirojmė ta shohim Zotin nė njė formė tė caktuar, pėrfytyrimi qė do tė kemi do tė jetė nė pėrputhje me dėshirat tona, e ky pėrfytyrim nuk ėshtė Zot, apo jo? Nėse jemi tė pikėlluar dhe duam tė ngushėllohemi, apo priremi ndaj sentimentalizmit dhe romantizmit nė synimet tona religjioze, do katandisemi nė tė krijuarėt e njė Zoti qė kėnaq dėshirat tona, por prapė nuk do tė jetė Zot.

Prandaj mendja duhet tė jetė krejtėsisht e lirė; vetėm atėherė do mund tė gjejmė atė qė ėshtė e vėrtetė, duke mos pranuar superstizione, as duke lexuar njė tė ashtuquajtur tekst tė shenjtė apo duke ndjekur ndonjė gurū. Vetėm kur jemi tė lirė, kur jemi vėrtetė tė lirė nga ndikimet e jashtme, ashtu si dhe ndaj dėshirave dhe synimeve tona e mendja tė jetė krejtėsisht e ēliruar, vetėm atėherė do jetė e mundur tė gjejmė ēfarė ėshtė Zoti. Por nėse rrimė e merremi me hamendje, atėherė hamendjet tona vlejnė sa ato tė gurūsė sonė, dhe janė po aq iluzore.



Ka shumė koncepte mbi Zotin nė botėn e sotme. Cili ėshtė mendimi juaj nė lidhje me Zotin ?

J. Krishnamurti: Para sė gjithasht duhet tė zbulojmė se ē’ėshtė ajo qė ne kuptojmė me koncept. Ēfarė kuptojmė me proces tė mendimit? Sepse tekefundja, kur formulojmė njė koncept, le tė themi mbi Zotin, formula apo koncepti ynė duhet tė jetė rezultati i kushtėzimeve tona, apo jo?

Nėse besojmė nė Zot, padyshim ky besim ėshtė rezultat i mjedisit qė na rrethon. Ka nga ata qė edukohen qysh nė fėnijėri pėr tė mohuar Zotin, e ka nga ata qė edukohen pėr tė besuar nė Zot, siē ka ndodhur me pjesėn tuaj mė tė madhe. Pra, ne formulojmė njė koncept mbi Zotin, simbas edukatės sonė,  pėrvojave tona tė kaluara, tė kundėrshtive tona, tė asaj qė na pėlqen e nuk na pėlqen, tė frikėrave e tė shpresave tona.

Pra, rrjedhimisht, pėrsa kohė nuk kuptojmė mekanizmin e mendimit tonė, konceptet e pastra mbi Zotin nuk kanė kurrfarė vlere, apo jo? Sepse mendimi mund tė projektojė atė qė do. Mund ta krijojė e ta mohojė Zotin. Secili prej nesh mund ta krijojė e ta shkatėrrojė Zotin nė bazė tė prirjeve tė tij, tė kėnaqėsive e dhimbjeve tė tij. Pra, pėrsa kohė qė mendimi mbetet aktiv, duke krijuar a formuluar, nuk do mundemi tė zbulojmė kurrė atė qė ndodhet pėrtej kohės.  Zoti, ose e vėrteta, mund tė zbulohet vetėm kur mendimi mbėrrin nė fund.

Tashti, kur ti mė pyet: “Cili ėshtė mendimi yt mbi Zotin?” e ke formuluar tashmė njė mendim tėndin, apo jo? Mendimi mund tė krijojė Zot e tė bėjė pėrvojė me atė qė vetė ka krijuar. Por sigurisht, kjo nuk ėshtė pėrvojė e vėrtetė. Mendimi pėrjeton projeksionin e vet, pra nuk ėshtė i vėrtetė. Por nėse ti dhe unė mund ta shohim tė vertetėn e gjithė kėsaj, atėherė ndoshta do tė kemi pėrvojėn e diēkaje shumė mė tė madhe se njė projeksion i pastėr i mendimit.

Nė kohėt e sotme, ndėrsa sė jashtmi egziston njė pasiguri gjithnjė e mė tė madhe, rritet nė mėnyrė tė natyrshme dėshira pėr siguri tė brendshme. Nė ēastin kur jashtė nuk mund tė gjejmė siguri, e kėrkojmė atė nė njė ide, nė mendim, e kėshtu krijojmė atė qė e quajmė Zot, koncept ky qė shndėrrohet nė sigurinė tonė.

Tashti, njė mendje qė kėrkon sigurinė, s’ka dyshim qė mund tė gjejė atė qė nuk ėshtė reale dhe e vėrtetė. Pėr tė kuptuar kėtė qė ndodhet jashtė kohės, mendimi duhet t’u japė fund krijimeve tė veta. Mendimi nuk mund tė egzistojė pa fjalėt, simbolet, pėrfytyrimet. Vetėm kur mendja ėshtė e qetė, e ēliruar nga krijimet e veta, ka njė mundėsi pėr tė zbuluar atė qė ėshtė e vėrtetė. Pra, tė thėnėt thjeshtė, qė ka apo jo Zot, pėrbėn njė pėrgjigje tė papjekur nė lidhje me problemin, apo jo?

Tė formulosh pikėpamje mbi Zotin ėshtė me tė vėrtetė diēka fėmijnore.

Pėr tė patur njė pėrvojė, pėr tė kuptuar atė qė ėshtė pėrtej kohės, duhet tė kuptojmė, rrjedhimisht, procesin e kohės. Mendja ėshtė rezultat i kohės, ėshtė e bazuar mbi kujtimet e sė djeshmes. Por a ėshtė e mundur tė ēlirohemi nga ai shumėfishim i sė djeshmes qė pėrbėn procesin e kohės?

Ky ėshtė sigurisht njė problem shumė serioz; nuk ėshtė ēėshtje tė besuari a tė mosbesuari Tė besuarėt apo tė mosbesuarėt janė procese tė injorancės, ndėrsa tė kuptuarėt e cilėsive detyruese tė kohės nė mendim, i sjell asaj liri vetėm atje ku zbulimi ėshtė i mundshėm. Por pjesa mė e madhe e jonė nuk dėshiron tė besojė vetėm sepse kjo ėshtė mė e rehatshme; na jep njė ndjenjė sigurie, njė ndjenjė pėrkatėsie grupi. Padyshim kjo bindje na ndan; ju besoni nė njė gjė e unė nė njė tjetėr. Kėshtu besimet funksionojnė si barriera; ėshtė njė proces shpėrbėrjeje.

Pra ajo qė ka rėndėsi nuk ėshtė tė besosh apo tė mos besosh, por tė kuptosh procesin e mendjes. Janė mendja dhe mendimi ato qė krijojnė kohėn. Mendimi ėshtė kohė, e ēfarėdo gjėje e projektuar nga mendimi duhet t’i pėrkasė kohės; pėr njė arsye tė tillė mendimi nuk ka ndonjė mundėsi pėr tė shkuar pėrtej vetvetes.

Pėr tė zbuluar atė qė ėshtė pėrtej kohės, mendimi duhet tė mbėrrijė deri nė fund, gjė e cila ėshtė tepėr e vėshtirė, sepse fundi i mendimit nuk arrihet nėpėrmjet ndonjė disipline, nėpėrmjet kontrollit, mohimit, apo ndrydhjes. Mendimi mbaron vetėm atėherė kur kuptojmė procesin e tėrė tė tė menduarit, e pėr ta kuptuar ėshtė e nevojshme njohja e vetvetes. Mendimi ėshtė vetvetja, ėshtė fjala qė identifikon vetveten si “unė”, e cilidoqoftė niveli nė tė cilin ėshtė ngritur vetvetja, i ulėt apo i lartė, gjendesh gjithsesi nė brėnda hapėsirės sė mendimit.

Pėr tė gjetur Zotin, atė qė ėshtė pėrtej kohės, do tė duhet tė kuptojmė mekanizmin e mendimit – qė do tė thotė, procesin e vetvetes. Vetvetja ėshtė shumė komplekse, nuk gjendet nė njė nivel dosido, por ėshtė e pėrbėrė nga shumė mendime, shumė entitete, sejcila nė kundėrshti me tjetrat.

Ėshtė e nevojshme njė vetėdije e qėndrueshme mbi tė gjitha, njė vetėdije pa zgjedhje, dėnime apo krahasime; kjo do tė thotė qė duhet tė jemi nė gjendje t’i shohim gjėrat ashtu siē janė, pa i shtrembėruar apo interpretuar. Nė ēastin kur gjykojmė apo pėrkthejmė atė qė kemi parė, e shtrembėrojmė mbi bazėn e pėrvojave tona tė kaluara. Pėr tė zbuluar realitetin a Zotin, nuk duhet tė kemi besime, sepse pranimi ose mohimi janė barriera qė ia kundėrvemė zbulimit.

Ne tė gjithė duam tė jemi tė sigurtė si sė jashti ashtu edhe sė brendshmi, por mendja duhet tė kuptojė qė kėrkimi i sigurisė ėshtė njė iluzion. Ajo qė mund ta kryejė zbulimin ėshtė vetėm mendja e pasigurtė, mendja krejtėsisht e lirė prej ēdo forme tė zotėrimit- e kjo ėshtė njė detyrė shumė e vėshtirė. Nuk do tė thotė se duhet tė jetojmė nėpėr pyje a nė ndonjė manastir, apo tė izolohemi nė ndonjė besim tė veēantė; pėrkundrazi, nė izolimin nuk mund tė egzistojė asgjė.

Tė egzistosh do tė thotė t’u nėnshtrohesh marrėdhėnieve; vetėm nėpėrmjet marrėdhėnieve mund ta zbulojmė vetveten ashtu siē jemi. Dhe ėshtė pikėrisht ky zbulim i vetvetes, ashtu siē jemi nė tė vėrtetė, pa kurrfarė ndjenje dėnimi apo justifikimi, ai qė sjell njė transformim themelor nė atė qė jemi. Ky ėshtė fillimi i dijes.


Funksioni i mėndjes ėshtė tė menduarėt.. Kam kaluar shumė vite duke menduar atyre gjėrave qė tė gjithė ne i njohim-punė, shkencė, filozofi, psikologji, art, e me radhė- e tashti mendoj shumė rreth Zotit.. Duke studiuar dėshmitė e njė numri tė madh mistikėsh dhe shkrimtarėsh tė tjerė religjiozė, jam bindur pėr egzistencėn e Zotit, e nė lidhje me kėtė ēėshtje mund tė jap kontribut me mendimin tim. Ēfarė ka tė gabuar nė kėtė? Tė menduarėt e Zotit nuk ndihmon pėr tė mbėrritur nė realizimin e Tij?

J. Krishnamurti:

A mund ta mendosh Zotin? A mund tė jesh i bindur pėr egzistencėn e Zotit prejse ke lexuar tė gjitha dėshmitė? Edhe ateisti ka dėshmitė e tij, e ka gjasa tė ketė studiuar po aq sa ju, dhe  thotė qė Zoti nuk egziston. Ti beson se ka Zot, kurse ai thotė tė kundėrtėn; tė dy keni bindjet tuaja, tė dy keni shpenzuar kohė duke menduar rreth Zotit. Por pėrpara se tė mendoni diēka qė nuk e njihni, duhet tė zbuloni se ē’ėshtė tė menduarėt, apo nuk ėshtė kėshtu?

Si mund tė mendoni pėr diēka qė nuk e njihni? Mund tė keni lexuar Biblėn, Bhagavad Gita-n, apo libra tė tjerė nė tė cilėt studiues eruditė kanė pėrshkrue aftėsisht se ē’ėshtė Zoti, duke ngulmuar nė diēka e duke hedhur poshtė njė tjetėr; po pėrsa kohė qė nuk njihni mekanizmat e vetė mendimit tuaj, ēfarėdo qė tė mendoni rreth Zotit, mund tė jetė marrėzi ose meskinitet, e pėrgjithėsisht ėshtė kėshtu.

Mund tė grumbulloni njė sasi tė madhe provash mbi egzistencėn e Zotit, dhe tė shkruani artikuj vėrtetė inteligjentė mbi kėtė temė, por sigurisht qė pyetja e parė do tė jetė: nga e dini se ajo qė mendoni ėshtė e vėrtetė? A ėshtė mendimi nė gjendje tė na sjellė pėrvojėn e asaj qė ėshtė e panjohshme? Kjo nuk do tė thotė se ju duhet t’i pranoni nė mėnyrė emocionale apo sentimentale marrinat qė thuhen pėr Zotin.

Pra a nuk do tė ishte e rėndėsishme tė zbulonit nėse mėndja juaj ėshtė e kushtėzuar. Nė vend qė tė kėrkoni atė qė ėshtė e pakushtėzuar? Sigurisht nėse mėndja juaj ėshtė kushtėzuar, dhe ėshtė, sadoqė ta hulumtojė tė vėrtetėn e Zotit, do mundet vetėm tė grumbullojė dije e informacione simbas kushtėzimit tė vet.

Prandaj tė menduarėt tuaj rreth Zotit ėshtė njė humbje e plotė kohe, njė hamėndje pa vlerė. Ėshtė si tė ndenjurit tim nė kėtė pyll, teksa dėshiroj tė jem nė majėn e atij malit qė ndodhet mbas shpinės sime. Nėse dua me tė vėrtetė tė zbuloj se ēfarė ka nė majėn e atij mali e matanė, duhet tė ngjitem. Tė rri kėtu e tė flas me hamėndje, tė ndėrtoj tempuj, kisha, e tė emocionohem pėr tė gjitha kėto, nuk sjell kurrfarė dobie.

Ajo qė duhet tė bėj, ėshtė tė ēohem, tė ec, tė luftoj, tė mundohem, tė mbėrrij atje e ta zbuloj; por meqė pjesa mė e madhe e jona nuk duan tė bėjnė kėtė, kėnaqemi me tė ndenjurėt ulur kėtu duke thėnė hamėndje mbi diēka qė nuk e njohim. E unė them se kėto hamendėsime qė pėrbėjnė njė pengesė, njė dėmtim tė mėndjes, nuk kanė absolutisht kurrfarė vlere; kėto e ēojnė njeriun nė njė konfuzion edhe mė tė madh, nė njė vuajtje edhe mė tė madhe.

Zoti ėshtė diēka pėr tė cilėn nuk mund tė flitet, qė nuk mund tė shndėrrohet nė fjalė, sepse duhet tė mbetet pėrherė i panjohur. Nė ēastin kur procesi i njohjes fillon, riktheheni nė mjedisin e kujtesės. E kuptuat? Le tė themi, pėrshembull, qė ju keni njė pėrvojė ēastėrore tė diēkaje tė jashtėzakonshme. Nė atė ēast tė dhėnė nuk ka asnjė qė mendon: “Duhet tė kujtoj kėtė”, egziston vetėm gjendja qė pėrjetohet.

Por sapo ky ēast kalon, procesi i i njohjes manifestohet. Ju lutem tė mė ndiqni. Mėndja thotė: “Kam pėrjetuar njė pėrvojė tė mrekullueshme e do tė doja tė pėrsėritej”, e kėshtu nis lufta pėr tė pasur mė shumė. Instinkti i fitimit, ankthi i tė zotėruarit, i tė paturit mė shumė, manifestohet pėr arsye tė ndryshme: ngase ju sjell kėnaqėsi, dinjitet, dije, sepse ju mvesh me autoritet, e plot marrina tė kėtij lloji.

Mėndja ia mėsyn kah ajo prej sė cilės ka patur njė pėrvojė, por ajo prej sė cilės e ka patur kėtė pėrvojė ka kaluar tashmė, vdekur, nuk ėshtė mė. Pėr tė zbuluar se ē’ėshtė, mendja duhet tė vdesė ndaj asaj prej sė cilės ka pėrftuar kėtė pėrvojė. Nuk ėshtė fjala pėr diēka qė duhet ushqyer ditė pėr ditė, pėrzier, grumbulluar bashkė e ruajtur, me qėllim qė njė ditė tė flasim e tė shkruajmė rreth saj.

Gjithė ē’mund tė bėjmė, ėshtė ta shohim se mėndja ėshtė e kushtėzuar, e tė kuptojmė mekanizmin e vetė tė menduarit tonė nėpėrmjet vetėdijes. Duhet ta njoh vetveten jo sikundėr do mė pėlqente  tė isha nė mėnyrė ideale, por siē jam nė tė vėrtetė, sado i shėmtuar a i bukur, sado xheloz, ziliqar e lakmiqar qė tė jem. Por ėshtė shumė e vėshtirė tė shohim atė qė jemi pa provuar dėshirėn e ndryshimit, e edhe vetė dėshira pėr ndryshim ėshtė njė tjetėr formė e kushtėzimit; dhe ėshtė pikėrisht kėshtu qė veprojmė, duke u endur nga njė kushtėzim nė tjetrin, pa mundur tė pėrjetojmė kurrė pėrvoja rreth diēkaje qė gjendet pėrtej asaj qė ėshtė e kufizuar.

*Fragmente tė shkėputura nga libri:  “MBI ZOTIN”, Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

mnvr.org
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi