Yugat (Epokat) dhe Kalpat (Ciklet)

Shko poshtė

Yugat (Epokat) dhe Kalpat (Ciklet)

Mesazh  Jon prej 05.12.12 23:22

Yugat (Epokat) dhe Kalpat (Ciklet)



Neroses, Vrihaspati, apo periudhat kohore tė quajtura yuga ose kalpa, janė probleme jetike pėr zgjidhje. Satya-yug dhe ciklet Budistike tė kronologjisė do ta shastisnin njė matematikan pėrballė kėsaj stolie shifrore. Maha-kalpa pėrfshin njė numėr tė pafundmė periudhash deri nė erėrat para botės. Sistemi i tyre pėrmbledh njė kalpa ose periudhė tė gjatė prej 4,320,000,000 vitesh, tė cilėn e ndajnė nė 4 yuga mė tė vogla, qė rreshtohen si mė poshtė:

1 Satya yug -1,728,000 vjet
2 Tretya yug – 1,296,000 vjet
3 Dvapa yug – 864,000 vjet
4 Kali yug – 432,000 vjet

Totali: 4,320,000 vjet, qė ėshtė njė periudhė hyjnore ose Maha-yug; 71 Maha-yug bėjnė 306,720,000 vjet, tė cilave u shtohet njė sandhi (koha kur dita e nata kufizohen me njėra-tjetrėn, lindja e perėndimi), baraz me njė Satya-yug, 1,728,000, pėrbėjnė njė manvantara prej 308,448,000 vjetėsh; 14 manvantara bėjnė 4,318,272,000 vjet; tė cilave u duhet shtuar njė sandhi pėr tė filluar kalpan, 1,728,000 vjet, duke pėrbėrė kalpan ose periudhėn e gjatė prej 4,320,000,000 vitesh.

Ne sot jemi vetėm nė Kali-yug tė periudhės sė 28 tė manvantaras sė 7 tė 308,448,000 viteve, pra, kemi kohė tė mjaftueshme para se tė mbėrrijmė nė mesin e kohės qė i ėshtė dhėnė botės.

Kėto shifra nuk janė hamendje, por tė bazuara edhe nė pėrllogaritje astronomike tė tanishme (sipas S. Davis). Pavarėsisht kėrkimeve tė shumė tė tjerėve, Higgins ėshtė mėdyshur shumė pėr tė gjetur ciklin sekret mes kėtyre shifrave. Bunsen ka provuar se priftėrinjtė Egjiptianė, qė kanė bėrė komentet ciklike, i kanė ruajtur gjithmonė si misteret mė tė fshehta. Mbase vėshtirėsia vjen edhe sepse pėrllogaritjet e tė lashtėve zbatohen njėherėsh pėr zhvillimin shpirtėror e fizik.

Kuptohet lehtė pėrafria e ndjekur nga antikėt pėrmes cikleve tė natyrės dhe njerėzimit, nėse mbajmė nė mend gjithmonė besimin e tyre mbi ndikimet e plotėfuqishme tė planeteve pėr fatet e njerėzimit. Higgins mendoi drejt, se cikli i sitemit Indian prej 432,000 vitesh ėshtė ēelėsi i vėrtetė drejt ciklit sekret.

Por dėshtoi dukshėm nė pėrpjekjen pėr deshifrim; ashtu si misteri i krijimit, edhe ky cikėl ėshtė mė i fshehti prej tė tjerėve. Ėshtė pėrsėritur nė figura simbolike vetėm nė Librin Kaldean tė Numrave, origjinali i tė cilit tani nuk gjendet, si dhe nė njė prej librave mė tė vjetėr tė Hermesit.

Duke llogaritur periudhėn sekrete tė Nerosit tė Madh dhe Kalpave Hindu, disa kabalistė, matematicienė e arkeologė, qė s’dinin gjė fare pėr njehsimet sekrete, e ngatėrruan numrin e mėsipėrm 21,000 me 24,000, si gjatėsinė e vitit tė madh, siē ishte pėr rilindjen vetėm pėr globin tonė, qė ata e menduan si 6,000 vitet e fundit.

Higgins jep arsye pėr kėtė, qė ishte edhe njė mendim i hershėm se ekuinokset paraprinė vetėm pas vlerės 2,000 e jo 2,160 vjet nė njė shenjė; prandaj vitit tė madh mund t’i jepeshin katėr herė 6,000 ose 24,000 vjet. Kėshtu, vazhdon ai, mund tė shfaqen ciklet pafundėsisht; sepse do tė ishte viti i madh njėsoj si ēdo vit i zakonshėm, derisa tė bėjė njė rreth tė tejzgjatur e tė vinte nė pikėn e fillimit pėrsėri.

Ai llogarit 24,000 vitet nė kėtė mėnyrė: “Nėse kėndi, plani ekliptik i tė cilit bėn me planin ekuatorial, ėshtė zvogėluar gradualisht e rregullisht, siē supozohej deri vonė, atėherė tė dy planet do tė pėrputheshin nė afėrsisht 10 epoka, 6,000 vjet, nė 10 epoka 6,000 vjet mė shumė, dielli do tė vendosej relativisht nė Hemisferėn Jugore siē ėshtė tani nė atė Veriore; nė 10 epoka tė tjera planet do tė pėrputheshin pėrsėri, dhe, nė 10 epoka tė tjera pėrsėri, do tė vendosej siē ėshtė tani, pas njė zhvendosjeje rreth 24 ose 25 mijė vjet gjithsej.

Kur Dielli tė mbėrrinte nė ekuator, 10 epokat ose 6,000 vjetėt do tė mbaronin e bota do tė shkatėrrohej prej zjarrit; kur tė mbėrrinte pikėn jugore do tė shkatėrrohej prej ujit. E kėshtu do tė shkatėrrohej nė fund tė ēdo 6,000 vjetėve ose 10 neroseve.

Kjo mėnyrė pėrllogaritjeje me nerosa, pa marrė parasysh konsideratat pėr sekretin, ku filozofėt antikė fshihnin dijen e tyre, solli gabime tė mėdha. Shtyu ēifutėt, si disa Platonistė Kristianė, tė thoshin se bota do tė shkatėrrohej nė fund tė 6,000 vjetėve. Gale tregon sesi u rrėnjos ky besim tė Ēifutėt dhe ēoi gjithashtu shkencėtarėt tė zhvlerėsonin plotėsisht hipotezat e tė lashtėve. U ngritėn formacione religjioze e sekte tė ndryshme, tė cilat, si Adventistėt, janė duke jetuar vazhdimisht pritjen e shkatėrrimit tė botės.

Ndėrsa planeti ynė rrotullohet rreth diellit ēdo vit e njėkohėsisht rreth aksi tė vet ēdo 24 orė, duke bėrė rrotullime tė vogla brenda njė mė tė madhi, kėshtu ėshtė edhe puna e periudhave ciklike mė tė vogla brenda tė Mėdhave Saros.

Revolucioni i botės fizike, sipas doktrinės antike, shoqėrohet nga njė tjetėr i ngjashėm nė botėn intelektuale – evolucioni shpirtėror i botės zhvillohet nė cikle, si ai fiziku.

Pra, shohim nė histori njė baticė e zbaticė tė rregullt tė zhvillimit njerėzor. Mbretėritė dhe perandoritė e mėdha tė botės, pasi arrijnė kulmin zvetėnohen e bien, nė pėrputhje me tė njėjtat ligje, derisa, nė pikėn mė tė ulėt, njerėzimi rishpall veten e ringrihet pėrsėri, pakėz mė lart se pika nga ku zbriti pėr herė tė fundit.

Ndarja e historisė njerėzore nė epokėn e Artė, Argjendtė, Bakėrt, e tė Hekurt nuk ėshtė trillim. Shohim tė njėjtėn gjė nė letėrsinė e popujve. Njė epokė frymėzuese e prodhimtare ndiqet zakonisht nga njė kohė kriticizmi e ndėrgjegjshmėrie. E para ofron maerial pėr intelektin e sė dytės.

Prandaj, gjithė ata gjigandė nė historinė e njerėzimit, Buddha-Siddartha, Jezusi etj nė botėn shpirtėrore dhe Aleksandri e Napoleoni nė atė fizike, ishin veē imazhe tė reflektuara nga tipa njerėzorė qė kanė jetuar dhjetėmijė vjet mė parė, nė dhjetėshekullorėt paraardhės, krijuar nga fuqitė misterioze qė kontrollojnė fatet e botės sonė.

Nuk ka personazh tė shenjtė apo profan nė histori, prototipin e tė cilit tė mos e gjejmė nė traditat gjysmėtrillime e gjysmė tė vėrteta tė feve e mitologjive antike. Si ylli, qė ndrin prej largėsish qiellore tė pamata mbi kokat tona e reflektohet nė ujin e njė liqeni, ashtu edhe shėmbėlltyra e njeriut tė periudhave tė stėrhershme reflektohet mbi kohėt e sotme.

“Si lart, edhe poshtė. Ajo qė ishte do tė rikthehet. Si nė qiell, edhe nė tokė.”

Bota nuk u ėshtė asnjėherė mirėnjohės njerėzve tė saj tė mėdhenj. Firence i ngre statujė Galileut, por nuk pėrmend Pitagorėn, por as i pari apo astronomia moderne nuk zbuluan vendqėndrimin e trupave planetarė. Mijėra epoka mė parė mėsohej prej urtakėve tė Azisė sė Mesme, e u soll nga Pitagora, jo si spekullim, por si demonstrim shkencor. “Numėrorėt e Pitagorės, thotė Porfiri, ishin simbole heroglifike, prej tė cilave ai shpjegonte tė gjitha idetė lidhur me natyrėn e gjithė gjėrave”.

Vėrtet, pra, pėr origjinėn e gjithė gjėrave duhet tė shohim drejt antikitetit. Siē u shpreh edhe Hargrave Jennings pėr Piramidat: “Ėshtė e arsyeshme tė pėrmbyllim, nė njė kohė kur dija ishte nė kulm e fuqitė njerėzore ishin, krahasuar me sot, tė jashtėzakonshme, se kėto arritje tė pabesueshme tė Egjiptianėve ishin thjesht pasojė e njė gabimi? Se turmat e Nilit ishin budallenj e punonin nė errėsirė dhe se magjia e prijėsve tė tyre ishte mashtrim, e se jemi ne tė zgjuarit?

Jo, ka mė shumė nė ato fe tė vjetra sesa nė kėto ditėt e sotme mbushur plot shkencė sipėrfaqėsore e ditė profanėsh. Qė Magjia ekziston, ėshtė morali i kėtij libri.

Shkėputur nga Isis Vellozbuluar – H. P. Blavatsky
Pėrktheu Arben Orhani

mnvr.org
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi